33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

A ju refuzua viza për në SHBA Vangjush Dakos për shkak të hetimeve të Prokurorisë?

Në mesin e muajit tetor, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, aplikoi pranë ambasadës amerikane për t’u pajisur me vizë. Dako u shfaq në një video ku së bashku me shumë qytetarë qëndronte në radhë në pritje të aplikimit. Por disa ditë më vonë, në media u publikua lajmi se ambasada kishte refuzuar të pajiste me vizë kryebashkiakun e Durrësit, ndërkohë që nuk jepeshin arsye për këtë vendim. A lidhet ky refuzim me dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton ku pjesë e saj është edhe Dako? Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që dihet është se hetimet për kryebashkiakun e Durrësit kishin nisur disa muaj më parë se ai të aplikonte për vizë pranë ambasadës.

Denoncimi: Paratë në makinën e Orest Sotës janë të Tahirit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimin e një qytetari sipas të cilit, paratë e kapura në flagrancë në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit. Dhe jo vetëm kaq, sipas denoncimit, këto para Sota po i çonte në shërbim të Saimir Tahirit për t’i pastruar tek një tregtar shumë i afërt me të. “Qytetari dixhital informon: paratë në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit, i cili po i dërgonte për pastrim te një tregtar, mik i ngushtë dhe i afërt i tij”, shkruan Berisha në postimin e tij. Ndërkohë në denoncimin e qytetarit thuhet: “Përshëndetje Doktor. Atëherë kam informacion, që lekët që u gjetën në makinën e Orest Sotës ishin të Saimir Tahirit me destinacion në qytetin e Elbasanit, tek një tregtar cigaresh mik i ngushtë dhe i afërt me Saimirin dhe lekët do të shkonin aty për pastrim dhe ky tregtari tregton edhe cigare pa pullë fiskale ashiqare dhe nuk e ndalon njeri. Ju lutem anonim”.

Skandali me ligjin e ri: Dënime nëse tregon tek ndërkombëtarët

Për të forcuar cilësinë dhe kredibilitetin e të dhënave kombëtare në projektligjin e ri për statistikat zyrtare janë parashikuar dënime të rënda administrative ndaj personave që raportojnë të dhëna të institucionet ndërkombëtare.
Shprehimisht projektligji i ri, i cili është fazën e konsultimit publik dhe pritet që së shpejti të miratohet nga qeveria parashikon se, “Për rastet e dërgimit të të dhënave zyrtare institucioneve ndërkombëtare pa njoftimin e INSTAT-it, dënohet me gjobë deri në 50 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike gjoba i jepet titullarit të institucionit”.
Gjithashtu dënohen me gjobë personat që japin të dhëna konfidenciale ndaj të tretëve për qëllime kërkimore. Moszbatimi ose shkelja e kërkesave të konfidencialitetit nga nëpunësi, përfshirë këtu dhe kohë, kur ai ka lënë detyrën, ose nga një palë e tretë, së cilës i është dhënë e drejta për qëllime kërkimore, dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë, përcaktohet në projektligj.
Gjithashtu gjobat janë parashikuar edhe për persona që pengojnë transmetimin e të dhënave që rrjedhin si detyrim nga ligji i ri.
“Moszbatimi ose shkelja e kërkesave për mosnjoftimin e përgatitjes së projektakteve, që mund të ndikojë veprimtarinë statistikore apo të pengojë transmetimin e të dhënave administrative për qëllime statistikore, përbën shkelje të rëndë disiplinore sipas legjislacionit për nëpunësin civil dhe titullari i institucionit dënohet me gjobë nga 50 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike, gjoba i vendoset titullarit të institucionit.
Projektligji i ri i jep të drejtën e vendosjes së gjobave drejtorit të Përgjithshëm, kur të dhënat ose informacioni duhen dërguar në INSTAT.
Gjoba vihet gjithashtu nga drejtuesi i agjencisë statistikore, kur të dhënat janë kërkuar nga agjencia statistikore përkatëse.
Kundër vendimit të gjobës mund të bëhet ankim tek drejtori i Përgjithshëm brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e shpalljes ose e botimit të gjobës, i cili duhet të përgjigjet brenda 30 ditëve. Kundër vendimit të drejtorit të Përgjithshëm ose kur ai nuk përgjigjet, personi i interesuar mund t’i drejtohet Gjykatës brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së vendimit ose nga mospërgjigjja.

