25.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

FMN ul parashikimin për kërkesën e brendshme dhe investimet e Shqipërisë

Krahas uljes së pritshmërive për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2018-2019, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në ulje edhe parashikimet për kërkesën e brendshme dhe investimet bruto, në një sinjal se në afatin e mesëm vendi do të ketë të vështirë të gjenerojë burime të reja të rritjes, pas përfundimit të projekteve të mëdha të TAP dhe HEC-it të Devollit. Sipas krahasimeve të tabelave të “Pasqyrës Ekonomike Globale” të tetorit 2017 dhe prillit 2017, rezulton se pritshmëria për rritje ekonomike për vitet 2018 dhe 2019 është ulur me 0.4 pikë përqindje për secilin vit, për të arritur përkatësisht në 3.7% dhe 3.8%.
Ky pesimizëm i FMN-së duket se ka ardhur nga rishikimi i pritshmërive për investimet bruto dhe kërkesën e brendshme. Për kërkesën e brendshme FMN ka ulur parashikimin që për vitin 2017, me minus 0.8 pikë përqindje, në 3.7% në dy vitet e mëpasshme, 2018 dhe 2019 ai është ulur me 0.5 pikë përqindje për çdo vit dhe pritet të jetë shumë më i ulët, në 1.4% në 2018-ën dhe 2.1% në 2019-ën.
Në të njëjtën linjë janë ulur dhe pritshmëritë për investimet bruto. Për vitin 2018, investimet bruto pritet të arrijnë në 24.5% të PBB-së dhe në 2019-ën në 24.4 (-3% dhe -2.2% më pak). Edhe për 2017-ën FMN pret që rritja e investimeve të jetë 24.8% e PBB, me një ulje prej 3.9 pikë përqindjeje.
Në një intervistë për “Monitor”, Përfaqësuesi i Përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, ka pohuar se mbarimi i investimeve të mëdha është arsyeja kryesore për rishikimin në ulje të pritshmërive për rritjen ekonomike. “Ne presim që rimëkëmbja ekonomike do të vazhdojë dhe që rritja vjetore e PBB-së do të arrijë në 4% në afatin e mesëm. Vitet e fundit, rritja është nxitur nga Investimet e Huaja të mëdha Direkte. Cikli i tyre i investimeve do të fillojë të ngadalësohet në 2018-ën. Por, rimëkëmbja e kredisë private, zgjerimi në investimet publike dhe një rritje e besimit pritet që të mbështesin rimëkëmbjen e vazhdueshme”.

Bizneset e vogla: Nuk do lejojmë vendosjen e TVSH-së

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasta tha se, vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël nuk është e pranueshme nga ana e tyre dhe se po lobojnë fuqishëm si shoqatë që të mos aplikohet shtrirja e pragut të TVSH-së, si dhe do ta çojnë rastin në kushtetuese me mbështetjen e deputetëve. Albert Nasta u kontaktua nga “Monitor” pas një takimi informues që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi me shoqatën e biznesit të vogël, ku ndër të tjera ishte informimi i tyre për shtrirjen e skemës së TVSH-së. Albert Nasta tha se do të kërkojnë vendosjen e pragut për të përfshirë në skemën e TVSH-së prej 10 milionë lekë (ndërkohë që nga qeveria është propozuar ulja e pragut nga 5 milionë lekë, që është sot në 2 milionë lekë). Argumentet që do të çojë biznesi i vogël për të hedhur poshtë vendosjen e TVSH është kontributi i ulët që do të sjellë kjo taksë në buxhet.
Nasta shtoi më tej se, ky ligj sipas tij po vendoset për të favorizuar segmente të caktuara të biznesit të madh. “Kjo është e padrejtë, përderisa Europa dhe rajoni e aplikon pragun e xhiros për të përjashtuar nga TVSH biznesin e vogël, përse duhet që Shqipëria ta heqë?”- Zoti Nasta tregoi se, situata aktuale e biznesit të vogël nuk është aspak e favorshme dhe një rritje taksash padyshim që do çonte në përgjysmim të tyre. “Konsumi në biznesin e vogël ka rënë thuajse me 50%, energjia elektrike është më e lartë, karburanti është më i larti në rajon, klima e të bërit biznes është e rënduar, kështu që në një situatë të tillë, qeveria duhet të shkonte për uljen e taksave.
Sipas kryetarit të shoqatës së biznesit të vogël, vendosja e TVSH-së edhe për biznesin e vogël, përpos se rrezikon të falimentoje pjesën më të madhe të subjekteve, gjithashtu do të rrisë informalitetin. I pyetur edhe për aksionin antiinformalitet, zoti Nasta tha se aktualisht situata është disi e acaruar. “Gjatë diskutimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve biseduam edhe për kontrollet e shpeshta nga tatimorët, të cilat deri-diku përkeqësojnë klimën e biznesit. Problem sipas tij përbëjnë kontrollet selektive, si dhe korrupsioni i segmenteve të caktuara. Megjithatë, krahasuar me aksionin e parë të 2015-ës, situata ka qenë shumë më ndryshe”, tha ai për “Monitor”.
Aktualisht pragu i përfshirjes në skemën e TVSH-së është 5 milionë lekë, ndërsa për 2018-ën pragu është parashikuar që të ulet në 2 milionë lekë. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është shprehur hapur kundër uljes së pragut të TVSH-së tek bizneset e vogla. Në një prononcim zyrtar për “Monitor”, Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “Pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por kanë sjell vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, tha shefi i FMN-së.

PACOM para sprovës së Koresë së Veriut

Derek S. Reveron

Është qysh nga vitet ‘50 që Koreja e Veriut është në majën e listës së problemeve amerikane në Azi. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike nga vitet ‘90 e këtej për ta denuklearizuar gadishullin e ndarë dhe për t’u dhënë fund 70 viteve armiqësi midis Veriut, Jugut dhe Japonisë, mundësia e arritjes së paqes duket gjithnjë e më e pakët. Pheniani ka shkelur marrëveshje të ndryshme, duke kryer testime bërthamore, duke avancuar programin raketor balistik dhe duke kërcënuar vazhdimisht se do t’i shpallë luftë Seulit apo se do të lëshojë një sulm atomik ndaj Shteteve të Bashkuara. Në kundërpërgjigje, Uashingtoni ka forcuar aleancën me Korenë e Jugut dhe Japoninë, ka përmirësuar e rreshtuar mbrojtje antiraketore dhe ka punuar me Kinën për ta sanksionuar Phenianin. Ndërsa administrata Trump duhet akoma të marrë plotësisht masat me ushtrimin e forcës amerikane, në diskutimet strategjike lidhur me këtë dosje në vijën e parë është U.S. Pacifc Command (PACOM, komanda ushtarake interforcë amerikane përgjegjëse për pjesën më të madhe të oqeaneve). Me fjalët e Harry Harris, admiralit në drejtimin e saj, Pacom-i është i gatshëm të «luftojë qysh sonte» në rast se diplomacia dhe frikësimi do të dështonin në Gadishullin Korean.

