18.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Pse Amerika e votoi dhe a mund të manipulohet nga ne ballkanasit

Nga Artur Zheji

Trump shpartalloi hipokrizinë e elitave majtiste amerikane, që janë të super-pasura dhe njëkohësisht lotojnë meditaikisht për të varfrit.

Trump në tanksin e tij të madh zgjedhor, bëri vend për të gjithë, në mënyrë të pastër pragmatiste.

Trump përqafoi të zhgënjyerit nga Biden dhe u dha besë e shans të ri, ish-armiqve të tij të djeshëm.

Bëri zv.president ish-akuzatorin e egër Vance dhe ish-mbështetësin e Biden, gjeniun Elon Musk me mbi 200 milion ndjekësit e tij të platformës “X”.

Musk dhe “X”, theu dhe thërrmoji CNN dhe New York Times, në komunikim publik transversal.

Trump theu në këto zgjedhje çdo lloj rregulle.

Ai nuk ju drejtua pjesës gri me fjali të ekuilibruara dhe nuk zgjodhi daltën e skulptorit apo furçën e bojaxhiut për të krijuar modelin e kandidatit të mirë dhe të gjithë-pranueshëm.

Trump e bëri fushatën me buldozer dhe i hodhi benzinë zjarrit të pakënaqësive të përditshme të amerikanit që jeton në periferinë e vëmendjes së elitave llafazane majtiste dhe centriste.

Trump miliardave të tij, i shtoi miliardat ulëritëse të gjeniut Elon Musk dhe bindi emigrantët e brezit të vjetër, që rreziku ju vjen nga emigrantët e rinj, sivëllezërit e tyre ispanikë, të varfër dhe me xhepa të shqyer, që gërryejnë tortën ekonomike të asistencës sociale.

Emigrantët e integruar, kuptuan mesazhin e Donaldit dhe votuan Trumpin!

Pasuria e Trumpit, e Elon Musk, Bezos e të tjerë të skuadrës së miliarderëve, është përtej “ëndrrës amerikane”, është e pakapshme në kohë dhe hapësirë!

Ndërsa ëndrra amerikane e vëllezërve të tyre të uritur, që sulmojnë me miliona kufijtë me Meksikën, mund të shkatërrojë ëndrrën amerikane të emigrantëve të punësuar, nga e cila kanë përfituar dhe jetojnë më mirë. Dhe kështu votuan për Trumpin dhe kundër vëllezërve të dëshpëruar dhe konkurrentë, që duan të copëtojnë portofolin e asistencës shtetërore.

Sepse Trump nuk i gënjeu: thjesht u tha më votoni mua, që të mos copëtohet më tej torta e ndihmës sociale me miliona emigrantë të tjerë! Dhe ata, me miliona votuan për copën e tortës së tyre…

Trump nuk e maskon mbështetjen e tij për Izraelin me fjalë humaniste për viktimat palestineze, por thotë hapur: “Ta lemë Netanyahun të mbarojë punën e filluar!”, sepse gjithsesi të gjithë e dinë që pa miliardat amerikane në armë dhe predha, Izraeli nuk e përballon dot një luftë të vërtetë në Lindjen e Mesme.

Dhe këto armë, ndërmjet një metafore humaniste dhe një këshillë për vetëpërmbajtjeje ndaj Netanyahut, i dërgonte edhe Biden me shumicë dhe do ti dërgojë edhe Trump.

Por Trump premton se do vendosë Paqen edhe aty, sigurisht duke shpartalluar Hamasin dhe Hezbollahun, ashtu si edhe në Ukrainë , edhe arabët në Miçigan, parapëlqyen “For President”, të “sinqertin” punëmbaruar dhe të ashpër republikan.

A mund të manipulohet Trump nga ne ballkanasit?

Besoj se po.

Puna për të tërhequr kërrabën e vëmendjes nga vetja, ka filluar më shumë se një vit më parë.

Në nivele biznesmenësh dhe politikanësh shqiptarë të kamur.

Por edhe kandidatët amerikanë për poste kyçe, e ndjejnë që larg erën e athët të viktimave ballkanike që afrohen me cash dhe llogari bankare of shore.

Mund t’ju marrin paratë dhe më pas t’ju kthejnë shpinën.

Po ky do të ishte një shkrim tjetër…

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Mirela Karabina: Qeveria dhe bashkia paguajnë kompani për përpunimin e mbetjeve, por ato digjen në natyrë

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Mirela Karabina: Qeveria dhe bashkia paguajnë kompani për përpunimin e mbetjeve, por ato digjen në natyrë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka akuzuar qeverinë dhe Bashkinë Elbasan për dështimin në menaxhimin e ndotjes së qytetit, duke e cilësuar situatën si kërcënuese për jetën e qytetarëve. Sipas saj, Elbasani renditet prej vitesh ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri, me rritje të rasteve të sëmundjeve të mushkërive dhe tumoreve.

