31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Gjermani: Filloi konferenca për ndryshimet klimatike

Përfaqësuesit e afro 200 vendeve kanë arritur në Bon të Gjermanisë për fillimin e sotëm të Konferencës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara, që do të zgjasë deri më 17 nëntor.
Kryeministri i Fixhit, Frank Bainimarama, që e kryeson këtë samit, tha se do të kërkojë aksion urgjent për uljen e gazrave të rrezikshëm.
“Vuajtja njerëzore e shkaktuar nga intensifikimi i uraganeve, zjarreve pyjore, thatësisë, vërshimeve dhe kërcënimeve për sigurinë e ushqimit, nga ndryshimet klimatike, nënkupton se nuk ka kohë për të humbur”, tha Bainimarama në deklaratën e sotme, para fillimit të samitit.
Sipas tij, pjesëmarrësit do të punojnë për krijimin e “librit të rregullave” të detajizuara, për t’i udhëzuar vendet, që e respektojnë Marrëveshjen e Parisit për klimë.
Kjo marrëveshje është përcjellë me shumë paqartësi, e veçanërisht pas shpalljes së planeve të Presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqje nga kjo marrëveshje. Kështu, Shtetet e Bashkuara dhe Siria janë vendet e vetme, që nuk janë pjesë e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.
Megjithatë, pritet që në mbledhjen në Bon të Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara do t’i kenë përfaqësuesit e vet.

Moskë, arrestohen qindra protestues

Qindra protestues u arrestuan në Moskë të dielën gjatë një demonstrate kundër Presidentit rus Vladimir Putin që përkonte me festën e Ditës Kombëtare të Unitetit.
Sipas OVD-Info, që vëzhgon shtypjen e protestave, 360 njerëz u arrestuan në mbarë Rusinë deri në orën 5 të mbrëmjes të së dielës. Policia në Moskë njoftoi për 260 të arresuar në kryeqytet. Agjencia ruse e lajmeve TASS tha se, shumë protestues në Moskë mbanin armë të ftohta.
Protestuesit në demonstrata të tjera besohet të jenë të lidhur me politikanin nacionalist dhe kritik ndaj Kremlinit, Vyacheslav Maltsev dhe lëvizjes “Përgatitja e Artilerisë” – një grup i shpallur si ekstremist dhe i ndaluar në Rusi.
I vetë-mërguari Maltsev postoi në YouTube se, këtë fundjavë Rusia është gati për “revolucion”. Në vitin 2005 zoti Putin e deklaroi 4 nëntorin si “Ditën e Unitetit Kombëtar” për të shënuar fitoren e Rusisë ndaj Polonisë në vitin 1612.

Brexit po del jashtë kontrollit, May drejt rrëzimit

Çfarë e lidh qeverinë britanike me shembjen e Perandorisë Romake? Atmosfera në Londër është si e fundit të botës dhe sundimi i Theresay May-t po lëkundet, mendon Barbara Wesel. Ajo e ka mbijetuar dështimin në zgjedhje në qershor dhe rrjedhën kaotike të negociatave të Brexit-it. Por tani, skandali që po përhapet për shakatë me nënkuptim seksual dhe për sulmet në partinë konservatore mund t’i kushtojë kokën Theresa May-t. Fushata ‘#MeToo’kaloi nga Hollivudi në Westminster, dhe kryeministrja britanike nuk duket se e përballon dot fuqinë e publikimeve për shakatë e burrave të vjetër dhe për duar që vërtiten në radhët e saj.

A do të rrëzohet May përballë serisë së dorëheqjeve?
Viktima e parë e spastrimeve ishte ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon. Në fillim u bë e njohur se i kishte kapur dikur gjurin një gazetareje, pastaj kolegia e partisë së tij, Andrea Leadsom e akuzoi për një shaka të rrallë budallaqe lidhur me kërkesën për “një vend për duart e saj të ftohta”. Po të jetë e saktë ajo që tregon ajo, atëherë niveli i shakave me dy kuptime në Westminster duhet të jetë me të vërtetë shokues.
Thashethemi i fundit ka të bëjë me zëvendësin e May-t, Damian Green. Edhe ai thuhet se ka përkëdhelur një gju, pa e ftuar njeri. Po të duhet të largohet edhe ai atëherë situata do të jetë e vështirë për kryeministren. Për një riorganizim të thellë të kabinetit ajo nuk ka mbështetje as në partinë e saj dhe as në popull. Nëse ditët dhe javët e ardhshme do të pikojë një seri zbulimesh dhe dorëheqjesh, Theresa May nuk do ta mbijetojë konfuzionin.
Në Westminster qarkullon një dosje sekrete me ngacmime seksuale dhe me shprehje seksiste të deputetëve dhe të krerëve të partisë. Nëse përmbajtja do të shfaqet me porcione të përditshme në shtyp, atëherë aparati politik në Londër mund të shpërthejë së brendshmi.

Shembja e Perandorisë Romake
Meqenëse Theresa May e ka të vështirë të kënaqë njeri për momentin, edhe emërimi i një ministri të ri të Mbrojtjes çoi në një shpërthim zemërimi kolektiv të Partisë së saj Konservatore. Politikani i ri dhe tani ministër i Mbrojtjes, Gavin Williamson më parë kujdesej për disiplinën në Grupin parlamentar të partisë dhe u bë i njohur me terrarin me xham që mbante në zyrë, brenda të cilit jetonte një merimangë e madhe e gjallë – gjë që i bëri gjuhët e helmuara te konservatorët që të vendosin një lidhje midis qeverisë së Theresa May-t dhe shembjes së Perandorisë Romake.
Emërimi i “merimangës helmuese Williamson” është një mësim nga “libri i mësimeve të Perandorit Kaligula, akti administrativ i fundit të të cilit ishte emërimi si senator i kalit të tij të preferuar”, citon “Financial Times” një konservator anonim.
Vëzhguesit e krahasojnë klimën aktuale politike në Londër me ditët e fundit të qeverisë së Major-it ose atmosferën pas skandalit të llogarive, që për pak e fundosi qeverinë e Gordon Brown-it. Por këtë herë bëhet fjalë më shumë se për riparimin e varreve të kështjellave dhe shtëpive të rosave në kurriz ta taksapaguesve. Në një valë të madhe nxirren në sipërfaqe raste të mbuluara, të cilat tregojnë një klimë frike dhe abuzime seksuale në politikën britanike.
Shansi më i mirë i Theresa May-t për t’i mbijetuar serinë e zbulimeve do të ishte që të vihej vetë në krye të lëvizjes. Por fuqia politike që ka nuk mjafton për këtë, atë ngjarjet vetëm e shtyjnë përpara. Dhe veç kësaj, ajo nuk është më në gjendje që të bëjë politikë.
Brexiti po del gjithnjë e më tepër jashtë kontrollit, në Parlament e pret një disfatë në votim.
A do ta bëjë kryeministrja dot rrugën deri në Krishtlindje? Orakujt politikë janë të mendimit: në 2018-ën në Britaninë e Madhe do të ketë zgjedhje të reja. Mbretërinë e Bashkuar nuk mund ta kesh zili për këto kohë interesante.

Çfarë po ndodh me ishullin e Maltës?

Mё 16 tetor 2017 shteti mesdhetar Malta humbi pafajёsinё e tij nё sytё e opinionit ndёrkombёtar. Gazetarja 53-vjeҁare Daphne Caruana Galizia u vra me njё veturё bombё. Mё parё, ajo kishte marrё disa herё kёrcёnime me vdekje. Ajo kishte investiguar lidhur me implikimet e mundshme tё familjes sё kryeministrit Joseph Muscat nё biznese jo transparente financiare.
Çfarё po ndodh nё shtetin ishull tё Maltёs, qё pёr shkak tё anëtarёsisё nё BE duhet tё pёrmbushё kritere tё larta tё shtetit ligjor? Dyshimet nuk vijnё nga hiҁi. Komisioni i BE-sё mё 2016 analizoi anëtarёsimin e Maltёs dhe arriti nё konkluzionin, se krahasuar me tё gjitha vendet e tjera anёtare tё BE-sё, “mediqt ndodhen jashtёzakonisht fort nё duart e partive politike”, dhe se “pёr shkak tё mungesёs sё masave tё rregullimit dhe vetёrregullimit” pavarёsia nё media ёshtё e dobёt.

Media tё dobёta, ekonomi e fortё financash
Por nё Maltё ёshtё e fortё ekonomia e financave. Ishulli klasifikohet si parajsё tatimore; nё kёtё drejtim nuk ka ndryshuar asgjё anëtarёsimi nё BE. Pёrkundrazi: qёkurse Malta ёshtё anëtarёsuar nё BE nё vitin 2004 dhe me mundёsitё qё lidhen me kёtё nё tregun e brendshёm dega e financave ёshtё nё rritje. Kryeministri Muscat nё tё kundёrt nё njё intervistё me agjencinё e lajmeve “Reuters” tha, se: “Sektori i financave ёshtё po aq transparent, solid dhe konform rregullave si edhe gjithё tё tjerёt nё Europё”.
Shumё maltezё, por edhe vёzhgues nga jashtё shohin nё kombinimin mes mediave tё dobёta dhe lobit me influencё tё kapitalit njё problem strukturor. Madje, ata as nuk befasohen, qё policia nё sfondin e njё vale atentatesh duket e pafuqishme: Dy vitet e kaluara ka pasur gjashtё atentate me vetura bombё nё Maltё – deri mё tani askush nuk ёshtё akuzuar.

Mosbesim ndaj sistemit tё Muscat-it
Shumё maltezё nuk i durojnё dot mё kёto rrethana dhe mendojnё, qё demokracia ka marrё fund. Gjatё njё demonstrate tё dielёn e kaluar (30.10) nё pankarta shkruhej: “Ne nuk mund tё na bёjnё tё heshtim” dhe “Vendi ynё meriton mё mirё”. Bloggeri Jacques Zammit tha nё njё fjalim gjatё demonstratёs, se “shteti nuk punon pёr vendin, por pёr qarkun e brendshёm tё pushtetit”.
Familjet e tё vrarёve i kёrkojnё kryeministrit tё japё dorёheqjen. Ai e ka kthyer Maltёn nё “ishullin e mafies”. Ata nuk besojnё mё tek drejtёsia nёn kёtё qeveri. Djemtё e Galizias nё njё postim nё Facebook shkruajnё: “Nuk mund tё sjellin tani drejtёsi ata, qё aq kohё sa ne kujtojmё nga e kaluara, vetёm janё pёrpjekur ta bёjnё tё heshtё nёnёn tonё”.

Vёmendje ndёrkombёtare
Kritika tё ashpra vijnё ndёrkohё nga mbarё Europa. Komisioni i BE-sё i bёri thirrje qeverisё malteze qё jo vetёm tё zbardhё vrasjen, por edhe tё zgjidhё “problemet e mundshme strukturore” me shtetin ligjor. “Sytё e Europёs janё drejtuar nga autoritetet e Maltёs”, shkruan zёvendёspresidenti i Komisionit Frans Timmermans.
Ministri i Brendshёm i Maltёs, Michael Farrugia ka thёnё, se policia ka “ҁek tё bardhё” qё tё kryejё tё gjitha hetimet e nevojshme. Kryeministri Muscat ka vёnё nё dispozicion njё shumё shpёrblyese prej njё milion eurosh pёr atё qё jep dёshmi pёr kapjen e dorasit. Megjithatё mosbesimi dhe presioni ёshtё aq i madh, sa ndёrkohё Muscat pranoi qё tё shkojnё nё Maltё hetues nga Europoli dhe FBI-ja pёr t’u ndihmuar kolegёve tё tyre maltezё.

Puigdemont lirohet nga arresti, por duhet të mbetet në Belgjikë

Ish-lideri i përmbysur i Katalonjës, Carles Puigdemont, e ka kritikuar Spanjën në komentet e tij të para në Internet, pas lirimit nga arresti në Belgjikë, ku ai po e kundërshton kërkesën e Spanjës për ekstradim, për dyshime se ka organizuar rebelim në Katalonjë.
Sot në rrjetin Twitter, Puigdemont ka shkruar se është i lirë dhe se është së bashku me “shokët e burgosur padrejtësisht nga ky shtet i humbur, që është larg nga praktikat demokratike”, raporton agjencia AP.
Një gjyqtar në Bruksel dje e ka liruar ish-liderin, Carles Puigdemont, dhe katër bashkëpunëtorë të tij të afërt, me kusht që të qëndrojnë në Belgjikë dhe të marrin pjesë në seancat gjyqësore.
Këta pesë persona kanë udhëtuar për në Belgjikë, pasi autoritetet e Spanjës i shkarkuan ata më 28 tetor, për synimin e tyre për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.
Nga ana tjetër, nëntë anëtarë të tjerë të udhëheqjes ranjonale të shkarkuar për rastin e njëjtë, janë arrestuar në Madrid, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Marota shpërfill Napolin për titull

Giuseppe Marotta, nikoqir i “Sunday Sport”, pas fitores së vështirë të Juventusit kundër Beneventos, lëshoi një deklaratë të befasishme për garën e “scudetto” nga këtu deri në fund të sezonit. Drejtori sportiv i Juventusit, në fakt, identifikon rivalin e parë, Interin, për fitoren përfundimtare të titullit: “Unë mendoj se Interi, që nuk ka angazhime ndërkombëtare, më mirë mund ta rregullojë përgatitjen e vet. Është një ekip shumë i vërtetë, jospektakolar, por cinik dhe ka arritur rezultate të rëndësishme. Kështu që unë mendoj se është më i rrezikshmi”.
Marotta ende nuk e harron fillimin e mirë të Napolit: “Rruga e Napolit deri më tani ka qenë e jashtëzakonshme. Ky barazim (kundër Chievos) e ka qetësuar pak kampionatin, megjithatë, ai ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm”. Ëndrra e Juventusit ende quhet Liga e Kampionëve dhe Marotta nuk e fsheh: “Është diçka që të gjithë tifozët e Juventusit e presin dhe kështu nuk kemi zhgënjim për Cardiff-in. Deri tani kemi mësuar për të humbur në finale…”. Marotta pastaj kthehet te shitja e Bonucci-t te Milani dhe përsërit:
“Zgjedhjet janë bërë kryesisht nga lojtarët, ku Bonucci ka marrë një vendim. Juve nuk mban lojtarë, të cilët shprehin dëshirën për të shkuar larg. Kjo nuk do të thotë se raportet ishin të këqija”. Marotta nuk mund të humbiste sigurisht mbrojtjen e Dybala, që po shfaqet në vështirësi javët e fundit: “Mendoj se është në rritje. A ju kujtohet se Dybala nuk ka ende 24 vjeç, kështu që është normale që një lojtar me shtat të tij të piqet si futbollist rreth moshës 26-27 vjeç. Sot duhet të them me siguri se është një talent i madh. Që të bëhesh kampion duhet kohë”.
Mund të kishte qenë një ditë historike në të dy rastet për Benevento-n. Në rast fitoreje, e cila ka qenë shumë afër pas 45 minutave të para, verdhekuqtë do të kishin shkaktuar befasinë më të madhe në botën e futbollit, edhe duke parë se një fitore e tyre në fushën e Juventus kishte koeficientin 35 në kompanitë italiane të basteve. Një kuotë që nuk ishte përdorur kurrë më parë. Por në pjesën e dytë bardhezinjtë kanë përmbysur gjithçka me Higuain dhe Cuadrado, duke i shkaktuar Benevento-s humbjen e 12 radhazi në 12 javët e para të Serisë A.
Para disa javësh është thënë se 10 humbjet në 10 javët e para kanë qenë një rekord absolut për futbollin italian. Tani kjo statistikë duhet përditësuar sepse me dy humbjet e fundit Benevento ka barazuar rekordin botëror të nisjes më të keqe në një kampionat. Në fron, bashkë me ta, ulet Manchester United, që ka patur të njëjtën ecuri pas 12 javëve të para në sezonin 1930/31. “Djajtë e Kuq” e kanë mbyllur atë kampionat në vendin e fundit, duke humbur 27 ndeshje nga 42 dhe duke pësuar 115 gola.

Strategu Heynckes

Rikthehet frikshëm Bayerni i Mynihut. Shtatë ndeshje radhazi dhe po kaq fitore nga ana e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, të siguruara në kampionat, kupë dhe Champions Leage. I gjithë ky ndryshim falë një njeriu të vetëm, Jupp Heynckes. Rikthimi i 72-vjeçarit në krye të stolit bavarez ka dhënë menjëherë efektet e veta në lojën e skuadrës dhe arritjen e rezultateve. Fitorja 3-1 ndaj Borussias së Dortmund konfirmoi se periudha e errët për Bayernin ka përfunduar. Me Heynckes në krye në vitin 2013 bavarezët kanë arritur të fitojnë njëkohësisht Kupën e Gjermanisë, Bundesligën dhe Champions League.
Edhe në këtë periudhë njeriu kyç i lojës së tij ishte Arjen Robben, me këtë të fundit që, pas përfundimit të takimit, u shpreh se loja që zhvilloi ekipi ndaj “verdhezinjve” ishte një ndër më të mirat. Holandezi, edhe pse 33 vjeç, tregoi qartë se ka ende shumë për të dhënë. Nuk mund të thuhet se është rastësi fakti që Bayerni i Mynihut ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit në momentin kur Heynckess mori sërish në patronazh skuadrën. Ndoshta dhe me pak fat, për shkak të gabimeve nga ana ndjekësve si Leipzig dhe Dortmund.
Transformim rrënjësor në vetëm pak javë. Në Gjermani meritat ia atribuojnë vetëm 72-vjeçarit, që konsiderohet një strateg i jashtëzakonshëm. Ndoshta ndër të paktët që mund ta merrte skuadrën në atë moment delikat dhe ta risillte në jetë në një kohë fare të shkurtër. Mesazhi është i qartë, falë Jupp Heynckes, Bayerni i Mynihut është rikthyer.
Bayerni i Heynckes nuk ka të ndalur, teksa të dielën mori fitoren e 4-t radhazi në kampionat, në shtëpinë e rivalit kryesor, Borusias së Dortmundit. Bavarezët arritën të dominojnë takimin që nga fillimi dhe të marrin fitoren me rezultatin e pastër 1-3. Skuadra e Heynckes kaloi në avantazh me anë të holandezit Robben, në minutën e 17’, ndërsa polaku Lewandowski dyfishoi shifrat në të 37-ën.
Në minutën e 67’, ishte mbrojtësi austriak David Alaba, që shënoi golin e 3-të dhe vulosi fitoren. Në minutat në vijim Bayerni administroi rezultatin, ndërsa Dortmundi arriti të gjejë golin e nderit, me anë të mbrojtësit spanjoll Bartra, vetëm 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Pas 11 javësh të Bundesligës, Bayerni i Mynihut kryeson me 26 pikë, i ndjekur nga Leipzig me 22 dhe Dortmund me 20. Një muaj më herët, Dortmundi kishte një avantazh prej 5 pikësh me Bayernin, por në vetëm 4 javë, skuadra e Heynckes përmbysi gjithçka, duke marrë të gjitha pikët e mundshme. Nga ana tjetër, verdhezinjtë, kanë marrë vetëm 1 pikë në 4 javët e fundit, ndërsa 3 ndeshjet e tjera i kanë humbur.

Lamtumira e një gjeniu, Pirlo i jep fund karrierës

Lamtumirë kampion, një si ty do t’i mungojë gjithmonë futbollit të luajtur. Me topin në këmbë ai ishte një gjeni, por për fatin e keq ashtu si shumë yjeve të futbollit edhe karrierës së tij i ka ardhur fundi. 5 minutat që luajti në sfidën play off të Major League Soccer mes New York City-t dhe Columbus Crew ishin të fundit për Andrea Pirlon në karrierën e tij si futbollist. Eliminimi i New York City-t solli edhe lamtumirën nga futbolli të njeriut që me topin në këmbë mund të shpikte diçka brilante nga një moment në tjetrin.
Në moshën 38-vjeçare Pirlo ka vendosur të thotë stop duke varur këpucët në gozhdë. Në kabinën e regjisë së shumë skuadrave të njohura ai ka fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tij. 2 tituj kampionë dhe 2 Champions League me Milanin, 4 Scudetto radhazi me Juventusin dhe 1 Kupë Bote me kombëtaren italiane. Pirlo mund të largohet i qetë pasi karriera e tij ka qenë e mrekullueshme. Drejtuesit e Interit do ta kenë gjithmonë peng që e larguan si një lojtar që nuk vlente në vitin 2001.

Dzeko refuzon superofertën nga Kina

Edin Dzeko mendon vetëm për Romën dhe për asnjë skuadër tjetër. Sulmuesi është aq i bindur për zgjedhjen e tij, sa ka refuzuar sërish një superofertë nga kontinenti aziatik. Sipas mediave italiane, boshnjaku pas ofertës nga Tianjin Quanjian, i ka thënë “jo” edhe shumës prej 12 milionë eurosh në vit nga një tjetër skuadër kineze. 31-vjeçari i ka të qarta idetë dhe e ardhmja e tij mesa duket do të vazhdojë të jetë me ngjyrat verdhekuqe. Dzeko është i lidhur me skuadrën e drejtuar nga trajneri Di Francesco deri në fund të 2020-ës dhe nuk ka aspak ndërmend të largohet.

Di Francesco: Herët të flasim për titullin

Roma po kalon një moment mjaft të mirë, pasi në Serinë A po tregohet cinike, duke fituar shpeshherë me rezultat minimal, ndërsa në Champions po dhuron gola dhe lojë spektakolare. Futbollistët e verdhekuqve duken të kënaqur me punën e trajnerit Di Francesco dhe optimistë mbi rezultatet e skuadrës. Së fundi edhe drejtori teknik i Romës, Monchi është shprehur se skuadra tani mund të fillojë të mendojë për titullin, por nuk është i këtij mendimi trajneri i verdhekuqve.
“Në fillim duhet të mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën, ku duhet të marrim 3 pikët dhe të rikuperojmë diferencën me kryesueset. Po kalojmë një moment të mirë, por është ende shumë herët që të mendojmë për titullin. Kjo është një çështje që i përket 8-10 javëve të fundit të kampionatin, por deri atëherë të shohim se në çfarë situate do të jemi”, tha trajneri i Romës.