25.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Çfarë fshihet pas mashtrimit të Ramës me 80 “agjentët e FBI”?

Kush janë 80 agjentët e “FBI”-së që vijnë në Shqipëri? Evidencat flasin që qeveria e SHBA-së nuk kanë alokuar dhe nuk kanë kontraktuar asnjë kompani amerikane për këtë qëllim. Deri më tani edhe pse OPDAT, USAID, ICITAP apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane kontraktojnë kompani të specializuar për shërbimet që kryejnë për interesa të politikës së SHBA-së, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur…

Nëse kjo kompani dhe këta agjentë janë kontraktuar, lind natyrshëm pyetja kush i financon, taksapaguesit amerikanë apo ata shqiptarë? Kosto e përafërt e një agjenti shkon në minimalisht 200,000 USD në vit, në një kohë që për këtë kosto nuk ka asnjë angazhim kontraktual nga qeveria e SHBA-së. Por sikur kjo shumë të shumëfishohet me 80 që është numri i përfolur i agjentëve, shkon në rreth 16 milionë USD…

E plotë në versionin print të gazetës

Kurum rrëzon alibinë e Sotës: Nuk e kemi klient

Alibia e Orest Sotës se 863 mijë eurot ishin të destinuara për blerjen e hekurit tek Kompania Kurum kanë rënë. Kompania e pyetur nga prokurorët ka sqaruar se Sota nuk bën pjesë tek lista e klientëve të kësaj kompanie dhe se ajo në asnjë rast nuk operon me shumë para në dorë, por vetëm përmes transfertave bankare.
Sota kishte deklaruar se paratë ishin për blerjen e hekurit tek kjo kompani, ndaj dhe kishte marrë drejtimin drejt vendit ku ndodhet fabrika. Kjo rezulton një mashtrim, i cili nxjerr zbuluar Sotën. Po përse duhet të gënjejë Sota? Kjo është pyetja që ka një përgjigje tjetër. Ai po kërkon të fshehë të vërtetën. Kjo nuk është gënjeshtra e parë e Sotës për prokurorët. Ai ka gënjyer edhe kur është pyetur për Tahirin duke deklaruar se nuk e njeh atë. Në të vërtetë dokumentat e bëra publike nga Basha kanë treguar se Sota ka udhëtuar tre herë së bashku me ish-ministrin e Brendshëm jashtë vendit.

Hetimet i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Hetimet e mëtejshme të dosjes Sota dhe dy patentave të Tahirit kanë kaluar nga Prokuroria e Elbasanit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Do të jetë kjo Prokurori, e cila do të zbardhë të vërtetën e 863 mijë eurove si dhe të dy patentave të Tahirit. Po kjo Prokurori vazhdon të hetojë edhe dosjen e Antimafias italiane për Habilajt dhe Tahirin.

Udhëtimet e Sotës me Tahirin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Orest Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës. Tahiri ka udhëtuar dy herë jashtë shtetit me Sotën, një herë në Itali dhe një herë tjetër në Malin e Zi, ndërsa një herë tjetër Tahiri i ka dhënë Sotës makinën e tij për të udhëtuar jashtë shtetit. Denoncimi është bërë ngë kryetari i PD, Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se, sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. “Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen çdo minutë të fshehin provat.
Burime të sigurta informojnë se:
1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 gusht 2016 me të njëjtën linjë.
2. Në 1 shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.
3. Në 6 shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria, duke përdorur makinën e Tahirit.
Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar”, deklaroi Basha.
Sota u arrestua nga Policia e Elbasanit, ku gjatë një kontrolli iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe 2 leje drejtimi për mjete lundruese në emër të Saimir Tahirit. Policia mbajti të fshehtë lajmin dhe u detyrua ta publikojë pas denoncimit të kryetarit të PD, Basha. Në deklaratën e saj, Policia nuk e thotë shumën e eurove të bllokuara dhe gjetjen në makinën e Sotës të dy patentave të drejtimit të mjeteve lundruese të Tahirit.

Oresti kishte lidhje edhe me Ramën dhe Olsin

Orest Sota kishte lidhje jo vetëm me Tahirin, por edhe kryeministrin Rama dhe vëllain e tij Olsin. Një qytetar ka informuar ish-Kryeministrin Berisha se, Tahiri në kohën kur ishte ministër i Brendshëm e përcillte Orestin në Rinas drejt Gjermanisë. “Ja lidhjet e Orestit me Olsi, Edi Ramën dhe si e përcillte Sajmir Trafiku, Orestin në Rinas! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje Doktor. Desha të informoj për disa fakte mbi lidhjet e Orestit me Ramën dhe Tahirin. Thuhet se burri i motrës së Orestit që u ndalua është tek ai grupi i kokainës, ku bën pjesë Olsi. Sidoqoftë duhet riverifikuar. Atë vit, Oresti shtroi të jëmën në spital në Gjermani me talasemi, ku ishte shtruar dhe babai i Tahirit dhe u bënë shumë miq. Që atëhere, ai hynte e dilte nga VIP i Rinas me valixhe që njoftohej nga Tahiri ose i jati. Në VIP, këtë e dinë të gjithë si familjar i Tahirit dhe është regjistruar.

Ja kush e pajisi me leje lundrimi Tahirin

Ish-Kryeministri Berisha në një postim të tij të fundit në profilin e tij në Facebook ka treguar nëpërmjet një mesazhi të ardhur nga qytetari dixhital, se si është pajisur Saimir Tahiri me patentë lundrimi. “Ja si u pajis me dy patenta lundërtari i madh Saimir Trafiku! Dokeri dixhital denoncon”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor. Lefter Sota është partner biznesi me Ibrahim Domin. Ibrahim Domi ka të vetin Hamdi Domin. Hamdi Domi është ai që ka firmosur patentat dhe që është përgjegjësi i sektorit të mjeteve lundruese dhe detare (gjithashtu dhe pjesë e QNOD). Për firmosjen e patentave të Saimir Tahirit në kundërshtim me çdo ligj është paguar mirë edhe Paulin Ndreu.
Nga ana tjetër, Ibrahim Domi është edhe partner me Fatmir Volotin, që besoj se e di që është prestanome i Gjushit. Voloti është një nga dy-tre të vetmit që ndërton sot në Durrës. Ka ndërtuar te Lulishte “1 Maji” ku u zhdukën ato rrënojat antike”, shkruan qytetari.

Prokuroria, nën hetim të gjitha pasuritë e Orest Sotës

E gjithë pasuria e Orest Sotës pritet të kalojë nën sitën e Prokurorisë. Biznesmeni 25-vjeçar do të duhet të justifikojë para drejtësisë burimin e 863 mijë eurove që iu gjetën në makinë, së bashku me dy patenta për lundrim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka deklaruar se, paratë i kishte për të paguar një paradhënie në kompaninë Kurum për të blerë hekur për një firmë ndërtimi të babait të tij, por ky version është rrëzuar nga Kurum.
Prokuroria dyshon se kjo shumë mund të ketë ardhur nga aktivitete të paligjshme ose nuk është deklaruar për t’iu fshehur tatimeve. Nisur nga këto dyshime, dosja mund të kalojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Elbasanit po shqyrtojnë të dhënat hetimore dhe do të vendosin për të nisur hetimin për pasuritë e Sotës dhe të afërmve të tij.
Në sitën e hetuesve mund të kalojë kompania “Eko Konstruksion” e Sotës apo firma e ndërtimit e babait të tij. I ati i Sotës mësohet se është shprehur se paratë ishin kursime të tij ndër vite dhe ishin të destinuara për blerjen e hekurit te kompania Kurum.
Burime nga grupi hetimor thonë se, pritet që të merren deklarime në formë proceduriale nga drejtuesit dhe menaxherët e kompanisë turke në Elbasan. Ata pritet të japin deklarime, nëse kishin porosi për hekur nga biznesmeni Sota dhe nëse kishin ndonjë pagesë për të marrë me paratë që mbante me vete 25-vjeçari.
Edhe pse dosja mund të kalojë te Krimet e Rënda, burime nga grupi hetimor sqarojnë se deri tani nuk ka ndonjë të dhënë për ta bashkuar dosjen e biznesmenit me hetimin e nisur për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

