33.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Reagimet e BE-së për “Paradise Papers”

Sipas qëndrimit të eurodeputetit të Gjelbër, Sven Giegold, zbulimet e publikuara së fundmi nga Paradise Papers kanë arritur një shkallë të re. “Për herë të parë kemi parë dokumentet e një prej zyrave më profesionale të avokatisë në parajsat fiskale”.
Pjesa më e rëndësishme e këtyre zbulimeve lidhet me Appelby, një nga zyrat më të specializuara për firmat që përdorin parajsat fiskale. Janë vlerësuar edhe regjistra të 19 parajsave fiskale, ndër to Malta, Bermuda, Trinidad, Grenada etj. Me territoret e saj jashtë Britanisë së Madhe, listën e parajsave fiskale e kryeson Britania e Madhe, thotë Giegold. “Duhet të ushtrojmë presion ndaj Britanisë së Madhe për të mbyllur parajsat fiskale”. Një mundësi për këtë ofrojnë negociatat e ardhshme të Brexit.

Vende të BE-së pengojnë listën e parajsave fiskale
Por krahas Britanisë së Madhe janë edhe Malta, Holanda, Irlanda ato që duan të pengojnë BE të përpilojë një listë të plotë të parajsave fiskale. Eurokomisioneri për Financat, Pierre Moscovici shprehet se kjo është një bllokadë politike. BE bllokohet nga shtete që paralajmërojnë për kujdes. Ka ardhur koha që të gjithë të punojnë në të njëjtin drejtim për të shmangur mashtrimin dhe mënjanimin taksor. Por kjo është e vështirë për sa kohë mënjanimi i tatimit justifikohet legalisht.
Rezerva shpreh edhe ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble. Sipas tij bota e globalizuar financiare pengon luftimin efektiv të mënjanimit fiskal me mundësitë praktikisht të pakufizuara që ka. “Ne jemi në një botë të globalizimit. Me këtë mundësitë për të gjetur formën më të mirë tatimore janë të panumërta”.
Megjithatë BE po përpiqet që të vështirësojë jetën e parajsave fiskale me ndihmën e konkurrencës dhe të drejtës për mbështetje. Belgjika për shembull po kërkon 700 milionë nga 35 firma, që kanë përfituar nga politika fiskale për sipërmarrjet, Luksemburgu kërkon 250 milionë euro nga Amazon për shkak të mënjanimit të tatimeve. Irlanda 13 milionë euro nga Apple. Por kërkesat e Komisionit Europian janë ende kërkesa vetëm në letër.

Përse mediat mohojnë arritjet e presidentit Trump?

Zëdhënësja Huckabee Sanders, gjatë një diskutimi në Universitetin George Washington, për nder të përvjetorit të zgjedhjeve, vuri në dukje sukseset e presidentit Donald Trump në politikën e jashtme, luftën kundër ekstremizmit islamik dhe ekonominë. “Ai ka bërë një punë shumë të mirë në ndërtimin e marrëdhënieve me shumë partnerë dhe aleatë kryesorë, veçanërisht Kryeministrin japonez Abe dhe Presidentin kinez Xi, të cilët po ndihmojnë në rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut”.
Zëdhënësja Huckabee Sanders e quajti udhëtimin e Presidentit Trump në Lindjen e Mesme një “moment të madh në presidencën e tij”.
“Në Arabinë Saudite, fjalimi që ai mbajti para, besoj se ishin 68 vende me shumicë myslimane, duke sjellë shumë prej këtyre individëve bashkë për të punuar në luftimin e terrorizmit; ky ishte një moment historik”, tha ajo.
Ekonomia po vazhdon të ketë një përmirësim shumë të mirë që nga dita e zgjedhjeve, por ekonomistët nuk pajtohen rreth ndikimit të Presidentit Trump mbi këtë përmirësim.
“Përpara zgjedhjeve, të gjithë mendonin se zoti Trump do të dëmtonte tregun e aksioneve, tregjet e aksioneve pësuan rënie të madhe në natën e zgjedhjeve, kur u bë e qartë se ai kishte fituar. Por, pas fjalimit të tij të fitores, ndjenja ndryshoi dhe në mëngjes aksionet u rritën”, tha analistja Emily Stewart e faqes së internetit “thestreet.com” për “Zërin e Amerikës”.
Në një postim në Twitter këtë javë, Presidenti Trump vuri në dukje se, vlera e tregut është rritur 5.4 trilionë dollarë që nga zgjedhjet dhe mbetet në nivele të larta rekord.
“Papunësia është në 4.1%, më e ulëta në 17 vjet. 1.5 milionë vende të reja të punës janë krijuar që kur mora detyrën. Tregu i aksioneve ka parë rritjen më të lartë në histori, deri 5.4 trilionë USD”.
Ekspertët thonë se ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje, është një që zoti Trump rrallë e përmend. Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë i “Yahoo News” Olivier Knox tha në diskutimin që u mbajt në Universitetin George Washington javën e kaluar, se eliminimi i rregullave është suksesi i pa përmendur i Presidentit Trump.
“Është një nga sukseset e administratës së Presidentit Trump, një gjë që nuk ka marrë aq vëmendje sa postimet e tij në Twitter, por është një histori shumë e rëndësishme. Pezullimi sistematik i rregulloreve”, tha zoti Knox.

Mbulimi negativ në media
Zëdhënësja Hackubee Sanders ia atribuon popullaritetin e ulët të Presidentit Trump, pjesërisht raportimit kryesisht negativ nga një shtyp armiqësor. Ajo përmendi një studim të pavarur që tregon se, mbulimi i Presidentit në disa rrjete televizive është 93 për qind negativ, krahasuar me 40 për qind gjatë vitit të parë të presidencës së Barak Obamës.
“Që njerëzit të pretendojnë se nuk ka një ndjenjë më të madhe armiqësie ndaj kësaj administrate, mendoj se do të ishte injorim i fakteve reale”.
Të ballafaquar me këtë armiqësi të perceptuar, Presidenti Trump ka rishkruar rregullat për komunikimet presidenciale.
“Trump përdor Twitter-in për të anashkaluar shtypin në mënyra që përcjellin një mospërfillje të plotë për rolin e gazetarisë në shoqëritë demokratike”, thotë profesori i komunikimit në Universitetin e Stanford-it, Theodore Glasser. “Presidentët shpesh kanë një marrëdhënie kontradiktore me gazetarët, por unë nuk mund të kujtoj një president të vetëm, përfshirë Richard Nixonin, i cili i afrohet zotit Trump në aspektin e frikës së tij nga vlerësimi publik”.
Studiuesi presidencial Mahaffee thotë se, Trump e kuptoi në fillim se si mund të shfrytëzonte përçarjet partiake dhe mosbesimin e publikut ndaj mediave.
“Mediat sociale lejojnë që gjuha më e ashpër dhe sensacionalizmi të triumfojnë mbi faktin dhe arsyen”, tha Mahaffee për “Zërin e Amerikës”. “Presidenti Trump përdori këto përçarje për qëllimet e tij për t’u zgjedhur, dhe qasja e tij ka qenë thellimi i mëtejshëm i përçarjeve për qëllimet e tij për të qeverisur”.

Ndryshimi i klimës në Arktik është tashmë i pandalshëm

Ndryshimi i klimës po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm në arqipelagun norvegjez Spitzbergen. Temperatura mesatare vjetore në vitin 2016 ishte rreth zero gradë, rreth shtatë gradë më shumë se normalja në këtë rajon.
Përderisa Arktiku ngrohet dy deri në tri herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës, pasojat e ndryshimit të klimës në Spitzbergen janë shumë evidente. Toka përjetësisht e ngrirë po shkrihet. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshkasin, në shtëpi të veçanta në sipërfaqet e kodrave nuk lejohet më të banohet. Akulli në Detin Arktik në 25 vitet e fundit është pakësuar, duke u përgjysmuar. Studiuesit druajnë, se në disa dekada në verë Poli i Veriut mund të jetë pa akull. Tek sodit nga lart Spitzbergen sheh vetëm akull, borë dhe akullnaja deri ku të kap syri në horizont. Pra, në vështrim të parë ndryshimet dramatike të klimës që po ndodhin këtu pothuajse janë të padukshme.
Is-Fjord jo më kot quhet gjiri i akullt. Por ka disa vite që ai as në dimër nuk ngrin më. Para Spitzbergen peshkatarët zenë salmon dhe skumbir. Më parë ky lloj peshku gjendej shumë më në jug. Për drejtorin e Institutit Polar Norvegjez, Kim Holmén është e qartë, që ndryshimi i klimës në Arktik është tashmë i pandalshëm. “Ka shenja që ngrohja e Tokës ka të bëjë me ne njerëzit. Ndryshe ne nuk mund ta shpjegojmë rritjen e temperaturës në 30 vitet e kaluara”.

Përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku?
Edhe në portin kryesor të arqipelagut, Longyearbyen, ndryshimi i klimës po ndryshon jetën e njerëzve. Shtresa e permafrostit në Tokë po shkrin. Shtëpitë rrezikojnë të rrëshkasin. Numri i orteqeve është rritur në mënyrë dramatike.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish – nën drejtimin e meteorologut nga Lajpcigu, Manfred Wendisch – do të zbulojë tani, se përse po ngrohet kaq shpejt Arktiku. Çdo ditë ai del në aeroportin e vogël të Longyearbyen. Këtu ndodhen dy avionë polarë të Institutit Alfred-Wegener. Me avionin e rikonstruktuar DC-3 studiuesit duan të gjejnë gjurmët e ndryshimit të klimës në Arktik. Në radhë të parë këtu bëhet fjalë për një enigmë deri më tani të pazgjidhur. Manfred Wendisch: “Ne kemi një ngrohje globale, por ajo është më e fortë në Arktik. Ka disa faktorë që luajnë një rol këtu. Retë janë njëri ndër këta faktorë të rëndësishëm – kështu mendojmë ne të paktën. Ndaj kemi ardhur këtu që ta vërtetojmë”.

Roli i reve
Retë mund ta përforcojnë ngrohjen e Tokës. Ato krijojnë një mantel mbrojtës, që e dobëson ftohjen e Arktikut. Kjo, thënë shkurt, është teza. Ndaj ne jemi duke matur kristalet e akullit në hapësirë. “Kur kristalet e akullit qarkullojnë në atmosferë, ne marrim një hije të kristalit. Kështu ne mund të masim formën dhe madhësinë e tij e po ashtu mund të përcaktojmë edhe pëqendrimin e akullit brenda një reje”. Ata kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme. Vlerësimi i tyre do të kërkojë vite. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.
Akulli i Detit të Arktik është përgjysmuar në 25 vitet e fundit. Arsyeja është rritja e temperaturës. Fillimisht krijohet një i ashtuquajtur pellg i shkrirjes e pastaj akulli çahet.
Studiuesit kanë konstatuar, se sipërfaqet e errëta të ujit e thithin më fuqishëm Diellin se sa akulli me ngjyrë të çelët. Një qark kërcënues vihet kësisoj në lëvizje. Mbulesa veriore e Polit në 40-50 vjet në verë mund të jetë tërësisht pa akull, por kjo sjell edhe pasoja të jashtëzakonshme për klimën tek ne. Kim Holmen, nga Instituti Polar i Norvegjisë vë në dukje: “Shumë gjëra, që sot ne i lidhim me Spitzbergen, do të ndryshojnë. Spitzbergen të së ardhmes do të jenë ndryshe nga ajo që njohim ne sot”.

Aktivistja Romanova konfirmoi se ka ikur nga Rusia

Drejtoresha e një organizate joqeveritare me seli në Moskë, që i mbron të drejtat e të burgosurve, ka konfirmuar se ka ikur nga Rusia, pasi një shërbim federal displinor ka paraqitur padi penale kundër saj.
Këto akuza kundër drejtoreshës, Olga Romanova, thuhet se janë bërë për shkak të keqpërdorimit të fondeve shtetërore.
Në një postim të djeshëm në rrjetin Facebook, zonja Romanova ka konfirmuar se është larguar nga Rusia në muajin qershor, pasi policia i kishte bastisur zyrat e grupit të saj, Rusia Prapa Grilave.
Romanova tha se nuk ka mundur t’i keqpërdorë fondet shtetërore, pasi organizata e saj nuk financohej nga qeveria e Rusisë.
Sipas saj, organizata e saj joqeveritare financohet nga fondet që i merr nga ngjarjet e ndryshme për mbledhje të parave dhe nga të ardhurat e kompanisë së saj private.
Romanova tha se, ajo vazhdon ta udhëheq këtë grup nga Gjermania, ku ajo ka gjetur punë në muajin shtator.
Ajo tha se nuk planifikon të kthehet në Rusi.
Aktualisht, disa politikanë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe gazearë, janë larguar nga Rusia, të frikësuar për sigurinë e tyre.

Vieri mbron Benzema, godet Lineker

Ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri, goditi Gary Lineker për kritikat e tij ndaj Karim Benzema, duke mbrojtur francezin e Real Madridit. Lineker dhe Benzema kanë qenë të përfshirë në një luftë fjalësh. Francezi ndërkombëtar ka shënuar vetëm dy herë në 12 ndeshje me Real Madridin, në të gjitha garat e këtij sezoni, duke marrë kritika ndaj shfaqjeve të tij. Vieri, një sulmues tjetër, i cili shënoi rregullisht për klubin dhe kombëtaren e tij, tha se kritikat e Lineker ishin të padrejta. “Nuk e di pse Gary Lineker punon në TV. Ai i shënoi të gjithë golat e tij në “six-yard box”, tha italiani për “Bein SPORTS”. Ai është një ish-sulmues dhe duhet ta dijë mirë se, kur një sulmues nuk shënon për disa ndeshje, kjo nuk do të thotë se duhet ta vrasësh?” Lineker u përgjigj në Twitter duke shkruar: “Jam në TV për të bërë pyetje rreth futbollit, çuditërisht që përfshin edhe pyetje rreth futbollistëve”.

Dani Alves, e ardhmja në Premier League

Dani Alves lë të hapur mundësinë e kalimit në Premier League, në të ardhmen. Braziliani i Paris Saint-Germain deklaron se gjatë merkatos së verës kishte rastin të transferohej në Angli te Manchester City, prej Pep Guardiolës, por në fund zgjodhi parizienët, pasi aty kishte dhe shumë miq të tij. Megjithatë mbrojtësi nuk e fsheh dëshirën se pas disa kohësh synon të luajë në Premier League. 34-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2019.
Ndërkohë, sulmuesi uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, ka dhënë një intervistë për katalanasen “Sport”, ku ka folur edhe për Neymar, që verën e këtij viti la “Camp Nou” dhe u transferua te PSG për një shifër rekord, 222 milionë euro. “Largimi i Neymar na ka peshuar edhe më shumë, sepse ishte i veçantë. Ai na bënte të qeshnim shumë, i transmetonte lumturinë dhe gëzimin e vet skuadrës gjatë gjithë kohës. Neymar ka qenë i rëndësishëm për ne. Tani ai është në një ekip tjetër, por unë nuk kam ndonjë pakënaqësi, përkundrazi, gjithmonë jam përpjekur që të qëndronte te Barcelona, sepse mendoj se këtu do të ishte më mirë”, tha ai.
“Në të vërtetë, Neymar është i pjekur të dijë nëse është penduar që e ndërmori këtë hap. Ai duhet të dalë dhe ta thotë atë që ndjen. A ka kërkuar këshilla nga unë dhe Messi para se të pranonte ofertën e PSG? Më shumë se këshilla, ai kishte dyshime për vendimin që po merrte. Ne donim që të qëndronte, pa diskutim, duke u nisur nga dobia që kishte si partner i sulmit. Ne u përpoqëm që të qëndronte, por në asnjë moment nuk i kemi thënë: “Neymar, mos u largo, sepse nuk do të jesh i lumtur”! Ne i thamë atij se nuk duam që të largohet, por nëse donte ta bënte këtë, ishte i lirë të merrte vendimin që donte. Për shkak të miqësisë që kemi, ishte e dhimbshme që ai u largua”, u shpreh Suarez.

Emery drejt largimit!

Çdo ditë që kalon duket se rrit edhe më shumë hendekun e krijuar mes Neymar dhe trajnerit Unay Emery te PSG. Siç raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, me gjithë sforcon e bërë, marrëdhëniet e tyre janë të tendosura. Me sa duket, braziliani nuk pëlqen apo miraton mënyrat e stërvitjes së teknikut dhe nga ana e tij spanjolli Emery nuk pranon aspak disa sjellje të sulmuesit. Situata e krijuar e ka shqetësuar shumë ish-“yllin” e Barcelonës. Siç konfirmon për “L’Equipe” një burim nga dhomat e zhveshjes së klubit francez, Neymar nuk e fsheh më antipatinë për teknikun, duke e injoruar atë hapur me gjeste, që shihen nga të gjithë.
Ndërkohë që Emery ka tentuar të flasë me “Princin” e Parisit, për të sqaruar situatën e nderë, që i ngjason një lufte të ftohtë, e që po ndikon në klimën brenda grupit. Të gjitha kanë rezultuar tentativa të dështuara, mes tyre nuk ka “feeling” dhe, ashtu siç thekson edhe tabloidi francez, duan s’duan, të dy janë të detyruar që, deri në qershor, të bëjnë një bashkëjetesë të sforcuar. Me Neymar të pakënaqur shtohen edhe më shumë spekulimet se, pikërisht fundi i sezonit mund të sjellë edhe zëvendësimin e Emery, që pavarësisht ecurisë shumë të mirë, mund të lirojë stolin. Emrat që janë lakuar që tani si kandidatë të mundshëm për të vijuar rrugëtimin e PSG-së drejt majave janë Jose Mourinho, Antonio Contes dhe Massimiliano Allegri.
PSG-ja është shumë më tepër se vetëm Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, sipas uruguajanit ndërkombëtar. Udhëheqësit e Ligue 1 paguan një rekord prej 222 milionë eurosh për Neymarin gjatë verës dhe do të shpenzojnë 180 milionë euro më shumë për Mbappe në fund të sezonit aktual, pasi marrëveshja e tij e huazimit nga Monaco të jetë e plotë. Treshja (tridenti) ka kombinuar për të ndihmuar “rrjetën” e Unai Emery me 58 gola në të gjitha garat, me PSG-në e kthyer në numrin 1 të Ligës së Kampionëve, referuar golave të shënuar në kualifikuese për fazat e nokaut-it, pas vetëm katër ndeshjeve.
Por Cavani këmbëngul, edhe pse dallimet në lojërat përkatëse të treshes i bëjnë ato një vijë të frikshme sulmuese, se ata nuk mund të kenë sukses pa shokët e tyre të skuadrës, që janë pas tyre. “Ne kemi stile të ndryshme dhe kjo na lejon të luajmë në mënyra të ndryshme. Kjo na ndihmon t’i bëjmë gjërat të punojnë mirë, tha ai për “Goal”. Shumë njerëz flasin për Cavani, Neymar dhe Mbappe, por lojtarë të tjerë na ndihmojnë të bëjmë gjithçka që duam. Ne nuk mund t’i harrojmë shokët tanë të skuadrës”. Mbappe ka “lulëzuar” që kur arriti në “Parc des Princes”, me adoleshentin që ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 14 paraqitjet e tij të para për “Les Parisiens”.
Cavani thotë se po përpiqet të punojë me të riun e talentuar të Francës për të përmirësuar vetëdijen e tij taktike, ndërsa ata duket se formojnë një kombinim vdekjeprurës: “Unë kam qenë në gjendje t’i tregoj atij se futbolli është një lojë taktike dhe kjo do ta ndihmojë ta transformojë në një lojtar më të plotë ndërsa. Unë mendoj se aspekti taktik është shumë i rëndësishëm për një lojtar dhe kjo do të ishte këshilla ime. Mbappe është i përulur dhe i mirë. Ai është i ri dhe ndoshta ka nevojë të mësojë më shumë, por kjo është pjesë e jetës”.

Donnaruma te PSG, e kërkon që në janar

Sipas asaj që raporton “tuttomercatoweb.com”, Paris Saint-Germain dëshiron të blejë portierin e Milan, Gianluigi Donnarumma, që në merkaton e janarit që ndodhet vetëm dy muaj larg. Në fakt, klubi parisien kërkon të sigurojë një portier të niveleve maksimale për vitet e ardhshme, dhe numri 99 i kuqezinjve është në krye të listës së PSG.
Pikërisht për këtë motiv, klubi i PSG që po udhëheq klasifikimin në Ligue 1 të Francës, pas blerjes së Neymar dhe huazimit me të drejtë blerje të Mbappe, po përgatit tentativën e sulmit për blerjen e Donnarummas që në merkaton e janarit. Vështirë që Donnarumma të vendosë të transferohet në Ligue 1 në fillim të vitit 2018, por përballë një oferte ekonomike faraonike, gjithçka mund të ndodhë, përfshirë dorëzimin e numrit 99 të kuqezinjve, sikurse dhe vetë Milan, që ndodhet në pozita shumë të vështira për sigurimin e një vendi në Champions për sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e Antonio Conte te Chelsea mbetet në dyshim, pavarësisht se ka mposhtuar Jose Mourinho për herë të tretë në katër përballje gjithsej. “Blutë” kanë nevojë për një mrekulli të vërtetë për të arritur Manchester City në krye të Premier League dhe kjo mund ta shtyjë pronarin rus, Roman Abramovich të divorcohet me trajnerin italian. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në Britani dhe Itali, Conte nuk do të qëndrojë shumë gjatë pa punë, sepse AC Milan e kërkon me ngulm si pasardhësin e trajnerit Vincenzo Montella. Conte është etiketuar nga pronarët e klubit kuqezi si njeriu i duhur për të rivalizuar Juventus në garën për titullin në Serinë A. Trajneri italian e ka marrë ofertën nëpërmjet menaxherit të tij.

Casillas fiton “Golden Foot”

Pas Gianluiggi Buffon një tjetër portier fiton çmimin prestigjoz. Golden Foot. Bëhet fjalë për ish- gardianin e Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle, aktualisht pjesë e Portos në kampionatin portugez, Iker Casillas. Ky i fundit ka qenë më i votuari nga publiku, duke bërë të vetin këtë çmim prestigjioz, i cili mund të fitohet vetëm një herë në karrierë. Casillas për të fituar trofeun ka mposhtur konkurencën e dy futbollistëve më të mirë në Botë për momentin Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa ka vendosur në rresht pas tij edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Andrea Pirlo, Manuel Neuer, Sergio Ramos, Yaya Toure etj.

Raporti i UEFA-s

Nominees for the Best FIFA football player, Barcelona and Argentina forward Lionel Messi (R) and Real Madrid and Portugal forward Cristiano Ronaldo (L) chat before thaking their seats for The Best FIFA Football Awards ceremony, on October 23, 2017 in London. / AFP PHOTO / Ben STANSALL

Lufta për tituj dhe për shpërblime individuale vendoset metër më metër, centimetër për centimetër. UEFA publikoi një raport me renditjen e lojtarëve që kanë përshkuar më shumë kilometra në katër ndeshjet e Ligës së Kampioneve, deri më tani. Dhe organi qeverisës i futbollit ka pasur për të bërë një koment të veçantë për shkëlqimin e të dhënat e Cristiano Ronaldos dhe Messit. Dy yjet e futbollit botëror, që kanë pronësuar “Topin e Artë” në dekadën e fundit, janë dëmtuar rëndë nga të dhënat e ofruara nga UEFA. Portugezi ka përshkuar 36,870 metra në katër angazhimet (ndeshjet) e Real Madridit. Argjentinasi, shumë më pak, 29,802 metra me fanellën e Barçës.
Kjo do të thotë se, Ronaldo ka përshkuar mesatarisht 1,767 metra më shumë se Messi për ndeshje në katër sfidat e para të konkurrencës maksimale kontinentale për klubet. Shumë larg të dyve, 48.052 metra është Kevin de Bruyne, që ka akumuluar më shumë metra në këmbët e tij. Belgu i Manchester City është lider në shifrat aboslute dhe i teti në mesatare, me 133.48 metra në minutë (8 km/h, me shpejtësi mesatare). Udhëheqësi i kësaj renditjeje në terma relativë, (duke luajtur së paku 200 minuta) është Christian Eriksen. Danezi ka përshkuar 140.5 metra çdo minutë në tri lojërat e plota, që ai ka luajtur për Tottenham.
Cristiano Ronaldo dhe Messi mbulojnë respektivisht 102.41 m/min (6.145 km/h) dhe 82.78 m/min (4.97 km/h). Duke eliminuar atë kërkesë prej 200 minutash, që UEFA e merr në konsideratë për këtë klasifikim, lojtari që mbulon distancën më të madhe në minutë do të ishte Julian Draxler. Mesfushori i PSG-së ka bërë 19.185 metra në 139 minuta, mesatarisht 138 m/min (8.55 km/h).

Fytyra e dyfishtë e Ronaldos dhe Messit
I “mohuar” përpara golave të rivalit në La Liga, Cristiano Ronaldo po tregon versionin e tij më të mirë në Ligën e Kampionëve. Me gjashtë gola, ai është golashënuesi më i mirë i edicionit aktual të Champions-it. Që nga çereku i fundit i sezonit të kaluar, portugezi ka realizuar 16 gola në nëntë ndeshje. Ai ka shënuar në të gjitha ndeshjet, përveçse në raundin gjysmëfinalist kundër Atlético Madridit, në “Calderón”. Asgjë nuk ka të bëjë me rënien e tij në La Liga, ku pas pezullimit në katër javët e para, portugezi ka vetëm një gol në gjashtë ndeshje dhe është golashënuesi me suksesin më të keq të pesë ligave kryesore europiane. Nga ana tjetër, Messi ka 12 gola në La Liga dhe 3 gola në Champions.
Janë marrë në konsideratë vetëm lojtarët me të paktën 200 minuta të luajtura.