25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

PD dënon kërcënimin ndaj deputetit Salianji

Deklaratë e Partisë Demokratike

 

Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, që bënë sot në Komisionin e Sigurisë deputeti Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i larguar nga policia në vitin 2004 si i përfshirë në trafik droge dhe deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, i raportuar nga SHISH zyrtarisht gjatë vetë qeverisjes socialiste, si i lidhur me trafikun e drogës dhe qënieve njerëzore kur ishte në polici.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimeve në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Stërkaj.
Ju kërkojmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, të monitorojnë këtë rast, e të kuptojnë se krimi i përfaqësuar në Parlament, krimi si zgjedhje e ortakëri e Edi Ramës, nuk mund të jetë zgjidhje për luftën ndaj krimit dhe drogës. Krimi është në pushtet prej Edi Ramës dhe vetëm me largimin e tij, mund të ketë luftë të vërtetë ndaj krimit dhe çlirim nga mafia e bandat.

Skandal, Tahiri me dy zyra në Gardën e Republikës

Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes:
“Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë.”

Ambasadori amerikan përgënjeshtron Ramën për 80 agjentët e FBI: SHBA ka vetëm një agjent

Rama tha se do të vijnë 80 agjentë të FBI, por ambasadori amerikan ka përgënjështruar Ramën sot në fjalën e mbajtur në aktivitetin “Forca e ligjit”.  Ai tha se ambasada amerikane ka vetëm një agjent të FBI, duke hedhur poshtë kështu mashtrimin e Ramës për 80 të tillë që do të instalohen në Ministrinë e Brendshme.

Fjala e plotë e Lu

Ne kemi një shprehje “veprat flasin më shumë se fjalët”. Kolegët e mi të ICITAP, OPDAT që ndihmoi Prokurorinë dhe FBI amerikane janë këtu për të angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Programi ynë për ndihëm ndaj policisë është përgatitur për të pasur këshilltarët ndërkombëtarë që do të punojnë brenda kësaj task-force ndër institucionale. Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK dhe BKH-në. gjithashtu kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin trans kombëtar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje.

Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër “dreka falas nuk ekziston”. Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosim burimet dhe besueshmërinë tonë në luftën kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH.

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Së fundmi, ju keni një shprehje në gjuhën shqipe “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë që krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon që deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Ajo që dimë gjithashtu është që Shqipëria ka një problem në lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë iu lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Roshit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.

Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në gjuhën shqipe ju thoni “peshku I madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh.

Rama nën kërcënim nga Departamenti amerikan i Shtetit për Tahirin

Rama është i kërcënuar direkt nga Departamenti amerikan i Shtetit për Tahirin. Ai rrezikon të përfshihet në Listën e Zezë të SHBA. Shkarkimi i Tahirit nga qeveria ka ardhur pikërisht pas këtyre presioneve të qarta amerikane.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Kryemadhi thotë se nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që Ministri i Brendshëm të përfshihet në të gjithë skemën e një bande kriminale të strukturuar.

Dhe sipas saj, një nga arsyet pse Rama e shkarkoi z. Tahiri ka qenë raporti i Departamentit të Shtetit në të cilin ai u kërcënua, që nëse nuk hiqte z. Tahiri, emri i tij do të ishte i shkruar në raportin e Departamentit të Shtetit.

E pyetur për aksionin opozitar, Kryemadhi thotë se Rama po e zhvendos debatin nga institucionet legjitime dhe do të futet në një fushë tjetër që vërtet nuk ka parë asgjë akoma.

SHBA: Grupet e krimit të lidhura me politikën, do hamë kokat e “peshqve të mëdhenj”

Ambasadori Amerikan, Donald Lu deklaroi sot se, grupet e krimit kanë lidhje me politikën. Në fjalën e tij gjatë takimit të sotëm ku ishin të pranishëm edhe nministri Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së, Lu përmendi sërish emra. “Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutaj”, deklaroi Lu.

“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt. SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”, tha Donald Lu.

Pjesë nga fjala e Lu

“Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv të përfundojë me arrestimin e ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe të vazhdojë me SPAK.

Partnerët e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Dielli duket që në mëngjes, thoni ju shqiptarët.

Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka problem mes lidhjeve kriminale dhe politikanëve. Për këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Elvis Rroshit, etj.

Ky është një problem që ka pllakasor politikën. Ju keni mbështetje e SHBA. Ashkush smund të jetë mbi ligjin, politikanë, gjyqtarë apo biznesmenë të fuqishëm. Peshku i madh e ha të voglin, thoni ju, por ju lutem një herë të vetme tregoni se duhet të hamë peshkun e madh.

