27.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Berlin, po sikur të dështojnë bisedimet për koalicionin?

Sot duhet të përmbyllen bisedimet e sondazhit për krijimin e koalicionit qeverisës nga tri parti në Berlin: CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbërit. Po më pas si do të ecet? Ç’ndodh nëse bisedimet dështojnë?
Nëse CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbërit duan të nisin bisedimet e koaliconit, cilat do të jenë hapat e mëtejshëm?
Në një rast të tillë së pari, duhet të konsultohen forumet drejtuese të partive lidhur me rezultatin e bisedimeve të sondazhit. A mjafton kjo për të hapur bisedimet e krijimit të koalicionit, në mënyrë që në fund të krijohet një qeveri e qëndrueshme? Partia kristiandemokrate (CDU) të premten dhe të shtunën (17.11 – 18.11) zhvillon mbledhjen e posaçme të kryesisë në Berlin, kryesia e liberalëve, FDP dhe kryesia e Të Gjerlbërve do të mblidhen po ashtu të premten. Partia simotër e CDU, kristiansocialët, CSU-ja në Bavari planifikojnë për të premten mbledhjen e kryesisë në Mynih.
Edhe grupet parlamentare të partive do të zhvillojnë mbledhje të posaçme. Nevoja për konsultime është e madhe, sepse në nivel federate asnjëherë nuk ka pasur një koalicion të tillë. Të gjitha partitë do të përkufizojnë çështjet, lidhur me të cilat ato duan të forcojnë pozicionet e tyre.

-Si integrohen anëtarët e partive në këtë proces?
Secila parti vepron në mënyrën e vet. Kryetarja e CDU-së, kancelarja Angela Merkel në pesë konferenca në Shtutgart, Hanover, Lajpcig dhe Darmstadt do të reklamojë koalicionin tripartiak si dhe do të tematizojë rezultatin e keq në votime, ku unioni konservator humbi 8,5 për qind të votave.
Ndërsa është parashikuar informimi i anëtarëve të të gjitha partive, vetëm Të Gjelbërit planifikojnë një votim pas bisedimeve të sondazhit për koalicionin: Në kongresin e partisë më 25 nëntor në Berlin ekologjistët do të presin votën e bazës së partisë, nëse duhet të nisin ose jo bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës. Partitë e tjera pas përfundimit të bisedimeve për koalicionin qeverisës ose do të mbledhin kongresin, ose do t’i njoftojnë anëtarët e tyre me shkrim ose përmes votës online lidhur me marrëveshjen e koalicionit.

-Kur mund të nisin bisedimet e koalicionit dhe sa mund të zgjasin ato?
Pas kongresit të partisë së të Të Gjelbërve më 25 nëntor mund të fillojnë bisedimet. Garanci për suksesin e tyre nuk ka. Megjithëse, kanë kaluar katër javë bisedime sondazhi, ato edhe mund të dështojnë. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë para Krishtlindjeve mund të kemi një marrëveshje koalicioni, që përcakton programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme si dhe përcakton ndarjen e posteve ministeriale. Në fund të janarit mund të nisë nga puna qeveria e re e para e këtij lloji e përbërë nga konservatorë, liberalë dhe ekologjistë.

-Ç’ndodh nëse dështojnë bisedimet e sondazhit për këtë aleancë?
Në një rast të tillë kryetarja e CDU-së Angela Merkel mund t’u drejtohet socialdemokratëve (SPD) për të sqaruar, nëse ata do të vazhdojnë t’i përmbahen jo-së së tyre kategorike për të mos qenë pjesë e qeverisë. Sa u përket shifrave një përsëritje e koalicionit CDU/CSU dhe SPD do të kishte 399 nga 709 vota, pra një shumicë të qartë në Bundestag. Në SPD gatishmëria për këtë është gati zero, sepse pas humbjes në zgjedhje partia synon të rigjenerohet në opozitë.

-A mund të krijojë Merkel një qeveri të pakicës?
Kjo është e mundur, p.sh. bashkë me FDP-në. Një qeveri e tillë do të duhej që për çdo projekt politik të kërkonte mazhorancën në Parlamenet. Pasoja to të ishte mungesa e stabilitetit politik, ndaj ky opcion nuk ka gjasë të shtrohet.
Nëse dështojnë bisedimet e sondazhit për koalicionin, mund të mendohet edhe që Merkel të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe të heqë dorë nga një mandat i ri për qeverisje. Atëherë një tjetër politikan nga CDU-ja që ka shumicën do të duhej të merrte timonin në dorë për krijimin e një qeverie. Për një zhvillim të tillë duket se nuk ka asnjë shenjë.

-A mund të ketë zgjedhje të reja nëse dështojnë bisedimet e sondazhit?
Zgjedhjet e reja kërkohen shpejt, por nuk arrihen lehtë. Që të arrihet tek zgjedhjet e reja, “derisa rezultati të jetë si duhet”, ka disa pengesa në Kushtetutë: Së pari, Bundestag-u duhet të zgjedhë një kancelar, ose kancelare – me propozimin e presidentit Frank-Walter Steinmeier.
Supozojmë që Steinmeier propozon Angela Merkel-in si kandidate e grupit më të madh parlamentar. Atëherë asaj i duhej shumica e anëtarëve të Bundestag-ut, pra të paktën 355 nga 709 vota. CDU dhe CSU kanë bashkë vetëm 246 vota. Nëse Merkel në votim të fshehtë arrin megjithatë shumicën absolute, duhet që Steinmeier ta emërojë atë kancelare.

-Nëse Merkelit i mungon shumica absolute në raundin e parë?
Në një rast të tillë vlen e drejta për të propozuar një ose më shumë kandidatë në Bundestag. Nëse në raundin e dytë askush nuk merr shumcicën absolute. Atëherë brenda 14 ditësh pason faza e tretë e zgjedhjes, në të cilën mjafton një shumicë e thjeshtë. Më pas sërish fjalën e ka presidenti: Nëse Bundestag-u zgjedh me shumicë të thjeshtë Angela Merkel, brenda shtatë ditësh Steinmeier mund ta emërojë atë kancelare e faktikisht e sjell atë në post me një qeveri të pakicës. Ose ai mund ta shpërndajë Parlamentin. Atëherë brenda 60 ditësh duhet të ketë zgjedhje të reja.

-A mundet Merkel të nxisë vet zgjedhje të reja?
Nëse Angela Merkel sërish zgjidhet kancelare dhe qeveria rezulton si jo e qëndrueshme, ajo mund të kërkojë votëbesimin në Bundestag. Nëse ajo nuk e fiton atë, atëherë janë përmbushur kushtet për zgjedhje të reja. Në historinë e Gjermanisë tre kancelarë kanë çuar në këtë mënyrë në zgjedhje të reja: Willy Brandt (SPD), Helmut Kohl (CDU) dhe Gerhard Schröder (SPD).
Të tre këta kancelarë zgjodhën rrugën e votëbesimit, që ata nuk donin ta fitonin, për të mundësuar zgjedhjet e reja. Por sidoqoftë ata nuk e kanë bërë këtë në fillim të periudhës legjislative. Ky opcion nuk është i mundur tani për kancelaren, sepse aktualisht ajo është në formë ekzekutive në detyrë dhe ende jo e mandatuar, kësisoj ajo as mund të shtrojë çështjen e votëbesimit dhe as Bundestag-u nuk mund t’i japë asaj mocionin e mosbesimit.

-A janë bisedimet e sondazhit mes tri partive të destinuara për sukses?
Shumica e politologëve mendojnë kështu. Sepse derisa të arrihen zgjedhje të eventuale të reja, Gjermania do të mbetej në vendnumëro politikisht dhe në nivel ndërkombëtar, ajo do të ishte vetëm me kufizime e aftë për të vepruar. E përse ndodh kështu? Vetëm për një rezultat zgjedhjesh, që sipas anketimeve aktuale sërish do t’i ngjasonte atij të 24 shtatorit. Pra edhe me zgjedhje të reja thuajse asgjë nuk do të ndryshonte e përsëri i njëjti konstelacion partish do të duhej të hynte në bisedime koalicioni, vetëm se me një buxhet 90 milionë më të varfër, pasi kaq shumë do të kushtonin zgjedhjet e reja.

Rriten tensionet në Zimbabve, ushtria mohon puçin

A pedestrian passes a newspaper headline in Harare Thursday, Nov. 16, 2017. People across Zimbabwe are starting another day of uncertainty amid quiet talks to resolve the country’s political turmoil and the likely end of President Robert Mugabe’s decades-long rule. Mugabe has been in military custody and there is no sign of the recently fired deputy Emmerson Mnangagwa, who fled the country last week. (AP Photo)

Tensionet janë rritur në Zimbabve, pasi ushtria ka marrë kontrollin e kryeqytetit Harare.
Ushtria tha se operacioni është zhvilluar kundër “kriminelëve” rreth presidentit Robert Mugabe.
Një korrespondent i “Reutersit” në Harare i përshkroi ngjarjet si “grushtshtet i dukshëm ushtarak”, por tha se mbetet e paqartë nëse operacioni i ushtrisë do të sjellë fundin formal të sundimit gati 40-vjeçar të Mugabes.
Udhëheqësit ushtarakë të Zimbabvesë e kanë mbyllur Mugaben në rezidencën e tij më 14 nëntor, ndërsa ushtarët janë vendosur nëpër kryeqytet dhe kanë marrë kontrollin e televizionit shtetëror.
Media e Afrikës së Jugut raportoi se ministri i Mbrojtjes i Afrikës së Jugut dhe ai i Sigurisë Shtetërore janë dërguar në Harare si emisarë të presidentit Jacob Zuma.
Ata pritet të takohen sot me Mugaben dhe lidershipin ushtarak të Zimbabvesë, i cili mohon se ka organizuar puç.
Operacioni i ushtrisë ka pasuar luftën për pushtet, përkatësisht mospajtimet për atë që do ta pasonte Mugaben.
Nënpresidenti i tij, Emmerson Mnangagva, është shkarkuar javën e kaluar, duke bërë që gruaja e Mugabes, Grace, të jetë pasardhëse e mundshme e presidentit, por duke bërë që zyrtarët ushtarakë të ndjehen të lënë anash.
Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

