25.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Çfarë tregon ajo që po bën Presidenti Trump?

Nga Fitim Zekthi

Ajo që ka thënë presidenti Trump në fushatë dhe ajo që po shfaqet nga emërimet e anëtarëve të kabinetit të tij tregon se ka një vendosmëri të qartë për të bërë reforma shumë të forta. Reformat do të konsistojnë kryesisht në dobësimin e shtetit administativ.
Shteti administrativ është një rreth shumë I gjerë institucionesh dhe njerëzish, është një makinë burokracie e ndërtuar gradualisht. Ai nisi që në vitin 1914 me presidentin Willson i cili e kishte filozofi të tijën ndërtimin e një administrate jo politike të përbërë nga ekspertë që do të ishin zemra e sistemit qeverisës amerikan.
Me kalimin e kohës ky shtet burokratik administrativ filloi të rritej dhe të bëhet I fuqishëm. Ai u bë I fuqishëm sepse ekzekutivi po forcohej. Kriza e thellë e vitit 1928 çoi në krijimin e shumë agjensive qeveritare për të përballuar krizën, për të përkrahur investimet, për ndihmën sociale etj. Pas luftës së dytë botërore shteti administriv u bë shumë më I fuqishëm sespe ushtria u rrit në mënyrë të pazakonshme, industria ushtarake u rrit fuqimisht, financat publike, shërbimet publike, roli i qeverisë u rritën të gjitha në një mënyrë që nuk ishte parë më herët.
Paralelisht me këtë rritje të qeverisë dhe shtetit administtativ po merrte kontroll të plotë edhe liberalizmi. Liberalizmi, socializmi liberal, idetë e forcimit të sekularizmit, idetë e zhvendosjes së besimit fetar nga jeta publike etj u bënë filozofia sunduese. Amerika (edhe Europa por ky është debat tjetër) e ktheu liberalizmin (jo atë klask por atë socialist) në “fenë” që udhëhiqte mënyrën se si bëhej ekonomia, si qeverisej vendi, si bëheshin ligjet dhe si mereshin vendimet në Gjykatën Supreme. Shteti administrativ ishte në funksion të gjithë kësaj filozofie. Kësisoj punonjës kudo në agjensitë qeveritare, njerëz të sistemit të shërbimeve publike, njerëz të sistemit të drejtësisë brendësuan liberalizmin socialist si filozofinë e re te tyren dhe vetë shteti administrative filloi të bëhet mburoja e kësaj filozofie. Universitetet, sidomos ato të Ivy League (universitetet e famshme të Bregut Lindot, pra të Nju Jorkut, Masacusetsit, Merilendit, Konektikatit, Pensilvanisë, Dilauerit, Rode Ajlendit etj u kthyen në zemra ku ngjizej, ushqehej dhe rritej liberalizmi socialist.
Sa herë që në pushtet vinte një president republikan si Ajzenhauer, Nikson, Reagan apo Bush ata qevgerisnin brenda kësaj filozofie sado që mundoheshin (sidomos Reagan, I mrekullueshmi Reagan) ti jepnin një shtysë konservatore politikave apo qeverisjes.
Libelizmi socialist kishte pushtuar gjithçka dhe kur shfaqej diçka ndryshe ajo jonizohej dhe bëhej ose sillej siç donte liberalizmi. Gjyqtarë të Gjykatës supreme të emëruar nga Ajzenhauer si Earl Warren, të emëruar nga Reagan si Antonin Kennedy, te meruar nga Bush si John Roberts etj silleshin si liberale. Antonin Kennedy me opinionet e tij ishte frymëzimi më i madh i liberalëve. Opinionet e tij në vendimet e Gjykatës Supreme në Amerikë I kanë çelur rrugën martesave homoseksuale. Shteti administrativ ishte në kontroll të shumëçkaje. Rendi liberal apo ultra liberal kishte një mbrojtës ekstrem. Qerveria ishte rritur në mënyrë gjigande. E gjithë kjo kiste ndodhur edhe nga idetë socialiste të Willsonit, Rusveltit, Kenedit apo Obamës por kishte ndodhur edhe nga fuqizmi i pushtetit të ekzekutivit. Në kushtetutën e SHBA-së presidenti ka pushtet të vogël. Në kushtetutën e SHBA-së pushetin e kanë shtetet dhe kongresi.
Zhbërja e këtij themeli kushtetues dhe axhenda apo idetë socialiste çuan këtu. Presidenti Trump kërkon ta zhbëjë këtë shtet administartiv me sa duket nga emërimet ne kabinet deri tani. Të pakëtn nga emërimi në departamentin e mbrojtjes dhe atë të drejtësisë ku një elitë gjeneralësh dhe ushtarakësh të lartë së bashku me një elitë prokurorësh dhe oficerësh të lartë janë pjesë e këtij shteti administrativ.
Nqs kjo bëhet, dmth nqs SHBA kthehet tek parimet e një qeverie të vogël dhe konservatore, kjo është shumë e mirë. Çështja është se këtu duket sikur ka diçka gabim në koncept. Këtë e thonë edhe shumë profesorë të së drejtës dhe politikës në SHBA. Profesore jo liberale. Ky shtet administrativ që mbron rendin liberal apo ultraliberal majtist nuk është ngritur si diçka burokratike. Ai është ngritur nga fuqizimi i pushtetit të presidentit. Së dyti ky shtet administrative ka përdorur një boshllëk ose elita liberale, elita socialiste ndihmoi të krijohej një boshllëk.
Ky boshllëk është nje element themelor tek fryma e kushtetutës së SHBA e cila në qendër të saj ka shmangien e tiranisë dhe garantimin e lirisë. Kjo shmangie tiranie dhe garantim lirie, sipas kushtetues dhe Eterve te SHBA-se, nuk do bëhej nga qeveria. Tendencat apo impulse e këqija të njerezve nuk do ndaloshen nga qeveria. Po ti jepej qeverisë ky pushtet atëherë ajo doi bëhej tiranike. Ky pushtet iu dha një pushteti më të lartë, iu dha Zotit. Pra njerëzit do të mbroheshin nga impulset e keqija të njerëzve, pra të njëri tjetrit nga frika prej Zotit. KJjo e ben SHBA dhe kushtetuen e saj gjene me te bukur dhe me interesante ne politiken boterore. Sot ky pushtet I lartë nuk është aq I fuqishëm në Amerikë. Sot e majta dhe liberalët (levizjet dhe idete sekularizuese) ia kanë dalë ta dobësojnë besimin në Zot në Amerikë.

Keshtu qe Trump ose republikanët do ta kenë të vështirë në mos të pamundur për të dobësuar shtetin administrativ. Gjithshesi një frymë ekziston për të bërë diçka. Disa mendimtarë konservatorë janë në rrathët pranë Trump dhe Vance. Idetë e Deneen, të Dreher, të Kimball janë aty me një lloj ndikimi të dukshëm. Duhet rijonizuar, ringarkur me besim ne Zot shqoeria, duhet zvogeluar pushtetei I presidentit qe te dobesohet shteti administartiv.
Gjithë grupi i njerëzve të fushatës dhe kabinetit, gjithë fryma e konservatorëve të gjerë të kampit republikan që nga Ingraham, Weigel, Trueman, Ahmari, O Reilly, Henninger etj etj është në këtë linjë pak a shumë. Vlerat e tyre janë besimi në Zot, të drejtat natyrore, gjërat e përheshme (vlerat morale të zbritura nga tekstet e shenjta) qeverisja e vogël, liria etj. Ata e dine qe Trump ka shume shume kufizime po rata e shohin ate si mundesine dhe mjetin per te bere dicka. Trump eshte ne thelb jo ideologjik ndersa ata po. Ndoshta kjo kontradikte ka cuar ne kete zgjidhje qe po kerkon Trump. Sfida është e madhe, edhe rreziqet e kësaj rruge jo aq konceptuale shumë të mëdha.
Në mjaft vende, edhe tek ne, forcat politike që duket se janë fuqimisht me Trump as që kanë ndonjë lidhje me këto vlera, as që duan tia dinë për besimin në Zot, as që kanë lidhje me frikën ndaj Zotit, as kanë lidhje me të drejtat natyrore, shtetin e vogël apo kufizmin e pushteteit etj. Janë me Trump për arsye jo politike. Kjo gjithesi eshte nje gje tjetyer dhe padyshim pa ndonje vlere ne pamjen e madhe.

Gazetari i ekonomisë që u bë Guvernatori i parë në historinë e Bankës së Shqipërisë! Jeta e panjohur e bankierit Mario Alberti

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria pati funksionale bankën qendrore të emërtuar Banka Kombëtare e Shqipnis’ në vitin 1925 kur u nënshkrua akti i themelimit. (Projekti i 1913, i Ismail Qemalit zgjati pak e nuk mund të thuhet se ushtroi aktivitetin e plotë).

Akti i themelimit të Bankës u firmos nga ministri i Financave Mufid Libohova si përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe Mario Albertit, si përfaqësues i grupit italian ku bënin pjesë disa banka dhe që kryesohej nga Instituti Kombëtar për Këmbimet me Botën e Jashtme.

Në Këshillin Administrativ të Bankës bënin pjesë Mario Alberti (Guvernator), Federico Brunner(zëvëndësguvernator) dhe këshilltarët e tjerë si E.De Wouters D’Oplinter, Giussepe Bianchini, Ugo Baracchi, Lale N.Zuber, Ugo Viali e Stefan Curani.