Denoncimi i Bashës: Si u shpërbly Drejtori që i dha patentën e anijes 100 tonëshe Tahirit

Të dhëna të reja për patentën e Tahirit janë bërë publike përmes një denoncimi në facebook të Kryetarit të PD, Basha
“Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges”, thotë Basha duke zbuluar denoncimin e një qytetari, i cili tregon detaje për shpërblimin që ka marrë njeriu që e bëri me patent për anijen 100 tonëshe Tahirin. Ai thotë se kjo patent është dhënë në mënyrë të paligjshme.
“Unë që po të shkruaj jam nëpunës i zyrës së patentave detare në Drejtorinë e Pergjithshme Detare në Durrës.
Më duhet të të informoj për procedurën e dhënies së patentës 100 tonëshe të Sajmir Tahirit .
Shefi i zyrës që e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bënte si patentë dhe e ka mbajtur mbi tavolinë të paktën 1 javë.
Dokumentat për bërjen e patentës i ka sjell Paulin Ndreu me detyrë Kapiten i Përgjithshëm dhe nga sot e kanë emëruar Drejtor të Pergjithshëm të Drejtorise Detare, megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.
Pra Paulin Nreu ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme të kësaj patente.
Kjo patentë është në shkelje me ligjin e detarisë. Pra nuk merret patentë kamioni pa marë patentë makine.
Dhe perveç këtyre shkeljeve flagrante, Ndreu emërohet drejtor pranë Drejtorisë Detare si vëllai i deputetit Pjerin Ndreu.”

 

Dako në listën e Zezë të SHBA

Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, duke folur, gjate prezantimit te "Kampionatit Europian te Peshengritjes per te Rinj", i cili do te zhvillohet nga 14-21 shtator, ne qytetin e Durresit.

Një prej personave pushtetarë më të afërt të tij, Kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako, i është anuluar viza amerikane. Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në Ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze

“Meqenëse të dhënat për vizën, sipas ligjit të SHBA-së, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale”. Në këtë mënyrë, burimet pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, nuk e kanë mohuar informacionin që ka qarkulluar në media

“Meqenëse të dhënat për vizën, sipas ligjit të SHBA-së, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale”. Në këtë mënyrë, burimet pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, nuk e kanë mohuar informacionin që ka qarkulluar në media.
Edi Ramës i vjen një tjetër mesazh i fortë nga SHBA. Një prej personave pushtetarë më të afërt të tij, Kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako, i është anuluar viza amerikane. Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në Ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze. Ende nuk dihen motivet e anulimit të vizës për Dakon dhe familjarët e tij nga Ambasada amerikane në Tiranë. Emri i Vangjush Dakos është përmendur në një investigim të BIRN se, ai ka ndikuar për lirimin e shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës. Deri më tani janë raportuar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk u jepet viza për në SHBA dhe është hera e para që i anulohet viza një zyrtari të rëndësishëm lokal. Gjithsesi lajmi pritet të konfirmohet zyrtarisht, pasi informacioni u referohet burimeve diplomatike.

Reagimi i Ambasadës
Ambasada amerikane ka reagur për herë të parë pas publikimit në mediat të informacionit se kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij i është mohuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Të kontaktuar nga Fax News, burime pranë Ambasadës amerikane u shprehën si më poshtë: “Meqenëse të dhënat për vizën, sipas ligjit të SHBA-së, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale. Në këtë mënyrë, burimet pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, nuk e kanë mohuar informacionin që ka qarkulluar në media. Përgjigja e Ambasadës amerikane për Fax News, është e njëjtë me atë që u përdor edhe në 29 janar, kur një seri prokurorësh dhe gjykatësish iu refuzua viza. Portal Lapsi.al raportoi një ditë më parë se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në Ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze. Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS, të cilin nuk e përmendi me emër. Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportiar se kreu i një qyteti të madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar. Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i BIRN që nxori se firma e nr 1 të Bashkisë Durrës ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës. Kjo është një masë që selia e rrugës së “Elbasanit” e ka marrë shpesh kohët e fundit për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin.

Lidhjet e Dakos me një nga bandat më të rrezikshme kriminale
I cilësuar si Sheiku i Durrësit për shkak të megakorrupsionit me tenderat e bashkisë e me një pasuri që kap miliona euro, Vangjush Dako ka një tjetër anë të errët në përdorimin e pushtetit. Lidhjet e tij me krimin. Opinioni publik u shokua kur Lulzim Berisha, një nga kriminelët më famëkeq për drejtësinë shqiptare u lirua me ndihmën e posaçme të Vangjush Dakos dhe presioneve të ushtruara prej tij. Lirimi me kusht i ish-kreut të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit” është përcjellë me akuza për korrupsion në radhët e gjyqësorit në Shqipëri, si nga faktorët vendas ashtu edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë. Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që liria e parakohshme e Lulzim Berishës, nuk ka ardhur vetëm si pasojë e vendimeve të debatueshme të gjykatave, por edhe nga një ofertë për punë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

 

Refuzimi i vizës amerikane për Ruçin

Ruçit i është refuzuar në vitin 2005 viza për të shkuar privatisht në SHBA dhe kjo i është bërë me dije nga autoritetet konsullore amerikane. Në bazën e të dhëna nga vetë SHBA, Ruçi rezulton i implikuar në çështje të trafikimit të drogës dhe kjo është një e dhënë që as Ruçi dhe as Rama nuk kanë mundur të fshijnë nga baza e të dhënave. Largimi i ambasadorit amerikan në seancën e parë të Kuvendit ku Ruçi mbajti fjalimin e tij të parë si kryeparlamentar është rikonfirmim i qartë. Burime të besueshme thonë se, Ruçi ka tentuar edhe njëherë tjetër për të marrë vizë private, por përgjigja ka qenë negative.