Një prokurori politike e kapur nga Rama shërbim ndaj mafias

Rama po kërkon që të zgjedhë një Kryeprokuror polotik në mënyrë antikushtetuese, duke pasur si synim mbylljen e dosjeve të nxehta të lidhjeve të qeverisë me krimin. Vetëm në këtë mënyrë, Rama do të mund të jetë i qetë nga hetimet që kanë nisur ndaj ministrave të tij dhe të zgjedhurve lokalë për lidhjet e tyre me mafien. Kapja e kreut të Prokurorisë qoftë edhe në mënyrë të përkohshme ka si synim të vetëm shkarkimin e prokuroirëve që po hetojnë dosjet e njerëzve të tij të kapur në flagrancë në lidhje me krimin.
Teksa qeveria Rama ende nuk ka marrë asnjë pozicion publik për pasardhësin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, mandati 5-vjeçar i të cilit mbaron në fillim të dhjetorit, duket se misionet e ndihmës teknike të BE dhe SHBA, EURALIUS dhe OPDAT kanë propozuar zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm, i cili do të jetë në funksion derisa Këshilli i Lartë Prokurorial (KLP) të zgjedhë një pasardhës.
Për shkak se mandati i Llallës po mbaron ndërsa KLP, një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi, ende nuk është ngritur nga Parlamenti, ekziston rreziku i vakuumit në përzgjedhjen e pasardhësit të tij. Kushtetuta shqiptare kërkon që KLP të drejtojë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryeprokuror, i cili më pas do të miratohet në Parlament me të paktën 84 vota.
Por duket se tani OPDAT dhe EUALIUS sugjerojnë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në Kuvend, dhe teorikisht mund të zgjidhet me mbështetjen e 71 prej 140 deputetëve. Kjo do të thotë se Kryeministri Rama praktikisht mund të propozojë çdo emër që dëshiron për kryeprokuror të përkohshëm.
Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë një goditje për Reformën në Drejtësi të imponuar nga BE-ja dhe qeveritë amerikane, misionet e së cilëve gjatë gjithë kësaj kohe kanë rishikuar sistemin shqiptar të drejtësisë me qëllim kufizimin e ndikimit politik dhe rritjen e pavarësisë së sistemit.
Më e rëndësishmja, një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në një numër çështjesh që po hetohen aktulisht, përfshirë dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nën hetim për bashkëpunim me organizatën kriminale të vëllezërve Habilaj dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin ka të dhëna se po hetohet për mashtrim elektoral, korrupsion dhe shoqëri kriminale.
Opozita ka propozuar që në vend të emërimit të një prokurori të ri të Përgjithshëm, mandati aktual i Llallës të zgjatet deri në institucionin e PJK-së.
Është e paqartë se pse EURALIUS dhe OPDAT morën përsipër të japin një opinion për çështjen. Sidoqoftë, gjuha e përdorur në opinionin e tyre tingëllon më shumë si ndërhyrje politike sesa zhargon ligjor. Pretendimet e tyre janë se nuk ka autoritet kushtetues apo ligjor që i lejon Parlamentit të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të tij dhe se, përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Por në fakt, duket se nuk ekziston një dispozitë e tillë e qartë, prandaj përfundimi i mandatit të kryeprokurorit dhe mosformimi i KLP-së krijon një ngërç të tillë. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është institucioni i vetëm që interpreton Kushtetutën dhe për këtë arsye ka një shans të lartë që çështja e kryeprokurorit të ri – të përkohshëm ose jo – të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Cristiano Ronaldo sulmon mediat

