Álvaro Morata (26 vjeç) ia ka dalë të triumfojë edhe në Premier League. Ai është sulmuesi i padiskutueshëm i Chelsea. Në Angli ka gjetur vazhdimësinë, që nuk e ka pasur te Real Madridi, për të cilin e deklaron veten si një ndjekës besnik dhe i dëshiron më të mirën. Lidhur me faktorët përcaktues për largimin e tij nga Real Madridi, Morata tha: “Në fund të fundit, i vetmi faktor vendimtar është se unë kisha nevojë për diçka që Real Madridi nuk mundi të ma japë. Po të vazhdoja të rrija te Real Madridi nuk do të kisha mundësi që të luaja çdo të dielë. Real Madridi është Real Madridi dhe çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e tij, ndaj natyrshëm lind pyetja: Pse të dëshiroja të largohesha që aty?
Duhet të luaj, asgjë më shumë. Unë kam luftuar gjithë jetën time për të luajtur, për të qenë te Real Madridi, sepse përpiqem të jem në formacionin fillestar. Kam nevojë për të luajtur dhe te Chelsea kam gjetur atë, që e kam të nevojshme. Po Zidane, a më ka kërkuar që të qëndroj? Unë do të jem mirënjohës gjatë gjithë jetës time për Zidane, sepse më dha mundësinë për të fituar një tjetër Champions dhe për të luajtur me Real Madridin. Ai më tha: Álvaro, e kuptoj që, nëse doni të luani dhe të keni vazhdimësi, ka kuptim logjika e largimit. Ai më tha që, nëse doja të qëndroja, ishte i lumtur, por gjithashtu kishte shumë opsione në sulm. Vendosa që ishte më mirë të largohesha, sepse kisha përpara një Kupë Botërore dhe dëshiroja të isha në të.
Dua të jem i rëndësishëm për Spanjën dhe për këtë duhet të kem një vazhdimësi, çka është ajo që po bëj te Chelsea. A do të pendohem? Nuk do të kem keqardhje që vendosa të shkoj në një klub si Chelsea. Do të doja të isha te Chelsea gjatë gjithë kohës. Ju nuk duhet të pendoheni për asgjë në jetë. Të gjitha hapat që kam ndërmarrë në karrierën time më kanë shërbyer për diçka, kam mësuar. Kam fituar në Itali, kam fituar te Real Madridi dhe ndihesha i rëndësishëm. Tani kam sfidën që të jem një kampion edhe në Angli. Ky është qëllimi im: të fitoj Premier League dhe hyni në historinë e spanjollëve, që kanë fituar titullin në të tria vendet”, u shpreh Morata.
Morata: Zidane më tha të qëndroja
Ozil te Barcelona?
Mesut Özil (Gelsenkirchen, 15.10.1988) ngrihet si “shkuma në pishinat” e “Can Barça”, sepse pritet të jetë nënshkrimi i dimrit. Josep Maria Bartomeu tashmë pranon haptazi se, për të fituar Ligën e Kampionëve, ata do të duhet të bëjnë një “goditje” në janar. Nënshkrimi, atëherë, duket i afërt. Edhe pse plani A është ende Philippe Coutinho, në zyrat e klubit katalanas i dinë mirë dy gjëra: e para, është se braziliani nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve. E dyta, se Liverpool do të vërë gurë në rrugën e klubit katalanas dhe nënshkrimi mund të shtyhet për në verë. Pavarësisht nga kërkesa e vetë Coutinhos, që ka kërkuar transferimin në Katalonjë, “Reds” nuk kanë lëvizur nga pozicioni i tyre. Barça nuk dëshiron të jetë e varur kështu dhe Özil është një opsion tërheqës. Arsenali mund ta lërë atë për 20 milionë euro, sipas raporteve të së martës në “Mundo Deportivo”.
Özil ishte afër për t’u bërë lojtar i Barcelonës në verën e vitit 2010. Në atë kohë, përfaqësuesi i tij ishte Pere Guardiola, vëlla i trajnerit të atëhershëm të Barcelonës. Është spekuluar se, Guardiola nuk do të jetë i përfshirë në nënshkrim nga frika se ishte i përfshirë në biznesin e vëllait të tij, por në fillim të vitit 2017 ishte i njëjti Özil, i cili tha se kurrë nuk ka marrë një telefonatë nga Guardiola dhe indiferenca e tij, e përzier me afeksionin e Mourinhos, bënë që të largohej nga Madridi. Özil luajti ndeshje të mëdha me fanellën e Real Madridit në “Camp Nou”. Tani ai duket më afër se kurrë për Barçën. Lojtar i talentuar është në gjendje të hapë mbrojtjet kundërshtare me aftësinë e tij dribluese. Gjithashtu, atij i pëlqen për të nisur kundërsulmet dhe asistuar lojtarët e tjerë në repartin e përparmë.
Përkundër hapit të tij të dukshëm të lodhur, ai është në gjendje të përparojë shumë dhe shumë shpejt me topin e ngjitur në këmbë. Özil, i cili nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin në vitin 2013, e përfundon angazhimin e tij me “topçinjtë” në qershorin e ardhshëm. Çmimi nuk do të ishte problem. Por, ndoshta, kushtet e kontraktimit, pasi gjermani do të kërkojë bonusin përkatës të nënshkrimit sikur të kishte përfunduar kontrata. Kjo është ajo ku Barça, e cila ka një rrugë të tretë në pritje të Di Marias, do të duhet të bëjë llogari.
Kontrata e mesfushorit gjerman Mesut Ozil me Arsenalin mbaron në verën e vitit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij në “Emirates” mbetet e pasigurt. Për ketë, kryetari i Schalke, Clemens Tonnies, shpreson se lojtari kreativ i Arsenalit do të rikthehet në klub në të ardhmen, transmeton Express. Megjithatë, së fundmi Ozil është lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona apo Manchester United. Por ish-klubi i tij, Schalke ka treguar interesim për të. “Mund ta imagjinoj shumë mirë rikthimin e tij. Nëse do të ketë ndonjë mundësi, do ta mendojmë natyrisht”, ka thënë Tonnies për Kicker.
Klopp: Sturridge është i nevojshëm për Liverpul
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, kërkoi nga Daniel Sturridge që të qëndrojë i përqendruar, pavarësisht nga spekulimet për të ardhmen e tij, duke thënë se “Reds” ende kanë nevojë për sulmuesin e Anglisë. Sturridge ka luajtur vetëm katër ndeshje në Premier League këtë sezon, duke shënuar dy herë. Sulmuesi anglez ka të ngjarë të ketë nevojë për më shumë kohë, nëse do të luajë me kombëtaren angleze në Kupën e Botës, por Klopp, i cili viziton Sevilla në Ligën e Kampionëve, tha se donte që Sturridge të përqendrohej te Liverpool.
“Unë mund të imagjinoj një lojtar, që me cilësinë e tij nuk është i lumtur. Ai nuk po luan gjithë kohën, por kjo është e gjitha, tha ai për gazetat në Mbretërinë e Bashkuar. Situata me lojtarin është plotësisht OK. Në këtë moment, jemi në nëntor dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët tanë. Ka rreth një muaj e gjysmë, para se të hapet merkatoja dhe unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Ka shumë lojëra përpara dhe unë kam nevojë për të gjithë”. Sturridge zhvilloi 26 ndeshje dhe shënoi 21 gola në sezonin 2013-2014, por që atëherë ka shënuar 17 gola në 29 ndeshje pasuese, në tri sezone, ndërsa shpesh ka qenë duke luftuar me lëndimet.
UEFA publikon 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të
6 lojtarë të Barcelonës dhe 3 të Realit të Madridit në 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të. UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë këtyre 17 viteve të fundit në futboll dhe ndër të përzedhurit e tifozëve, të cilët me votat e tyre kanë zgjedhur 11-shen më të mirë, spikasin Barcelona dhe Realin e Madridit, me blaugranat që bëjnë ligjin me plot 6 lojtarë. Në portë është zgjedhur Iker Casillas për atë çfarë ka dhënë me Realin e Madridit, pasi aktualisht gardiani spanjoll është pjesë e Portos. Mbrojtja përbëhet nga ish-kapiteni i Bayernit, Philip Lahm, ish- qëndërmbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, por edhe nga dy më të mirët e momentit në pozicionet e tyre, Gerard Pique dhe Sergio Ramos. Kabina e regjisë në mesfushë i përket një ish- katalanasi, pikërisht Xavi-t i mbështetur nga Iniesta dhe Gerard. Në sulm përkrah Mesit dhe Ronaldos, fansat që kanë marrë pjesë në votim kanë preferuar edhe francezin Thierry Henry, i cili më shumë sesa për paraqitjet e tij me Barcelonën, është vlerësuar për periudhën fantastike të karrierës së tij me Arsenalin.
Neymar: Fitoj Championsin dhe Botërorin
Revista braziliane “Man About Town” përkujtoi 10-vjetorin e saj. Kjo media kishte bërë me këtë rast një intervistë me Neymar, në të cilën ylli nga Rio fliste për çështje profesionale dhe personale. Edicioni përmbante edhe imazhe të numrit “10” të PSG-së. Sa për futbollin, Neymar ka theksuar synimin e tij për të fituar tituj në nivel kontinental, me klubin e tij, PSG, me të cilin u bashkua për shumën rekord të 222 milionë eurove verën e këtij viti: “Unë dua të fitojë një Champions me PSG dhe Kupën e Botës me Brazilin, pastaj, ndoshta, edhe martohem”.
Braziliani, gjithashtu foli për marrëdhënien e tij me modën dhe si të jetë një karakter futbolli, që përcakton një prirje, siç bëri David Beckham në kohën e vet: “Është vërtet e çuditshme, por ju jeni mësuar me të. Unë kurrë nuk do të veproj, nuk shërbej për të qenë një aktor, ose të paktën nuk do ta bëja mirë këtë gjë”. Në jetën familjare, 25-vjeçari ka thënë se dy njerëzit më të rëndësishëm janë djali dhe babai i tij: “Unë vazhdimisht flas me babain tim dhe i kërkoj atij këshilla. Por, në mënyrë të qartë, unë e di se si të marr vendimet e mia”.
Rreth Davi Lucca, djalit të ri, tha Neymar shtoi: “Kur ju jeni një prind duhet të mësoni për ta dashur dhe për ta mbrojtur në çdo mënyrë të mundshme. Gjithmonë i vlerësoj përpjekjet e bëra nga babai im dhe çdo gjë që ai më dha. Vetë dua të bëj dyfish për djalin tim, sepse është dhurata më e mirë që Perëndia më ka dhënë në jetën time”.
Dembele përshpejton riaftësimin
Ousmane Dembele mbetet në rrugën e të bërit të rikthimit të tij me Barcelonën, përpara ndeshjes “El Clasico” të dhjetorit, me Real Madridin. Ndërkombëtari i Francës ka qenë jashtë veprimit, pasi vuajti një lëndim të pësuar kundër Getafes, më 16 shtator. Kjo ndeshje ishte vetëm e treta për Dembele me fanellën e Barçës, që nga përfundimi i transferimit veror prej 105 milionë eurosh nga Borussia Dortmund. Ai u ble për të ndihmuar në mbylljen e hendekut të krijuar nga largimi i Neymar te PSG, por i është mohuar mundësia për të treguar “ngjyrat” e tij të vërteta. Megjithatë, Dembele është duke mbyllur fazën riaftësuese dhe e ka rritur regjimin e tij të trajnimit.
Ai po i afrohet fundit të një programi të gjatë rehabilitimi. Barcelona e ka kaluar në mënyrë të shkëlqyeshme mungesën e Dembele, me një fillim të pamposhtur në La Liga. Katalanasit janë katër pikë të qarta avancim nga të tjerët në krye të klasifikimit. Valencia është sfiduesja më e afërt për gjigantët “Camp Nou” për momentin, me kampionët spanjollë në fuqi të Real Madridit 10 pikë larg kreut, në vendin e tretë. “Los Blancos” do të kenë shansin për ta ngushtuar këtë “boshllëk”, kur Barça të bëjë një vizitë në “Santiago Bernabeu”, më 23 dhjetor. Dembele do të shpresojë të luajë një rol në atë ndeshje, duke e lejuar atë të rifillojë karrierën e tij në Katalonjë.
Gjermani, Angela Merkel nuk do të dorëhiqet
Si do të venë punët në Gjermani? Kjo është çështja kryesore që debatohet aktualisht në këtë vend. Kancelarja Merkel deklaroi ndërkohë se është gati për rikandidim në rastin e zgjedhjeve të reja.
Merkel nuk u shpreh fillimisht pas dështimit të bisedimeve paraprake për mundësinë e koalicionit mes konservatorëve, liberalëve e Të Gjelbërve të hënën. Por në mbrëmjen e së hënës, ajo e bëri të qartë në dy intervista televizive, se nuk shikonte gabime në bisedimet mes CDU/CSU-së, FDP-së e Të Gjelbërve. “Kam bërë atë që mundesha, e si e thashë kishim ecur vërtet përpara”.
Kështu duket e logjikshme, që Merkel nuk mendon të dorëhiqet. “Jo, kjo nuk qëndron për momentin. Mendoj se Gjermania ka nevojë për stabilitet”. Ajo u shpreh për ARD, se nëse Gjermania do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, atëherë ajo është e gatshme të drejtojë partinë e saj në një fushatë zgjedhore. Ajo është “një grua që ka përgjegjësi dhe është edhe më tej e gatshme ta marrë përsipër këtë përgjegjësi”, tha Merkel.
Mbështetje nga CDU/CSU
Merkel e njohur për aftësinë e kompromisit, nuk ia doli kësaj here, as aftësia e saj e negociimit dhe as vullneti i saj për të qeverisur edhe katër vjet të tjera – FDP shpalli dështimin e bisedimeve, sepse nuk shikonte më një bazë për bisedime mes CDU, CSU e Të Gjelbërve.
Por largimi i FDP-së nga bisedimet bëri që ndërmjetësuesit konservatorë si CDU, CSU të forconin radhët krah Merkelit, duke i dalë kundër zërave për një fund të epokës Merkel. Megjithëse nuk ka kritika nga radhët e partisë së saj, situata për Merkelin është shumë më e vështirë. Kjo është një situatë e re për vetë kancelaren, sepse në legjislaturat e mëparshme Merkel ia ka dalë pa shumë vështirësi të krijonte një qeveri të stabilizuar, dy herë me socialdemokratët dhe një herë me liberalët.
Tetë javë pas zgjedhjeve parlamentare, Gjermania ende nuk ka një qeveri të re. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier nuk është entuziast për zgjedhje të reja. “Pres nga të gjithë gatishmëri për bisedime me qëllim që të krijojmë një qeveri në një kohë të afërt”, tha Steinmeier pas takimit me kancelaren Merkel.
Zgjedhje të reja
Kancelarja Angela Merkel tha se do të preferonte zgjedhje të reja sesa të qeveriste në pakicë. Komentet e saj vijnë pas dështimit të bisedimeve për formimin e një qeverie koalicioni.
Pas takimit me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, 63-vjeçarja Merkel tha se ishte skeptike rreth vendimit për të qeverisur në pakicë. Ajo i tha televizionit ARD: “Pikëpamja ime është se zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mirë”.
Sipas zonjës Merkel, pengesa kryesore për një marrëveshje mes tre partnerëve ishte emigracioni.
Kriza erdhi për shkak të largimit të kreut të partisë pro-biznesit, FDP, nga bisedimet për formimin e qeverisë. Christian Lindner tha se nuk ekzistonte baza e besimit për të krijuar një qeveri me aleancën konservatore CDU-CSU dhe me Partinë e Gjelbër.
Presidenti Steinmeier bëri thirrje për kompromis mes partive:
“Ndërtimi i një qeverie ka qenë gjithmonë një proces i vështirë kompromisesh, por mandati për të formuar një qeveri është ndoshta mandati më i lartë që votuesit i japin një partie në një demokraci”, tha ai.
Ai tha se, “Ky është momenti kur të gjithë pjesëmarrësit duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre”.
Presidenti i Gjermanisë ka kompetencën për të thirrur zgjedhje të parakohshme, por zoti Steinmeier e bëri të qartë se kjo nuk ishte alternativa e tij e preferuar.
“Unë pres që të gjitha palët të jenë në dispozicion për bisedime për të ndërtuar një qeveri në të ardhmen e parashikueshme”, tha ai.
Mbetet e paqartë nëse Kancelarja Angela Merkel do të rekomandojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit të ardhshëm.
“Kjo është të paktën një ditë reflektimi të thellë se si do ecim përpara, por unë do të bëj gjithçka mundem si Kancelare kalimtare që ky vend të udhëhiqet si duhet në këto javë të vështira”, tha zonja Merkel.
Prej javësh zonja Merkel po përpiqej të krijonte një koalicion të ndërlikuar midis partisë së saj Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), partisë simotër bavareze Bashkimi Kristian Social (CSU), Partisë së Lirë Demokrate (FDP) dhe Partisë së Gjelbër pas zgjedhjeve të përgjithshme në fund të shtatorit”.
“Rezulton se katër partnerët e koalicionit nuk kanë qëndrime të përbashkëta për modernizimin e vendit dhe, mbi të gjitha, ishte e pamundur të krijohej një bazë e besimit të ndërsjellë”, tha kreu i FDP, Lindner.
Zonja Merkel, udhëheqësja më jetëgjatë në Evropë, po përballet me kritika nga brenda rreth qëndrimeve të mbajtura prej saj në procesin e bisedimeve.
Çështja e migracionit nuk arriti të gjente zgjidhje në këto bisedime. Për shkak se kjo është një çështje mjaft polemizuese si dhe duke patur përballë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, partitë CDU, CSU dhe FDP kanë dalë me propozime kush e kush më të forta për kontrollin e imigracionit.
SHBA kategorizojnë Korenë e Veriut si shtet terrorist
Pushtetmbajtësi korean Kim Jong Un mbetet kundërshtari i preferuar i Presidentit të SHBA. Pas toneve gati pajtuese, Donald Trump shprehet sërish ashpër. Po cilat sanksione do të pasojnë?
SHBA e kategorizojnë Korenë e Veriut sërish si mbështetëse të terrorizmit. Kjo duhet të kishte ndodhur prej vitesh, tha Presidenti Donald Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Ky hap bën të mundur që kundër Koresë së Veriut të vendosen masa të tjera ndëshkimore. Por nga ana tjetër, ai është në një masë të madhe simbolike, sepse SHBA ndjekin që tani në mënyrë masive sanksione kundër Koresë së Veriut. Se për cilat masa ndëshkimore bëhet fjalë, këtë Ministria e Financave do ta shpallë të martën, tha Trump.
Tensionet midis Koresë së Veriut dhe SHBA janë shtuar muajt e fundit, pas disa testeve raketore dhe atomike të Koresë së Veriut, e cila është e izoluar ndërkombëtarisht në një masë të madhe. Të dyja palët e mbuluan njëra-tjetrën me kërcënime dhe me retorikë lufte. Koreja e Veriut, sipas të dhënave të saj, punon për ndërtimin e raketave, me të cilat mund të arrijë SHBA. Dy herë deri tani ajo ka lëshuar raketa mbi Japoni.
Hap i madh?
Gjatë udhëtimit të tij në Azi, Trumpi u përpoq për të shënuar përparime në konfliktin e Koresë. Kështu Presidenti i SHBA e përshëndeti si “hap të madh” vendimin e Kinës për të dërguar një të ngarkuar të posaçëm në Phenian. Njëkohësisht ai deklaroi se koha për një rrugëdalje nga kriza atomike kalon “shpejt”.
Ndërkohë, i ngarkuari i posaçëm i Pekinit e përfundoi vizitën e tij në kryeqytetin koreanoverior. Agjencia kineze e lajmeve “Hsinhua” bëri të ditur se të dyja palët diskutuan tema “me interes të përbashkët”, midis tyre “çështje në gadishullin korean”. Mbeti e paqartë nëse i dërguari i posaçëm u takua edhe me pushtetmbajtësin Kim Jong Un.
Presidenti i Iranit shpall fundin e Shtetit Islamik

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, shpalli fundin e grupit militant Shteti Islamik, gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror iranian.
“Do të doja të shpreh mirënjohjen time për luftëtarët për Islamin, diplomatët iranianë, qeverinë iraniane dhe njerëzit e saj, liderin suprem (Ajatollah Ali Khamenei), forcat e armatosura, popullin iranian, popullin irakian, popullin sirian, popullin libanez për fundin e një grupi që nuk solli asgjë, përveç së keqes, dëmtimit, shkatërrimit, vrasjeve dhe egërsisë”, tha Rohani.
“Është fundi i një grupi terrorist që është ushqyer, armatosur dhe financuar nga fuqi të mëdha dhe disa vende konservatore në rajon”, shtoi ai.
Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral-major Qassem Soleimani, po ashtu shpalli fundin e Shtetit Islamik përmes një mesazhi dërguar udhëheqësit suprem të Republikës Islamike.
Shteti Islamik ka pushtuar territore të mëdha në Siri dhe Irak në verën e vitit 2014, por ai është luftuar në disa fronte dhe është dobësuar ndjeshëm.
Garda Revolucionare e Iranit, një forcë e fuqishme ushtarake, ka luftuar në mbështetje të Presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe qeverisë qendrore në Bagdad për disa vjet.
Denoncimi, ja si Elvis Rroshi me ortak Edi Ramën po shkatërrojnë Qerretin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një denoncim për shkatërrimin e Qerretit. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka publikuar disa foto, ku tregon dhe ndërtimet që janë ndërtuar anës detit. Sipas denoncimit ndërtimet nuk duhet të lejohen, pasi është e palejueshme.
Postimi i plotë:
“Pershendetje Doktor.Ketu jemi ne qerret. Kete e ka Elvis Rroshi. Jo vetem ka ndertuar mbi rere po edhe brenda ne det eshte futur. Ka vene gura dhe ka ndertuar. Kete murin qe kam rrethuar une e kane bere tani qe mos kalojne njerezit se e kane plazh privat gjoja. Nderkohe qe ska shanse te kesh prone private detit dhe te lejohet te ndertosh ne det. Aty po nderton edhe nje hotel sic duken ne foto.Flitet se eshte ne ortakeri me vet Edi Ramen prandaj dhe nuk guxon ti prishe njeri. Une ti nisa kete sot se degjova Ramen qe foli sot per mjedisin dhe krimin mjedisor!”