28.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Ibra: “Ne jemi ‘Zweden’”, acarohet trajneri Anderson

Trajneri i Suedisë Janne Andersson është treguar i prerë ndaj spekulimeve të medias për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç në kombëtare. Suedia arriti të kualifikohet në “Rusi 2018”, pasi mundi minimalisht Italinë në play-off me rezultatin e vendosur që në ndeshjen e vajtjes 1-0. “Ne jemi Zweden”, ka shkruar shtatlarti suedez në adresën e tij në Twitter duke ngjallur dyshime se mund të rikthehet në kombëtare.
Por trajneri Andersson i pyetur nga gazetarët mbi një rikthim të mundshëm të Ibra-s është shfaqur nervoz. “Kjo është e pabesueshme! Ky lojtar ka vendosur të mos luajë me Suedinë një vit e gjysmë më e parë dhe ne vazhdojmë të flasim për të. Ne duhet të flasim për lojtarët e shkëlqyer që kemi në këtë skuadër. Ajo që dua të them është se pas këtij “play-off”-i ne kemi shumë heronj këtë mbrëmje. Jam pak i prekur, por shumë i lumtur nga ky rezultat. Kur Ibra ishte këtu ne luanim një stil tjetër futbolli. Ai është një kampion i madh, por ne duhet të përshtatemi dhe të ecim përpara”, përfundoi trajneri i Suedisë.
Sulmuesi i Manchester United është tërhequr nga Suedia pas “Euro 2016”, duke regjistruar 62 gola në 116 ndeshje me fanellën e kombëtares nordike. 36-vjeçari nuk ka zbritur në fushë që nga prilli i këtij viti për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Anderlecht për Europa League 2016/17, trofe i fituar nga Man.United.

Pas taksës së re ndaj biznesit të vogël fshihet një koncesion i ri?