Po kush ishte Mario Alberti, Guvernatori i parë në historinë e bankës kombëtare në Shqipëri?

Mario Alberti lindi në Trieste me 4 maj të vitit 1884. Ai u specializua shumë i ri në fushën ekonomike dhe financiare. Aktivitetin e tij fillestar ai e ushtroi në Trieste, duke qenë bashkëpunëtor i sektorit të ekonomisë në gazetën “Il Piccolo”; një gazetë me karakter nacionalist.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Alberti nisi një fushatë propaganda gazetareske në favor të bashkimit të Triestes me Italinë, pasi deri atëhere ajo ishte pjesë e Austro-Hungarisë. Në këtë mënyrë, ai u përfshi në aktivitete të shumta të qeverisë italiane, që në fund të luftës e bëri Triesten pjesë të saj.

Qeveria italiane, pas luftës, i besoi Albertit një serë detyrash të rëndësishme brenda dhe jashtë Italisë.

Ai u emërua si delegat për Thesarin në diskutimet që u zhvilluan në Vjenë gjatë bisedimeve për Paqen. Roli i tij u fuqizua ndjeshëm gjatë diskutimeve të Konferencës së Paqes në Versajë në 1919.

Në vitin 1921 ai mori detyrën e këshilltarit fuqiplotë financiar në Ambasadën Italiane në Uashington.

Në vitin 1923 ,mori pjesë në konferencën e Innsbruck për ndarjen e borxhit publik të Perandorisë Austro-Hungareze. Në vitin 1924, ishte pjesë e delegacionit të ekspertëve për reparacionet gjermane (borxhet e luftës), që solli planin “Dawes”; një plan që solli zgjidhjen e problemit të borxheve të luftës së Gjermanisë dhe shmangu një konflikt tjetër ndërkombëtar.

Po ashtu, në vitit 1925 dhe 1925, ishte respektivisht në Uashington dhe në Londër, si pjesë e delegacionit Italian ku u diskutua për borxhet e luftës.

Në këtë periudhë, ai bëhet drejtor i bankës ‘Credito Italiano’, një prej 3 bankave më të hershme dhe më të rëndësishme të Italisë.

Në cilësinë e drejtuesit të një prej bankave më të rëndësishme, ai drejton grupin e bankave italiane që bashkohen sëbashku me disa banka të tjera ndërkombëtare për themelimin në vitin 1925 të Bankës Kombëtare të Shqipnis’, duke marrë në këtë mënyrë detyrën dhe funksionet e Presidentit të Këshillit Administrativ, ose thënë ndryshe të Guvernatorit.

Gjatë kësaj periudhe, ai kryen edhe funksione të tjera të rëndësishme si President i Komitetit për Kontrollin dhe ekzekutimin e borxhit ndërkombëtar të Austrisë, nën monitorimin e Lidhjes së Kombeve.

Aktiviteti akademik i Mario Albertit

Aktiviteti i Mario Albertit nuk u ndal vetëm në kryerjen e detyrave të larta publike por u zgjerua ndjeshëm në fushën e studimeve ekonomike. Gjatë kohës që ishte President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis’ ai ishte edhe pedagog i Politikës Monetare në një prej universiteteve më të njohura të ekonomisë, në Bocconi të Milanos.

Po ashtu, ai ishte pedagog i teknikës së monedhave, teknikës së kreditit dhe bursave si dhe pedagog i politikës ekonomike dhe financiare.

Mësimdhënien ai e shoqëroi edhe me publikime të shumta të karakterit ekonomik në gazeta e revista të ndryshme mes të cilave me La Tribuna, Il Piccolo, L’Idea Nazionale, La Nuova Antologia, Il giornale degli economisti, La rivista bancaria etj.

Po ashtu, ai shkroi një serë botimesh ekonomike dhe financiare mes të cilave “Guerra delle Monete (Lufta e Monedhave)”, “Il volto e l’anima della moneta (Fytyra dhe shpirti i monedhave)”, “Gli svolgimenti monetari in Italia (Zhvillimet monetare në Itali); “Corso di politica monetaria (Kurs i politikës monetare), “Apparenze e realtà della vita economica (Dukje e realitete të jetës ekonomike)” etj.

Në jetën personale, njihej si një i apasionuar pas artit dhe sidomos skulpturës. Banesa e tij në Itali ishte e mbushur me piktura, basorelieve dhe mbi të gjitha me shumë skulptura (rreth 200 të tilla i kishte vetëm në oborr).

U nda nga jeta në Como të Italisë në 18 janar të vitit 1939, ndërsa ishte ende në detyrë si President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis’.

Në këtë detyrë, ai u pasua nga Antonio Mosconi. Që nga krijimi e deri në ditët e sotme, Banka e Shqipërisë ka pasur 20 guvernatorë./SCAN

Arrestime dhe investime, ose nga “Trump o Pasha”, kthehu Biden&Blinken se bëm shaka!

Nga Poli Hoxha

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si President i SHBA, edhe pse pa ndonjë indicie reale, ka ngjallur shpresa të mëdha mes klasës politike të korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Enturazhi i Vuçiç në Beograd, i Dodik në Bosnje-Hercegovinë dhe të Berishës dhe Ramës në Tiranë veçanërisht, kanë hapur shampanjën dhe po festojnë.

Për sa i përket Shqipërisë halli është ai i hesapeve të hapura që si Rama edhe Berisha me kompani, kanë me drejtësinë e re si drejtues kryesorë të vendit më të korruptuar në rajon dhe në Europë gjatë këtyre 34 viteve pluralizëm. I pari që nga nga viti 1998 ministër Kulture, pastaj 3 mandate kryebashkiak i Tiranës dhe për 12 vite kryeministër i vendit. Edhe Berisha ka ushtruar pushtetin e tij të madh dy herë president dhe dy mandate si kryeministër.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të lartë dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO), u krijuan pas Kushtetutës së re më 2016 në administratën e fundit Obama, (Ambasadori Donald Lu), si dhe u formëzuan dhe u forcuan nën administratën e parë të presidentit Trump me të dërguarën e tij, Yuri Kim. Të dyja administratat e kanë shpallur prioritet, luftën kundër elitave të korruptuara në çdo vend aleat në botë dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimorë. Madje aktualisht, SHBA, njësoj siç ka patur terrorizmin islamik, luftën kundër korrupsionin në zonat ku ka intresa gjeo-politike, e ka tashmë Strategji Kombëtare.

Tani këtu në Tiranë të gjithë të korruptuarit, “rozë e blu”, kanë nisur një fushatë, (Duke fyer në rradhë të parë presidentin Trump, administratën e tij dhe SHBA), sikur shumë shpejt, jo vetëm do të hiqen nongrata shqiptare, (Sali Berisha, Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Tom Doshi, Aqif Rakipi), të cilat motivacion kryesorë korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar, por edhe se do rishikohet qëndrimi, ndihma dhe mbrojtja e SPAK dhe GJKKO nga ana e SHBA! Gjithkush ka të drejtë të ëndërrojë, shpresojë dhe mashtrojë ndjekësit e tij dhe veten po të dojë, ashtu siç shumëkush në Shqipëri dhe SHBA qesh me këto përpëlitje. Por deri në pritje të një njoftimi zyrtarë nga Departamenti i Shtetit për këtë çështje, le të rikujtojmë qëndrimin e fundit të presidentit Donald Trump për korrupsionin në Ballkanin Perëndimorë.

Vetëm një ditë përpara votimit gati plebishitarë të Trump si president i SHBA për herë të dytë, (3 Nëntor 2024), Zëri i Amerikës pyeti njëkohësisht kandidatët Harris dhe Trump për prioritet e tyre ndaj Ballkanit Perëndimorë. Përgjigjet ishin gati copy paste, por le të risjellim atë të stafit të Trump i cili u zgjodh president.

Christos Marafatsos, nga fushata e ish-Presidentit Donald Trump, i tha Zërit të Amerikës se politika e jashtme e Presidentit Trump ndaj Ballkanit Perëndimor, “do të theksonte partneritetet pragmatike, të orientuara nga veprimet e përqendruara në qëndrueshmërinë, mundësitë ekonomike dhe luftimin e korrupsionit”.

Sipas Marafatsos, një Shtëpi e Bardhë e udhëhequr nga zoti Trump nuk do të nxiste thjesht deklarata të gjera mbi demokracinë, por do të nxirrte rezultate reale dhe të përgjegjshme duke punuar drejtpërdrejt me udhëheqësit lokalë dhe qytetarët në rajon.

“Presidenti Trump e kupton se paqja e vërtetë vjen nga kombe të forta dhe të vetë-qëndrueshme. Administrata e tij do të përqendrohej në forcimin e ekonomisë dhe sigurisë së vendeve të Ballkanit, duke u mundësuar atyre t’i rezistojnë si korrupsionit ashtu edhe trysnisë së jashtme. Kjo nënkupton mbështetjen e marrëveshjeve strategjike ekonomike dhe masave kundër korrupsionit, jo vetëm me fjalë, por përmes partneriteteve vepruese, ndarjes së burimeve dhe trajnimeve që forcojnë institucionet vendore”, tha ai në emër të Trump mes të tjerave.

Vini re: Ekonomi dhe luftë kundër korrupsionit në mënyrë të fortë vendet e rajinit tonë. Ose nëse e themi amerikançe: Strategjia e administratës Trump në Ballkanin Perëndimor do të jetë: Më shumë arrestime dhe Investime!

Tani ashtu siç e thamë edhe më sipër, kushdo mund të thurrë ëndrra edhe pse nuk ka diell fare këto kohë, por çdo indicio që vjen nga administrata Trump tregon se shumë shpejt të korruptuarit e Tiranës, “Rozë&Blu”, do ti dëgjojmë të gërthasin: Biden-Blinken o pasha, kthehuni se bëm shaka!/Alfapress.al

Raportet Prishtinë-Beograd/ BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog

Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia.

 

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi në dijeni për raportet për arrestimin e një drejtori serb të shkollës në Kosovë. Unë mund të rikujtoj se BE-ja ka qenë shumë, shumë e qartë se statusi dhe tranzicioni i disa shërbimeve të mbështetura nga Serbia, sidomos sistemi shkollor dhe edukativ, duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, paralelisht me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i kamotshëm i autoritetvee të Kosovës”, tha Stano, duke bërë thirrje për përmbajtje nga hapat e njëanshëm.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri, që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar. Ekzekutivi kosovar ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës.

Në shtator të këtij viti, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në veri, që funksionojnë sipas sistemit serb, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shtoi se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.

“Hapat e njëanshëm që zvogëlojnë qasjen në këto shërbime, në shëndetësi apo shkollim, do të kishin efekt negativ në jetën e përditshme të njerëzve dhe në kushtet e jetës për serbët dhe komunitete tjera në Kosovë. Ky do të ishte dështim i Kosovës në respektimin e obligimeve nga procesi i integrimit të Kosovës”, tha Stano.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth kërcënimeve të Serbisë se mund të tërhiqet nga dialogu, Stano tha se dialogu është kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë në procesin e integrimit në BE. Ai tha se nuk përparim në dialog, nuk do të ketë përparim as në procesin e integrimit.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja bazohet në nevojën dhe gatishmërinë e të dyja palëve për të arritur një marrëveshje me ndihmë e BE-së. Kjo është diçka që palët kanë kërkuar dhe që është mbështetur nga BE-ja dhe nga Kombet e Bashkuara. Pra, ne do ta lehtësojmë dialogun për aq sa palët do të jenë në dialog dhe për aq sa ato do të jenë të interesuara për procesin e anëtarësimit në BE. Nëse nuk do të ketë dialog nuk do të ketë proces të integrimit”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar./REL/

Kthimi i emigrantëve me vendim të gjykatës së Romës/ Analiza e The Guardian: Marrëveshja Itali-Shqipëri, fatkeqësi politike për Giorgia Melonin

Një marrëveshje shumëmilionëshe midis Italisë dhe Shqipërisë që synon frenimin e ardhjeve të emigrantëve, u prezantua nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si një model i ri për mënyrën e krijimit të qendrave të përpunimit dhe ndalimit për azilkërkuesit jashtë BE-së, raporton The Guardian.

 

Objektet në Shqipëri duhej të prisnin deri në 3000 burra të kapur në ujërat ndërkombëtare ndërsa kalonin nga Afrika në Europë. Por duket se as von der Leyen dhe as kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, nuk e kishin marrë parasysh ligjin ekzistues.

Një muaj pas hapjes së shumëpërfolur, vetëm 24 azilkërkues janë dërguar në Shqipëri dhe asnjë nuk ka mbetur atje tani; pesë kaluan më pak se 12 orë në një qendër paraburgimi, ndërsa pjesa tjetër qëndruan për pak më shumë se 48 orë.

Të gjithë u transferuan në Itali pasi gjyqtarët italianë e konsideruan të paligjshme ndalimin e tyre në Shqipëri përpara riatdhesimit në vende, si Bangladeshi dhe Egjipti, të konsideruara “të sigurta” nga Roma.

Duke vepruar kështu, gjyqtarët po mbështesnin një vendim të 4 tetorit nga gjykata e drejtësisë e Bashkimit Evropian (ECJ) se një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallej i sigurt nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohej i sigurt.

Sikleti i Italisë mbi skemën, i sulmuar nga partitë opozitare si një “dështim i plotë” që do të kushtojë rreth 1 miliardë euro gjatë pesë viteve, ka ndezur një “sherr” midis autoriteteve dhe gjyqtarëve, të cilët janë akuzuar nga partitë e ekstremit të djathtë për pengim të projektit.

Megjithatë, vëzhguesit thonë se Meloni dhe aleatët e saj e dinin që në fillim se ekzistonte rreziku që marrëveshja të mos funksiononte, me vendimin e ECJ-së që ishte vetëm një nga shumë çështje ligjore.

Chiara Favilli, profesoreshë e së drejtës së Bashkimit Evropian në Universitetin e Firences, tha: “Që nga viti 1993, disa shtete evropiane kanë propozuar zgjidhje të ngjashme me marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë. Megjithatë, ata gjithmonë janë refuzuar. Marrëveshjet si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë janë të papajtueshme me disa norma themelore”.

Muaj përpara nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, shumë OJQ, akademikë dhe ekspertë kishin ngritur dyshime nëse ajo mund të konsiderohet humane apo edhe e ligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Edhe Elon Musk ka peshuar marrëveshjen, duke hedhur mbështetjen e tij ndaj Melonit dhe duke denoncuar vendimin e magjistratëve: “Këta gjyqtarë duhet të largohen”. Në një lëvizje shumë të pazakontë, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella , i dha Musk një përgjigje të prerë: “Italia di si të kujdeset për veten”.

Javën e kaluar, policia forcoi mbrojtjen për Silvia Albanon, një nga gjashtë gjyqtaret e seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, e cila më 18 tetor nuk konfirmoi ndalimin e azilkërkuesve në Shqipëri. Ajo ka marrë kërcënime me vdekje që nga vendimi.

Stefano Musolino, zëvendësprokuror i Reggio Calabria dhe anëtar i shoqatës kombëtare të magjistratëve, tha: “Ajo që nuk kuptohet është se nëse një gjykatës do të autorizonte riatdhesimin ose ndalimin e emigrantëve në Shqipëri, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare që detyrojnë Italinë , verdiktet e tyre do të ishin të paligjshme.”

Në një kohë kur qeveria po përpiqet të balancojë buxhetin, duke shkurtuar fondet për arsimin, shëndetësinë dhe sigurimet shoqërore, partitë opozitare e kanë përshkruar marrëveshjen si një “katastrofë financiare”.

Elly Schlein, kryetarja e Partisë Demokratike të Italisë, tha: “Meloni rrit taksat dhe shpërdoron gati një miliard euro paratë e taksapaguesve në qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Ne mund t’i kishim përdorur ato për të forcuar shërbimin kombëtar shëndetësor ku më shumë se 4.5 milionë njerëz nuk janë në gjendje të marrin trajtim çdo vit. Tani është koha që Meloni të çmontojë qendrat. Pastaj, është koha që ajo të kërkojë falje për të gjithë italianët.”

Çfarë ndodh në organizëm kur hani nga stresi dhe si ta kuptoni! Vajzat janë më të prirura ta teprojnë me ushqimin

Stresi shkakton një kaos të vërtetë në organizëm dhe ndikon në funksionin e të gjitha organeve.

 

Në shumë raste, stresi nxit ushqyerjen e tepruar e pa fre, pavarësisht mungesës së urisë.

Kjo nënkupton se në situata stresuese, janë emocionet ato që diktojnë kohën kur njeriu duhet të ushqejë dhe sasinë e ushqimeve të konsumuara.

Çfarë ndodh në organizëm kur jeni të stresuar

Në situata stresuese, në organizëm çlirohet hormoni kortizol i cili shton oreksin dhe dëshirën për të ngrënë.

Njerëzit që janë të stresuar kanë tendencën të hanë më shumë ushqime të pasura me yndyrna dhe sheqer.

Kur kortizoli kombinohet me insulinën, atëherë njeriu nuk di të frenojë përpara ushqimeve.

Ekspertët finlandezë, thonë se gratë dhe vajzat janë më të prirura ta teprojnë me ushqimin kur janë të stresuara.

Kësisoj kjo gjini është më e rrezikuar nga obeziteti.

Sipas ekspertëve, njerëzit që e teprojnë me ushqimin kur janë të stresuar rrezikojnë të bëhen obezë në një periudhë më të shkurtër kohore se njerëzit që e teprojnë me ushqimin por që nuk janë të stresuar.

Kjo do të thotë se stresi ndikon direkt tek mënyra se si trupi depoziton yndyrnat dhe niveli i shëndoshjes.

Cilat janë shenjat që tregojnë se stresi ju shtyn drejt ushqimit

Ekspertët thonë se njeriu mund të jetë i vëmendshëm ndaj mënyrës së të ngrënit dhe të dallojë nëse stresi është faktor nxitës.

Disa prej shenjave që tregojnë se zgjedhjet tuaja ushqimore përcaktohen nga stresi janë:

Ushqyerja robotike,

Ndjesia e fajit dhe turpit pas të ngrënit,

Ushqyerja e izoluar dhe në vende të çuditshme,

Ushqyerja e nxituar pas një argumenti,

Nepsi për të ëmbla dhe ushqime të yndyrshme.

Kjo tendencë mund të luftohet duke u përpjekur për të gjetur burimin e stresit dhe përballur me të.

Aktiviteti fizik përbën strategjinë më të mirë për të qëndruar larg ushqimeve të panevojshme.

Ecja, meditimi, joga, vrapi kanë fuqinë të pastrojnë organizmin nga emocionet e këqija, thonë ekspertët.

Njerëzit që vuajnë nga stresi duhet të kërkojnë ndihmë e të këshillohen edhe me një terapist, i cili mund t’ju ndihmojë që të kuptoni se zgjidhja ndaj stresit nuk qëndron tek frigoriferi.

Sytë nga qielli/ Superhëna e fundit për vitin 2024! Pse quhet ‘Hëna e Kastorit’

Sonte (15 nëntor) do të shohim në qiell hënën e fundit të plotë të 2024-ës.

 

Hëna e plotë e nëntorit quhet ndryshe “Hëna e Kastorit”.

Pse quhet Hëna e Kastorit?

Hënat e plota i marrin emrat bazuar në proceset që ndodhin në natyrë.
Hëna e plotë e nëntorit quhet Hëna e Kastorit, sepse në këtë periudhë kastorët kthehen në foletë e tyre, pasi kanë mbledhur ushqimin që u nevojitet për dimër.

Një interpretim tjetër është se fiset indigjene amerikane në këtë periudhë vendosnin kurthe kastorësh përpara se të ngrinin kënetat, duke siguruar në këtë mënyrë gëzof të ngrohtë dimëror.

ooooooooo

Çfarë e bën një superhënë kaq super?

Orbita e Hënës rreth Tokës nuk është një rreth i përsosur – në fakt ajo është eliptike, që do të thotë se distanca e saj nga Toka në çdo kohë të caktuar do të ndryshojë.
Pika më e largët e Hënës nga Toka njihet si apogje. Kur është në afërsinë e tij, e quajmë perigje.

Kur Hëna e plotë – e cila ndodh afërsisht çdo 29.5 ditë – përkon me perigjeniin e Hënës, ajo duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht dhe kështu ne e quajmë atë një superhënë.

Superhënat nuk janë të rralla. Në fakt, në përgjithësi ka tre ose katër çdo vit. Ky vit ka sjellë tashmë tre superhëna të njëpasnjëshme – Hënën Blu në gusht, Hënën e Korrjes së Shtatorit dhe Hënën e tetorit, e cila ishte më e ndritshmja nga të gjitha.

Hëna e Kastorit nuk do të jetë aq e ndritshme, por gjithsesi kualifikohet si një superhënë.

“Universitet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi!” Eurostat: Shqipëria me numrin më të ulët të studentëve të huaj në Europë

Studimet e larta janë një mënyrë e mirë për të gjeneruar të ardhura nga jashtë dhe shumë shtete ofrojnë mundësi për të tërhequr studentë nga vendet e tjera. Sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2022 rezulton se Shqipëria kishte numrin më të ulët të studentëve të huaj në Europë me vetëm 1872 të tillë. Vendi ynë ka renditje shumë më të dobët se edhe vendet e tjera të Rajonit. Në Maqedoninë e Veriut u numëruan mbi 4700 studentë të huaj, ndërsa në Serbi mbi 11,200 të tillë.

Ndër vendet europiane, Franca, Gjermania dhe Turqia kryesojnë Europën për numrin e lartë të studentëve të huaj. Në vitin 2022 mbi 263 mijë studentë kishin zgjedhur universitetet franceze për studime, të ndjekur nga Gjermania me 252 mijë studentë të huaj dhe Turqia me 244 mijë të tillë. Polonia, Spanja, Italia ishin ndër vendet e tjera me numrin me të lartë e studentëve të huaj me nga rreth 90 mijë secila. Nga vendet e Gadishullit Ballkanit bie në sy Rumania me rreth 38 mijë studentë të huaj.

Të rinjtë kur vendosin të studiojnë në një vend të huaj, nisën nga cilësia arsimore dhe nga kostot ( të tilla si tarifat e studimeve-kostot e jetesës si qiratë dhe ushqimi). Vende të tilla si Gjermania dhe Franca ofrojnë arsim të lartë cilësor dhe tarifa të ulëta, ndërsa vendet e lindjes zakonisht zgjidhen për kostot e ulëta të jetesës. Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Europës ofron kosto të ulëta jetese po nuk ka ofertë arsimore të cilësisë së lartë. Universitet shqiptare renditen të fundit në listat e akreditimit dhe vendi duket se nuk po bën hapa para për të rritur cilësinë edhe për vendasit.

Ekspertët e arsimit sugjerojnë se Shqipëria duhet të mendojë fillimisht të përmirësojë ofertën e arsimit të lartë për të frenuar ikjen e të rinjve shqiptarë për të studiuar jashtë vendit. Të dhëna nga OECD-së tregojnë se një stok prej rreth 18 mijë studentësh shqiptare ndjekin studimet në universitet jashtë vendit. Megjithatë universitetet private në kushtet kur numri i të rinjve po bie me shpejtësi po përpiqen të ndërtojnë oferta dhe programe mësimore për të huajt. Psh në Universitetin Zonja e Këshillit të Mirë ka shumë studentë italianë që ndjekin studimet në Shqipëri për shkak të kostove më të lira, kundrejt një programi me cilësi të njëjtë me Universitet italiane./Monitor

Modriçi shqiptar bën “tifo” për Barçën, Fetai pret debutimin: Për Shqipërinë nuk u mendova dy herë

Ka një ngjashmëri fizike të paparë me Luka Modriçin, por është një tifoz i Barcelonës.

 

Bëhet fjalë për Feta Fetain, lojtarin vetëm 19 vjeç që është grumbulluar nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare për të dytën herë. Fillimisht ai ishte i gatshëm në stol për ndeshjen me Gjeorgjinë, ndërsa edhe në dy takimet e nëntorit, trajneri rezervoi një ftesë për të. Mesfushori nga Shkupi, që luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ku rrëfen hapat e parë në futboll, paragjykimet që i vogël, si ra në sy të kroatëve dhe deri te ushqimi i preferuar.

Fetai, ku kanë qenë hapat e parë në futboll?

Mund të them se hapat e mi të parë në futboll kanë qenë në moshën 7-vjeçare. Atëherë kam filluar të luaj

Për cilën skuadër bëni tifo?

Jam tifoz i Barcelonës.

Mund të them se hapat e mi të parë në futboll kanë qenë në moshën 7-vjeçare Atëherë kam filluar të luaj.

A pret një debutim me fanellën kuqezi në ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën? Shpresojmë, unë jam gati. Stërvitem mirë dhe kam luajtur rregullisht këtë sezon me Lokomotivën e Zagrebit.

Akuzohet se tjetërsoi pronat në favor të burrit të Olta Xhaçkës! Kalon për gjykim dosja ndaj Jorgo Goros! Ish-kryebashkiaku i Himarës kërkon gjykim të shkurtuar

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

 

Ish-kryebashkiaku socialist ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe nëse dënohet nga GJKKO i ulet me 1//3-ën.

Për ish-kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim, kërkesë që u pranua ditën e sotme.

Njoftimi:

  1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 189 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro, Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj.
  2. Në seancën e datës 15.11.2024 (seanca paraprake). Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 114, datë 15.11.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 189 i vitit 2023 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve:

Jorgo Goro, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” 2 herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publike ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 248 e 25 dhe 257/a paragrafi 2 i K.Penal.

Jerasimo Bashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” 2 herë, parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.

Bilbil Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal

Vezir Gjikokaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal

3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.

4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.

5. Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jorgo Goro për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si një kërkesë e pabazuar në ligjin procedural penal.

6. Kundër vendimit “për dërgimin e çështjes në gjyq” nuk lejohet e drejta e ankimit.

7. Kundër vendimit “për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal” mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Akuzat ndaj Jorgo Goros

Jorgo Goro akuzohet për  “Shpërdorim detyre”, kryer 2 herë, dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Te pandehur jane marre edhe vartësit e Goros, shtetasit Jerasimo BashiBilbil AliajVezir Gjikokaj dhe Stavri Mëhilli.

Sipas SPAK, në përfundim të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim mes tyre, në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës. 

“Në lidhje me episodin e parë, nga hetimi rezultoi plotësisht e provuar se ish titullari i Bashkisë Himarë, i pandehuri Jorgo Goro, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së pranë kësaj Bashkie, të pandehurin Jerasimo Bashi, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë për qëllime regjistrimi të pasurisë, shkresën Nr. 731 Prot., datë 18.03.2019, bashkëngjitur së cilës ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M. Megjithëse në rastin objekt hetimi ka qenë fare e lehtë për ish zyrtarët e Bashkisë Himarë të konfirmonin ose jo vërtetësinë e AMTP-së dhe Formularit Nr. 6, të paraqitur nga i pandehuri Stavri Mëhilli, siç ligji e kërkon, të bashkëpandehurit kanë dërguar një kërkesë për regjistrim të pasurisë (Nr. 36/36/1) me përmbajtje të rreme (vetë shkresa e përcjellë) por edhe me dokumentacion bashkëngjitur të provuar të falsifikuar.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi penal rezultoi plotësisht i provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë Nr. 36/341, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në  lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k”, sqaron SPAK.

Tjetërsimi i pronave në favor të burrit të Olta Xhaçkës

Kujtojmë se Goro akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaccin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.

Kujtojmë se pak muaj pas arrestimjt Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe  sekuestrooi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.

Goro dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, teksa hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK. Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.

Vetë Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.

Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës.

Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501. Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave.  Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia