30.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Klinton nën hetim për shitjen e minierave të uraniumit tek Rusia?

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions po dëshmon para Komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku pritet të përballet me pyetje në lidhje me urdhërin që u ka dhënë prokurorëve të lartë federalë për të parë nëse është me vend të hapen hetime për një numër çështjesh të ngritura nga ligjvënësit republikanë.
Kryetari i Komisionit, Robert Goodlatte i kërkoi zotit Sessions në korrik dhe shtator, që të caktojë një hetues të posaçëm për të shqyrtuar akuzat për bashkëpunim mes fushatës së zonjës Hillary Clinton dhe Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate. Çështje të tjera, që ata kanë kërkuar të hetohen janë edhe përdorimi prej saj i një serveri privat emaili në kohën, kur ajo ishte Sekretare e Shtetit, Fondacionin Clinton dhe blerja e minierave të uraniumit amerikan nga një kompani e mbështetur nga Rusia.
Në letrën që ligjvënësi Goodlatte i kishte dërguar Prokurorit Sessions, kërkohej gjithashtu shqyrtimi i disa aspekteve të hetimit nga FBI-ja të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, Stephen Boyd, u përgjigj në një letër të hënën ku thoshte se, Sessions u ka kërkuar prokurorëve të merren me vlerësimin e “çështjeve të caktuara” të ngritura nga ligjvënësi Goodlatte.
Zoti Boyd tha se, prokurorët do të raportojnë drejtpërdrejt tek Prokurori i Përgjithshëm, Sessions dhe Zëvendësi i tij, Rod Rosenstein “sipas nevojës” dhe do të japin rekomandimet e tyre, nëse duhet të hapen apo të zgjerohen hetimet. Ai më tutje u zotua se Departamenti i Drejtësisë “nuk do të vlerësojë asnjë çështje që nuk bazohet në fakte dhe në ligje”.
Presidenti Donald Trump ka kritikuar ashpër një hetim nga ish-shefi i FBI-së Robert Mueller rreth rolit të Rusisë në zgjedhjet dhe rreth bashkëpunimit të mundshëm të saj me fushatën e zotit Trump. Agjencitë amerikane të zbulimit në një raport të pulikuar në janar të këtij viti, dolën në përfundimin se Rusia drejtoi një përpjekje për të ndihmuar shanset e zotit Trump për të fituar zgjedhjet.
Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për më shumë hetim nga forcat amerikane të zbatimit të ligjit mbi veprimet e zonjës Clinton.
“Të gjithë po pyesin pse Departamenti i Drejtësisë (dhe FBI) nuk po shqyrton të gjitha pandershmërinë që po ndodhin me Hillary-n dhe demokratët … ” Presidenti Trump tha në një postim muajin e kaluar në Twitter.
Komentet e presidentit dhe lëvizja nga Prokurori Sessions shkaktuan ankesa nga demokratët rreth ndërhyrjes së ekzekutivit tek gjyqësori.
“Nëse Prokurori i Përgjithshëm dorëzohet para presionit të Presidentit Trump dhe aleatëve të tij, dhe emëron një Prokuror të Posaçëm për të hetuar rivalin e mundur të zotit Trump, kjo do të mund t’i jepte fund pavarësisë së institucionit të Departamentit të Drejtësisë”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff në një postim në Twitter.
Ligjvënësi Gregory Meeks tha se, veprimet e avokatit të përgjithshëm ishin një përpjekje për të hequr vëmendjen nga hetimi mbi bashkëpunimin e mundshëm me fushatës së zotit Trump dhe Rusisë.
Ligjvënësi Andy Biggs, i cili ishte një nga republikanët që nënshkruajti letrën e ligjvënësit Goodlatte, tha se përgjigja e Departamentit të Drejtësisë është “inkurajuese”, por jo aq vendimtare sa do të kishin dashur ligjvënësit.
“Ne duhet të kemi një Prokuror të paanshëm dhe të pavarur për të hetuar çështjet që kemi ngritur. Ne kemi shpenzuar mjaft kohë për vlerësime të pakuptimta dhe premtime boshe”, tha ligjvënësi Biggs në një deklaratë.

Pse Macron po humbet mbështetjen?

Pikёrisht nё jubileun e gjashtёmujorit, qindra pёrkrahёs tё presidentit Macron deklarojnё se, distancohen nga mbёshtetja pёr tё. Nё njё letёr tё hapur ata kritikojnё stilin autoritar brenda lёvizjes sё tij.
“100 demokratёt” e quan veten grupi i kryengritёsve, ndёr tё cilёt bёjnё pjesё edhe disa pёrfaqёsues tё zgjedhur lokalё. Nё njё letёr tё hapur, e cila u bё publike nga radioja “France info”, shprehen kritika tё qarta, qё drejtohen ndaj Emmanuel Macron dhe kryesisё sё aleancёs sё tij.
Ndёr tё tjera nё letёr thuhet, se lёvizja e Macron “La République en Marche” (LREM) qёkurse ai ka marrё postin nё maj i ka shkelur parimet e saj. Nё vend tё demokracisё sё bazёs, ёshtё etabluar njё “sundim i elitave”.

Krahasim me “Ancien Régime”
Nё letёr gjithashtu bёhet fjalё pёr “arrogancё” tё atyre qё janё me pёrgjegjёsi nё LREM si dhe pёr “kёrcёnime” dhe “pёrpjekje pёr shantazh” ndaj anёtarёve tё angazhuar. Strukturat autoritare tё kujtojnё “Ancien Régime”. Njёkohёsisht, sipas pёrpiluesve tё letrёs sё hapur, ёshtё krijuar pёrreth Macron, si shpresёdhёnёsi politik “kulti i individit”. “100 demokratёt” kritikojnё edhe procedurёn pёr zgjedhjen e kryetarit tё ri tё partisё, qё do tё zhvillohet tё dielёn (19.11) nё kuadёr tё kongresit tё parё tё LREM. Zёdhёnёsi i deritanishёm qeveritar, Christophe Castaner, ёshtё i vetmi kandidat pёr postin, njё votim ku do tё marrin pjesё tё gjithё rreth 380.000 anёtarёt, nuk ёshtё parashikuar. Me kёtё mohohet “parimi i zgjedhjeve demokratike, qё ёshtё shenjtёruar pёrmes Revolucionit Francez dhe Kushtetutёs”, thuhet mё tej nё letrёn e hapur tё “100 demokratёve”.

Konflikti mes Arabisë Saudite dhe Iranit në Lindjen e Mesme

Para pak ditësh, udhëheqja saudite duhet të pranonte, se lufta në Jemenin fqinj nuk përqendrohet vetëm aty. Në fund të javës së kaluar me gjasa një raketë e rebelëve Huthi u ngrit në Jemen për të marrë kurs drejt Arabisë Saudite e kryeqytetit Riad. Por para se të shkaktonte dëme, ajo u kap nga një sistem antiraketor amerikan dhe u shkatërrua në ajër. Autoritetet saudite kuptuan se edhe kësaj here mbretëria shpëtoi. Presidenti Trump deklaroi, se falë amerikanëve raketa jemenite nuk shkaktoi dëme të tjera. Ai la të kuptohej se nga vinte raketa, “nga Irani, sipas mendimit tim”.
Por “mendimin” e presidentit amerikan nuk e pranoi Mohamad Ali Dshafari, kryekomandant i gardave iraniane të revolucionit. Pretendimi i Trumpit, sipas Dshafarit, nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e zakonshme”. “Trump ka thënë shumë gjëra që nuk qëndrojnë, dhe i ka bërë Iranit akuza që nuk kanë asnjë bazë”.

Shkallëzim i retorikës
Dshafari mori mbështetje nga kreu i shtetit, presidenti iranian, Hasan Ruhani. Forcat saudite e sulmuan Jemenin “pa asnjë shkak”, tha ai. “Si mund të reagojë Jemeni ndaj një breshërie bombash? Sauditët thonë, jemenitët nuk duhet të përdorin armë? Por për këtë duhet që ata të ndalin bombardimin, e të shohin, nëse nga Jemeni vjen apo jo ndonjë reagim pozitiv”.Ruhani reagoi pas deklaratave kritike të ministrit të Jashtëm saudit, Abdel Al-Jubeir. “Ne e shohim sulmin një akt luftarak”, tha ai. “Irani nuk mund të nisë raketa në drejtim të qyteteve saudite dhe të presë që ne të mos bëjmë gjë”.