 

Drejtori i doganës së Rinasit, në rrjetin e kontrabandës së orave të shtrenjta

Një doganier i shkruan ish-Kryeministrit Berisha se, drejtopri i Doganës së Rinasit është përfshirë në rrjetin e kontrabandës së orave të shtrenjta dhe ilaçeve. “Doganieri dixhital denoncon: Rrjetin e kontrabandës në doganën e Rinasit, në të cilin implikohen:
– Drejtori i Doganës
– Drejtori i hetimit doganor
– Punonjësit e skanerit.
– Tregtarët, etj., etj…
Lexoni mesazhin e doganierit dixhital!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje Doktor. Unë jam një doganier që punoj në doganën e Rinasit. Vetëm te ju kena besim të plotë se çfarë asht t’u ndodh në doganat shqiptare. Kohët e fundit në doganën e Rinasit janë t’u kalue mallra me vlera marramendëse si celularë, ora, çanta edhe ilaçe farmaceutike. Po ju baj me dije se drejtori i doganës se Rinasit, Vlad Ladi ka vendosur nja dy përgjegjësa turni edhe një Moza Moza që asht te skaneri që sa herë vijnë tregtarë me probleme, kjo Moza ban sikur i shef në skaner.
Këta tregtarët mesa kam mësuar janë në konflikt me njani tjatrin, sepse janë t’u shitur të njëjtët artikuj. Ju lutem hapni kamerat në Rinas në datën 15 shtator tregtari Ervin Lloshi që asht t’u shit te tregu i Medresesë brenda këpucë e atlete me emna falco. Ky Ervin Lloshi ka filluar me shit ora firmato të shtrenjta e shumë artikuj të tjerë. Në datën 15 shtator ka kenë ditë e diel, ky Ervin Lloshi ka kalue 10 çanta me ora e celular të markave të ndryshme. M’u s’më lanë me i pa çfarë kishin çantat mrena.
Por ajo që isha t’u pa që doganierja Moza si kaloi në skaner me i pa çantat. Por aty i mori përgjegjësi jonë bashkë me tregtarin Ervin Lloshi. Këtij tipi drejtori i merr përsipër me i kalue edhe dollarët mbi 100.000 $ në xhep në të zezë mos me e kontrollue policia. Por nuk asht vetëm ky që kalon në doganën e Rinasit sikur e ka pronën e vet, por asht edhe rivali i tij Artur Dano që edhe ky asht t’u shit në treg të Medreses: ora, çanta, portofola, rripa me emna falco. Ky Artur Dano asht nga Fieri edhe i ka lidhjet me drejtorin e Hetimit doganor Ervin Brahja që e ka edhe gruan drejtoreshë të vipave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Ky bashkë me Andokliun edhe burrin e drejtoreshës Blendisin e kanë në dorë tanë gjanat që janë t’u kalu në Rinas. Të dy këta tregtarë përveç se janë t’u i sjell me çanta vet janë t’u sjell edhe Kargo me Turkishin nga Kina në Tirane ora, celularë, çanta etj. Para disa ditësh ky Ervin Lloshi ishte t’u pi kafe me drejtorin e doganës tonë në Rinas.
Me sa më tregoi një kolegu im se ky Ervin Lloshi na kishte sjellë me kargo Atlete firmato dhe ora. Por ashtu t’u i zhdoganue për ambalazh paketimi. Jo vetëm këtë, por kolegut tim i ka tregue që ka shefin e seksionit të krimit ekonomik të Tiranës, Marselin plus edhe një drejtor të madh Xhovalin Loci. Ju bëj thirrje vetëm me hap letrat e kargos edhe kamerat me pa se çfarë kanë bërë këta vetëm muajin tetor në doganën e Rinasit jeni me u habit. Me dhjetëra miliona e mos më shumë skanë paguar këta tregtarët si puna e Ervin Lloshiedhe Artur Dano se harrova edhe SHPRESA AL që ashtu t’u kalue telefonat IPHONE e SAMSUNG. Doktor të uroj të kesh jetë e shëndet. Tanë të mirat”, shkruan doganieri.

 

Policia drejt protestave për mospagesën jashtë orarit

Punonjësit e policisë kërcënojnë me protesta për mospagesën jashtë orarit të punës. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazheve të marra nga punonjësit e policisë.
“Policia drejt protestave! Familjari dixhital denoncon: Keqtrajtimin e policëve të thjeshtë nga qeveria e Noriegës. Mospagesën e tyre për orët dhe ditët e shumta që bëjnë jashtë orarit të punës dhe në shkelje të hapur të Kodit të Punës. Mbrojtjen dhe bashkëpunimin me trafikantët të eprorëve të tyre.
I bëj thirrje policëve të ndershëm, të organizohen me guxim në sindikata të tyre të vërteta për të mbrojtur me të gjitha format demokratike të protestave të drejtat e tyre që nëpërkëmben nga narko-drejtorët dhe narko-ministrat e tyre!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje Dr.Berisha! Dëshiroj të shpreh shqetësimin e një familjarit tim, i cili punon në Policinë e Shtetit. Konkretisht në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Prej 1 muaj tashmë, punonjësit e policisë punojnë me orare të tejzgjatura, shërbim 12 orësh edhe më shumë…
Shërbim ky i cili bie në kundërshtim me Kodin e Punës për arsye se punonjësit e policisë nuk paguhen për oraret shtesë… Kjo është gatishmëri sa për të bërë zhurmë, a thua se patrulla e policisë në shërbim të stërmunduar do kapi kriminelët e drogës që janë pjesë e tyre..punonjës policie që në dorë kanë vetëm një gjobë fukarai, sepse shkelësit e vërtetë nuk guxohet t’i prekësh në atë qytet, sepse mbrohen pa limit nga eprorët e policisë.
Veç kësaj prej vitesh punonjësit thirren dhe gjatë kohës që janë pushim për të shërbyer në stadiume për mbarëvajtjen e ndeshjeve futbollistike dhe për këtë shërbim shtesë sërisht nuk paguhen. Për çdo kalesë të kryeministrit apo personave të tjerë zyrtarë, thirren edhe pasi kanë punuar gjithë natës për të siguruar “rrugë të lira” për kalesa. Citoj edhe njëherë se në atë drejtori, ndryshe ndoshta nga shumë drejtori të tjera, asnjëherë nuk paguhen oraret shtesë të punonjësve të policisë, por edhe në 5 ditë punë që duhet të punojnë në javë, punojnë 6 ditë përherë. Zëri i tyre është i pamundur t’ja dalë për të fituar të drejtat. Lutemi që ju ta ngreni zërin për ta! Respekte! Lutem anonim!”.

Skandali Tahiri-Kodheli, dëshmia për anijet e drogës

Muajin e parë që Mimi Kodheli është emëruar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, është tentuar të kalojë një anije e pakontrolluar, por është ndaluar nga QNOD në ikje. Pas kësaj është kërcënuar personalisht nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njëri nga drejtorët e policisë detare përpara se të vinte shkarkimi i tij. Skandali është denoncuar nga dy oficerë, të cilët i janë drejtuar me mesazhe ish-Kryeministrit Berisha. Oficerët deklarojnë se, pas janarit 2014 ku drejtori i QNOD dorëzoi detyrën për Maksim Malajn, radarët janë fikur disa herë, por media ka publikuar vetëm një rast, që ishte vera e këtij viti.
“Ushtarakët dixhital denoncojnë Ndrikull Kodhelin dhe Gjeneral Trafikun për mbështetje të fuqishme për narkotrafiqet! I bëj thirrje Prokurorisë së shtetit të hetojë me guxim për krimin e tyre të shëmtuar, pjesëmarrjen në narkotrafiqe!”, shkruan Berisha.
“Zoti Berisha, po ju kontaktoj me adrese anonime për arsye sigurie, por dua të ndaj me ju një shqetësim dhe ju lutem publikojeni. Shqetësimi është ky:
Sot u hodh baltë mbi një institucion që u mor nga normaliteti në vitin 2013 dhe u kthye në portën e trafikimit të drogës në vitet 2013-2017, siç është QNOD (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare). Mimi Kodheli mashtroi hapur kur tha që radarët nuk punonin, pasi që ditën që drejtori në ikje, z.Shefqet Bruka ka dorëzuar detyrën, radarët kanë qenë në gjendje optimale dhe nuk janë fikur asnjëherë. Eshtë tentuar një herë, por me ndërhyrjen e autoriteteve tuaja gjithçka ka përfunduar pa pasoja. Menjëherë, pasi Mimi Kodheli ka ardhur në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, në muajin e parë të emërimit dikush ka tentuar fillimisht të kalojë një anije të pakontrolluar, por është ndaluar nga QNOD në ikje. Pas kësaj është kërcënuar personalisht nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njeri nga drejtorët e policisë detare përpara se të vinte shkarkimi i tij. Pas janarit 2014 ku drejtori i QNOD dorëzoi detyrën për Maksim Malajn, radarët janë fikur disa herë, por media ka publikuar vetëm një rast, që ishte vera e këtij viti.
Deklarimi i ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli para mediave, më datën 19 shkurt 2014, gjatë vizitës në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) në Plepa, Durrës, me rastin e ngritjes së kapaciteteve të vëzhgimit të hapësirës detare, (e cila shoqërohej edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo, dhe Seks-eristi Kraja), për “vendosjen në funksion të plotë pune të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare – SIVHD-së” nuk ishte i vërtetë, sepse deri në atë datë ishin vendosur në gatishmëri pune vetëm 3 nga 7 radarë të sistemit. Ky deklarim ishte një mashtrim spektakolar dhe shumë i guximshëm, veçanërisht përpara përfaqësuesve ndërkombëtarë që monitorojnë këtë qendër, mashtrim, i cili ka vazhduar edhe në sallën e Parlamentit shqiptar (ministrja Kodheli ka deklaruar që janë vendosur në muajin janar 2014). Kushtet dhe faktorët që detyruan ministren të pranojë këtë lloj deklarimi jo të vërtetë kanë qenë tepër dominues, imponuese, detyrues ndaj/nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. Firma (sepse kish marrë 20% si “dhuratë për Krishtlindjet) duhet ta kishte realizuar kontratën për vendosjen në gatishmëri pune të sistemit deri në 15 shkurt 2014, kontratë e cila u zgjat edhe me 45 ditë të tjera edhe me një shtesë kontrate 20% tjetër, (sepse Mrika u embëlsu shumë nga hera e parë).
Njëkohësisht ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli mashtroi gjithashtu me deklarimet si për: kohën e mosfunksionimit të sistemit (sipas deklarimit të saj: “jo funksional prej mëse 3 vjetësh”- pra prej vitit 2011), sikurse “mashtron çdo herë për radarët), sikurse edhe për kostot financiare për riparimin e sistemit (referuar deklarimit të saj: gjysmën e fondit të parashikuar nga qeveria e mëparshme).
Sistemi i radarëve ka patur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012, deri në muajin maj të vitit 2013 ka patur në gjendje pune pjesërisht katër radarë dhe prej shtatorit 2013 vetëm dy radarë në gjendje pune, por kur sistemi nuk ka qenë jashtë funksionit, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi në hapësirën detare shqiptare. Radarët janë vendosur vetëm 80% në punë në fund të muajit mars 2014 – sipas dokumentave-datave të pasqyruara në Raportin teknik të muajit të radhës (Ah po tani vetëm sa rrotullohen, ca nga era ca nga rotori). Kjo Mrikë, me procedurën e re të “Mirëmbajtjes të sistemit 3-vjeçar” në vitin 2015, i transferoj “depot e pajisjeve të sistemit” tek firma private, nuk siguroj asnjë “pjesë rezervë”, pavarësisht se edhe sot e kësaj dite “depot e repartit janë plot dhe do të flaken, sepse Mrika e ndryshoi sistemin, Frekuencat ja ka vazhduar tja dhurojë përsëri po të njëjtës firmë, edhe bisedat e raportimet e personelit ushtarak, tani përgjohen dhe monitorohen nga firma.
Së fundmi instaloi dhe kamera tek konteinerët që të koordinojë saktë “fikjen-bllokimin e radarëve. Kjo ka ndodhur vetëm tek ne, Mrika ka harruar se jemi në NATO, kishte hallin e “Buxhetit familjar”, të “ekskursioneve të paguara me koncera, por vetëm se nisej nga Italia, që të mos e zbulonin, pa thënë të tjerat – se i ka “buzët” akoma me “jargë kastraveci”. Mrikë, përgatitu për Byronë Kombëtare të Hetimit, nuk të shpëton dot as Rama, as Arjani, as edhe “Radari i ri” i Zonjës së Re!. Kjo po e fillon nga Ajri. Në ato dokumenta dalin edhe fakte tronditëse se QVD ka raportuar për fluturimet e avionëve dhe helikopterëve, që fluturonin në distanca – lartësi të ulëta, por Mrika dhe Shefi-Sekseri i Drogës Gjenerali “Konjaku”, nuk i raportonin dhe analizonin të dhënat. Mrika ka qenë “vdekja” e moralit, shkollimit, arsimimit, suportit dhe drejtësisë për FA, e vetmja ministre, që kur u largua vetëm “qentë” e MM e përcollën. Ministrja më e dështuar në MM, shkatërroi të gjithë inteligjencën dhe profesionalizmin ushtarak, largoi të gjithë Profesorët, numrin më të lartë të të larguarve nga ushtria, mbylli kurset e Doktoraturave, shkatërrove reparte të tëra (ja dhuroi SK Partizanit), fale prona pa hesap, asnjë rritje financiare apo trajtim për ushtarakët, asnjë premtim të shprehur nuk mbajte, shpërbleve të gjithë mediokrët, injorantët, dallaverexhinjtë, spiunët, regjistruesit e chateve, vodhe me tenderat e mbyllur – çdo tender shkoi tek FastTech dhe IDEA TEL, aplikove stilin e gradimeve dhe shpërndarjes së yjeve me lekë”, shkruan oficeri.
“Përshëndetje Doktor Berisha, shumë falenderim dhe mirënjohje për mbështetjen në këtë “kauzë” shtetërore të luftës kundër kanabizimit, mega korrupsionit dhe shumë aferave të tjera skandaloze të ish-ministres Kodheli. Ndrikulla doli dje në TV për t’u prononcuar, pasi mori konfirmimin e “Kunati” Gent Ibrahimi, renditet i pari në listën e pikëve për në KLGJ, dhe doli përsëri dhe “Mashtroi”, por në mënyrën më të skrupullt dhe duke buzëqeshur. Do të të dërgoj faktet e mashtrimeve të saj unikale, por do të duhet që Prokuroria të veprojë. Vetëm dje, ajo ka “kundërshtuar” disa herë pohimet e mëparshme të saj. Do të të dërgoj një material tjetër. Shumë mirënjohje dhe respekte për mbështjetjen”, shkruan një oficer tjetër.