Në një ditë e lumtur për Cristiano Ronaldon, me dy gola të shënuar ndaj APOEL për një total prej tetë golash në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Me këtë rast, portugezi ka lënë një mesazh për mediat. Duke kaluar nëpër zonën e përzier, gazetarët e pranishëm në stadiumin “GSP” të APOEL-it, i pyetur nëse do të flasë për dopietën e tij, u përgjigj: “Si do të flasë për të, nëse unë them një gjë dhe ditën tjetër shoh se ju keni shkruar diçka tjetër”.
CR7 ka mbetur i mërzitur me mënyrën se si gazetarët e kanë trajtuar deklaratën e tij pas humbjes në “Wembley”, kur ai tha se kjo skuadër nuk është “më e keqe” se vitin e kaluar, por “me më pak përvojë, dhe ne të gjithë e dimë se përvoja është e rëndësishme në futboll. Morata, James, Pepe… Ata na bënë më të fortë”. Portugezi ka ndeshur në kundërshtinë e kapitenit Sergio Ramos në këtë deklaratë, çka shkaktoi një të çarë në miqësinë e tyre.
Më shumë gola dhe asiste në Champions
Beteja e vazhdueshme e Cristiano Ronaldos me Lionel Messin nuk tregon asnjë shenjë të uljes, me Real Madridin që tani po kalon më mirë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Barcelona kryeson La Liga-n. Portugezi, gjatë ndeshjes me APOEL, të martën, regjistroi asistin e tij të 27-të në garën e klubit kryesor të Europës gjatë 10 viteve të fundit. Askush nuk mund të pretendojë se ka bërë më mirë, me katër herë fituesin e “Topit të Artë”, duke vazhduar të “ngrejë barin”, kur është fjala për arritjet individuale. Ronaldo tashmë kryeson listat në lidhje me asistet në Ligën e Kampionëve në të gjitha kohërat.
Ai ngrihet mbi talentin e Barcelonës, Leo Messi, dhe figurat e tjera ikonike si: legjenda e Manchester United, Ryan Giggs dhe superstari suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Ai është, gjithashtu, marshuesi kryesor në mesin e elitës kontinentale, si i vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se 100 herë në mesin e konkurrencës elitare të klubeve europiane. Ronaldo nuk ka qenë në lartësinë e duhur këtë sezon në La Liga, por ai mbetet një figurë kyçe për skuadrën e Zinedine Zidane. Shkalla e tij e jashtëzakonshme e shënimit në Ligën e Kampioneve e ka parë 32-vjeçarin të vendosur si një pikë referimi.

 

Misteri “Neuer”