Politika e destabilitetit
Deklaratat nga të dyja palët nënkuptojnë: Lufta e përfaqësuar, që të dyja palët po kryejnë në Jemen, ka kaluar në një stad të ri. Irani mohon se i furnizon me armë rebelët Huthi, dhe agumenti kryesor i iranianëve është – forcat saudite kanë krijuar përreth Jemenit një bllokadë tokësore dhe detare. Prandaj Irani as nuk mund të dërgojë dot armë në Jemen. Kjo duket e kuptueshme, por ende mbetet e hapur, se si ka mbërritur në duart e rebelëve Huthi armë të teknologjisë së lartë.
Fakt është që Arabia Saudite qëndron në krye të një aleance ushtarake që sipas të dhënave të OKB-së, ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Nëse populli jemenit nuk ndihmohet menjëherë, bota ndodhet para një prej katastrofave më të mëdha. Dy milionë vetë mund të vdesin nga uria. Sulmet janë inicuar nga princi trashëgimtar e ministër i Mbrojtjes, Mohamed bin Salman. Analisti për çështjet politike, Jochen Hippler nga Instituti për Zhvillimin dhe Paqen (UNEF) në Universitetin e Duisburgut thotë se “e dimë që politika e Mohamed bin Salmanit është shumë më tepër rrezikuese dhe konfrontuese se më parë”. Ai thekson se kjo lidhet “si me Katarin, Jemenin dhe Iranin. Këtu ekziston madje frika, se kjo politikë e rrezikshme të çon në destabilizim”.

Triumf për Iranin
Prej vitesh Arabia Saudite dhe Irani qëndrojnë në një gjendje lufte përballë njëri-tjetrit. Arabia Saudite mbështeste forcat sunite islamiste, në një kohë që Irani me forcat e gardave të revolucionit dhe Hizbollahun luftoi në krah të Asadit. Me Rusinë, një aleat tjetër, ky regjim bëri të tërhiqeshin forcat xhihadiste me në krye ato të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Në fund të kësaj jave, ushtria siriane mori qytetin e fundit të IS-it, Albu Kamal. Me fitoren ushtarake të Asadit, Irani fiton influencë në rajon.
Një shenjë tjetër e rritjes së tensionit mes dy vendeve është edhe deklarata e dorëheqjes së kryeministrit libanez, Saad Hariri. Hariri që prej disa kohësh qëndron në Arabinë Saudite, dha fundjavën e shkuar dorëheqjen nga qeveria e koalicionit. Ai akuzoi forcat e milicëve shiitë të Hizbollahut se po nxisin trazira. Por nga ana e tij, Hizbollahu akuzoi Arabinë Saudite, se e ka detyruar Haririn të japë dorëheqjen dhe të qëndrojë në Arabinë Saudite. Madje kreu i Hizbollahëve, Hasan Nasrallah në një fjalim televiziv akuzoi qeverinë saudite, se po kërkon të nxisë Izraelin të ndërmarrë sulm kundër Libanit.
Por Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi se nga Arabia Saudite ai ka garancinë se Hariri e ka vendosur vetë dorëheqjen dhe se nuk sheh ndonjë shenjë, se ai po mbahet kundër vullnetit të tij në Arabinsë Saudite.

Grushti në xhep
“Spiralja e shkallëzimit po vazhdon dhe ka arritur një pikë të re”, thotë Sebastian Sons, ekspert për Lindjen e Afërt në “Shoqërinë Gjermane për Politikën e Jashtme”. “Në të vërtetë asnjë nga këto vende nuk duhej të kishte interes për një luftë të tillë. Sidomos sauditët, pasi megjithëse ata janë mjaft të armatosur, nuk mund ta fitojnë dot një luftë të tillë. Prandaj besoj se vërtet gjërat do të mbesin në retorikën luftarake, e nuk do të kalojnë në betejë në terren”. Një shpresë që e ndajnë edhe kryeqytetet perëndimore, që kërkojnë të lëvizin të dyja palët për më shumë lëshime. Por ato ende e mbajnë grushtin në xhep.

Sanksione ndaj dy mediave amerikane në Rusi

Russian lawmakers vote the State Duma, the Lower House of the Russian Parliament in Moscow, Russia, Wednesday, Nov. 15, 2017. Russia's lower house of parliament on Wednesday unanimously approved a bill allowing the government to register international media outlets as foreign agents, a swift retaliation to the U.S. demands made to a Russian TV channel. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë në mënyrë unanime e ka miratuar legjislacionin me të cilin autorizohet qeveria që kompanitë mediale, të cilat marrin fonde nga jashtë, të cilësohen si “agjentë të jashtëm”.
Amandamentet në Dumën Shtetërore të Rusisë janë miratuar sot në leximin e tretë final.
Organizata Amnesty International tha se, ky legjislacion paraqet “goditje serioze” për lirinë e mediave në Rusi.
Radio “Evropa e Lirë”/Radio Liria (RFE/RL), njëra prej kompanive për të cilën zyrtarët rusë kanë thënë se mund të kategorizohet si agjent i jashtëm nën legjislacionin e ri, tha se aksioni i Dumës Ruse nuk duhet të shikohet si “përgjigje reciproke”.
“Është jo përkatëse që votimi i sotëm të shihet si përgjigje reciproke për kërkesat me të cilat ballafaqohen disa media të financuara nga Rusia në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Radios “Evropa e Lirë”/Radio Liria, dhe specifikohet se mediat ruse, “RT dhe Sputnik veprojnë lirisht në Shtetet e Bashkuara, derisa RFE/RL i ka humbur bashkëpunëtorët e vet për transmetim, për shkak të presioneve administrative”.
Mëtutje, në deklaratën e saj të sotme, Radio “Evropa e Lirë”/Radio Liria, thotë se “nuk do të spekulojë se çfarë hapash do të mund t’i ndërmerrte Rusia pas votimit të sotëm apo në ç’mënyrë kjo masë do të mund të zbatohej ndaj nesh”.
Në deklaratë, po ashtu, theksohet se “reporterët e Radios “Evropa e Lirë”/Radio Liria u janë nënshtruar keqtrajtimeve dhe sulmeve fizike në Rusi, derisa reporterët e RT-së nuk ballafaqohen me kërcënime të tilla në SHBA”.
“Puna e Radios “Evropa e Lirë”/Radio Liria është që të realizojë gazetari objektive dhe të vërtetë për audiencën tonë në gjuhën ruse në gjithë botën, përfshirë Rusinë”, thuhet në deklaratë, e cila përfundon me konstatimin se presim “që ta vazhdojmë punën tonë gazetareske”.

Lufta për pushtet në Arabi, kush fitoi?

Princi Trashëgimtar Mohammed bin Salman duket se po prish fare kuptimin tonë lidhur me atë sesi sundohet Arabia Saudite. Duke kërkuar që të konsolidojë pushtetin e tij, ai flaku tej maturinë dhe kërkimin e konsensusit – teknikat tradicionale të lidershipit saudit – duke proceduar në fakt me shpejtësi pothuajse të papërgjegjshme dhe një shpërfillje të dukshme për fitimin e mbështetjes së xhaxhallarëve dhe kushërinjve të shumtë të tij. Arrestimi javën e kaluar i 11 princave me akuzën për korrupsion, të lë të kuptosh se familja mbretërore, Shtëpia e Saudit, nuk është më mbi ligjin. Komentet rreth lëvizjeve të fundit të Mohammed bin Salman kanë qenë të ndara midis parashikimeve se ai po e çon vendin drejt një diktature apo drejt një revolte familjare. Por një këqyrje e vëmendshme e lëvizjeve dhe deklaratave të Mohammed bin Salman gjatë vitit të fundit të lë të kuptosh se ai është më shumë kalkulues sesa i ngutur. Prokurori i Përgjithshëm saudit tha javën e kaluar se hetimet për korrupsion po zhvilloheshin prej 3 vitesh, ndërsa Mohammed bin Salman e përmendi goditjen e gjerë ndaj korrupsionit në një intervistë në muajin maj. “Ju siguroj se çdo person i përfshirë në një rast korrupsioni, qoftë ai ministër, princ apo çfarëdo qoftë, nuk do të shpëtojë”, tha ai.
Ndërkohë, qysh nga prilli, Mohammed bin Salman, tani 32 vjeç, ka qenë duke orkestruar me qetësi emërimet e një numri princash mbi të 20-at apo të 30-ave në poste me pushtet. Ka gjasa që këta do të jenë vendimtarë për suksesin e rimodelimit të tij për mbretërinë dhe mund të shfaqen si arbitra për dekadat në vazhdim. Ata janë nipër ose stërnipër të themeluesit të Mbretërisë saudite, Ibn Saud, i cili vdiq në vitin 1953. Mohammed bin Salman është tërësisht i matur në promovimin e këtyre kushërinjve të rinj, duke i bërë apel ambicies dhe duke siguruar besnikërinë e tij. Është një mënyrë e mirë për të ndrydhur çdo konkurrencë midis linjave familjare: Ibn Saud kishte më shumë se 40 fëmijë dhe numri i stërnipave është në rendin e qindrave. Veprimet e Mohammed bin Salman deri më tani e kanë penguar një revoltë kolektive familjare, duke provuar edhe një herë akoma dobinë e sentencës së vjetër “përça e sundo”. Si në të gjitha monarkitë, linja e gjakut është shpesh më e rëndësishme sesa kompetenca për liderë me perspektivë në Arabinë Saudite. Ndoshta Mohammed bin Salman dëshiron të promovojë talente, por gjithashtu do t’i kushtojë vëmendje edhe mënyrën sesi të shmangë mëritë apo shenja opozite. Promovimi i djemve mund t’u heqë një farë dhimbjeje baballarëve që po largohen. Shtëpia e Saudit ka përjetuar tranzicione të vështira më parë. Ajo çka është ndryshe kësaj radhe është se mosha nuk është më ekuivalente me moshën, por bile mund të bëhet një hendikap. Rinia domosodshmërisht nënkupton një mungesë të caktuar përvoje, por ky është një rrezik të cilin Mohammed bin Salman duket se ka vendosur që mund ta menaxhojë.

Kush duhet pasur parasysh

Princat e ri për t’u pasur parasysh janë (sipas renditjes alfabetike):
Abdulaziz bin Fahd është stërnip i Ibn Saud dhe Zëvendësguvernator i Rajonit Jawf, në kufi me Jordaninë, qysh nga qershori i 2017. Babai i tij, një ish-ushtar, u bë Komandant i Forcave Tokësore saudite në prillin e 2017.
Faisal bin Sattam u emërua ambasador në Itali në qershorin e 2017. Ai ka treguar simpati të hershme për ngjitjen e Mohammed bin Salman: Si anëtar i Allegiance Council (grupimit të anëtarëve të vjetër të familjes), ai votoi kundër Princit Prince Muqrin, që të bëhej zëvendës Princ Trashëgimtar në 2014, një shenjë e hershme që i përkiste kampit të Salman. (Muqrin u bë Princ Trashëgimtar me vdekjen e Mbretit Abdullah në janarin e 2015, por u zëvendësua nga Mbreti Salman vetëm 3 muaj më vonë. I ndjeri Mbret Abdullah është raportuar se ka manovruar për të zëvendësuar Muqrin me Salman, duke krijuar për pasojë një hapje si Princ Trashëgimtar për Princin Miteb, djalin e mbretit, i cili u shkarkua si ministër i Gardës Kombëtare javën e kaluar dhe është një prej të arrestuarve).
Abdulaziz bin Saud është 30-vjeçari ministër i Brendshëm, i emëruar në qershorin e 2017. Ai zëvendësoi xhaxhain e tij dhe Princin Trashëgimtar të atëhershëm Muhammad bin Nayef, i cili u detyrua të dorëhiqet. Babai i Abdulaziz bin Saud është Guvernator i Provinës Lindore të pasur me naftë, ku shiitët sauditë formojnë një mazhorancë lokale. Tagrat e tij të reja u kufizuan brenda pak ditësh nga emërimi nëpërmjet transferimit të tyre në një organizatë të re sigurie. Nëse ka qenë i zemëruar prej kësaj, nuk e ka treguar atë në publik.
Abdulaziz bin Turki, 34 vjeç, është Zëvendëspresident i General Sport Authority, i emëruar në qershorin e 2017. Babai i tij, Turki bin Faisal, ka shërbyer si ambasador në Uashington dhe London, si edhe ka qenë kreu i trupës së Inteligjencës së Jashtme të Mbretërisë, General Intelligence Presidency. Kohët e fundit, Turki bin Faisal është angazhuar në diskutime publike me ish-zyrtarë izraelianë.
Ahmed bin Fahd, stërnip i Ibn Saud, u emërua zëvendësguvernator i Provincës Lindore në prillin e 2017. Babai i tij, i cili ka qenë zëvendësguvernator i Provincës Lindore nga viti 1986 deri më 1993, vdiq në 2001.
Bandar bin Khalid, 52 vjeç, u emërua Këshilltar në oborrin mbretëror në qershorin e 2017. Babai i tij është Guvernator i Provincës së Mekës.
Khalid bin Bandar u emërua ambasador në Gjermani në qershorin e 2017. Ai është djali i edukuar në Oxford i Princit Bandar bin Sultan, ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara që kultivoi lidhje me shumë presidentë amerikanë.
Khalid bin Salman, 29 vjeç, u emërua ambasador në Uashington këtë vit. Ai është pilot dhe vëlla i plotë i Mohammed bin Salman.
Saud bin Khalid u emërua Zëvendësguvernator i Medinës në prillin e 2017.
Turki bin Muhammad, 38 vjeç, u emërua Këshilltar në oborrin mbretëror në qershorin e 2017. Babai i tij, djalë i të ndjerit Mbret Fahd, ishte Guvernator i Provincës Lindore nga viti 1985 deri më 2013.
Një princ që vetëm pak ditë më parë do të kishte qenë në këtë listë ishte Mansour bin Muqrin, Zëvendësguvernatori i Provincës Asir, i cili u vra në një rrëzim helikopteri me 5 nëntor. Ai kishte shërbyer në këtë detyrë qysh nga viti 2013 dhe ishte bërë Këshilltar i Mbretit Salman në prillin e 2015, kur babai i tij u largua nga pozicioni i tij si Princ Trashëgimtar. Ka goxha spekulim se ai nuk e pëlqente Mohammed bin Salman, që është e besueshme sepse babai i tij u largua. Një fjalë që qarkullon është se vdekja e tij nuk qe e rastësishme, për të cilën, deri më tani, nuk ka asnjë dëshmi.

Kush mungon
Kjo listë princash është gjithashtu e njohur prej atyre që mungojnë. Ajo nuk përfshin djem apo nipër të të ndjerit Mbret Abdullah dhe vetëm një nip të Mbretit Fahd. Çdo i afërm i drejtpërdrejtë i Princit Ahmed bin Abdulaziz, një prej të ashtuquajturëve Sudairi Seven, gjithashtu mungon. Mungesa është lehtësisht e shpjegueshme: Ahmed mendohet të ketë votuar në Allegiance Council kundër emërimit të Mohammed bin Salman si Princ Trashëgimtar në qershorin e këtij viti.
Mohammed bin Salman dukshëm që e shikon veten dhe shikohet njëlloj nga i ati, si mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite. Thashethmja më e fundit është se ndryshimi mund të ndodhë shpejt. Tradicionalisht, suksesi i këtij tranzicioni do të varej më shumë se çdo gjë tjetër në pranimin dhe mbështetjen në familjen më të gjerë mbretërore, por padurimi dhe ambicia e Mohammed bin Salman të bëjnë të kuptosh se nuk do të jetë opsion. Në vend të kësaj, autoriteti i tij do të qëndronte tek mbështetja e atyre që ndodhen në këtë listë.
Një tjetër grup që mund të rezultonte vendimtar është ai i princave në forcat e armatosura. Këta është më e vështirë të identifikohen dhe thelbësisht janë në pozicionet e tyre për të ndaluar grushtet e shtetit.
Një kabllogram i vitit 1985 i Departamentit të Shtetit e nxjerrë nga WikiLeaks është e vjetër, por na jep një koncentrat të mirë. “Thjesht prania e princave në forcat e armatosura siguron një farë stabiliteti për regjimin e Al Saud”, përfundon ajo.
Mbreti Salman mendohet se e shikon Mohammed bin Salman si Ibn Saud e kohëve moderne, një lider potencialisht të madh me një ambicie të jashtëzakonshme dhe shumë më premtues se çdo konkurrent tjetër më i moshuar për fronin. Por edhe Mohammed bin Salman duket kupton se, me qëllim që ta transformojë ekonominë e mbretërisë së tij dhe të përballet me sfidat e kaosit rajonal, ai duhet të jetë lideri i një ekipi mbretëror.
(Simon Henderson është Baker Fellow dhe Drejtor i Programit të Gjirit dhe Politikës Energjetike në Washington Institute for Near East Policy)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

3 arsyet e Ronaldos

Midis spekulimeve të vazhdueshme që po e rrethojnë të ardhmen e Cristiano Ronaldos, e përditshmja spanjolle “AS” i ka zbuluar tri arsyet pse asi portugez ka vendosur të largohet nga kryeqyteti spanjoll në kërkim të një sfide të re.
Agjencia Shtetërore Tatimore e Spanjës
Sulmuesi gjithmonë është ndjerë i përndjekur pa fakte nga autoritetet, me agjencinë shtetërore tatimore duke u fshehur vazhdimisht nga prapa. Në fakt, kjo besohet të jetë arsyeja kryesore pse ai dëshiron ta lërë La Ligën.
Krahasimi i vazhdueshëm me Messin… dhe Neymarin
Largimi i brazilianit drejt PSG-së do të thotë se Ronaldo tash duhet të garojë me më shumë se një yll në Evropë. Aryeja për zemërimin e tij është kryesisht financiar: paga prej 35 milionë euro e Neymar dhe kontrata e re e Messit me 40 milionë euro në vit ia turpëron pagën e tij vjetore në Real Madrid në vlerë prej 21 milionë euro në vit.
Thashethemet Mbappe dhe Neymar
Afera flirtuese e Real Madridit me Kylian Mbappe verën që lamë pas e ka shqetësuar yllin portugez. Ardhja e një të riu të talentuar në skuadrën e Zidane do të mundë të sinjalizojë dorëzimin e fronit të tij në Madrid. Mediat spanjolle sugjeruan se 32-vjeçari ka bërë kërkesë për transfertë, por gjiganti i La Ligës e ka bindur të qëndrojë.
Me shkrimet se Neymar do të kalojë në Real Madrid për një shumë rekorde, Ronaldo është duke e jetuar makthin e verës së kaluar. Ronaldo është i lumtur që është mbreti në “Bernabeu”, por ai nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të shikojë teksa froni i merret, jo pa hequr dorë vetë.
Pas një starti jo të lehtë këtë sezon me Realin e Madridit ylli i Los Blancos, Cristiano Ronaldo duket se tashmë ka dalë me letra të hapura duke refuzuar të nënshkruajë kontratën e re që do të zgjaste qëndrimin e tij në “Bernabeu”. Siç u përfol para disa ditësh portugezi nuk kishte ndërmend ta firmoste kontratën e re, duke i qëndruar asaj aktuale e që përfundon në vitin 2021, por tashmë mësohet se kushtet e yllit 32-vjeçar kanë ndryshuar. Një Rondalo i nervozuar, siç raportojnë mediat spanjolle, i ka komunikuar presidentit Florentino Perez vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, përkatësisht më 30 qershor, për një çmim të arsyeshëm siç ai vetë e ka cilësuar termin financiar. Arsye që ka ndikuar në vendimin e prerë të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e “Santiago Bernabeut”.

“Barcelona është më shumë se një klub”

Paulinho ndihet i lumtur dhe i plotësuar në Barcelonë. Mesfushori brazilian ka treguar në fillim të sezonit, se ai është një futbollist që mund të bëjë dallimin në ndeshjet kyçe. Dhe Ernesto Valverde është shumë i vetëdijshëm për këtë. Përshtatja e tij me klubin dhe qytetin po bëhet në rrugën më të shpejtë. E vërteta është se ish-lojtari i Corinthians është i kënaqur që luan pranë yjeve të tillë, si Leo Messi, Suarez apo Andres Iniesta. “Barcelona është me të vërtetë më shumë se një klub, është një kulturë; nuk di si ta shpjegoj atë. Ju duhet me të vërtetë të kuptoni ADN-në e Barcelonës për të luajtur atje”, tha mesfushori në një intervistë ekskluzive me “Folha de Sao Paulo”.
Në moshën 29-vjeçare, Paulinho është në kulmin e karrierës së tij. Nënshkrimi për klubin katalanas nuk e ka zënë atë në befasi, pavarësisht se ka luajtur në Guangzhou Evergrande, në Super League kineze. “Unë kam ëndërruar gjithmonë për këtë moment, është diçka që me të vërtetë e dëshiroja dhe, fatmirësisht, ajo përfundoi duke ndodhur”, shtoi braziliani. Për Paulinhon, të shkuarit te Guangzhou ishte vendimtare për të rifilluar karrierën e tij pas fazës jo shumë të frytshme te Tottenham dhe “KO” në Kupën e Botës së Brazilit. “Scolari më kuptoi dhe më ndihmoi, i jam shumë mirënjohës për gjithçka bëri për mua në vitet e fundit”, u shpreh ai. Paulinho po përballet me një sezon shumë të veçantë në karrierën e tij: debutimin në Barcelonë, i cili do të përfundojë me Kupën e Botës në Rusi, ku Brazili është një nga favoritët për titullin.

Casemiro: Neymar i mirëpritur te Reali

Casemiro fton Neymar tek Reali i Madridit. Pas kapitenit Sergio Ramos, i cili pak ditë më parë u shpreh se sulmuesi i PSG është i mirëpritur në radhët e Los Blancos, një tjetër futbollist i klubit merengues, mesfushori Casemiro shpreh të njëjtën dëshirë. Casemiro është shok skuadre në radhët e kombëtares së Brazilit me Neymar e sheh 25-vjeçarin si përforcimin ideal.
“Neymar është fantastik. Ai e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë në fushë. Është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe tek Reali, ai do të ishte gjithnjë i mirëpritur. Sidoqoftë personalisht shpresoj të vijë tek Reali, por për momentin ndihet mirë tek PSG”, u shpreh Casemiro.
Kohët e fundit po përflitet gjithnjë e më shumë për një transferim të mundshëm të Neymar tek Reali i Madridit, madje një lëvizje të tillë mediat e shohin si të mundshme që në verë edhe pse momentalisht nuk mund të flitet për gjëra konkrete. Ndërkohë, përsa i përket shanseve që ka Brazili për t’i shkuar deri në fund Botërorit, Casemiro u shpreh. “E dimë shumë mirë që në Botëror të gjithë duan të mundin Brazilin. Gjithsesi ne kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se mund t’i shkojmë deri në fund aventurës në Rusi”, tha ai.

Sadiku: Me Panuçin sulmojmë më shumë

Bomberi i kombëtares, Armando Sadiku, ishte i ftuari i Supersport, në një lidhje direkte, ku komentoi sfidën e fundit të Shqipërisë, të fituar 2-3 në Turqi. “Unë jetoj për të shënuar, sepse kjo është puna ime në fushë. Më vjen mirë që edhe dje shënova 2 gola dhe ndihmova skuadrën. Mund të kisha shënuar edhe të tretin, në rastin e golit të Grezdës, por kundërshtari më ndali me faull dhe aty përfitoi Erosi dhe shënoi”, tha Sadiku.
Armando Sadiku theksoi se me Panuccin skuadra shikon shumë më tepër nga sulmi, ndryshe nga periudha e de Biasit, ku përparësi kishte mbrojtja. “Në kohën e De Biasit kujdeseshim shumë për fazën mbrojtëse, duke ia lënë rastësisë daljet në sulm, ndërsa me Panuccin ndodh krejt ndryshe. Ai është një trajner që kërkon një skuadër sulmuese dhe po na ndihmon shumë që të sulmojmë me vijimësi. Tani Grezda dhe Roshi luajnë më afër meje dhe kemi mundësi të sulmojmë më me efikasitet”, tha bomberi elbasanas.
Armando Sadiku u shpreh se është mjaft i lumtur me zgjedhjen për të luajtur te Legia e Varshavës, të cilën e cilësoi si skuadrën më të madhe në Poloni dhe tha se shumë shpejt do të vijnë edhe golat në kampionatin polak.

Dështimi i madh i Interit, Gabigol drejt rikthimit në Brazil

Për ta blerë nga Santosi në verën e vitit 2016, drejtuesit kinezë të Interit shpenzuan rreth 29 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, por në ato momente bëhej fjalë për një talent të madh të futbollit brazilian. Megjithatë, Gabriel Barbosa i njohur nga të gjithë si Gabigol rezultoi dështimi i madh i merkatos zikaltër. Te Interi sezonin e kaluar, ai gjeti shumë pak hapësira, duke realizuar vetëm 1 gol, aq sa gjatë verës zikaltrit e huazuan te Benfica në Portugali. Por në këto muaj të parë 21-vjeçari ka zhgënjyer aq sa shqiponjat e Lisbonës e kanë nxjerrë jashtë projektit të tyre, me Interin që ka filluar të mendojë për t’i gjetur një destinacion të ri futbollistit. Me shumë gjasa në janar, Gabigol do të rikthehet në Brazil aty ku për të interesohen 4 skuadra Sao Paulo, Flamengo, Cruzeiro, por ish-klubi i tij Santos.