Komandat luftarake dhe politika e jashtme
Presidentët ndryshojnë, interesat themelore amerikane jo. Këto të fundit përfshijnë: mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara kontinentale nga sulme katastrofike, mbështetje të një sistemi global të karakterizuar nga hapje të linjave të komunikimit për të lehtësuar tregtinë, promovuar sigurinë ndërkombëtare dhe penguar që fuqi armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara të dominojnë zona të rëndësishme të planetit. Sot, strategjia ushtarake kombëtare identifikon midis kërcënimeve kryesore ndaj interesave amerikane Kinën, Rusinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe terrorizmin ndërkombëtar. Ky i fundit ka bërë një kërcim drejt majës së axhendës qysh nga 11 shtatori 2001, por katër vendet hyjnë dhe dalin nga lista prej dekadash, duke ilustruar konsistencën strategjike të Shteteve të Bashkuara. Debati mbi një luftë kundër Phenianit shërbeu qysh gjatë administratës Clinton si skenar i rëndësishëm mbi të cilin të diskutohej gjerësia e forcave të armatosura amerikane.
Një prej çelësave të kësaj vijueshmërie qëndron në rolin e drejtuesve ushtarakë brenda establishmentit të sigurisë kombëtare. Në kundërshtim nga perceptimet popullore, pushteti ushtarak amerikan nuk është i kuartieruzar në Pentagon. Përkundrazi, Sekretari i Mbrojtjes i dislokon forcat nëpërmjet 6 komandave gjeografike luftarake (PACOM, AFRICOM, EUCOM, NORTHCOM, SOUTHCOM, CENTCOM) dhe tri komandave funksionale (Special Operations, Transportation, Strategic). Komanda të tilla kanë marrë role të rëndësishme në politikën e jashtme e Shteteve të Bashkuara nëpërmje reformave të shumta legjislative, ndryshimeve në politikat dhe evolucione në përceptimet e ambientit të sigurisë. Influenca e tyre rritet gjatë tranzicioneve presidenciale. Në ndryshim nga homologët civilë në Departamentin e Shtetit, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, midis ambasadorëve nëpër botë, personeli në uniformë që drejton komandat luftarake nuk e lë postin pas ardhjes së Presidentit të ri. Këta gjeneralë dhe admiralë e ruajnë në fakt komandën dhe shërbejnë si ura të rëndësishme midis një administrate dhe tjetrës.
Ndryshe nga homologët e Pentagonit që organizojnë, stërvisin dhe pajisin ushtarakët, komandat janë përgjegjëse për planifikimin dhe ekzekutimin e të gjitha operacioneve, nga një luftë e hapur tek bashkëpunimi në siguri. Megjithëse përgatitja për një konflikt të madh është parësore, ato luajnë role të rëndësishme edhe në kohë paqeje. Duke pasur parasysh natyrën globale të politikës amerikane dhe theksin mbi reduktimin e deficitit të sigurisë, komandat ushtarake kryesore janë sa sipërmarrëse politike aq edhe luftarake që vënë në dispozicion përvojën e tyre në brendësi të burokracisë së sigurisë kombëtare. Gjeneralët dhe admiralët takohen në mënyrë konstante me ministra e krerë shtetesh të huaja dhe janë shpesh fytyra publike e Shteteve të Bashkuara gjatë krizave ndërkombëtare dhe aktiviteteve të asistencës humanitare. Oficerë të tillë dëshmojnë shpesh në Kongres dhe punojnë me ambasadorët amerikanë për të zhvilluar programe që përballojnë situata paqëndrueshmërie subkombëtare, aktorë transkombëtarë apo fuqi rajonale. Veç kësaj janë edhe përgjegjës për ushtrimin e kapaciteteve ushtarake të shteteve që kanë nënshkruar një traktat aleance me Amerikën.
Sekretari i Mbrojtjes James Mattis – vetë ai komandant luftarak në përfundim të karrierës së tij ushtarake – ka nënvizuar rëndësinë e aleatëve gjatë udhëtimit të tij të parë ndërkombëtar në Azi, duke nënvizuar sesi aleancat «i hapin rrugën paqes, duke forcuar kushtet që mundësojnë rritjen ekonomike me vende që ndajnë të njëjtin vizion dhe në ndërkohë ridimensionojnë planet ndaj kujt do të donte të sulmonte vende të tjera apo imponojë vullnetin e tij mbi aktorë më pak të fuqishëm». Një qasje e tillë nuk është përjashtuar nga kosto dhe sigurisht që ka ushqyer sloganin “America First” të lëshuar nga Trump në fushatë elektorale. Për shkak të kërkesave të aleatëve për Uashingtonin dhe të prioriteteve të politikës së jashtme amerikane për të promovuar sigurinë, komandat luftarake theksojnë nevojën e një pranie të avancuar në botë dhe të kenë ndërveprime të rregullta me aleatë dhe partnerë. Qëndrore në këtë qasje është nevoja e forcimit të kapaciteteve ushtarake të partnerëve për t’u mundësuar atyre që të përballojnë sfida lokale përpara se këto të krijojnë paqëndrueshmëri në nivel kombëtar dhe rajonal. Për Admiralin James Stavridis, që ka komanduar forcat amerikane në Hemisferën Perëndimore dhe ka qenë Komandant Suprem Aleat i NATO-s, «siguria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e partnerëve tanë varet shumë nga kapacitetet tona për t’u mbështetur mbi një bashkëpunim të përbashkët, ndërkombëtar, interforcë dhe publik–privat, e gjitha e përforcuar nga komunikimi strategjik dhe nga mesazhet e shënjestruara».
Nëpërmjet pakteve të aleancës, shitjes së armatimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, Shtetet e Bashkuara aspirojnë që të krijojnë partnerë të vërtetë në gjendje që të marrin përsipër përballimin e kërcënimeve ndaj stabilitetit të brendshëm, për shembull terrorizmin, apo të mbrohen nga sfidantë rajonalë, si në rastin e programit raketor të Koresë së Veriut. Ja pse mbështetja ndaj shteteve më të dobët, ashtu si ndaj atyre më të zhvilluar, nëpërmjet bashkëpunimit në siguri mbetet një prioritet i sigurisë kombëtare. Qasja nuk është aspak e re, por vazhdon një traditë e konsoliduar e politikës së jashtme amerikane që synon të fuqizojë partnerët e vetëm në vend që t’ua zgjidhë problemet vetëm me përdorimin e forcës.

Azia dhe Paqësori
Shtetet e Bashkuara shihen si një fuqi e Paqësorit. 5 shtetet amerikane ndodhen në oqeanin më të madh; raportet tregtare me vendet e Azisë janë konsoliduar (Kina është partneri më i madh tregtar) dhe të thella lidhjet kulturore e sociale; ngjitja e Uashingtonit në statusin e superfuqisë është historikisht e rrënjosur në këtë anë të botës. Shtetet e Bashkuara qenë vendi i parë perëndimor që krijuan lidhje tregtare me Japoninë në 1858 dhe fitorja ndaj Spanjës në 1898 siguroi bazat në Paqësorin perëndimor si Filipinet dhe Guamin, operacion i kompletuar me aneksimin e Ishujve Hawaii dy vite më pas. Sulmi japonez kundër flotës amerikane në Pearl Harbor në 1941, lufta mizore në Paqësor që pasoi, ngërçi i konfliktit korean në 1953 dhe humbja në Vietnam në 1975 nuk e kanë shkurajuar Amerikën nga ruajtja e vëmendjes së saj ndaj Azisë. Në fakt, Uashingtoni ka ditur të krijojë një sistem aleancash hub and spoke me Australinë, Tajlandën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Filipinet.
Fillimisht të konceptuara si bastion kundër kërcënimeve të përbashkëta të komunizmit gjatë Luftës së Ftohtë, marrëdhënie të tilla kanë evoluar. Duke i sjellë trupat australiane dhe amerikane të luftojnë bashkë në Afganistan, anijet japoneze të bashkëpunojnë me U.S. Navy kundër piratëve në Oqeanin Indian dhe avionë koreanojugorë t’u bashkangjiten atyre të Aeronautikës amerikane në patrullimin e qiejve me qëllim frikësi kundër Koresë së Veriut. Rreth gjysma e ushtarakëve amerikane të dislokuar përtej oqeanit gjendet në Azi. Personeli i Mbrojtjes në Japoni me 54000 persona (rreth 15000 më shumë se në Gjermani) dhe në 25000 në Korenë e Jugut, mbi dyfishi i pranisë në Itali apo në Afganistan. Paralelisht me impenjimet e tjera në kuadër të NATO-s me Kanadanë dhe Europën, Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar 5 traktate mbrojtjeje reciproke në Azi dhe e shikojnë një sulm eventual ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut si të drejtuar kundër tyre. Duke pasur parasysh dobësitë respektivisht modernizimit ushtarak të Kinës, rivendikimeve të saj ekstraterritoriale dhe tiparin luftarak të Phenianit. Tokio dhe Seuli përfitojnë çdo vit miliarda dollarë nga forcat e armatosura amerikane. Veç kësaj, të dy qeveritë blejnë armatime made in USA, gjë që e thellon më tej marrëdhënien në fushën e mbrojtjes. Ndërthurjet janë të thella, duke arritur në nivelin taktik dhe operatitv. Për shembull, një oficer amerikan komandon njëkohësisht forcat amerikane në Kore (USFK), ato koreane në kohë lufte dhe ato të Kombeve të Bashkuara në gadishull.
PACOM-i mbikëqyr dimensionet ushtarake të aleancave. Me qendër në Ishujt Hawaii, komanda monitoron modernizimin ushtarak kinez, detyrat e Uashingtonit që burojnë nga Taiwan Relations Act dhe të paparashikuarën Kore të Veriut të armatosur me bomba bërthamore. Si Pekini, ashtu edhe Moska, janë aktive ushtarakisht në rajon dhe tërheqin vëmendjen strategjike të komanës. Gjatë dekadës së fundit, Kina ka zhvilluar armatime të projektuara specifikisht për të dekurajuar operacionet ushtarake amerikane në një zonë që Republika Popullore e percepton si të veten. Rivendikimet ekspansioniste kineze mbivendosen me ato të vendeve të tjera dhe PACOM-i e sfidon me operacione të lirisë së lundrimit për të siguruar fluksin e lirë të tregtisë. Por njëkohësisht komanda kërkon edhe mundësi për ta reduktuar sfidën reciproke me Ushtrinë Popullore Çlirimtare Kineze, duke kryer shkëmbime në nivel ushtarak dhe duke e përfshirë Marinën kineze në manovrat e saj detare çdo dy vjet “Rim of the Pacifc”. PACOM-i ka një interes të përbashkët në luftimin ndaj piraterisë dhe në dhënien e asistencës ushtarake. Komandantët luftarakë më efikasë janë ata që punojnë në kontakt të ngushtë me ambasadorët në Azi dhe me funksionarët civilë në Uashington. Duke parë sesa kohë ha përzgjedhja dhe konfirmimi i këtyre posteve, ato janë për më tepër vakant në vitin e parë të një administrate. Për pasojë, oficerët drejtues luajnë një rol të rëndësishëm në diskutimet strategjike dhe në takimet ndërkombëtare.
Në këtë 2017, Admirali Harry Harris dhe Gjenerali Vincent Brooks në krye të USFK-së janë duke mbushur një boshllëk deri kur Asistenti për Azinë i Sekretarit të Shtetit dhe ambasadori amerikan në Seul të marrin postet. Nuk krijojnë strategji të reja, por mbështesin interesin strategjik afatgjatë për të promovuar paqen në Azi. Duke parë kërcënimin e paraqitur nga Koreja e Veriut për rajonin dhe për Shtetet e Bashkuara, Pheniani kryeson në listën e çështjeve më urgjente për sigurinë kombëtare. Duke qenë ai koreanoverior një kërcënim ushtarak, vendimmarrësit në Uashington besojnë tek PACOM-i dhe USFK-ja për të dhënë spunto të rëndësishme në procesin politik. Duke u koordinuar me Sekretarin e Mbrojtjes, komandantët përpunojnë opsione për Presidentin. Vendimet lidhur me ndërhyrjet ushtarake merren shpesh gjatë një dialogu midis drejtuesve civilë që duan të dinë se çfarë është e mundur të bëhet dhe atyre ushtarake që kanë nevojë të njohin objektivat politikë dhe disponueshmërinë e resurseve përpara se të sugjerojnë alternativat.
Komandantët luftarakë sjellin veç të tjerash dije politike të dorës së parë nga fusha. Nga momenti që komandanti i PACOM-it ndërvepron me drejtuesit ushtarakë dhe krerët e shteteve në Azi, mund të t’i komunikojë preokupimet në Uashington dhe të riafirmojë politikën e jashtme amerikane. Për shembull, kur Admirali Harris ishte në Tokio në korrik, ka thënë se «po ushtrojmë energjikisht presion ekonomik dhe diplomatik për ta bindur Phenianin që ta braktisë programin e tij bërthamor. Në PACOM po bëjmë maksimumin për t’u dhënë opsioneve të preferuara diplomatike një fuqi të besueshme luftarake». Në të njëjtën mënyrë, duke punuar në rrezen e artilerisë koreanoveriore dhe duke punuar në kontakt të ngushtë me forcat e Koresë së Jugut, komandanti i USFK-ve transmeton atmosferën politike lokale që nga ana e saj ndikon mbi qëndrimin e Seulit dhe Phenianit. Për shembull, duke folur për frikësimin gjatë një konference në korrik, Gjenerali Brooks u është referuar preokupimeve lidhur me faktin që aleatët e Shteteve të Bashkuara nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje, duke thënë: «Qeveria e Koresë së Jugut investon në mënyrë të konsiderueshme në kapacitetet e saj ushtarake, duke e rritur bilancin për mbrojtjen në 2017 dhe Presidenti Moon Jae-in ka evidentuar qëllimin e tij për të shpenzuar akoma më shumë, deri në 3% të PBB-së». Një mesazh dukshëm i nënkuptuar që të sigurojë Uashingtonin se Seuli është një partner i aftë dhe jo llafe.