“Ndiq paratë”, i tha informatori Goja e Thellë Bob Uduordit të “Washington Post”-it i cili kishte ngecur dhe nuk po arrinte të zbërthente dot skandalin e Watergate-it, që pasi ai e zbërtheu duke ndjekur vazhdën e parasë, çoi në dorëheqjen e Presidentit amerikan Riçard Nikson.
“Ndiqni paratë”, u tha gjenerali Karlo Alberto dela Kieza bashkëpunëtorëve të tij që hetonin mafian.
“Kërkoni koncesionin” mund të thotë sot shefi i një zyre ndërkombëtare që do të kuptojë arsyen pse qeveria shqiptare papritur ndërmerr një politikë publike të çfarëdoshme.
Pas çdo nisme publike të ndërmarrë deri më tani nga qeveria Rama, analistët nuk kanë gjetur kurrë ndonjë strategji, plan apo ndonjë motivim për mbrojtjen e interesit publik, sikurse duhet të ndodhte normalisht.
Pothuajse gjithmonë, pas çdo nisme të tillë ka patur një interes privat për të “dhjamosur” me anë të koncesioneve apo PPP-ve të dhëna.
Pra, me një kontratë të shtrenjtë shumëvjeçare, e cila i siguron mikut oligark (shpesh i fshehur pas shoqërish offshore) të ardhura të vazhdueshme për shumë vite me pretekstin se po ofron një shërbim me cilësi të lartë për të cilin nevojiten investime të vazhdueshme që shteti, për arsye të kontrollit të borxhit publik, nuk mund t’i financojë.
Kështu ka ndodhur deri më tani me ligjin e investimeve strategjike-i cili praktikisht është vënë në shërbim vetëm të ndërtuesve shqiptarë për të shtënë në dorë toka të lakmuara, sidomos në bregdet, të cilat ata nuk mund t’i merrnin në mënyra të tjera; kështu ka ndodhur edhe me ndërtimin e shkollave të Tiranës me formulën PPP; apo me projektin e guximshëm dhe në tym Projekti 1 miliardë për ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës; me koncesionet e ndryshme të shëndetësisë, përfshi ato për kontrollin e përgjithshëm mjekësor, shërbimin e hemodializës, sterilizimin e mjeteve kirurgjikale e pullat e kontrollit të barnave; kështu ka ndodhur me inceneratorët dhe vend-depozitimet e plehrave; kështu ka ndodhur me të gjitha politikat e tjera publike më pak të njohura, nga bunkerët e kthyer në muze tek kafja në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Një mik personal për çdo punë publike, një ose më shumë kontrata publike për çdo mik personal, në kundërshtim me çdo strategji apo planifikim publik e mbi të gjitha kundër interesit publik.
Metoda PPP i siguron qeverisë edhe mënyrën për të justifikuar subjektivitetin e zgjedhjes së fituesit, përmes dhënies së pikëve preferenciale bonus në konkurrim për kompaninë që ka paraqitur një kërkesë “të pakërkuar”.
Natyrshëm, bota e biznesit nuk rri duarkryq dhe sapo i vjen ndonjë ide për të siguruar ndonjë kontratë të majme dhe siguron mbështetjen e duhur politike, vrapon të propozojë një PPP të re, e cila pastaj i paraqitet popullit si një nevojë për të zgjidhur “problemin” pa asnjë “kosto” për shtetin.
Por të gjithë e dimë se kostot për buxhetin e shtetit vijnë më pas, por është e sigurtë që vijnë gjithmonë.
Metoda e përdorur nga Rama, e cila përsoset çdo ditë e më shumë, parashikon që problemet “shoqërore” të ngrihen nga qytetarët në forumet e diskutimit publik, si për shembull në faqen në Facebook të Kryeministrit, apo në platformën e bashkëqeverisjes ose në ndonjë hapësirë tjetër të këtij lloji. Pas kësaj tema merret në një nga monologjet e rradhës të kryeministrit, i cili lajmëron popullin se së shpejti do të kemi një zgjidhje të problemit që do ta bëjë Shqipërinë pararojë në botë për çështjen në fjalë.
Ndërkohë, në fshehtësi, në ministrinë përkatëse protokollohet një “kërkesë e pakërkuar” për një PPP përmes së cilës do të zgjidhet problemi.
Në bazë të kësaj kërkese, ministria përgjegjëse kryen të gjitha “vlerësimet” e parashikuara nga ligji, dhe pastaj Këshilli i Ministrave miraton një vendim për hapjen e garës për koncesionin, duke i dhënë gjithmonë “kërkuesit të pakërkuar” pikët bonus. Kërkuesi hyn kështu në garë, ku zakonisht ka 2-3 dy oferta të tjera që nuk e bezdisin fare, dhe “kërkuesi i pakërkuar” gjykohet lehtësisht (dhe në mënyrë të rregullt ligjërisht) fitues i garës.
Faza e përgatitjes e një PPP-je kërkon analizë të thellë të problemit që synohet të trajtohet, vlerësim të kostove dhe të përfitimeve për financat publike, dhe mbi të gjitha kërkon vlerësim mbi kalimin real të riskut të sipërmarrjes nga shteti tek subjekti koncesionar.
Kjo, sepse filozofia ndërkombëtare e mishëruar në ligjet shqiptare të kushtëzuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se një projekt mund të jepet me koncesion vetëm atëhere kur rreziku i sipërmarrjes kalohet nga shteti tek privati.
Deri më tani, kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë, për shkak të padijes së deklaruar apo të vullnetshme të funksionarëve që kanë firmosur studimet dhe vlerësimet e ndryshme. Madje ka ndodhur e kundërta: rreziku i projekteve të ndryshme koncesionare i ka kaluar i gjithi shtetit.
Por përgatitja e këtyre dokumentave, edhe pse me mangësi të qëllimshme në logjiken e tyre, lë gjithmonë gjurmë dhe ndonjë lajm rrjedh në publik, edhe pse në mënyrë të turbullt.
Këto informacione që rrjedhin tregojnë se Ministria e Financave ka kohë që punon për disa koncesione të reja për fushën fiskale, si koncesioni tek një subjekt i vetëm i shërbimeve të agjensive doganore, apo një formë e “rilindur” e kontratës së famshme të koncesionit të mbledhjes së TVSH-së, e tentuar një herë në të shkuarën, dhe e lënë mënjanë përkohësisht pas kundërshtimit të ashpër të FMN-së.
Lexuesi i kujdesshëm mund të kujtojë përçartjen, e pak ditë më parë, të Ramës përpara taksapaguesve të mëdhenj të vendit, gjatë së cilës ai lajmëroi se brenda pak ditësh do të eliminonte përgjithmonë nga sheshi i Portit të Durrësit “personazhet e pështirë, të keq veshur që bëjnë ndërmjetësin”. Ndërkohë një kompani e famshme po trajton në fshehtësi të plotë disa dhjetëra operatorë apo agjentë doganorë. Por për të bërë çfarë?
Lexuesi edhe më i kujdesshëm mund të kuptojë gjithashtu se nevoja e papritur për zgjerimin e zbatimit të TVSH-së në rreth 100 mijë subjekte të biznesit të vogël (duke pesëfishuar kështu numrin e subjekteve që i nënshtrohen TVSH-së), mund të nevojitet për të justifikuar koncesionin për një kompani private, e cila do të përballojë këtë punë papritur jetësore për kasat e shtetit, në kushtet kur mund të arsyetohet se zyrat e taksave nuk kanë burime të mjaftueshme për ta përballuar.
Sigurisht, në këmbim të një përqindje të lartë nga TVSH-ja e mbledhur.

“Exit.al”

Italia e re, kush largohet dhe kush vjen

Ashtu siç ndodh pas çdo dështimi, Italia është e detyrur t’i nënshtrohet një rinovimi për t’u rinisur dhe për të lënë pas zhgënjimin e madh të Botërorit të humbur, i dyti pas 1958-ës. Tashmë e gjithë vëmendja do të përqendrohet te “Euro 2020”-a, një takim për të mos dështuar.
Pas barazimit 0-0 në “San Siro” kundër Suedisë kanë ardhur edhe tre lamtumira të rëndësishme: nuk do të luajnë më në kombëtare Gianluigi Buffon, Andrea Barzagli dhe Daniele De Rossi, “tre mohikanët” e fundit të triumfit të fundit të Italisë në Botërorin e 2006-ës. Në dyshim ndërkohë e ardhmja e Giorgio Chiellini-t, i cili ende nuk ka sqarur pozicionin e tij.
Pastaj janë ata që nuk e kanë lajmëruar lamtumirën, por që rrezikojnë seriozisht të jenë të pranishëm në grumbullimet e tjera, si për arsye teknike apo personale: fjala është për Parolo dhe Eder, përveç Montolivo-s që nuk është thirrur në takimet e fundit.
Rilindja e Axurrëve do të bazohet te talentet e reja, të cilat sigurisht që nuk mungojnë: trashëgimtari i Buffon-n është Donnarumma, ndërsa në mbrojtje do të ketë hapësira për Rugani, Romagnoli, Caldara-n dhe Bonucci-n që do të bëjë “mësuesin” për të dy. Nuk përjashtohet as përfshirja e Emerson Palmieri-t.
Në mesfushë mund të kenë së shpejti një mundësi Barella dhe Pellegrini, zbulimi i Cagliari-t dhe Roma-s: bashkë me ta do të rikonfirmohen Jorginho, Gagliardini dhe Florenzi. Për t’u kuptuar, ndërkohë situata e Verratti-t në projektin e ri: mesfushori i PSG-së ka në favor moshën e re (25 vjeç), por performancat e tij me kombëtaren kanë zhgënjyer thuajse gjithmonë.
Përpara do të riniset Immobile dhe Belotti, ndoshta jo Gabbiadini që dështoi pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit. Përtej Eder do të jetë sikleti i zgjedhjes për krahët: Insigne, Bernardeschi, El Shaarawy dhe Candreva, ky i fundit ende në orbitën e kombëtares pavarësisht moshës 30-vjeçare. Në gjendje gatishmërie Verdi dhe Chiesa, ndërsa në pikëpyetje Berardi, që duhet më parë të rigjejë shkëlqimin me Sassuolo-n.
Për të mos u harruar as Zaza (jashtë për shkak dëmtimi kundër Suedisë) dhe mbi të gjithë Balotelli: mund të jetë pikërisht ai surpriza e trajnerit të ri.

Lotët e Bufon qofshin të fundit!

Lojtari i Sassuolo-s, Paolo Cannavaro ka patur fjalë të hidhura për eliminimin e bujshëm të Italisë nga Suedia në “play-off”-in për “Rusi 2018”, (rezultati i përgjithshëm 1-0). As “San Siro” nuk i ka mjaftuar axurrëve të drejtuar nga Ventura, që pas 60 vjetësh regjistrojnë mungesën e dytë të Italisë në finalet e një Botërori. Cannavaro ka theksuar se, shkak i kësaj situate janë politikat e ndjekura nga ata që drejtojnë futbollin italian.
“Djema, Botërorin nuk e kemi humbur sot. E kemi humbur 15 vjet më parë, pasi në vend kanë mbërritur lojtarë të dështuar nga të katër anët e botës, duke i zënë vendet padrejtësisht lojtarëve italianë. U kemi dhënë para dhe lavdi falë trajnerëve tanë që mbeten absolutisht më të mirët. Shpresoj vetëm që tani që kemi prekur fundin të rilindë futbolli ynë. Të largohen mumjet që drejtojnë futbollin italian dhe t’i jepet vendi të rinjve… Nderime për të madhin Gigi Buffon, i cili humbi mundësinë të jetë i vetmi lojtar që do të luante në 6 Botërorë, që dhe pse nuk ia doli bëri gjithçka!!! Shpresojmë që lotët e t’u të jenë të fundit për futbollin tonë!!! Mbështesim Italinë e re që do të vijë. Të rikthehemi të jemi Italia që mbarë bota e ka patur zili, por për fat të keq duhej të ndodhte kjo që ne të zgjoheshim!!!”, shkruan ish-lojtari i Napoli-t, Paolo Canavaro në statusin e tij në Twitter.

KQZ rrëzon kërkesën e PS për shkarkimin e Klement Zgurit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Klement Zgurit.

Socialistët pretendojnë se Zguri ka fshehur informacionet mbi kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, gjatë shqyrtimit të kërkesës për ndërprerjen e mandatit të tij për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Por referuar një tjetër dokumenti, rezulton se materialet në lidhje me çështjen në fjalë kanë mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme në KQZ në datën 16 tetor dhe pas protokollimit janë depozituar në zyrën e Sekretares së Kryetarit të KQZ.

I njëjti material në datën 17 tetor i është shpërndarë anëtarëve të KQZ-së, çka do të thotë se nuk ka pasur fshehja të dokumenteve nga ana e kreut të këtij institucioni, ashtu sikundër pretendohet në kërkesën e PS-së.

Arrestohet nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja

Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, është arrestuar pasditen e sotme nga policia disa orë pas shpalljes në kërkim.

Nënprefekti u shpall ne kerkim me vendim gjykate pas kerkeses se prokurorise ne vijim te hetimeve per mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017).

Gazetarja e “Le Iene” i përgjigjet Ramës për vërtetësinë e reportazhit të fëmijëve që mbledhin krom në Bulqizë

Gazetarja që bëri reportazhin e Le Iene në Bulqizë, Alice Martinelli i është drejtuar me një video-mesazh kryeministrit Edi Rama, duke e nxjerrë blof për deklaratat se reportazhi ishte bërë shumë kohë më parë.
Në video-mesazh, gazetarja thotë se ka prova se ajo ishte në Tiranë dhe në Bulqizë nga data 13 deri në 16 tetor. Këtë e vërteton përmes faturave të hotelit ku ka qëndruar dhe përmes fotove në telefon. Pasi sqaron kryeministrin, Martinelli kërkon një reagim nga Edi Rama, që tani që ka kuptuar gjëndjen e rëndë të fëmijëve të Bulqizës të reagojë dhe bëjë diçka në ndihmë të familjeve që mbijetojnë në atë qytet. Ja se çfarë thotë në videomesazh gazetarja italiane:
“I dashur kryeministër Edi Rama, jam Alice Martineli! Gazetarja e ‘Le Iene’ që bëra reportazhin e fëmijëve në Bulqizë që mbledhin krom për të ndihmuar familjet e tyre. Mbi të gjitha, ju falenderoj. Jam shumë e gëzuar që edhe ju jeni një spektator i yni! Më vjen keq që nuk ju pëlqeu reportazhi, por le të themi që e respektoj opinionin tuaj. Por sa i përket faktit që ju i thatë mediave shqiptare që materiali ynë ishte i falsifikuar, për këtë nuk mund t’ju jap të drejtë. Mund t’ju jap datat kur ishim në Bulqizë. Mbërritëm me avion në 13 tetor të 2017, pra fiks një muaj më parë dhe bëmë intervistat dhe filmimet nga 14 deri në 16 tetor. Kemi faturat e hotelit, kemi edhe fotot në telefonat tonë në datat kur i bëmë këto pamje dhe video. Kur të doni mund t’jua tregojmë, por unë jam edhe në 90% të imazheve që kemi filmuar dhe kjo duhet t’ju mjaftojë që materiali është absolutisht real dhe aktual. Para se të mbërrinim kontaktuam me gazetarët e televizioneve lokale në Shqipëri që na treguan situatën e tmerrshme në Bulqizë, por mendoj se e keni parë edhe ju, sepse bëtë një shëtitje, kur bëtë deklaratat për kronikën time dhe programin tonë. I keni parë ato pallate në ato kushte strukturore dhe higjenike.
I keni parë që rrugët natën janë në errësirë, sepse nuk ka energji elektrike. Shpresoj që e keni parë mirë edhe materialin tonë dhe fëmijët që vazhdojnë të mbledhin krom për të ndihmuar familjet e tyre të mbijetojnë. Ndaj unë tani uroj që ju tani të mund t’i ndihmoni këto fëmijë, ata të tre për të cilët treguam historinë, por edhe gjithë të tjerët që vazhdojnë të mbledhin krom për 10 cent kilogrami! Ju falenderojmë!

Emri i Vangjush Dakos në resortin e Gjirit të Lalzit dhe dhuna ndaj biznesmenit libanez

Më 10 shtator të vitit të kaluar, biznesmeni libanez Faad Mitri u dhunua barbarisht në sy të familjes së tij dhe ndonëse ngjarja nuk u zbardh, dyshimet u hodhën mbi një konflikt që ai kishte me disa persona që pretendonin tokën në Gjirin e Lalzit, ku do të ngrihej një resort me vlerë 450 milionë dollarë.

Konflikti për këtë pronë është rikthyer sërish.
Në redaksinë e Politiko.al është denoncuar sulmi i 15 personave ndaj rojeve të kompanisë ‘Omnix’, e cila ka një kontratë qiraje me qeverinë shqiptare. Personat kanë prishur gardhin dhe pasi kanë larguar rojet, kanë ngritur aty një tjetër gardh.

Policia është njoftuar për ngjarjen, por përgjigjja ka qenë se “nuk i pengojmë dot pasi ata janë pajisur me certifikatë pronësie dhe leje për ndërtimin e gardhit, i firmosur nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako”.

Megjithatë, nga kompania sqarojnë se nuk janë njoftuar për ndonjë vendim gjykatë që i njeh kalimin e pronës shtetasit, Pal Selçuni.

Më 22 shtator të 2016-ës, Prokuroria e Durrësit sekuestroi pronën prej 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, për shkak të vendimeve të dyshimta të gjykatës. Vitin e kaluar, Prokuroria hodhi dyshime se shtetasi Pal Selçuni e ka përfituar pronën me një vendim gjykate në korrik të vitit të kaluar përmes akteve të falsifikuara. Që prej atij vendimi, prona vijonte të ishte në sekuestro preventive.

Por, ditën e djeshme janë shfaqur 15 persona në tokën e kthyer në burim konfliktesh, së bashku me një polic bashkiak dhe një topograf. Ata nuk kanë lejuar përfaqësuesit e kompanisë të afrohen në pronën që kanë me qira.

Ndërkohë, për atë sipërfaqe toke gjenden dy dokumenta zyrtare që janë firmosur nga ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi, leja e ndërtimit të projektit dhe kalimi i asaj sipërfaqeje me ‘VKM’ tek Ministria e Turizmit për ndertimin e resorit.

Nga kompania ‘Omnix’ ritheksojnë se nuk kanë informacion nëse prona e sekuestruar i është njohur shtetasit Selçuni, 72 vjeç, i cili gjithsesi, në një deklaratë për mediat, ka mohuar të ketë pasur konflikte me biznesmenin Mitri dhe pretendime mbi tokën.

Pas largimit nga Shqipëria, biznesmenit libanez Mitri i uzurpojnë pronën në Gjirin e Lalzit

Një vit pasi biznesmeni libanezo-amerikan Faadi Mitri u dhunua barbarisht në Shqipëri dhe u detyrua të braktisë një investim rreth 180 milionë euro që pritej të ndërtohej në pronën e blerë prej tij në Gjirin e Lalzit, prona e lënë pezull është uzurpuar.
Ditën e sotme rreth 40 persona që pretendojnë se janë pronarë kanë kaluar rrethimin duke hyrë brenda në pronën e biznesmenit libanez. Ata ishin të shoqëruar dhe nga një topograf.