Afera me naftën, Interpoli arreston Xhillarin në Zvicër

Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim prej vitit 2015 pasi kishte kontrabanduar 4.4 milionë litra naftë bruto për të shmangur akcizën, është arrestuar nga Interpoli në Zvicër. Burime nga Prokuroria e Fierit bënë të ditur se, Xhillari ishte ndaluar javën e kaluar në Zvicër, ndërkohë që pala shqiptare pret që ai të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë. Të njëjtat burime thanë se, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar menjëherë letër-porosinë e shoqëruar me urdhër-ndalimin dhe dosjen hetimore në ngarkim të Xhillarit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.
Administratori i kompanisë “Tea Construksion & Petrol sh.a”, Adrian Xhillari akuzohet për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe ndaj tij vazhdon të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit “arrest në burg” e dhënë në mungesë.
Sipas organit të akuzës, kompania e Adrian Xhillarit, “Tea Construction & Petrol”, ka kontrabanduar 4.4 milionë litra naftë bruto për të shmangur akcizën, duke e shitur naftën në tregun vendas, kryesisht në Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër dhe Tropojë. Sipas Prokurorisë, gjithçka ka nisur në maj të vitit 2010, ku “Tea Construction & Petrol”, ka blerë nga Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh sasinë prej 5.6 milionë litra “naftë virxhin”, e cila ishte e depozituar në një depozitë në Ballsh dhe në 4 depozita në Kodër Mëzez, Tiranë.
Pas 3 vitesh, në janar të 2014, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka kryer një kontroll tatimor në subjektin “Tea Construction & Petrol”, ku ka rezultuar se në depozitat në Kodër Mëzez gjendej në total sasia prej 4.4 milionë litra lëndë djegëse, e cila është cilësuar si naftë “virxhin”, pasi nuk plotësonte standardet. Rreth 7 muaj më vonë, në janar të 2014, pas kontrollit të bërë nga tatimet dhe doganat, administratori i “Tea Construction & Petrol”, Adrian Xhillari, ka kërkuar nga Drejtoria e Doganave heqjen e plumçeve nga magazinat e naftës në Kodër-Mëzez, në mënyrë që të bënte lëvizjen e naftës drejt rafinerisë së Ballshit.
Sipas dokumenteve, nga data 15-21 gusht 2015, “Tea Construction & Petrol” ka kryer lëvizjen e naftës virxhin, nën pezullim akcize, nga depozitat në Kodër-Mëzez, për në Rafinerinë e Ballshit, në një sasi prej 4.4 milionë litrash, e cila është depozituar në depozitën G-43. Por në datë 2 qershor 2015, grupi i “Crown Agents” dhe Dega e Doganës Fier, kanë zbuluar gjatë kontrollit në depozitën G-43 se depozitat ishin bosh. Referuar sasisë së naftës, vlera e akcizës së papaguar është 242.755.600 lekë.

Kontrabanda 4.4 milionë, si u hodh në treg nafta virxhin

Pas arrestimit të shtatë zyrtarëve të Drejtorisë së Doganave, javën e parë të muajit dhjetor 2015 të akuzuar për “zhdukjen” e 4.4 milionë litrave naftë “Virxhin”, Prokuroria zbardhi skemën si ka ndodhur krimi i rëndë. Sipas Prokurorisë, vepra është kryer nga “Tea Construction & Petrol”.
Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se kompania e Xhillarit ka blerë nga rafineria e Fierit naftë “Virxhin” për eksport të cilën fillimisht e ka depozituar në depozitat e marra me qira në Mëzez të Tiranës. Më pas, gjatë periudhës 15 deri 21 gusht të 2014 me leje të zëvendësdrejtoreshës Njebza ka përpiluar raportet e dërgimit të sasisë prej 4.4 milionë litër naftë “Virxhin” drejt rafinerisë së Ballshit. Po më 21 gusht doganieri tashmë i arrestuar, ka përpiluar një procesverbal fiktiv, duke shënuar se ka dyllosur depozitat me naftë “Virxhin” të një sasie prej 4.4 milionë litër.
Ndërkohë, në qershor të 2015 është ushtruar kontroll në këto depozita nga inspektorët doganorë, ku ka rezultuar se të gjitha depozitat ku mendohet se mbaheshin 4.4 milionë litër naftë “Virxhin” janë bosh. Kjo ka bërë që Prokuroria të dyshojë se ata janë shpërndarë dhe shitur nëpër pika karburanti në gjithë Shqipërinë nga kompania e Xhillarit. Duke iu shmangur kështu detyrimeve tatimore me vlerë rreth 250 milionë lekë të reja.

Si tentoi qeveria të fshehë skandalin e naftës virxhin

Ishte presioni i opozitës që bëri të dështonte skenari i qeverisë për mbulimin e vjedhjes së akcizës nëpërmjet tregtimit të paligjshëm të naftës virxhin. Për të fshehur skandalin e vjedhjes së miliona eurove nga nafta virxhin, në qershor të vitit 2014, Lula Njebza nga kryetare dogane në Lezhë u emërua kryetare dogane në Fier. Ajo qëndroi në këtë detyrë deri dy javë para se të arrestohej më nëntor të vitit 2015. Emërimi i saj në krye të doganës së Fierit u bë për të mbuluar gjurmët e skandalit me Xhillarin. Ajo ka qenë nëndrejtoreshë e doganave, si dhe drejtoreshë akcize.
Çelësi i hetimit ishte në doganën e Fierit, pasi të gjitha shkresat për evadimin e kësaj sasie si dhe kontrollin e depozitave e kishte dogana e Fierit. Në këtë doganë mblidhen rreth 50% të të ardhurave të akcizës së naftës në raport me planin e përgjithshëm. Pra, ky emërim ishte mjaft i rëndësishëm dhe nuk mund të kalonte pa pëlqimin e kryeministrit.
Edhe vetë Xhillari nuk mund të vepronte pa lejen e ndonjë shefi të madh, pasi në lojë ishin shuma të mëdha parash. Çështja u tentua të hetohej nga drejtuesit e mëparshëm dhe më pas, ata dhanë dorëheqjen. Në nëntor 2014 dha dorëhqejen drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali. Atëherë u fol dorëheqja e Spiropalit që lidhet me këtë çështje, pra është një dorëheqje presioni.
Një zyrtar i doganës që i tregoi zëvendësdrejtorit Shtylla se çfarë kishte ndodhur u largua nga puna, pasi u kërcënua me jetë nga qarqe kriminale, duke përdorur dhe punonjës policie të krimeve. Madje, deri në sajesa për ta arrestuar në një skenar identik i rastit “Zagani”.
Pikërisht në këtë periudhë bëri një vizitë në Tiranë, Ndihmëssekretarja Nuland. Fill pas këtij takimi kryetari i PD, Basha bëri disa deklarata që më pas tronditën qeverinë për skandalin e naftës virxhin dhe inkurajuan fillimin e procedimit për skandalin e naftës.
Kryetari i PD, Basha e denoncoi këtë skandal në një mbledhje të Grupit parlamentar të PD. “Muaj më parë kemi denoncuar kontrabandën kolosale të naftës virxhin në sasi prej qindra mijëra tonë që hyri në Shqipëri me dokumenta të falsifikuara sikur do ta çonin në rafineritë e naftës, ndërsa në fakt e hodhën në tregun e shitjes me pakicë, duke e përzier me karburantin që tregtohet për qytetarët që kanë në zotërim një automjet. Dëmi i kësaj kontrabande ishte i shumëfishtë. Miliona euro dëme për arkën e shtetit, mijëra e mijëra automjete të qytetarëve të dëmtuara nga cilësia e keqe e naftës së përzier, impakt shumë negativ në cilësinë e ajrit dhe mjedisit. Hetimi dhe ndëshkimi ligjor i këtij krimi të përbindshëm duhet të përfshijë gjithë rrjetin kriminal që e ka mundësuar, që nga komanduesit, kontrabandistët dhe shpërndarësit; është një imperativ për organet e drejtësisë, për të rikthyer besimin në forcën e ligjit, për të vënë në vend të drejtat e goditura hapur apo në mënyrë tinzare të qytetarëve nga xhepat e të cilëve janë zhvatur miliona, sepse kanë paguar si naftë të cilësisë së parë, naftën kallpe. Pse zvarritet ky hetim, pse mbahet i bllokuar, nga kush dhe përse? Prokuroria ka gjithë mbështetjen e opozitës dhe publikut për t’i shkuar në fund këtij hetimi, pa u ndalur para asnjë pengese”, deklaroi atëherë Basha në një mbledhje të Grupit parlamentar të PD.

GFI: Kontrabanda e naftës bruto, 70 milionë dollarë në vit

GFI Albania më datë 11 dhjetor 2015 bëri të ditur përmes një deklarate për shtyp se, evazioni fiskal në sektorin e naftës bruto vlerësohet të jetë në nivelin e 70 milionë dollarëve në vit. Sipas kompanisë së markimit dhe monitorimit të hidrokarbureve, kushtet e marrëveshjes konçesionare të GFI Albania me Autoritetin Kontraktues parashikonin markimin dhe monitorimin e karburanteve si dhe të naftës bruto, por Autoriteti nuk respektoi detyrimin ligjor dhe kontraktual të markimit të naftës bruto.
GFI ka listuar gjithashtu arsyet, që kjo kompani ka kontribuar në luftën ndaj evazionit fiskal në Shqipëri. “GFI Albania ka punuar që nga viti 2013 vetëm me 30% të kapacitetit të planifikuar. Megjithë humbjet financiare të akumuluara gjatë këtyre dy viteve, ne jemi krenarë për kontributin tonë në luftën kundër evazionit fiskal:
• Sepse përmes punës së GFI Albania, buxheti i shtetit gjatë vitit të fundit i ka rritur të ardhurat me 60 milionë USD shtesë, në një kohë që shumë tregues të tjerë fiskalë kanë pësuar rënie;
• Sepse kemi zbuluar dhe i kemi raportuar me prova Autoritetit Kontraktues, që disa qindra pika karburanti në vend furnizonin qytetarët me karburante kontrabandë apo të përziera, duke shkaktuar kështu jo vetëm humbje fiskale, por edhe dëme për ambientin, mjetet motorike dhe shëndetin publik;
• Sepse i kemi vënë në duar Autoritetit Kontraktues një instrument të teknologjisë së lartë, që duhet të përdoret për të luftuar evazionin fiskal edhe në sektorin e naftës bruto që vlerësohet të jetë në nivelin e 70 milionë dollarëve në vit”, thuhet në njoftim.
GFI theksonte se, “markimi dhe monitorimi i naftës bruto është detyrim ligjor si dhe instrumenti i duhur për të luftuar evazionin në këtë industri, ndaj kompania do të vijojë programin e saj, duke vënë në punë sistemet dhe teknologjitë që i shërbejnë këtij qëllimi”.

Xhillari i “naftës virxhin” hetohet edhe për pastrim parash

Adrian Xhillari, akuzohet nga Prokuroria edhe për një vepër të re penale. Njësia Task Forcë e Prokurorisë ka ngritur ndaj tij akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Adrian Xhillari ishte aksioner i vetëm në kompaninë “TEA OIL ITALIA” me zotërimin e gjithë aksioneve. Në vitin 2013, në muajin mars, shtetasi i huaj Amiran Dzanashvilli rezulton se është bërë bashkortak i kompanisë së Xhillarit, duke blerë 51% të aksioneve. Një sasi prej 1.8 milionë lekësh të rinj ka kaluar në llogaritë e Adrian Xhillarit, i cili më pas ka krijuar shoqërinë “Tea Construction & Petrol”.
Për këtë subjekt, Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzën e kontrabandës me vlerë rreth 2 milionë euro përmes hedhjes në treg pa zhdoganuar e pa përpunuar naftën virgin, e cila është e ndaluar të shitet në atë gjendje. Rreth 12 muaj pas shitjes së aksioneve, shtetasi i huaj Amiran Dzanashvilli ia ka kthyer aksionet Adrian Xhillarit, siç rezulton në dokumente, kësaj here jo duke ia blerë, por duke ia falur.
Në këtë kohë, shtetasi i huaj ka firmosur një kontratë ku deklaron se po ia kthen aksionet Xhillarit për t’ia falur. Pikërisht një veprim i tillë, sipas Prokurorisë, dyshohet se është kryer për të pastruar një shumë të konsiderueshme parash në emër të kompanisë “TEA OIL ITALIA”.
Për këtë subjekt, sipas Prokurorisë, Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit ka konstatuar miliona transaksione të dyshimta dhe për pasojë ka paraqitur edhe kallëzimin penal përkatës.

“Del i përmirësuar nga spitali”: Mediat greke publikojnë kartelën klinike të Ramës

Mediat greke kanë botuar të plotë kartelën klinike të Ramës të bërë publike disa ditë më parë nga Kryeredaktori i RD. Në kartelë nënvizohen vizitat e rregullta në spitalin psiqiatrik të Ramës në vitet ’80. Në fund të qëndrimit disa ditor në spital në vitin 1985 kartela shënon: Del i përmirësuar nga spitali.

Dc-Leaks zbardh planin Soros: Godit vlerat dhe sponsorizo axhendën LGBT

Gazetari Habjon Hasani ka zbardhur një pjesë nga dosja e hakuar e DC-Leaks për Sorosin ku shpaloset projekti i tij për të goditur vlerat tradicionale të shoqërisë dhe për të sponsorizuar agjendën e homoseksualëve.
Ky pasazh është shkëputur nga publikimet e DC-Leaks, dosjet e hackuara të Fondacionit Soros, kapitulli për Rusinë.
Fondacioni ka qëllimin e qartë për të sponsorizuar goditjen e zërave që mbrojne vlerat tradicionale dhe paralelisht shton sponsorizimin e axhendës LGBT.
Qëllimi është nje dhe i vetem, feja e re duhet të jetë konsumi, ndërsa Zoti i ri duhet të jetë Dollari.
Aseksualiteti është prirja e preferuar, sepse dhe korporatat jane aseksuale.
Kjo nuk eshte perpjekje per nje shoqeri te hapur, ky eshte plan per te mpire, c’orientuar dhe depersonalizuar shoqerine.

Paralajmërimi i vrasjeve të opozitës dhe vrasja e Azemit

Alfons GRISHAJ

Gjithë këto vite kam dëgjuar gjëra të bukura për Azemin, por dhe gjëra që vijnë prej hamendjeve dhe dashakeqësisë…
Azemin, e njoha prej miqve të mi studentë shkodranë: Arben Broci, Arben Ibro, Arben Okaj, Shinasi Rama, Mond Bushati, Kolec Ndoja, Tefalin Malshyti, Arben Lika etj. Më pas, ne u bëmë miq.
Ditët e para të lirisë ishin të shpejta. Duhej të ecje me hapin e kohës ose humbisje shansin e shumëpritur. Në ndërgjegjen tonë nuk kishte plus minuse, por vetëm një gjë: Lufta për liri dhe rrëzimi i komunizmit.
Azemi nuk ishte vetëm. Ai kishte me qindra shokë studentë. Mbase disa kishin dalur në protesta para Azemit, për të kërkuar ndryshimin e kushteve të jetesës miserable në konvikte, që më vonë u kthyen në kërkesa politike. Muaj më parë, Shkodra dhe Kavaja, kishin shpërthyer në protesta duke frymëzuar “banorët” e Qytetit “Studenti” dhe mbarë Shqipërinë. Si pasojë pati arrestime dhe dënime. Dy apo tre studentë nga Shkodra me në krye, Arben Lika (më patën shpjeguar se) shkuan tek godina e Azemit dhe i bënë thirrje që t’i bashkohej grupit protestues. Po cila ishte arsyeja që shkodranët e ftuan Azem Hajdarin të bashkohej me ta, se Azemi qe me “inteligjencë të cunguar”, apo ai ishte një trim dhe njihej si shpresë anti-komuniste?!
Në atë kohë, të dilje kundër komunizmit nuk ishte e lehtë, duhej guxim dhe vetmohim, cilësi që inteligjenca i ka nganjëherë të pamjaftueshme. Pastaj, sikur të flasim për inteligjencën e viteve të komunizmit, e kam thënë dhe më parë, ajo inteligjencë që doli nga bankat e shkollës së komunizmit, ishte në mjerim si nga idetë dhe përgatitja, tekste të varfëra katramahi, kërkesa e deri tek mësimdhënia. Jo se intelektualët e asaj kohe ishin leshko, por se mënyja marksiste-leniniste atë ushqim servirte. Tani, na shfaqen ca “super-intelektualë” të dalë po nga ato banka, me ca studime sipërfaqësore, që gjykojnë figurat tona historike që nga Skënderbeu e deri tek Azemi dhe më pas Zotin…! Hëm, i pasforcuar më duhet të them, sikur sorrën ta ngjyrosësh si pavodë, krrakëllitjen të njëjtë e ka!
E keqja nuk është tek mendimi i lirë, as tek gjykimi shterpë i personit, por e institucioneve dhe gazetave me zë që i bëjnë jehonë fodullëkut dhe inkompetencës. Kam dëshirë që të shoh opinione të thyera logjike që i paraprijnë progresit, por jo opinione të stisura sintetike që përbëjnë në vetvete artificialen, meskinitetin dhe inkompetencën.
Azemi, ishte një djalë i thjeshtë me zemër të madhe. Asnjëherë ai nuk u hoq ai që nuk ishte. Në ditët e para të lirisë, ai qe shprehur disa herë me të qeshur: “Unë jam Kryetar se, në takimin me Ramizin, ai më tha, ti je Kryetari i këtyre studentëve… Po ai nuk ka të drejtë të na diktojë ne që kemi dalë kundër tij. Tjetra, si mund të dal para Marshallit (Dr. Berisha) dhe Dr. Pashkos, ata janë intelektualë të kompletuar, janë profesorat e mi…” Sinqeriteti i tij ishte nganjëherë gati fëminor, kurse i kundërshtarëve të tij, kafshëror! Gjatë atyre ditëve u propozua kandidatura e tij për deputet në Shkodër. Lagjia e Kirasit, një lagje anti-komuniste, që në ditët e para e kërkonte me ngulm kandidaturën e Azemit, ashtu si fshatrat e Shkodrës, Kolec Ndojën. Azemi erdhi tek unë dhe më pyeti: “A mundem unë me përfaqësu Shkodrën e madhe, të njerëzve të mëdhenj si, Gurakuqi, Pashko Vasa etj., apo kam me u ba qesharak?!” Unë e qetësova dhe fola fjalët e mia. Një nga shokët e mi me një mllef që nuk e di prej nga i erdh më tha në vesh: “Mos e afro këtë karaduzë Bajram Curri, se ka Shkodra boll njerëz të ditun me udhëheq Europën!” Ula kokën, duke i shpjeguar që nuk ishte koha për pasion… Miku im i ngushtë, “Pishtari i Demokracisë” Kolec Ndoja, dhe “Pishtari i Demokracisë” Eduard Grishaj, dhe disa miq të tjerë, ardhjen e Azemit, e konceptuan si nevojë që përkonte me shpirtin demokrat shkodran. Kandidatura e tij u pranua jo me dëshirë të madhe nga disa shokë tanë.
Po çfarë ndodhi më vonë? Kandidaturë e ardhur ishte dhe Blerim Çela, intelektual dhe patriot. Por, lufta e PP-së, nuk u bë kundër tij, as kundër kandidaturave të buta. P.P. u fokusua kundër Azem Hajdarit, Ali Spahisë dhe Pjetër Arbnorit. Disa misionarë të PP-së, erdhën të “negocionin” me ne për të larguar Ali Spahinë, me arsyetimin se kandidimi i tij, ishte një “turp”, gjoja ngaqë Spahia, qe një ish i dënuar ordiner dhe si i tillë ai do humbiste. Po kaq kontradiktorë dhe fëminore ishin mendimet dhe propozimet e tyre sa dhe sot me vjen për të qeshur. Ishte “për të mirën tonë” që të largonim tri figurat kryesore dhe t’i lëshonim vendin intelektualëve “poliedrik” marksistë-leninistë siç ishte Lisien Bashkurti etj?! Kështu pra, donin të na ndihmonin “dashamirësit tanë” komunistë, të na e zbardhnin faqen para popullit të Shkodrës. Nuk ka rëndësi çfarë u fol aty, por ne u përgjigjëm: “Do i fitojmë të gjitha zonat në Shkodër…” Për njërin prej tyre, z. Ali Laçej, kisha respekt, por ai ishte në krahun e gabuar.
Dashuria e PP-së për Alinë Spahinë, u mbyll shpejt. Kurse për Pjetrin dhe Azemin, vazhdoi më tej. Kundër Azemit erdhën disa fletushka që ishin shpërndarë derë më derë në Kiras. Gjoja në një “raport mjekësor” përpiluar nga PP-ja, shkruhej se Azemi ishte psikopat, hajdut, kontrabandist etj. Po a mund të shkruhen gjitha këto në një epikrizë përcjellëse, se ky tip përkufizimi i ngjan më tepër një akt-akuze se sa terminologjisë së raportit mjekësor?! Komenti është i tepërt …
Kundër Pjetrit, u shfrytëzuan deklarimet e një prifti të nderuar (mik i imi dhe i vëllait tim), i cili deri sa u ballafaquan me njëri-tjetrin nuk pushoi luftën kundër tij. Me priftin u bashkuan dhe disa demokratë parazitë që nuk e dinin derën e PD-së, por më vonë, pasi ikëm ne, u bënë “heronj” dhe tashmë e kanë katandisur PD-në në kuota të mjerueshme elektorale…
Pse shqetësohej kaq shumë Partia e Punës për kandidaturën e Azem Hajdarit, dhe donte me çdo mënyrë të degradonte figurën e tij? Sikur të ishte njeri dosido, i pagdhendur, PP-ja do gëzohej se do fitonte kandidati i tyre. Përse Partia e Punës, qe kundër Ali Spahisë dhe Pjetër Arbnorit? Figura nga më të nderuarat në Shkodër. Thua PP, e donte kaq fort PD-në e Shkodrës… ?! Jo, o tungjatjeta! Porse komunistët përdornin shprehjen e romakëve të vjetër: “Divide et impera”, dhe se Pjetri, Azemi, Alia dhe shokët e tyre përbënin simbiozën e ndryshimit rrënjësor të një sistemi të kalbur diktatorial. Azemi, përfaqësonte shpirtin e lirë të rinisë, kurse Pjetri dhe Alia, disidencën, ëndrrën e lirisë.
Pasi PP-së, nuk i bëri punë kjo propaganda shterpë, filluan kërcënimet…Na u desh dy herë të ndërronim vendin e mitingjeve tona se donin të vrisnin Pjetër Arbnorin. Kështu na informoi shefi i policisë së asaj kohe, Dilaver Papare…
