19.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Konçesionet/ Rama, 4 milionë euro dhuratë për Vilma Nushin

Deklarata e PD

Konçesioni i kontrollit shëndetësor checkup, për të cilin Edi Rama krenohet më shumë, është faktuar me shifra zyrtare si konçesioni më korruptiv dhe më i dështuar ose si prova se çfarë shteti ai po ndërton.  Check up është më i dështuari, sepse vetëm 26 përqind e shqiptarë?ve që e përfitojnë, e kanë kryer këtë shërbim pavarësisht kushtëzimit të ndihmës ekonomike dhe vizitat e të sëmurëve kronikë.

Check up është më korruptivi, sepse vetëm për dy vitet e para të konçesionit të check up-it, pa përfshirë 2017-ën, klientja e Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza të pabëra asnjëherë. 1,7 milionë euro në 2015-ën dhe 2.3 milionë euro në 2016-ën, siç tregohet edhe në tabelën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

4 milionë euro për një shërbim të padhënë, është provë se check-up jo vetëm nuk është falas, siç thotë Edi Rama, por me këtë konçesion, kontrolli shëndetësor  është kthyer në një shërbim disa herë më i shtrenjtë.

Ky përfitim marramendës është parashikuar në kontratën e Edi Ramës me klienten e tij Vilma Nushi, e cila do të vazhdojë të paguhet 7 milionë euro në vit, edhe sikur check up-in ta kryejë një shqiptar i vetëm. Kjo është arsyeja pse Edi Rama prej dy vjetësh refuzon ta bëjë publike këtë kontratë zhvatëse për shqiptarët, si dhe çdo kontratë tjetër konçesionare në shëndetësi.

4 milionë euro që fiton klientja e Edi Ramës, pa bërë asnjë shërbim, do të mjaftonin për të mbuluar nevojat për kurimin e të gjithë pacientëve të onkologjikut, për të cilët sot mungojnë barnat. 4 milionë euro do të mjaftonin për të rritur pagat e për shpërblimet për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor.

Vilma Nushi nuk është e vetmja që përfiton para publike. Për konçesionet në shëndetësi, buxheti i vitit 2018 parashikon 40 milionë euro për 4 miq të Edi Ramës dhe familjes së tij. 40 milionë euro që do të mbulonin nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Nëse vettingu do të ketë sukses, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet ta nisë zbatimin e reformës në drejtësi me aferat korruptive në shëndetësi. Kallëzimi Penal nga Partia Demokratike është aty prej më shumë se një viti.

Basha me amerikanët e NDI: Qeveri Antimafia, vendi i rrezikuar nga mafia

Me përfaqësues të Insititutit Demokrat Amerikan (NDI) Lulzim Basha ndau shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, që provuan se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik dhe elektoral i Edi Ramës.

“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”- tha Basha në takimin me delegacionin e NDI, i drejtuar nga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore.

Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës. “Për këtë qëllim – tha Basha – zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive, është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”.

Delegacioni i NDI-së është në Tiranë për t’u ofruar partive politike asistencë për transparencën, menaxhimin dhe mbikqyrjen financiare. PD është e gatshme ta zbatojë këtë përvojë, por zoti Basha shprehu shqetësimin e përdorimit të parave të pista në fushatë, siç është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane se Saimir Tahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura nga trafiku i drogës, për fushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit.

Përfaqësuesit e Institutit Demokrat Amerikan e vlerësuan shqetësuese situatën në Shqipëri dhe treguan gatishmëri për të dhënë mbështetje duke përshtatur eksperiencat më të mira ndërkombëtare në problematika të ngjashme.

Familja mafioze “Tahiri” e dëshpëruar për vdekjen e Toto Rinës: Ishte idhull dhe më shumë se burrë shteti

Vdekja e Toto Rinës ka sjellë pezamtim në familjen mafioze “Tahiri” në Tiranë. Vdekja e bosit famëkeq të Cosa Nostras, Toto Riina, ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit në media dhe rrjetet sociale. Mes atyre që kanë reaguar është kunati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Alban Berisha shkruan në një postim në faqen e tij në Facebook se Toto Rina ka qenë idhulli i tij dhe se vitet në Siçili kanë qenë një universitet për të.

“Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit !,”, shkruan kunati i Saimir Tahirit.

