32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Aksidentohen dy makina, njëra përmbyset në rrugë! Detajet e para

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të marte te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se dy makina janë përplasur dhe se njëra prej tyre është përmbysur.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar.

“Bashës i marrshin të keqen”, Erbi Ago: Humbjet më të thella të PD-së kanë qenë me Berishën në krye

Analisti Erbi Ago ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar atë një dështim të thellë për Partinë Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës.

Në një deklaratë për median, Ago theksoi se ky është moment për reflektim të thellë brenda PD-së, duke sjellë në vëmendje faktin se përjashtimi i mendimit ndryshe dhe mungesa e debatit të shëndetshëm politik kanë sjellë ndarje të thella dhe dobësim të forcës opozitare.

Fatkeqësisht, mendimi ndryshe në PD krijon skizma marramendëse. Ka nevojë për reflektim serioz. Kërkuan me ngulm largimin e z. Basha, duke pretenduar se nuk mund të përballonte Edi Ramën dhe PS-në. Por faktet flasin vetë: dy humbjet më të thella historike të PD-së kanë qenë me Berishën në krye – në vitin 2013 dhe tani, në 2025”, u shpreh Ago.

Ai shtoi se krahasuar me situatën aktuale, kontributi dhe rezultati i Lulzim Bashës merr një tjetër vlerësim.

Pjesë nga fjala e Agos:
Fatkeqësisht, kemi parë që mendimi ndryshe në PD sjell skizma marramendëse. Ka nevojë për reflektim serioz në Partinë Demokratike – reflektim pse? Sepse kërkuan me ngulm largimin e z. Basha, duke arsyetuar se nuk ia dilte dot përballë Edi Ramës dhe PS-së. Ndërkohë, dy humbjet më të thella historike të PD-së kanë ndodhur pikërisht me Berishën në krye, në vitin 2013 dhe tani, në 2025. Po ta flasim pak me gjuhë tavoline, Bashës i marrshin të keqen me çfarë po ndodh.”

Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili, heshtje në Shqipëri

Në Brazil ka shpërthyer gripi i shpendëve dhe me dhjetëra stabilimente me pula janë vënë nën karantinë. Një ditë më parë Bashkimi Evropian njoftoi se Brazili, eksportuesit më të madh të shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor të mishit të shpendëve në BE, ia ka ndaluar të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në vendet e bllokut.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se masa “do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, gjithmonë bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV”.
Sot, Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili.
Masa është marrë pasi Brazili konfirmoi të premten shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë, ndërsa tha se po heton raste të tjera të dyshuara.
Autoritetet kosovare kanë thënë se vendimi për ndalimin e mishit të pulës nga Brazili “synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës”.
Në Shqipëri institucionet heshtin. Madje nuk kanë marrë asnjë vendim në mbrojtje të konsumatorit shqiptarë. Teksa, dihet që Shipëria importon mish nga Brazili, qoftë pule apo të shpendëve e kafshëve të tjera.

Receta nga Enveri: “Patatja, dhe bukë dhe gjellë”

Në kulmin e marrëdhënieve “të ngrohta dhe të çeliktë” me Kinën, kur “solidariteti vëllazëror” ishte refreni i përditshëm, Enver Hoxha e pa pataten si një fushë tjetër ku miqësia me Kinën mund të lulëzonte bashkë me prodhimin bujqësor.

Në një dokument të kohës, patatja përshkruhet si një pasuri bujqësore me rendiment të jashtëzakonshëm, 80 kv/ha, në krahasim me vetëm 15-20 kv/ha të misrit. Kështu udhëheqësi komunist sugjeroi kultivimin e patates edhe si bukë, dhe si alternativë për kursimin e miellit të grurit.

Në një takim me kuadro nga sektori i bujqësisë, si Viktor Puka dhe Andrea Gjermeni, udhëheqësi i pagabueshëm shpalli direktivat bujqësore: “Të gjitha forcat drejt kultivimit masiv të patates!”

