Shtetet e Bashkuara, kanë akuzuar një iranian, për sulme kibernetike ndaj HBO, serive në një televizion amerikan, i cili kishte kërkuar 6 milionë dollarë monedha dixhitale nga rrjeti televiziv.
Prokurorët amerikanë akuzojnë, Behzd Mesrin, për vjedhje të skriptës dhe përmbledhjeve të episodeve të pashfaqura të “Game Of Thrones” dhe episode tjera, po ashtu të pashfaqura të komedisë “Curb Your Enthusiasm”.
Prokusorët thanë se Mesri, ka kërcënuar për shkatërrimin e të dhënave të HBO apo publikimin e tyre, nëse ai nuk pranon 6 milionë dollarë bitcoin.
Behzad, po përballet me shtatë akuza në Shtetet e Bashkuara, përfshirë vjedhje të identitetit dhe mashtrime me kompjuterë.
Prokurori federal i SHBA-së supozon se Mesri, ka publikuar disa nga të dhënat në Internet.
SHBA: Akuza kundër iranianit për sulme kibernetike
I biri i Soros sot në Tiranë për bashkimin ekonomik Shqipëri-Serbi, pse e fsheh Rama?
I biri i multimiliarderit Soros, Aleksandër Soros do të mbërrijë sot në Tiranë për t’u takuar me kreun e qeverisë, Rama. Vizita e Soros junior pason vizitën në Serbi dhe takimin me Kryeministrin serb, Vuçiç. Arsyeja e kësaj vizite për të cilën nuk është bërë aspak transparencë nga qeveria ka të bëjë me bashkimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë për krijimin e një tregu të përbashkët. Ndërsa Vuçiç e ka bërë publike këtë vizitë, Rama deri tani po e fsheh këtë vizitë.
PD publikon dokumentet/ Vendimi i Gjykatës rrëzon alibinë e Sotës për 863 mijë eurot
863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryente asnjë transaksion me para kesh. Dokumentat e gjykatës dhe Qëndrës Kombëtare të Biznesit janë publikuar sot nga PD-ja, e cila ka theksuar se ato vërtetojnë se paratë ishin të Saimir Tahirit, ish-ministrit nën hetim.
Enkelejd Alibeaj nga selia blu tha se “PD disponon dokumentat e gjykatës së muajit shtator se administratori i Kurum e kishte të ndaluar çdo transkasion kesh për shkak të falimentit. Sipas këtyre dokumentave, çdo transkasion mbi 20 milionë lekë i administratorit do të ishte i pavlefshëm.
Oresr Sota do ta kishte të pamundur të bënte pagesa kesh dhe këto janë dokumentat që tregojnë këtë regjistrim në QKB. PD nuk ka pasur ansjë dyshim se paratë janë të Saimir Tahirit që po vazhdon përpjekjet për t’i shpëtuar akuzës. Ne besojmë se këtë qëllim ka pasur edhe udhëtimi i tij për në Gjermani.
Provat e fundit tregojnë se fakti që po qëndronte afër babait për arsye shëndetësore nuk qëndron sepse babai i tij ka hyrë në Shqipëri para daljes së Tahirit nga Shqipëria.
Po ashtu hetimet do të zbulojnë dhe pasurinë e shoferit të Tahirit. Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij të lidhur me krimin dhe drogën.
Pohimi i Ramës para deputetëve se Tahiri nuk duhet të shqetësohet për patentat është vetëm një mesazh për pengimin e drejtësisë. Njesoj po vepron dhe me Vangjush Dakon. Heshtja e tij tregon përfshirje në trafikun e drogës”.
Si vendimi i Gjykatës rrëzon alibinë e Sotës për 863 mijë eurot
863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryente asnjë transaksion me para kesh.
Dokumentat e gjykatës dhe Qëndrës Kombëtare të Biznesit janë publikuar sot nga PD-ja, e cila ka theksuar se ato vërtetojnë se paratë ishin të Saimir Tahirit, ish-ministrit nën hetim.
Enkelejd Alibeaj nga selia blu tha se “PD disponon dokumentat e gjykatës së muajit shtator se administratori i Kurum e kishte të ndaluar çdo transkasion kesh për shkak të falimentit. Sipas këtyre dokumentave, çdo transkasion mbi 20 milionë lekë i administratorit do të ishte i pavlefshëm.
Orest Sota do ta kishte të pamundur të bënte pagesa kesh dhe këto janë dokumentat që tregojnë këtë regjistrim në QKB.