Opsione për Korenë e Veriut
Tensioni ekzistues prej 70 vitesh e këtej midis Koresë së Veriut e Koresë së Jugut, Japonisë e Shteteve të Bashkuara nuk ka qenë asnjëherë kaq e lartë. Pheniani i bezdis vazhdimisht vende të tilla, siç e dëshmon sulmi kibernetik ndaj Sony North Amerika të vitit 2014 në tentativën për të parandaluar daljen e një parodie lidhur me Kim Jong-Un. Mbi të gjitha, preokupojnë përparimet në kampin bërthamor dhe raketor: qysh kur Kim është ngjitur në pushtet, numri total i testeve atomike është dyfishuar; ai i raketave ka kaluar kuotën 80 dhe vendi është pajisur me vektorë me rreze kontinentale. Zhvillime të tilla, të kombinuara me një forcë të konsiderueshme tokësore dhe konvencionale i kufizojnë opsionet në dispozicion të Presidentit Trump karshi atyre të paraardhësve të tij. Sfida për administratat aktuale amerikane, japoneze dhe koreanojugore është të gjejë një zgjidhje afatshkurtër që pengon luftën dhe denuklearizon gadishullin. Për shkak të kostos shkatërrimtare të një konflikti eventual, qasja parësore e Uashingtonit është që t’i besojë frikësimit dhe diplomacisë në uljen e tensioneve.
Admirali Harris ka dëshmuar para Kongresit në pranverën e 2017 se Shtetet e Bashkuara synojnë që ta «vetëdijësojnë, jo ta gjunjëzojnë» Korenë e Veriut. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka thënë se, Uashingtoni nuk kërkon ndryshim regjimi. Vetë Tillerson dhe Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis kanë shkruar në gusht se Amerika po spostohet nga një pozicion durimi strategjik ndaj një qasjeje më aktive, që përfshin sanksione ekonomike dhe presione diplomatike. Duke qenë se Kina ndaj një kufi me Korenë e Veriut dhe i është partneri kryesor tregtar Uashingtoni ka vendosur theks të madh mbi presionet e Pekinit ndaj Kim për t’i reduktuar luftënxitjen. Në pritje që kjo të materializohet, PACOM-i ka marrë masa të ndryshme, duke e mbështetur politikën e jashtme amerikane nëpërmjet një mbështetjeje të fuqishme ushtarake.
E para, lufta antiraketore po njeh një pranverë të re. Koreanojugorët po pranojnë tani instalimin e Terminal High-Altitude Area Defense (THAAD) për të përmirësuar mbulimin prej raketave të ardhura nga Veriu. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara rreshtojnë anijet më të avancuara të luftës antiraketore në Azinë Juglindore. Japonia po ndërmerr masa të ngjashme dhe po punon në kontakt të ngushtë me amerikanët për t’i fuqizuar kapacitetet e saj të mbrojtjes antiraketore. Bashkëpunimi në këtë sektor mund të bëhet një vektor për të përmirësuar marrëdhëniet trilaterale, edhe pse duke parë rëndshmërinë e kërcënimit është e lehtë që Tokio dhe Seuli të zhvillojnë sisteme të pavarura.
E dyta, ushtarakët amerikane dhe koreanojugorë janë të gatshëm të «luftojnë qysh sonte». Provokimet e Koresë së Veriut gjatë viteve të fundit e kanë shtuar rëndësinë e manovrave të rregullta dhe të avancimit të vazhdueshëm të integrimit midis forcave të armatosura respektive. Megjithëse pjesa më e madhe e vëmendjes përqendrohet mbi raketat, Koreja e Veriut vazhdon të posedojë një prej ushtrive më të mëdha të botës, e pajisur me artileri dhe predha në gjendje që të godasin qytetin e Seulit. Aftësi të tilla konvencionale, më shumë sesa armët atomike, janë një frikësues i rëndësishëm dhe përbëjnë një mburojë për Korenë e Veriut, që mund të vazhdojë të realizojë operacione trazimi, duke u ndalur pikërisht përpara shpërthimit të një lufte në kuptimin e vërtetë të fjalës. Teste të reja raketore dhe deklarime të forta do ta rrisin tensionin, por dimri i afërt do të sigurojë në kuptimin e vërtetë të fjalës një periudhë për ftohjen e aksioneve ushtarake. Askush nuk e do luftën. Koreja e Veriut nuk synon që të rrezikojë mbiejetesën e regjimit dhe as Koreja e Jugut, as Shtetet e Bashkuara nuk synojnë që të vënë në rrezik jetët e miliona njerëzve. Në perspektivë, Pheniani mund të kërkojë një marrëveshje lidhur me tërheqjen amerikane apo mbi pushimin e manovrare, por në shkëmbim duhet të japë garanci të konsiderueshme, jo vetëm lidhur me çarmatimin. Duke parë miliardat e dollarëve që Uashingtoni dhe Seuli kanë alokuar për një shtab qendror ushtarak të madh në kryeqytetin koreanojugor, asnjëri nga të dy aktorët duket se po konsideron që të lëvizë qoftë edhe një fije në aleancën reciproke. Pavarësisht se statuskuoja nuk kënaq askënd, askush nuk do as që ta përmbysë.

 

“Derek S. Reveron është Profesor i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe EMC Informationist Chair në US Naval War College. Është bashkëautor i “U.S. Foreign Policy and Defense Strategy” dhe Kryeredaktor i “Cyberspace and National Security”

Përgatiti
ARMIN TIRANA

 

Trump, çfarë ndryshoi në 1 vit?

Matthew E. Bunson

Më 8 nëntor u bënë 12 muaj nga zgjedhja e Donald Trumpit si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Një vit pas zgjedhjeve të famshme dhe shumë të debatuara, vendi është po aq i ndarë sa ishte një ditë përpara zgjedhjeve dhe i dyshimtë për të dy partitë politike të mëdha në vend. Një studim i kohëve të fundit nga Pew Research Centre tregon se 6 në 10 amerikanë ndihen të zhgënjyer nga partia që mbështesin.
Në të njëjtën kohë, Pew raporton se grupet më të motivuar të zgjedhësve duket se janë konservatorët dhe liberalët për partitë Republikane dhe Demokratike dhe parashikon akoma më shumë polarizim dhe përçarje mes zgjedhësve. Qasja e hapur “pa doreza” e presidentit Trump është shoqëruar me një mbulim 80 për qind negativ dhe 20 për qind pozitiv në media.
Sulmet mediatike kundër presidentit tashmë janë bërë gjithnjë e më të hapura, madje kanë pasur për qëllim të demostronin se presidenti nuk ishte në gjendje të përmbushte detyrën e tij apo se ekzistonte ndonjë lidhje ndërmjet fitores së Trumpit dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Presidenti është përpjekur të vazhdojë punën e tij, pavarësisht hetimeve të nxitura politikisht dhe sulmeve të vazhdueshme mediatike. Ndërkohë, si për ata që e mbështesin, ashtu edhe për ata që e kundërshtojnë, pyetja është e njëjtë: Çfarë ka arritur ai gjatë vitit të parë të mandatit si president dhe çfarë pritet gjatë tre viteve të ardhshme? Ndër çështjet më të debatuara dhe më të rëndësishme janë politika e jashtme, kujdesi shëndetësor, liria fetare, çështjet pro-jetës, ideologjitë gjinore dhe emigracioni.

Politika e jashtme
Presidenti është përballur me disa kriza gjatë vitit të tij të parë, përfshirë edhe kërcënimin real të luftës bërthamore me Korenë e Veriut dhe diktatorin Kim Jong Un, rreziqet që lidhen me rritjen e nacionalizmit dhe terrorizmi i vazhdueshëm në Europën Perëndimore, për të mos folur për kthimin e Venezuelës në një shtet të dështuar për shkak të politikave socialiste.
Qasja e Trumpit për secilën prej këtyre sfidave ka qenë e qartë dhe e hapur, siç u shpreh në fjalimin e muajit shtator përpara Kombeve të Bashkuara, kur teksa theksonte sovranitetin kombëtar, deklaroi: “Detyra parësore e qeverisë tonë që është përballë qytetarëve, për t’i shërbyer nevojave të tyre, për të garantuar sigurinë, për të mbrojtur të drejtat dhe vlerat e tyre. Si president i Shteteve të Bashkuara, unë do të vendos gjithmonë Amerikën të parën, njëlloj si ju liderët e vendeve tuaja duhet të vendosni gjithmonë vendin tuaj të parin”.
Politika e jashtme i ka ofruar presidentit shanse pafund për t’u distancuar nga politikat e paraardhësit të tij. Toni i administratës në Kombet e Bashkuara u përcaktua pak javë pas zgjedhjeve, kur Trump emëroi guvernatoren Nikki Haley të Karolinës së Veriut si ambasadore e Kombeve të Bashkuara. Në muajin prill, administrata u tërhoq nga financimi që SHBA-të i jepnin Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për shkak të rolit aktiv të këtij të fundit në financimin e politikave të Kinës për abortin e detyruar dhe sterilizimin. Në tetor, SHBA-të ndërprenë edhe financimin e UNESCO-s, duke kërkuar që institucioni të merrte statusin e vëzhguesit për shkak të borxheve të shumta të organizatës, nevojës për të implementuar reforma të mëdha organizative dhe paragjykimin e vazhdueshëm anti-Izraelit.

