33.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Po, ti ke hyrë në histori o pervers!

Nga Erl Kodra

Pervers. Nuk mund të gjendet fjalë tjetër që të shkon më për hosh për të përshkruar saktësisht krejt qenien tënde. Doza e perversitetit tënd ngre nivelin çdo të dielë mbrëma, kur ti del në ERTV-në tënde dhe në televizionet kombëtare me video selfiet e tua. Pavarësisht fjalëve që nxjerr nga goja, zakonisht të mbushura me vrerë për çdo njërin prej nesh, ti të ngjallë krupën me flegrat e hundëve që shryjnë, ndërsa buzët e buhavitura dhe qimet e mjekrrës gjallojnë një pamje neverie, tek thua: “… vetëm qorrat që s’duan të shohin, shurrdhët që s’duan të dëgjojnë dhe politikanët apo kronikanët e kazanit që s’duan të dijnë për të vertetën, por veç sulmojnë për hesapet e tyre, mund të gjejnë një fjalë tjetër për rezultatet e kësaj lufte, përveç fjalës shqipe: Sukses. Ka qënë një luftë e vështirë, komplekse, e vendosur, në një fushë ku policia e shtetit është përplasur fort me paligjshmërinë dhe me krimin…”.

Dhe kështu, ti na bën qorra, shurrdha dhe kronikanë kazani. Ti që, në krye të herës u shfaqe në sytë e botës lakuriq, tek të prekte hallatet një zonjë. Ti që erdhe në krye të punëve të Kryeqytetit tonë, për ta transformuar atë në një përbindësh betoni, për hesapet e tua, sigurisht. Ti që shembe përdhe një Parti për ta shkërrdhyer një Shqipëri. Ti që mblodhe me qiri rreth vetes në Partinë Socialiste një dyzinë me qenie inferiore butakësh, një tjetër dyzinë neverie me gazetarë në “median e lirë”, dhe pjesën e mbetur e mbushe me përdhunues dhe vrasës reçidivist. Sepse ti kishe një PLAN për të ndërtuar një Shqipëri tënden, sipas shijeve të tua perverse, duke e zhveshur atë nga dinjiteti njerëzor, duke e përdhunuar çdo shpresë edhe për fëmijët e mjerë që do të lindin brezat që vijnë.

Të shkruash për ty dhe për boshllëkun tënd është një mund i madh, por ia vlen, sepse ska punë më të vyer se sa të tregosh realitetin tënd ashtu siç është. Të kam thënë se ti je një mashtrues dhe demagog par excellence?! Dhe unë kam prova për këtë, të gjithë ne, gratë dhe burrat e këtij vendi kemi prova, sepse vet Shqipëria është kthyer në një provë gjigande e krimit tënd; Tirana është një provë që nuk do të zhduket përjetë, po ashtu është Durrësi, Kavaja, Elbasani, Korça dhe Vlora. Prova janë të gjitha fushat, kodrat dhe malet e Shqipërisë që i mbolle me drogë duke i kthyer ato në skenën më të madhe të krimit në botë. Prova të gjalla janë me mijra e mijra të rinjë që nën drejtimin tënd u kthyen në kultivues, përdorues dhe trafikantë të drogës. Mbi 300 mijë shqiptarë janë prova që braktisën Atdheun nën rregjimin tënd. Prandaj ti jo vetëm që je një mashtrues dhe demagog par excellence, por je edhe vrasës; i drejtë për drejtë; sadist dhe gjakftohtë i shpresës tonë.

Ti je një pervers diabolik. Sepse ke guximin e paturp për të na parë në sy, tek mban ligjëratat e tua diabolike për “Shqipërinë që duam”. Ndërsa ne “kronikanët” fshijmë lotët e dhimbjes për jetët që këputen në mes nga mjerimi që ti mbolle rrugëve të Shqipërisë. Ne mbajmë shënime se si gjatë “shtetndërtimit” tënd burgosen borxhlinjtë e shkretë dhe shitëset e shkrepseve. Fletorja jonë e shënimeve mbushet e nxihet nga shifrat e rënda që fluturojnë nga Arka e Shtetit tënd drejt e tek Vilma e Zezë e ferrit.