PD nuk ka pasur ansjë dyshim se paratë janë të Saimir Tahirit që po vazhdon përpjekjet për t’i shpëtuar akuzës. Ne besojmë se këtë qëllim ka pasur edhe udhëtimi i tij për në Gjermani.
Provat e fundit tregojnë se fakti që po qëndronte afër babait për arsye shëndetësore nuk qëndron sepse babai i tij ka hyrë në Shqipëri para daljes së Tahirit nga Shqipëria.
Po ashtu hetimet do të zbulojnë dhe pasurinë e shoferit të Tahirit. Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij të lidhur me krimin dhe drogën.
Pohimi i Ramës para deputetëve se Tahiri nuk duhet të shqetësohet për patentat është vetëm një mesazh për pengimin e drejtësisë. Njesoj po vepron dhe me Vangjush Dakon. Heshtja e tij tregon përfshirje në trafikun e drogës.”
Tahiri, 6 udhëtime jashtë shtetit, mori në kthim ‘ Audin’ A8 në Romë
Zyrtarisht dosja voluminoze e grupit kriminal “Habilaj”, e përkthyer nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur ditën e djeshme tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rreth 40 persona janë në hetim. Fillimisht dosja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në total janë 1800 faqe të cikluara.
Ky hetim po zhvillohet në të dy anët e Adriatikut ku më herët Gjykata e Katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilajn, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal. Për të njëjtën dosje, qëndron pas hekurave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 ton kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj.
Gjithashtu, në dokumentat e dosjes italiane të përkthyera gjenden edhe shumë udhëtime me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ia kishte shitur më herët familjarëve të Habilajve. Nga përgjimet e kryera mësohet se, zyrtarisht deputeti Tahiri kishte udhëtuar 6 herë jashtë vendit me “Audin” A8, me targa AA 003 GB. Burime konfidenciale pohojnë se, rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri, kthehet me ish-automjetin e tij nga Italia.
Nga përgjimet rezulton se, deputeti kishte marrë në kthim makinën tip “Audi” A8 në qytetin e Romës dhe nga përgjimet del se automjetin ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave. Me përfshirjen e 40 personave nën hetim nga pala italiane dhe ajo shqiptare, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të rikthejë edhe njëherë dosjen në “sitë”, pasi shumë çështje ose janë ndarë ose janë pushuar. Rreth 1 muaj më parë e njëjta Prokurori kërkoi leje nga Këshilli i Mandateve për hetim në masë sigurie arrest me burg për Tahirin, por ajo kërkesë u rrëzua në Parlament me votat e socialistëve.
Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se, ish-ministri Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar 4 herë drejt Italisë nën shoqërinë e Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj. “Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA 003 GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime, rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Këto udhëtime, Tahiri i bie t’i ketë bërë gati një vit, pasi deklaroi se e ka shitur këtë makinë. Në 2015-ën, ish-ministri tha se në vitin 2013 ua shiti makinën kushërinjve të largët. Tahiri shfaqet sërish në prani të Habilajve në Vlorë në vitin 2016. Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda, mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane, dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal.
Mbi bazën e tyre dhe jo vetëm, Prokuroria vendosi t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e tij. Mësohet se komunikimi ka qenë tejet sekret dhe vetëm mes Antimafias së Leçes dhe disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, për të shmangur dekonspirimin e të dhënave.
Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë, duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish-ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal”. Përfitimet monetare shkonin direkt te ish-ministri Tahiri.
Prokuroria vendos nën hetim shoferin e Tahirit dhe llogaritë e tij bankare
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën hetim pasuror edhe shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Asetet pasurore dhe llogaritë bankare të shtetasit Gentian Ceka, thanë burimet do të verifikohen nga grupi i prokurorëve që kanë nën hetim prej muajit tetor dosjen “Habilaj – Tahiri”, që gjithashtu është edhe nën hetim pasuror së bashku me të afërmit e tij.
Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro.
Prokurorët nuk japin detaje se çfarë dyshimesh kanë ata përderisa e kanë përfshirë edhe Gentian Cekën në listën e të hetuarve, në një kohë që ai ka shpjeguar se patentat e ish-ministrit i kishte marrë në Durrës dhe i kishte harruar në kroskotin e makinës dy muaj më parë.
Shoferi i ish-ministrit Tahiri, Genti Ceka është marrë në pyetje pasditen e të hënës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai ka dhënë sqarime lidhur me 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit, të cilat u gjetën në makinën e Orest Sotës sëbashku me 863 mijë euro. Ceka ka sqaruar para prokurorëve se i kishte harruar ai ato dokumente në makinën e 25-vjeçarit 2 muaj më parë, kur ai i kishte marrë në Durrës. Sipas tij, Sota nuk ka lidhje me këtë histori dhe se është faji i tij që i ka lënë në kroskotin e automjetit. Kjo dëshmi konfirmohet edhe nga disa përgjime që Prokuroria ka kryer ndaj tij, ku ai mban të njëjtin version. Duke qenë se Genti Caka nga Prokuroria konsiderohet një nga njerëzit më të afërt, ndaj tij ka nisur dhe një verifikim pasuror.
Ndërsa grupi hetimor gjatë kësaj jave ka marrë dëshmitë e disa personave të tjerë për çështjen Tahiri-Habilaj, ndër ta dhe oficerë policie. Por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor. Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer disa veprime konkrete hetimore në dosjen voluminoze Habilaj-Tahiri-Sota dhe në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime konkrete.
Ndërkohë, për biznesmenët Sota, përveç hetimit pasuror dhe pasqyrimit të parave, Krimet e Rënda po gërmojnë edhe tenderat e fituara nga kompanitë e tyre gjatë viteve, përfshirë edhe rikonstruksionin e Komisariatit të Kombinatit.
Pas përkthimit të dosjes “Habilaj” nga Ministria e Drejtësisë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë dosjen “Habilaj”, që do të thotë se së shpejti ata do të kryejnë veprime të tjera. Nga ana tjetër, për të hedhur dritë mbi dyshimet e tyre për mbjelljen e kanabisit, gjatë javës së kaluar grupi i hetimit ka marrë në pyetje një numër të madh zyrtarësh e ish-zyrtarësh të policive lokale, të cilët kanë shpjeguar planin e masave për operacionet antidrogë gjatë vitit 2016.
Disa të dhëna që nuk thuhen për Sota-Tahiri dhe “Kurum”
Gjykata e Krimeve të Rënda, një ditë më parë la në burg biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në seancën e zhvilluar ditën e hënë, i akuzuari Orest Sota dhe avokatët mbrojtës të tij këmbëngulën se shuma e parave që iu gjetën në makinë ishte një garanci për blerjen e një sasie hekuri në kompaninë “Kurum” në Elbasan. Por sipas një investigimi të kryer nga gazetari Basir Çollaku, rezulton se kompania “Kurum” nuk mund të bënte transferta parash as cash dhe as në numër llogarie mbi 20 milionë lekë të vjetra, për shkak se ishte ndaluar me vendim gjykate.
“Nëse sheh dokumentacionin përkatës të kompanisë Kurum, në QKB, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, bien në sy detaje, të cilat avokatët mbrojtës të Orest Sotës, sipas asaj që kanë pohuar në seancë gjyqsore, nuk duket se i kanë konsultuar fort me nge. Ysuf Kurum adminsitrator, e kishte të ndaluar të bënte çdo lloj transaksioni, mbi 20 milionë lekë, jo vetëm cash, por as nëpërmjet bankës. Ky fakt është depozituar në QKB, më 3 gusht 2017, duke treguar se çdo lloj marrëveshje që do të bënte Yusuf Kurum, mbi 20 milionë lekë, do të ishte e pavlefshme. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Tiranës në 30 qershor të vitit 2017 dhe sipas vendimit duhet të viheshin në dijeni të gjithë kreditorët, meqë kompania është në faliment”, shkruan gazetari Çollaku në një postim në Facebook.
Ai shkruan më tej se, ndonëse pretendimi “Sota” është për marrëveshje tregtare, një miliard lekë. Ndërkohë Ysuf është shkarkuar më 31 tetor dhe në vend të tij është emëruar Servet Kurum, edhe kjo më 31 tetor, një ditë para se të arrestohet Orest Sota me 863 mijë euro në makinën e tij “Range Rover”. “Ky vendim është depozituar më 7 nëntor 2017. Kështu Ysuf Kurum nuk mundej të firmoste në shuma të pretenduara mbi 20 milionë, sepse do ishte e pavlefshme. Ndërkohë mbrojtja dhe Sota pretenduan gjatë seancës një ditë më parë në Gjykatë se kishin bërë ujdi pune për shuma të tilla sa ajo që u kap në “Range Rover” më 1 nëntor”, shkruan gazetari Çollaku.
Në seancën gjyqësore të ditës së hënë, prokurorët e çështjes deklaruan se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e Orest Sotës janë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët deklaruan se, ka dyshime se ish-ministri Saimir Tahiri i ka përfituar ato përmes aktivitetit kriminal.
