23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Afganistan: Dhjetëra policë të vrarë nga sulme talibane

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet e talibanëve në disa postblloqe të sigurisë janë vrarë së paku 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Sulmet në postblloqe kishin ndodhur sot në provincën jugore, Kandahar, dhe në atë perëndimore, Farah.
Zyrtarë të policisë afgane thanë se janë vrarë 45 militantë dhe 35 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve.
Sipas tyre, forcat afgane u kanë rezistuar sulmeve dhe asnjëri prej postblloqeve nuk ishte marrë nga militantët talibanë.
Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousuf Ahmadi, tha se talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në të dy provincat.

Xavi Hernandez paralajmëron lamtumirën

Vetëm pak ditë nga lamtumira e Andrea Pirlos, një tjetër “regjizor” i madh i futbollit modern, Xavi Hernandez, lajmëron tërheqjen nga futbolli. 37-vjeçari, ish-kapiten e Barcelonës, që luan nga viti 2015 në Katar te Al Sadd, tregoi qëllimin e tij për të varur këpucët në gozhdë.
“Kam patur fatin të luaj gjatë dhe të mos pësoj dëmtime të rënda, por mendoj se parabola e karrierës sime është progresivisht në zbritje. E ndjej që po lodhem më shumë dhe e kam të vështirë të rikuperoj. Sigurisht që ky do të jetë sezoni im i fundit si futbollist. Synoj që vitin e ardhshëm të pajisem me licencën e trajnerit dhe të nis një karrierë të re”, tha ai.
Xavi Hernandez është një nga futbollistët më virtuozë që ka njohur futbolli botëror. E ka nisur karrierën te Barcelona në vitin 1998 dhe për 17 vite më radhë ka veshur fanellën “blaugrana”. Me katalanasit, ka zhvilluar në total 767 ndeshje, duke shënuar 85 gola. Ndër trofetë më të rëndësishëm që ka në “palmaresin” e tij janë 8 tituj të La Ligas dhe 4 Champions League.
Ndërkohë, Thiago Alcántara nuk e mbylli derën për një rikthim të mundshëm te Barcelona. Mesfushori spanjoll, i transferuar te Bayern Munich në vitin 2013, sqaroi se në klubin gjerman është shumë i lumtur, por në të njëjtën kohë ka shtuar se, “futbolli ndryshon shumë dhe mund të ndodhë gjithçka”. Mesfushori ndërkombëtar, në deklaratën e dhënë për “El Club de la Mitjanit”, theksoi lidhjet sentimentale që e lidhin atë në mënyrë vitale dhe profesionale me të kaluarën e tij. “Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia ime, jo vetëm sepse e dua klubin, por edhe qytetin. Unë gjithmonë do t’i shikoj me dashuri. Unë nuk e di nëse do të kthehem, sepse jam shumë i lumtur te Bayern, por futbolli ndryshon shumë. Gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi ai.
“Mundo Deportivo” dhe “Sport” publikojnë këtë të premte dy intervista me Jordi Alba, që kanë një titull befasues. Përkundër mbajtjes së një marrëdhënie të mirë me të (Alba ishte me Piqué, një nga lojtarët që gjithmonë u shfaq në trajnim në të njëjtën kohë me atë), anësori katalanas siguroi se me largimin e lojtarit aktual të PSG-së, ai ka rënë dakord: “Neymar është një lojtar i madh, i cili, për shkak të rrethanave, ose ndjenjave dhe mendimeve të tij, vendosi të largohet. Unë kam më shumë korsi për t’u ngjitur dhe sinqerisht, shumë më mirë për mua”.

Luçesku nën akuzë

2018 FIFA Dünya Kupası Elemeleri'nde Ukrayna ve Hırvatistan ile oynayacağı karşılaşmalar için İstanbul'da kampa giren A Milli Futbol Takımı, Rumen teknik adam Mircea Lucescu yönetiminde ilk antrenmanını TFF Hasan Doğan Milli Takımlar Kamp ve Eğitim Tesisleri'nde yaptı. ( Türkiye Futbol Federasyonu - Anadolu Ajansı )

“Katastrofë”, është titulli i “haberturk.com”. Referuar faktit që Turqia është mundur nga një skuadër që kanë qenë 10 futbollistë në fushë për 50 minuta, mediat ia kanë faturuar të gjithë fajin trajnerit Luçesku. “Eshtë e papranueshme që të shohësh Turqinë që nuk mund as të barazojë me një skuadër që luan me 10 veta”, vijon komenti.
Fitorja me rezultatin 3-2, e kombëtares shqiptare ndaj Turqisë të hënën në mbrëmje, vendos barazpeshën në rezultatet e takimeve mes këtyre dy përfaqësueseve. Ndeshja e 13 nëntorit ishte takimi i 10-të, në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Në sfidat e luajtura prej vitit 1970, kur Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur për herë të parë, e deri më sot, Kombëtarja jonë ka koleksionuar 4 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Pra një rezultat i barabartë në aspektin e ndeshjeve, por kuqezinjtë kanë një rezultat më të mirë në aspektin e golavarazhit të ndeshjeve.
Tre herë e ka mundur Shqipëria ekipin turk me më shumë se dy gola të shënuar për një ndeshje. Më 14 nëntor 1971, Shqipëria fiton në “Qemal Stafa” ndaj Turqisë me rezultatin 3-0. Më pas, ky rezultat do të përsëritej 19-të vjet më parë, kur kombëtarja jonë drejtohej nga Astrit Hafizi, dhe fitonte sërish në transfertë ndaj Turqisë me rezultatin 1-4.
Fitorja me rezultatin 2-3 mbrëmjen e së hënës, është një tjetër rezultat i shkëlqyer i ekipit tonë Kombëtar ndaj Turqisë. Ndërkohë ekipi turk nuk ka arritur ndonjëherë të shënojë më shumë se dy gola në një ndeshje të luajtur kundër Shqipërisë.
Në total, golavarazhi i dhjetë ndeshjeve midis Shqipërisë dhe Turqisë është 14 gola të shënuar nga kuqezinjtë dhe 9 gola të shënuar nga turqit. Me këto statistika mund të krenohemi, pasi është ndoshta nga të paktat raste, që kombëtarja jonë, ka statistika më të mira në përballjet me një kombëtare, që ka qenë disa herë pjesë e kompeticioneve ndërkombëtare të futbollit.
Cristian Pannuci ishte i pari që u shpreh i kënaqur.
“Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq, luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte fryt asaj 1 jave punë që bëmë së bashku. Pra, nuk është vetëm fitorja, ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i bindur që kemi akoma edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, tha ai.
Trajneri gjeti edhe disa probleme në mbrojtje, që thotë se do të adresohen në vazhdim. “Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, por po punojmë që të eliminojmë këto defekte. Gjithsesi, edhe Turqia ka futbollistë shumë të mirë, ndaj është normale të pësosh 2 gola ndaj tyre”, deklaroi Pannucci.

Ronaldo shpallet lojtari më i mirë për vitin 2017 nga Goal

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e ka fituar çmimin “Goal 50” si lojtari më i mirë për vitin 2017, i ndarë nga ueb-sajti ndërkombëtar i lajmeve nga futbollit, Goal.com.
Sulmuesi 32-vjeçar e mbrojti titullin pasi e ndihmoi Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve për të dytën herë me radhë, si dhe La Ligën.
Ronaldo mposhti portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, Luka Modriçin dhe Lionel Messin për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë në 12 muajt e kaluar, sipas vlerësimit të gazetarëve të Goal.com.
Ronaldo i shënoi 25 gola në 29 paraqitje në triumfin e Realit në La Liga, por ishte Liga e Kampionëve ajo në të cilën portugezi shpëlqeu përsëri.
Messi, i cili ka pasur statistikat më të mira individuale gjatë 12 muajve të fundit, është vlerësuar vetëm si i katërti në botë nga Goal.com, për shkak të mungesës së titujve, përveç të Copa Dey Rey.
Lojtarë të mëdhenj që nuk kanë zënë vend në top 50 janë Gareth Bale, Andres Iniesta, Arjen Robben, Devin de Bruyne dhe Sergio Aguero.
Ndërkohë, mbrojtësi më i mirë i vitit 2017 nga Goal 50 është shpallur Sergio Ramos. Ramos, 31-vjeçar, vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm, pasi u bë lojtari i parë që e udhëheq Real Madridin drejt triumfit në ligë dhe dy herë radhazi në Ligë të Kampionëve që prej Juan Alonsos në vitin 1958.

Grezda shënon golin e parë me përfaqësuesen

Eros Grezda shënoi golin e tij të parë me përfaqësuesen e Shqipërisë, në fitoren 2-3, në Antalia ndaj Turqisë. Sulmuesi gjakovar tregoi për Supersport se, ky gol i dha një emocion të pamasë, pavarësisht se ishte thjesht një ndeshje miqësore.
“Të them të drejtën u gëzova shumë për golin e parë me fanellën e kombëtares, pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore. Vrapova drejt pankinës nga entuziazmi dhe përpara më doli Panucci, që përqafova të parin dhe ndava gëzimin”, tha gjakovari.
Eros Grezda është një nga të besuarit e Panuccit, pasi ka luajtur gjithmonë si titullar, ndërsa sulmuesi i Osijekut në Kroaci tregon se po përshtatet gjithmonë e më shumë me ekipin dhe po arrin të japë më të mirën në fushë.
“Eshtë ndeshja ime e 5-të me përfaqësuesen dhe ende nuk i njohim mirë lëvizjet e njëri-tjetrit. Me kalimin e kohës po harmonizohemi edhe më mirë dhe besoj se do të kem mundësi të jap më të mirën time”, tha Grezda.
Në fund, gjakovari ka edhe një dedikim për golin e parë me përfaqësuesen. “Golin ia dedikoj babait tim, që më ka mbështetur dhe është gëzuar shumë që unë u bëra pjesë e përfaqësueses”, tha Grezda.

Fitorja e parë për Kosovën

Pas barazimit në Finlandë në ndeshjen e parë të kualifikueseve europiane për Botërorin “Rusi 2018”, një fushatë e mbyllur me rezultate skandaloze për Kosovën me vetëm 1 pikë, vjen edhe fitorja e parë zyrtare për kombëtaren e dytë të shqiptarëve që pas njohjes dhe anëtarësimit zyrtar në UEFA dhe FIFA.
Ekipi kosovar ka mposhtur 4-3 baltikët e Letonisë, në një ndeshje drithëruese të luajtur në Mitrovicë, për herë të parë që Kosova luan një takim zyrtar në tokën e saj, pas “transfertave” të imponuara në ndeshjet pritëse në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Por rezultati i arritur sot është shumë domethënës. Letonia gjeti e para golin e avantazhit pas vetëm 11 minutash lojë, por Amir Rahmani barazonte shifrat pas vetëm dy minutash. Ishin sërish baltikët që dyfishuan rezultatin në minutën e 30, e kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Letonisë, erdhi goli i barazimit nga Muriqi.
Në pjesën e dytë, kombëtarja e Kosovës u duk se do të kërkonte më shumë, por sërish pësoi gol pas rreth një orë loje, duke zhgënjyer disi tifozët e pranishëm në Mitrovicë. Por surpriza ishte rezervuar në minutat e fundit të takimit, kur brenda 8 minutash erdhi edhe përmbysja e shumëpritur. Autorët e golave në minutën e 86 dhe 94-t ishin Rashani dhe Halimi, e me të vërshëllyer arbitri i ndeshjes, i gjithë stadiumi shpërtheu në festë për fitoren e parë zyrtare kosovare, edhe pse në një takim miqësor.
Gjatë ndeshjes, kapiteni Samir Ujkani u vërshëllye nga tifozët, por ai ka një përgjigje. “Një ndeshje shumë e vështirë, na dhanë shumë momente të këqija Letonia. Kërkoj falje unë që hëngra dy gola për fajin tim. Një ditë shumë e vështirë për mua. Si grup treguam se mund të vazhdojmë edhe që nuk dorëzohemi kurrë”, tha Ujkani për SSK, raporton “GazetaOlle.com”. “Falënderoj të gjithë lojtarët për përkrahjen, kur gjithë tifozët më vëshëllenin”.
“Goli i dytë rrëshkita, por të tretin me më sulmuar nuk po di. Trajektorja e topit ishte e çuditshme. OK ndodhi kështu, nuk ishte dita ime, por ishte e Kosovës”. “Kënaqësi për mua që luaj për këtë vend, unë jam i pari që pranoj gabimet. Një pjesë e shikuesve normal që janë nervozuar, por pas ndeshjes më brohoritën, dhe ju kërkoj falje. Jam i lumtur që treguam karakter”.

Coutinho, një lojtar perfekt për Barcelonën

Ronaldinho beson se mesfushori i Liverpool, Philippe Coutinho, do të ishte një nënshkrim i përsosur për Barcelonën. Braziliani u lidh shumë me një lëvizje në “Camp Nou” gjatë verës, me gjigantët katalanas që bënë një total prej tri ofertash, me vlerën maksimale 130 milionë euro. Liverpool arriti t’iu rezistojë gjigantëve të La Liga-s dhe ta mbajë Coutinhon, i cili që atëherë ka shënuar katër gola dhe ka siguruar tre asiste në nëntë paraqitje, në të gjitha garat, për “Reds”. Ronaldinho, një ikonë braziliane dhe një legjendë e Barçës, e ka ndjekur nga afër karrierën e 25-vjeçarit dhe beson se ai do të jetë një përforcim i çmuar për skuadrën e Ernesto Valverde.
“Unë do të isha shumë i lumtur ta shihja një lojtar të tillë të talentuar të vishte fanellën që unë kam përfaqësuar për shumë vite, tha Ronaldinho për “Sky Sports” përpara miqësores së Brazilit me Anglinë, të martën. Besoj se mënyra se si ai luan do të përshtatet në mënyrë të përkryer me Barcelonën. Do të ishte vërtet i lumtur të shihja një lojtar me cilësi të tilla, që të veshë atë fanellë të rëndë. Më pëlqen mënyra se si luan Coutinho dhe llojin e futbollit që ai sjell. Me këto lloje cilësish le të shpresojmë që Brazili do të fitojë Kupën e ardhshme Botërore”.
Dani Alves: Jesus është si Ronaldo!!!
Dani Alves beson se sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus është po aq i aftë sa ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo. Mbrojtësi i djathtë mendon se 20-vjeçari ka të njëjtën vendosshmëri që ka parë te Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Alves luajti për pesë vjet me Ronaldo, derisa ky i fundit e mbylli me përfaqësuesen në vitin 2011. Jezus, që do të jetë titullar kundër Anglisë, në miqësoren e së martës në “Wembley”, ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje me “Selsesao”. Pavarësisht nga mosha e tij e re, Jesus është afirmuar edhe me fanellën e Manchester City ku me 9 gola në 16 ndeshje gjithsej në Premier League, Pep Guardiola po i jep më shumë minuta sesa Sergio Agueros.
“Për të gjitha atë që ka bërë deri tani dhe sa ka arritur, mund të them se nuk ka aspak presion. Ai po bën atë që pëlqen dhe mban fanellën e rëndësishme të qendërsulmuesit të Brazilit. Unë nuk bëj shaka kur e thërras “Ronaldo i ri”. Kanë pasur një ecuri të njëjtë. Që tani, Gabriel është një sulmues i madh dhe me kalimin e kohës vetëm do të përmirësohet. Askush nuk ka qenë kaq vendimtar që 20 vjeç, vetëm Ronaldo”, tha Dani Alves. Ronaldo ishte 21 vjeç kur luajti si titullar në “Francë 1998” dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut, pavarësisht se Brazili u mposht në finale. Edhe Jesus do të jetë 21 vjeç, verën e ardhshme në Rusi, ku “Selsesao” do të marrë pjesë në botëror. Manchester City pagoi 35 milionë euro te Palmeiras për të marrë Gabriel Jesus, dy vjet më parë.

Ventura: Nuk iki!

Mes lotësh, Gigi Buffon shprehu gjithë zhgënjimin e tij, për humbjen e mundësisë për të luajtur edhe një herë në kampionatin botëror. Portieri dhe kapiteni i Italisë njoftoi tërheqjen nga kombëtarja italiane, teksa tha se ndihet i qetë, sepse pasuesit e tij janë në lartësinë e duhur. “Po, kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Doja të luaja edhe një botëror, por nuk ishte e thënë. Gjithsesi, largohem me pishmanin e botërorit, por me qetësinë se pasuesit e mi, Donnarumma dhe Perin, janë në lartësinë e duhur dhe do të më zëvendësojnë denjësisht”, tha portieri italian.
Por, mesa duket, krahas Buffonit, të tjerë futbollistë pritet të deklarojnë tërheqjen nga kombëtarja italiane dhe vetë kapiteni e konfirmon. “Krahas meje, besoj se ka përfunduar aventura në kombëtare edhe për lojtarë si De Rossi, Barzagli dhe Chiellini, gjithsesi nuk dua t’ju vjedh skenën dhe po e lemë ta konfirmojnë vetë”, tha tanimë ish-portieri i Italisë.
Si të mos mjaftonte mbetja jashtë botërorit, mediat italiane kanë veçuar një debat të mesfushorit Daniele De Rossi me stafin e Venturës, kur këta të fundit i kërkuan të futej në fushë, pak minuta nga fundi i sfidës me Suedinë. “Po ku të shkoj unë, nuk e kuptoni se na duhet të shënojmë gol dhe jo të mbajmë barazimin?”, iu hakërrye De Rossi njërit prej pjesëtarëve të stafit të Venturës.
Pas ndeshjes, kapiteni i Romës shpjegoi episodin për mediat, ndërsa tha se nuk kishte për qëllim të fyente njeri.
“Kam 20 vite eksperiencë në Koverçiano dhe e kuptoj mirë se çfarë duhej në ato momente. Doja të jepja një indikacion taktik dhe nuk doja të fyeja askënd. Më kërkuan të futesha unë, por na duhej goli dhe rekomandova menjëherë Insignen, sepse ai ishte më i vlefshëm sesa unë në ato momente. Unë doja të luaja, por më tepër doja të shënonim”, tha De Rossi.
Pas gati 2 orësh nga përfundimi i sfidës me Suedinë, Gian Piero Ventura është paraqitur në konferencën për shtyp, duke i kërkuar ndjesë gazetarëve për vonesën. Kur të gjithë prisnin dorëheqjen, trajneri i Italisë i ka zhgënjyer, teksa ka thënë se si fillim do të flasë me federatën. “Më falni për vonesën, por doja të përshëndesja lojtarët një nga një dhe t’i falënderoja për atë që dhanë në fushën e lojës. Dua t’i kërkoj ndjesë italianëve për rezultatin, por jo për impenjimin në fushën e lojës. Më vjen keq për rezultatin, që ishte dramatik nga ana sportive, por unë kam shumë vite në futboll dhe e kuptoj mirë këtë situatë. Nuk mund të dorëhiqem, sepse nuk kam folur ende me presidentin. Duhet të bisedojmë dhe të vlerësojmë shumë gjëra, ndërsa më pas do të vendosim”, tha Ventura.

Dyfishim i faturave të çmimit të ujit nga janari

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesën e bërë nga Veliaj dhe Rama për rritjen e çmimit të ujit me mbi 35% për qytetarët e Tiranës. Nga 1 janari qytetarët e kryeqytetit do të paguajnë faturat e ujit të dyfishuara. Kjo është dhurata e Ramës dhe Veliajt për kryeqytetin që e do aq shumë Veliajn dhe e voton që t’i shtypë kokën me taksa dhe rritje çmimesh.
E gjithë lëvizja e UKT, e orkestruar nga Veliaj u bë si qëllim për propozimin e rritjes së tarifave të planifikuar qysh kohë më parë. Çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lekë/m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Rritja e çmimit do të prekë edhe tarifën fikse mujore. Aktualisht, çdo familje paguan 100 lekë në muaj si tarifë fikse dhe propozohet që kjo tarifë të dyfishohet në 200 lekë në muaj.
Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44%. Sipas tabelave të vendimit, familjarët që jetojnë në Tiranë do të paguajnë 65 lekë/m3; institucionet publike do paguajnë 140 lekë/m3, ndërsa ato privatë 155 lekë/m3.
Vendimi i publikuar në faqen e ERU, Në mbështetje të nenit 14 dhe 21, të Ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 “Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015.
“Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 “Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura” dhe vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 “Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, Komisioni Kombëtar Rregullator,
VENDOSI:
1.Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a si më poshtë:
2.Pagesa rregullatore vjetore për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a do të jetë 0.6% e të ardhurave vjetore të parashikuara nga aktiviteti
3.
4.Vendimi i Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 22.12.2011 “Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për Sha UK Tiranë” shfuqizohet.
5.
6.Ky vendim hyn në fuqi më 01.01.2018 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja

Taksat e Bashkisë, paguam 68 milionë euro më shumë

Qytetarët e Tiranës kanë paguar 68 milionë taksa më shumë në 6-mujorin e parë të vitit si pasojë e rritjes së taksave nga Bashkia. Këto taksa janë paguar nga qytetarët si dhe nga bizneset.
Të ardhurat totale të Bashkisë së Tiranës nga taksat, tarifat pagesat dhe grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara arritën në 9.4 miliardë lekë, ose rreth 68 milionë euro për 6 muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje me 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat bëhen të ditura nga portali financatvendore.al.
Të ardhurat nga grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara (fondet që i jepen pushtetit vendor nga Buxheti) arritën në 2.9 miliardë lekë, ose 31% të totalit.
Krahas fondeve që ka marrë nga buxheti, Bashkia e Tiranës ka arritur të mbledhë vetë nga taksat, tarifat dhe pagesat 6.3 miliardë lekë (rreth 46 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vetëm nga taksat (Taksa e biznesit të vogël, Taksa e pasurisë, Taksa e hoteleve, Taksa e infrastrukturës, Taksa e transferimit të pasurisë së paluajtshme, Taksa mbi reklamat), Bashkia ka mbledhur 4.4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro), me një zgjerim të ndjeshëm prej 90% në raport me gjashtëmujorin e parë 2016.
Efektin në këtë zgjerim e ka dhënë tërësisht nga taksa e infrastrukturës, që Bashkia mbledh nga ndërtuesit për ndërtimet e reja dhe që është 8% e vlerës së shitjes. Të ardhurat nga kjo taksë ishin 2 miliardë lekë (rreth 15 milionë euro) për 6-mujorin e parë 2017, nga 174 milionë lekë (1.3 milionë euro) për janar-qershor 2016, pra më shumë se 10 herë më e lartë.
Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës zunë 45% të totalit të taksave të Bashkisë dhe 32% të totalit të të ardhurave që ajo mbledh (përfshirë taksat, tarifat e pagesat). Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto shifra ishin përkatësisht 7.3% dhe 4.2%.
Zëri tjetër që sjell më shumë të ardhura në taksat lokale është ai i pasurisë (taksa mbi ndërtesën), me 1.3 miliardë lekë, ose 28%.
Nga tarifat dhe pagesat, Bashkia ka mbledhur gjithsej 1.8 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Peshën kryesore e zënë të ardhurat nga tarifat për shërbimet e pushtetit lokal si pastrimi dhe gjelbërimi, me 65%.
Të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës publike ishin 162 milionë lekë, me një zgjerim vjetor prej 34%.
Në total, të ardhurat gjithsej të Bashkisë (nga taksat, tarifat, pagesat dhe grantet e kushtëzuara e pakushtëzuara) u rritën me 2.7 miliardë lekë dhe 68% e kësaj rritjeje (ose 1.8 miliardë lekë) erdhi vetëm nga taksa e infrastrukturës.
Rritja e të ardhurave i ka mundësuar Bashkisë që të kryejë më shumë investime kapitale. Sipas të dhënave të buxhetit, shpenzimet kapitale u dyfishuan në 6-mujorin e parë të vitit në 2.5 miliardë lekë (18 milionë euro).
Bashkia ka rritur dhe shpenzimet për strehimin dhe komunitetin me 55%, për edukimin me 23% dhe për mbrojtjen sociale me 14%.