24.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Hetimet ndaj Tahirit e Dakos, si Rama po pengon drejtësinë

Enkelejd ALIBEAJ

Partia Demokratike disponon fakte të reja, që provojnë se Orest Sota ka penguar drejtësinë, duke mos thënë të vërtetën për pronësinë e 863 mijë eurove, të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Saimir Tahirit.
Versioni i tij, se me 863 mijë euro do të blinte hekur tek Kurum është një mashtrim për të mos treguar, se paratë ashtu si patentat, i përkasin Saimir Tahirit.
Partia Demokratike disponon dokumentat e Gjykatës të qershorit 2017 se administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të proçedurave të falimentit të kompanisë.
Sipas dokumentit të depozituar më 3 gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milion dollarë.
Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani.
Partia Demokratike është e bindur se edhe nisja e hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e shoferit të Saimir Tahirit do të zbulojë fshehjen e pasurisë së ministrit të Edi Ramës të vënë nga trafiku nderkombetar i drogës.
Por Partia Demokratike vëren me shqetësim se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij, të lidhur me krimin dhe drogën.
Publikimi në media i pohimit të Ramës, para deputetëve socialistë, se gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet, është mesazh për pengimin e drejtësisë.
Edi Rama po e pengon drejtësinë edhe me rastin e Vangjush Dakos, i cili është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.
Heshtja e kryeministrit të vendit, për përfshirje në krimin e rëndë të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe blerjes së votës në shkëmbim të tenderave të dy bashkëpunëtorëve të tij, Tahiri dhe Dako, ka një qëllim: të fitojë sa më shumë kohë derisa ta kapë plotësisht Prokurorinë. Edi Rama po u jep atyre mbrojtje politike nga drejtësia, sepse, gjithçka dhe të gjithë, lidhen me Edi Ramën.
Marrja nën kontroll e Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë, i bën Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon të paprekshëm dhe atëherë nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.
Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar.

“Top-ekipi” i vitit i UEFA-s

Votimi për top-ekipin e vitit në futboll është hapur për votim nga përdoruesit e faqes “UEFA.com”. Në edicionin e 17-të e vijojnë garën finale 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues. Ata janë emëruar për top-ekipin ideal të vitit 2017. Këto 50 lojtarë janë kandidatë për “top 11” dhe janë zgjedhur nga ekipi editorial i “UEFA.com”, duke përfshirë gazetarët veteranë dhe korrespondentët ekspertë, bazuar në shfaqjet e secilit me klubet dhe ekipet e tyre europiane në garat e UEFA-s për vitin 2017. Real Madridi, kampioni në fuqi i “Champions League”, ka një sasi mbresëlënëse lojtarësh në këtë listë, plot 11 të nominuar, duke përfshirë edhe lojtarin më të mirë aktual, të shpallur nga UEFA, Cristiano Ronaldo, i cili është në listën e të nominuarve për këtë çmim për herë të katërmbëdhjetë.
Finalisti humbës i “Champions League”, Juventusi, ka pesë kandidatë, ndërsa katër lojtarë janë të pranishëm nga Manchester United, fitues i “Europa League”. Në këtë listë paraqiten gjithsej 14 klube (përfshirë rastet e lojtarëve që kanë përfaqësuar dy klube në vitin 2017), ndërsa janë të përfaqësuara 20 nacionalitete. Në total, 18 nga 50 kandidatët nominohen për herë të parë. Barcelona ka pesë përfaqësues, duke përfshirë edhe Neymar, i cili tani luan te PSG-ja.

