30.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Ortakë në biznese të ndërtimit dhe jo vetëm, vëllai i kryeministrit Edi Rama dhe ortaku i ngushtë i familjes së tyre, Gazmend Demi kanë bërë hapin e radhës në bashkëpunimin e tyre për aferat e radhës korruptive. Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, flitet që do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i skuadrës së “Partizanit”. Ka qenë gazetarja e TVSH-së, e cila ka deklaruar në Rubrikën Sportive, se Demi i ka propozuar postin e drejtorit të Përgjithshëm, Olsi Ramës, ky i fundit gjithashtu njihet si dhe tifoz i zjarrtë i ekipit të kuq. Ndërkohë që emrin e Olsi Ramës dhe miqësisë së tij me Gaz Demin e kemi dëgjuar shpesh falë akuzave të në media, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ata janë përfolur vazhdimisht në afera e vjedhje me shitjen e ndeshjeve të Partizanit, por nga ana tjetër edhe në ushtrimin e presionit të tyre për të përfituar prona publike nën e emrin e klubit sportiv me qëllim më pas kalimin e kësaj pronësie në biznes të mirëfilltë për ndërtimin e komplekseve të pallateve. Por këto nuk janë të vetmet raste. Të dy, Olsi Rama dhe Gaz Demi në katër vitet e qeverisjes kanë zhvatur para nga buxheti i shtetit, duke qenë pas çdo tenderi me vlera të larta apo koncesione gjithashtu. Lidhja Demi-Rama është përfolur gjithashtu për afera të ndryshme korruptive. Ndërkohë që, Demi ishte një nga personat që i shkoi në shtëpi ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë para se të jepej vendimi në Komisionin e Mandateve, ku Prokuroria kishte dorëzuar kërkesën për arrestimin e tij.

Presidenti i Partizanit Gaz Demi dhe Olsi Rama, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Skenderbeu i Korces, 1-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nPartizani's President Gaz Demi dhe Olsi Rama during the Albanian Super League football match Partizani-Skenderbeu of Korca, 1-1, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.

Ortakë në biznese të ndërtimit dhe jo vetëm, vëllai i kryeministrit Edi Rama dhe ortaku i ngushtë i familjes së tyre, Gazmend Demi kanë bërë hapin e radhës në bashkëpunimin e tyre për aferat e radhës korruptive.
Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, flitet që do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i skuadrës së “Partizanit”. Ka qenë gazetarja e TVSH-së, e cila ka deklaruar në Rubrikën Sportive, se Demi i ka propozuar postin e drejtorit të Përgjithshëm, Olsi Ramës, ky i fundit gjithashtu njihet si dhe tifoz i zjarrtë i ekipit të kuq.
Ndërkohë që emrin e Olsi Ramës dhe miqësisë së tij me Gaz Demin e kemi dëgjuar shpesh falë akuzave të në media, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ata janë përfolur vazhdimisht në afera e vjedhje me shitjen e ndeshjeve të Partizanit, por nga ana tjetër edhe në ushtrimin e presionit të tyre për të përfituar prona publike nën e emrin e klubit sportiv me qëllim më pas kalimin e kësaj pronësie në biznes të mirëfilltë për ndërtimin e komplekseve të pallateve.
Por këto nuk janë të vetmet raste. Të dy, Olsi Rama dhe Gaz Demi në katër vitet e qeverisjes kanë zhvatur para nga buxheti i shtetit, duke qenë pas çdo tenderi me vlera të larta apo koncesione gjithashtu.
Lidhja Demi-Rama është përfolur gjithashtu për afera të ndryshme korruptive. Ndërkohë që, Demi ishte një nga personat që i shkoi në shtëpi ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë para se të jepej vendimi në Komisionin e Mandateve, ku Prokuroria kishte dorëzuar kërkesën për arrestimin e tij.

Alarmi nga Brukseli: Rama po përkeqëson situatën

Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë duket se e sheh realitetin më pastër se Edi Rama, i cili pretendon të hapë negociatat vitin tjetër.
Me një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’ shkruhet dhe thuhet që ‘Shqipëria është vendi ku trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë’.
‘Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni.
Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje’, shkruhet në faqen e Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ‘ecfr.eu’.

Kryemadhi: Nuk do lejojmë që Rama me narkoortakët të mbajë peng vendin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi dje në një konferencë për mediat se LSI nuk do të lejojë që Rama të vijojë me projektin e tij për rrënimin e Shqipërisë. Kryemadhi u shpreh se Edi Rama nuk është zgjidhja e problemit, por ai është vetë burimi i problemit e peng i krimit të organizuar. Kryetarja e LSI u pozicionua kundër operacionit të fundit të Ramës për ujin e pijshëm. “Refuzojnë të qeverisen nga një kryeministër që ka vetëm një objektiv, të burgosë të varfër, të madh e të vogël, të cilët nuk kanë mundësi të kapërdijnë kafshatën e mjerimit e jo më të paguajnë faturat e energjisë apo të ujit të pijshëm”. “Dua të rikonfirmoj edhe një herë mbështetjen që konventa i dha grupit parlamentar dhe kryesisë së LSI-së, në luftën pa kompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar, kundër oligarkëve të kazanit të rilindjes me super koncesionet e tyre kriminale. Kundër atij segmenti drejtues të policisë, të vendosur nën thundrën e Rilindjes, që Edi Rama u bëri thirrje hapur për të hedhur kapelet e të mblidhnin vota për Rilindjen. Miliardave të plantacioneve të kanabisit e drogave të tjera që u hodhën pafund për blerje votash, por edhe në blerjen e bojkotit të atyre votuesve që ishin antiRilindje”, tha Kryemadhi. Ajo theksoi se çmontimi i këtyre katër shtyllave është misioni dhe shpëtimi i demokracisë e shtetit ligjor. “Nuk do të lejojmë realizimin e projektit të vërtetë të Rilindjes, për një Shqipëri narkoshtet demokratik. Edi Rama nuk është zgjidhja e problemit, por ai është vetë burimi i problemit e peng i krimit të organizuar. Ishte Edi Rama që futi në Parlament dhe në zgjedhjet bashkiake persona dhe individë me precedentë penalë e me të kaluar kriminale. Ishte ai që mbronte kriminalizimin e politikës shqiptare e pengonte dekriminalizimin e saj”, tha Kryemadhi. Ajo theksoi se çdo ditë Kryeministri i krimit të organizuar po deligjitimon institucionet demokratike dhe po e zhvendos përballjen jashtë institucioneve, atje ku ai s’ka parë gjë akoma. “Projekti i tij për Shqipërinë si narkoshtet demokratik është i pashpresë dhe nuk ka narkondërkombëtar që ta shpëtojë atë edhe pavarësisht nga lobimet e tij me pagesa marramendëse të një të papërgjegjshmi që kërkon të marrë peng të ardhmen e një kombi të tërë”, tha Kryemadhi. Kryemadhi tha se vullneti politik i LSI-së është vullneti i qindra mijëra njerëzve të thjeshtë që refuzojnë qeverinë e drogës dhe të krimit. “Që refuzojnë të qeverisen nga një kryeministër, telekomandën e të cilit e ka në dorë krimi i organizuar. Ky njeri kërkon të qeverisë vendin me kriminelët dhe ortakët e tij. Reforma në drejtësi tashmë ka rënë. Të gjithë e pamë dhe e dëgjuam dje një Kryeministër që kërkon të bëjë: policin, hetuesin, prokurorin e gjykatësin. Ky kryeministër që mishëron regresin, të keqen, negativen, i dhanë përgjigjen mijëra anëtarë të LSI në Konventë. S’ka më asnjë kohë për të humbur. Rama po i hap përditë plagë të thella Shqipërisë dhe familjes shqiptare. Rezoluta e Konventës së LSI-së është pikërisht ajo që shqiptarët na kanë kërkuar. Kjo vetëdije politike po forcohet orë pas ore dhe ditë pas dite, duke u kthyer në vullnet popullor”, tha Kryemadhi.

Qeveria Rama i ka ditët të numëruara

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se kjo qeveri i ka ditët e numëruara, pasi do të rrëzohet me protesta popullore dhe demokratike. Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku u diskutua buxheti i SHISH, Noka tha se qeveria e Ramës nuk përfaqëson qytetarët, por krimin. “Sot kjo qeveri ka rënë moralisht, ajo mund të rrijë në këmbë pak ditë aritmetikisht. Por qytetarët që e votuan, e votuan dhe besuan pasi i kërkoi timonin timonieri për të drejtuar vendin. E vërteta doli në pah se nuk kishin patentën për të drejtuar vendin, por kjo qeveri dhe timonieri kishin patentë për të drejtuar skafet, trafikun dhe krimin e organizuar. Është koha ta rrëzojmë dhe kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Gjushi është një ushtar i vogël i kësaj perandorie me lidhje të mëdhaja në krim. Perandoria do të rrëzohet në mënyrën më demokratike të mundshme, me protesta popullore. Kjo qeveri bleu vota, por edhe ato pak vota që mori për të qeverisur, nuk qeveris, por drejton krimin. PD ka institucionet që do të vendosë afatet, datat dhe strategjinë. Por një gjë ju them me siguri kjo qeveri i ka ditët e numëruara, është qeveri e krimit dhe e bandave. Në këtë aksion kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe kjo është e rëndësishme”, tha Noka.

Paratë nuk justifkohen me dokumenta

Policia e Elbasanit ka ndaluar më 1 nëntor 25-vjeçarin Orest Sota, që kishte në makinë 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për anije 20 dhe 100 ton të Saimir Tahirit.
Me urdhër të Edi Ramës këto të dhëna u fshehën në komunikatën e policisë.
Vetëm pas tre ditësh, dhe pas denoncimit të kryetarit të opozitës, policia u detyrua të pranojë publikisht shumën prej 863 mijë euro, bashkë me dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.
25-vjeçari Orest Sota ka deklaruar se 863 mijë euro i duheshin për të blerë hekur tek Kurum. Por ky version ka rënë poshtë, sepse Kurum nuk pranon para kesh, e në veçanti jo për sasi të tilla, që do të blenin të paktën 70 kamionë të mëdhenj me hekur.
Ndërkohë, kompania e 25-vjeçarit Sota dhe e babait të tij, nuk i justifikojnë me dokumenta këto para.
Në lidhje me këtë skandal dhe këto të dhëna PD ka ngritur dyshimet se të kujt janë 863 mijë euro? Dhe se pse Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Çako urdhëruan policinë t’i fshehë të dhënat nga komunikata?
Sipas Enkelejd Alibeaj të gjitha rrethanat tregojnë se këto para i përkasin të njëjtit person që i përkasin edhe patentat e lundrimit. Janë të Saimir Tahirit.
863 mijë eurot dhe patentat e lundrimit, janë pikërisht provat që kërkon drejtësia që faktojnë implikimin në trafik droge të Sajmir Tahirit.
“Ja pse Edi Rama e mbron Tahirin nga arrestimi, me anë të imunitetit parlamentar.
Sepse Edi Rama ka marrë përsipër t’i zhdukë këto prova sipas paktit Rama-Tahiri:
Saimir Tahiri të mos arrestohet, me kusht që të mos flasë e të mos i marrë me vete të gjithë, me kryeministër, ministra, drejtorë policie etj.
Tani një prej provave, 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit për tonazh 20 dhe 100 ton, të nxjerra nga banesa e Saimir Tahirit, sipas skemes për t’i larguar e siguruar në vende të ndryshme, u kap.
Janë 863 mijë euro të Saimir Tahirit, përfitim nga trafiku i drogës dhe dy patenta lundrimi, provë e posedimit të skafeve të përdorur siç ka ndodhur dhe me makinën e famshme nga Habilajt, çka Tahiri e ka mohuar publikisht.
“Provat janë aty”, shprehet Alibeaj. Ai i bën thirrje Prokurorisë që të veprojë menjëherë. “Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë! Edi Rama është prej 3 javësh një kryeministër i rrëzuar de fakto, një kufomë politike e diskredituar para shqiptarëve dhe botës si krijuesi, mbrojtësi dhe përfituesi i narkorepublikës. Ai duhet të largohet e t’i hapë rrugë një qeverie antimafia, që lufton krimin, godet të paprekshmit, dhe çmonton kupolën mafioze”, shprehet Alibeaj.

WWF: Vendimi i Gjykatës për HEC-et kërcënim për biodiversitetin në Valbonë

WWF Adria, një organizatë kryesore në mbrojtje të jetës së egër në botë, shprehu keqardhje për vendimin e Gjykatës në favor të HEC-ve në Valbonë dhe paralajmëroi dëme të pakthyeshme për mjedisin.
Fondi Botëror për Natyrën, WWF, organizata kryesore për mbrojtjen e jetës së egër dhe specieve në zhdukje në botë, shprehu keqardhje për vendimin e Gjykatës për lejimin e ndërtimit të hidrocentraleve ne Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës përmes një deklarate për shtyp të shtunën.
WWF Adria, paralajmëroi gjithashtu se ky vendim i Gjykatës do të hapë rrugën për dëmtim në mënyrë të konsiderueshme dhe pa kthim të biodiversitetit dhe ekosistemit të kësaj zone të mbrojtur.
“Meqenëse vendimi për zhvillimin është bazuar në vlerësim të dobët të ndikimit në mjedis dhe në një proces me pjesëmarrje joadekuat të publikut, kemi frikë se do të vendoset një precedent i rrezikshëm që mund të dërgoj në shkatërrimin e lumenjve dhe burimeve të ujërave të ëmbla në gjithë vendin”, tha Petra Remeta, menaxhere e programit për ujërat e ëmbël në WWF Adria.
Të premten Gjykata Administrative në Tiranë rrëzoi padinë e banorëve të Margegajt dhe shoqatës Toka, që kërkonte anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-ve në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Megjithatë Gjykata e cilësuar si të ligjshëm ndërtimin e HEC-ve dhe ka lejuar vazhdimin e punimeve.
Kryetarja e shoqatës TOKA dhe një nga banoret më të zëshme të Valbonës kundër HEC-ve, Catherine Bohne u shpreh pas vendimit se çështja do të vazhdojë përmes ankimimit.
“Burimet e ujit dhe biodiversiteti janë shumë me rëndësi që të mos përfillen kur merren vendime për zhvillim të hidrocentraleve, dhe duhet të merren parasysh mendimet e komunitetit lokal për atë që ndodh në vendin e tyre”, tha Bohne.
Prej më shumë se një viti e gjysmë, banorët dhe aktivistët mjedisorë i kanë kundërshtuar me forcë vendimet për të ndërtuar hidrocentrale në lumin Valbonë, të cilat qeveria i ka vulosur në vitin 2009 dhe 2013.
Ata thonë se, ndërtimi i hidrocentraleve do të dëmtojë mjedisin dhe potencialin turistik të zonës së Alpeve shqiptare. Banorët gjithashtu kanë denoncuar vazhdimisht dhënien e lejeve pa konsultim publik që parashikohet në Konventën e Aarhusit, që detyron përfshirjen e komunitetit në vendimmarrjen e çështjeve mjedisore.
Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 14 hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës dhe tributarët e tij, ndërsa në dekadën e fundit qeveria ka lëshuar leje ndërtimi për 526 hidrocentrale në të gjithë Shqipërinë.
Kjo mënyrë e prodhimit të energjisë është kritikuar vazhdimisht nga organizata mjedisore ndërkombëtare, të cilat i kanë bërë thirrje Shqipërisë të drejtohet në forma më të reja dhe më miqësore me natyrën për nxjerrjen e energjisë.

Qeveria: Taksë progresive mbi të gjitha të ardhurat

 

Qeveria mashtroi me premtimin për uljen e taksave mbi rrogën. Ndonëse gjatë fushatës kishte premtuar se do të ulte nga 23 për qind në 18 për qind normën e lartë të taksës mbi pagën, ministri i Financave, Arben Ahmetaj pranoi se kjo nuk do të bëhet. “Nuk do të ketë asnjë ndryshim të taksës mbi të ardhurat”, u shpreh Ahmetaj në Komisionin parlamentar të Ekonomisë i pyetur nga deputeti socialist Anastas Angjeli.
Por qeveria jo vetëm që nuk do të mbajë premtimin për të ulur taksën mbi rrogat, por do t’i rrisë ato. Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri, i cili fut të gjithë llojet e të ardhurave në taksim progresiv. “Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë për periudhën tatimore dhe mbi të do të zbatohet taksa progresive”, deklaroi Ahmetaj.
Aktualisht, Shqipëria takson në mënyrë progresive vetëm taksa mbi pagën. Me lëvizjen e re të paralajmëruar nga Ahmetaj, edhe të ardhurat nga qiratë, ato nga të drejtat e autorit apo çdo lloj tjetër e ardhure do të taksohen në mënyrë progresive. Kjo lëvizje rrit ndjeshëm taksat mbi qytetarët, pasi nëse aktualisht të ardhurat nga qiraja dhe burimet e tjera taksohen me 15 për qind, me hyrjen në fuqi të skemës së re ato do të taksohen me 23 për qind, nëse tejkalojnë nivelin 130 mijë lekë në muaj

Euro në nivelin më të ulët prej fillimit të shtatorit

Euro e ka nisur javën e zhvlerësuar në raport me lekun në tregun vendas. Monedha e përbashkët u këmbye sot në nivelin e 133.36 lekëve, apo 0.05 lekë më pak se fundi i javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që prej fillimit të shtatorit, ku euro këmbehej poshtë nivelit të 133.4 lekëve.
Që prej datës 13 tetor, euro ka hyrë në një trajektore rënëse edhe pse diferencat kanë qenë të vogla. Në të njëjtën periudhë një vit më parë, euro filloi të zhvlerësohej me ritme të shpejta, duke zbritur poshtë nivelit të 137 lekëve, rreth 3 lekë më shumë se niveli aktual i këmbimit.
Ekspertët e këmbimit valutor pohuan për “Monitor” se nuk është një trend normal i valutës, pasi historikisht me përfundimin e efekteve sezonale (fundi i sezonit turistik dhe i fluksit të emigrantëve), monedha e përbashkët forcohej. Arsyet e nënçmimit të euros, sipas ekspertëve, argumentohet me ofertën e lartë të valutës në treg dhe me qarkullimin e ulët të monedhës vendase.
Përpos ofertës së lartë të valutës, ekspertët e argumentojnë zhvlerësimin edhe me qarkullimin e ulët të lekut në vend për shkak të rënies së konsumit.

Forcohet dollari

Nënçmimi i euros në bursa, nën nivelin e 1.16 dollarëve, është reflektuar në forcimin e monedhës së gjelbërt. Dollari amerikan është këmbyer dje në tregun vendas me 114.93 lekëve, 0.37 lekë më shumë se fundi i javës që lamë pas.
Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, niveli i këmbimit euro/lekë nuk ndikohet prej zhvillimeve në bursa, por nga niveli i ofertës dhe kërkesës për valutë në vend. Zhvillimet në bursa reflektohen në nivelin e këmbimit dollar/lek.

Gazetari që përdoret nga Tahiri tjetër pistë të rreme

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër deklaratë jo të vërtetë dhe mashtruese në lidhje me makinën e ku Sota u kap me 860 mijë euro. Gazetari Hoxha thotë se makina është futur tek Komapnia Kurum. Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të pastër. Makina nuk ëhstë futur aspak tek Kompania Kurum, por është kapur shumë pranë burgut të Elbasanit. Hoxha gënjen në këtë rast i instrukturuar. Ai kërkon ti bëjë një shërbim të kapurit me 860 mijë eurot duke e lehtësuar nga rrethanat e krimit. Ai e çon makinën e Sotës atje ku Sota do të donte të ishte, kur e vërteta është se rruga e Sotës nuk ka pasur asnjë lidhje me kompaninë Kurum.
Sota thotë se me 860 mijë eurot do paguante Kompaninë Kurum, ndaj dhe Hoxha thotë se makina është futur tek Kompania Kurum. Kemi të bëjmë me një shërbim të pastrë të gazetarit Hoxha për alibinë e Tahirit dhe Sotës.
“Makina ka shkuar tek postblloku, i është bërë shenjë të ndalonte, por nuk ka ndalur dhe ka ecur. Më pas ka hyrë në ambientet e kurimit, ku ka pretenduar se do të blinte 4 mijë ton hekur.
Policët kanë parë 2 persona në makinë dhe në drejtimin e makinës nuk ka qenë Orest Sota. Ku është ky njeri, pse policia thotë se është vetëm një njeri?” – tha gazetari Artan Hoxha në edicionin e lajmeve tek syri.
“Pse nuk është bërë publik personi i dytë? postblloku ka parë dy, kur ka hyrë tek Kurumi policia ka parë vetëm një njeri. Në postbllok janë parë dy persona në makinën Range Rover” – theksoi Hoxha gjatë intervistës së tij.
Ai gjithahstu nxjerr edhe një element të panjohur deri tani për një person të dytë. Kjo është një pistë që duhet verifikuar, vetëm se kjo mund të jetë edhe një deklarët bllof.

Revolta me buxhetin që mbështet oligarkët

Në Tiranë, analistë ekonomie dhe grupe interesi po debatojnë me shqetësim mbi paketën e re fiskale, që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2018.
Ata shprehin kritika lidhur me klientelizmin dhe shkeljet ligjore, që po bëhen me këtë rast në favor të pak bizneseve pranë qeverisë socialiste.
Në Tiranë, analistë ekonomie dhe grupe interesi po përcjellin dhe debatojnë me shqetësim në Tiranë mbi paketën e re fiskale, që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2018.
Ata shprehin kritika lidhur me klientelizmin dhe shkeljet ligjore, që bëhen në këtë rast në favor të bizneseve pranë qeverisë socialiste.
Paketa e re fiskale për vitin 2018 propozon 4 ndryshime të rëndësishme në 6 ligje: Heqja e tvsh (taksa e vlerës së shtuar) për shërbimet në hotele me 5 yje, heqja e taksës së pronës për hotele me 4 dhe 5 yje, heqja e tatim fitimit për 10 vjet për hotelet me 4 dhe 5 yje, si dhe heqja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja të këtyre hoteleve.
Gjergj Erebara, analist i agjencisë BIRN, thotë se asnjëherë më parë nuk janë ndryshuar kaq shumë ligje për të fituar aq pak njerëz.
“Shqipëria po bëhet përditë e më shumë në një republikë bananesh, ku ligjet bëhen në përfitim vetëm të një grupi të vogël personash”, tha zoti Erebara.
Sipas tij, paradoksi tjetër me këtë paketë fiskale është që disa biznese luksoze nuk do të paguajnë disa taksa, të cilat paguhen masivisht nga popullata.
Me skepticizëm dhe madje me zemërim komentohen ndryshimet e fundit nga përfaqësues të pronarëve.
“Qeveria po u ul taksat grabitësve të pronave tona, në vend që të kthejë pronat e rrëmbyera nga regjimi komunist dhe spekulantët e tranzicionit tek pronarët e ligjshëm të tyre”, tha Gëzim Boçari, një nga përfaqësuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”.
Qeveritë e tranzicionit e ngatërruan aq shumë çështjen e pronave me ligje e vendime të përkohshme, thotë zoti Boçari, sa që tani vetë shteti është kriminalizuar me këtë temë, derisa ka shkelur edhe Kushtetutën dhe është futur në anarki institucionale.
Ai shton se, investimet vendase e të huaja nuk mund të ketë në një vend ku mbi 70 për qind e gjyqeve janë për konflikte pronësore.
Përfaqësues të pronarëve pohojnë se, qeveria mund të zgjidhë pa kosto çështjen e pronave, taksave dhe reformave të tjera vetëm pas këmbënguljes së SHBA dhe BE për të zbatuar ligje të ngjashme me Uashingtonin dhe Brukselin.
Ndërsa vëzhgues të zhvillimeve ekonomike besojnë se, mungon vullneti politik i qeverisë dhe subjekteve politike për të zgjidhur vështirësitë ekonomike në dobi të sa më shumë njerëzve, por ata thjesht improvizojnë për të rritur fitimet e një grupi të vogël biznesesh kliente të politikës dhe gjithë barrën e taksave ua shkarkojnë qytetarëve.