Çensura në Festivalin e Këngës, kënga e Kastro Zizos për emigrimin e shqiptarëve

Ish-Kryeministri Berisha denoncon:
Te dashur miq, Noriega me Gellçin e tij te zi rikthyen censuren ne festivalin e kenges ne RTSH.
Njelloj si dikur ne vitet 1970 Kristaq Rama censuronte artistet, sot Edvin Kristaq Rama vazhdon vepren e zeze te te atit si xhelat i lirise se krijimit.
Lexoni mesazhin e kompozitorit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor. Pa ju besdisur po ju nis nje kenge ende te pa bere publike interpretuar nga Kastro Zizo e cila sonte me urdher te Gellquit u hoq nga konkurimi ne festivalî e RTSH-se. Pikerisht se eshte me mesazh dhe shume e angazhuar…! Teksti eshte mesazh i cili prek nje nga plaget e shoqerise shqiptare.
Per te gjithe ata qe iken nga vendi i tyre me dhimbjen e familjareve qe lane mbrapa, per nje jete me te mire. Siguruan nje vend nje jete jashte kufinjeve, por mbeten te huaj, madje edhe ne vendin e tyre…
Pra si nje vals qe nuk ndalon… pra kercejne me jeten deri ne fund, nuk dorezohen…
Kur çensurohet artisti apo artistet si dhe krimtaria e angazhuar nje shoqeri ka marre fund…!
Ps: forca eshte te teksti i kesaj kenge me nje vals (vals jete) ne mes…!
Me falni per mesazhi e gjate…ju falenderoj dhe shume respekt”
I huaj…
I përgjumur një mëngjes vere
Lash në tavolinë një letër të ftohtë
Duke mbajtur shtrënguar fort lotët
Me fjalët: M’duhet të iki, nuk rri dot
Pastaj vazhdova me fjalë të tjera
“M’duket se vendi nuk më përket”
Më prisje që në agim tek dera
Me the: ikja jote larg, po më vret!
S’ka kuptim të qëndrojë këtu
Mjaft me mëshirë për njeriun e lirë
Do endem i huaj, diku,
Se Burgun e mjerimit se kam kapërdirë
Më fute në xhepin e ftohtë
Një shami nëne që thotë lamtumirë
Të duhet të jesh e fortë
Se kjo është krenaria e njeriut të lirë
Ika larg teje atë natë
Si një ëngjëll që nuk kishte më krah
Se kështu më thërrisje i vogël
Isha vecc një djalosh mama
Tani më sheh me maska
Tek endem i vetëm në mërgim
Me ikjen time të vrava,
E shoh vështirë të ketë më kthim
Këtu është ndryshe nëna ime
Është një parajsë me qiell sterr të zi
Njerësit qëndrojnë herë pas herë dyshe,
Po mes tyre ka shumë vetmi
Dhe unë gjeta punë, shoqe jete
Gjeta mundesinë për pak ngrohtësi
Por kam shumë mallë për rrugët e mjera
Udhëtojë në ëndrra tek shtëpia ku rri ti
Tani kam një djalë të vogël
I kam vënë emrin e vëndit tim
Arbër e thërrasin shokët
Dhe ai i huaj këtu në këtë vegim
Mezi sa pres të vij
Të tregojë jetën time të plotë
Do të ishte shumë krenare
Do të gëzoheshe, e heshtur në lotë
Ti me zgjon dreq (djall’), me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim
Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë
Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë

Jam i ngopur e dashur
20 vjet vallëzova me shpirtin tim
kërceva valsin si xhonglier nate
dhe askush se kuptojë që ishte vec një film
Tani më duhet të kthehem tek ty
Ka ardhur koha të të kthejë shaminë e ftohtë
Të ecim në pragun e derës të dy
Dhe ti të shpërthesh e lodhur në lotë
Shikoj fytyrën tënde
Dhe eci i ngjathët drejt teje nënë
Më dukesh si atëherë e re
Por sytë e rinisë të kanë lënë
Tani do jemi bashkë
Edhe pse gjumë pranë një shtrati të bardhë
Nuk lëvizë më ajri
Dhe lëkura e ngrohtë e duarve të është tharë.
Ti më zgjon djall, me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim
Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë
Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë
Merre jeten tende tregoje si fëmijë
Merre dhe vallëzimin tonë të kercesh në pafundësi
Mos harro nga vjen, mos harro asnjëherë!
Se i huaji në këtë vënd nuk je ti
Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë”