22.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

E pabesueshme, 94 miliardë lekë do të paguajmë në 2018 për koncesionet e Ramës

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vijon diskutimet për projektbuxhetin 2018, ku në fokus të seancës së sotme ishin kontrata koncesionare dhe faturat e tyre në 2018.
Ministri i financave Ahmetaj bëri më dije se “ Nen për tavanin e kontratave koncesionare, ku vlera totale në përqindje të PBB-së për të gjitha projektet me PPP ekzistuese dhe ato të kontraktuara rishtazi për 2018 është 40.1% e PBB. Kontabilizimi i tyre bëhet me Standardin ESA 95, deklaroi ministri. Sipas këtij standardi, klasifikohet alokimi i riskut brenda apo jashtë bilanci.”
Ahmetaj mori si shembull Koncesionarin e Rrugës së Arbrit e cila me ESA 95 qëndron jashtë bilanci. Sipas ministrit njihen si detyrime vjetore, pra shpenzime korrente.
Edhe me ESA 2010, përsëri shpenzimet nuk përfshihen në bilanc.
“Kufizimi i pagesave vjetore në vetëm 5 përqind të të ardhurave tatimore faktike do të sjell kontrollin e kontratave me PPP. Shuma totale që kemi alokuar shkon 9.4 mld lekë. “- tha ministri.
Sipas Ahmetaj janë 213 kontrata koncesionare prej te cilave 178 janë lidhur para 2013-s.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë fatura e koncesioneve në shëndetësi do të kushtojë plot 3.97 miliardë lekë. Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë apo check up-it do të kushtojë në 2018-n 876 milionë lekë. Ofrimi i shërbimit të sterilizimit kushton në 2018-n 1.56 mld lekë; ofrimi i shërbimit të dializës 655 milionë lekë dhe shërbimet laboratorike 886 milionë lekë. Duke qenë se shqiptarët manovrojnë në komunkimin e përditshëm me lekët e vjetra, atëhere shuma që do të paguajnë vitin e ardhshshëm vetëm për këto tre koncesione është mbi 30 milioardë lekë.
Pesha e faturave e koncesionarëve në shëndetësi në 2018-n është 42 për qind e totalit të faturave koncesionare.
Koncesionet në Infrastrukturë dhe Energji do të kushtojnë 2.8 miliardë lekë apo 28 për qind e totalit të fatura për koncesionet.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.
Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.
Aktualisht, janë në fuqi 8 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të startojnë dhe 3 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë/Bashkisë Tiranë (bashkëfinancim) sipas detajeve të dhëna në Tabelën 12 të mëposhtme:
Për sa i përket respektimit të nenit 4/2 të ligjit nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor ku përcaktohet se “…shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.”, rezulton se:
kufiri i lejuar prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës, pra i vitit 2017, është rreth 20 miliardë lekë.

Referuar Tabelës nr.7, pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP, kapin vlerën e 9.4 miliardë lekë për vitin 2018.

Rrjedhimisht, Buxheti 2018 respekton kufizimin ligjor të sipërcituar, pasi vlera e parashikuar prej 9.4 miliardë lekë për pagesat vjetore neto për kontratat koncesionare apo PPP për vitin 2018, përbën rreth 2.4% të totalit të të ardhurave tatimore faktike për vitin 2017.

Monitor

Mediat italiane: Lumenj droge nga Shqipëria, shqiptarët të specializuar për heroinën ‘Cobret’

Mediat italiane raportojnë se, nga Shqipëria vijojnë të vijnë lumenj droge.

Mediat e shtetit fqinj publikojnë dethae të reja nga Policia italiane për operacionin anti-drogë të finalizuar me 26 urdhër-arreste, 7 prej të cilëve shqiptarë. Me urdhër të Prokurorisë së Napolit, Drejtoria Rajonale e Antimafias (DDA) dhe dhe Antiterrorizmi, që në orët e para të mëngjesit më shumë se 100 efektivë të GDF të Marcianise dhe të reparteve të tjera të Komandës Rajonale të GDF në Caserta, kanë nisur zbatimin e urdhër-arresteve për 26 persona, prej të cilëve 21 me burg dhe 5 në arrest shtëpie. Të gjithë personat të hetuar si pjesë e një organizate kriminale transnacionale të trafikut ndërkombëtar të drogës si heroinë, kokainë e marijuanë. Grupi furnizonte gjithë zonën e Napolit dhe Casertas.

Hetimet nisën në maj të vitit 2016 kur efektivët e Kompanisë së Guardia di Finanza të Marcianise vunë nën vëzhgim të rreptë një rrjet shpërndarësish droge që vepronte në zonat e Marcianise, Capodrise, Macerata Campania dhe Portico di Caserta. Kjo fazë e parë u mbyll me sekuestrimin e mbi 250 dozave heroinë të llojit “Cobret” dhe arrestimin e 4 shpërndarësve, pjesë e grupit kriminal.

Duke u nisur nga gjetjet e para, me koordinimin e Prokurorit të Napolit – Antimafia, u arrit të ngjitej në kanalet nga ku kalonte droga, duke zbuluar një përbërje kriminale shumë më të artikuluar dhe më të gjerë.

Nga hetimet e mëvonshme, doli se në zonën midis Casandrino, Grumo Nevano, Melito dhe Acerra vepronte një rrjet i vërtetë trafikantësh që bashkëpunonin mes tyre për të importuar heroinën nga jashtë.

Një kartel i vërtetë prej 4 grosistëshqë binin dakord të vendosnin kapitalin e nevojshëm për të bërë blerje kumulative dhe pastaj të ndanin sasitë që do të shpërndaheshin në territorin nëpërmjet ekipeve të tyre me pakicë.

Në shërbimin e përbashkët të organizatës ishte gjithashtu një rrjet ndërmjetësish dhe korrierësh gjithmonë të gatshëm për të hyrë në veprim për shpërndarjen e drogës dhe transportin në Itali.

Përtej kufijve kombëtarë një tjetër taraf kriminal i qëndrueshëm i formuar nga shtetas shqiptar që furnizonin italianët me çdo lloj narkotikësh të kërkuar, por mbi të gjitha të specializuar në heroinën e tipit “Cobret”, shumë të kërkuar në sheshet e zonës napolitane.

Një sistem furnizimi i kolauduar që garanton një fluks të vazhdueshëm të drogës që vinte nga Turqia dhe Hollnda, dhe që hynte në Itali gjithmonë përmes Shqipërisë.

Për këtë arsye, Prokuroria e Napolit ka aktivizuar menjëherë një kanal bashkëpunimi gjyqësor me drejtësinë shqiptar, që lejoi marrjen e shpejtë të informacioneve të rëndësishme rreth grupit kriminal që vepronte atje, që ishte ndërkohë duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës.

Korrespondenca pasoi një takim operativ në Departamentin e Anti-Mafias në Itali, ku morën pjesë magjistratët dhe përgjegjësit e policisë, si dhe përfaqësuesit e zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare të Barit, Departamentit Qendror të Shërbimeve Anti-drogë  (DCSA) dhe të Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor të Departamentit të Sigurisë Publike në Romë.

Përveç rindërtimit analitik të përgjegjësive dhe roleve të personave të hetuar, hetimi bëri të mundur që të kryhen disa sekuestrime në përgjigje të hipotezave hetimore. Në veçanti:

– Në gusht të vitit 2016, në portin e Brindisit, u sekuestruan 38 kg marijuanë brenda një kamperi të zbritur nga një anije që vinte nga Greqia;

– Në dhjetor të vitit 2016, një makinë u kap në autostradë në drejtim të Napolit, sapo kishte zbritur në portin e Brindisit. U sekuestruan 5.2 kg heroinë të transportuar në 15 pako.

– Në janar 2017, në portin e Barit, u ndalua një grua italiane shtatzënë, e sapo zbritur nga një anije që vinte nga Durrësi, me 2 qese heroinë, rreth 630 gram;

– Sërish në janar 2017, në stacionin hekurudhor të Casertas, u ndalua një korrier italian që kishte zbritur në mëngjes në aeroportin e Barit dhe që vinte nga Shqipëria. Iu gjetën 38 ovula herone, me peshë rreth 1 kg.

– Në mars të vitit 2017, u sekuestruan më shumë se 1 kg heroinë gjetur në çantën e shpinës të një korrieri shqiptar që sapo u ul në Bari.

Kështu, u krijua një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse për të rindërtuar në detaje tërë zinxhirin e trafikimit dhe shpërndarjen e narkotikëve dhe duke marrë parasysh rreziqet e subjekteve të hetuara, Gjykata e Napolit ka urdhëruar arrestimin e 26 personave (19 italianë dhe 7 shqiptarë).

Lidhur me ekzekutimin e masave mbrojtëse personale, Prokurori gjithashtu urdhëroi konfiskimin, e të gjithë pasurive të personave nën hetim që nuk justifikohej nga të ardhurat e ligjshme që deklaronin.

Targat e 3 automjeteve në zhdukjen e provave të Tahirit tek Garda, Basha denoncon

RAMA-TAHIRI-XHAFA NË ETHE PËR TË ZHDUKUR PROVAT DHE FSHEHUR GJURMËT E KRIMIT

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:

Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të Gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.

Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Sajmir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS.

Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan.

E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda”.

Raporti i ri i KE: Si organizatat kriminale pastrojnë paratë në Shqipëri

Speech by HE Mr. Bujar Nishani President of Albania Discours de S.E. M. Bujar NISHANI, Président de l’Albanie

Një raport i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave hedh dritë mbi rrugët që përdorin organizatat kriminale dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri për të pastruar paratë e pista.

Raporti, që i referohet periudhës 2016 – 2017, thotë se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm të familjes, ose rrethit shoqëror.

Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi.
Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.

Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura, siç është edhe ajo e blerjes së mallrave të luksit.
Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.

Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë kesh në kufi. Në vitin 2015, Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e zezë e pastrimit të parave.

Por në verën e 2017-s, Instituti i Bazelit e riktheu Shqipërinë në listën problematike të 15 vendeve me rrezikun më të lartë për pastrim parash, ndërkohë që Këshilli i Europës vëren se edhe pse hetimet për pastrim parash nga autoritetet vendase janë rritur, dënimet dhe sekuestrimi i aseteve të krimit janë të pakta.

Spartak Brahon nga zyra e Ramës tek zyra e Qatos për katër çantat me euro tek makina e Sotës

Shuma prej 863 mijë euro dhe dyshimet për ndryshimin e fakteve dhe provave nga ana e policisë pas arrestimit të Orest Sotës në Elbasan, vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një denoncim të rradhës në Facebook, Berisha akuzon Edi Ramën se ka dërguar këshilltarin e tij Spartak Braho, tek drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, për të fshehur provat për marrjen e dy milionë eurove të tjera që ndodheshin në makinë në momentin e arrestimit të Sotës.

Denoncimi i Berishës:

Noriega në panik i dërgon Spartak Brahon, Qatos!

Qytetari dixhital denoncon:

Rama i dërgon Qatos këshilltarin e tij, Spartak Braho në përpjekjen për të fshehur implikimin dhe përfitimin e tij direkt të një çante me euro, nga 2 milionë euro që morën nga makina e Orest Sotes, shoferi i Saimir Trafikut dhe Florian Habilit.

Lexoni mesazhin e qytetari dixhital! sb

“Pershendetje doktor,desha te ju informoj se ne nje separe te turizmit te Elbasanit nga ora 13:30 deri ne ora 14:30 sot u zhvillua nje takim kok per kok i spartak brahos me altin qaton drejtorin e policise se elbasanit.Ne komisriatin e elbasanit te gjithe flasin se nga makina e orestit jane marre Kater canta me euro nga Florian Habili dhe shoferi i sajmir tahirit.Fakti qe Rama ka derguar kshilltarin e tije per takim te fshehte me Qaton deshmon se edhe vet Rama esht perfitues i eurove te te bandes se Tahirit,anonim ju lutem”

A ka nisur negocimi për një zgjidhje të re politike në 2018?

Enton DOÇI

Ka qenë një vizitë urgjente dhe e paritur ajo e Komisionerit Hahn në Shqipëri. Hahn foli para publikut për lirinë e mediave. Ai organizoi edhe nja takim me gazetarët e preferur të Soros në Shqipëri në lidhje me këtë temë. Momenti i përzgjehur ishte përgatitur me kujdes edhe nga Rama.
Kreu i qeverisë kishte përgatitur terrenin me deklarata e forta kundër gazetarëve. Të gjithë besuan se vërtet Hahn kishte mbërritur për një temë si ajo e meiave që në fakt ëhstë krejt e parëndësihme politikisht për Bashkimin Europian. Nëse vërtet do të kishte një sensibilizm kaq të madh të madh për lirinë e mediave atëhere, Hahn do të kishte shkuar në Maltë ku vetëm pak ditë më parë në mënyrë mafioze u vra një gazetare.
Në fakt Komisioneri për Zgjerimin nuk shkoi në Maltë, por erdhi në Shqipëri. Vizita e tij ishte urgjente dhe e pa paralajmëruar sikurse ka ndodhur në të tilla raste më parë. Po përse Hahn do të vinte me urgjencë në Tiranë? Si gjithmonë politika dhe ndërkombëtarët veçanërisht nuk shikojnë pasojat, por mundohen të paralajmërojnë ngjarje që do të ndodhin. Brukseli tani po shikon përtej Janarit.
Në Janar janë paralajëmruar arrestime të “peshqve të mëdhenj”. “Më në fund do të hamë peshkun e madh”, u shprej ambasadori Lu. Edhe Brukseli pret arrestime në Janar. Për momentin emrin e përfolur janë në duart e provave që ka drejtësia , por edhe ndërkombëtarët. Arrestimet që do të jenë në nivele të larta të politikës do të imponojnë me detyrim gjetjen e një zgjidhje të re politike.
Brukseli dhe Hahn pikërisht kanë mbërritur në Tiranë për të analizuar politikën shqiptare dhe për të detajuar planin e një zgjdihje të re politike në vitin 2018. Cila do të jetë kjo zgjidhje, kjo mbetet për tu parë, vetëm një gjë është e sigurtë në vitin 2018 do të kemi një realitet të ri politik. Ky realitet do të jetë përtej numrave të shumicës në Parlament.
Vizita e Hahn në Tiranë, përtej zhurmës idiote të gazetarëve tuaf që mendojnë se vërtet po i digjet kazani ndërkombëtarëve për lirinë e medias, ka patur si qëllim atë çfarë do të ndodhë me politikën e vitin e ardhshëm. Në axhendën e partenrëve të Shqipërisë nuk është më Rama, por post-Rama. Dhe këtu ka jo pak dilema për mënyrën se si do të kompozohet skena e re politike në 2018. Sa për kujtesë Komsioneri Hahn qëndroi dy orë në një takim kokë me Bashën.

“Ekspres.al”

Arrestimi i gjyqtarit, 20 mijë euro i mori sekseri në Fushë-Krujë

Shkëlqim Miri, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë u ndalua me urdhër të Prokurorisë për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij iu sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 101 milion lekë dhe 1 mijë dollarë. Prokuroria bëri të ditur se ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri hetimet kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika pesë vjet më parë. Si pjesë e kësaj afere dyshohen edhe katër shtetas të tjerë, që nga ndërmjetësi, deri tek një i afërt i Dodës, i cili ka fituar lirinë që nga vera 2017.
Nga këqyrja e një kamere sigurie në një lokal në Fushë-Krujë në muajin maj 2017 shfaqet ndërmjetësuesi, duke marrë paratë. Ka dyshime se, janë paguar 20 mijë euro për të ndryshuar veprën nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje, një vepër kjo që ishte rikualifikuar nga Shkalla e Parë e Matit. Pas këtij dorëzimi, një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes whats App se për dy javë çështja sistemohej, ashtu sikurse edhe ka ndodhur në të vërtetë.
Me metoda speciale të hetimit, Krimet e Rënda kanë mundur të improvizojnë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesit se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime.
Burimet bëjnë me dije se, fillimisht hetimi ka nisur për një trupë tjetër gjyqësore të Shkallës së Parë Mat, e cila edhe ka hapur lojën për dosjen “Doda”, që është shikuar e rishikuar nga gjykata në gjykatë që prej vitit 2001, atëherë kur ai u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet burgim.
Shkëlqim Miri ka një karrierë 25-vjeçare në drejtësi, që nga gjyqtar i Shkallës së Parë, më tej gjyqtar Apeli në Durrës, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga 2007 në 2011 dhe së fundmi gjyqtar i Apelit në Tiranë.
Pas ndalimit të tij, Prokuroria për Krime të Rënda do të kërkojë vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe masën arrest me burg, ndërkohë që për herë të parë pas ndryshimeve ligjore akuza nuk kalon përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të marrë autorizim për ndalimin. Këshilli i Lartë të Drejtësisë në fakt do të duhet të mblidhet në një moment të dytë për gjyqtarin Miri dhe tema e ditës do të jetë pezullimi i tij nga detyra.

Arrestohet sekseri dhe kushëriri i gjyqtarit

Pas urdhërit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia ka arrestuar shtetasin Kujtim Miri, kushëri i gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Kujtim Miri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje nga specialistët e Krimit Ekonomik.
Përveç Kujtim Mirit, burime nga Policia e Tiarnës thanë se, është ndaluar edhe një person i dytë me iniciale A.B. Të dy akuzohen se kanë qenë sekser mes Gentjan Dodës i akuzuar për dy vrasje në Burrel në vitin 1997 dhe gjyqtarit, i cili ndryshoi akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë dhe për këtë Gentjan Doda u dënua me tetë vite burg, nga 20 që ishin dhënë më herët.
Ndërkohë, burime nga Prokuroria thanë se, priten arrestime të tjera. Gjyqtari u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare. Në banesën e Mirit, u gjetën rreth 340 milionë lekë të vjetra.

Kronologjia, ku u përfshi gjyqtari Miri

Gjykimi ndaj një personi të akuzuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1997 në Burrel dyshohet të jetë “strumbullari” i akuzës për “korrupsion” ndaj gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Prokuroria ka dyshime se, gjyqtari ka marrë një rryshfet për një vendim të favorshëm ndaj Gentian Dodës, i ekstraduar në vitin 2012 nga SHBA.
Gjyqtari ka qenë pjesë e një tresheje të Apelit që në 7 qershor 2017 ka lënë në fuqi dënimin e dhënë me 8 vjet burg të Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Kjo gjykatë në vitin 2016, rigjykoi nga zero akuzat e ngritura ndaj Dodës. Në vendimin përfundimtar, Gjykata vendosi ndryshimin e kualifikimit të veprës penale ndaj Dodës nga “vrasje me paramendim” në “plagosje të rëndë me dashje”. Ky është vendimi i Gjykatës së Matit, që 20 vjet pas vrasjes së shtetasve Gazmir Deda e Asllan Gjoka në Burrel vlerësoi se, Doda ishte përgjegjës vetëm për plagosje. Gjykata e Matit arsyetonte se mes viktimës dhe të pandehurit nuk ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm dhe se vrasja nuk kishte pasur paramendim. E njëjta gjykatë ka zeruar akuzën për “armëmbajtje pa leje”, me pretendimin se akuza ishte amnistuar në vitet pas ngjarjes. Në këtë gjykim, Prokuroria kërkoi dënimin e Dodës me 20 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”.
Por përse u rigjykua Gentian Doda?
Katër vjet pas ngjarjes, Doda u dënua në mungesë me 20 vjet burg. Vendimi që u la në fuqi edhe në Apel dhe në Gjykatën e Lartë. Dhjetë vjet më vonë, ai u arrestua në SHBA, prej nga u ekstradua në Shqipëri. Pas mbërritjes, ai kërkoi rishikim të vendimit. Pas disa orvatjesh nëpër të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor ai fitoi këtë të drejtë.
Përmes këtij vendimi, që mban datën 24 shkurt 2016, Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e Dodës. Kolegji Penal prishi vendimin e Shkallës së Parë Mat dhe Apelit Tiranë për dënimin me 20 vjet burg dhe e dërgoi çështjen në Mat për rigjykim nga zero. Aktualisht dosja gjendet në Gjykatën e Lartë për gjykimin e rekursit të Prokurorisë ndaj dënimit me 8 vite burg.

 

Habilaj mori çantat me euro nga makina e Sotës dhe ia çoi Ramës

Ish-kryeministri Berisha denoncon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako se kanë fshehur të vërtetën e bllokimit të makinës së Orest Sotës ku u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se, në makinën e Sotës, kanë qenë katër veta mes tyre edhe Florian Habilaj dhe shoferi i Tahirit, të cilët në momentin e ndalimit nga policia kanë marrë ¼ e eurove në prani të policisë dhe janë larguar. Më tej, Berisha shkruan se, një nga çantat e mbushura me euro ka përfunduar në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
“A mori edhe vetë Noriega një çantë me euro dhuratë nga Saimir Trafiku për të mbyllur skandalin me Orest Sotën? Të dashur miq, të dhëna të pakundërshtueshme të dy ditëve të fundit faktuan se në makinën e Orest Sotës, byrazerit të Saimir Trafikut nuk ishin dy, siç mashtroi Xhafa-Çako, por katër persona, nga të cilët: Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Trafikut dhe se, këta të dy kanë marrë me vete, para syve të policisë, çantat që përmbanin mbi 3/4 e eurove në makinë dhe se Xhafa-Çako janë shpërblyer shumë rëndë për fshehjen e këtij rrëmbimi.
Sot qytetari dixhital informon se, një nga çantat plot me euro ka përfunduar në zyrë të Noriegës. Policia deri dje, për të humbur gjurmët e vjedhjes u thoshte gazetarëve se, ajo nuk i preku paratë, sepse po të donte i merrte dhe nuk tregonte, duke harruar se me këtë, ajo sikur thoshte “hajdut jam, por këtë radhë kujtoni s’e kam vjedhur unë?!”, shkruan Berisha.
Fshehja e të vërtetës së eurove të gjetura në makinën e Sotës është denoncuar një natë më parë edhe nga gazetari Basir Çollaku në emisionin “Opinion”. Gazetari Çollaku deklaroi se në makinë me Sotën kanë qenë 4 persona. “Personat që janë larguar kanë marrë sasinë më të madhe të parave, kur janë larguar. Në mjet ka qenë edhe një nga personat në kërkim, pjesë e grupit kriminal të trafikut, duke shoqëruar ngarkesën e parave”, tha Çollaku.
Gazetari Basir Çollaku u shpreh më tej se, Sota e ka blerë “Land Roverin” 5 ditë para arrestimit dhe nuk është në emrin e tij, por në emrin e një subjekti ndërtimi. Çollaku ka shtuar se mjeti prej kohësh ka qenë nën përgjim dhe operacioni është dekonspiruar. “Përpjekja e policisë për të mos i dhënë njoftimet reale se me çfarë mjeti ka lëvizur personi i ndaluar, sepse ka qenë në përgjim të autoriteteve të huaja dhe ajo që unë di, ka të bëjë me faktin që operacioni është lënë në mes dhe është dekonspiruar. Paratë që janë gjetur janë kusur dhe mjeti ishte nën vëzhgim për të parë se ku do të shkonin këto para”, tha Çollaku.