20.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Gjenerali serb pranoi se ka nxitur masakrën e Srebrenicës, analiza e The Guardian: Pse rrëfimi u prit me skepticizëm nga të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave

Një gjeneral serb i Bosnjës i burgosur nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ka rrëfyer se ka “ndihmuar dhe nxitur gjenocidin”.

 

Të mbijetuarit dhe familjet e më shumë se 8,300 njerëzve që vdiqën në vrasjen masive reaguan me skepticizëm ndaj rrëfimit të Radislav Krstiq, një komandant trupi që udhëhoqi sulmin në enklavën myslimane të Srebrenicës dhe mbikëqyri ekzekutimin e burrave dhe djemve të kapur .

Grupet e fushatës Nënat e Srebrenicës dhe Shoqata e Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit sugjeruan se rrëfimi ishte një dredhi për të fituar lirimin e parakohshëm. Ata thanë se të tjerët të dënuar për krime lufte nga lufta në Bosnje kishin bërë rrëfime vetëm për të hequr dorë pasi u liruan.

“Kjo lloj sjelljeje është një vazhdimësi e praktikës tashmë të vendosur të kriminelëve të luftës të cilët po përpiqen të çlirohen në çdo mënyrë të mundshme,” thanë grupet në një deklaratë të përbashkët.

Krstiq u bë i pandehuri i parë që u dënua për gjenocid nga gjykata ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në vitin 2001 dhe u dënua me 46 vjet burg.

Rrëfimi i tij u bë në mbështetje të një apeli për lirim të parakohshëm pas 26 vitesh në një sërë burgjesh në të gjithë Evropën. Ai u paraqit në një letër me shkrim dore me katër faqe për presidentin e një mekanizmi ligjor të mbetur të ngritur në Hagë për të trajtuar çështjet e gjykuara nga gjykata.

Në letër, Krstiq tha se ai mbështet një rezolutë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në maj që përkujton gjenocidin dhe e bën 11 korrikun një ditë zyrtare përkujtimi për viktimat.

Emri im përmendet sepse kam ndihmuar dhe nxitur gjenocidin, emri im përmendet sepse kam kryer një krim të paimagjinueshëm dhe të pafalshëm. Unë nuk kërkoj falje, nuk kërkoj justifikim; Nuk kërkoj mirëkuptim sepse e di që nuk mundem dhe nuk do t’i marr”, ka shkruar ish-gjenerali 76-vjeçar.

“Çdo moment të çdo dite, mendoj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, i vajtoj dhe lutem për shpirtrat e tyre. E di që nëna dhe motra e viktimës së pafajshme nuk do ta besojnë se këto fjalë janë të vërteta; E di gjithashtu se fjalët e mia nuk mund të lehtësojnë dhimbjen apo vuajtjen që nuk do të zhduket kurrë.”

Ai tha se nëse do të lirohej ndonjëherë, do të kërkonte leje për të vizituar memorialin e Srebrenicës në fshatin Potoçari, “për t’u përkulur para viktimave dhe për të kërkuar falje”.

Rrëfimi u bë lajm në të gjithë Ballkanin sepse Serbia dhe udhëheqja e serbëve të Bosnjës mohojnë se vrasjet e Srebrenicës përbënin gjenocid.

U fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit, Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet për lidhje me personazhe të botës së krimit, është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

 

Sipas gazetares Klodiana Lala, Jurgis Çyrbja ka mohuar akuzat para prokurorëve duke pretenduar se ka sqaruar çdo episod për të cilin SPAK e akuzon.

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ish-deputeti u dorëhoq nga mandati më 9 Tetor, vetëm pak ditë pasi u paraqit në SPAK, por sipas tij, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij. Ai deklaroi në atë kohë se nuk kishte asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por sepse kishte nevojë të kujdeset për shëndetin.

Por, socialisti u vendos në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK.

Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se për të siguruar që do të vendosej në listën e sigurtë të PS në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Jurgis Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin.

Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.

 

AKUZAT E SPAK

Në njoftimin zyrtar SPAK tha se ndaj Jurgis Çyrbjes rëndojnë disa vepra penale, të cilat i ka kryer gjatë kohës që ka qenë deputet në Parlament.

Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Jurgis Çyrbja në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri, një personazh i botës së krimit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale që lidhen me rrëmbimin, zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Për shkak të funksionit të tij si deputet, Jurgis Çyrbja i ka ofruar favorizime të ndryshme Hajrit duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Në këmbim të këtyre favoreve të siguruara, Altin Hajri i ofronte Çyrbes që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

  i.   “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

 ii.  “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

 iii.  Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

 iv. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

 v.   Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

 vi.  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

vii.  “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

 Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1.      Pesë telefona celularë;

2.      Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3.      Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4.      Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5.      Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve.

“Kusuret e Ramës për buxhetin e shtetit”/ Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontrol

Saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Becchettin ka përfunduar me një fund shumë të hidhur për qytetarët shqiptarë. Biznesmeni italian ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të arbitrazhit në Belgjikë duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.

Tre ditë më parë, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, pas vistos që mori nga gjykata belge. Ndonëse njoftimi mbahet rreptësisht sekret, Kapitali e konfirmoi lajmin nga tre burime të pavarura në ministri të ndryshme, por edhe në Belgjikë.

Njoftimi i Eurocontrol për ekzekutimin e gjobës ka ardhur si bombë në qeveri. E vendosur para faktit të kryer, qeveria ka tentuar të zbusë situatën duke shpërndarë në mënyrë të koordinuar në media një lajm se Becchetti ka korruptuar gjykatësit e Arbitrazhit dhe vendimi është marrë me korrupsion. Për këtë, qeveria ka shpërndarë dhe një investigim të kontraktuar nga ajo, ku shfaqen dëshmi të disa personave, të cilët thonë se Becchetti caktonte gjyqtarët e arbitrazhit dhe u ngrinte biznese familjarëve të tyre.

Por përtej këtij fakti, tashmë rezultati është përfundimtar. Me gjithë përbetimet e Edi Ramës dhe shpurës së oborrtarëve të tij se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë, biznesmeni italian i mori qytetarëve shqiptarë plot 110 milionë euro në këmbim të asgjëje.

Dëmi më i madh në histori
Fatura e kripur 110 milionë euro që Becchetti u mori qytetarëve shqiptarë është dëmi më i madh në historinë e Shqipërisë. Ky dëm ka përgjegjës me emra konkretë, të cilët gjenden të gjithë në vendimin e Gjykatë së Arbitrazhit. I pari është kryeministri Edi Rama me deklarimet e tij publike kundër biznesmenit italian, të cilat gjykata i cilësoi si prova të persekutimit politik të Becchettit.

Deklarimet që u përdorë si bazë për vendimin e Arbitrazhit

Por veç Edi Ramës, ky dëm ka dhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili dërgonte SMS kërcënuese, kur gazetarët e Agon i filmuan dasmën në Kalanë e Gjirokastrës.

Bashkëautori i dytë është Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Ky gjatë një dreke në ish restorant Berlinin në Tiranë, e kërcenoi Becchettin me mesazhe mafioze.

SPAK ende nuk po heton
Edhe pse bëhet fjalë për një nga abuzimet më flagrante dhe më të rënda në historinë e Shqipërisë, Prokuroria e Possacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka marrë asnjë veprim aktiv për këtë çështje. Madje, edhe opozita duket e heshtur përballë këtij skandali të papreccedentë.

Por ndonëse SPAK hesht dhe opozita mund të jetë e tulatur, përgjegjësia e 110 milionë eurove bërtet me të madhe. Cdo qytetari shqiptar nga zero deri 100+ vjeç, iu morën nga 50 euro secilit me një të rënë të lapsit.  Për tekat e Edi Ramës, Veliajt dhe Agaçit. Kjo nuk mund të mbetet pa përgjegjës. Ndryshe merreni reformën në drejtësi pastaj dhe pijini lëngun./Kapital.al

Deputeti i PS, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK!

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është paraqitur në SPAK pak momente më parë.

Rrahjet e zemrës nga kafja, a duhet të shqetësoheni? Zbuloni arsyet se përse kjo ndodh

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës, është e llogjikshme që mund të ndiheni të shqetësuar.

 

Ju njohim me arsyet se përse kjo ndodh dhe a duhet të shqetësoheni në këtë rast?

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur pini kafe?

Kafeja përmban kafeinë, një stimulues natyral për trupin dhe sistemin nervor qendror.

Kjo rrit më tepër vigjilencën, dhimbjen e kokës, nervozizmin, rrahjet e zemrës dhe mund të shkaktojë edhe marrjamendje.

Njerëzit reagojnë ndaj kafeinës në mënyra të ndryshme. Disa nuk përjetojnë asnjë simptomë, ndërsa të tjerë kanë një sërë simptomash.

Shpesh mënyra se si reagoni ndaj kafeinës ka të bëjë me sasinë që jeni mësuar të pini.

Nëse zakonisht nuk pini kafe dhe rastis të pini gjatë ditës disa filxhanë, ka shumë gjasa të përjetoni rrahje të shtuara të zemrës.

A mund të shkaktojë kafeina probleme me shëndetin e zemrës?

Edhe pse efektet e kafeinës mund të bëjnë që zemra juaj të rrahë më shpejt, ky efekt nuk ka gjasa të shkaktojë probleme shëndetësore.

Një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se ata që pinin kafe katër herë ose më shumë në ditë kishin 18 %  më pak gjasa të përjetonin rrahje të parregullta të zemrës në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe.

Gjetjet e studimit nuk tregojnë domosdoshmërisht se kafeja ka një efekt mbrojtës në zemër, por se nuk shkakton efekte të dëmshme në zemër.

Do të duheshin 80 deri në 100 filxhanë kafeje për të shkaktuar një dozë vdekjeprurëse nga kafeina.

Por kafeja në sasi të pakta nuk është një substancë e rrezikshme, edhe pse mund të shkaktojë rrahje të shtuara të zemrës.

Megjithatë, efektet stimuluese mund t’ju bëjnë të keni vështirësi për të fjetur ose t’ju trazojë stomakun.

Dhe kjo gjë që mund të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Por nëse keni shqetësime me shëndetin e zemrës ose nëse keni përjetuar një atak në zemër, AgroWeb.org ju këshillon të bisedoni me mjekun rreth konsumit të kafesë.

Përfitimet e mundshme në organizëm

Përfitimet nga konsumi i kafesë mund të përfshijnë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të diabetit, kancerit të zorrës së trashë dhe gurëve në tëmth.

Gjendje të tjera mbi të cilat kafeja ka efekt parandalues ​​përfshijnë mëlçinë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Për të marrë përfitimet shëndetësore nga kafeja pa pasoja shëndetësore, AgroWeb.org ju sugjeron që të mos konsumoni më tepër se katër filxhanë kafeje në ditë.

Katër filxhanë sigurojnë rreth 400 miligramë kafeinë, e cila konsiderohet si kufiri i sipërm i sigurt i stimuluesit.

Dëshmia e rrallë e filantropit korçar: Enver Hoxhën e kisha shok në Liceun e Korçës! Më dukej djalë i dobët, e ndihmoja me para borxh! Jo vetëm që s’mi ktheu kurrë, por më burgosi dy here dhe…

“Çfarë është shënuar në monedhë”? – pyeti Jezu Krishti. “Koka e Cezarit”,- i thanë. “Atëherë, jepini Cezarit, çfarë i takon Cezarit dhe jepini Zotit, çfarë i përket Zotit”, u tha Jezui. E pra, siç ka thënë Jezu Krishti, këtu e dymijë vjet më parë. Le t’u japim secilit atë që u takon, pa mëdyshje, pa pasione, pa komplekse. Atyre personave që kanë luajtur dhe luajnë role të rëndësishme, për fatet e kombit shqiptar, përgjatë shekujve dhe dekadave, për mirë ose për keq. Ne që e kemi jetuar dhe parë kthjelltas me sytë tanë, e dimë mirë, dhe t’u themi atyre që vijnë pas, ashtu siç ishte në të vërtetë.

enver hoxha1

Një moment me sinqeritet mendojmë se, kanë rrjedhur gjithë ky ujë nën urë dhe nuk do të rikthejmë më kryet nga e shkuara. Do të ecim përpara, pa u ndalur. S’janë pak, por 24 vjet, qysh atëherë, kur u mendua se ndodhi përmbysja. Dëshira për një vështrim përpara, për një jetë të re demokratike. Me mendësi të reja progresiste.

Mes nesh, e kësaj periudhe është rritur burrëruan në të tjera kushte dhe mendësi një tjetër brez, qe nuk e njeh të vërtetën ashtu siç është. Me indiferentizëm e merr, ashtu si ja thonë. Shpesh thuhet se nuk duan të dëgjojnë asgjë, për sa ka ndodhur përpara 24 vjetëve. Ndërsa për brezin tonë e, ca më tej, pëshpëritet mes vedi; me thënë të drejtën jemi lodhur. Sepse qysh në fëmijëri, na detyruan të mësonim, parulla standarde, steriotipe; për partinë, për Enverin, për diktaturën dhe internacionalizmin proletar. Për dhunën e pamëshirshme, ndaj klasës së përmbysur.

Nacionalizmin, deri në asgjësimin e plotë të saj. I lexonim këto kudo të afishuara nëpër mure. I përsëritnim këto çdo në mëngjes, çdo në drekë dhe çdo mbrëmje. Shpesh herë na ngrinin në mes të natës dhe na urdhëronin të përsëritnim, t’i thoshim me zë të lartë. Na trembej gjumi. Na regëtinte zemra, na këputej syri. Ne sy mbyllur, si somnambulë, përsëritnim atë, nuk donin kurrë ta mendonin dhe jo më ta thoshim.

Na i shurdhuan veshët për dyzetepesë vjet, të dëgjojmë si i binin fyellit në një vrimë. Fatmirësisht edhe pse pak me vonesë, u kuptua prej të gjithëve, se “fyelli” i vjetër, nuk paska vetëm një vrimë, por shumë vrima, ku mund të vendosësh gishtërinjtë dhe të lëshosh të tjerë tinguj.

Por ka nga ata që nuk lodhen dhe nuk mërziten. Ata, të djeshmit e pushtetshëm, që tashmë janë të nginjur me para, duke e lënë popullin fukara dhe i kthehen dhe i rikthehen me djallëzi, duke gjetur të tjera shtigje të verbëta, si rastësisht, gjoja të paditura, si fjala vjen: “Nacionalizmit”. Ti ngrenë më pas në skenën shqiptare. Ti bëjnë të vërteta të padiskutueshme, dhe dalë ngadalë rivendoset ëndrra e tyre, me xhepat e mbushura me para. Instituti marksist-leninist, është përmbysur, por ekziston akoma në ata që e patën krijuar dhe në ata që u mësuan…!

Sot në Shqipëri, me ndryshimin e kahut politik, ardhjes në pushtet të një partie tjetër, u zgjuan nostalgjitë e patologjitë e strukura. Ato gjithnjë ngrihen e ulen, dallgëzohen, vazhdojnë të përplasen në memorie dhe sot e kësaj dite. Ndoshta dhe më tepër, paçka e kemi 24 vjet demokraci…! Tani kanë filluar të zgjohen e të dëgjohen të tjera zëra të paqena, rreth “nacionalizmit” të Enver Hoxhës.

Sakaq, u hap tjetër vrimë në “fyell”, paçka se “fyelli” është të vjetër, i krimbur prej kohës. Por ata kanë filluar t’i bien kësaj vrime. Çfarë paradoksi?! Ndoshta nuk është paradoks, por kalë Troje. Kur vetë ai po të qe gjallë, të dëgjonte një gjë të tillë, do të zemërohej dhe do të gjëmonte: “Kush guxon të më quajë mua nacionalit”?! Ndoshta nuk dihet, sepse ai gjithnjë e dridhte.

Sigurisht që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje, se mund ta bënin të tillë. Ishte ai, që me bindje dhe ndërgjegje të plotë, shfarosi me zjarr dhe me hekur, klasën fisnike dhe nacionalizmin shqiptar, punoi e bashkëpunoi kundër popullit kosovar. Ishte ai që mbolli tek ne, internacionalizmin proletar dhe diktaturën e proletariatit, eksperiment alla-enverist. Nacionalizmi për të, ka qene si fantazma e përgjakur e Bankos, që e ka përndjekur dhe munduar mbretin vrasës Makbeth.

Filozofi empirik Tomas Reid, është shprehur: “Supozoni një oficer që është fshikulluar kur ishte një djalë në shkollë, për vjedhje në një kopsht, të ketë marrë një standard prej armikut, në fushatën e tij të parë, dhe që është bërë një gjeneral në moshë të përparuar, mendoj, gjithashtu, e cila duhet të pranohet që të jetë e mundur, që, kur ai mori standardin, ai ishte i vetëdijshëm, që ka qenë i fshikulluar në shkollë, dhe që kur ai u bë një gjeneral, ai ishte i vetëdijshëm për marrjen standardeve, por kishte humbur absolutisht vetëdijen e rrahurës së tij”.

Reid vazhdon të argumentojë, se në kriterin e identitetit personal që fliste Jon Locke, gjenerali është i njëjti person, si oficeri, dhe oficeri është i njëjti person, si ai djali, por meqenëse nuk ka asnjë lidhje psikologjike ndërmjet djalit dhe gjeneralit, del që gjenerali dhe djali, nuk janë i njëjti person.

Fuqia e argumentit, nuk është vetëm që ne mendojmë intuitivisht; që djali dhe gjenerali, janë i njëjti person. Një mbrojtës i Locke-ut mund thotë, se në një kuptim shumë të vërtetë, gjenerali është person shumë ndryshe nga fëmija. Në të vërtetë, argumenti i oficerit trim, qëndron duke treguar se pozicioni i Locke-ut, rezulton në një kundërshtim, që shkakton, si Reid e vë atë, se; “gjenerali është, dhe në të njëjtën kohë nuk është, i njëjti person me atë që fshikullohej në shkollë”.

Ky rezultat ndodh për shkak të një parimi logjik i njohur si transitivitet i identitetit. Shkurt, transitiviteti i identitetit është principi që është A = B dhe B = C , atëherë A = C. Argumenti “oficerit” i Reid-it tregon se kriteri i Locke-ut i identitetit personal është në kundërshtim me këtë rregull. Si rezultat e kësaj kontradikte, ajo hedh poshtë kriterit e Locke-ut, si një kusht i nevojshëm ose i mjaftueshëm të identitetit.

Mu kujtua një kushëri i babait, Aleko Turtulli. Atëherë isha i vogël. Ai kishte qenë bashkë student në liceun e Korçës, të cilën ia dhuroi qytetit familja jonë. Aleko ishte gjithashtu bashkë student në Monpelje me Enver Hoxhën. Njëkohësisht ne si familje, i kemi përkrahur studentët e huaj prej trevave të ndryshme të Shqipërisë dhe me rezultate të mira në mësime. Me ndihmë materiale, po ashtu dhe me drekë tradicionale në familje.

Por më shumë prej të tjerëve, familja jonë përkrahu djaloshin delikat Enver Hoxhën, meqenëse Alekos iu duk një djalë i dobët, i brishtë, i sinqertë. I cili qëndronte i mënjanuar, i ndrojtur, disi i trembur në cep të murit, të liceut. Aleko e mori pranë, e inkurajoi dhe u miqësua me të. Në momente të vështira e mbështeti moralisht dhe materialisht. Më të shumtën e herës, për nevoja të ndryshme, i jepte të holla borxh, por që kurrë nuk iu kthyen.

Me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, Aleko u dënua dy herë me burg. Dhe kur doli prej burgimeve të gjatë, në burgjet famëkeq, burri shtatlartë, shëndetshëm, i pashëm ishte krejtësisht i shpërfytyruar, një kufomë e gjallë. Ai vinte gjithnjë për vizitë në shtëpinë tonë dhe ishte jashtëzakonisht korrekt. Çdo të shtunë, fiks, në orën tre pas dite. I kërrusur, mbështetur pas një ombrelle të zezë, të cilën nuk e hiqte nga dora dimër dhe verë. Ngjiste shkallët me vështirësi, duke marrë frymë me zor dhe trokiste lehtë në derë, me gishtin tregues te përthyer.

Hyrja e tij në dhomë, ishte krejt ndryshe nga të gjithë ardhësit në shtëpinë tonë, dhe njerëzit që kam njohur në jetën time. Ai zgjaste kryet, më pas gjysmën e trupit, pastaj hynte gjithi në dhomë. Trupi i Aleko Turtullit, nuk ishte si gjithë të tjerët, por qe i sakatuar. Ai qe i përthyer më dysh, shkaktuar prej qelive të lagështa dhe prej torturave të pandërprera. Babai dhe Aleko, tërhiqeshin në cep të dhomës larg dritareve, sepse gjithnjë poshtë dritareve, do kish ndonjë që përgjonte. Ata rrufitnin kafen e nxehtë dhe flisnin zë ulët me njëri tjetrin.

Çfarë thuhej tek ‘Zëri i Amerikës’ dhe pastaj fjala shkonte atje ku dhembte shpirti: “Si e ndihmoje o Leko, – i thoshte babai, – – kur e shihje se çfarë njeriu ishte.  Shiko çfarë na bëri, na shkuli me kuç e maçkë dhe tani na ndjek hap pas hapi dhe po na shfarosen të gjithëve. Aq me keq kur ai e di shumë mirë si dreqi, se çfarë ka bërë familja jonë për Korçën dhe Shqipërinë”. Aleko rënkonte, rrufiste kafen e zezë dhe mërmëriste: “Po ai është aktor bre Petro, aktor dhe shkuar aktorit. Ta dredh, ta bën të pabërën të bërë, të lë dopoi gjashtën në dorë.

Natën të vret, ditën të qan dhe pas shpine të kërren…! Shiko mua, shokun e tij të rinisë e të studimeve, si më katandisi. Të kujtohet kur erdhi për vizitë tek ne në Korçë. Unë kisha disa muaj që kisha dalë prej burgut dhe punoja bojaxhi. Atë e shoqëronte Myftar Grabocka, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Korçës, si dhe shumë pushtetarë të tjerë. Me sa më kujtohet, unë po suvatoja murin e në godine të re. Myftari ndaloi këmbët dhe tregoi me gisht andej nga punoja unë, hipur mbi shkallë. – ‘Një prej klasës së deklasuar, e kemi vënë të lyejë muret,’ i tha.

– ‘Shumë mirë ia keni bërë, kështu e meriton klasa e përmbysur,’ i tha Enver Hoxha. – ‘Po kush është ai?’ e pyeti. ‘Aleko Turtulli, ju e njihni mirë atë,’ – iu përgjigj Myftari. Korçarët e njihnin miqësinë që kishte pasur ai me mua. – ‘Ashtu, ah po, dhe lyen muret, ia bëri Enver Hoxha, dhe hodhi një vështrim të turbullt mbi ndjekësit e shumtë përreth tij, pastaj shtoi: ‘Hiqeni prej aty dhe vëreni në një vend më të mirë’.

Pas disa ditësh çuditërisht, më caktuan të punoja ekonomist në ndërmarrje. Fluturoja, filloi të më vinte shëndeti dhe me vete thosha qe shyqyr zotit paska dhe shpresë, paçka se vazhdonim të jetonim te ‘Kulla e hirit’. Por puna ime si ekonomist, nuk e pati jetën e gjatë, zgjati vetëm disa muaj. Në mesnatë bie zilja në zyrën e Myftarit. Ishte ai. Mes të tjerave e pyeti dhe për mua. – ‘E kemi vënë të punoje ekonomist në një ndërmarrje’, sipas porosisë suaj shoku…’! ‘Porosia ime’?! ia bëri me habi ai.

‘Si urdhëron’! ‘Ç’më thua more! Mos ma tarnanisni, gjejini një shkak dhe rraseni brenda, kjo është porosia ime’. Ti e di mirë, për të na dënuar ne, gjendet shumë lehtë shkaku. Të nesërmen u gjenda në pranga. Dënimi dhe burgimi i dytë, ishte më i egër se i pari. Më katandisi në këtë gjendje. Ç’pret prej tij që urdhëroi të vritet dhe i kunati, Bahri Omari, një nacionalit i kulluar”. E mbaj mend fort mirë, se si dridhej kur fliste e rënkonte dhe si zverdhonin rrudhat e munduara të Aleko Turtullit.

Vit pas viti i shkreti Aleko Turtulli u kërrus, u mblodh, deri sa u tret. Por si mundimi dhe torturimi i njeriut tonë, ndodhi me qindra dhe mijëra nacionalistë të prej shtresës fisnike shqiptare. Mund të përmend, shpirt-kulluarin, mendimtarin, fisnikun, nacionalistin e flaktë, Xhevdet Kapshtica. Ai rridhte nga një familje e shquar shqiptare, që jetën e tyre e lidhën me interesat e kombit. Xhevdeti u përndoq egërsisht, u burgos familjarisht, si rrallë të tjerë.

Madhështorin, komitin sypatrembur, patriotin papërkulur Koli Rodhe, kryengritës i shquar, i cili përshkroi më këmbë natë e ditë male dhe ngrehina, kaloi mes përmes hafije turke, mbajti të fshehur në gjoks flamurin e shenjtë kuq e zi, për ta ngritur në ditën e madhe të pavarësisë, në Vlorë. Koli Rodhja u përndoq si asnjë tjetër, me ‘mëkatin’ e vetëm, që ishte shqiptar i dhe nacionalist i kulluar. Për këtë ‘mëkat’, se ishte nacionalit u arrestua, u dënua dhe u burgos në burgun famëkeq të Spaçit.

Por ai besonte me sinqeritet, se një ditë do të vërtetohej pafajësia e tij, ndaj mbante kostumin e zbardhëllyer poshtë jastëkut dhe fshehtas e shtrinte të mos zhubrosej. Me shpresë që kur të dilte prej burgut, të takonte gruan, fëmijët dhe miqtë, të paraqitej i veshur dhe i mbajtur mirë. Po ëndrra e tij e lirimit, u varros në qershizën e oborrit të burgut Burrelit, pa nam e nishan. Në atë burg famëkeq komunist, shumë hynin, po fare pak dilnin. Familja, gruaja, fëmijët e tij, vuajtën dhe u përndoqën, gjithë jetën. Dhëndri i tij Genc Leka, ishte njëri prej martirëve, poetëve të Librazhdit.

Thoma Orogollain, personalitet klasi, fjala e tij në prag të pushtimit prej fashizmit, është madhështore, prej një patrioti dhe nacionalisti të vërtetë. Llazar Fundo, shkurt Zai, i cili ishte ëndërrimtar, idealist dhe një intelektual i shquar, njohës i shkëlqyer i nëntë gjuhëve të huaja. Kur ishte në Moskë, pa me sytë e tij varfërinë dhe hipokrizinë e sistemit komunist. U trondit dhe u zhgënjye. Protestoi për këtë gjendje. Stalini kur pa mendimet dhe problematikën që përbënte ky person, dha urdhër të arrestohej. Një prej miqve të vet të ngushtë, e lajmëroi Zain për rrezikun që i kanosej.

Zai braktisi Moskën, duke kaluar natën, përmes ujërave të zeza të qytetit. Më vonë për bindjet e tij, u dënua nga fashistët në Ventotone, ishull i largët, vend internimi i Italisë. Zai Fundo u bind më në fund se çlirimi i vërtetë dhe bashkimi i Shqipërisë me të gjitha trojet shqiptare, ishin nacionalistët dhe forcat e djathta, u lidh me familjen e madhe të Kryezinjve. Enver Hoxha, duke parë rrezikun dhe reputacionin që kishte Zai Fundo dha urdhër, të arrestohej me çdo kusht. Zai u kap tradhtisht dhe u dënua, duke u tërhequr zvarrë, i lidhur pas bishtit të kalit në shkrepat dhe gërxhet e Kolesjanit të Kukësit, ku dhe dha shpirt.

Kujtojmë këtu se kompleksiteti i verbër, çoi që eshtrat e të madhit Gjegj Fishta të hidheshin në Bunë. Poeti i madh, nderi i Kombit, i këndoi atdheut me aq madhështi dhe dashuri në ‘Lahutën e Malësisë’. Mund të përmend patriotin e dalluar, Kristo Kirkën, vuajtjet dhe persekutimin e tij. Studentin ëndërrimtar Sami Repishti, i cili vuajti burgun, se donte në Shqipëri të vërtetë, etnike, ai është një histori e gjallë.

Samiu, edhe pas daljes nga burgu, arratisjes, mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, punoi për atdheun dhe kombin me mish e me shpirt. Sami Repishti dhe sot e kësaj dite edhe pse i moshuar nuk reshtën, bën një aktivitet të dalluar për kombin. E të tjerë, e shumë të tjerë patriotë dhe nacionalistë, të vrarë, të persekutuar, të gjymtuar. Lista e nacionalistëve mëdhenj, nuk ka fund.

Enver Hoxha, nuk ka menduar, nuk i ka pëlqyer dhe nuk ka mbajtur asnjëherë kostumin e shenjtë të nacionalistit, mbasi nuk i shkonte për shtat. Po të ishte i tillë, nuk mund të jetonte aq gjatë në majë të Olimpit, në pushtet. Ai krijoi çka desh. Ai ishte i pakundërshtueshëm. Ai ishte absolut. Vrau, burgosi, internoi e mbretëroi, për më shumë se dyzetë vjet, në një Shqipëri të varfër. Me parullën e tmerrshme; “Sikur bar të hamë, parimet nuk i shkelim”. Për çfarë parimesh bëhej fjalë?! Për të mbajtur pushtetin e tij, sepse populli, në kushtet e një diktature ekstreme, është jashtëzakonisht i bindur.

Sepse përpara i është servisur kulaçi dhe kërbaçi, çfarë t’i thuash, bën populli! Populli nën trusni, kur i fshihet truri, do të ketë vetëm një kafshatë bukë, dhe një dritë të vakët dhe beson verbërisht nën demagogji, se; si ai, nuk ka të tjerë në botë! Sepse vetëm ai është fanar ndriçues në botë. E plot marrëzi të kësaj natyre. Se populli është popull. Brohorit se dua unë dhe me barkun bosh. Por varfëria e popullit, ishte e tejskajshme, me triska dhe tallona, thika po shkonte gjithnjë e më tepër me palcë. Më kujtohet se nuk gjeja një kokërr limoni, për të njomur buzët e zhuritura të tim ati, kur u sëmur dhe u operua.

Prandaj ndodhi shkërmoqja dhe përmbysja e sistemit në Shqipëri, paçka se ishte me vonesë. Çelja e disa luleve të para të pranverës demokratike…! Kuptohet se, as nuk mund të mohohet, ai në një mënyrë ose në tjetrën, është ngulur në histori, siç janë ngulur: Ali Pashë Tepelena, Princ Vidi, Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani. Avni Rustemi. Mbreti Zog, Fan Noli, Qemal Stafa e, të tjerë. Mund ta përmendim për të tjera gjëra, por kurrë për nacionalist. Pra, ky kostum i kushtueshëm, nuk mundej dhe nuk i ka shkuar asnjëherë për shtat…!

U tha se Enver Hoxha, na paska menduar dhe është përpjekur me mish e me shpirt, për vëllezërit kosovarë dhe Kosovën. Tashmë dihet fort mirë, që ideatorët për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare u bën të dërguarit e jugosllavëve, Miladin Popoviçi me të tjerë. Ishin ata që nxitën luftën vëllavrasëse në Shqipëri. Sepse dihej po të fitonin forcat e djathta, të cilat e kishin në program, në Dekalog, pikë të parë; Do të luftonin pa kompromis për një Shqipëri etnike, ku në të futeshin të gjitha trojet shqiptare, etnike, të marrë padrejtësisht me përdhunë. Serbet e dinin fort mirë, kështu do t’u ikte Kosova prej duarsh. Kujtojmë këtu Rezolutën e Bunjajt (1943-‘44).

Kjo rezolutë ka pasur për qëllim, krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por në fakt në Bunjaj, është aprovuar Rezoluta, në të cilën është thënë: “… arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës me Shqipërinë….”! Kjo rezolutë, është e shkruar në gjuhen shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës, ka qenë luftë për bashkim  me Shqipërinë. Kjo Rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare, si ‘Balli Kombëtarë’, NDSH-eja etj., për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike.

Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt, politbyroja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, i ka shpallur të pavlefshme këto vendime. A mund të ngrihej Enver Hoxha me komunistet e shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë, për masakrat që i bënë serbo-malazezet vëllezërve tanë të një gjaku, kosovarëve? Demagogjitë dhe hipokrizitë janë ngritur dhe ulur në bazë të situatave, po asnjë masakër nuk është guxuar të dënohet, e sidomos ajo e Tivarit! Masakër kjo e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Për këtë masakër, si dhe shumë masakra të tjera, Enver Hoxha heshti. Gjenocidi ndaj mijëra shqiptarëve, të mobilizuar dhe të dërguar në armatën e Katërt të Ushtrisë Jugosllave.

Persekutimi ndaj vëllezërve kosovarë, ka qenë i tejskajshëm prej serbëve dhe mekanizmave të tyre. Kosovarët e vuajtur, patriotë, me gjithë familje arratiseshin, kapërcenin kufirin, me shpresë së do të gjenin mbështetje në Shqipëri, në atdheun amë. Shumë prej tyre arrestoheshin dhe dënoheshin, familjet e tyre vuanin përndjekjen.

Sigurimi Shtetit nuk mjaftonte me kaq, por u vinte pas këtyre familjeve, punonjës Sigurimi, djelmosha ashikë, për tu a shkatërruar, jetën e, bërë dhe më të zezë. Aso kohe vetë shteti shqiptar, e kishte krijuar gjendjen, të endej si një hije e zezë, e të pëshpëritej; se në përgjithësi, kosovarët që vijnë në Shqipëri, janë spiunë të UDB-së Jugosllave, prandaj porositej t’u qëndrohej larg dhe të kihej kujdes.

Kosova dhe vëllezërit tanë kosovarë, me gjak dhe sakrifica dhe me ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e morën më në fund mëvetësinë. Kjo është një ngjarje e shkëlqyer në historinë e kombit shqiptar. Ëndrra e qindra e mijërave patriotëve, martirëve u bë realitet. Në Shqipëri e njëjta gjendje rrodhi nga viti në vit. Shqipëria ishte ajo që ishte, dhe është ajo që është…! Prandaj nuk mund të flitet për këtë kostum të kushtueshëm, sepse asnjëherë nuk i ka shkuar për shtat Enver Hoxhës, një prej diktatorëve më gjakatar, që ka parë njerzimi! gazetadielli.com

“O ne jemi të vdekur o vëlla”- Premtimet e bujshme për t’i dhënë fund shfrytëzimit të maleve! Si u shtuan lejet dhe çfarë e lidh pushtetin me këtë biznes!

EMISIONI VETTING

Janë me dhjetëra rastet kur banorë të zonave kanë dalë në protesta kundër aktiviteteve të guroreve, që iu ka dëmtuar pronën dhe po ju merr dhe jetën dalëngadalë.

2b5695f3-4d9a-4fc3-a84a-110bef0d0c0e

Banori 1: A ka mundësi me na pezullu guroren ti, me i vu shiritat si shtet se këtu është vend krimi se na kanë shemb shpiat apo jo? Se më një vend krimi, policia merr masa apo jo? Rrethohet zona, na blloko mjetet ti komplet këtu e hajde na merrena vesh.

Policia:  Përsa i përket bllokimit, nuk e bllokojmë ne…

Banori 1: S’e bllokon ti?

Policia: S’e bllokoj se…

Banori 1: O ne jena të vdek o vlla, fëmijët, shpiat, krejt, uji, të gjitha. Veni shiritin atje e ne ikim në punë tonë.

Policia: Do merrena vesh…

Banori 1: Ti si thua? Robi që ka vdek, leje të rrijë aty se vjen Prokuroria aty, blloko zonën si shtet.

Banori 1: Or ti, ne jena viktima, ti thua dy viktima prit këtu!

Banori 2: 54 kg nitrat nuk shemb shtëpinë?

Banori 1: Veni shiritat e ikim në shtëpi.”

guroret

Banorët janë të bindur se ankesat dhe kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet shtetërore, por edhe kur ato merren në konsideratë, institucionet shfaqen të pafuqishme.

Prej gati 3 dekadash, mbrapa kësaj përplasjeje qëndron oligarkia ekonomike, e cila në Shqipëri është maska që mbulon pronarët e vërtetë të pasurive publike të gllabëruara, ku shpeshherë pas saj gjenden drejtues bandash kriminale nën petkun e biznesmenit, biznesmenë që janë mësuar të përfitojnë nga fondet publike të servirura nga politikanët dhe në fund ata, politikanët e korruptuar që me “Presta Nome” shmangin ligjin, i cili i pengon të dalin drejtpërdrejt si aksionerët e vërtetë të këtyre pasurive.

Në Shqipëri, guroret janë sinonim i abuzimit të pushtetit me burimet natyrore kombëtare, i mosrespektimit të ligjit dhe vjedhjes së shumicës përballë një pakice të korruptuar, që dhunon të drejtën e jetës, shkel ligjin dhe mbi të gjitha asgjëson të ardhmen.

aleko miho

Aleko Miho, ekspert mjedisi thekson për Vetting: “Hidh një dinamit, bëj një tymnajë të madhe atje, ndot, zhurmë, gjithë ato që krijojnë guroret sot, nuk duhet të ndodhin, duhet të parandalohen”.

Dështimi i qeverisë me guroret

Nëse i kthehemi arkivës, vështirë të gjesh qoftë edhe një ish-ministër të mjedisit që nuk ka premtuar mbylljen apo kontrollin mbi aktivitetin e guroreve. Të gjithë janë përbetuar për zgjidhjen e problemit. Një ndër ta ishte edhe Blendi Klosi, I cili u investua personalisht në zgjidhjen e problematikës duke shkuar edhe në terren.

klosi

Në studion e News 24, Klosi do të deklaronte afate konkrete për zgjidhjen e problematikës së guroreve.

Problematika nuk nisi me Klosin, as me paraardhësin e tij dhe më herët. Guroret, si shumë aktivitete të tjera të ngjashme e kanë origjinën shumë më herët. Sipas raporteve nga organizatat mjedisore, transformimi i ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu të hapur mbas viteve 90’, ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në natyrë dhe monitorimi pothuajse nuk ka ekzistuar. Këto aktivitete u intensifikuan dhe u bënë më të dëmshme pas vërshimit në sektorin e ndërtimeve.

“Guroret kanë qenë biznesi më i madh i këtyre viteve, ku Shqipëria doli mbas viteve ’90 dhe ndërtimi mori hov të madh në zonat urbane, në bregdet etj, kështu që duhet lënda e parë për të ndërtuar dhe guroret kanë pasur gjithnjë aktivitet të madh, sidomos në zonën e Tiranës, në zonën e Krujës që unë di, në zonën e Beratit gjithashtu e deri në hyrje të Valbonës”- thekson Aleko Miho, ekspert mjedisi.

Ky ndryshim i dha vrull ndërtimit të ligjshëm e të paligjshëm dhe në të njëjtën kohë lindi nevoja për të krijuar gurore, të cilat furnizojnë me lëndë të parë ndërtuesit, që edhe sot e kësaj dite janë personat më me ndikim në sferën ekonomiko-politike të vendit.

Një ndër dëmet që kanë sjellë guroret, por që është anashkaluar disi, lidhet me humbjen e sipërfaqeve pyjore për shkak të ndërhyrjeve në mjedis për të siguruar gurore të reja, që sigurojnë lëndën e parë për ndërtim.

Sipas Olsi Nikës: “Guroret janë një nga ndërhyrjet e qenësishme në mjedis, pra, nuk janë ndërhyrje të lehta në kuptimin janë shumë komplekse, përsa i përket ndikimeve dhe si të tilla, patjetër që duhet të shoqërohen me studime apo vlerësime të ndikimit në mjedis”.

Edhe pse e kanë të sanksionuar me ligj, kompanitë nuk rehabilitojnë zonat e shpyllëzuara për shkak të aktivitetit të guroreve që kanë kryer, duke lënë pas gropa, që sipas ekspertëve paraqesin efekte negative në mjedis.

 “Unë jam i bindur që të gjithë vendet e rajonit përdorin inerte, por nuk hyn njeri që të hap gojëra të mëdha jashtë, mund të hyjnë në tunel dhe ta nxjerr atë pa dëmtuar pamjen”- thekson Miho.

Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, aktualisht në Shqipëri gjenden 268 gurore dhe më shumë se 95% e tyre nuk kanë kryer rehabilitimin e zonës. Ky është një problem që nuk është ngritur vetëm nga banorët dhe shoqatat mjedisore, por edhe nga vetë zyrtarët më të lartë në Ministri.

“Kemi një analizë që kemi bërë në të 287 lejet mjedisore dhe mineraret që janë dhënë për guroret e vendit dhe më vjen keq që ta them. Pothuajse në të gjithë numrin e këtyre guroreve, ka problematika. Nuk mund të pranohet që zonat janë masakruar dhe e kanë shumë të vështirë që të rehabilitohen”- thekson Klosi.

Kjo deklaratë është bërë në qershor 2018, asokohe nga vetë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili e ka mbajtur këtë post nga viti 2017 deri në shtator 2021, duke u zëvendësuar në detyrë nga Ministrja aktuale Mirela Kumbaro. Në deklaratën për shtyp, ish Ministri Klosi ka paraqitur një gjendje të situatës së guroreve në të gjithë vendin, ku fatkeqësisht në disa prej tyre dëmi është i përhershëm.

 “Mund të ketë nëpër letra, por s’ka një të vërtetë që ka trajtuar rehabilitimin ashtu siç duhet, që ato pemët e prera apo zonat e prerë të rijetëzuar, po ashtu trajtimi në biznes.

Më shumë problematikë për mendimin tim është afërsia me qytetet apo afërsia me zonat historike apo me zonat e turizmit. Nuk mundet të jetohet më që njerëzit të jenë në këtë presionin e tymit, edhe presionin e gurores.”- theksonte Blendi Klosi.

Ministri, pezulloi disa leje gjatë kohës që ishte në detyrë, por guroret që ishin licencuar nuk u mbyllën, përkundrazi është rritur numri i tyre, njëherësh edhe numri i zonave që nuk janë rehabilituar. Janë fakte që “Vetting” i ka konfirmuar përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Sipas Ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, kompanitë ose pronarët e guroreve duhet të realizojnë rehabilitimin e mjedisit, duke filluar me rehabilitimin e sheshit të depozitimit të mbetjeve dhe të gjitha veprimtaritë e tjera, me qëllim parandalimin e dëmtimit të mjedisit e ndotjeve, duke garantuar një rehabilitim të plotë të ekosistemit në këtë zonë.

Në momentin që bizneset pajisen me lejen minerare, ato duhet të paguajnë çdo vit garancinë financiare për rehabilitimin e mjedisit, e cila bëhet në formën e një garancie bankare në favor të shtetit, që përdoret për realizimin e planit të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit.

Guroret marrin lejen mjedisore nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku përcaktohet tarifa për rentën minerare dhe garancia për rehabilitimin e ambientit.

Në këtë leje gjenden koordinatat për vendndodhjen e gurores, sipërfaqja e karrierës dhe sasia e volumeve që do nxirren çdo vit. Karriera është vendi ku nxirren mineralet, drejtpërdrejt nga sipërfaqja, me anë të gërmimit ose të mënyrave të tjera, për të siguruar lëndë për ndërtim, tregti e për qëllime të tjera. Kurse renta minerare është përqindja e vlerës së mineralit të shitur, që i paguhet shtetit nga personi apo kompania që zotëron lejen minerare, si kompensim për zvogëlimin e burimeve minerare.

Guroret janë një biznes shumë fitimprurës pasi materialet që merren nga karrierat shkojnë drejtpërdrejt për projekte investimi shumë të mëdha si ndërtimi i objekteve publike, ndërtim pritash lumore, investime në rrugë, të cilat realizohen nëpërmjet procesit të tenderave publikë.

fb1e6534-a92c-44db-bbba-099c1df10fb1

Por çfarë i lidh kaq fort guroret me pushtetin?

Në rastin kur një bashki apo një institucion publik ka planifikuar ndërtimin e një rruge, ose një projekt ndërtimi që ka nevojë për lëndë të parë, në shumë raste realizohet një tender, ku fitues shpallet kompania që gjendet pranë qytetit, e cila merr pa kriter volume ndërtimi nga gurorja, duke realizuar dhe projektin që shpeshherë ka rezultuar me vlerë të tejfryrë.

Madje për të humbur gjurmët, kjo kompani përzgjidhet si nënkontraktor nga kompania fituese dhe në këtë mënyrë ndahen paratë publike. Këto kompani, si nënkontraktor, por edhe si fitues të tenderit gjenden në çdo sektor të prokurimeve publike dhe janë një mekanizëm se si fitimet shpërndahen në dëm të ambientit dhe taksapaguesve.

Këto janë disa nga mënyrat që paraja publike qarkullon brenda një rrethi të mbyllur e të mirëorganizuar, ku edhe institucionet e drejtësisë e kanë të vështirë të depërtojnë.

Milionat që qarkullojnë përmes këtij biznesi fitimprurës sfidojnë mijëra banorë të zonave përreth guroreve me shpresën e ndoshta edhe jetën që po iu shuhet dalëngadalë prej tymnajës së këtyre zgavrave që prodhojnë para për disa, e vdekje për të tjerë.

Në progres raportin e fundit të Komisionit Europian, në kapitullin 27 trajtohen problemet me ambientin dhe sektorët ku ka ngecur Shqipëria. Në raport shkruhet se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar dhe i duhet të krijojë agjenci për të luftuar krimet kundër mjedisit për të qenë në një linjë me direktivat e Bashkimit Europian dhe për të mbrojtur burimet ujore.

Për të kuptuar regresin që ka bërë vendi ynë, mjafton të kuptohet se aprovimi i ligjit të ri në 2024 për Zonat e Mbrojtura nga Qeveria Shqiptare është parë nga Bashkimi Europian si një hap mbrapa në këtë drejtim, pasi nuk ka direktiva apo strategji për ndryshimet klimaterike.