Ky mobilizim nuk ishte thjesht një thirrje për të mbjellë më shumë patate, por ishte dhe një akt i solidaritetit të dyanshëm kinezo-shqiptar. Siç thuhet në dokument, Kina “po pregatitet të na dërgojë qindra tonë fara patate, prandaj tani janë mobilizuar dhjetra mijëra veta për të zgjedhur, ambalazhuar mirë dhe dërguar patate në Shqipëri. Janë marrë nga vapore të huaj deri në vapore frigoriferë që kostojnë shumë që fara e patates të na vijë në kohën e duhur për ta mbjellë. Ne kemi në Kinë njerëzit tonë që merren me këtë çështje, po kinezët po kujdesen vetë shumë dhe do të na i dhanë peshqesh, fare pa para.”

Hoxha tregoi, se “ në Evropë, në Gjermani njerëzit nuk hanë shumë bukë si tek ne, ata hanë më shumë patate.” Kështu, duheshin ndryshuar  zakonet shqiptare të ushqyerjea. Madje, për të siguruar popullin për suksesin e kësaj nisme, vetë Komiteti Qendror bëri një provë. “Në Komitetin Qendror na kanë dërguar si mostër bukë të prodhuar me miell gruri përzier me miell patateje.” Kjo bukë, sipas Enverit ishte “e shkrifët si sfungjer dhe shumë e shijshme”.

Kështu Enveri udhézonte specialistët e bujqësisë se, “pataten ne do ta mbjellim dhe do ta përzjejmë me miellin e grurit për të bërë bukë.” Për më tepër udhëheqësi i habiti kuadrot e bujqësisë kur ju tregoi se, “i dhamë ushtrisë (reparteve të stërvitjes së minave dhe kazarmave) për provë gjysëm sasi mishi, gjysëm patate. Ata që hëngrën bukë të përzjerë me gjysëm sasi miell gruri dhe gjysëm patate, edhe më mirë punuan, shtuan edhe nga 3 kilogram.”

Kështu, nën dritën e “solidaritetit vëllazëror” me Kinën, “patatja do të shndërrohej në një simbol të miqësisë, solidaritetit internacionalist, si dhe një mjet për të ndërtuar “njeriun e ri socialist” të ushqyer me bukë me patate.

“Omerta” vihet në zbatim/ Pas kërcënimit të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ për pamjet filmike

Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale.

Ky veprim i tyre vjen pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë këshillonte që  të mos e bëjnë diçka të tillë, duke u thënë se “humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën”. Duket se Kodi “mafioz” i heshtjes, Omerta, është vënë në zbatim nga kryetari i PS dhe ka funksionuar për të të mos nxjerr të palarat e organizatës gjetë zgjedhjeve të 11 majit.

OKB ngre alarmin: 14.000 foshnje mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme nëse nuk marrin ndihmë

Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, thotë se 14.000 foshnje mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme nëse nuk u dërgohen më shumë ndihma.

 

“Dua të shpëtoj sa më shumë që të jetë e mundur nga këto 14,000 foshnje në 48 orët e ardhshme”, thotë ai për BBC.

Fletcher thekson se “ne duhet ta përmbytim Rripin e Gazës me ndihma humanitare”.

“Është një shifër krejtësisht e frikshme”, deklaroi ai, duke shtuar se: “Por kjo është ajo që bëjmë, ne vazhdojmë. Do të jetë frustruese, do të pengohemi dhe do të përballemi me rreziqe të mëdha. Por nuk shoh një ide më të mirë për të dërguar ushqimin tek foshnjat.”

E BUJSHME/ Agjenti shqiptar i propozon Milanit trajnerin e ri, një kampion Europe për pankinën kuqezi

Java e fundit e majit po kalon në heshtje, ashtu si shumë të tjera këtë sezon për Milanin.

Në ambientet rreth klubit kuqezi, mbizotëron ndjesia se po përgatitet një tjetër “revolucion”, por një prej atyre që ndryshojnë më pak sesa duhet. Çështja e parë është kush do të jetë pasuesi i Serxho Konseisaos. Gazetari i njohur Alessandro Jacobone shkruan në profilin e tij “X” se tashmë është një kandidat për pankinën kuqezi. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares, Roberto Mançini ku Italia fitoi edhe Europianin në 2020-ën. Ky emër është propozuar nga agjenti  i njohur me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Fali Ramadani. 12Identiteti i kërkuar te Milani është ai i një trajneri fitues dhe Mançini sigurisht që ka përvojën e tij të larmishme me futbollin italian, kampionatin dhe lojtarët e tij. Kjo mund të përdoret për të krijuar siguri dhe stabilitet. Mbetet për t’u parë se sa idetë e tij mund të jenë të qëndrueshme për kuqezinjtë, por emri i tij është i pranishëm në listën e gjatë të trajnerëve të mundshëm të ardhshëm të Djallit.