Ja lista e 50 të nominuarve
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), David de Gea (Manchester United), Keylor Navas (Real Madrid), Manuel Neuer (Bayern Munich) y Jan Oblak (Atlético de Madrid).
Mbrojtës: Dani Alves (Juventus/PSG), Leonardo Bonucci (Juventus/Milán), Dani Carvajal (Real Madrid), Giorgio Chellini (Juventus), Kamil Glik (Mónaco), Diego Godín (Atlético de Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marcelo (Real Madrid), Benjamin Mendy (Mónaco/Manchester City), Thomas Meunier (PSG), Gerard Piqué (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Alex Sandro (Juventus), Davinson Sánchez (Ajax/Tottenham) y Antonio Valencia (Manchester United).
Mesfushorë: Dele Alli (Tottenham), Marco Asensio (Real Madrid), Casemiro (Real Madrid), Kevin de Bruyne (Manchester City), Christian Eriksen (Tottenham), Fabinho (Mónaco), Eden Hazard (Chelsea), Andrés Iniesta (Barcelona), Isco (Real Madrid), Toni Kroos (Real Madrid), Henrikh Mkhitaryan (Manchester United), Luka Modriç (Real Madrid), Miralem Pjaniç (Juventus), Paul Pogba (Manchester United) y Saúl Ñíguez (Atlético de Madrid).
Sulmues: Sergio Agüero (Manchester City), Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund), Karim Benzema (Real Madrid), Edinson Cavani (PSG), Paulo Dybala (Juventus), Radamel Falcao (Mónaco), Antoine Griezmann (Atlético de Madrid), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Kylian Mbappé (PSG), Dries Mertens (Nápoles), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Barcelona/PSG), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) y Luis Suárez (Barcelona).

LSI: BE po mbahet larg informacioneve reale mbi situatën e rëndë në Shqipëri

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh rezerva mbi mungesën e informacioneve reale në institucionet e Bashkimit Europian në Shqipëri. Petrit Vasili, kryetari i Grupit parlamentar të LSI mori pjesë në takimin ditor ndërparlamentar, midis parlamenteve të Ballkanit, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të shteteve anëtare. Ai ka deklaruar se në takimet e zhvilluara ka shprehur kritika në lidhje me përcjelljen e situatës reale në Bruksel nga kanalet e misionit të BE në Tiranë. “Besoj që problemi qëndron këtu, ne jemi në rradhë të parë këtu me misionin që në Europë të çojmë atë problematikë, e cila në kanalet e komunikimit edhe diplomatik, mbase dhe raportimeve të rrumbullakosura dhe konformistë që vijnë edhe nga Europa që ndodhet në Tiranë. Të biem ato të vërteta që janë këtu jo thjesht dhe vetëm për të treguar një Shqipëri që ka problem, por për të treguar sesi zgjidhen këto probleme, pasi nuk besoj që Europës i intereson të ketë një Shqipëri që të rri te pragu i derës së saj, për të mos hyrë kurrë në të. Prandaj ne kemi qenë jo thjesht dhe vetëm në pozicionin opozitar, por t’i tregojmë disa të vërteta, të cilat thashë dhe njëherë për fat të keq, Shqipëria qeveritare dhe Europa që ndodhet në Tiranë nuk i raporton ashtu siç duhet, sigurisht këtu ndoqëm me shumë objektivitet. Për këtë, jam shumë i lumtur pa asnjë paragjykim. Në raste të tjera dhe në kohë të tjera ka pasur dhe një kundërvënie, por problematikat janë kaq të qarta tashmë dhe në ambientin në mënyrë të veçantë mediatik europian. Kam frikë se mediat europiane dhe pse ajo përtej oqeanit kanë qenë një hap para politikës dhe pikërisht këtu ka treguar pushtetin e madh dhe të paçmueshëm të tyre. Por ne bëmë atë që politika ka për detyrë ta bëjë dhe të thotë në të gjitha tavolinat. Kam parë një qëndrim dashamirës dhe objektiv dhe për këtë jam mirënjohës këtij takimi”, u shprehet Vasili. “Qeveria aktuale sikurse e keni vënë re është pushtuar nga një histeri ndryshimesh pa fund, të stafeve të cilët, promovohen ata që në 25 qershor kanë kryer si duhet detyrat elektorale për partinë dhe ata të tjerët të cilët kanë bërë thjesht nëpunësin e zakonshëm besnik të shtetit jo besnik të partisë, besnik të procedurave, akumulues të eksperiencave sepse ky proces është i gjatë. Janë gjetur të pasigurtë dhe ne sot ju e dini më mirë nga të gjithë, që ne nuk kemi një ministri Integrimi, e cila nuk u ndërtua as si kapriço e qeverive të kohës, por si një kërkesë e këtij komisioni me një mision themelor që të krijonte një nukël e cila duke punuar një kohë të gjatë të specializohej dhe të përballonte këto objektiva të reja dhe të forta që integrimi ka. Kemi dhënë mesazhet negative në dëm të vijimësisë dhe nuk jemi çliruar dot nga logjika e dy votave më shumë, dy votave më pak, e cila dëmton thellësisht edhe për të bërë edhe integrimin e cila nga ana teknike ka për të qenë shumë e vështirë pse jo dhe i thepisur i cili kërkon ekspertizë. Kërkon që të pranojmë me qetësinë më të madhe se këdo që do votojnë këta specialist. Është gjëja më e parëndësishme në botë, por kualiteti i punës së tyre duhet të prevalojë. Besoj që dëshmitë nga Shqipëria janë negative dhe besoj të hidhura”, shprehet Vasili.

 

Tenderat e luksit, Kryebashkiaku i Ramës 2 milionë lekë për një pasqyrë

Që prej zgjedhjes në krye të Bashkisë së Vlorës në vitin 2015, Dritan Leli ka mbajtur një profil të ulët politik. Ai nuk është shquar për ndonjë investim të dukshëm, apo për ndonjë reformë në institucionin që ai drejton tashmë prej 2 vitesh. Ditët e fundit, në rrjetet sociale kanë vërshuar një mori denoncimesh që vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorë. Disa rrugë kryesore janë në gjendje skandaloze. Rrugët janë me gropa, dhe mjafton që të bjerë një shi i lehtë që të transformojë këtë rrugë në një liqen.
Megjithatë, Bashkia e Vlorës ka “mbyllur sytë” dhe po fokusohet te godina e re e Bashkisë, për ta mobiluar dhe ta kthejë atë në një vend luksi. Së fundmi, Bashkia e Vlorës nuk ka hapur tender për rrugët me gropa uji dhe me baltë, por për të blerë një pasqyrë. Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku institucioni i drejtuar nga Dritan Leli ka akorduar 2 milionë lekë të vjetra për të blerë pasqyrë. Në dokumente thuhet se është hapur procedura “për miratimin e rregullave të prokurimit publik” për blerje pasqyrë, dhe të përdoret procedura e prokurimit me vlerë të vogël, me fond limit 190,400 lekë.
Në dokumenta thuhet, se kërkohet të blihet një pasqyrë 5 mm me sipërfaqe 13.6 metër katrorë. Mësohet se pasqyra duhet të ketë në të katër anët kuadraturë me gjerësi 2 cm. Afati i lëvrimit të mallit do të jetë 2 ditë, duke filluar nga data shpalljes së fituesit. Edhe pse ka një kosto jo normale, urojmë që kryebashkiaku i Vlorës të shihet çdo mëngjes dhe sa më qartë në këtë pasqyrë, dhe ndërkohë të pyesi veten: Çfarë duhet të bëj unë sot?

Zidane, i lumtur për golat e CR7 e Benzema

Zinedine Zidane ishte e kënaqur nga fitorja e Real Madridit kundër APOEL. Një rival që erdhi si me porosi për Real Madridin, që po kalonte një kohë të vështirë. “Unë jam shumë i kënaqur, fituam me një rezultat të pastër. Kemi shënuar gjashtë gola, kemi bërë një lojë të mirë dhe ishim seriozë”, tha trajneri francez në mënyrë të përmbledhur për mikrofonat e “Bein Sport”. Ai nuk mund ta fshihte gëzimin dhe me siguri, lehtësimi i madh kishte ardhur nga golat e CR7 dhe Benzema, të cilët në këtë mënyrë prishën “thatësirën” e konkludimit. “Unë jam i lumtur për ta, le të vazhdojnë të punojnë kështu. Ne e dinim se do të ndodhte, ata do të zhbllokoheshin, ndaj le të vazhdojmë me qetësi punën tonë. Jam me të vërtetë i kënaqur që shënuan katër gola të dy”, ka shtuar Zidane.
I pyetur në lidhje me rotacionet dhe hyrjen në formacion të Lucas Vázquez dhe Marco Asensio, edhe pse nuk shënoi, apo shkëlqeu asnjëri veçanërisht, “Zizou” u përgjigj: “Të gjithë janë të përfshirë në këtë fitore. Ata ishin të gatshëm për të luajtur dhe unë jam i lumtur për çdo gjë, sepse janë dy lojtarë shumë të mirë”. Përkundër gjithçkaje, trajneri i Real Madridit tha se ai nuk ishte i shqetësuar në asnjë kohë nga mungesa e rezultateve, sidomos në La Liga, në të cilën skuadra e tij është 10 pikë nga kreu, Barcelona: “Ne jemi të qetë, sepse në një sezon mund të ketë një kohë të tillë të vështirë. Ne, gjithashtu, e dimë se ka kohë të mira përpara. Edhe kjo fitore ishte një ditë e mirë”.
Real Madrid shkatërroi APOEL me rezultatin 6-0. Me katër golat e shënuar që në pjesën e parë, Real bëri diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Champions, rezultatin 0-4 në 45 minutat e para. Benzema dhe Ronaldo shënuan nga dy gola, ndërsa Nacho dhe Modriç firmosën golat e tjerë.

Italia pa trajner

during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Liechtenstein at Stadio Friuli on June 11, 2017 in Udine, .

Pa busull në det të hapur! Duket si një film i Fellinit, por në fakt është situata që portretizon gjëndjen e Kombëtares Italiane të Futbollit, stoli i të cilës do të qëndrojë bosh deri në muajin qershor, kohë në të cilën mendohet se kandidatët potencial të jenë pa angazhime e në gjendje për të dhënë një përgjigje definitive nëse do të jenë apo jo kapitenët e kësaj anijeje. Përveç trajektores së re që kjo përfaqësuese duhet të marrë, problemi konkret paraqitet te fakti se dy miqësoret e muajit mars, përkatësisht me Argjentinën dhe Anglinë dhe atyre të muajit qershor, do t’u mohohet një drejtim teknik i mirëpërcaktuar.
Diçka e tillë mund të evitohej vetëm nëse që më parë do të arrihet një marrëveshje paraprake me një teknik, emri i të cilit nuk do të bëhet i ditur deri në qershor si pasojë e angazhimeve aktuale. Gjithsesi, ajo çka i nevojitet kësaj skuadre nuk janë aludimet, por një projekt teknik serioz e mbi të gjitha konkret. Problemi tjetër qëndron në faktin se drejtimi i Venturës duket sikur e ka ulur në një nivel mediokër imazhin e kombëtares që penalizon lakimin e teknikëve të zotë si De Biasi apo Guidolin për stolin, sepse tashmë opinioni publik kërkon emra të mëdhenj.
Në top pretendentët për këtë post janë pikërisht Alegri dhe Spalletti, të cilët aktualisht nëpër konferenca për shtyp i kanë thënë jo faleminderit këtij propozimi, duke e shtyrë atë ndoshta për një fazë më të vonë ashtu si dhe Capello. Mbeten në lojë katër emra të mëdhenj me shumë kredibilitet si Ançeloti, Conte, Mançini dhe Ranieri. Ançeloti duket si kandidati me më shumë probabilitet, duke qenë se është i lirë nga impenjimet.
Ai ka qetësinë dhe eksperiencën për ta menaxhuar këtë situatë. Në të njëjtin plan qëndron edhe Conte, i cili ka një kontratë deri në 2019 me Chelsean. Kush prish kontratën ka penalitete ndaj italianët shpresojnë në një ndarje konsesuale mes tij dhe Abramoviç deri në qershor. Rikthimi i tij do ta rindërtonte menjëherë skuadrën. Nga ana tjetër, Ranieri mendohet se do ta pranonte menjëherë këtë post për të bërë atë që di më mirë të bëjë riparimin, në të cilin është ekspert dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishëm është edhe Mançini, një tjetër që ëndërron kombëtaren e që nuk do të kishte asnjë vrarje ndërgjegjeje për të lënë Zenitin që aktualisht drejton.
Janë kështu katër të nominuarit me Ançelotin, Conten, Ranierin, dhe Mançinin që qëndrojnë në pol position për stolin e kombëtares, vetëm nëse në lojë nuk hyn emri i ndonjë trajneri të huaj. Diçka e tillë deri më tani është konsideruar si tabu, por duke parë kushtet dhe situatën e dëshpëruar të përfaqësueses italiane asgjë nuk mund të përjashtohet, as edhe një revolucion!

Shehu: Check up po varfëron më shumë sistemin shëndetësor

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar lidhur me qëndrimin e mazhorancës për check up-in në Shëndetësi. Sipas demokratit, check up-i po varfëron më shumë sistemin shëndetësor. Ai shtoi se; “Le të më tregojë dikush një model të tillë nga vendet e zhvilluara, ndoshta ekziston diçka në Afrikën Qendrore të varfër, ku çdo fond vetëm “rrëmbehet” nga “skifterët””. “Lexova një deklarim-pamflet të të majtëve për Check up-in e “shëndetin e dëmtuar”!!
Guxim të “mbrojnë” spekullimin check up, që realisht vetëm po varfëron më tej sistemin tonë shëndetësor në mizerje.
Sajesë “sui generis” kjo, vetëm për të maskuar tjetërsimin e fondeve të shëndetësisë.
Le të më tregojë dikush një model të tillë nga vendet e zhvilluara-ndoshta ekziston diçka në Afrikën Qendrore të varfër, ku çdo fond vetëm “rrëmbehet” nga “skifterët”.
A munden këta “avokatë” të këtij mega investimi spekulativ me fondet publike e pa rentabilitet klinik, të më tregojnë një material shkencor të publikuar ku të dalin në pah kush kanë qenë përfitimet shëndetësore të popullsisë, sa është ulur morbiziteti, vdekshmëria, kostoja spitalore etj., etj., nga ky i ashtuquajturi check-up.
Nuk ka asgjë të tillë!.
Harrova, ka një përfitueshmëri ky projekt, atë të përfitimit material nga ideatorët!
Ndërsa shëndeti i qytetarëve veçse dëmtohet më tej si pasojë e varfërimit të mëtejshëm e të skajshëm të sistemit”, shprehet Shehu.

BERZH: Shqipëria problem me klimën ndaj biznesit

Shqipërisë i nevojiten reforma për përmirësimin e mjedisit të biznesit, reforma në sektorin energjetik nuk duhet neglizhuar, sundimi i ligjit duhet forcuar, për të përmbushur kërkesat e BE-së për hapjen e bisedimet e pranimit. Këto janë prioritetet që BERZH i adreson vendit tonë në raportin më të fundit të Tranzicionit 2017-2018. Raporti i Tranzicionit i BERZH për 2017-‘18 tregon se rritja në vendet e BERZH aktualisht është duke mbetur mbrapa dhe shumë ekonomi duket se janë mbërthyer në një “kurth të ardhurash të mesme”, që i mban ata nga lëvizja në nivelin e ardhshëm. “Duke përdorur përparësitë që përdorën për të mbështetur performancën e tyre të fuqishme të rritjes në të kaluarën, vendet e rajonit të BERZH tani kërkojnë një model të ri rritjeje”, thotë raporti. Publikimi fokusohet në tri fusha kyçe që duhet të përqafojë modeli i ri: përmirësimi i produktivitetit të firmave individuale, investimet në infrastrukturë dhe theksimi i rritjes së gjelbër.
Në theksimin e rëndësisë së rrjeteve efektive të infrastrukturës, raporti thotë se shumica e ekonomive në rajonin e BERZH-it kanë nevojë për shpenzime të mëdha për të ruajtur, përmirësuar dhe zgjeruar infrastrukturën e tyre për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të ndihmuar nivelet e të ardhurave të konvergojnë me ato të ekonomive të përparuara. Sa i përket vlerësimeve për vendin tonë, Raporti i tranzicionit 2017-‘18 thotë se performanca makroekonomike vazhdon të forcohet. “Normat e rritjes së PBB-së janë në një trajektore rritëse dhe programi i FMN-së është përmbyllur me sukses, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit fiskal dhe një nivel në rënie (megjithëse ende të lartë) të borxhit publik”.
Raporti përmend edhe ndërtimin e gazsjellësit TAP, si një projekt jetik, për diversifikimin e energjisë. “Ndërtimi i sektorit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri është në proces. TAP është një projekt jetik për Shqipërinë, pasi kontribuon në diversitetin e energjisë dhe integrimin rajonal”. Në sektorin bankar, thotë raporti, besimi po rritet. “Niveli i kredive me probleme (NPL) ka filluar të ulet, janë duke u futur masat për të rritur qeverisjen në këtë sektor dhe konsolidimi i numrit ende të madh të bankave po ecën ngadalë”, nënvizon BERZH.
Prioritetet kryesore për vitin 2018
Reformat e orientuara kah BE duhet të rriten. Është thelbësore për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë që vrulli në përafrimin e BE-së të ruhet dhe të përshpejtohet dhe se gjithçka bëhet në fushën e reformës së administratës publike dhe sundimit të ligjit (në mesin e fushave të tjera) për të përmbushur kërkesat e BE-së për hapjen e bisedimet e pranimit. Nevojiten reforma të mëtejshme të mjedisit të biznesit. Fushata kundër informalitetit ka dhënë rezultate të rëndësishme, por nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemet e rrënjosura thellë si marrja e energjisë elektrike, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave. Momenti i reformës në sektorin e energjisë duhet të jetë i qëndrueshëm. Hapat e marra tashmë përfshijnë: mbledhjen e numrit të faturave dhe zvogëlimin e humbjeve të shpërndarjes dhe shlyerjen e borxheve në sektorin privat. Nevojiten përmirësime të mëtejshme në qeverisjen dhe praktikat operacionale të ndërmarrjeve shtetërore (NPSH) në sektorin e energjisë elektrike për të siguruar qëndrueshmërinë e pozicionit të tyre të përmirësuar financiar.

Gjithë arsimi me koncesion në kurriz të qytetarëve

Ndërtimi i shkollave përmes kontratave me PPP nuk duhet të ndodhë në një kohë që qytetarët paguajnë taksë për infrastrukturën shkollore në kryeqytet, ku parashikohen këto projekte. Ky ka qenë qëndrimi i nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ndërkohë që po diskutohet për koncesionet për vitin e ardhshëm. Tabaku theksoi se për herë të parë buxheti i arsimit fillon dhe merret edhe me koncesione. “ Për herë të parë buxheti i arsimit dhe këtu them për herë të parë në 27 vite meqë ju keni qejf ta përdorim këtë term, fillon dhe merret edhe me koncesione. Projekti i koncesioneve në shkollat e Tiranës me projektin e PPP, megjithëse qytetarët e Tiranës paguajnë një taksë të posaçme për investimet në infrastrukturë për arsimin. Këtë vit kanë filluar shkollat e para në Tiranë, unë doja pak informacion sesa do të vazhdojë ky projekt, është qëllimi i qeverisë për ta vazhduar këtë strategji edhe me shkollat e tjera”, tha Tabaku.

Derbi, shansi i fundit për trajnerin e “Dortmundit”

Derbi ndaj Schalke 04 në fundjave mund të jetë ndeshja e fundit e trajnerit holandez Peter Bosz në krye të Borussias së Dortmundit. Ndaj Tottenhamit në Champions, shpresonte ta festonte me fitore ditëlindjen e tij të 54-t, por nuk ndodhi kështu. Verdhezinjtë shënuan ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, madje disfatën e katërt në pesë takimet e fundit, ecuri kjo që e ka lëkundur në themel pozicionin e trajnerit. Tashmë jashtë Championsit dhe në vendin e 5-të në Bundesligë, për Borussian e Dortmundit mund të thuhet se është në krizë rezultatesh. Bosz e ka edhe një shans, në derbin e Ruhrit. Nëse “verdhezinjtë” nuk fitojnë në “Signal Iduna Park” me rivalët e përjetshëm, sipas “Bild”, holandezi do të shkarkohet nga detyra.
Ndërkohë, Australia duhet të gjejë trajner të ri për finalet e Botërorit. Vetëm një javë pas suksesit ndaj Hondurasit në play off, që u dha mundësinë “Socceros” të siguronin një biletë për në “Rusi 2018”, vjen dorëheqja e papritur e Ange Postecoglou. “Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. Ka qenë privilegj për mua drejtimi i kombëtares së vendit tim. Por kjo arritje më ka kushtuar impenjim maksimal në aspektin personal dhe profesional. Kam investuar në këtë detyrë gjithçka kam mundur, duke e ditur se sa e rëndësishme ishte kjo periudhë për futbollin australian. Më vjen vërtet shumë keq, që duhet t’i jap fund këtij udhëtimi. E ndiej që është momenti i duhur për t’ia kaluar këtë përgjegjësi dikujt tjetër, me energji të reja. U detyrohem shumë tifozëve dhe Federatës”, tha ai.