Në këto pamje dramatike mbi shpatet e maleve dhe kodra është projektuar egërsia e njeriut si një grabitqar që vazhdon të kafshojë prenë e vet. Shkatërrimi i mjedisit vazhdon, ndërsa këto zgavra na rrëfejnë historinë e shkatërrimit, ku grabitqari dhe viktima është vetë  njeriu. Nevojiten masa konkrete për parandalimin e këtyre aktiviteteve me dëme të pariparueshme dhe ndërgjegjësim për mënyrën si të kemi zhvillim të qëndrueshëm, në harmoni me natyrën dhe në shërbim të të gjithëve, jo vetëm të pakicave. Vetëm nëse i rikthejmë natyrës atë që i kemi marrë pa mëshirë, mund të ndërtojmë një të ardhme në vendin tonë.

Lëkundje tërmeti ‘zgjojnë’ Turqinë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 Rihter është regjistruar në Turqi mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:46.

 

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.

u

Tërmeti i cili u ndje në Doganşehir si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët, shkruan Hurryet.

Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 8 kilometra.

Donald Trump i jep postin e rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr.! Kandidoi si i pavarur në garën, por u tërhoq për të mbështetur Presidentin e sapozgjedhur

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të emërojë zotin Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), agjenci që ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor.

 

“Për një kohë të gjatë, amerikanët janë dëmtuar nga industria ushqimore dhe e prodhimit të ilaçeve, të cilat janë përfshirë në manipulime, keqinformime dhe dezinformime, kur bëhet fjalë për shëndetin publik”, tha zoti Trump në një postim në rrjetin TruthSocial ndërsa njoftoi emërimin e zotit Kennedy. Ai tha se: “Kennedy do ta bëjë Amerikën përsëri të madhërishme dhe të shëndetshme!”

Zoti Kennedy, një ish demokrat që kandidoi si i pavarur në garën presidenciale të këtij viti, i dha fund fushatës së tij duke shprehur mbështetjen për republikanin Donald Trump me premtimin për të patur një rol në politikën shëndetësore të administratës së ardhshme republikane.

Që nga ajo kohë, ai dhe zoti Trump i kanë shtuar lidhjet, ndërsa zoti Kennedy u përshëndet me duartrokitje të forta gjatë tubimeve të republikanit Trump.

Një skeptik i kahershëm ndaj vaksinave, zoti Kennedy është një avokat që për dekada me radhë ka krijuar një bazë të gjerë mbështetësish që e admirojnë punën e tij për mjedisin, duke ngritur padi kundër kompanive të mëdha farmaceutike dhe të prodhimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi. Ai ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta lidhur me përbërësit në artikujt ushqimor.

Ndërsa u përfshi në fushatën e republikanit Donald Trump, zoti Kennedy u përpoq të fitonte mbështetjen e nënave të reja, me mesazhin për ushqime më të shëndetshme në Shtetet e Bashkuara. Ai premtoi se do të ndiqte shembullin e rregullave evropiane për ushqimet. Ai nxori sloganin “Ta Bëjmë Amerikën të Shëndetshme Përsëri”.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump eliminoi shumë rregulla për industritë e mëdha, përfshirë atë të ushqimit, çka mund të bjerë ndesh me synimet e zotit Kennedy për të bërë shtrëngime kur flitet për përbërësit ushqimor. Gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump bëri thirrje për më pak inspektime në industrinë e mishit.

Qëndrimi i zotit Kennedy ndaj vaksinave e ka bërë atë një figurë të debatueshme mes demokratëve dhe disa republikanëve, çka ngre pikëpyetje në lidhje me mundësinë e marrjes së konfirmimit në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Zoti Kennedy ka thënë se do të rekomandojë heqjen e fluorit nga uji i pijshëm. Shtimi i fluorit, sipas ekspertëve, shërben për të mbrojtur dhëmbët.

Departamentit i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, shkurtimisht HHS, ka më shumë se 80,000 punonjës në mbarë vendin. Kjo agjenci mbikëqyr Administratën e Ushqimit dhe Barnave, FDA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, Institutin Kombëtar të Shëndetit, NIH, dhe disa programe për kujdesin shëndetësor./VOA

Nga luftimi i erës së keqe të gojës tek kujdesi për lëkurën, njihuni me 5 përfitimet kryesore të mentes

Mente, me freskinë e saj karakteristike dhe aromën e fortë, është më shumë se thjesht një barishte për gatim. Për mijëra vjet është vënë në përdorim dhe shkenca moderne po i njeh gjithnjë e më shumë përfitimet e tij.

 

Njihuni me 5 përfitimet kryesore të mentës për të cilat mund të mos keni ditur

  1. Lehtësim nga të përzierat dhe gazrat

Menteja njihet për aftësinë e saj për të qetësuar sistemin tretës. Nëse jeni duke përjetuar fryrje ose siklet në stomak, një filxhan çaj mente mund ta lehtësojë problemin. Mente ndihmon në relaksimin e muskujve të sistemit tretës dhe redukton gazrat. Është gjithashtu efektiv në lehtësimin e të përzierave dhe shqetësimeve gastrointestinale.

  1. Veprim anti-inflamator dhe qetësues

Mente përmban përbërës aktivë, si mentoli, që kanë veti të forta anti-inflamatore dhe qetësuese. Aroma e tij gjithashtu mund të ndihmojë në relaksimin dhe uljen e tensionit.

  1. Përmirësimi i energjisë dhe përqendrimit të muskujve

Mente ka aftësinë për të rritur vigjilencën mendore dhe përqendrimin. Aromatizimi i dhomës me vaj esencial mente apo edhe pirja e një filxhani çaji mund t’ju ndihmojë të qëndroni zgjuar dhe aktiv.

  1. Kujdesi për lëkurën

Menteja është gjithashtu e shkëlqyeshme për lëkurën. Lëngu i mentes ose vaji esencial mund të zvogëlojë kruajtjen, skuqjen dhe inflamacionin e lëkurës, ndërkohë që hidraton dhe rinovon lëkurën. Është ideal për njerëzit me lëkurë të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve, pasi ka veti heqëse të yndyrës dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së puçrrave të bezdisshme.

  1. Luftimi i erës së keqe të gojës

Mente është një aleat në kujdesin oral, pasi ka veti antibakteriale dhe antimikrobike që ndihmojnë në luftimin e baktereve që shkaktojnë erën e keqe të gojës. Një çaj nenexhiku ose përtypja e gjetheve të mentës mund të freskojë frymëmarrjen dhe të sigurojë një ndjenjë të menjëhershme pastërtie në gojë. Mente, në fakt, përdoret shpesh në gargarë dhe pasta dhëmbësh për të njëjtën arsye.