BB kundër Ramës për koncesionet 1 miliard euro

Ekspertët e Bankës Botërore gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, kanë folur edhe për planet e fundit të qeverisë për të nxitur investimet përmes projekteve të koncesioneve të partneritetit publik dhe privat me vlerë 1 miliard dollarë.
Ekspertët e pranuan se në fundmi kudo në botë PPP-të janë një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës. Por, ata pohuan se ky instrument duhet te përdoret për projekte me fisibilitet të lartë si hekurudha dhe të tjera të ngjashme.
Ilda Shijaku, eksperte e Bankës Botërore për Shqipërinë tha se buxheti tashmë ka një rregull fiskal për PPP-të. “Ne rekomandojmë që këto kontrata të trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ministria e financave duhet të forcojë kontrollin mbi PPP-të edhe për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga ligji organik i buxhetit”.
Banka Botërore pranon që paketa “One bilion” është një paketë e madhe investimi, por qeveria duhet të bëjë një analizë të qartë dhe të hollësishme për përfitimet që vijnë nga këto projekte.
Shijaku tha se për në më i rëndësishëm është përmirësimi i ambientit të ekonomisë se sa financimi i projekteve të veçanta nga paketa “One bilion”.
Ludhur me paketën fiskale ajo tha se çdo ndryshim duhet të marrë në konsideratë analizën kosto përfitim. “Kuadri i taksave duhet te jetë i thjeshtë dhe i qarte dhe sa më pak i ndryshueshëm në kohë”.
Me rekomandimet e veta, Banka Botërore është në një linjë me FMN-në, e cila ka kërkuar një analizë të hollësishme kosto-përfitime për të gjitha projektet që qeveria shqiptare kërkon të nddërtoje përmes partneriteteve publike private si dhe raportim të tyre sipas standardeve ndërkombëtare, çka nënkupton që ato të regjistrohen si borxh publik dhe të mos jenë borxh i fshehur. FMN ka shprehur rezerva edhe për paketën fiskale, ku kërkoi që të mos ulej kufiri i TVSH-së dhe tha që nuk shihte se si lehtësimi për hotelet me 5 yje o zgjidhte problemet thelbësore të turizmit.
Qeveria shpreson që rënien e investimeve të huaja ta zëvendësojë me projektin 1 miliard euro, por banka kërkon kujdes.
“Jo çdo investim mund të bëhet me koncesion. Disa duhet të jenë në mënyrë strikte investime të qeverisë, disa të tjera private. Por të gjitha duhet të shihen në kontekstin e një strategjie kombëtare. Qeveria duhet të shohë cili projekt ka leverdi dhe gjithashtu duhet të mendojë për disa faktorë kur miraton një PPP: transparencën, kërkesën e llogarisë, duhet të shohë pasojat fiskale, sepse në fund të fundit ato do të paguhen nga taksapaguesit dhe kjo do të sjellë pasoja tek borxhi. Pra, e rëndësishme është që ai borxh ose ai investim të sjellë përfitime”, deklaroi Maryam Salim, drejtoreshë e BB për Shqipërinë.

IFC: Çfarë po ndodh me koncesionet

Ekspertët e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, thanë gjatë prezantimit se ata janë të përfshirë në konsulencë për koncesionet, me Rrugën e “Kombit”. Kontrata ka filluar tashmë dhe IFC mendon se, rezultatet do të jenë me përfitim për njerëzit.
Ndërsa kontrata tjetër, ajo e shërbimeve laboratorike është në proces.

Banka Botërore: Investimet e huaja po shterojnë

Banka Botërore ka prezantuar gjatë ditës së sotme Raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku për Shqipërinë banka ka paralajmëruar një ngadalësim të rritjes ekonomike, si rrjedhojë e përfundimit të investimeve të mëdha të huaja dhe rritjes më të ngadaltë sesa pritej të partnerëve tregtarë.
Ekspertja e Bankës Botërore, Ilda Shijaku tha se, rritja ekonomike do të jetë më e ulët pas përfundimit të projekteve të mëdha të TAP dhe Devoll dhe mosplanifikimit të projekteve të mëdha.
Në tabelat e Bankës Botërore, parashikohet që rritja e vendit të jetë 3.8% në vitin 2017, për t’u ngadalësuar më pas në 3.6% në vitin 2018 dhe 3.5% në vitin 2019. Kjo është në linjë me pritshmëritë e FMN-së, që në raportin e tetorit uli me 0.4 pikë përqindje parashikimin për zgjerimin ekonomik të vendit vitin e ardhshëm, nga 4.1% në 3.7%, duke përmendur gjithashtu shqetësimin për rënien e investimeve bruto dhe kërkesës së brendshme.
Raporti i sotëm i Bankës Botërore thekson se, rritja më e ngadaltë sesa pritej në partnerët tregtarë mund të zvogëlojë eksportet e Shqipërisë dhe flukset hyrëse të IHD-ve, të cilat do të transmetoheshin në nivele më të ulëta të të ardhurave nga tatimet dhe investimeve publike dhe rritje më të ngadaltë të prodhimit.
Forcimi ekonomik, paralajmëroi banka, varet nga stabiliteti ekonomik dhe përmirësimi në klimën e biznesit për të rritur efikasitetin e gjykatave, menaxhimin e investimeve publike, aftësitë e punës dhe reformën në sektorin e energjisë.
Periudha paszgjedhore do të ofrojë një mundësi për të avancuar në këto axhenda, të cilat duhet të informohen nga përpjekjet për të siguruar vazhdimin e reduktimit të varfërisë, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Ballkani Perëndimor po rimëkëmbet

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të kenë rritje ekonomike në 2017. Ndërkohë parashikohet që ritmi i rritjes rajonale të përshpejtohet në 33.3 për qind në 2016-ën dhe 3.6 për qind në 2019. Investimet nxitën rritje të fortë ekonomike në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, ndërkohë konsumi çoi në një rritje të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Kriza më e hershme politike në IRJ të Maqedonisë, si dhe dimri i ashpër në Serbi, shkaktuan tkurrje të rritjes ekonomike në dy vende.
“Është inkurajuese të vërejmë se afro një dekadë pas krizës financiare globale, punësimi më në fund po rimëkëmbet në nivelet e para-krizës në pjesën më të madhe të rajonit”, u shpreh Linda Van Gelder, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Tani është më e domosdoshme se kurrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ruajnë tempin e reformave, me qëllim krijimin e mundësive dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.
Rritja ekonomike, e shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës, kontribuoi edhe uljen e varfërisë në rajon. Norma e varfërisë për vitin 2017 parashikohet që të jetë 23.6 për qind, që përbën një rënie me një pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Kjo do të thotë se rreth 124 mijë njerëz kanë dalë nga varfëria gjatë kësaj periudhe.
Ndërsa perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, ato vijojnë të jenë ende të ekspozuara ndaj risqeve. Pasiguritë e politikave ose ndryshimi i kahut të tyre, mund të ngadalësojë investimet dhe rritjen ekonomike.

Ndërtuesi me 1 mijë euro nga Bolonja tek koncesioni i sterilizimit, 15 milionë euro të taksapaguesve

Basha dhe Rama kanë replikuar për të vërtetën e koncesioneve. Rama tha se nuk ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe shpjegoi se koncesioni i sterilizimit që Rama ja ka dhënë një klienti të tij është vetëm për investimin që ka bërë koncesionari. Basha ka replikuar duke i zbardhur gënjeshtrën Ramës. Ai i ka kujtuar se përfituesi i koncesionit të sterilizmit është një ndërtues me 1 mijë euro llogari bankare. Ai përfitoi koncesionin, ndërsa investimi 15 milionë euro ishte bërë nga taksapaguesit shqiptarë përmes BE.

Basha-Ramës: Partnerët ta kanë vënë vizën dhe nuk të bëjnë derman vizat sa herë hyn e del nga salla

Gjatë replikave në seancën parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Basha iu drejtua Ramës: Partnerët ta kanë vënë vizën dhe ti e di mirë.

“Partnerët ta kanë vënë vizën dhe ti e di mirë. Thelbi i çështjes është ky: ti ke dështuar me luftën kundër drogës dhe krimit. Ti je arsye pse krimi u fut në këtë sallë me mbi 20 deputetë dhe kryetar të bashkish të dënuar si trafikantë në Gjermani, Holandë, Itali dhe anë e mbanë Evropës. Ti këtë nuk e fsheh dot as grupit tënd parlamentar jo më atyre që e kanë të shkruar të zezë mbi të bardhë.

Nuk e di në ç’gjendje e ke dëgjuar atë mikun që të ka thënë fjalët për mua por ai miku po bën llogaritë se kur do të ikësh dhe sa do të jetë fatura e këtij vendi. Ty nuk të llogarit më njeri për kryeministër. Rrallë herë ka ndodhur në historinë e Evropës që të gjendet dikush në këtë pozitë ku je ti, jo dy muaj para zgjedhjeve por pas zgjedhjeve.

Ti je një qeveri e rënë dhe një kryeministër i rënë. Jemi partia që futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat. Ti po ua kthen. Ne jemi partia që bashkë me çdo faktor të ndershëm jo thjesht largimin tënd nga pushteti, por kurimin e trupit të sëmurë nga kanceri që ti e solle në pushtet. Milionat e drogës trafikantët nuk i fshehin më në dyshekë, sepse ti i bëre të mundur që të mos dallohen më as nga biznesi dhe as nga politikanët sepse i bëre edhe biznesmenë edhe politikanë.

Unë e di më mirë se ti, ose për arsye të caktuara Fatmiri ta fsheh ty se cila është detyra e të dërguarve perëndimorë në Tiranë. Asnjëri prej tyre nuk po harton apo ekzekuton operacione. Kanë ardhur për tjetër detyrë këtu. Lufta kundër krimit të mos reduktohet në listën e rivalëve të Agron Xhafës, detyra e dytë është pasi të çmontojnë ushtarët e krimit të merren me politikanë që pastrojnë paratë e krimit.

Këto dy detyra kanë, të tretën e kanë ata miqtë që i paske takuar dhe me të cilët unë kam ndenjur jo për muhabet por për të garantuar që rikthimi i demokracisë dhe shtetit ligjor të mos vijë me kosto të papërballueshme për vendin dhe për këtë ka vetëm një forcë politike të besueshme që nuk i shtriu dorën krimit, që nuk çona ministra tek Durim Keçin, apo çove Vangjushin se ty nuk ta mbajti”, u shpreh Basha.

Basha: Futja e 100 mijë bizneseve në TVSH për t’i dhënë koncesionin Olsi Ramës

Kryetari i PD, Lulzim Basha e nisi fjalën e tij kundër buxhetit të vitit të ardhshëm të propozuar nga qeveria me gjendjen e mjerueshme të fëmijëve të Bulqizës që mbledhin krom për të mbijetuar. Basha si pikë të parë përmendi futjen në skenën e TVSH-së, 100 mijë biznese me qëllim për ta dhënë menaxhimin me koncesion që sipas kreut demokrat, do t’i jepet Olsi Ramës dhe klientëve të tij.

“Pak ditë më parë na u shfaq në një familje të varfër të Bulqizës me arrogancën e në një njeriu që e mendon veten si e vetmja e vërtetë, gënjeu para gjithë botës duke i fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës që mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit për të siguruar bukën. Sajesë të kazanesh mediatik të Italisë e quajti këtë të vërtetë të dhimbshme të fëmijëve të Bulqizës.

A ka dramë më të madhe se si një gazetare e huaj i përgjërohet kryeministrit bëj diçka për fëmijët e vendit të tij dhe ky i fundit i përvishet dhe e quan kazan. Këtë e bën vetëm ai soji i pashpirt dhe që siç thotë Papa është izoluar në botën e tij, mendjen e tij të errët që e quan botën e të gjithëve. Atë ditë një qytetar i Bulqizës tha se Edi Rama shkoi në Bulqizë por karriget i kishte marrë nga Tirana. Duke e trajtuar realitetin e mjerueshëm shqiptar si teatër merr me vete kamerat, karriget, figurantët, të gjithë të kuruar me kujdes nga regjisorët e regjisë qendrore të mashtrimit qeveritar. Vërtetë shkoi në Bulqizë, por nuk pa fëmijët që punonin si skllevër që u panë në të gjithë botën nga emisioni Italian”, u shpreh Basha.

Basha tha më tej se, nuk ka shprehje më të qartë të kësaj shkëputje totale nga realiteti i mjeruar i vendit se sa pr/buxheti i vitit 2018. Nuk ka asnjë politikë kundër varfërisë, për zhvillimin ekonomik, nuk ka asgjë për shqiptarët e ndershëm. Është një buxhet i ndërtuar me një qëllim; sigurinë dhe pasurinë e krimit dhe klientët e Edi Ramës. Tre propozime kryesore ka buxheti, të treja në shërbim të krimit.

“I pari është detyrimi ndaj biznesit të vogël për të lëshuar faturë për çdo produkt. Është një politikë që do të dëmtojë mirëqenien e njerëzve. Është kundërshtuar nga FMN, Banka Botërore dhe ekspertët.

Çfarë mund ta shtyjë një kryeministër që të ndërmarrë një politikë që dëmton këdo? Interesat e familjes dhe klientëve. Olsi Rama ka dy vjet që me klientë përpiqet të marrë me koncesion  kontrollin e pagesës së TVSH-së. Për pak e bëri këtë koncesion, bëri edhe rokadën por FMN-ja u bë pengesë e pakalueshme”, u shpreh Basha.

Kanabisi dhe Shqipëria, kjo është historia e mafias dhe korrupsionit në një vend ku droga është politike

Philipp Grüll dhe Karl Hoffmann

Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, e nxitur nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur. Nën presionin e BE-së, qeveria i ka shpallur luftë mafies së kanabisit. Me sukses?

Lufta kundër mafies së marijuanës në Shqipëri
Në Shqipëri njerëzit janë të varfër në shumë zona, standardi i jetesës është jashtëzakonisht i ulët, gjithçka mungon. Dhe ndërkohë në Shqipëri janë krijuar në pak vite edhe shtresa, ku mbizotëron një luks i jashtëzakonshëm. I financuar nga një industri e paligjshme miliarda dollarëshe.
“Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave: paratë që shumë emigrantë transferojnë tek familjet e tyre dhe, së dyti, paratë nga ekonomia e zezë, e cila është fituar sidomos përmes kontrabandës”. – Artan Hoxha, gazetar.
Fuqia e mafias së kanabisit është e pafundme. Por kjo duhet së shpejti të mbarojë – kur flitet për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka qeverisur që nga viti 2013 dhe ka njoftuar zyrtarisht se do ta “pastrojë”. Që në qershor 2014, ka pasur një konfrontim të parë të hapur midis shtetit dhe mafies – në Lazarat, një fshat në jug të vendit. Pas pesë ditëve rrethimi, policia kapi më shumë se 70 ton marihuanë dhe shkatërroi 133.000 bimë. Dhe bëri dhjetëra arrestime. Aksioni u zhvillua pak përpara vendimit të BE-së, nëse Shqipëria duhet të bëhet një vend kandidat.

Lazarati u shkatërrua, por prodhimi i drogës vazhdon të shtohet
Natyrisht, bosët e drogës nuk u kapën gjatë atij aksioni. Vetëm disa fermerë, familjet e të cilëve jetonin me kultivimin e kanabisit, përfunduan në burg. Vendi i quajtur Lazarat – i etiketuar në media si qendra e kanabisit – është i shkatërruar sot. Papunësia këtu është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë – tashmë 14 për qind. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, qëllimi i zvogëlimit të ndjeshëm të tregut të drogës qartësisht nuk ka patur efekt. Prodhimi i kanabisit vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në 2015 dhe 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi përsëri një plan veprimi – përsëri nën presionin e BE. Vetëm nëse bosët e drogës luftohen në mënyrë efektive, mund të ketë negociata për anëtarësim me Shqipërinë. Një punë e vështirë.
Vetëm në muajt e parë të 2017, rreth 20 ton marijuanë u konfiskuan në Detin Adriatik pranë Barit, pika më e afërt midis Shqipërisë dhe Italisë. Më shumë se sa në vitin 2016 në rajonin e Pulias. Kjo është merita e një njësie prej 200 agjentësh të Guardia Di Finanzia të armatosur rëndë, të cilët janë duke kontrolluar detin në kërkim të gomoneve të kontrabandistëve.

Mbikëqyrja ajrore nga policia shqiptare
Disa muaj më parë, policia shqiptare filloi gjithashtu mbikëqyrjen ajrore – por me mjete shumë të varfëra. Veçanërisht në zonat e thella, malore, kultivohet kanabis. Këto parcela mund të zbulohen vetëm nga ajri. Pas rizgjedhjes së suksesshme qershorin e kaluar, Kryeministri Rama dëshiron që më në fund të pastrojë biznesin ilegal të drogës. 2017 duhet të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si viti, ku mafias kanabisi u ndërpre.
“Për të pastruar institucionet nga korrupsioni do të thotë t’i modernizosh ato, besoj se njerëzit sillen ndryshe në sisteme të ndryshme dhe gjithmonë përdor një shembull: Asnjë shqiptar që jeton në Gjermani nuk mund të imagjinojë të dilte nga shtëpia, të merrte makinën dhe ta ngiste atë pa vënë rripin e sigurisë. – Por këtu, ishte normale që ne të shihnim gjermanët të vozisnin pa rrip, prandaj është e rëndësishme të zhvillohet një sistem, ku njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre”. – Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Hetimet serioze?
E gjitha duket si një ofensivë e madhe. Por jo të gjithë besojnë në seriozitetin e tyre. Çdokush që tentoi të luftojë me zell kundër mafias së drogës, i krijoi shumë telashe vetes, duke vuajtur pasoja të rënda nga vetë trejtuesit e policisë dhe madje edhe janë detyruar edhe të largohen nga Shqipëria në fund – ashtu si agjenti shqiptar i anti-drogës Dritan Zagani, i cili ishte vënë pas një gjurme të nxehtë të disa kontrabandistëve të mëdhenj të kanabisit. Tani ai jeton në Zvicër, ku ka kërkuar azil. Kjo sugjeron që edhe oficerë të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e drogës.
“Shtëpia ime është kontrolluar, kanë konfiskuar materiale pune: kamera, kompjuteri që i përkiste familjes time, me të cilin punonin fëmijët e mi. Është kontrolluar për pajisjet elektronike, të tilla si USB, pajisje regjistrimi, gjithçka kam pasur, edhe telefonat mi kanë konfiskuar. Deri më sot mua nuk më kanë kthyer asgjë. Gjithçka arriti deri në atë pikë, sa familja ime ndihej e kërcënuar dhe duhej të frikësohesha për jetën e tyre, ky ishte fundi për mua. Tre fëmijët e mi janë më të rëndësishëm se jeta ime, puna ime dhe gjithçka tjetër në botë. Për t’i mbrojtur ata është detyra ime njerëzore”. – Dritan Zagani, ish-oficer i antidrogës

Tregu i kanabisit mbetet i pakontrollueshëm
Megjithatë, plani më i fundit i veprimit i qeverisë duket se ka pasur sukseset e para. Fotot e fundit të ajrit tregojnë një hapësirë më e vogla të kultivimit të kanabisit. Por kjo – një skenë tashmë e njohur – është më tepër për shkak të stoqeve të mëdha të mafies. Pra, policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më të dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësist (bosët). Dhe ata nuk janë kapur. Në fakt, shtrirja e plotë e tregut shqiptar të kanabisit nuk është e menaxhueshme.
“Fakti që policia shqiptare, greke dhe italiane nga janari deri në mes të majit çdo ditë kanë një mesatare prej një ton kanabis të konfiskuar, tregon shkallën e vërtetë të kultivimit në vitin e kaluar. Është gjithashtu interesante të thuhet, se pavarësisht nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur, çmimi nuk është rritur. Kjo do të thotë se sasia e kanabisit që shkon drejt Bashkimit Evropian mbetet e rëndësishme”. Artan Hoxha, gazetar

Një problem politik
Kanabisi dhe Shqipëria – kjo është historia e fermerëve të varfër, mafias dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, kanabisi është këtu: Politika.
“Kanabisi ka lindur në Shqipëri, si një problem politik, ishte një problem politik dhe kishte mbështetje politike. Në varësi të kalkulimeve politike, ajo është kundërshtuar ose toleruar. Zhvillimet gjatë vitit të kaluar dëshmojnë edhe një herë se kanabisi është i lidhur fort me politikën. Kjo do të thotë, ‘nëse në Shqipëri u prodhuan sasi të mëdha të kanabisit vitin e kaluar, kjo është për shkak se situata politike lejoi këtë fenomen”. – Artan Hoxha, gazetar

 

Skandal, Ministria e Drejtësisë bllokon hetimet për Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda i la afat Ministrisë së Drejtësisë deri më datën 2 nëntor për të mbyllur përkthimin e dosjes “Habilaj” dhe për ta dorëzuar në funksion të hetimeve të nisura, por edhe pse kanë kaluar dy javë nga afati, dosja hetimore ende nuk është përkthyer. Mospërkthimi i i tabulateve të përgjimeve të Habilajve nga Prokuroria e Katanias ka bllokuar hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
1800 fletët e fashikullit hetimor të një grupi kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj që ishte përfshirë në trafikun e drogës, janë përcjellë përmes një letërporosie nga drejtësia italiane në datën 19 tetor. Dosja e plotë i është dërguar menjëherë Ministrisë së Drejtësisë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pritet që vetëm pasi ky material t’i jepet në shqip akuzës, grupi i hetimit do të vendosë se, kur do ta thërrasë për ta pyetur sërish ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri.
Ministria e Drejtësisë ka patur kohë të mjaftueshme për të mbyllur përkthimin e dosjes “Habilaj”, por edhe pse kanë kaluar dy javë nga afati i vënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dosja hetimore e përkthyer nuk i është dërguar organit të akuzës. Prokurorët presin përkthimin urgjent të dosjes për arsye se po bllokohet hetimi ndaj ish-ministrit Tahiri dhe bandës së Habilajve. Lind dyshimi se mospërkthimi në kohë i dosjes “Habilaj” nga Ministria e Drejtësisë është bërë qëllimisht për të penguar hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri.
Ndërsa Ministria e Drejtësisë po bëhet pengesë për hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri, në Itali u zhvillua para disa ditësh, seanca e parë gjyqësore ndaj anëtarëve të bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj. Trupi gjykues vendosi të lerë në burg të gjithë anëtarët e bandës së drejtuar nga Habilaj. Prokuroria shqiptare po heton paralelisht për grupin e Habilajve dhe ka përfshirë në hetime edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Para pak ditësh, prokurorët e çështjes sekuestruan librin e takimeve në Ministrinë e Brendshme nga viti 2013 deri në 2017. Bëhet fjalë për periudhën, kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri. Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të Florian Habilajt. I njohuri ndryshe si “Lolo”, ai tregon se ka shkuar në Tiranë dhe ka takuar shefin e madh. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.