Karabina evidentoi ndotjen nga ish-Metalurgjiku, oxhaqet pa filtra të kompanisë “Kurum”, djegien e pakontrolluar të mbetjeve në natyrë dhe mosfunksionimin e inceneratorit si shkaktarët kryesorë të ndotjes. Ajo gjithashtu kritikoi ndotjen e lumit Shkumbin dhe akuzoi përfaqësuesit lokalë dhe qendrorë për korrupsion dhe mungesë përgjegjshmërie.

Sipas saj, Bashkia Elbasan paguan kompani private për përpunimin e mbetjeve, por mbetjet vetëm grumbullohen dhe digjen në natyrë, duke shkaktuar dëme të rënda mjedisore dhe shëndetësore. Karabina theksoi se qytetarët meritojnë një alternativë më të mirë dhe ai është programi i Demokratëve Euroatlantikë për një Elbasan më të shëndetshëm dhe të pastër.

Postimi i plotë i Mirela Karabina:

Pushteti vendor dhe pushteti qendror në Elbasan kanë dështuar me drejtimin dhe menaxhimin e qytetit.
Jeta e qytetarëve të Elbasanit është në rrezik dhe shkurtohet nga dita në ditë për shkak të ndotjes së lartë të qytetit.
Elbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Statistikat si nga Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan dhe të tjera të dhëna tregojnë se numri i personave të prekur nga tumoret dhe sëmundjet e mushkërive janë në rritje.
Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, pasi prej vitesh qyteti i Elbasanit mbulohet nga re të zeza tymi, të cilat janë mbetje industriale të ish-Metalurgjikut, oxhaqet pa filtra mbrotjës së kompanisë “Kurum” që helmonin natën qytettin dhe djegia e pakontrolluar e plehrave në natyrë pasi Incerenatori nuk punon.
Një tjetër vatër e rrezikshme po bëhet në Lumin Shkumbin.
Jemi pikërisht në anën e pasme të Inceneratorit, në Lumin Shkumbin. Djegia e plehrave në natyrë dhe mosmenaxhimi i hireve po ndotin Lumin Shkumbin, tregues i ndotjes në përmasave edhe më të mëdha, përtej qytetit të Elbasanit.
Kjo situatë ka dy shpjegime: ose Qeveria përmes përfaqësuesit politik Mazniku dhe Kryetari i Bashkisë Llatja janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë , ose janë të lidhur drejtëpërdrejtë më korrupsionin e plehrave dhe mbetjeve toksike të metalurgjikut.
Tymin dhe flakën e korrupsionit qytetarët e shohin dhe e ndjejnë në shëndetin e tyre.
Prej dy ditësh qyteti u mbulua përsëri nga flaka e tymi kanceregjon i radhës së djegjes së plehrave në natyrë dhe nga pushteti vendor asnjë reagim, as transparence dhe as përgjegjësi për të zgjidhur situatën.

Edhe pse Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen e as incenerohen sipas kontratës
Ndërkohë kryhet vetëm një proces, grumbullimi dhe diegja bëhet në natyrë duke shkaktuar dëm të madh mjedisor, duke vënë në rrezik jetën e qyetarëve dhe duke e kthyer Elbasanin në një qytet të padëshirueshëm për të jetuar.

Mbetjet toksike të metalurgjikut të rikthyera në Portin e Durrësit alarmuan disa shtete për rrezikshmërinë e lartë , ndërsa qyetarët elbasanas e kanë Brenda në shtëpi e Qeveria dhe Bashkia heshtin.
Sepse interesi qytetar nuk është në objektivat e kësaj qeverie!
Përfaqësuesi i qeverisë dhe drejtuesi politik për Elbasanin para dy ditësh zgjodhi Elbasanin, qytetin më të varfër dhe më të ndotur për prezantimin e buxhetit për Bashkitë, që sipas tij do të rrisë mirë qënien. Dhe si për ironi të fatit, atë ditë flaka e korrupsionit të plehrave mbuloi qytetetin.
Dhe asnjë reagim e asnje zgjidhje për situatën.
Qyetarët e Elbasanit kane nevojë për sigurinë e jetës në radhë të parë.
Qyteati i luleve dhe portokallave është kthyer në qytetin e plehrave dhe mbetjeve toksike.
Kjo qeveri tashmë e ka dëshmuar qasje e saj, atë të shpërdorimit të besimit qytetar dhe korrupsionit kapilar në qelizë.