Solidariteti i familjes mafioze, kunati i Tahirit fshin statusin për Toto Rinën

Kunati i Tahirit, Alban Berisha ka fshirë statusin në facebook ku thonte se “Toto Rina ishte një burrë shteti dhe se për të ai kishte qenë një universitet”. “Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit! Toto Rina mesuesi i jetes time! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit !,”, shkruante kunati i Saimir Tahirit.

Pas këtij postimi ka pasur një lum reagimesh duke e akuzuar atë bashkë me kunatin që është nën hetim për lidhjet mafioze me organizatën kriminale të Habilajve si një familje mafioze.

Në fakt një reagim i tillë flet shumë. Ky ëhstë mentaliteti në familjen Tahiri dhe kjo shpjegon edhe dashurinë e fshehtë të Tahirit për të qenë një mafioz i ngjashëm me Toto Rinën vetëm se më një ndryshim Tahiri ishte ministri i Ramës, ndërsa Toto Rina i dënuar nga drejtëisa italaine. KJo flet edhe për dashurinë e Tahirit dhe kushërinjve të tij për të bërë trafik droge dhe armësh në Siçili si dhe lëvizjet në këtë zonë me audin e famshëm AA 003GB.

Basha: Revoltë për pasigurinë e nxënësve në shkolla

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër për helmimin e 60 nxënësve në Shupenzë të Dibrës. Në një njoftim për mediat, Basha uron për shërim sa më të shpejtë të të rinjve që po marrin mjekim në spital dhe shpreh revoltën për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla.
“Po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të gjimnazit të Shupenzës, të asfiksuar në orën e mësimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të rinjve që po marrin mjekim në Bulqizë dhe Peshkopi si dhe për nxënësen e sjellë në Tiranë në gjendje më kritike se të tjerët, shpreh keqardhjen dhe revoltën për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla. Investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qëndrore apo lokale. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet në Dibër për të qenë pranë nxënëseve dhe familjarëve të tyre dhe për të marrë informacion të detajuar mbi përgjegjësit e asfiksimit të 60 nxënësve të Shupenzës”, shprehet Basha.

Berisha: Rama e nisi Tahirin në arrati për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vëlla Olsit

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit se, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është larguar drejt Gjermanisë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Saimir Trafiku u arratis nga Rama për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vëlla Olsit.
“Noriega arratis Saimir Trafikun!
Pasi e kërcënoi Tahirin me kokën e tij dhe të djalit 5 vjeç për t’i mbyllur gojën, Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vëlla Osit, e nisi Saimir Trafikun në arrati. Të gjithë në këmbë për të rrëzuar sa më parë regjimin e Noriegës!!”, shkruan Berisha.
Ditën e djeshme “Top Channel” publikoi lajmin se, ish-ministri Tahiri është nisur drejt Gjermanisë, ndonëse është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Avokati i tij, Maks Haxhia është shprehur se, nuk ka dijeni për lëvizjen e ish-ministrit të Brendshëm.

Berisha: Rama qëndrim çnjerëzor ndaj 60 nxënësve të helmuar

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të helmimit të 60 nxënësve në shkollën e Shupenzës. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se, për Noriegën fëmijët e Bulqizës thjesht nuk ekzistojnë. Madje ata janë fajtorë për lajmin e keq që prodhuan!
“Të dashur miq, fëmijët e Bulqizës nuk janë gica, por vogëlushë të dashur për çdo prind, fëmijë, të ri e të moshuar, për çdo shqiptar. Në këtë kontekst lajmi për helmimin e tyre ishte tronditës për mbarë shqiptarët. Për më tepër, ata u helmuan kolektivisht në institucionin ku duhet të ishin më të sigurtë se kudo tjetër pas familjeve të tyre. Ata u helmuan në shkollën e tyre dhe në këtë kontekst kemi të bëjmë me një krim shtetëror pa dashje.
Them pa dashje se nuk ekziston asnjë e dhënë për veprim keqbërës kriminal të qëllimshëm.
Duke iu uruar vogëlushëve shërim të shpejtë dhe të plotë, dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, çnjerëzor, amoral të Noriegës, i cili në një akt amoraliteti ekstrem nuk ka thënë një fjalë të vetme për fëmijët e Bulqizës në koprokalinë e sotme shumë orëshe të tij.
Ai, jo që nuk shkoi vetë apo nuk dërgoi atje ndonjërën nga ndrikullat e kabinetit për të parë në vend dramën dhe mbështetur viktimat, por përkundrazi! Edi Rama, si për t’iu thënë fëmijëve të Bulqizës paçi fatin tuaj se mua nuk më lidh gjë me ju, bëri sikur fëmijët e Bulqizës nuk ekzistonin dhe shkoi e bëri show në një shkollë me nxënës, natyrisht jo të helmuar.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim cinik të Noriegës dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vendosë përpara ligjit përgjegjësit e këtij akti të rëndë kriminal”, shkruan Berisha.

Hetimet e Prokurorisë: Tahiri i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar 4 herë drejt Italisë nën shoqërinë e Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj. “Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA 003 GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime, rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tahiri i ka siguruar Habilajve paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale.
Këto udhëtime, Tahiri i bie t’i ketë bërë gati një vit, pasi deklaroi se e ka shitur këtë makinë. Në 2015-ën, ish-ministri tha se në vitin 2013 ua shiti makinën kushërinjve të largët. Tahiri shfaqet sërish në prani të Habilajve në Vlorë në vitin 2016.
Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda, mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane, dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal.
Mbi bazën e tyre dhe jo vetëm, Prokuroria vendosi t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e tij. Mësohet se komunikimi ka qenë tejet sekret dhe vetëm mes Antimafias së Leçes dhe disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, për të shmangur dekonspirimin e të dhënave.
Po ashtu, Prokuroria thotë se, nga hetimet është arritur të zbulohet se, “personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ku si person i dyshuar është dhe ish-ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri. Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë, duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish-ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal”.
Përfitimet monetare shkonin direkt te ish-ministri Tahiri. “E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e Policisë së Shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri”.

Mafia e tokave, ish-kreu i Hipotekës i gatshëm të tregojë skemën korruptive

Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Said Çikalleshi, i përfshirë në skandalin me pronat në Spille, kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë, në këmbim të gjykimit të shkurtuar. Një ditë pas vetëdorëzimit në Policinë e Kavajës, Seid Çikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës së qytetit bregdetar ka kërkuar gjykimin e shkurtuar nga organet e drejtësisë.
Çikalleshi ka pranuar të bashkëpunojë, duke u vënë në dispozicion të Prokurorisë për të shpjeguar mënyrën se si ka funksionuar transaksioni i pronave ranishte në zonën e plazhit të Spillesë. Sipas organit të akuzës, janë tjetërsuar rreth 36 ha tokë në zonën bregdetare, ndërsa falsifikimi i pronave kishte filluar prej vitit 2000. Për këtë çështje, janë nën hetim 11 persona të prangosur, për 8 nga të cilët Gjykata ka caktuar, masat e sigurisë, arrest me burg.
ABC News ka siguruar një pjesë të deklarimeve të të pandehurve në Prokurori, ku rasti më tipik është ai i familjarëve të ish-nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja. Nga deklarimet e personave të marrë në pyetje lidhur me hetimet për këtë dosje, vihet re se pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar tokë ranore në Spille, sipas kësaj skeme, i kanë dhënë Ilir Kajës vetëm kartën e identitetit.
Pas vitit 2011, sqarohet nga Prokuroria, përfituesit e pronave thjesht ishin paraqitur tek noterët për të bërë transaksione, me persona që nuk i kishin takuar apo njohur më parë.
“Nga thëniet sqarohet se kanë marrë tokë në mënyrë të kundraligjshme, persona, të cilët ose nuk kanë bërë kërkesë për marrje toke siç është rasti Hekuran Kaja, ose kanë kërkuar tokë, por nuk kanë dijeni se komisioni i ka pajisur me tokë dhe nëpërmjet mashtrimit, iu është kaluar disa personave të tjerë siç është rasti Dritan dhe Nas Tani. Toka e përfituar në këto pasuri, është dhënë jashtë kritereve ligjore të përcaktuara në Ligjin 7501”.
Përfituesi më i madh i tokave ranore, sipas Prokurorisë është Fatos Kaja me 51 mijë metra katrorë, i cili ka qenë edhe kryetar i komunës Kryevidh. Ndërkohë që, familjarët e ish-kryebashkiakut të Kavajës kishin përfituar afërsisht 11 mijë metra katror tokë.
Të shtunën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë edhe drejtori i ALUIZNI -t Kavajë, si dhe dy ish–zyrtarë të Komunës Kryevidh, të arrestuar gjatë operacionit policor “Ranishtja”.

 

Masakrohet i burgosuri nga gardianët, ngjarja fshihet

Një person, i cili vuan dënimin në burgun e Fierit është dhunuar nga gardianët në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që ngjarja është mbajtur larg vëmendjes së mediave nga institucionet. Është Komiteti Shqiptar i Helsinkit që bën publike ngjarjen, pas shqetësimit të shprehur pranë KShH nga e ëma e të dënuarit me iniciale T.D.. Sipas paraqitjes së ngjarjes nga KShH, vihet re një tendencë e fshehjes së episodit nga institucioni i vuajtjes së dënimit. Ndërkohë, Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen.

Kontrolli në qeli

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) bën me dije, se u njoftua nga e ëma e të dënuarit T.D., i cili është duke vuajtur dënimin në burgun (IEVP) e Fierit, se djali i saj është keqtrajtuar nga punonjësit e sigurisë në këtë institucion. KShH e vlerësoi njoftimin e mësipërm dhe e verifikoi gjendjen në vend, më dt. 16.11.2017. Në përbërje të grupit të vëzhgimit të KShH-së ishte edhe një mjek ligjor.
Gjatë këtij verifikimi rezultoi se më dt. 14 nëntor 2017, rreth orës 12:00, i dënuari ndodhej në ajrim së bashku me të burgosurin tjetër, me të cilën bashkëjeton në të njëjtën dhomë, në sektorin e observimit. Në këtë kohë, i dënuari është thirrur nga Grupi i Sigurisë për të ushtruar kontroll në dhomën e tij.

Dhuna

Kontrolli i mësipërm nuk zbuloi asnjë send të ndaluar. Për shkak të kontrollit ka nisur një konflikt që sipas të dënuarit vijoi me keqtrajtimin e tij, ndërsa sipas informacionit të institucionit ku pasqyrohen konkluzionet e kontrollit dhe Raporti i Shërbimit ndaj të dënuarit, rezulton se ai ka ofenduar një ndër specialistët e Grupit të Sigurisë. I dënuari pretendon se pas konfliktit verbal, u mor nga Grupi i Sigurisë dhe u vendos në një nga dhomat e veçimit, ku është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, shenjat e të cilave janë konstatuar edhe nga ekzaminimi i jashtëm i ekspertit të angazhuar të KShH-së (grupi monitorues).
Nga ky ekzaminim u konstatuan 5 dërmishtje nën nivelin e artikulacioneve të gishtërinjve të dorës së djathtë, një dërmishtje gjatësore në trajtë shiriti në pjesën e brendshme të kyçit të dorës së djathtë dhe ekimoza në pjesën e mesme të brendshme të parakrahut të majtë dhe të djathtë. Në kofshën e djathtë, në nivelin e 1/3 të mesme u konstatua një zonë tjetër ekimotike, me përmasa më të mëdha.
Vlen të përmendet se mjeku i institucionit deklaron se nuk ka patur informacion për këtë ngjarje, ndërsa në Kartelën Klinike nr. 2053, më dt. 14.11.2017 (dita e ngjarjes) përmendet shkurtimisht se i dënuari është dërguar urgjentisht në Spitalin e qytetit të Fierit, me pretendimin e tij se ka gëlltitur disa copa qelqi të një ampule të thërrmuar të gjetur në tualetin e dhomës. Nga verifikimi i kartelës nuk rezulton të ketë shënime lidhur me shenjat e verifikuara si më sipër, si nga mjeku i institucionit ashtu edhe nga eksperti mjeko-ligjor të dërguar për ekzaminim nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve (ShKB).
Mospasqyrimi në kartelë, i vizitës që është kryer nga eksperti mjeko-ligjor i ShKB-së, bie ndesh me detyrimin për dokumentimin e veprimit dhe gjendjes. KShH e konsideron pozitive reagimin e menjëhershëm të ShKB-së dhe kryerjen e veprimeve të para hetimore, në funksion të detyrës ligjore të Policisë Gjyqësore.

Rast i përsëritur

Pavarësisht këtij fakti, KShH reagon publikisht për këtë verifikim, sepse raste të tilla janë të përsëritura. Kështu psh., më dt. 30.09.2017 është keqtrajtuar i dënuari V.G, në burgun e Peqinit dhe kjo çështje është në hetim penal. KShH u bën thirrje organeve përkatëse dhe veçanërisht drejtuesve të burgjeve që të marrin masa parandaluese, përfshirë edhe rritjen e ndjenjës së sigurisë për të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Personeli i burgjeve ka detyrimin ligjor të denoncojë çdo akt dhune, edhe kur kjo dhunë është ushtruar nga kolegët e tyre. Moskallëzimi i krimit dënohet penalisht sipas Kodit Penal.