39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

863 mijë eurot janë të Saimir Tahirit, “Kurum” rrëzoi alibinë e Orest Sotës

Deklarata e PD

Policia e Elbasanit ka ndaluar me 1 nëntor  25 vjeçarin Orest Sota që kishte në makinë 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për anije 20 dhe 100 ton të Saimir Tahirit.

Me urdhër të Edi Ramës këto të dhëna u fshehën në komunikatën e policisë.

Vetëm pas tre ditësh, dhe pas denoncimit të kryetarit të opozitës, policia u detyrua të pranojë publikisht shumën prej 863 mijë euro, bashkë me dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.

25 vjeçari Orest Sota ka deklaruar se 863 mijë euro i duheshin për të blerë hekur tek Kurum. Por ky version ka rënë poshtë, sepse Kurum nuk pranon para kesh, e në vecanti jo për sasi të tilla, që do të blenin të paktën 70 kamionë të mëdhenj me hekur.

Ndërkohë, kompania e 25 vjeçarit Sota dhe e babait të tij, nuk i justifikojnë me dokumenta këto para.

Atëherë, të kujt janë 863 mijë euro? Pse Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Çako urdhëruan policinë t’i fshehë të dhënat nga komunikata?

Të gjitha rrethanat tregojnë se këto para i përkasin të njëjtin person që i përkasin edhe patentat e lundrimit.

Janë të Saimir Tahirit.

863 mijë eurot dhe patentat e lundrimit, janë pikërisht provat që kërkon drejtësia që faktojnë impilikimin në trafik droge të Sajmir Tahirit.

Ja pse Edi Rama e mbron Tahirin nga arrestimi, me anë të imunitet parlamentar.

Sepse Edi Rama ka marrë përsipër ti zhdukë këto prova sipas paktit Rama-Tahiri:

Saimir Tahiri të mos arrestohet, me kusht që të mos flasë e të mos i marrë me vete të gjithë, me kryeministër, ministra, drejtorë policie etj.

Tani një prej provave, 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit për tonazh 20 dhe 100 ton, të nxjerra nga banesa e Saimir Tahirit, sipas skemes për ti larguar e siguruar në vende të ndryshme, u kap.

Janë 863 mijë euro të Saimir Tahirit, përfitim nga trafiku i drogës dhe dy patenta lundrimi, provë e posedimit të skafeve të përdorur sic ka ndodhur dhe me makinën e famshme nga Habilajt, cka Tahiri e ka mohuar publikisht.

Provat janë aty.

Prokuroria duhet të veprojë menjëherë.

Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë!

Edi Rama është prej 3 javësh një kryeministër i rrëzuar de fakto, një kufomë politike e diskredituar para shqiptarëve dhe botës si krijuesi, mbrojtësi dhe përfituesi i narkorepublikës.

Ai duhet të largohet e ti hapë rrugë një qeverie anti-mafia që lufton krimin, godet të paprekshmit, dhe cmonton kupolën mafioze.

Çfarë donte Tahiri në shtëpinë e Orest Sotës të premten në darkë?

Pas publikimit të lajmit të arrestimit të Orest Sotës nga forcat policore të qytetit të Elbasanit, ish-ministri Saimir Tahiri ka vizituar familjen e Lefter Sotës. Në panik, Tahiri ka kërkuar të qetësojë familjarët e mikut të tij dhe t’u kërkojë që të mos flasin.

Mësohet se vizita është bërë rreth orës 21:00, por nuk dihen detaje të tjera rreth bisedave që mund të jenë bërë.

Pas takimit të zhvilluar Tahiri është ulur në ambjentet e një lokali ku është parë dhe nga qytetarë.

Kujtojmë që Orest Sota i biri i Lefter Sotës është arrestuar nga policia e Elbasanit dhe i janë gjetur  nën cilësinë e provës materiale 863 mijë e 100 euro para cash si dhe 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e një patentë e bashkëshortes së këtij të fundit.

Thasët me para dolën nga shtëpia e Saimir Tahirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi sërish në rrjetin social Facebook arrestimin e një shtetasi në Elbasan me inicial O S, të cilit sipas kreut demokrat iu gjetën 800 mijë euro.

Basha thotë se shuma e gjetur i përket ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ashtu sikurse edhe dy patentat e lundrimit të tonazhit sipas kryedemokratit, janë të tonazhe 20 deri në 100 ton.

“Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve”, thotë Basha.

I riu i ndaluar nga policia ka mohuar njohjen  me Tahirin, por që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë. “Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Saimir Tahirit”, tha a

Burime të sigurta informojnë se:

  1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.
  2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
  3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.
  4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.

