39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Interi vetëm barazim ndaj Torinos

during the Serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 5, 2017 in Milan, Italy.

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e së dielës përballë Torinos. Zikaltërit e mbyllën pa gola pjesën e parë, ndërsa në të 60-tën, e panë veten në disavantazh, pas golit të Iago Falkes. Në të 79-tën, mendoi Eder që të vinte rezultatin në baraspeshë dhe me kaq u mbyll ndeshja në “San Siro”-n e mbushur me më shumë se 70.000 tifozë. Pas 12 ndeshjesh, Interi mbetet në vendin e dytë, në kuotën e 30 pikëve, ndërsa për Torinon ishte një pikë me shumë vlera, e cila mbetet në vendin e shtatë, me 17 pikë.

Ndalet Napoli i Hysajt

Në sfidat e orës 15:00, të dielën, në Itali, ra në sy barazimi pa gola i Napolit, në transfertë përballë Kievos. Ndeshja u dominua nga të kaltërit e Sarrit, por nuk mundën të gjejnë golin dhe kështu humbën mundësinë të shkëputen pas barazimit të Interit.
Hapin fals të dy kryesueseve e shfrytëzoi Juventusi, edhe pse arriti një fitore me shumë vështirësi përballë vendit të fundit në renditje, Beneventos. Çiçireti shënoi për miqtë në të 19-tën, ndërsa duhej të vinte pjesa e dytë, që golat e Higuainit dhe Kuadrados të përmbysnin rezultatin. Kështu Juventusi afrohet vetëm me një pikë me Napolin. Në sfidat e tjera, Roma fitoi 2-4 jashtë me Fiorentinën, ndërsa Kaljari fitoi 2-1 përballë Veronës.

Berisha, pritje spektakolare

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ishte heroi i Atalantës në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori ndaj Spalit në sfidën e ditës së diel. Në minutën e 90-të gardiani kuqezi bëri një pritje fantastike pas gjuajtjes së Antenuçit, duke shmangur humbjen. Pothuajse një gol i sigurt. Në prononcimin pas ndeshjes për mediat italiane Berisha ia vuri fajin fushës për rezultatin zhgënjyes.
“Ndeshja ishte e vështirë, sepse edhe fusha nuk ishte e mirë. Binte shi gjithë kohën dhe ishte kjo vështirësi më shumë për të luajtur futbollin tonë. Por jam krenar për djemtë, sepse kanë dhënë gjithçka. Edhe kur ishim me një lojtar më pak, deshëm ta fitonim ndeshjen, por nuk na eci këtë radhë. Jam këtu për të ndihmuar ekipin për të marrë tri pikët. Jam i lumtur, por do të ishte më mirë ta kishim fituar atë ndeshje”, ishin fjalët e Berishës.

Basha: Largim i Ramës, betejë totale kundër kapjes së Prokurorisë për të mbyllur hetimet

Grupi parlamentar demokrat dhe opozita do të vijojë betejën e saj deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie antimafia, e cila do të shkëpusë lidhjet e krimit me pushtetin dhe do të garantojë zgjedhjen e një qeverisjeje nga vota e lirë e qytetarëve. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të deputetëve demokratë deklaroi se opozita do të qëndrojë fort në përballjen e saj ndaj krimit në pushtet me në krye Edi Ramën.
“Shteti i rënë, qeveria e rënë de facto, narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari, janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare. Edi Rama është sot një kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, i rënë brenda vendit, i rënë jashtë vendit. Çdokush e tregon me gisht, si njeriun që ideoi dhe zbatoi projektin e Shqipërisë, hambar droge.
Mjafton të shikoni analizën e Guardia di Finanzës. Në vitin 2013 -300 parcela droge, më 2014 -800 parcela droge, më 2015 -1400 parcela droge dhe më 2016 –2086 parcela droge të zbuluara vetëm nga Guardia di Finanza, e cila vrojton jo më shumë se 20% të territorit”, u shpreh Basha.
Kreu i PD solli në vëmendje situatën dramatike që ka përfshirë vendin, ku trafiku i drogës në Shqipëri dhe nga Shqipëria është tema e ditës si brenda vendit ashtu edhe në kancelaritë e huaja. “Këtë vit, që kultivimi i drogës nuk është i njëjti si më 2016-ën, Edi Rama bërtet ‘fitoren’. Në fakt, nuk është as Edi Rama, as policia e korruptuar e Haki Çakos me shokë, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit siç e di çdo shqiptar dhe fakir, fukarenjtë që i ka shtyrë dëshpërimi dhe mjerimi drejt këtij veprimi të paligjshëm, është çmimi.
Shkoni në Tepelenë. Më lirë do të blini kanabisin se sa çajin e malit. 50 deri në 80 euro kilja e kanabisit. Sepse, mijëra tonelata kanabis të prodhuara kryesisht në vitin 2016, presin të trafikohen drejt Europës. Trafikohen ditë për ditë, siç kapen ditë për ditë nga autoritetet italiane”, u shpreh kreu i PD, Basha.
Duke theksuar se sot populli shqiptar qeveriset nga një bandë e organizuar dhe se vendi është në kushtet e një narkorepublike, e vetmja zgjidhja për të cilën opozita do të vijojë deri në fund është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafia, e cila do të mund të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe një qeveri që do të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.
“Prandaj, jemi në kushtet e një narkorepublike, e cila nuk ka më asnjë legjitimitet. Zgjidhja e vetme është largimi një orë e më parë i Edi Ramës, një qeveri antimafia, e cila të shkëpusë, të shembë, lidhjet e politikës me krimin. Këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat që këput me ‘planet sekrete’. Planet kundër krimit gjithmonë janë sekrete. Kujt ia shet këto dëngla. Plan sekret që e di Edi Rama, nuk është plan kundër krimit. Prandaj, zgjidhja e vetme për vendin, jo thjesht për opozitën, për Partinë Demokratike, është largimi një orë e më parë i një njeriu të provuar katërcipërisht të lidhur me krimin. Nuk ka shqiptar dhe nuk ka faktor perëndimor mos ta ketë të qartë përgjegjësinë politike të Edi Ramës për shndërrimin e Shqipërisë në një narkoshtet dhe kjo do të mjaftonte për çdo njeri, të jepte dorëheqjen.
Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e tij dhe të qeverisë së tij dhe do të vazhdojë të zgjerojë koalicionin me çdo qytetar shqiptar dhe çdo faktor tjetër politik dhe jo politik për të realizuar një mision kombëtar, një imperativ kombëtar – largimin e Edi Ramës, një qeveri antimafia që të shembë lidhjen e krimit me politikën, të realizojë reformën zgjedhore dhe sovrani të vendosë qeverisjen e ardhshme”, u shpreh kreu i PD.

Rama ta harrojë kapjen e prokurorit të Përgjithshëm

Kreu i PD, Basha paralajmëroi Ramën se PD nuk do të lejojë asnjë përpjekje e tentativë të tij për të kapur kryeprokurorin e Përgjithshëm, institucionin kyç që ka dosjet e lidhjeve të Ramës e njerëzve të tij me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Basha iu përgjigj interesit të medias pas lajmeve të publikuara për largimin e kryeprokurorit Llalla, mandati i të cilit sipas PS duhet të përfundojë në muajin dhjetor. Nga ana tjetër, Basha theksoi se reforma zgjedhore do të zhvillohet vetëm kur Rama të largohet nga qeveria dhe vendi të drejtohet nga qeveria antimafia, e cila do të jetë garant i një reforme të drejtë zgjedhore që do të çojë në zgjedhje të lira e të ndershme.

– Keni një strategji për këtë zoti Basha, do të filloni protestat?
Kemi një strategji, e cila po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave.