Mbetet ende një mister data e rikthimit në fushë të Manuel Neuer. Drejtuesit i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi se është e paqartë se kur mund të rikuperohet me saktësi portieri gjerman. 62-vjeçari tha se nuk e di nëse Neuer mund të jetë i diponueshëm pas pushimeve dimërore, megjithëse u shfaq optimist për fazën e rikuperimit të gardianit të bavarëzeve. Menuel Neuer nuk aktivizohet me kampionët e Gjermanisë që prej muajit prill. Stafi i Bayernit nuk kërkon të nxitohet me riaftësimin e tij, aq më tepër që Sven Ulreich ka treguar një formë të mirë gjatë kësaj periudhe, duke ofruar garanci në portë.
Arjen Robben ka pranuar se do të dëshironte që Jupp Heynckes të qëndronte në krye të Bayern Munich. 72-vjeçari u rikthye si trajner i bavarezëve si një afatshkurtër, pas shkarkimit të Carlo Ançelottit, deri në fund të këtij sezoni, por i tillë është efekti që ai ka pasur në ekipin e parë, sa ka pasur sugjerime që atij mund t’i dorëzohet roli për një periudhë më të gjatë. Legjenda e klubit, Lothar Matthaus, tha të hënën se nuk ka “asnjë trajner më të mirë në treg”, gjë me të cilën pajtohet edhe anësori 33-vjeçar holandez. “Do të ishte një kënaqësi, tha Robben për “Bild”, pas pyetjes se si do të ndihej nëse Heynckes do të vazhdonte si trajner i Bayern Munich. Gjithçka është e mundur. Skuadra, sikurse e keni parë, po ecën shumë mirë me atë trajner. Nëse dikush e njeh klubin si duhet, atëherë është ai. Heynckes, gjithashtu, e di se çfarë nevojitet sot në futboll. Gjithçka me të është e mrekullueshme. Nuk e di se çfarë mendon, apo cili është plani i klubit, por unë dëshiroj të vazhdojmë me këtë trajner”.
Karl-Heinz Rummenigge, kryetari i bordit ekzekutiv te Bayern Munich, ka qenë i shqetësuar për temën. “Kur Jupp arriti, ia bëmë të qartë periudhën e punës me ne dhe kjo nuk ka ndryshuar, tha ai. Mbaj mend atë që ne jemi pajtuar me këtë interval kohor. Ai padyshim ka pasur një efekt të madh në drejtimin e skuadrës. Bayern Munich me të është i qëndrueshëm, luan mirë dhe të argëton. Ne jemi duke bërë mjaft mirë në të tria garat. Jo vetëm që po fitojmë, por po luajmë me futboll të mirë”. Bayern Munich aktualisht gjendet në krye të Bundesligës, gjashtë pikë avancë nga Schalke dhe RB Leipzig, ndërsa progresi në Ligën e Kampionëve tashmë është siguruar, me dy ndeshje të fazës së grupeve për t’u zhvilluar ende.

Dako në përgjimet e EULEX ndërsa po hetohej banda e drogës

Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Drejtori i zyres se komunikimit ne Kryeministri, Endri Fuga, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nMayor of Durres Vangjush Dako and Director of communications in the Prime Minister's office, Endri Fuga, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Me Vangjush Dakon nuk do të merrej asnjë prokuror dhe asnjë hetues, nëse Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk do të kapej, duke biseduar me të fortët e qytetit. Është konfirmuar fakti se zëri i Vangjush Dakos doli në përgjime rastësisht, madje Lapsi.al mësoi se bisedat e kryebashkiakut e komplikuan dosjen për prokurorin e Kosovës, që kishte ndjekur çështjen deri në atë moment.
Burime që nuk pranuan të identifikohen nga Kosova thanë për Lapsi.al se, hetimet e dosjes ku del Vangjush Dako, nisën vite më parë për një grup kriminal që trafikonte drogë. Dyshimet ishin se, trafikantët nga Kosova ishin të lidhur me ato të Shqipërisë dhe më konkretisht droga çohej deri në Durrës dhe kishte si destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Lapsi.al mësoi se vërtet përgjimet në Durrës kanë nisur këtë vit, por hetimet fillestare nga Prokuroria e Kosovës kanë nisur shumë kohë më parë.
Përgjimet u shtrinë edhe në Durrës, por prokurori kosovar nuk e kishte menduar se do të dëgjonte bisedat e kryetarit të Bashkisë së qytetit që negocion me kriminelët për ditën e zgjedhjeve.
Emri i Vangjush Dakos e komplikoi çështjen. Burimi tha për Lapsi.al se, “E vetmja zgjidhje ishte që dosja t’i kalonte EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale. Prokurori fillimisht nuk pranoi, sepse kishte punuar gjatë mbi atë çështje dhe me përfshirjen e EULEX dhe të Prokurorisë Speciale, ai dilte jashtë loje”. Por shmangia e EULEX, ishte e pamundur tani që Dako dilte në përgjime. “I njëjti prokuror vazhdon të mbajë të njëjtën çështje edhe sot, por në bashkëpunim me ekspertët e huaj”, mësoi Lapsi.al.
Pra hetimet e çështjes ku del Vangjush Dako, vërtet mund të jenë bërë në bashkëpunim me EULEX, por përgjimet nuk është e thënë që të jenë bërë nga EULEX, por nga Prokuroria e Kosovës.
Një version tjetër për autorësinë e përgjimeve është se ato mund të jenë bërë nga ekspertët e KFOR, që disponojnë aparatura nga më modernet për përgjimet. KFOR është i përfshirë në raste të përgjimit të trafikantëve, për hir të dyshimeve se një pjesë e parave të drogës dhe armëve të trafikuara përdoren për financimin e terrorizmit. Në momentin kur Prokuroria e Kosovës e përcolli dosjen në Durrës, materialet u morën në dorëzim nga prokurori Anton Martini. Në mesazhin që i dërgoi Blendi Fevziut në “Opinion”, prokurori e pranoi ekzistencën e dosjes tek Krimet e Rënda, kur foli për “hetime konkrete” mbi këtë çështje. Anton Martini sot është transferuar në Shkodër, dhe sipas Lulzim Bashës, transferimi i tij u bë pas presionit direkt të Edi Ramës.