Hetimet e Antimafias italiane

Grupi i organizatës së Habilajve u arrestua më datë 14 tetor 2017 me urdhër të Gjykatës së Katanias në operacionin e Policisë italiane të koduar “Rosa dei Venti”. Organizata kriminale e drejtuar nga Moisi Habilaj vetëm në një ngarkesë me 3.500 kg marijuanë që kishte transportuar në Itali nga bregdeti shqiptar kishte përfituar 20 milionë euro. Në momentin e arrestimit, bandës iu sekuestruan rreth 20.000 euro cash. Sipas Prokurorisë së Katanias, në veçanti, organizata kriminale, ku disponueshmëria e armëve dhe municioneve është konfirmuar me ekzekutimin e konfiskimit të armëve të tipit Kallashnikov dhe qindra municione, kishte fituar kontrollin mbi importin e sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, të cilët më pas përdoreshin për të furnizuar sheshet në Katania dhe në krahinat e Raguzës dhe Sirakuzës.
Operacioni, i koduar me emrin “Rosa dei Venti” është kryer nga financierët e Gico dhe Guardia di Finanza e Katanias, duke kryer funksione komplekse teknike për gjurmimin e telefonatave dhe përgjime mjedisore, për të cilat është e nevojshme prova për të përdorur të dyja, si në tokë dhe në det, të vendosjes së njëkohshme të pajisjeve të artikuluara për të luftuar trafikun e paligjshëm.
Gjatë hetimeve, në fakt është bërë e mundur marrja në dëm të komponentëve të organizatës kriminale me profil ndërkombëtar, konfiskimi në mënyrë të përsëritur e lëndëve narkotike, ku janë arrestuar më shumë se 20 korrierë, edhe me ndihmën e njësisë të “antiterrorizmit dhe impenjimit të shpejtë” e qentë e grupit të Guardia di Finanza të Katanias.

Laboratori i kokainës, amnistohet banda e Xibrakës

Ulet dënimi për bandën e kokainës në Laboratorin e Xibrakës. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda lehtëson ndjeshëm dënimet e 9 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kokainë përmes laboratorit të Xibrakës. Shkalla e Dytë e Krimeve të Rënda, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 9 të akuzuarit për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Me këtë vendim, 9 të akuzuarit, mes të cilëve edhe nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit të dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Nga 104 vite burg që dha Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për 9 të pandehurit e dosjes “Xibraka”, Apeli ka pranuar gjykimin e shkurtuar, duke ulur dënimin në total me 69 vite e 4 muaj burg.
Të gjithë të pandehurit përfituan uljen e dënimit me një të tretën. Përfundimisht Genci Xhixha dënua në mungesë me 8 vite e 8 muaj burg nga 13 që e kishte dënuar Shkalla e Parë. Xhixha, sipas prokurorisë, ishte drejtuesi i kësaj organizate dhe është ende në kërkim nga policia.
E njëjta masë dënimi u dha edhe për Saimir Batkun.
Ndërsa Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha u dënua me 6 vite e 8 muaj nga 10 që ishte denimi i parë.
Dy kolumbianëve Cesar Avila dhe Valter Moreno iu ulën 4 vite nga dënimi i Shkallës së Parë duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burg. Po me 8 vjet heqje lirie u dënua Ilir Hyseni.
7 vite e 4 muaj burg do të vuajnë, Gentian Gjoni dhe Klement Dalipi, ndërsa Arjan Dalipi u 6 vite e 8 muaj.
Në ndryshim nga Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar për nëntë të akuzuarit, kërkesë kjo që i ishte refuzuar nga gjykata më e ulët. Ky vendim i Apelit, ka bërë që të gjithë të akuzuarve u ulet një e treta e dënimit të dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Ermal Hoxha u arrestua bashkë me disa persona të tjerë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Në total të gjithë 9 të pandehurit Gjykata e Shkallës së Parë dha 104 vite burgim që varionin nga 10 deri në 12 vite. Prokuroria përgjatë gjykimit këmbënguli se të 9 të dyshuarit krijuan një grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikun e drogës, duke importuar në Elbasan një sasi lënde në përmbajtje të të cilës fshihej kokainë. Për këtë qëllim, sipas akuzës, ata ngritën edhe një laborator, ku përpunohej lënda bazë derisa nxirrte formën përfundimtare të drogës të gatshme për t’u hedhur në treg.
Gjatë operacionit të kryer pas hetimeve të Interpolit bazuar veçanërisht mbi përgjimet e njërit prej të dyshuarve, shtetasit Saimir Batku ju sekuestrua në Tiranë në një mjet xhip 19 kg kokainë e prodhuar në të njëjtin laborator. Me bandën e Xibrakës ka bashkëpunuar edhe Olsi Rama, vëllai i kryemibnistrit Rama. Ish-Kryeministri Berisha e ka akuzuar publikisht disa herë Olsi Ramën se ka kaluar 5 herë jashtë shtetit me makinën e Genci Xhixhës me drogë, ndërsa kryeministri Rama nuk ka reaguar asnjë herë.