– Do të ndërmerrni ndonjë veprim konkret? Çfarë mekanizmi do të përdorni?
Kjo javë, e cila ka nxjerrë në pah edhe një nga aspektet e shëmtuara, kriminale të kësaj qeverisjeje, siç është trafiku apo transporti i parave kesh të trafikut të drogës, si ato që u kapën në Elbasan dhe u mbajtën të fshehta me urdhër të Edi Ramës, është një javë përballjeje totale të opozitës, siç e keni parë, siç ka filluar ditën e sotme në komisonet parlamentare dhe siç do të vazhdojë deri ditën e enjte në seancë plenare.

– Kur do t’i bëni publike faktet e reja që keni z. Basha?

Faktet po bëhen publike dhe opozita është jashtëzakonisht e angazhuar së bashku me qytetarët, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit dhe çdo organ tjetër të paprekur dhe të pacenuar nga trafiku i drogës dhe natyrisht me partnerët tanë strategjikë.

– Kur do të fillojë reforma zgjedhore?
Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që të përdorë kriminelët dhe paratë e drogës për të blerë vota, t’i çojë ata para drejtësisë dhe t’i lerë shqiptarët të vendosin të lirë me votën e tyre qeverisjen dhe qeverinë që dëshirojnë.

– Ka një qëndrim Partia Demokratike lidhur me përfundimin e mandatit të prokurorit të Përgjithshëm?
Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetutës dhe i ligjeve dhe çdo hap për të vendosur kthetrat e narkomafias në organin e Prokurorisë do të përballet me një betejë totale politike nga ana e opozitës.

– Ka një interpretim nga ana e kryeprokurorit që mandati përfundon pas dy vitesh, bazuar në precedentin e Ina Ramës, ndërkohë që, edhe mbi faktin që mandati është 7 vite dhe jo 5 vite. Partia Demokratike, ka një qëndrim lidhur me këtë situatë? Socialistët mendojnë se z. Llalla ikën në dhjetor.
Edi Rama ka hallin e Tahirit dhe hetimeve të tjera. Ka hallin e petëve që i kanë dalë lakrorit dhe nuk ka hall mandati. Dhe në funksion të ndalimit të hetimit, në funksion të mbrojtjes së Tahirit, që në fakt është mbrojtja e vetvetes, ai është gati t’i thotë dorës këmbë dhe këmbës dorë. Ndërsa, në rastin konkret qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi. Dhe nuk do të lejojmë asnjë keqinterpretim në funksion të kapjes së Prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve dhe në veçanti të peshqve të mëdhenj.

– Pra, ju jeni për vazhdimin e mandatit?
Jo këtë po e thoni ju. Ne jemi për respektimin total të Kushtetutës dhe në këtë kuadër njerëzit tanë në Komisionin e Ligjeve dhe ekspertët tanë do të hedhin hapat konkretë.

Komentuesit të revoltuar me “Zërin e Amerikës”, mbështesin Trump në faqen e VOA

Zëri i Amerikës ka pasqyruar një sondazh të dy mediave amerikane mbi mbështetjen që gëzon Presidenti Trump sot në Shtetet e Bashkuara. Komentuesit poshtë këtij lajmi kanë reaguar duke mbështetur punën e Trump dhe duke i akuzuar mediat që japin të ulët mbështetjen ndaj Trump si media të Sorosit. Sipas komentuesve Presidenti Trump po ngre lart emrin e Shteteve të Bashkuara.