Rikujtojmë që Fali Ramadani është bashkëthemelues dhe drejtor i agjencisë LIAN Sports Group, e cila është ndër më të mëdhatë në botën e futbollit. Kjo agjenci përfaqëson një sërë lojtarësh të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Kalidou Kulibali, Miralem Pjaniç, Leroi Sane, Romelu Lukaku dhe së fundmi portierin e Mançester Junajtid. Andre Onana.Fali Ramadani, super-agjenti i ri i futbollit, pas marrëveshjes me Jovic - Lapsi.alRamadani ka luajtur një rol kyç në transferimet e rëndësishme të lojtarëve në klubet elitare evropiane, si kalimi i Kulibalit nga Napoli te Çelsi dhe ai i Luka Joviç te Real Madrid. Ai një nga agjentët më me ndikim në futbollin evropian, veçanërisht në tregjet e Italisë, Gjermanisë dhe Ballkanit.

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së? Analiza e REL: Niset një kapitull i ri në marrëdhëniet mes tyre pas Brexit-it

 

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020.

 

 

Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth çështjeve për të cilat janë pajtuar palët:

 

Siguria dhe mbrojtja

 

Palët janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në një kohë kur Evropa po riarmatoset përballë kërcënimit nga Rusia dhe mes pasigurive për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Marrëveshja do ua mundëson përfaqësuesve britanikë të marrin pjesë në disa takime ministrore të BE-së dhe të angazhohen në stërvitje dhe misione ushtarake evropiane.

 

Gjithashtu, marrëveshja synon t’i afrojë industrinë britanike të mbrojtjes me përpjekjet evropiane për të ndërtuar një bazë industriale vendore.

 

Ajo ua hap rrugën firmave britanike të përfitojnë nga një fond i BE-së prej 150 miliardë eurosh, për të cilin po negociojnë tani 27 shtetet anëtare të bllokut. Megjithatë, do të nevojitet një marrëveshje shtesë dhe një kontribut financiar nga Londra.

 

Britania pritet të përfitojë ndjeshëm nga kjo marrëveshje. Kompanitë si BAE Systems dhe Rolls-Royce pritet të kenë përfitime.

 

Ushqimi dhe kafshët shtëpiake

 

BE-ja dhe Britania janë pajtuar t’i kufizojnë kontrollet mbi ushqimet dhe produktet bimore në tregtinë e ardhshme. Kjo ka qenë kërkesë kyçe nga Londra.

 

Sipas tekstit të marrëveshjes, “kjo do të bëjë që shumica dërrmuese e lëvizjeve të kafshëve, produkteve shtazore, bimëve dhe produkteve bimore midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të kryhen pa certifikatat, apo kontrollet të cilat kërkohen sipas rregullave”.

 

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Britanisë. Por, eksportet britanike drejt kontinentit kanë rënë për 21 për qind që nga Brexit-i, ndërsa importet kanë rënë për shtatë për qind.

 

Pas një mungese të gjatë, Britania do të mund të shesë sërish hamburgerë, fruta deti, salsiçe dhe produkte të tjera në BE, tha Starmer. Po ashtu, britanikët do të mund të udhëtojnë më lehtë me kafshët e tyre shtëpiake.

 

Në këmbim, Britania është zotuar për përafrim dinamik – me mundësi përshtatjeje në kohë – me rregullat sanitare dhe fitosanitare të BE-së, me disa përjashtime të mundshme.

 

Në rast mosmarrëveshjeje, do të krijohet një mekanizëm i pavarur për zgjidhjen e çështjeve, por Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të mbetet autoriteti përfundimtar.

 

Masat e tjera ekonomike për të cilat u arrit pajtueshmëri përfshijnë “bashkëpunim më të ngushtë” për kuotat e emetimeve, duke lejuar kompanitë britanike të shmangin taksën kufitare të BE-së për karbonin.

 

Sipas Qeverisë britanike, këto masa pritet t’i shtojnë ekonomisë britanike “afërsisht 10.7 miliardë euro deri në vitin 2040”.

 

Peshkimi

 

Peshkimi ishte çështja veçanërisht e rëndësishme për Francën, e cila e vendosi atë si parakusht për çdo marrëveshje më të gjerë mes Londrës dhe Brukselit.

 

Britania ka rënë dakord ta zgjasë deri në qershor të vitit 2038 një marrëveshje ekzistuese që lejon anijet evropiane të peshkojnë në ujërat britanike dhe anasjelltas. Marrëveshja e tanishme pritej të përfundonte në vitin 2026.

 

Zgjatja e marrëveshjes do të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për ekuipazhet e peshkimit, pa rritur sasinë e peshkut që anijet e BE-së mund të zënë në ujërat britanike, sipas Qeverisë britanike.

 

Në Skoci, kritikat ishin të menjëhershme. Sektori i peshkimit “duket se është braktisur” nga Londra, tha kryeministri i Skocisë, John Swinney, ndërsa Federata e Peshkatarëve Skocezë e përshkroi marrëveshjen si “film horror”.

 

Ministrja franceze Agnes Pannier-Runacher, e cila mbikëqyr sektorin e peshkimit, e mirëpriti marrëveshjen duke thënë se ajo “do të sigurojë vizibilitet ekonomik dhe politik për peshkimin francez”.

 

Lëvizja e të rinjve

 

Brukseli kishte shtyrë për një marrëveshje për lëvizjen e të rinjve, e cila do t’ua mundësojë të rinjve evropianë të studiojnë dhe punojnë përkohësisht në Britani, dhe anasjelltas. Por, Londra mbetet e kujdesshme ndaj çdo marrëveshjeje që ngjan me lëvizjen e lirë dhe që mund t’i rrisë shifrat e emigracionit.

 

Asnjë marrëveshje e qartë nuk u arrit të hënën dhe teksti i marrëveshjes nuk e përmend fjalën “lëvizje”.

 

Pra, palët shprehën thjesht gatishmërinë për të “punuar për një program të baraspeshuar” që do t’u mundësojë të rinjve të punojnë, studiojnë, bëjnë vullnetarizëm apo të udhëtojnë në Britani dhe BE për një periudhë të kufizuar kohore. Kushtet e programit nuk janë përcaktuar ende.

 

Londra dhe Brukseli gjithashtu biseduan për mundësinë që Britania t’i ribashkohet programit për shkëmbime studentore, Erasmus+.

 

Numri i studentëve të BE-së në Britani është përgjysmuar që nga Brexit-i, duke rënë nga rreth 148.000 më 2019-2020 në 75.500 më 2023-2024.

 

Kalimet kufitare

 

Për t’i lehtësuar kalimet kufitare, të dyja palët u zotuan të “vazhdojnë diskutimet” në mënyrë që shtetasit britanikë të mund të përdorin më shumë “eGates” – portat automatike për kontrollin e pasaportave.

 

Kjo duhet t’i ndihmojë pushuesit britanikë t’i shmangin “radhët e tmerrshme” në aeroportet e BE-së, sipas Qeverisë britanike./REL

GJKKO dënon me burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”! Ja sa vite do të qëndrojë në qeli

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 vite burg ish kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.

 

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht Zarka dënohet me 2 vite e 8 muaj burg si dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike. Ai akuzohet per korrupsion aktiv dhe pasiv.

Ndërkohë SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 6.4 vite burg.

Njoftimi

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve
të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj
dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”
e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë
të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes
para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal
që i përket zëvendësimit të masave të sigurimit për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të
kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes
para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penalqë i përket dërgimit në gjyq të çështjes penale për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të
kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin
nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal që i përket mosfillimit të
procedimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë) dhe në
bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave
penale, Gjykata vendos që të dënojë të pandehurin Aurel Zarka me një dënim të
vetëm me 4 (katër) vite burgim.

7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të
dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aurel Zarka me 2
(dy) vite dhe 8 (tetë) muaj burgim.

8. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Aurel Zarka
për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

9.Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aurel Zarka fillon nga dita e arrestimit të tij
dt. 29.07.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

10. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen 25464 lekë (1/4 e 101.858
lekë) si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.

11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë)
ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

DOSJA E SPAK PËR TOYOTA AURIS

Sipas SPAK, është provuar se të pandehurit Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris), Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.

Prokuroria e Posaçme njoftoi më 4 Janar se është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me një sërë komunikimesh të kryera nga të pandehurit.

Konkretisht, nga aktet e këtij proçedimi penal janë veçuar aktet dhe janë rregjistruar proçedimet penale:

Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat e kryera nga të pandehurit dhe personat e tjerë të administruara gjatë hetimeve, në përmbajtjen e të cilave përmënden persona të tjerë në cilësinë e prokurorëve, gjyqtarëve, funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, për të cilët pretendohet se kanë kërkuar apo kanë marrë përfitime të parregullta.

Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat dhe komunikimet që janë administruar gjatë hetimeve, nga të cilat ekzistojnë të dhëna se edhe persona të tjerë mundet të kenë kryer ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kanë ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionarëve të organeve të tjera të drejtësisë.

Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve pasi nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve për këtë procedim penal janë krijuar të dhëna dhe dyshime se mundet të jenë kryer veprime që përmbajnë elementët e veprave penale të tjera.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të pandehur për veprën penale korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve të Drejtësisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfundur hetimet paraprake për proçedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, i rregjistruar për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal.

Për këtë procedim penal, gjatë fazës së hetimeve paraprake, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore ku përfshihet; marrja e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrja e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimi, zbulimi dhe administrimi i dokumentacionit të nevojshëm, marrja në pyetje e personave që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e hetimeve, si dhe është kryer analizimi me hollësi i të dhënave, i dokumentacionit të administruar, si dhe provave të mbledhura gjatë hetimeve.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal si edhe nga burimet e provave të mbledhura dhe të administruara gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.

Në kohën e kryerjes së veprimeve të kundraligjshme, i pandehuri Aurel Zarka ka qënë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e pandehura Eriona Daupaj ka qënë në funksionin e oficeres së policisë gjyqësore në ish Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe më pas oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qënë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasve Alfred Vladi etj.

Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme, sipas akuzave dhe episodeve respektive për të pandehurit :

  1. Procedimi penal nr.130 viti 2018 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/1 e (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.
  2. Procedimin penal nr.71 viti 2020 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal, duke përfshirë seancën gjyqësore të rivlersimit/zëvendësimit të masave të sigurimit të datës 17.01.2020 të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, fazën e hetimeve paraprake, fazën e caktimit të gjyqtarit të seancës paraprake dhe zhvillimin e seancës paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.
  3. Ekzekutimin e disa kërkesave për ndihmë juridike të dërguara nga autoritetet belge të drejtësisë, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, ndaj procedimit penal në ngarkim të shtetasve, Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, të ekzekutuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe nga Prokuroria e Posaçme.
  4. Procedimin pasuror nr.1 datë 20.12.2019 i Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i zhvilluar në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri.
  5. Procedimi pasuror nr.24 prot dt.19.02.2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1 datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Çela alias Marjus Lulaj.
  6. Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xhoi Mansaku, e akuzuar për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
  7. Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669 datë 26.03.2020 të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
  8. Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë.

Prokuroria e Posaçme në datën 30.12.2024 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.26 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve:

  1. Radovan Çela, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 5 herë, në bashkëpunim 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 herë, 1 herë në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe nenet 319 e 25 të Kodit Penal.
  2. Astrit Vladi, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe nenet 319 e 25 të Kodit Penal.
  3. Aurel Zarka, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), nenet 319 e 25 dhe neni 319/ç i Kodit Penal
  4. Eriona Daupaj, e akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer 2 herë, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021), neni 295/a paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Me vendimin e prokurorëve të çështjes, më datë 26.12.2024 është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me një sërë komunikimesh të kryera nga të pandehurit, që kanë të bëjnë me faktet dhe rrethanat e përmëndura më sipër, si edhe në lidhje me biseda që kanë të bëjnë me fakte dhe rrethana të tjera që kanë dalë gjatë veprimeve hetimore. Konkretisht, nga aktet e këtij proçedimi penal janë veçuar aktet dhe janë rregjistruar proçedimet penale si më poshtë:

Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat e kryera nga të pandehurit dhe personat e tjerë të administruara gjatë hetimeve, në përmbajtjen e të cilave përmënden persona të tjerë në cilësinë e prokurorëve, gjyqtarëve, funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, për të cilët pretendohet se kanë kërkuar apo kanë marrë përfitime të parregullta.

Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat dhe komunikimet që janë administruar gjatë hetimeve, nga të cilat ekzistojnë të dhëna se edhe persona të tjerë mundet të kenë kryer ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kanë ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionarëve të organeve të tjera të drejtësisë.

Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve pasi nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve për këtë procedim penal janë krijuar të dhëna dhe dyshime se mundet të jenë kryer veprime që përmbajnë elementët e veprave penale të tjera.

Lidhur me këto episode është rregjistruar procedimi penal nr.26/1 datë 26.12.2024 dhe vijojnë që të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Ndikimi i “politikës së drejtorëve” në zgjedhjet e 11 majit

Sektori publik në Shqipëri është fryrë e mbufatur me të punësuar shtesë gjatë viteve të fundit, veçanërisht në nivelin e drejtorëve dhe të punëtorëve të pakualifikuar, ndërsa rënia e popullsisë për shkak të emigrimit ka bërë që numri i të punësuarve në raport me popullsinë të rritet edhe më shpejt, sugjerohet nga shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave të analizuara nga BIRN.

Në fund të vitit 2024, sektori publik, ku përfshihen administrata qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet me kapital aksioner publik, shënoi 184 mijë të punësuar, me një rritje prej 20 mijë vetësh ose 12.4% në krahasim me vitin 2013, kur socialistët morën për herë të parë pushtetin. Rritja e të punësuarve në sektorin publik ka nisur pas vitit 2018 dhe ka shënuar kulmin në vitin 2021 dhe më 2024, që të dy vite zgjedhore apo pragzgjedhore. Shtimi në sektorin publik ka qenë veçanërisht i madh në nivelin e drejtorëve, duke bërë që nga viti 2023, të ketë efektivisht një drejtor për çdo tetë specialistë dhe punëtorë të thjeshtë.

Ndërsa numri i të punësuarve në shtet është rritur, popullsia, së cilës teorikisht këta të punësuar i shërbejnë, ka ardhur në rënie. Të dhënat e censit 2023 shënuan popullsi rezidente në Shqipëri prej 2.4 milionë banorësh, nga 2.82 milionë që raportohet të kenë qenë në vitin 2011.  Rrjedhimisht, numri i të punësuarve në sektorin publik për 100 banorë është rritur, nga 6 për 100 në 7.8 për 100.

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”. Vëzhguesit i vënë gishtin drejtpërsëdrejti mitingjeve të Ramës me gratë, në të cilat, siç theksohet në raport, pjesëmarrëset ishin më së shumti punonjëse të sektorit publik dhe se në katër raste, disa prej tyre u treguan vëzhguesve se u ishte kërkuar të paraqiteshin në mitingjet e kryeministrit.

Abuzimet dhe presionet ndaj sektorit publik nuk  janë gjë e re në zgjedhjet shqiptare, por ajo që vërehet në zgjedhjet e fundit, dhe gjuha e përdorur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, është me të vërtetë e paprecedentë. Për shembull, para zgjedhjeve të vitit 2013, Partia Socialiste u ankua te vëzhguesit ndërkombëtarë për raste të pushimit nga puna në sektorin publik të mbështetësve të saj dhe vëzhguesit, në raportin e atyre zgjedhjeve, i konsideruan ankesat e PS si “të besueshme”. Por kjo do të thotë gjithashtu se, në vitin 2013, tetë vjet pas ardhjes së demokratëve në pushtet, në sektorin publik kishte mbështetës të opozitës, gjë që nuk mund të thuhet shumë lehtë sot.

Sipas raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë, por edhe sipas shumë politikanëve dhe aktivistëve, shfaqja e mbështetjes për një parti opozitare është e mjaftueshme për ta pushuar dikë nga puna, ndërsa disa kandidatë që garuan në zgjedhje për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit e gjetën veten pa punë menjëherë pasi shpallën kandidaturën.

Partitizimi i plotë i administratës publike dallohet edhe nga një analizë e jetëshkrimeve të kandidatëve për deputetë  të kryer nga BIRN para zgjedhjeve, në të cilën vihet re se mbi 90% e kandidatëve të Partisë Socialiste vijnë nga radhët e administratës publike ndërsa mes mbi 2 mijë kandidatëve të opozitës kryesore apo partive të reja, nuk ka pothuajse fare punonjës të sektorit publik.

Përdorimi i administratës publike si levë në zgjedhje ka gjasa do të ketë pasoja afatgjata në demokracinë shqiptare, pasi të 184 mijë punonjësit e sektorit publik janë mjaftueshëm për t’i dhënë qeverisë avantazhin që i nevojitet në zgjedhje përkundrejt çfarëdolloj kandidati apo kandidatësh nga opozita. Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit pasi mori brenda vendit 734 mijë vota, rreth 35 mijë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2021. Por për shkak se popullsia e përgjithshme votuese ka rënë me 200 mijë, votat e PS-së u përkthyen në një përqindje edhe më të lartë nga sa ishin katër vjet më parë.

Të punësuarit në sektorin publik ndahen për efekt administrativ në të punësuar të qeverisë qendrore dhe në të punësuar të tjerë. Sektori buxhetor i qeverisë qendrore, shifrat e punësimit të së cilës janë pjesë e buxhetit që miratohet në parlament, ka pësuar rritje më të vogël në dekadën e fundit dhe këtë vit pritet të jete 85 mijë. Këtu përfshihen të punësuarit e sektorëve kyçë si shëndetësia dhe arsimi. Ajo që është shtuar është sektori i të punësuarve në pushtetin vendor si dhe në ndërmarrjet publike, të tilla si Posta Shqiptare, OSHEE e të tjera. Transparenca e të dhënave në këtë sektor nuk krijon mundësi për të parë se ku specifikisht janë shtuar të punësuarit dhe çfarë bëjnë të punësuarit shtesë. Ajo që dihet janë vetëm shifrat finale: Në vitin 2013 kishte 164 mijë të punësuar në sektorin publik, në dhjetor 2024 kishte 184 mijë.

Instituti i Statistikave publikon të dhëna për të punësuarit në sektorin publik të ndarë sipas grup-profesioneve. Kjo do të thotë që është e mundur që të shikohet jo vetëm numri i përgjithshëm i të punësuarve, por edhe se në cilat nivele kemi pasur shtesa. Të dhënat e detajuara në këtë mënyrë disponohen deri në vitin 2023. Nga të 17 mijë punonjësit shtesë që janë shënuar nga viti 2013 deri më 2023, dallohet se plot 6700 janë në kategorinë Ligjvënës, nëpunës të lartë dhe drejtues, ndërsa 11 mijë janë shtuar në nivelin specialistë. Përkundër shtesës në drejtorë dhe specialistë, shtesa te kategoria Nëpunës të thjeshtë është vetëm 1600, ndërsa ajo e nivelit Punëtorë  është vetëm 4,400 vetë. Me pak fjalë, sektori publik është fryrë me 6700 drejtorë, të cilët duhet të drejtojnë punën e 11 mijë specialistëve dhe pak rreth 6000 punëtorëve e nëpunësve të thjeshtë. Numri i të punësuarve në një kategori që quhet Teknikë dhe ndihmësspecialistë ka rënë me rreth 6 mijë.

Shtimi kaq i shpejtë i drejtorëve në raport me totalin e të punësuarve ka bërë që në vitin 2013 në sektorin publik të kishte një drejtues të lartë për çdo tetë të punësuar nga një për çdo dymbëdhjetë që kishte një dekadë më parë.

Në një situatë normale, numri i të punësuarve në sektorin publik do të duhej të ndiqte ecurinë e popullsisë. Duke qenë se popullsia ka rënë me 14% që kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, numri i të punësuarve në sektorin publik duhej të kishte rënë sot në 140 mijë nga 184 mijë që është. Me pak fjalë, një në çdo tre persona të punësuar në sektorin publik ngjan sikur është tepër. Fondi i pagave të sektorit publik, rreth 1.1 miliardë euro në vitin 2024, do të duhej të ishte mbi 300 milionë euro më i ulët, nëse të punësuarit në shtet do të ishin brenda asaj që është e arsyeshme për një vend me popullsinë aktuale të Shqipërisë. Të 300 milionë eurot normalisht do të mundësonin investime publike ose politika sociale, fjala vjen, rritje pensionesh, ndërsa drejtorët e panumërt në fjalë do të duhej të pranonin të punonin në sektorin privat, ku vlera e shtuar e punës matet me para dhe jo me vota.