Denoncimi: Ja se si kalon droga në doganën e Durrësit

Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë punonjësit e doganave e konfirmojnë se në Shqipëri kalon çdo ditë drogë. Një prej punonjësve të Doganës së Durrësit, i cili ka dashur të ruaj anonimatin, denoncon drejtuesit e doganave se si në mënyrë të vetëdijshme, kalojnë pa skanuar kamionët që transportojnë drogë.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha: Ja se si kalon droga në doganën e Durrësit! Doganieri dixhital denoncon: Qebinin e Tahirit dhe ndrikullën drejtoreshë të doganave, që përjashtojnë nga skanimi kamionët me drogë në narko-doganën e Durrësit!
Më poshtë denoncimi i qytetarit:
“Mirëmbrëma Dr. Jam punonjës i Doganës në Durrës. Konstatimi i gazetarit në opinion është shumë i saktë. Sepse është e vërtetë që skanimi në Doganën e Durrësit, deri kur u kap sasia e madhe e drogës në Ankona, bëhej me përzgjedhje manuale me urdhër të Besmir Qibinit (njeriu i Tahirit në Doganë) dhe të drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave aktuale.
Vetëm pas kësaj goditje, u dha urdhëri i skanimit 100% në Portin e Durrësit, për të fshehur gjurmët nga Prokuroria. Akoma edhe sot, qëllimisht, moduli i riskut në sistemin kompjuterik të doganave për përzgjedhjen e mjeteve që duhet të skanohen, për eksportet nga doganat e brendshme dhe tranzitet ndërkombëtare, nuk funksionon.
Për këto vite, ky ka qenë “shtegu” i lirë nga kanë kaluar tonelatat e drogës, deri sa u godit në dy raste nga policia italiane. Kjo procedurë është lënë në heshtje qëllimisht nga drejtuesit e doganës edhe sot e kësaj dite, për t’u përdorur përsëri”.

Gjykata e Katanias fundos Habilajn, hedh poshtë kërkesën e rekursit

Gjykata e Ankimimit të Katanias hedh poshtë kërkesën e rekursit të vendimit të arrestit me burg për Moisi Habilaj. Pas ekzaminimit të akteve, trupi gjykues konfirmon masën e arrestit me burg për Moisi Habilaj, duke i ngarkuar dhe shpenzimet administrative të procesit të rekursit. Trupi gjykues i Gjykatës së Ankimimit përbëhej nga kryetarja Gabriella Larato, Dorotea Catena e Laura Benanti.
Gjykata e Rivlerësimit e Katanias vendosi nëjditë më parë mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 9 bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, duke i lënë në burg. Vendimi u depozitua të enjten në mesditë në Sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga gjyqtarët; Iarato, Benanti si dhe Catena, pasi kanë dëgjuar për 48 orë pretendimet e 10 prej të arrestuarve në kuadër të dosjes “Habilaj”. Organi i akuzës së Katanias ka parashtruar në seancën gjyqësore prova që kanë qenë bindëse për Gjykatën, e cila ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shqiptarët.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje të dyshuarin si bashkëpunëtorin e ngushtë të Moisi Habilajt, Nezar Seitin. Ky i fundit gjendet në burg me afat 20 ditë, teksa pritet që të ekstradohet në Itali, si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës që kryente grupi kriminal. Marrja në pyetje ka ardhur, pasi Krimet e Rënda kanë siguruar dosjen e Nezar Seitit, të ardhur nga Prokuroria e Katanias, e cila u përkthye në Ministrinë e Drejtësisë. Pikërisht, Krimet e Rënda e kanë pyetur Nezarin për përgjimet dhe rolin e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Seiti ka pranuar para prokurorëve të Krimeve të Rënda se ka lidhje krushqie me Habilajt, pasi gruaja e tij i ka kushërinj. Lidhur me trafikun e drogës, dhe rolin e tij si bashkëpunëtor i Moisi Habilajt, Nezar Seiti nuk ka preferuar të japë shpjegime. Ai ka kërkuar që të gjykohet në shtetin fqinj, ku janë ngritur akuzat e para, duke i thënë “po” ekstradimit.

 

Kryebashkiakja e PS presion mësueses: Tërhiq denoncimin të rikthej në punë

Emisioni investigativ “Stop” denoncoi një rast skandaloz në Zyrën Arsimore të Gramshit. Një rast, që ashtu si Liza Tabaku, provon punësimet korruptive që kryhen nga zyrtarët e shtetit në sistemin arsimor. Të implikuar në këtë aferë korruptive dhe të abuzimit me detyrën janë Kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani (PS) dhe kryetari i Zyrës Arsimor të Gramshit, Xhevit Dyrmishi.
Alma Jonuzi iu drejtua emisionit për të denoncuar pushimin nga puna si mësuese Matematike, pa motivacion, pas 15 vjetësh punë. Pas interesimit të “Stop” ajo telefonohet nga një punonjës i Zyrës Arsimore të Gramshit, Ramazan Llaha, i cili i premton se nëse tërheq denoncimin, do të rikthehet në punë.
Në mesin e zhurmës së shkaktuar nga denoncimi publik në media, mësueses së shkarkuar i kërkohet takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani, e cila i premton ta rikthejë brenda javës në punë.
Më parë, financierja e Zyrës Arsimore, Flutura Sinani, në një tjetër video, e kishte kërcënuar se nëse nuk do të tërhiqte denoncimin, nuk do të fillonte kurrë punë sa të ishte ajo në atë detyrë. Mësuesja i kujton financieres se një vit më parë i ka dhënë 1.5 milionë lekë (të vjetra) për të mos e larguar nga puna.
Denoncimi i “Stop” nxjerr në pah disa skandale të njëpasnjëshme. Ai tregon se si vazhdon të funksionojë shteti nën qeverinë e Edi Ramës, se si korrupsioni vazhdon të qëndrojë këmbëkryq në prehërin e çdo zyrtari apo punonjësi të thjeshtë të lidhur me shefat, se si njerëzit vazhdojnë të pushohen pa motiv nga puna, ku kanë investuar gjithë jetën e tyre, se si bëhen punësimet duke paguar para nën dorë, se si zyrat e shtetit përdoren për korrupsion, se si një administratë e korruptuar në çdo qelizë.

 

Kapet me 11.5 kg kokainë një shqiptar në Itali

11.5 kg kokainë u gjetën nga policia italiane në shtëpinë e një 31-vjeçari shqiptar. Bëhet e ditur se, shqiptari jeton në rrugën “Don Giovanni Fornasini”, në zonën “Corticella” në periferi të Bolonjës. Apartamenti u kontrollua nga efektivët, si pjesë e një hetimi më të madh, të koordinuar nga Prokuroria, raportojnë sot mediat lokale.
Droga, kokaina me një pastërti të lartë dhe peshë prej 11.5 kg, u gjet e fshehur në një fund të dyfishtë në një dollap në banesën e shtetasit shqiptar, Besian Elezaj. Arrestimi i shqiptarit për akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës u cilësua i rregullt nga Gjykata dhe Elezaj u la në arrest shtëpiak.
Ndërkohë, një 40 vjeçar shqiptar u kap dje në Itali me 93 kg marijuana me vlerë 200 mijë euro. Shqiptari u arrestua në San Martino, ndërsa ishte i njohur për policinë për shkak të precedentë të mëparshëm kriminal. Mediat italiane shkruajnë se shqiptare banonte prej vitesh në Xhenova.
Hetimet ndaj tij nisën për shkak të pranisë së shpeshtë gjatë tre muajve të fundit në San Martino dhe San Fruttuoso, ndërsa u identifikuan disa lokale në përdorim nga 40 vjeçari në lagjen Marassi.
Policia, pas disa pritash dhe duke u maskuar veten në mesin e tifozëve të rinj që këto ditë kanë mbërritur në zonë për shkak të derbit të fundjavës, kanë qenë në gjendje të zbulojnë hapësirën ku ishte fshehur lënda narkotike e ndarë në 96 pako me qese plastike të mbyllura në bindona plastikë.
Shqiptari, i cili i befasuar nga arrestimi brenda restorantit, u transferua mbrëmjen e shkuar në burgun e Marasit. Nëse lënda narkotike do të ishte shitur në tregun me pakicë, do të fitonte më shumë se 200 mijë euro.

Një shqiptar kapet në Bari me 1 kg heroinë në makinë

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane në Brindisi, pasi u kap me një sasi lënde narkotike heroinë. Karabinierët ndaluan për kontroll rutinë një makinë, në bordin e së cilës ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë. Dyshimet e karabinierëve nisën kur njëri prej shqiptarëve u bë nervoz dhe kështu vendosën për një kontroll më të imtësishëm në të gjithë automjetin.
Gjatë kontrollit në brendësi të një çante u gjet 1 kilogramë heroinë, e paketuar me letër alumini.
Të gjithë personat që ndodheshin në makinë u shoqëruan në polici për t’u marrë pyetje, deri kur njëri prej shqiptarëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pranoi se çanta me lëndën narkotike i përkiste atij.