 

Lajmi në VOA

Sipas një sondazhi të Washington Post-ABC News, publiku amerikan vazhdon të ketë një vlerësim të ulët të punës së presidentit Donald Trump.
Zoti Trump ka qenë në detyrë për gati një vit dhe miratimi për punën e tij është “dukshëm më i ulët se për çdo president të mëparshëm në këtë pikë në presidencën e tij gjatë shtatë dekadave të sondazheve”, shkruan gazeta The Ëashington Post. Vetëm 37 për qind e amerikanëve ose më pak se 4 në 10 amerikanë miratojnë punën e presidentit Trump si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara.
Mosmiratimi i punës së tij ka arritur në 59 për qind, dhe gjysma e atij grupi nuk e mbështesin thellësisht punën që ai po bën.
Rezultatet në sondazhin Post-ABC janë të ngjashme me ato të sondazheve të fundit mbi punën e presidentit. Sondazhi i Gallup, i cili vëzhgon prirjet politike kombëtare të opinionin publik amerikan, tha të premten se 56 për qind e publikut nuk e miraton punën e Presidentit Trump në krahasim me 39 për qind që e mbështet.
100 ditë pas inaugurimit të tij, në fund të prillit, 42 për qind e amerikanëve thanë se mendonin se Trump kishte bërë arritje të mëdha, por tani ky numër ka rënë në 35 për qind.
Gazeta thotë se 65 për qind e të anketuarve thonë se presidenti Trump ka arritur “jo shumë” ose “pak ose aspak”.
Sondazhi tregoi gjithashtu se 51 për qind e amerikanëve nuk kishin fare besim në punën e presidentit për trajtimin e kërcënimit të paraqitur nga Koreja e Veriut.
Gazeta The Ëashington Post njofton se gjysma e amerikanëve mendojnë se presidenti ka paragjykime ndaj afrikano-amerikanëve dhe më shumë se gjysma, 55 për qind mendojnë se ai ka paragjykime ndaj grave.
Megjithatë, nga ata që votuan për presidentin Trump në zgjedhje, 91 për qind vazhdojnë ta miratojnë punën e tij. Sondazhi u krye mes 29 tetorit dhe 1 nëntorit.

Rritet me 50 lekë për litër çmimi i karburanteve pas taksës së re të Ramës

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rritje me rreth 5 lekë për litër ditët e fundit, duke kaluar sërish mbi 170 lekë për litër, kryesisht në zonën Tiranë-Durrës.
Në pikat e tregtimit të Kastrati, tregtuesi më i madh në vend, një litër naftë tregtohet aktualisht me 172 lekë, nga 167 lekë që ishte më parë, ndërsa një litër benzinë shitej me 173 lekë, nga 168 lekë.
Edhe Eida, operatori i dytë më i madh në treg e ka shtrenjtuar naftën dhe benzinën po me pesë lekë për litër, përkatësisht në 171 dhe 172 lekë.
Në pikat e tregtimit të Bolv Oil dhe Gega, karburanti tregtohet me rreth 168-170 lekë për litër.
GULF dhe Alpet e kishin shtrenjtuan naftën që disa javë më parë në 173-175 lekë për litër.
Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet e këtij shtrenjtimi:
Së pari, tarifa e rilicencimit të pikave të karburantit, e cila edhe pse u rrezua fillimisht nga Gjykata Kushtetuese u rivendos sërish në nivele më të ulëta, përkatësisht 3 milionë lekë për pikat e tregtimit në kryqytet dhe 1 milion lekë në rrethe. Për Tiranën kjo tarifë filloi të mblidhej nga Bashkia pak javë më parë, në muajin shtator. Tregtuesit paralajmëruan se ajo do të reflektohej në çmim, teksa është një tarifë që do paguhet nga konsumatori fundor. Tregtuesit, siç e argumentuan dhe në Kushtetuese thanë se qëlimi i tarifës është thjesht të mbulojë shpenzimet administrative për kryerjen e shërbimit përkatës, por në këtë rast ajo u vendos jashtëzakonisht e lartë dhe si rrjedhojë ata e reflektuan në çmim.
Arsyeja e dytë lidhet me bursat ndërkombëtare, ku nafta ka arritur në nivelet më të larta që nga qershori i vitit 2015. Treguesi referencë i naftës europiane, Brent, tregtohej në fund të javës me gati 63 dollarë për fuçi.
Shqipëria renditen ndër vendet me çmimet më të larta në naftës në rajon dhe Europë, si rrjedhojë e barrës së lartë të taksave që rëndojnë mbi të. Rreth 63% të çmimit të naftës e përbëjnë taksat.
Sipas të dhënave të Global Price Petrol, të përditësuara në 30 tetor, Shqipëria renditej e 27-a në botë përsa i përket vendeve me çmime më të larta të benzinës.

Lodra e re e pushtetit

“Monitor”

Në pothuajse të gjitha herët, raportet ndërkombëtare i kanë dhënë demokracisë shqiptare statusin e një sistemi hibrid, i cili tenton të rrëshqasë drejt autoritarizmit. Gjithë këto vite kanë qenë të mjaftueshme për të vetëkorrigjuar defektet dhe për ta sjellë vendin në kushtet e një demokracie funksionale. Por koha duket sa nuk ka punuar për ne. Ndryshimet e pushtetit kanë sjellë të tjera trajta të shfaqjes së autoritarizmit.
Ditët e fundit ka një shqetësim të drejtë të disa grupimeve të biznesit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që ndryshimet e taksave mund të ndodhin me vendim kryeministri dhe jo si ligje që votohen e mbikëqyren nga Parlamenti.
Ky është një rast i pastër i deformimit të sistemit dhe demokracisë. Dobësimi i Kuvendit dhe rrëmbimi i funksioneve të tij është goditje ndaj republikës që të kthen pas shumë shekuj,atëherë kur mbretërit ishin zotat e tokës mbi çdo ligj.
Ne ende nuk e dimë pasi nuk ka asnjë shpjegim publik, sepse duhet bërë diçka e tillë për t’i vendosur taksat pa ligj. Por e dimë fare mirë se ndërhyrja jo me ligj për taksat në mbretëritë e mëdha të kohës në Angli dhe Francë, ka marrë fund përgjatë shekujve 18-19. Më parë, në monarkitë absolute, vetëm Mbreti kishte autoritetin që të vendoste taksë.
“Unë jam ligji” thërriste Luigji XIV. Kjo që po bën sot Kryeministria është formë e tejkaluar, por që duket si një ambicie e për të ringjallur monarkët e për t’u rrëmbyer atyre skeptrin. A është kjo një çështje ambicie, ekspertize apo zgjedhjeje të gabuar ligjore dhe institucionale. Me dëshmitë e derisotme,vlerësojmë që Jo.
Sepse skeptri i Kryeministrisë ka nisur të përzgjedhë ata që duhet të qëndrojnë afër mbretit dhe të përfitojnë nga hija e tij. Nga ky skeptër shkarkohen disa e po përzgjidhen me një të trokitur disa të tjerë. Bien prefektët, në vend të tyre vijnë ish-ushtarakët, rrëzohen disa drejtorë e vijnë në turmë të tjerë. Edhe për taksat ky skeptër do të zgjedhë. Tek propozimet e reja për stimujt e ri fiskalë në turizëm,edhe FMN e ka paralajmëruar një rrezik të tillë (lexo në brendësi). Ajo thotë se e ka të paqartë se a do të përftojë publiku apo vetëm një grupim i vogël.
Pra kjo që po ndodh nuk lidhet vetëm me kënaqësitë që të jep përqendrimi i pushtetit, por me aftësinë që ky pushtet monarkik ka për të diktuar jetën dhe suksesin e të tjerëve. Dhe të mos kemi iluzione, se këto skema me mbretëri absolute, janë si mbretëritë në Mbretërinë e Bashkuar,Danimarkë apo Norvegji.
Thjesht kjo është një skemë qeverisje, që do të bjerë në kolaps sapo mbreti do të zbresë nga froni. Fatkeqësisht do të duhet t’ia nisim nga e para për të ndërtuar mbretërinë tonë të punës, drejtësisë dhe barazisë.

Jo policia, por makina e burgjeve ndaloi Sotën me 863 mijë euro

Eduart HALIMI

3 jave me pare ne filluam te diskutonin p/ligjin per noterine. Ne nje situtate normale ne do diskutonim per kete sherbim publik te rendesishem qe ka ne qender nder te tjera dhe monitorimin e parandalimit te pastrimit te parave. Qendrimi yne eshte i qarte se kete monitorim ne nje shtet ligjor e te se drejtes e ka per detyre ta beje qeveria, e sotmja dhe nesermja sepse qeveria ka pergjegjesi para qytetareve per kete proces. Por kjo ndodh kur ka nje qeveri normale qe ka jo vetem legjitimitet por dhe te drejte morale per ta bere, dhe jo kjo qeveri qe eshte e lidhur me krimin e drogen.
Prej me shume se 3 javesh mazhoranca dhe qeveria jane kapur ne flagrance ne lidhjet me krimin.
3 jave me pare antimafia italiane solli ketu nje superdosje me mijera faqe qe tregonin lidhjet e ish ministrit te brendeshem me banden kriminale te Habilajt ne Vlore qe trafikuan te qete per 4 vjet me shume se 300 mln eur.
Qeveria ne vend qe te mbante anen e drejtesise, sulmoi drejtesine dhe i doli ne krah Habilajve duke i bere avokatine dhe alibine. Per 3 jave qeveria dhe mazhoranca sulmuan Zaganin dhe drejtesine dhe mbrojten banden.
4 dite me pare, po nga Vlora, bisnemeni qe aktivitet te vetem ka ndertimin e komisariateve te policise u kap me 840 mije eur dhe 2 pateteta te S Tahirit qe betohej se nuk kishte skaf.
E cfare beri policia dhe qeveria? E fshehu ngjarjen duke i dale ne krah krimit e duke bere alibi se medemek ishin parate e hekurit,dhe se do paguheshin tek kompania KURUM cash. Ne ketu e dime se jemi juriste por ta dine dhe ata qe na degjojne se nese kjo alibi e qeverise ka dy rruge: o njeriu qe nderton komisaritate e qeverise ose njerezite kompanise do shkojne ne burg.
Qeveria e di, edhe policia e di shume mire se kamerat e burgut te Elbasanit e kane fiksuar makinen e djalit nga Vlora me tre patenta te ish ministrit dhe bashke me furgonin e policise se burgut te Elbasanit kane nderhyre. Por policia e shtetit, e ketij shteti qe duhet te luftoje krimin, e fshehu ngjarjen. Fshehu dhe faktin se po e ndiqte te dyshuarin, fshehu dhe faktin se ishte furgoni i policise se burgut ne kete ngjarje qe ka nderhyre.
Ngjarjen e dates 1 nentor e fshehen se nuk e dinin se cfare do gjenin ne makine. Kur aty I plasi bomba, zgjidhja e policise nuk ishte ligji dhe informimi, por fshehja e ngjarjes qytetareve dhe opozites. E fshehen per 3 dite deri sa doli kryetari i opozites dhe e denoncoi, atehere policia u detyrua te pranoje te beje pjeserisht publike ngjarjen.
Dhe cben qeveria? Sulmon serish drejtesine, sulmon prokuroret dhe jo krimin.
Kjo nuk mund te ndodhe ne asnje vend ku shteti Lufton krimin. Kjo ndodh vetem ne ato vende ku shteti dhe krimi jane bere nje.
Ketu krimi dhe qeveria jane bere nje dhe krimi ka dale ne vitrine se nuk ka frike, nuk i ndalon policise, se ka mbrojtje nga lart, nga sh lart.
Kjo pra eshte situata e rende sot. ‎Dhe opozita nuk mund te kete nje sjellje normale ne parlament dhe te sherbeje si fasade. Opozita nuk ka per te qene kurre fasade e qeverise se krimit dhe droges, ajo do jete perballe.

Prokuroria nis hetimet ndaj dhëndrit dhe vajzës së Qazim Sejdinit

Prokuroria ka nisur një superhetim ndaj disa familjeve të pasura në Elbasan mes tyre edhe vajza dhe dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdni. Ata dyshohen për pastrim parash, ndaj organi i akuzës i kërkon drejtorisë së Tatimeve që të japë informacion për 66 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte.

Në dokumentin e siguruar nga Vizion Plus thuhet: “Prokuroria ka regjistruar procedim penal pe vepren penale “pastrim parash” dhe “veprimtari kriminale” ndaj për nevoja te hetimit kerkojmë informacion nëse shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni informacion të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite”.

Hetimet duket se janë zgjedhur në një përmasë të paparashikuar në nisje të dosjes. Ato përfshijnë emrat më të njohur në Elbasan dhe jo vetëm. Mes tyre është vajza e kryebashkiakut, Imelda Sejdini dhe bashkëshorti i saj, Sokol Sanxhaktari. Po kështu janë nën hetim pasuror Suel Çela dhe i ati i tij Petrit Çela. Kujtojmë se Suel Cela është personi që përplasi makinën e policisë në portën e tregut ushqimor.

Por nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet.

Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.

Hetimet jane urdheruar nga prokurori i Elbasanit Dritan Gina dhe po ndiqen nga shefja e sektorit, Irida Kokonozi.

Nën hetim:

Sokol Sanxhaktari ditelindja ‘86, banues Elbasan (dhendri i Qazim Sejdinit).

Astrit Sanxhaktari ditelindja ‘59 (babai i Sokolit dhe krushku i kryebashkiakut Sejdini).

Lindita Sanxhaktari, ditelindja ‘78 (motra e Sokolit).

Oriel Mehja, ditelindja ‘75 (bashkeshorti i Lindites).

Imelda Sejdini, ditelindja ‘78 (vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini, bashkeshortja e Sokol Sanxhaktarit).

Patentat në makinën e Sotës/ Tahiri po përgatiste arratisjen me miratimin e Ramës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po përgatiste arratisjen me miratimin e Ramës. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të marrë nga qytetari dixhital. Berisha shkruan se Oresti i ka marrë paratë dhe patentat me porosi të Saimirit në kasafortën e Jahtit të tij.

“Saimir Trafiku me miratimin e Rames po pregatiste arratisjen!

Oficeri dixhital denoncon: – Saimir Trafiku me miratim te Rames kishte bere plan te arratiset nga vendi!

– Parate qe u gjeten ne makinen Orestit jane te Saimir Trafikut.

– Oresti i ka marre parate dhe patentat me porosi te Saimirit ne kasaforten e Jahtit te tij

– Jahti luksoz i Saimir Trafikut eshte dhurate qe Habilajt i bene atij beharin qe kaloi.

Lexoni te plote mesazhin e oficerit dixhital!”, shkruan Berisha.

“Doja të bëja të ditur se lekët që i jan gjetur ne makinen e Orestit jane te Sajmir Tahirit!Ai e ka derguar posaçerisht ate per te mare leket tek kasaforta e jahtit te tij qe e ka blere kete behar qe kaloi, ose dhuarate nga Habilajt!!!!

Prandaj ndodhen dhe patentat aty,sepse ai e dergoi me nxitim se mos ja gjenin ne jahtine tij prokuroret. Ne fakt prokuroria ka rene ne ere qe Sajmir Tahiri pervec gomones posedon dhe nje jaht tjeter lluksoz.prandaj ka dy patenta,nje per gomonen qe nuk peshon me shum se 20 ton, dhe nje per jahtin qe eshte diku te 50-60 ton. Ky skandal ka per te plasur nga momenti ne moment ,sepse Sajmiri me miratim te Rames kishte ber ne plan qe te aratisej me gjith familje. do ju lutesha per arsyet e mija,amonim!”, shkruan qytetari.