Kujdesi shëndetësor
Kandidati Trump e kishte bërë zotimin për t’i dhënë fund dhe për të zëvendësuar “Obamacare” si një prej shtyllave të fushatës së tij. Edhe pse GOP kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit, shfuqizimi i planit qe i pamundur për shkak të përçarjeve të brendshme ndërmjet republikanëve. Mosshfuqizimi “Obamacare” sillte detyrimisht edhe kundërshtimin e një sërë reformave të rëndësishme në sektorin e planifikimit familjar që kishte ndërmend presidenti.
Në përgjigje të situatës së krijuar në Capitol Hill, më 13 tetor Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për kujdesin shëndetësor për të lejuar shitjen e sigurimit shëndetësor në linjat shtetërore, për të zgjeruar opsionet dhe për t’i dhënë fund subvencioneve për kompanitë e sigurimit.

Ideologjia gjinore
Administrata Trump ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të shfuqizuar politikat agresive të ish-administratës Obama në lidhje me të ashtuquajturat çështje dhe të drejta të grupit “LGBT”. Në muajin shkurt, administrata Trump deklaroi se nuk kishte ndërmend të mbështeste iniciativën e administratës Obama për “banjat transgjinore nëpër shkolla”. Në të njëjtin muaj, administrata Trump shfuqizoi dhe udhëzimin e miratuar në maj të vitit 2016 nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti Amerikan i Edukimit, të titulluar “Letër kolegëve të dashur për studentët transgjinorë”, në të cilin udhëzoheshin shkollat fillore, të mesme, si dhe kolegjet e universitetet që ta trajtonin “identitetin gjinor të një studenti si seksin e tij”.
Në muajin gusht, Presidenti Trump firmosi një direktivë ku sanksionohej se në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara nuk do të pranoheshin më individë “transgjinorë”. Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis iu dhanë gjashtë muaj kohë për të zhvilluar një plan për të implementuar këtë direktivë, përfshirë edhe nismën për të përcaktuar nëse individët e anëtarësuar në forcat e armatosura do të lejoheshin të qëndronin. Në muajin tetor, administrata Trump shfuqizoi edhe politikën tre-vjeçare të administratës Obama ku deklarohej se, “identiteti gjinor” është një e drejtë civile e mbrojtur nga Akti Civil i vitit 1964.

Vendimet pro-jetës
Trump ka bërë gjatë fushatës së tij premtime të mëdha për sa i përket sektorit për mbrojtjen e jetës, përfshirë edhe emërimin e gjyqtarëve pro-jetës dhe heqjen e financimeve për Planifikimin Familjar. Kontigjenti katolik është habitur tej mase përballë vendosshmërisë me të cilën presidenti Trump ka luftuar një sërë politikash pro-abortit dhe direktivash të epokës së Obamës.
Një ndër veprimet e para të presidentit Trump pas inaugurimit të tij në janar ka qenë rivendosja e Politikës së Qytetit të Meksikës që ndalon financimin amerikam për çdo organizatë që promovon abortin jashtë kufijve. Për të bërë më të qartë përkushtimin e tij, Trump dërgoi zëvendës/presidentin Pence dhe këshilltaren Kellyanne Conway që të mbanin fjalim në Marshimin për Jetën në Uashinton gjatë muajit janar.
Në muajin prill, Departamenti i Shtetit deklaroi se do të ndërpriste financimet federale për Fondin e Popullsisë së Kombeve të Bashkuara për shkak të mbështetjes së kishte treguar për agjencitë kineze që kryejnë abort të detyruar dhe sterilizim. Trump ka lënë një gjurmë domethënëse në mbrojtje të jetës edhe në degën e gjyqësorit me emërimin e një sërë gjyqtarësh për gjykatat federale. Emërimi më domethënës është ai i Neil Gorsuch në Gjykatën e Lartë.
Senati ka konfirmuar edhe tetë gjqtarë federalë në gjykatat e apelit apo gjykatat e distrikteve, edhe pse konfirmimet e tyre janë ngadalësuar për faj të manovave proceduriale nga minoriteti demokrat në Senat dhe për shkak të hapit të ngadaltë me të cilin Trump po prezanton emërimet e tij në senat për konfirmim. Megjithatë, presidenti ka nisur që në ditët e tij të para ta formojë sistemin gjyqësor në mënyrë të tillë që ky sistem të jetë në mbrojtje të jetës edhe për shumë kohë më pas. Kandidatura për Gjykatën e Apelit të Amy Coney Barrett u miratua nga Senati më 31 tetor.

Emigracioni
Kandidati Donald Trump u zotua se do të ndërtonte një mur përgjatë kufirit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës si dhe të reformonte në themel sistemin difektoz të emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Ai ka punuar shumë për t’i realizuar premtimet e tij edhe pse gjatë punës është përballur me kundërshtime të mëdha nga shumë agjenci që mbështesin emigrantët.
Më 25 janar, presidenti firmosi një udhër ekzekutiv për të ndërtuar murin përgjatë kufirit amerikano-meksikan dhe për të rritur arrestimin dhe deportimin e emigrantëve. Dy ditë më pas, presidenti firmosi urdhrin që ndalonte lëshimin e vizave dhe benefiteve të tjera të emigracionit për shtetasit e shtatë vendeve myslimanë për 90 ditë; për refugjatët sirianë vizat u ndërprenë plotësisht, me përjashtim të atyre që janë minoriotete fetare në Siri; dhe programi i strehimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara u ndërpre virtualisht për 120 ditë, me përjashtim gjithmonë të minoriteteve fetare. I ashtuquajturi ndalim-udhëtimi u përball menjëherë me beteja ligjore që vazhdojnë sot e kësaj dite pavarësisht modifikimeve të bëra nga ana e administratës.
Në muajin mars, administrata firmosi një urdhër ekzekutiv vendosi numrin maksimal historikisht më të ulët prej 50 mijë refugjatësh që do të lejoheshin të jetonin në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit fiskal 2017. Ky veprim u ndoq nga vendimi i muajit shtator për të propozuar numrin prej 45 mijë refugjatë që do të lejoheshin në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2018.

Çfarë pritet më pas
Teksa kalendari ka ecur drejt fillimit të vitit të dytë të presidencës së Donald Trump në janar, ekziston një agjendë e madhe legjislative që pret të miratohet në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë. Agjenda e Trumpit për sa i përket kujdesit shëndetësor dhe taksave deri tani është penguar fuqimisht në Capitol Hill dhe intensiteti i betejave legjislative do të rritet gjithmonë e më shumë me afrimin e zgjedhjeve në mes të mandatit në vitin 2018 që pritet të jenë një luftë e vërtetë politike ndërmjet demokratëve dhe republikanëve.
Më tej, presidenti do të vazhdojë të përballet me sfidat e tij në politikën e jashtme. Që nga Korea e Veriut, tek përhapja e islamizmit në Afrikë, tek krizat politike dhe sociale në Europë të shkaktuara nga emigracioni masiv, terrorizmi xhihadist, brexit dhe rritja e nacionalizmit. Ndërkohë që Presidenti Trump ka lënë tashmë një gjurmë domethënëse në jetën politike amerikane me fitoren e tij, muajt e ardhshëm do t’i ofrojnë presidentit shanse të mëtejshme për të formuar një trashëgimi të qeverisjes jetëgjatë dhe domethënëse.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Tetë gratë e Revolucionit Bolshevik

Fillimi i revolucionit rus më shumë se 100 vite më parë përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, sipas kalendarit të ri. Gratë luajtën një rol të rëndësishëm në shumë ngjarje revolucionare. Një shikim i shpejtë në disa prej karaktereve më të famshme të periudhës revolucionare.