Qytetarët duan zgjidhje, dhe ata e kanë një alternativë, Demokratët Euroatlantikë të cilët me integritetin dhe të shkëputur nga korrupsinoi dhe në luftë me të, kanë një program të qartë për qytetarët dhe Elbasanin do fusin në shina të normalitetit.
Elbasnallinjtë meritojnë një jetë të mirë, të shëndetshme dhe të qetë.
Shqiptarët meritojnë më shumë.
Shqipëria meriton më shumë.
Pushteti vendor dhe pushteti qendror në Elbasan kanë dështuar me drejtimin dhe menaxhimin e qytetit.
Jeta e qytetarëve të Elbasanit është në rrezik dhe shkurtohet nga dita në ditë për shkak të ndotjes së lartë të qytetit.
Elbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Statistikat si nga Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan dhe të tjera të dhëna tregojnë se numri i personave të prekur nga tumoret dhe sëmundjet e mushkërive janë në rritje.
Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, pasi prej vitesh qyteti i Elbasanit mbulohet nga re të zeza tymi, të cilat janë mbetje industriale të ish-Metalurgjikut, oxhaqet pa filtra mbrotjës së kompanisë “Kurum” që helmonin natën qytettin dhe djegia e pakontrolluar e plehrave në natyrë pasi Incerenatori nuk punon.
Një tjetër vatër e rrezikshme po bëhet në Lumin Shkumbin.
Jemi pikërisht në anën e pasme të Inceneratorit, në Lumin Shkumbin. Djegia e plehrave në natyrë dhe mosmenaxhimi i hireve po ndotin Lumin Shkumbin, tregues i ndotjes në përmasave edhe më të mëdha, përtej qytetit të Elbasanit.
Kjo situatë ka dy shpjegime: ose Qeveria përmes përfaqësuesit politik Mazniku dhe Kryetari i Bashkisë Llatja janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë , ose janë të lidhur drejtëpërdrejtë më korrupsionin e plehrave dhe mbetjeve toksike të metalurgjikut.
Tymin dhe flakën e korrupsionit qytetarët e shohin dhe e ndjejnë në shëndetin e tyre.
Prej dy ditësh qyteti u mbulua përsëri nga flaka e tymi kanceregjon i radhës së djegjes së plehrave në natyrë dhe nga pushteti vendor asnjë reagim, as transparence dhe as përgjegjë si për të zgjidhur situatën.
Edhe pse Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen e as incenerohen sipas kontratës
Ndërkohë kryhet vetëm një proces, grumbullimi dhe diegja bëhet në natyrë duke shkaktuar dëm të madh mjedisor, duke vënë në rrezik jetën e qyetarëve dhe duke e kthyer Elbasanin në një qytet të padëshirueshëm për të jetuar.
Mbetjet toksike të metalurgjikut të rikthyera në Portin e Durrësit alarmuan disa shtete për rrezikshmërinë e lartë , ndërsa qyetarët elbasanas e kanë Brenda në shtëpi e Qeveria dhe Bashkia heshtin.
Sepse interesi qytetar nuk është në objektivat e kësaj qeverie!
Përfaqësuesi i qeverisë dhe drejtuesi politik për Elbasanin para dy ditësh zgjodhi Elbasanin, qytetin më të varfër dhe më të ndotur për prezantimin e buxhetit për Bashkitë, që sipas tij do të rrisë mirë qënien. Dhe si për ironi të fatit, atë ditë flaka e korrupsionit të plehrave mbuloi qytetetin.
Dhe asnjë reagim e asnje zgjidhje për situatën.
Qyetarët e Elbasanit kane nevojë për sigurinë e jetës në radhë të parë.
Qyteati I luleve dhe portokallave është kthyer në qytetin e plehrave dhe mbetjeve toksike.
Kjo qeveri tashmë e ka dëshmuar qasje e saj, atë të shpërdorimit të besimit qyetar dhe korrupsionit kapilar në qelizë.
Qytetarët duan zgjidhje, dhe ata e kanë një alternativë, Demokratët Euroatlantikë të cilët me integritetin dhe në papjturshmëri nga korrupsini dhe në luftë me të, kanë një program të qartë për qytetarët dhe Elbasanin do fusin në shina të normalitetit.
Elbasanllinjtë meritojnë një jetë të mirë, të shëndetshme dhe të qetë.
Shqiptarët meritojnë më shumë.
Shqipëria meriton më shumë.

Ronaldo dhe 1000 golat në karrierë: Sido që të ndodhë, jam shënuesi më i mirë në histori

Cristiano Ronaldo u shpërblye si “ambasador ekselent” i Portugalisë në “Quinas de Ouro Gala”. Me këtë rast, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” foli për të gjitha mediat e pranishme: “Jam krenar që e marr këtë trofe. Nuk e shoh si fund, por si fillim.

Falënderoj Federatën Portugeze të Futbollit për këtë çmim, për rrugëtimin e gjatë që bëra në ekipin kombëtar me kaq shumë krenari dhe punë të palodhur. Kur u bashkua me kombëtaren, në moshën 18-vjeçare, ëndrra ime ishte të luaja të parën ndeshje ndërkombëtare, pastaj 25, 50, 100″.