Pas mitingut në Bajzë, Azemin dhe kandidatin Dodë Kaçaj komunistët i kërcënuan me vdekje. Azemi, sulmoi ashpër Ramiz Alinë, kurse Doda, ngriti lart figurat e patriotëve nacionalistë të vrarë nga diktatura komuniste. Gjatë asaj kohe u kërcënuan shumë nga ne, biles na u bënë dhe atentate, ku qëllimi i ekzekutimit mbulohej me propagandë ordinere…!!! Ngjarja e 2 Prillit, vulosi krimin shtetëror komunist…
Azemit, iu bënë disa tentativa ekzekutimi deri në vrasjen e tij. Njëri, ai më flagranti u bë në mjediset e Parlamentit. Të tjerat, një pjesë e opinionit i di, një pjesë tjetër i ka injoruar…Përmua, vrasja e Azemit, nuk qe e papritur. Ai qe shprehur disa herë në prezencën time. Njëherë më tha: “Kanë me më vra! Nëse vdekja jeme ka me i shërby çështjes, Shqipnisë dhe demokracisë ja kam ba hallall, se burrat vdesin njiherë! Po nëse vdekja jeme ka me shku kot, do m’kish ardh keq”. Pasi mbaroi sentencën, treti sytë diku midis dy botëve si njeriu që parandjen largimin… Po ashtu, miku im Arben Broci, e pat parandjerë vrasjen e tij, duke u shprehur disa herë midis nesh, pothuajse me të njëjtin fjalor …Një natë apo dy para vrasjes, Arbeni , i kish treguar një ëndërr të tmerrshme nënës Lije (…), që u bë realitet. Pas disa viteve, nënë Lija, kish parë tek varri i të birit, vrasësin me Kuran në dorë, i cili kish qenë polic brenda KPP. Ish-polici i qe përgjëruar Lijes, ta falte, se ai nuk kish dashur ta vriste të birin, por e kishin urdhëruar … Pas përgjërimit, vrasësi qe zhdukur pa gjurmë…
Dy ditë para se ta vrisnin, ai qe në Shkodër në një aktivitet të Unionit Anti-Komunist.
(Azemi ish-anëtar i Kryesisë së Unionit…) Si drejtues i Unionit, kisha planifikuar dhe një “takim” më të ngrohtë në Restorant “Hamami” në lagjen Xhabie, një ndërtesë rreth katërqind vjeçare për nder të miqve nga Tirana. Në shpurën e tij, kishte me vete dhe Brutin …U përqafuam me Azemin, dhe nuk mendoja se ai do ishte takimi i fundit në këtë botë. Unë u nisa për gjueti në Grishaj. Lajmin e kobshëm ma solli djali i xhaxhait Artan Grishaj.
Nëse vrasja e Arbenit, më kish prekur thellë në shpirt, vrasja e Azemit, më preku në ndërgjegjen e burrit që nuk e ka për asgjë sakrificën sublime… Bëra ca telefonata patriotëve antikomunistë që të mblidheshim në Tiranë, për t’i dhënë lamtumirën mikut tonë. Atë natë, sëbashku me një grup antikomunistësh patriotë mbërritëm në kryeqytet. Nga darka shkuam në redaksinë e “Gazetës 55” që drejtohej nga Fahri Balliu, i cili ishte njeri i penës, por dhe pjesëmarrës aktiv në luftën antikomuniste dhe mbeturinave të regjimit. Fariu m’u lut që të shkoja tek shtëpia e tij, por ne ishim shumë, prandaj pranuam që ta gdhinim në atë ndërtesë që për ne ishte bërë simbol.
Më pas ndodhi ajo që pritej…
Dr. Berisha dhe pse një burrë shteti, nuk qe i vendosur ta mbante pushtetin.Sikur ai do e bënte një gjë të tillë çdo gjë do të ndryshonte përgjithmonë. E kuptova Dr.Berishën, kishte presion të jashtëm shumë të madh. Prishja me Amerikën, ia kishte lidhur disi këmbët…Më vonë, një diplomat i huaj, D.E. me pat thënë: “Ishte një shans i madh për ndryshimin e historisë, por mund të përfundonte me një lum gjaku…” Mbase këtë të fundit pati parasysh dhe Berisha…
Sot, më duhet të publikoj një gjë që nuk e kam publikuar më parë, por e kemi konsumuar me Organizmat Ndërkombëtare… Vrasësi i Azemit, u arrestua në Shkodër (para se të arrestohej përfundimisht), nga P. Ç. (dëshmia e tij para nesh dhe OSBE), Shef i Krimeve të Shkodrës. Pas arrestimit, po atë natë ai u mor me mikrobuzin e Policisë së Tiranës (gjoja për siguri), për çudinë tonë, të P.Ç., OSBE dhe Monitoruesve të KE, vrasësi që kërkohej më këmbë të kalit, u pa të nesërmen i lirë, duke shëtitur nëpër Tiranë… Hoë about that! Pse e liroi vrasësin Qeveria e Tiranës, që kërkohej me ngulm nga Organizmat Ndërkombëtare, Parlamenti Europian dhe SHBA?! Kjo nuk don përgjigje as koment se i ka brenda të gjitha …
Pas kësaj, presioni i Organizmave Ndërkombëtarë u bë shumë më i ashpër, sa detyruan qeverinë e Tiranës të arrestonin përsëri ekzekutorin dhe shokët e tij. Sikur të mos ishin OSBE, Monitorët e KE dhe presioni ndërkombëtar, vrasësit e Azemit do të ishin akoma të lirë dhe sot. Shpresoj, kjo është e mjaft për stisësit shpirtëligj e diletantë që tymosin propagandë të ndyrë për të ushqyer sëmundjen e rrezikshme mikro gazetareske: “Mania e Vëmendjes”. Ndonjë mjeran thotë, “Azemin e vranë për gjakmarrje” dhe se gjykatat për këtë kanë dënuar filanin dhe fistekun. Shpirtligësia dhe helmi i urrejtjes nuk mund të mbulojë të vërtetën. E vërteta ka fuqinë të çjerrë çdo prapamendim sado i sofistikuar të jetë, të ndriçojë arsyen analitike, të pastrojë oksidimin e gotës së metaltë dhe të shpërbëjë opiumin e servirur. Ky turp ndodh vetëm me palo-analistët shqiptarë. Kush është ai burrë që thotë se, unë e vrava filanin për politikë dhe se me shtyu ky apo ai?! E para, ai që vret për politikë dhe e pranon një gjë të tillë nuk hyn në “gjak” thjesht me një familje, me krimin e tij ai hyn në luftë me mbarë shoqërinë, kështuqë vrasësi e ka më të lehtë të thotë se e vrava për çështje personale dhe jo për politikë. E dyta, në raste të tilla, dekonspirimi ka një kosto fatale, ku në momente pendimi dhe sqarimi përfundon me eliminimin e të penduarit nga klani. Në botë, ka qindra shembuj…
Gjithashtu , akuza se: “Berisha dhe Pollo kanë vrarë Azem Hajdarin”, është një gënjeshtër e turpshme. Dhe nëse shpifësit e kësaj “gjëme” kanë thënë ndonjëherë ndonjë të vërtetë në jetën e tyre, me këtë shpikje trashnike nuk i beson më askush, biles as jeniçerët me shpata të ndryshkura.
Trimëria dhe intuita e Azemit, buronin nga trashigimi genetike, nga hija e kreshtave të Tropojës. Fryma anti-komuniste, referimi në kulturën shkodrane, uji i Selitës dhe shpirti i PD, e bëri atë një lider të kompletuar. Ai kurrë nuk u bë rob i falsitetit dhe i portofoleve ministrore që vinin e shkonin pa lënë asnjë gjurmë. Azemi erdhi si frymëzim dhe mbeti hero popullor. Nuk po zgjatem në fotosintezën e asaj kohe dhe të mërzis lexuesin me kujtimet e mia për Azemin dhe demokratë të tjerë që jetojnë dhe nuk jetojnë më, por dua të theksoj tri gjëra:
1-Bustet, nuk janë objekte që bëjnë hije në errësirë, por dritë për breznitë dhe historinë.
2- Sakrifikimi për liri është akti më sublim i njeriut, prandaj quhet heroizëm. Në raste të tilla, përpjekja për të degraduar heronjtë nuk është asgjë tjetër, vetëm vetëpaditje e degjenerimit amorf.
3-Opinioni i stisur sintetik është artificial, dhe si i tillë nuk mund të jetë jetësor e jo më të merret si mendim apo fakt!
(Fund!) Dikur, Shandorf Petef shkruajti: “Për dashurinë do të jepja jetën, kurse për lirinë do e falja dashurinë”. Azemi jonë, e bëri këtë sakrificë.

Shoqëria që do të duhet të kishim

Bruna ISMAILI

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se po kalojmë një situatë të vështirë sociale, por mbi të gjitha shoqërore. Po jetojmë në një shoqëri në të cilën nuk shohim harmoni, qëndrueshmëri, vijimësi, e për më tepër siguri për të ardhmen. Jetojmë në shoqëri ku para se gjithash kemi mungesë të theksuar vetëbesimi si edhe besimi mbi njerëzit që na rrethojnë. Si dilet nga kjo situatë dhe çfarë duhet të kërkojmë nga vetja?
Ajo që duhet kërkuar është moralizimi i shoqërisë shqiptare, ndërgjegjësimin e saj, fuqizimin e virtytit shoqëror, evidentimin e njerëzve të ndershëm dhe për së mbari që gjenden të abandonuar nga pjesa më e madhe e shoqërisë, e cila rend pas materies dhe përfitimit afatshkurtër dhe jo pas virtytit, shpirtit, ndjenjave, fakt i cili shpjegon qartë realitetin aspak pozitiv në të cilin jetojmë. Hapi i parë për të ndryshuar këtë realitet, është njohja e vetvetes, pranimi me kurajo i aftësive dhe paaftësive tona. Ndergjegjësimin për to pa ndier brerje. Vetëm pranimi i tyre i hap rrugë zgjidhjes së problemeve tona si dhe zhvillimit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Aftësitë, të cilat ne i posedojmë, duhet të luftojmë për t’i promovuar, ndërsa dobësitë duhet të përpiqemi t’i korrigjojmë dhe t’i përmirësojmë, sepse në këtë mënyrë do t’i jepnim shoqërisë lëndën e parë të nevojshme për t’u zhvilluar. Ky hap kërkon kurajo, guxim, vrasjen e frikës prej opinionit shoqëror, daljen nga komplekset, veset negative, duke përqafuar dlirësinë. Hapi i dytë, të njohim të tjerët, njerëzit me të cilët rrethohemi.
Eshtë tepër e rëndësishme të krijojmë aftësinë për të dalluar njeriun e mirë, njeriun e sinqertë. Të dallojmë gënjeshtarin, sepse besoj se nuk ka gjë më të turpshme sesa të lejojmë veten të gënjehemi nga të tillë. Duhet të tregohemi më të vëmendshëm që kjo të mos ndodh. Pra, të perfeksionojmë aftësinë për të dalluar njeriun e fjalëve vetëm, nga atë të punës dhe premtimeve të mbajtura. Ajo që duhet të bëjmë, është që të kërkojmë me insistim që njerëz të tillë, burra dhe gra të zotë, profesionist, njerëz që kanë investuar vite në arsimim, kulturë dhe profesion me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë, të vlerësohen, të mbështeten, të ndihmohen dhe të promovohen.
Ne duhet t’u largojmë atyre pengesat nga të paaftët dhe të padrejtët, duke ua lehtësuar rrugën drejtë pozicioneve që ata meritojnë, sepse vetëm aftësia e tyre garanton zhvillimin e shoqërisë, për pasojë edhe të përmirësimit të jetësës tonë individuale. Pra, është imediate nga ana jonë të bëjmë çdo përpjekje për t’i ngritur këta individë në nivelin që u takon, sepse do të jenë këta individë, të cilët më pas do të bëhen hallkat e garantimit të rendit shoqëror në Shqipëri. Eshtë detyra jonë të krijojmë një klasë të tillë, duke i bërë bashkë individët më cilësorë që kjo shoqëri prodhon, klasë, e cila do t’i jepte shpresë shërimit të plagëve të vendit.
Po ashtu, është në ndërgjegjjen tonë që të trajtojmë me urgjencë moralizimin e administrimit të shtetit, luftës ndaj abuzimit me pushtetin, vjedhjes dhe grabitjes së pasurive publike, dhunimit të lirive dhe të drejtave më themelore të individit, duke mos lejuar që në krye të shtetit të qëndrojnë apo të vendosen drejtues të paaftë dhe abuzues, të cilët si detyrë duhet të kenë, thjeshtë e vetëm shkëmbimin e të mirave të qytetarëve shqiptarë.
Detyra jonë është të mbrojmë shtetin nga lakmitarët, nga individët që kërkojnë të përmbysin rendin kushtetues. Kush nga ne sot nuk e kupton apo nuk e pranon se po kalojmë një periudhë të vështirë, që vjen nga grumbullimi i pamatë i pasurive te disa njerëz dhe varfërimi i tejskajshëm i gjithë të tjerëve? Cili nga ne nuk e vë re se ndodhemi përballë një situate të deformuar, ku shteti nuk është më në funksionin tonë, por vetëm në funksion të një pushteti, atij pushteti, i cili po i imponohet shtetasve në mënyrë jokushtetuese?
Cilit nga ne nuk i bie në sy ofrimi një preteksti manipulativ me idenë e mbrojtjes së shtetasve nga gjoja 27 vite tranzicion, duke gjetur kështu një shkak, për të shkallmuar atë pak demokraci që është ndërtuar në këto pak vite, me qëllimin e vetëm për të instaluar kështu në arbitraritet të plotë, pushtetin personal? Cili nga ne e mohon faktin se po ushtrohet një presion i madh, duke falsifikuar të dhënat, duke manipuluar të vërtetën, realitetin, duke censuruar dhe vënë nën kontroll mediat si edhe sektorin privat?
Stopimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut? Sundimin me dekrete dhe ligje të sjella me procedurë të përshpejtuar, pa diskutim publik? Shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë, me të gjitha mjetet dhe format e mundshme, duke i shpallur tradhtarë apo shitës të interesave kombëtare? Zvogëlimin e ndikimit të partive politike kundërshtare në nivel sa më të mjerueshëm? Favorizimin e vetëm të një partie politike, e cila duhet ta sundojë vendin në afat sa më të gjatë, duke shkelur edhe normat kushtetuese dhe ligjore? Trajtimin e pasurisë së shtetit si pronë private, ndërsa qytetarët si shërbëtorë të tij personal?
Shpalljen e sa më shumë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik? Promovimin e vetëm të një udhëheqësi si dhe sundimin e tij përmes kontrabandës dhe krimit të organizuar? Besoj se duhet të jenë të paktë. Atëherë për të shpëtuar veten, vendin dhe të ardhmen tonë në këto momente të vështira, duhet të përbuzim antivlerat, të përqafojmë dhe promovojmë vlerat, të cilat gjenden brenda nesh, si edhe brenda njerëzve që na rrethojnë, duke i hapur rrugë një të ardhmeje të mbarë.