 

240 milionë euro, mali me borxhe që ARMO i ka shtetit

Që pas privatizimit, rafineria e përpunimit të thellë të naftës, ARMO, është shndërruar në një burim evazioni, për shkak se kompanitë, që e kanë administruar, nuk kanë paguar në mënyrë periodike detyrimet në shtet. Për rrjedhojë, ARMO dhe kompanitë që e kanë administruar atë kanë krijuar në vite rreth 33 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro) detyrime tatimore, të cilat me procesin e fshirjes zbritën në 13.2 miliardë lekë në fund të shtatorit 2017, sipas tabelave të publikuara nga tatimet për kompanitë që kanë borxhin më të madh tatimor në vend.
Vetëm në 2017-ën, kompanitë e lidhura me ARMO-n krijuan 27 milionë euro detyrime të reja (11% e totalit). Sipas një raporti të tatimeve në lidhje me borxhin tatimor shihet se, ARMO kishte 21 miliardë lekë detyrime të mbartura deri në fund të vitit 2016. Një pjesë e detyrimit është krijuar në momentin, kur ajo administrohej nga Taçi Oil, e cila është në proces falimenti dhe me pak mundësi për të rikuperuar detyrimin. Por me falimentin e Taçi Oil dhe shitjen e ARMO-s tek azerët e Heaney Assets Corporation në gusht 2013, edhe kompanitë që e morën në përdorim vijuan me kulturën e mospagimit të taksave. Detyrime të larta krijuan edhe nënkontraktorët. Borxhin më të lartë e krijoi kompania Deveron që, sipas tatimeve deri në fund të vitit 2016 kishte akumuluar mbi 7 miliardë lekë detyrime në tatime. Deveron Oil është krijuar në fund të vitit 2013, sipas ekstraktit në QKR, por që u rrit me shpejtësi në 2014-ën e 2015-ën. Qarkullimi i saj vjetor ishte 10.7 miliardë lekë në 2014-ën dhe 11 miliardë lekë në 2015-ën, sipas tatimeve, duke u katapultuar me shpejtësi në 20 kompanitë më të mëdha në vend. Deveron Oil është 100% në pronësi të Deveron Advisor Corp dhe aksionet e saj janë aktualisht të bllokuara nga urdhra të shumë përmbaruesve për llogari të doganës, tatimeve e të tretëve.
Detyrimet e ARMO u ulën në mënyrë drastike me procesin e fshirjes së detyrimeve që nisi në vjeshtë të vitit të kaluar, nga 21.2 mld lekë në 9.5 mld lekë, ndërsa Devenon nuk figuron më në listën e debitorëve në vitin 2017, sipas tabelave të publikuara nga tatimet.

Vetëm në vitin 2017 u shtuan 27 milionë euro detyrime të reja

Teksa nga “aministia”, detyrimet e ARMO-s janë ulur më shumë se 55% shihet se, kompania që aktualisht administron ARMO-n, IRTC, vetëm në një vit ka akumuluar detyrime ndaj tatimeve në vlerën e 3.7 miliardë lekëve ose 27 milionë euro.
Në shtator të 2016, Jonian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar off-shore në ishujt britanikë Virgin. Transaksioni mbeti i paqartë, teksa zyrtarisht 80% të ARMO-s i kanë ende azerët e Heaney Assets Corp., që blenë 80% të aksioneve nga Taçi Oil (Anika Enterprises SA) në gusht 2013. Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të shtatorit 2017, nafta e prodhuar nga ARMO zuri 30 për qind të tregut, teksa eksporton edhe nga Kosovë.
Nafta vendase, sipas të dhënave të publikuara për 5-mujorin nga Ministria e Financave rezulton të kishte paguar vetëm akcizën dhe jo TVSH-në. Sipas të dhënave të 5-mujorit, të përpunuara në gusht nga “Monitor”, bazuar në informacionin zyrtar të financave, rezultonte se nga prodhimi vendas i naftës prej 69 mijë tonë ishte paguar vetëm rreth 40 lekë për litër (pra vetëm akciza, që është fikse 37 lekë për litër, por pagesa varion në bazë të densitetit të deklaruar të naftës), ndërkohë që taksimi minimal për një litër naftë është minimumi 80 lekë për litër (përfshirë TVSH-në që është 20%, taksë qarkullimi fiske prej 27 lekë për litër dhe taksë karburanti prej 3 lekë për litër). Për një prodhim prej rreth 66 mijë ton më shumë, me një çmim minimal prej 140-150 lekë për litër, TVSH e arkëtuar shtesë për 5-mujorin nga nafta vendase duhet të ishte të paktën 2-2.2 miliardë lekë.