Ti je një provë e gjallë që ke ardhur në botën tonë për të provuar durimin tonë, humanizmin tonë dhe vlerat tona. Ne e dimë se kjo është një provë e rëndë, por ti e ke dëgjuar atë fjalën e vjetër; “Ia dhanë gurit, e plasi, ia dhanë njeriut, e mbajti”.

Rri i qetë, sepse do ta mbajmë edhe këtë gjëmë që na ra për hise. Përkohësisht. Domethënë edhe pak, sa të mbarojnë fjalori yt pervers. Do të durojmë edhe pak, derisa zullumi yt të të zërë përfundi, të këputet nga pesha e vet.

Po, ti ke hyrë në Histori o pervers, por tek Kapitulli i Zi i Historisë së Shqipërisë. Do të rrosh aty, përjetësisht.

 

Narcos, filmi vazhdon

Bledi KASMI

Gjithçka nisi më 30 Shtator. Pikërisht atëherë kur “Timonieri” po shijonte frytet e fitores së zgjedhjeve farsë të 25 Qershorit dhe po mbante leksione mbi moralin e qeverisë erdhi një goditje e fortë që i ngjante rrufesë në qiell të pastër. Ambasadori amerikan shfrytëzoi një takim me nxënësit të shkollave në Rrëshen, duke paralajmëruar se fitorja e pagëzuar me heshtjen e qeverisë së re nuk do ta kishte shumë të gjatë. “Ju jetoni në një demokraci. Nëse ju kërkoni, qeveria duhet t’ju përgjigjet, në të kundërt ju e rrëzoni. Kështu funksionon demokracia”, tha Ambasadori amerikan Lu.
Se çfarë luhej pas kuintave të politikës pakkush mund ta thotë në mënyrë zyrtare, por ajo që ka mbetur një shije e hidhur për partnerët ka qenë pikërisht 25 Qershori. Ndoshta shumë prej tyre mund të donin fitoren e Ramës në zgjedhje, por mënyra se si ajo u arrit la shije të hidhur.
Rama kishte bërë një pakt me opozitën në prani të fortë të negociatorëve ndërkombëtarë se do të bënte zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare. Rama e theu këtë marrëveshje, duke rrëzuar edhe fjalën që kishin dhënë partnerët e Shqipërisë. Ndërkohë, OSBE-ODIHR në raportin zyrtar të zgjedhjeve i rrëzuan ligjërisht këto zgjedhje, duke deklaruar se “votat u blenë dhe zgjedhësit u kërcënuan”.
Analiza e kancelarive mike të Shqipërisë e kishte lehtësisht të identifikueshme se nga vinin këto para që blinin votën dhe rrëzonin përfundimisht demokracinë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit fliste qartë për shndërrimin e Shqipërisë në qendrën e krimit të organizuar në rajon, ndërkohë shndërrimi i Shqipërisë në një plantacion gjigant droge kishte sjellë shqetësime të mëdha tek Italia fqinje.
Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Shqipëri me një frymë, duke deklaruar se paratë e drogës po shkonin tek terrorizmi. Kjo është një pikë mjaft e ndjeshme për ndërkombëtarët në këto kohë të trazuara.
Fitorja e Ramës më 25 Qershor i ngjan asaj të Pirros. Ashtu si Pirro humbi gjeneralët dhe ushtrinë, Rama duket se tani do të ketë një fat të ngjashëm. Ai po lë jo gjeneralët e luftës, por gjeneralët e krimit dhe laku i parë është vendosur në fytin e ministrit të tij më të afërt të punëve të zeza, ish-ministrit të Brendshëm, i cili e frikëson dhe e fut në makth.
Pas deklaratës së 30 Shtatorit furtuna e operacionit SHBA-Itali ka njohur një kurbë ngjitje të shpejtë. A është kjo e koordinuar? Kjo pyetje nuk mund të ketë një përgjigje zyrtare, por shqyrtimi i deklaratave dhe aksioneve kundër krimit dhe mafias në pushtet shkon përtej paragjykimeve.
Më 2 Tetor Ambasadori amerikan bën një tjetër deklaratë të fortë “…zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim i organizatave të trafikut të drogës… katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave”, deklaroi Ambasadori Lu.
Deklarata pati jehonë të fortë dhe qeveria u struk. Skeptikët menduan se si edhe shumë deklarata të tjera të forta kjo do të harrohej, por ashtu ndoshta si rastësisht një tjetër ngjarje e fortë tronditi opinionin. Më 16 Tetor në Itali arrestohet Moisi Habilaj, krahu i djathtë në trafiqe i ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe menjëherë pas arrestimit zbardhen përgjimet. Në përgjime bëhet e qartë se si funksionon trafiku qeveritar i drogës dhe e rëndësishmja se si blihen votat në zgjedhje. Tahirit nuk i mjaftonin 5 milionë euro në muaj, ndërsa për blerjen e votave në një fushatë nuk mjaftonin 20 milionë euro që Tahiri i merrte nga trafiku i drogës.
A mund të ishin rastësi deklarata dhe aksioni Antimafia? Ndoshta. Po nuk ka përfunduar këtu. Më 25 Tetor zëvendësndihmësekretari amerikan i Shtetit, Lu reagon në “Zërin e Amerikës” përmes një interviste pasi mazhoranca refuzoi të dorëzojë tek drejtësia ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri. “Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administrates”, tha Yee.
Koordinimi i padeklaruar i operacionit SHBA-Itali vazhdon më 3 Nëntor. Në Tiranë mbërrin ministri i Brendshëm italian, Minniti. Takime më shumë konfidenciale se zyrtare dhe me një premtim të fortë publik për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” për të cilin detyroi qeverinë që të mos ketë asnjë kundërshti.
Vendosmëria për t’i shkuar deri në fund këtij operacioni është e fortë. Pas 3 Nëntorit të ministrit të Brendshëm italian vjen edhe deklarata e djeshme e Ambasadorit amerikan se më në fund do të “hamë peshkun e madh”. Filmi vazhdon. Por deri nga fillimi i këtij operacioni dhe deri tani janë folur publikisht dy skenarë; rrëzimi i qeverisë dhe burgosja e “peshkut të madh”.