Apeli i Durrësit: Dosja “Sota” ka kaluar te Krimet e Rënda
Marrja nën shqyrtim e çështjes ndaj të pandehurit Orest Sota nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe shqyrtimin e rivlerësimit të masës së sigurisë nga ana e tyre, bëri që Apeli Durrës të mos pranojë ankimin e palës mbrojtëse. Në seancën e zhvilluar, prokurori për procedurë kërkoi që çështja të transferohej nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan tek Krimet e Rënda. Kërkesa e prokurorit nuk u kundërshtua nga mbrojtja, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka marrë nën shqyrtim një ditë më parë pjesërisht këtë çështje.
Pasi u njoh me kërkesën, trupi gjykues me relator çështje Petraq Dhimitrin, nuk pranoi ankimimin e bërë nga pala mbrojtëse më herët, për ndryshim mase sigurie. Pas kësaj, mbrojtja pritet t’i drejtohet Apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ndryshimin e masës së sigurisë. I pandehuri Orest Sota nuk ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar dje në Gjykatën e Apelit të Durrësit, duke kërkuar të përfaqësohej nga avokati Juljan Mërtiri. Biznesmeni Sota akuzohet për veprat penale të “pastrimit të parave” dhe të “fshehjes së të ardhurave”. Në datë 1 nëntor në automjetin e drejtuar prej tij, policia gjeti 863 mijë euro si dhe dy patenta lundrimi në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
EULEX ka një dosje regjistrimi edhe për Edi Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur dje, se EULEX-i ka një dosje jo vetëm për Vangjush Dakon, por edhe për Edi Ramën. Në një reagim në profiling e tij zyrtar në Facebook, Berisha shkruan se në dosjet e regjistrimit të EULEX-it i implikuari kryesor me krimin e korrupsionin rezulton të jetë vet Rama. Berisha liston në reagimin e tij lidhjet e Ramës me bandat e drogës, ndërsa sjell në vëmendje implikimin direkt të vëllait të tij Olsi Rama me bandën e Xibrakës dhe bandat e tjera gjithashtu.
‘Në dosjet e regjistrimit të EULEX-it, Gjushi është gjurma ndërsa ujku është Rama!
Dje gazetarët investigativë njoftuan se, përveçse në regjistrimet italiane për lidhjet me trafikantët, Gjushi, i vetmi shërholder me Ramën në narko-kabinetin aktual, është i regjistruar në biseda kriminale me banda trafikantësh edhe nga EULEX-i i Kosovës.
Gjithashtu, Gjushi është denoncuar nga opozita dhjetëra herë për lidhjet e tij me bandat.
Por e vërteta është se nga EULEX-i nuk është i regjistruar vetëm Gjushi, por dhe shumë më rëndë, vetë Rama. Në regjistrimet e shumta të EULEX-it, në disa prej tyre më përvëluese dhe katastrofale janë ato të Ramës.
Në disa nga këto regjistrime, veçanërisht ato të grupit të Xibrakës rezultojnë të përfshirë direkt dhe me lidhje shumë imtime, Edi dhe Olsi Rama. Këto regjistrime u janë dhënë, përveç instancave që drejtojnë shërbimin e jashtëm në Bruksel, edhe disa prej shërbimeve të vendeve kryesore. Mbi bazën e këtyre përgjimeve ekziston një debat i brendshëm për qendrimet që duhet mbajtur ndaj Ramës dhe vëllait të tij Olsi.
Shtoj këtu se, përveç EULEX-it, implikimin e Ramëve në grupin e Xibrakës e kanë dhe agjensi të dy partnerëve kryesorë. Por vet Noriega, edhe nga shërbimet e vendit, në regjistrim aksidental është kapur në lidhje dhe vepra kriminale, si psh tek i thotë një bashkëbiseduesi se kërkon 10 milionë euro për tenderin. Apo një tjetri tek i thotë se telefoni i tij (bashkëbiseduesit) është në përgjim. Ai është i regjistruar aksidentalisht gjatë fushatës elektorale, duke biseduar me Milin e partisë për probleme me interes për të dy palët.
Rama vetë ka dijeni të plotë për këto regjistrime. Fati i tij pra është në duar të të tjerëve. Kazani po zien. Kazanxhiu pastë fatin e vet!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
1.3 ton kokainë nga Kolumbia, 3 shqiptarë arrestohen në Francë
1.3 ton kokainë u sekuestruan këtë fundjavë në Bordo nga autoritetet franceze, ndërsa 23 persona u vendosën në pranga. Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, 11 kolumbianë, 3 francezë, 5 italianë dhe një turk, identitetet e të cilëve nuk janë bërë me dije. Disa prej tyre, para arrestimit u takuan në një vilë pranë Bordosë për të marrë ngarkesën e drogës. Sipas hetimeve, grupe të ndryshme kriminale siguronin nga Franca sasi të mëdha droge, që sillej aty nga trafikantët amerikano-latinë.
Sekuestrimi i automjeteve dhe qindra-mijëra euro
1.3 ton kokainë ishin fshehur në valixhe dhe çanta sportive. Në treg, e shitur me pakicë, droga do të gjeneronte plot 39 milionë euro për trafikantët. Televizioni francez “BFM TV” raportoi se janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 makina dhe qindra-mijëra euro (kesh).
Sipas hetimeve, dyshohet se ata ishin në gjendje të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.
Për të kryer këtë operacion, autoritetet franceze kanë bashkëpunuar me ato spanjolle, kolumbiane, si dhe DEA-n amerikane.
Cilët janë 3 shqiptarët e kapur
“Është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Francë”. Kështu hapen titujt e mediave franceze për një sasi rekord droge, prej 1.3 ton kokainë të jetë kapur nga policia franceze ku janë të përfshirë edhe shqiptarë. Droga u gjet në një ndërtesë në Bordo.
Në pranga u vunë 23 persona, të cilët janë 11 kolumbianë, 3 francezë, 3 shqiptarë, italianë dhe një turk. Identitetet janë ende sekret për shkak se hetimet vazhdojnë. Për këtë çështje të bujshme nuk ka ende asnjë reagim nga policia shqiptare. Kokaina ishte fshehur në valixhe dhe çanta sportive dhe vlera e saj në treg do të sillte 39 milionë euro përfitime. Droga e trafikuar nga Kolumbia ishte e destinuar për tregun europian. Operacioni u finalizua të dielën, por detaje dolën vetëm një ditë më pas nga Zyra Qendrore për Ndalimin e Trafikut të Paligjshëm në Narkotikë (Ocrtis).
Arrestimet u bënë në afërsi të vilës ku ishte fshehur droga. Mediat franceze shkruajnë, se u sekuestruan 7 automjete dhe qindra mijëra euro. Të arrestuarit dyshohen se janë shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Ky sekuestrim është rezultat i një hetimi disamujor.
Dy shqiptarë kapen me gjysëm kg heroinë në Itali
Gjatë kontrolleve të zakonshme të kryera në rrugët jashtë zonës urbane të Foggia-s, karabinierët u “takuan” me një makinë të dyshuar me dy persona brenda saj. Pas arrestimit, ata ishin Armand Hasa lindur në vitin 1988 dhe Abas Vrapi, lindur në vitin 1988, personat pa leje të rregullt qëndrimi në territorin italian.
Të dy ishin pikasur duke fshehur diçka brenda bimësisë në zonë, ku pas kontrolleve u zbulua 500 gram heroinë. Kërkimet pasuese personale dhe në shtëpi kanë bërë të mundur edhe gjetjen e 25 gramëve marijuanë. Të dy burrat u arrestuan.
Policia italiane ka vënë në pranga 20 persona mes të cilëve tre janë shtetas shqiptarë që janë kapur me doza kokaine, heroinë dhe metanfetaminë. Lënda narkotike ishte e fshehur në kutinë e postës, por edhe në disa mobilje në dhomën e gjumit.
Operacioni antidrogë u zhvillua nga Karabinierët e Komandës së Romës në zona të ndryshme të kryeqytetit italian, si Termini, San Lorenzo, Pigneto e Torpignatara. Kontrollet çuan në arrestimin e 20 personave dhe sekuestrimin e rreth gjysëm kilogrami drogë si kokainë, heroinë, marijuanë dhe metanfetaminë si dhe 8900 euro.
Katër prej të arrestuarve janë italianë, tre rumunë dhe një nga Frosinone; 16 janë të huaj: tre shqiptarë, dy nga Bangladeshi, një nga Pakistani dhe dhjetë nga Afrika.
Të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri 50 vjeç, shumë prej tyre të njohur për Policinë, të akuzuar për posedim dhe trafik droge. Në rrugën Via Antonino Lo Surdo, zona Marconi, në shtëpinë ku u arrestuan tre shqiptarët, karabinierët kanë gjetur 20 gramë kokainë dhe 110 gr marijuana.