Mentaliteti i Ronaldos shpjegohet në mënyrë perfekte nga ky fjalim i tij: “Tashmë pyes veten: Pse jo 150, 200 ndeshje? Kombëtarja është një ndjenjë fantastike, ndaj do doja t’u thoja shokëve të mi: pasi kam fituar kaq shumë trofe, nuk shoh asgjë më të mirë se të përfaqësoj vendin, kulturën, kombin, prindërit, fëmijët”.

Shumë i kërkojnë atij të arrijë 1000 gola në karrierë, por CR7 ‘fajëson’ veten se e ka ngritur stekën shumë lart: “Do të jem i sinqertë, është faji im, sepse tani e shoh jetën si ta jetoj në këtë moment, nuk mund të mendojmë gjatë. Dua të shijoj të tashmen. Vetë thashë se doja të arrija 1000 gola, por nuk e di nëse do t’ia dal. Megjithatë, jam ende lojtari me më shumë gola në histori, kështu që është mirë”.

Kosova fuqizon mbrojtjen, buxheti më i lartë për ushtrinë

Buxheti i parashikuar për ushtrinë në vitin 2025 është më i larti i miratuar ndonjëherë dhe adreson të gjitha nevojat e FSK. Kështu thonë pjesëtaret e qeverisë në Kosovë, por opozita replikon se Albin Kurti e ka dobësuar ushtrinë me veprimet e tij.

Analistet kërkojnë që të përshpejtohen përpjekjet që ushtria të jetë gati për anëtarësim në NATO.

Por ndërsa qeveria i mëshon përpjekjeve për forcimin e ushtrisë, opozita pretendon se nën udhëheqjen e Kurtit FSK është dobësuar.

Analistët theksojnë se është e nevojshme të bëhen të gjitha përpjekjet në mënyrë që të FSK të jetë gati për anëtarësim në NATO dhe mbrojtjen e vendit.

Si dështoi atentati për vrasjen e kryeministrit të Perandorisë Osmane në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin, për shkak të një skupi mediatik

Nga dr. Hasan Bello

Në vitin 1911 kontradiktat e shqiptarëve me xhonturqit arritën kulmin. Kryengritjet shpërthyen nga të gjitha anët. Për shtypjen e tyre, qeveria osmane dërgoi disa ekspedita, të cilat nuk arritën asnjë rezultat. Në parlament, lufta politike ishte po aq e ashpër. Gjatë një seance deputeti xhonturk i Serezit (qytet në Greqinë e sotme), Dervish beu qëlloi me shuplakë Ismail Qemalin. Ky akt bëri përshtypje shumë të keqe. Vetëm gjakftohtësia e disa deputetëve i ndaloi deputetët shqiptarë (Esat Toptanin), që të mos përdornin armët. Edhe ministri i Brendshëm, Talat pasha e ndonjë deputet tjetër i Komitetit Xhonturk bënë përpjekje për ta evituar ndonjë skandal akoma më të madh në parlament.

Në pushim të seancës deputetët shqiptarë shkuan në zyrën e kryetarit, i cili nga frika apo ndonjë arsye tjetër, nuk gjendej aty. Ata i deklaruan nënkryetarit se, shqiptarin më mirë ta vrasësh sesa ta qëllosh.

Kjo punë nuk ngeli me kaq. Përveç indinjatës së thellë që shkaktoi ky incident te shtypi dhe kolonitë shqiptare, ai shoqërua me takime dhe organizimin e një kryengritje të përgjithshme. Ndërsa xhonturqit bënë përpjekje për normalizimin e situatës.

Por një dëshmitar i kësaj skene, që nuk kishte treguar asnjë emocion dhe reaksion të dukshëm, kishte marrë një vendim të rëndësishëm. Ai ishte deputeti kosovar Nexhip bej Draga, i cili sipas zakonit shqiptar e konsideroi këtë si një ofezë kombëtare, që mund të shlyhej vetëm me gjak.

Nexhip bej Draga mendoi se diçka e tillë do të lahej me vrasjen e kryeministrit, Ibrahim Haki Pashës. Për të kryer atentatin, Dervish Hima i sugjeroi atij një student nga Elbasani, Salih Hoxhën i cili ishte në vitin e fundit të Akademisë Ushtarake. Ky i fundit e pranoi me entuziazëm këtë mision kaq delikat. Ndërsa Nexhip beu mori përsipër të gjitha shpenzimet.

Për realizimin e atentatit, Salih Hoxha braktisi studimet dhe për disa ditë u vendos në dhomat e hotelit të njohur në Stamboll “Hotel des princes”, në lagjen Pera i cili ndodhej afër ambasadës britanike. Pas atentatit ishte planifikuar që ai të largohej me vapor jasht Perandorisë Osmane.

Por ajo që ndodhi ishte një gjë shumë e çuditshme, e cila për mendimin tim është një nga skupet më të mëdha në historinë e gazetarisë europiane. Dervish Hima si publicist dhe me shpirt revolucionari, për t‘i treguar Vjenës rëndësinë e tij dhe për të fituar prioritetin e lajmit, i dërgoi një gazete të njohur austriake një shkrim ku bashkë me foton e Salih Hoxhës thoshte që nga çasti në çast pritet që të bëhej një atentat kundër kryeministrit osman, Ibrahim Haki Pashës. Kjo bëri që gazeta të nesërmen të botonte shkrimin sëbashku me foton e Salih Hoxhës, e cila si rregull duhej të botohej pas atentatit.
Kështu, plani dështoi dhe Salihu u detyrua të largohej në emigracion i kërkuar nga policia osmane.

Sakandali me fondet e BE për bujqësinë/ Basha : Korrupsioni i qeverisë Rama dëmton fermerët. Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta për bujqësinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë për bllokimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, duke theksuar se korrupsioni i qeverisë ka lënë fermerët shqiptarë pa mbështetje, ndërsa vendet fqinje përfitojnë miliona euro.

Në videon e postuar në facebook, Basha shkruan se kryeministri Rama ka përgjegjësi në këtë skandal dhe për paligjshmëritë që ka përfshirë çdo nivel të administratës shtetërore.

Përballë këtij skandali, Basha shkruan se programi i Demokratëve Euroatlantikë për ringjalljen e bujqësisë shqiptare, parashikon 100 milionë euro subvencione për fermerët dhe 50 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës bujqësore. Ai ka premtuar se programi i PD-së do të ndihmojë 150 mijë familje fermere të dalin nga varfëria dhe të rikthejnë mbështetje nga BE.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria është e fundit për fondet e bujqësisë, sepse korrupsioni i qeverisë Rama është i pari në Europë.
Paligjshmëria që është ulur këmbëkryq në çdo nivel të qeverisjes, nuk ka kursyer as fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, e për pasojë fermerët shqiptarë do të marrin Zero mbështetje, për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, ndërkohë fermerët e Serbisë do të përfitojnë 228 milionë euro nga IPARD 3.
Si për çdo aferë që ka prekur qeverinë e tij, Edi Rama i është përgjigjur skandalit me fondet europiane, me propagandë, ndërkohë që Shqipëria është turpëruar përballë partnerëve europianë. Kryeneçësia e kryeministrit për të mos marrë përgjegjësi, teksa skandalet që ndodhin çdo ditë rreth tij dëshmojnë se ose është bashkëfajtor, ose është i paaftë, janë prova se ai nuk mund të qëndrojë më në detyrë.
Shqipëria meriton më shumë, bujqësia shqiptare meriton më shumë dhe me programin tonë, do të ketë më shumë.
Angazhimet tona konkrete për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen, do të zhbllokojnë fondet që BE-ja ka pezulluar për shkak të korrupsionit të qeverisë aktuale, duke u’a kthyer ato fermerëve.
Në planin tonë bujqësia do mbështetet çdo vit me 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, si edhe 50 milionë euro, në zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural. Me këtë paketë konkrete, e mirëstudiuar nga ekspertët më të përgatitur vendas e të huaj, përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere, të cilat do ndihmohen të dalin nga varfëria ku i ka zhytur qeveria Rama.

Çfarë tregon rritja e çmimit të arit për një botë të rrezikshme!? Efektet e frikës financiare dhe trazirave gjeopolitike

Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economist.

Më pak se një milje larg nga aeroporti luksoz Changi i Singaporit, ndodhet një park biznesi më pak tërheqës. Në këtë zonë industriale, ndodhen selitë e disa kompanive të mallrave dhe logjistikës, dhe zyrat e disa bankave.

Një ndërtesë bie në sy më tepër se të tjerat. Pas një fasade oniksi me shkëlqim, radhëve të sigurisë dhe dyerve të rënda çeliku, ruhen më shumë se 1 miliard dollarë në ar, argjend dhe thesare të tjera.

“Rezerva” strehon dhjetëra kasaforta private, mijëra kasaforta për depozita të sigurta dhe një depo në formë shpelle, të mbushur me rafte që ngrihen tri kate mbi tokë, nëpër të cilat ruhen metale të çmuara.

Adhuruesit më të mëdhenj të metaleve të çmuara, jo gjithmonë e ndihmojnë veten. Ata bëjnë parashikime të çuditshme për të justifikuar bastet e tyre.

Një justifikim i zakonshëm është besimi se po afron një falimentim amerikan për shkak të mosshlyerjes së borxhit. Një arsye tjetër edhe më qesharake është parashikimi se Kina dhe Rusia do të lançojnë një monedhë të mbështetur nga ari.

Por sot ka më shumë njerëz të bindur se gjërat me të vërtetë po përkeqësohen nga ana financiare, në krahasim me disa vite më parë, dhe kanë arsye më racionale për të besuar kështu.

Zyrat Familjare

Po rriten me shpejtësi Zyrat Familjare, që janë mjeti i parapëlqyer i investimit për të pasurit. Asetet nën menaxhim janë rritur nga 3.3 trilionë dollarë në vitin 2019, në 5.5 trilionë dollarë sot, dhe shumë investitorë duan të mbrojnë pasurinë e tyre nga rezultatet e tmerrshme.

Vlera e një monedhe mund të bjerë, si kundrejt të tjerave, ashtu edhe për sa i përket fuqisë së saj blerëse.

Oferta relativisht fikse e arit dhe popullariteti i tij historik, i nxit investitorët që të besojnë se ai mund t’i mbrojë kundër rritjes së çmimeve dhe politikave të gabuara.

Sipas firmës së të dhënave Campden Wealth, mbi dy të tretat e zyrave familjare investojnë në ar.

Shumë kërkesa vijnë nga Azia: Kina dhe India përbëjnë një të pestën e prodhimit ekonomik në botë, por janë përgjegjëse për gjysmën e blerjeve të arit fizik nga konsumatorët. Një indian mesatar tani është po aq i etur për ar, sa një amerikan apo gjerman (shih grafikun 3).

Për më tepër, dashuria kineze dhe indiane për arin po rritet. Në Kinë, një krizë pronash i ka shtyrë njerëzit me kapital që të kërkojnë burime gjetiu.

Blerjet e shufrave dhe monedhave të arit u rritën me 44% në vitin deri në qershor, në krahasim me 12 muajt e mëparshëm. Ndërsa India bëhet më e pasur, më shumë njerëz janë në gjendje të blejnë ar.

Një pasojë është se kreditimi i mbështetur nga ari është rritur. Muthoot Finance, një huadhënësi të tillë, i janë trefishuar çmimet e aksioneve në pesë vitet e fundit.

Por është një tjetër klasë investitorësh, ndoshta më paranojakja dhe konservatorja nga të gjitha, që ka nxitur me të vërtetë rritjen e vlerës së arit: këta janë menaxherët e rezervave në bankat qendrore.

Pjesa e arit në rezervat e bankave qendrore kishte rënë për dekada, nga pothuajse 40% në vitin 1970, në vetëm 6% në vitin 2008. Megjithatë, kohët e fundit, pjesa e tij është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me 11% vitin e kaluar, më e larta në më shumë se 20 vjet (shih grafikun 4).

Pushtimi rus i Ukrainës dhe ngrirja e mëpasshme e rezervave ruse në valutë, ishte një çast kyç. Ajo u tregoi menaxherëve të rezervave se nëse vendi i tyre do të vihej nën sanksione, Thesaret Amerikane dhe asetet e tjera që mendoheshin si të sigurta, nuk do të ishin të dobishme.

Që nga fillimi i vitit 2022, autoritetet monetare në Kinë, Turqi dhe Indi, kanë blerë përkatësisht 316, 198 dhe 95 ton ar, sipas Këshillit Botëror të Arit, një grup industrie.

Në vend që të investojnë në ETF, bankat qendrore grumbullojnë kryesisht ar fizik dhe sigurohen që ta kenë pranë: sepse, ashtu siç asetet financiare përballen me mundësinë e sekuestrimit, e njëjta gjë vlen edhe për arin e mbajtur jashtë shtetit.

Për shembull, qeveria britanike, nuk ka pranuar të riatdhesojë dhjetëra tonë ar në Venezuelë, sepse nuk pranon të njohë Nicolás Maduro-n si një udhëheqës legjitim.

Bankat qendrore

Jo të gjitha bankat qendrore që nxjerrin ar kanë marrëdhënie të vështira me Perëndimin. Autoriteti Monetar i Singaporit ka grumbulluar 75 tonë që nga fillimi i vitit 2022.

Banka Kombëtare e Polonisë ka rritur zotërimet me 167 tonë gjatë së njëjtës periudhë, si pjesë e një strategjie për të mbajtur 20% të rezervave në ar.

Presidenti i bankës, Adam Glapinski, e sheh arin si një mbrojtje strategjike, pasi ai ka lidhje të pakta me grupet e tjera të aseteve. “Çmimi i arit, – tha ai në vitin 2021 – zakonisht është më i lartë pikërisht në periudhat kur banka qendrore mund të ketë nevojë më së shumti për municionet e tij”.

Kërkesa e bankës qendrore nuk ka gjasa të bjerë së shpejti. Një studim i investitorëve sovranë nga Invesco Asset Management, këtë vit, zbuloi se asnjë nga 51 banka qendrore nuk pret të ulë grumbullimin e arit në tre vitet e ardhshme dhe 37% presin ta rrisin atë.

Midis bankierëve qendrorë, rreth 56% besojnë se ari mundëson mbrojtje kundër “përdorimit si armë” të rezervave të bankës qendrore dhe 70% e shohin atë si një mbrojtje kundër inflacionit.

Kërkesa nga bankat qendrore, të cilat investojnë për arsye sigurie dhe jo për kthime fitimi, gjithashtu ndihmon për të shpjeguar pse marrëdhënia e arit me normat e interesit është prishur.

Ky metal zakonisht ka performancë të dobët kur yield-et reale të bonove të sigurta të qeverisë janë të larta, që do të thotë se ato mundësojnë një kthim të fortë fitimi, edhe pas inflacionit. Në të kundërt, kur kthimet e fitimit për bonot më të sigurta janë të ulëta, vlera e arit ka prirjen të ngrihet.

Në një mjedis me yield të ulët, investitorët priren që të marrin në konsideratë një aset që nuk prodhon të ardhura. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2021, korrelacioni dikur i besueshëm është shembur.

Ari është rritur në çmim edhe pse yield-et në thesaret amerikane dhjetëvjeçare të mbrojtura nga inflacioni, u rritën nga minus 1%, në rreth 1.8%. Herën e fundit kur yield-et reale ishin kaq të larta, ari vlente rreth 1000 dollarë për troj ons, pothuajse dy të tretat më pak se çmimi i tanishëm.

Sa i dobishëm do të jetë ari në një krizë? Nicholas Mulder nga Universiteti Cornell, vëren se ai mund të shitet në sasi të vogla në Gjirin Persik politikisht asnjanës, në këmbim të një sërë monedhash.

Edhe pse Rusia u shkëput nga tregjet perëndimore të arit, për shkak të kufizimeve të vendosura kundër qeverisë dhe disa kompani janë ndëshkuar për pazaret me minatorët rusë, një rritje e dyshimtë në importet e arit nga Zvicra prej Emirateve të Bashkuara Arabe në muajt pas pushtimit të Ukrainës, tregon se Moska arriti ta tregtonte arin e saj.

Parandalimi i shitjes së një aseti që mund të qarkullohet si kontrabandë nëpër botë në sasi të vogla dhe të shkrihet është një detyrë thjesht e pamundur.

Jo frikë në treg

Investitorët shumë të pasur mund të blejnë gjithashtu më shumë ar. Por për furnizuesit e arit synimi i vërtetë janë investitorët institucionalë. Furnizues të tillë mund të jenë me fat. Banka Goldman Sachs vëren se kërkesa për ETF-të e arit priret të rritet me rënien e normave të interesit në Amerikë.

Zakonisht, një ulje e normës së interesit prej një çerek pikë përqindje, rrit zotërimet e ETF-së në ar me 60 tonë. Kritika e zotit Buffett se ari kërkon frikë dhe besim se frika do të përhapet, është e vërtetë. Sidoqoftë, tani për tani, ka shumë investitorë të frikësuar./Monitor

Vizioni i qartë i Lulzim Bashës

Nga Mirela Karabina

Tashmë vizioni i Lulzim Bashës për të shkëputur PD nga e shkuara dhe për ta drejtuar drejt së ardhmes euroatlantike rezulton të ketë qenë i qartë dhe i duhuri.

Para katër vitesh, me një akt politik të fortë duke ndarë të ardhmen nga e shkuara dhe përmes platformës së Kuvendit të 18 dhjetorit 2021, Lulzim Basha vuri interesin e Partisë dhe Shqipërisë mbi atë personal.

Nëse nuk do kishte pasur këtë qasje dhe largpamësi se rruga e zgjedhur drejt së ardhmes është pa kthim pavarësisht vështirësive dhe kostos personale të Tij si drejtuesi politik më i sulmuar në këto dekada, Ai sot do të kishte qenë kryeministër dhe drejtuesi i PD rehat fare, madje mbështetur fort nga këta që e sulmojnë sot. Por, demokratët dhe shqiptarët do t’i kishte lënë të endeshin dhe të drejtoheshin nga ky moçal politik, në absurd dhe pandëshkueshmëri.

Me një aureolë të shkëlqyer ndërkombëtare, të fituar prej vitesh që nga koha si Ministër i jashtëm, Lulzim basha sot është i vetmi lider shqiptar që gëzon besimin dhe respektin e partnerëve dhe aletatëve tanë për qëndrimet e tij, koherencën dhe pastërtinë e figurës.
Nga Kosova, Rajoni, në Bundestagun gjerman, në Paralmentin Britanik dhe tani drejt takimeve bilaterale drejt SHBA-së ku trajton qasjen e Demokratëve Euroatlantikë, çështjet e korrupsionit dhe luftës kundër tij përmes mbështetjes së Drejtësisë, mbështetje për Kosovën dhe faktorin shqiptar në Rajon, ai është statura e duhur e kryministrit të ardhshëm për shqiptarët.

Me një program të qartë politik të Demokratëve Euroatlantikë, që së fundmi e prezatoi në Federatën Globale të Këshillave për Konkurrueshmëri në Londër, ku adreson hallet dhe problemet e qyetarëve dhe jep zgjidhjen e tyre për ekonominë dhe taksat, arsimin dhe të rinjtë, shëndetësinë, pronat dhe pronarët legjitimë, të përndjekurit e regjimit komunist, fermerët dhe sigurinë, Lulzim Basha dëshmon përgjegjësinë e një kryeministri të ardhshëm që dëshiron zgjidhjen dhe më të mirën për jetën dhe mirëqëniein e qytetarëve të tij.

Realiteti politik i Lulzim Bashës sot është si dita me natën me moçalin politik të zhytur në korrupsion, i cili që po shkon çdo ditë para drejtësisë SPAK.

Ai i dinte vështirësitë e hapit që mori më 9 shtator 2021 ndaj dhe iu drejtua demokratëve dhe shqiptarëve, Ai e dinte që Trekëndëshi i Bermudes ishte shumë i fuqishëm por do të duhej dhe do të shpërbëhej.

Vizioni i qartë i tij prej lideri e drejtoi drejt rrugës pa kthim të së ardhmes, për të mirën e demokratëve, shqiptarëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Laborator kokaine te lagjja e VIP-ave! SPAK dhe agjentët spanjollë rrethuan “Kodrën e Diellit 2”, dyshimet se ka vila të tjera të kthyera në punishte droge! Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, ja arsyeja

Prokuroria e Posaçme, Njësia e Operacionales dhe agjentë spanjollë raportohet se kanë zbuluar një laborator kokaine në lagjen e VIP-ave në Tiranë, mbrëmjen të premtes (15 Nëntor).

Në mesnatë, operacioni i u fokusua sërish te “Kodra e Diellit 2”, raporton gazetari Ilgi Çelmeta, pasi ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje.

Disa shtëpi janë kontrolluar dhe po vijon bastisja edhe në banesa të tjera. Grupi kriminal raportohet se ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët.

Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.

Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.

Ndërsa numri i të arrestuarve deri tani raportohet të jetë 5 persona, njëri prej të cilëve nga Venezuela. Arrestime janë kryer në fshatin Vishnje në Njësinë Administrative Baldushk, ndërsa paralelisht aksioni antidrogë ka vazhduar edhe në fshatin Ibë.

Trump: Lufta Rusi-Ukrainë ‘duhet të ndalet’

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se administrata e tij do të punojë shumë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë .

“Ne do të punojmë në Lindjen e Mesme dhe do të punojmë shumë për Rusinë dhe Ukrainën. Duhet të ndalet. Rusia dhe Ukraina duhet të ndalojnë,” tha Trump në një gala për Institutin e Politikës së Parë Amerikane në Klubin Mar-a-Lago në Florida.

“Unë pashë një raport sot. Mijëra njerëz gjatë tre ditëve të fundit u vranë. Mijëra e mijëra u vranë . Ata ishin ushtarë, por nëse janë ushtarë ose janë njerëz të ulur në qytete, ne do të punoje”, shtoi ai.

Duke iu kthyer fitores së tij në zgjedhje javën e kaluar, Trump tha se populli amerikan dha “diçka shumë, shumë të mahnitshme”.

“Fitorja më e madhe politike në 129 vjet…Ne rrëmbyem të gjitha shtetet në lëvizje. Ne fituam votën popullore,” tha ai.

Ai theksoi se vendi “po bën mirë” që kur u zgjodh më 5 nëntor.

“Tani e vetmja gjë është, zoti Kryetar, mendoj se është e rëndësishme, ndoshta duhet të miratoni një projektligj – ju duhet të filloni mandatin tim nga 5 nëntori, në rregull? Ose 6 nëntor nëse dëshironi. 5 nëntor, sepse tregu ka kaluar nga çatia, entuziazmi është dyfishuar në kohën e fundit”, tha ai.

Republikanët siguruan një shumicë në zgjedhjet e javës së kaluar, duke marrë kontrollin e Dhomës dhe Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Trump fitoi zgjedhjet me 312 vota elektorale, duke tejkaluar pragun e 270 kundrejt rivales së tij demokrate, zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Ai do të betohet në detyrë më 20 janar 2025 për një mandat katërvjeçar.