Gabigol rikthehet te Interi në janar

Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol vazhdon të zhgënjejë. Braziliani, i cili u transferua në “Estadio da Luz” në verë në formë huazimi nga Interi nuk ka arritur të bindë drejtuesit e Benficas të blejnë kartonin e tij nga zikaltrit. Sipas mediave, klubi portugez nuk është i kënaqur me performancën e lojtarit dhe ka vendosur ta rikthejë futbollistin në Milano gjatë merkatos së janarit.

Benzema: Jam shumë i madh!

Real Madrid's Karim Benzema celebrates after scoring against Xerez during their Spanish first division match at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid September 20, 2009. REUTERS/Paul Hanna (SPAIN SPORT SOCCER)

Benzema ka folur për “BeinSport France” pas ndeshjes së Champions-it ndaj APOEL: “Nuk është çështje minutash pa shënuar, gjëja thelbësore është të jem prezent çdo herë. Në të vërtetë nuk duhet të dëgjosh atë që thuhet, por të bësh punën tënde. Jam në klubin më të mirë në botë dhe jam shumë i madh. Ai që nuk është i lumtur, është problemi i tij. Ankthi? Gjithmonë jam përpara tij, nuk është vetëm kur nuk shënoj gola. Sigurisht, unë dua të shënoj më shumë gola, por në qoftë se mund ta ndihmoj skuadrën me një pasim, apo një asist, sërish jam brenda misionit tim. Isha me fat që shënova dy gola, është mirë për mua dhe për ekipin. Kritikat? Janë pjesë e jetës sime. Ne duhet ta ndryshojmë këtë me gola dhe më shumë asiste. Trajneri më jep shumë besim, ndaj duhet ta përligj gjithçka në fushën e lojës. E ardhmja ime? Jam shumë i lumtur te Real Madridi”.

“Shpresojmë që Napoli të zhduket nga Champions League”

Benevento, debutuese këtë vit në Serinë A, ka thyer rekordin europian 87-vjeçar të Manchester United: 13 humbje në 13 javët e para të kampionatit. Asnjë fitore për ekipin verdhekuq, që ka ndryshuar edhe trajnerin, duke ia besuar skuadrën De Zerbi-t, por rezultatet vazhdojnë të mungojnë. Pavarësisht kësaj ecurie negative, presidenti Oreste Vigorito ka thënë: “Jam krenar që jam presidenti i Benevento-s dhe dua ta vazhdoj këtë aventurë, sepse është pjesë e historisë së familjes sime”.
Më pas ai ka sulmuar presidentin e Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, i cili ka kërkuar pakësimin e numrit të skuadrave që luajnë në Serinë A, duke parë diferencën e madhe që ekziston mes ekipeve të fundit dhe ekipeve të para në renditje: “Ashtu si ai shpreson që të zhduken nga Seria A ekipet e vogla, ne duhet të urojmë që të zhduken nga Champions League skuadra si Napoli, që nuk ecën kurrë përpara”.