1. Nadezhda Krupskaya ishte një marksiste dhe politikane e përkushtuar, që është më së shumti e njohur si gruaja revolucionare e Vladimir Iliç Leninit. Ajo u lind në një familje fisnike të një oficeri ushtarak në Shën Petërsburg. Gjatë studimeve të saj në Gjimnazin Femëror, ajo ju bashkua disa klubeve diskutuese, ku edhe u takua më pas me Leninin. E impresionuar nga idetë e tij, ajo vendosi që t’i bashkohej në ekzilin e tij në Siberi në vitin 1896. Lenini dhe Krupskaya u martuan shpejt pas mbërritjes së tyre në Siberi, duke mbetur partner profesionalë të përjetshëm më shumë sesa burrë e grua në kuptimin tradicional të fjalës. Pas lirimit të tyre, çifti lëvizi drejt Gjenevës, ku Krupskaya mori pjesë në botimin e gazetës revolucionare “Iskra” si redaktore. Në prill të 1917, ajo dhe Lenini u kthyen në Rusi. Pasi bolshevikët morën kontrollin e vendit, ajo u emërua që të punojë nën Anatoly Lunacharsky, Komisari i parë i Popullit për Arsimin, që ishte përgjegjës për fushatën kundër analfabetizmit tek të rriturit. Ajo shërbeu si Zëvendësministre e Arsimit e Bashkimit Sovjetik për më shumë se 10 vjet. Krupskaya inspiroi themelimin e Komosmolit dhe të Lëvizjes së Pionierëve. Detajet e jetës së saj me Leninin mund të gjenden në memoarët e saj,“Remineshenca të Leninit”.

2. Inessa Armand ishte një feministe dhe komuniste, një figurë e rëndësishme e lëvizjes revolucionare dhe dashuria e jetës së Leninit. Inessa Armand u lind në një familje artistësh në Paris. Ajo u soll në Moskë nga tezja dhe gjyshja. Në moshën 19- vjeçare ajo u martua me djalin e një prodhuesi të madh tekstilesh. Armand dhe bashkëshorti i saj ndanin idetë revolucionare dhe hapën një shkollë për fëmijët fshatarë në Moskë. Pasi u arrestua për aktivitetin e saj politik në vitin 1907, ajo kaloi një vit në ekzil në Rusinë veriore. Ajo ia arriti të arratiset me sukses nga ekzili i saj në 1908 dhe të shkonte në Paris, ku edhe u takua me Leninin. Tërheqëse, talente nga pikëpamja muzikore, e rrjedhshme në shumë gjuhë dhe vërtet e apasionuar pas bolshevizmit, ajo menjëherë krahu i djathtë i tij. Qe Armand ajo që Lenini dërgoi për të organizuar fushatën bolshevike për të zgjedhur mbështetësit e tij në Dumë. Pas Revolucionit të Tetorit, Armand shërbeu si Drejtore e “Zhenotdel”-it, një organizatë që luftonte për barazinë gjinore në Partinë Bolshevike dhe sindikatat. Gjithashtu, ajo drejtoi edhe Konferencën e I-rë Ndërkombëtare të Grave Komuniste. Në vitin 1920, Armand vdiq nga kolera në moshën 46-vjeçare.

3. Natalia Sedova ishte një revolucionare, më së shumti e njohur si gruaja e dytë e Leon Trotsky, një revolucionar marksist dhe politikan rus që kreu transferimin e të gjithë pushtetit politik sovjetëve me Revolucionin e Tetorit të vitit 1917 dhe lideri themelues i Ushtrisë së Kuqe. Ajo vinte nga familja e një tregtari të pasur dhe ishte arsimuar në Rusi. Ajo u takua me Trotsky kur ishte pak më e madhe se 20 vjeç në Paris në një ekspozitë arti. Ajo ishte mbështetëse e gazetës “Iskra” dhe Trotsky ishte përfaqësuesi i gazetës në Londër. Të dy morën pjesë në Revolucionin e vitit 1905. Gjatë Luftës së Parë Botërore, familja Trotsky kishte shëtitur nëpër Europë nga Vjena në Paris dhe Zyrih. Sedova dhe Trotsky u kthyen në Rusi në majin e vitit 1917. Pas Revolucionit të Tetorit, ajo mori një detyrë në Komisariatin e Arsimit dhe u vu në krye të muzeumeve dhe monumenteve të lashta. Në vitin 1929, Trotsky dhe familja e tij u përzunë nga Bashkimi Sovjetik dhe shkuan në Mexico City. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 1940, Sedova u spostua në Paris dhe ruajti kontakte me shumë revolucionarë në ekzil. Vepra më e njohur e saj në këto vite ishte një biografi e Trotsky.

4. Alexandra Kollontai ishte një revolucionare, shtetare dhe diplomate ruse, si edhe gruaja e parë që mori post ministri në historinë e vendit. Falë aktivitetit politik të saj, gratë në Rusi i diktuan të drejtat de jure. Ajo kishte lindur në Ukrainë, por u rrit në Shën Petërsvurg. Pas martesës së hershme dhe ndarjes pasuese nga bashkëshorti i saj, ajo punoi për një numër bamirësish arsimore. Ajo mori arsimim historik në Zyrih dhe jetoi në Finlandë për shumë vite. Në vitin 1915, Kollontai ju bashkua bolshevikëve dhe u kthye në Rusi, ku menjëherë u emërua Komisare për Mirëqenien Sociale. Ajo kreu studime të rëndësishme lidhur me gjendjen e të drejtave të grave në Rusi dhe inicioi reforma që promovonin barazinë midis burrave dhe grave. Gjatë epokës së Stalinit, Kollantai punoi si diplomate sovjetike në Norvegji, Meksikë dhe Suedi.

5. Larisa Reisner u përshkrua nga disa prej bashkëkohëseve si “Valkiria e revolucionit rus”. Ajo shërbeu si prototipi i imazhit tipik të femrës revolucionare në art. E lindur në Poloni, ajo rridhte nga familja e një pedagogu juridiku. Pasi mbaroi arsimin e lartë në Shën Petërsburg, Reisner nisi karrierën e saj letrare. Ajo u botua në një gazetë letrare kundër luftës të quajtur “Rudin” dhe, pas Revolucionit të Shkurtit, punoi për gazetën “Novaya Zhizn” të shkrimtarit rus Maxim Gorky. Në vitin 1917, gjatë punës së saj në Institutin Smolni si sekretare e Lunacharsky, ajo mori pjesë në ruajtjen e monumenteve artistike. Pasi ju bashkua Partisë Bolshevike, Reisner bëri një karrierë të veçantë për një femër: ajo u bë politikane ushtarake. Në vitin 1919 ajo shërbeu si Komisare në Shtabin Qendror Detar në Moskë. Në tetorin e vitit 1923, ajo udhëtoi drejt Gjermanisë për të qenë një dëshmitare okulare e revolucionit dhe shkroi një seri artikujsh, të cilat më pas u botuan nën emrat “Berlin, Tetor 1923” dhe “Hamburgu në barrikada”. Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, ajo ishte bërë dashnorja e revolucionarit të mirënjohur ndërkombëtar Karl Radek. 3 vite më vonë, Reisner ndërroi jetë në Moskë në vitin 1926. Ishte vetëm 30 vjeç

6. Sofia Panina ishte e bija e një industrialisti të pasur dhe një prej feministëve të parë në Rusi. Ajo qe gruaja e parë që shërbeu në kabinetin e ministrave kur u bë zëvendësministre e Bamirësisë Shtetërore e Qeverisë së Përkohshme, më pas Zëvendësministre e Arsimit Publik. Ajo është e famshme për pjesëmarrjen në lëvizjen liberale dhe për iniciativat bamirëse të saj. Panina ishte lindur dhe arsimuar në Moskë. Pas mbushjes së të 20-ve, ajo krijoi një kantinë falas për nxënës të varfër në një distrikt të klasës punëtore të Shën Petërsburgut. Gjithashtu, Panina ngriti një Shtëpi Popullore Ligovsky për banorë të klasës punëtore. Vetëm pas revolucionit, ajo nisi karrierën politike të saj në Dumën e Shën Petërsburgut. Ajo nuk e admironte autokracinë dhe bile quhej “Kontesha e Kuqe”. Si anëtare e Qeverisë së Përkohshme, ajo refuzoi që ta transmetojë trashëgiminë e Ministrisë së Edukimit Kulturor bolshevikëve. Panina u nxor në gjyq nga Gjykata Revolucionare e Sovjetit të Petrogradit, por mori një dënim të mëshirshëm: vetëm një censurë publike. Në vitin 1918, ajo ju bashkua Gjeneralit Anton Denikin në Rusinë jugore, por pas disa vitesh ju desh të arratisej në Amerikë, ku luajti një rol të shquar në organizimin e fondacionit të shkrimtarit klasik rus, Leo Tolstoy.

7. Vera Zasulich ishte një shkrimtare dhe revolucionare menshevikë ruse. Zasulich u lind afër Smolensk në familjen e një fisniku të rënë nga vakti. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo shkoi në Shën Petërsburg, ku nisi klasat e alfabetizmit për punëtorët e fabrikave. Në vitet 1870, ajo ju bashkua Bakuninit dhe lëvizjes së tij anarkiste. Ishte koha kur Zasulich dhe një grup anarkistësh planifikonin vrasjen e Kolonelit Fyodor Trepov, Guvernatori i Shën Petërsburgut. Zasulich e plagosi rëndë Trepov dhe arriti që të arratisej në Europë përpara se të arrestohej. U kthye në Rusi pas Revolucionit të 1905 për t’ju bashkuar revolucionarit rus Georgy Plekhanov dhe lëvizjës së tij Yedinstvo. Zasulich mori pjesë në Revolucionin e Tetorit të 1917, por mbështeti anën që ishte kundër me Leninin, të cilin ajo e njihte nga koha që kishte kaluar me gazetën e “Iskra”. Zasulich vdiq shpejt pas revolucionit, në vitin 1919.

8. Rosalia Zemlyachka ishte një revolucionare ruse me origjinë hebreje, një politikane dhe shtetare sovjetike. Disa e quanin atë “Demoni” dhe “Furia e Terrorit të Kuq”. Ajo qe gjithashtu femra e parë që është nderuar me Urdhërin e Flamurit të Kuq. E lindur në familjen e një tregtari, pasi, ajo i kaloi vitet e para të jetës së saj në Kiev, ku mori një arsimim të shkëlqyer mjekësor. Gjatë studimeve të saj, ajo u përfshi në aktivitete revolucionare. U përfshi gjithashtu në organizatën e revolucionit të parë rus dhe në Revolucionin e Shkurtit. Në vitin 1917, Zemlyachka komandoi bile një demonstrim të armatosur të punëtorëve në Moskë. Pas Revolucionit, ajo shërbeu si Sekretare e Komitetit Rajonal Krimeas. Bashkë me Bela Kun, Zemlyachka u bë e famshme si një prej organizatorëve të Terrorit të Kuq në Krime kundër ish-ushtarëve të Ushtrisë së Bardhë në periudhën 1920–1921. Ajo vdiq në vitin 1947 dhe u varros në Murin Necropolis të Kremlinit në Sheshin e Kuq.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Dybala: Nuk kam çfarë sqaroj me Mesin

Një intervistë për të shuar të gjitha polemikat që kanë lindur në Argjentinë, pas disa fjalëve të Dybalas rreth mundësisë për të luajtur në krah të Lyonel Mesit. “Është e vështirë, sepse bëjmë të dy të njëjtat lëvizje”, do të shprehej kohë më parë Dybala. Talenti i Juventusit kërkon ta sqarojë një herë e mirë situatën.
“Në të njëjtën intervistë jam shprehur që është kënaqësi e madhe të luash përkrah Mesit, sepse prej tij mund të mësosh shumë gjëra. Fjalët e mia janë interpretuar keq, për të tërhequr sa më shumë vëmendjen. Leo është idhulli im, opinioni im për të është ekstremisht pozitiv”, u shpreh Dybala.
23-vjeçari është grumbulluar me Argjentinën bashkë me Mesin për miqësoret ndaj Rusisë dhe Nigerisë. “Në atë konferencë, 18 nga 20 pyetjet ishin për Leon dhe gjithmonë u shpreha me fjalë të mira për të, duke shpjeguar sesa e rëndësishme ishte figura e tij për të gjithë grupin. Sapo erdha në grumbullim shkova ta takoja për t’i shpjeguar se…, por ai më priti duke qeshur dhe më tha se gjithçka është e qartë dhe nuk kisha çfarë të sqaroja me të. Unë Mesi i ri? Dua të jem vetvetja, të fitoj trofetë e mi, me gjithë respektin që kam për Leon. Edhe Mesin e kanë krahasuar me Maradonën”, tha ai.
Për mosgrumbullimin e Gonzalo Higuain, Dybala komentoi: Njerëzit e duan “EL Pipitan”. Jep gjithmonë 100% në fushë dhe nuk ka çfarë të tregojë më shumë. Ai po punon shumë dhe ëndërron pjesëmarrjen në Botëror.
Argjentina ndodhet në Rusi për ndeshjen miqësore të 11 nëntorit kundër të zotëve të shtëpisë, në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e ardhshëm. Sigurisht që e gjithë vëmendja është përqendruar te Lionel Mesi, ylli të cilin të gjithë e presin me padurim ta shohin në fushë verën e 2018-ës.
Padyshim që sulmuesi i Barcelona-s është duke kaluar kohën e tij të lirë mes tifozëve dhe admiruesve, duke dhënë autografe të shumta. Por një episod imteresant ka ndodhur të enjten. Mesi ka bërë një foto me Sebastian Driussi-n, sulmuesin argjentinas që aktivizohet te Zenit-i, të cilin nuk e ka njohur në atë moment.

Bajerni po plaket

Një shqetësim i dhënë dhe i ripërsëritur. Robert Lewandowski ka një dyshim: nuk është i sigurt nëse Bayerni do të mund të qëndrojë në nivelin e klubeve më të mëdha europiane. Drejtuesit bavarezë, në fakt kanë këmbëngulur se nuk do të çmenden për të shpenzuar shifra jashtë logjikës së merkatos. Mirëpo nëpër Europë, vetëm PSG shpenzoi 400 milionë euro për Neymar dhe Mbappe, ndërsa Barcelona 105 milionë, plus bonuset, për Dembele. Shuma më e madhe e shpenzuar nga Bayerni në merkaton e verës ishte 41.5 milionë për Tolisso. Lewa nuk beson se kjo është strategjia e duhur.
“40 milionë sot shpenzohen për futbollistë normalë, jo për më të mirët. Futbollistët e Bayernit po plaken, çdo skuadër ka nevojë për një lojtar të nivelit më të lartë çdo 2-3 vjet, për të rinovuar energjitë, përveçse për të sjellë më shumë cilësi. Klubet e tjera shpenzojnë shumë vetëm për një futbollist. Nëse Bayerni dëshiron të ketë më të mirët në botë, duhet të jetë më kreativ dhe të ndryshojë strategji”, u shpreh Lewandowski.
Bayerni, sipas “The Sun”, po punon për të gjetur zgjidhje, duke parë që nga Anglia janë të shumta skuadrat që kërkojnë sulmuesin polak. Mauro Icardi konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Lewandowskit, por, për të arritur tek argjentinasi, kampionët e Bundesligës duhet të shpenzojnë shumë më tepër se 40 milionë.
Bayerni i Mynihut po punon mjaft intensivisht për të piketuar emrat që do të afrojë në merkaton e verës së ardhshme, pasi krahas përforcimeve do të duhet të mendojë edhe për të zëvendësuar lojtarët që do të largohen, apo ata të cilën nuk ofrojnë shumë garanci për shkak të moshës. Kështu, emri i parë i piketuar është ai i Julian Draxlerit të PSG-së, që shikohet si zëvendësuesi ideal i Franck Ribery-së, në të majtë të sulmit. Por bavarezët janë në kërkim edhe të një sulmuesi me peshë, që të marrë vendin e Lewandowskit, me polakun që e ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar në fund të sezonit, me destinacion Madridin.
Emri më i preferuar nga gjermanët, është ai i kapitenit të Interit, Mauro Icardi, futbollist mjaft i ri në moshë dhe me një nuhatje të jashtëzakonëshme për golin. Icardi luan te Interi prej 2013-ës, por në rast se zikaltrit nuk ia dalin të kualifikohen në Champions këtë sezon, atëherë ai do të kërkonte largimin drejt një skuadre ku ka mundësi të fitojë trofe. Vera është ende larg, por që tani parashikohet të jetë mjaft e nxehtë edhe përsa i përket merkatos në futboll.
Bayern Munich është në kërkim të një zëvendësuesi për veteranin e krahut të djathtë, Franck Ribery, teksa Julian Draxler i PSG-së shpallet si një kandidat i çuditshëm. Sipas “France Football”, bavarezët po e konsiderojnë nënshkrimin e lojtarit të krahut të Gjermanisë verën e ardhshme, kur skadon kontrata e Ribery. Në fakt, kishte zëra që verën e kaluar se Bayern Munich donte të nënshkruante me Draxler. Por, me Ribery, Arjen Robben, James Rodriguez, Kingsley Coman dhe Thomas Muller në skuadër, bavarezët ishin pak të shkurtër në krahë dhe sulmuan mundësitë e mesfushës.

Basha-Hahn: Nuk ka të paprekshëm

Në një takim kokë më kokë, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe komisioneri i BE për Zgjerimin, Johanes Hahn diskutuan gjatë dje në lidhje me situatën e rëndë që ka përfshirë Shqipërinë, ku krimi dhe droga kanë shtrirë lidhjet e tyre në gjithë fijet e pushtetit.
Çështja Habilaj dhe zbardhja e lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me trafikun e drogës, si dhe kanabizimi i gjithë vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në pullën e zezë të Europës për trafikun e narkotikëve ishin shqetësimet që Basha e Hahn diskutuan gjatë takimit.
Basha u takua me komisionerin për Zgjerimin, Hahn për të rikonfirmuar vendosmërinë e Partisë Demokratike në luftën kundër krimit të organizuar me lidhje qeveritare si e vetmja rrugë për të ecur përpara me integrimin europian të vendit.
Në bashkëbisedimin e gjatë mes tyre një vend të rëndësishëm zuri situata aktuale politike pas publikimit të provave për përfshirjen në trafik ndërkombëtar narkotikësh të bashkëpunëtorëve të afërt të Kryeministrit Rama, përfshirë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Basha dhe Hahn diskutuan rreth evoluimit të krimit të organizuar që, për shkak të përkrahjes nga qeveria Rama, po pastron paratë e pista dhe inkriminon segmente të tëra të ekonomisë, përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar.
Basha dhe Hahn ndanë të njëjtin mendim se integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më “të paprekshëm”.

 

Lehmann: Henry ishte lojtari më i mirë në botë

Jens Lehmann beson se, Thierry Henry ishte lojtari më i mirë në botë, kur ishte tek Arsenali, por ka zbuluar se si sulmuesi francez e ka ndihmuar në përmirësimin e lojës së tij të përgjithshme, duke e inkurajuar atë që të punojë më shumë në trajnim. Lehmann u bashkua me “Gunners” në vitin 2003 dhe ka luajtur çdo ndeshje si titullar kur Arsene Wenger bëri histori, duke fituar titullin e Premier League pa humbur një ndeshje të vetme. Në autobiografinë e tij të re, që zbulon portierin, gjermani ndalet edhe mbi atë që ishte francezi. “Gjatë viteve, unë kam qenë me fat që kam pasur kënaqësinë e të luajturit me shumë futbollistë të mirë, nga Olaf Thon te Lotar Mateus dhe Andi Moller, – shkroi Lehmann në një ekstrakt të veçantë të lëshuar për “OMNISPORT”.
– Në fund, megjithatë, ishte Henry, ai që më ka impresionuar më shumë mua. Jo vetëm me shpejtësinë dhe spektaklin në fushë, por në mënyrë shumë të ndryshme me personalitetin inteligjent të tij. Për mua, Thierry Henry i viteve tek Arsenali ishte lojtari më i mirë në botë. Me kalimin e kohës, ne kemi zhvilluar një marrëdhënie shumë, shumë të mirë, në bazë të vlerësimit të ndërsjellë”. Lehmann e gjeti të vështirë, kur Henry u largua nga Arsenali për Barcelonën në vitin 2007, duke pretenduar se nuk kishte asnjë më të mirë se francezi gjatë kohës së tij në veri të Londrës. “Unë isha shumë i mërzitur, kur Henry shkoi në Spanjë dhe nuk isha i vetmi. Të gjitha bashkëfutbollistët ishin në zi, sepse ai ishte bërë një lloj prone e përbashkët. Efektiviteti i tij shënues kishte fisnikëruar Premier League e tërë”, shtoi Lehmann.

Milani me lajme të mira nga infermieria

Ndërprerja e kampionatit duket se erdhi në momentin e duhur për Milanin, që ndonëse fitoi së fundi ndaj Sassuolos, kaloi një periudhë mjaft të errët rezultatesh. Krahas formës jo të mirë, Montella duhej të bënte edhe llogaritë me dëmtimet e vazhdueshme të futbollistëve si Bonaventura, Calabria, Biglia, Conti, etj., por edhe pezullimin e Bonuccit. Gjithsesi, këto ditë ka pasur vetëm lajme të mira nga infermieria e kuqezinjve, që kanë lajmëruar rikuperimin e mesfushorëve Biglia dhe Bonaventura. Mjekët e Milanit njoftojnë se 2 mesfushorët janë të gatshëm t’i bashkohen ekipit në stërvitje dhe mund të zbresin në fushë, duke filluar që nga ndeshja e ardhshme e kampionatit.
Krahas tyre, lajme të mira vijnë edhe për mbrojtësin Calabria, i dëmtuar në transfertën ndaj Chievos. Ky i fundit pritet të jetë në dispozicion të Montellës brenda muajit nëntor, pasi do të rinisë stërvitjen me grupin këto ditë.