Operacioni SHBA-Itali kundër Peshkut të Madh

Qëndrimet, deklaratat dhe aksioni ligjor kundër mafies duket se është i mirëkoordinuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Italisë. Deklaratat thuajse flasin në të njëtën gjuhë, ndërsa akionin e ka marrë në dorë Italia, më e angazhuar në terren me hetimet përtej Adriatikut. Cilat janë deklarata që dëshmojnë për një radikalizim në luftën kundër krimit të organizuar që nisin nga fundi i muajit shtator.

30 shtator-Lu: Qeveria duhet t’ju përgjigjet, në të kundërt ju e rrëzoni

Ju kërkoni punë si ata kanë në Gjermani. Ju prisni ligje kundër korrupsionit siç kanë në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbëngulni për liritë personale siç kanë në SHBA.
Ju jetoni në një demokraci. Nëse ju kërkoni, qeveria duhet t’ju përgjigjet, në të kundërt ju e rrëzoni. Kështu funksionon demokracia.
Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët.
Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj.
Dhe kur qeveria të thotë se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si po paguajnë për ndërtesat e tyre, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre jashtë.
Si një demokraci, përgjegjësia dhe fuqia janë me ju. Ne presim me padurim ditën kur ju të jeni udhëheqës të Shqipërisë. Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se gjenerata e tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt së ardhmes së saj evropiane.

2 Tetor- Lu: Me gjasë do të jetë një luftë e egër

Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, të ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen. Edhe më shqetësues është fakti që për 2016 kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim i organizatave të trafikut të drogës”, u shpreh Lu.
Por më pas akuzat për kryediplomatin amerikan ishin me emra konkretë.
“Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë si trafikanti i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik nga qelia e paraburgimit, apo Lul Berisha, kreu i bandës së Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarë të burgut, kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit po në mënyrë të mistershme është i lirë. Së fundmi, Klement Balili, trafikant droge i kërkuar nga Greqia dhe DEA e SHBA po që ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ka dhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri”, tha Lu.
Duke shtuar se ka një duzinë trafikantësh të lirë, Ambasadori parashikoi një luftë të egër.
“Është me rëndësi kritike që policët, prokurorët dhe Shërbimet Inteligjente të punojnë më ngushtë për të luftuar krimin e organizuar. Me gjasë do jetë luftë e egër, në vitin 2014 pati 72 bomba në makinë, shumica besohet se ishin rezultat i dhunës mafioze”, u shpreh Ambasadori i SHBA.

16 Tetor-Përgjimet italiane të Habilajve dhe Tahirit nisin procedurat e arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm. Në Itali arrestohet Moisi Habilaj

25 Tetor-Yee: Dënime në nivele të larta, askush mbi ligjin

I pari, është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo, e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

3 Nëntor-Minniti: Do të godasim të paprekshmit

Një veprim gjithmonë e më të fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar, me objektiva strategjik dhe kam ardhur këtu për t’iu thëne se do të keni bashkëpunimin e plotë të qeverisë italiane. Duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha kriminale dhe të ashtuquajturit e paprekshëm, sepse nuk duhet të ketë të paprekshëm. Duhet të punojmë sëbashku.

7 Nëntor-Lu: Në Shqipëri le të hamë peshkun e madh

Ne kemi një shprehje “veprat flasin më shumë se fjalët”. Kolegët e mi të ICITAP, OPDAT që ndihmoi Prokurorinë dhe FBI amerikane janë këtu për të angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të pasur këshilltarët ndërkombëtarë që do të punojnë brenda kësaj task-force ndër institucionale. Ndihma jonë për Prokurorinë dhe Policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK dhe BKH-në. Gjithashtu kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin trans kombëtar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje.
Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër “dreka falas nuk ekziston”. Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosim burimet dhe besueshmërinë tonë në luftën kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH.
Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.
Së fundmi, ju keni një shprehje në gjuhën shqipe “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë që krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon që deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.
Ajo që dimë gjithashtu është që, Shqipëria ka një problem në lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë iu lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Roshit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.
Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.
Në gjuhën shqipe ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh.

Lu: Po presim arrestimin e “peshqve të mëdhenj”

Askush nuk është mbi ligjin dhe krimi i organizuar i lidhur me politikën, drejtësinë apo bizneset do të dalë para drejtësisë”, kjo është deklarata e ambasadorit amerikan e bërë dje.
Ambasadori amerikan Lu deklaroi dje se, Shtetet e Bashkuara po presin arrestimin e “peshqve të mëdhenj”. Nuk dihet se përse Ambasadori i ka dhënë tre dy muaj afat “peshqve të mëdhenj” që të arrestohen? Ai e ka kushtëzuar ndihmën amerikane me arrestimin e krerëve të grupeve të krimit të organizuar që kanë lidhje me politikën.
Për ambasadorin amerikan krimi i organizuar është një rrezik për sigurinë kombëtare në Shqipëri. “Ju keni një shprehje në gjuhën shqipe “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë që krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare”, u shpreh Lu.

Nuk ka 80 agjentë të FBI

Rama tha se do të vijnë 80 agjentë të FBI, por Ambasadori amerikan ka përgënjeshtruar Ramën sot në fjalën e mbajtur në aktivitetin “Forca e ligjit”. Ai tha se Ambasada amerikane ka vetëm një agjent të FBI, duke hedhur poshtë kështu mashtrimin e Ramës për 80 të tillë që do të instalohen në Ministrinë e Brendshme. “Kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin trans kombëtar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje”, tha Lu.

Fjala e plotë e Lu

Ne kemi një shprehje “veprat flasin më shumë se fjalët”. Kolegët e mi të ICITAP, OPDAT që ndihmoi Prokurorinë dhe FBI amerikane janë këtu për të angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të pasur këshilltarët ndërkombëtarë që do të punojnë brenda kësaj task-force ndër institucionale. Ndihma jonë për Prokurorinë dhe Policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK dhe BKH-në. Gjithashtu kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin trans kombëtar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje.
Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër “dreka falas nuk ekziston”. Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosim burimet dhe besueshmërinë tonë në luftën kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH.
Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.
Së fundmi, ju keni një shprehje në gjuhën shqipe “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë që krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon që deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.
Ajo që dimë gjithashtu është që, Shqipëria ka një problem në lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë iu lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Roshit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.
Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.
Në gjuhën shqipe ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh.

Ja pse Paulin Ndreu i dha Tahirit patentën e narko-jahtit 100 tonësh!

Paulin Ndreu është emëruar zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit nga Saimir Tahiri dhe prandaj ai i bindej çdo urdhëri të tij. Në këtë mënyrë, Ndreu e ka pajisur Tahirin me dy patentat e mjeteve të lundrimit. Paulin Ndreu ka emëruar kapiten edhe një ushtarin e Vangjush Dakos me urdhër nga lart. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazhit të dërguar nga një kapiten në Portin e Durrësit. Ja pse Paulin Ndreu i dha Saimir Trafikut patentën e narko-jahtit 100 tonësh!
Kapiteni dixhital denoncon: Saimir Trafiku emëroi Paulin Ndreun, jashtë çdo kriteri, zv/drejtor të përgjithshëm të portit dhe më pas Kapiten të përgjithshëm të portit. Paulini është manjak gjobvënës dhe është në ndjekje nga Prokuroria për ndotjen e ujërave të Durrësit nga trageti “Bridge” kundrejt korruptimit të tij. Paulini është i denoncuar dhe rekomanduar për pushim nga puna dhe largim nga shërbimi civil nga KLSH së bashku me ushtarin e Gjushit, Tauland Allka. Paulini, në shkelje flagrante të ligjit të detarisë ka urdhëruar vartësin e tij t’i japë patentën 100 tonëshe Saimir Trafikut, me të cilin e bashkojnë trafiqet kriminale.
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe vendosë para ligjit këtë eksponent të rrezikshëm të mafies shtetërore!”, shkruan Berisha.
“Paulin Ndreu erdhi në 2014 politikisht nga Saja me detyrë zv/drejtor i Përgjithshëm si dhe drejtor i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare. Pas një farë kohe në këtë pozicion zotërisë i shkrepet në kokë që të bëhet kapiten i përgjithshëm, sepse duke qenë kapiten i përgjithshëm mundësia për të bërë lekë dhe për të vjedhur dhe për të vënë gjoba është më e madhe. Por paga e kapitenit të përgjithshëm asokohe ishte më e vogël, sepse zv/drejtori ishte post që e mbante drejtori i Sigurisë, atëherë Ndreu ndërhyn politikisht me gjithë autoritetin e ndrikull Albana Koçiut dhe ndryshojnë strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme Detare që pasi të bëhej kapiten i përgjithshëm të hiqte nga siguria portuale dhe zv/drejtorin e ta merrte për efekt të pagës mbi poziocionin e kapitenit të përgjithshëm. Një abuzim i iniciuar nga Paulin Ndreu dhe përkrahur dhe rregulluar nga Albana Koçiu (jurisja që drejton Shkollën e Partisë). Pasi u bë kapiten i përgjithshëm si dhe zv/drejtor i përgjithshëm filloi revanshin politik kundër profesionistëve në Drejtorinë e Përgjithshme Detare.
Presione të nivelit më të ulët, duke arritur deri te roja dhe pastruesja e institucionit, duke u folur për spastrime në administratë. Duke vendosur Paulini kë do marri dhe kë do heqi nga puna, sepse partia i ka dhënë fjalën që do ta bëjë drejtor të Përgjithshëm, sepse Paulini dhe Pjerini kanë ndimuar PS që të fitojë në tre qarqe Lezhë, Durrës dhe Vlorë. Sepse Paulini urdhëron Albana Koçiun dhe kur bëhen konkurse në DAP kë do Paulini fiton dhe kë nuk do Paulini nuk fiton. Paulin Ndreu skualifikoi me gjithë Albana Koçiun një nga më profesionistët e detarisë shqipatre që e njeh gjithë Durrësi i quajtur Leonard Xhaxho vetëm pse Pauli mendon se Leonardi është i djathtë. Paulini ka 3 vjet që i bën shantazh administratës detare, duke i treguar komunikim në chat me Albana Koçiun.
Zullumi i Paulin Ndreut nuk mbaron këtu, ky vendos të sjelli kapiten të Portit të Durrësit ushtarin e tij të quajtur Tauland Allka, sepse këtë e sjell partia dhe ky qenka miku i Gjushit. Pasi e emëroi kapiten të Portit të Durrësit në kundërshtim me ligjin si dhe me diplomë masteri falco filluan të vjedhin të vendosin gjoba te operatorët të dy bashkë. Aq hajdutër janë të dy saqë për të dy KLSH rekomandoi pushimin nga puna dhe largimin nga nëpunësi civil. Pasi ish-drejtori i Përgjithshëm mblodhi komisionin për të zbatuar rekomandimin e KLSH, Paulini thirri anëtarët e komisionit që janë Hamdi Domi, Hysni Haruçi dhe Fertiza Izvira, duke ju bërë presion që mos të zbatojnë rekomandimin e KLSH, sepse Tauland Allka është i emëruari i tij dhe miku i Gjushit si dhe e mbron Albana Koçiu. Kështu ky rekomandim nuk u zbatua.
Zullumet janë të mëdha, por ajo që po ndalem në fund është hetimi që ka hapur Prokuroria e Krimeve të Rënda për Paulin Ndreun dhe Tauland Allkën për ndotjet që ka bërë trageti “Bridge”. Paulinin e ka thirrur Prokuroria për këtë çështje, sepse ka dyshime që ka marrë rryshfet. Ju lutem inkurajoni prokurorin e Krimeve të Rënda ta hetojë si ngjarje me profesionalizëm dhe mos të shantazhohet nga Paulini dhe Pjerin Ndreu.
Për patentat doktor duhen kurse patjetër që duhet të jesh i regjistruar në kompaninë private TSTS GROUP. Dhe e merr deri në 20 ton.
100 ton është abuzim shkelje e ligjit. Hamdiu e bëri në trysninë e Paulin Ndreut. Ky i fundit është bashkëpunëtor në trafiqe kriminale me Saimir Trafikun”.

Si u mor peng në Lezhë ushtari i ish-deputetit të PS për paratë e drogës

Personi që u mor peng para katër ditësh në Lezhë ka qenë një ushtar i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një qytetar nga Lezha. Qytetari shkruan se, është marrë peng ushtari i Arben Ndokës, sepse nuk i ka paguar këtij të fundit shumën mujore të drogës që trafikonin bashkë.
“Ja pse dhe kush e mori pengun në Lezhë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha! Do doja t’ju njoftoja se më 2 deri dje në mbrëmje ka qenë i rrëmbyer ushtari i Arben Ndokës në Lezhë. Dhe kjo për Policinë e Lezhës nuk përbën skandal fare, sepse ai personi është ushtar i Arben Ndokës dhe ky rrëmbim ka ndodhur për shkak të narkotrafikut që kanë bërë bashkë me Arbenin në Lezhë dhe thuhet se ky person nuk i ka paguar shumën mujore tek Arbeni. Anonim të lutem, zoti Berisha se janë persona të rrezikshëm në zonën e Lezhës”, shkruan qytetari.

 

Lirohet nga burgu vrasësi Genci Tafili

Një tjetër vrasës është liruar dje nga burgu. Gjykata e Krujës vendosi të lirojë me kusht para kohe, Genci Tafilin, vëllain e Admir Tafilit, të dy të dënuar me 25 vite dhe burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Genci Tafili vuante dënimin në burgun sigurisë së lartë të Fushë-Krujës, në lidhje me dënimin e dhënë ndaj tij për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2001.
Gjyqtarja Enkeleda Hoxha pranoi kërkesën e të dënuarit, Genci Tafili për lirim para kohe dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga vendi i vuajtjes së dënimit. Në të njëjtin vendim, gjyqtarja urdhëroi Tafilin që të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Krujë.
Menjëherë pas këtij vendimi, Prokuroria e Krujës e cilësoi vendimin si të marrë në kundërshtim të hapur me ligjin. Tafili ishte dënuar me 25 vite burg dhe kishte vuajtur 17 të tillë. Në lidhje me këtë dënim, ai kishte për të vuajtur më tepër edhe tri vite burg. Prokuroria e ka cilësuar Tafilin si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kjo rrethanë duhej marrë në konsideratë nga Gjykata.
Prokuroria e Krujës ka ankimuar këtë vendim, i cili është depozituar menjëherë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Genci Tafili është vëllai i Admir Tafilit, i cili disa herë ka tentuar të arratiset nga burgu në Shqipëri dhe jashtë tij. Për herë të fundit, Tafili është shfaqur përpara Gjykatës si pjesëtar i një grupi të vrasjeve me pagesë.

 

Qindra kg drogë shqiptare dhe një viktimë nxirren nga deti në Pulia

Alba Kepi

Brenda pak ditësh në brigjet e provincës së Leçes në rajonin e Puglias janë gjetur qindra kilogramë marijuanë e trafikuar nga Shqipëria. Tipi i njëjtë i konfeksionimit të thasëve të marijuanës sjell dyshimin se bëhet fjalë për të njëjtën ngarkesë droge e braktisur apo e humbur nga trafikantët gjatë transportit nga Shqipëria drejt Italisë për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar në nivel 4-5 ballë. Po në të njëjtin territor është identifikuar gjatë orëve të fundit dhe trupi i pa jetë i një personi.
Moti i keq ka vështirësuar operacionin e rekuperimit të viktimës, i cili gjendet në një zonë shkëmbore të bregdetit të Puglias e nën monitorimin e vazhdueshëm të rojes bregdetare. Asnjë person nuk rezulton i humbur në këtë territor e mediat lokale hedhin dyshimin e lidhjes së mundshme mes trupit të pa jetë në det e thasëve me marijuanë të gjetura në bregdetin e territorit përreth.
Më datën 22 tetor në brigjet e Puglias në Komunën San Foka u gjetën nga Financa Italiane 17 thasë me marijuanë në vlerë përfitimi shitje prej 300 mijë euro.
Më 29 tetor në Komunën Cesine të Puglias vetëm pak kilometra larg San Foka u gjetën rreth 40 kg të tjera marijuanë me të njëjtën mënyrë konfeksionimi si ai i rekuperuar pak ditë më parë.
Më datë 4 nëntor po në bregdetin e oazit natyror të Cesines, por në territorin e Komunës së San Kataldos u gjetën 48 kg marijuanë të tjera të konfeksionuara në dy thasë të mëdhenj. Ndërsa mëngjesin e sotëm rreth 100 kg marijuanë janë gjetur në brigjet e Komunës Porto Badisco në provincën e Leçes. Kjo sasi marijuanë e nxjerrë nga deti gjatë ditëve të fundit në brigjet e Leçes bëhet më e mistershme pas zbulimit të një personi të mbytur në det.
Një ditë më parë, banorët e Komunës Kastro në provincën e Leçes kanë informuar rojen bregdetare mbi trupin e pa jetë të një personi që lundronte në afërsi të brigjeve shkëmbore të qytezës së tyre.
Deti mjaft i trazuar e ka bërë të pamundur tentativat e para për rekuperimin e trupit, i cili është i seksit mashkull me lëkurë të bardhë. Ngjarja bëhet misterioze, pasi në të gjithë provincën e Leçes deri më tani nuk ka denoncim për persona të humbur gjatë ditëve të fundit.
Mediat lokale hedhin dyshimin e lidhjes mes trupit të pajetë në mes të detit e thasëve me marijuanë të mbërritura në bregdet. Mos ndoshta është një gomone apo një skaf i mbytur përgjatë rrugës së trafikimit të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë?
Kjo hipotezë e mundshme nuk është diçka e re në këtë territor. Kronika e viteve të shkuara kujton se në dhjetor të 2013 në Komunën Torre Veneri u gjet trupi i pajetë i një të riu shqiptar që rezultonte i humbur prej javësh. Ndërkohë mbi trupin e viktimës po heton policia lokale e rajonit të Puglias në bashkëpunim me Policinë Financiare.

Dy shqiptarë kapen në Itali me heroinë në vlerë 2 milionë euro

Policia italiane ka sekuestruar 60 kg heroinë dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë. Policia e Padovas ka arrestuar dy shtetas shqiptarë B.A, 33 vjeç e K.D, 32 vjeç me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë. Në banesën e tyre janë gjetur rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro. Dy shqiptarët e arrestuar janë prej vitesh rezidentë në qytetin e Padovës e banonin në një apartament në qendër të qytetit.
Heroina ishte e paketuar në pako të vogla. Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve ka nisur në korrik të 2017 pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge, që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin e 4 të tjerëve. Të gjithë ishin shtetas shqiptarë, vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga qyteti i Padovas. Në banesën e shqiptarëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës.