21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Guardiola refuzon shtyrjen e kontratës

Pep Guardiola dhe Manchester City janë në vitin e dytë të bashkëpunimit mes tyre, me trajnerin spanjoll që ka një kontratë 3-vjeçare me “qytetarët”. Drejtuesit e Manchesterit janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga trajneri dhe nga paraqitja e skuadrës në kampionat dhe janë gati t’i rinovojnë pa afat kontratën Guardiola, por ky i fundit ka refuzuar. Të paktën për momentin, pasi trajneri spanjoll pret fundin e sezonit për ta bërë këtë gjë. Trajneri ka frikë se çdo marrëveshje e re mund të prishë ekuilibrat dhe të përmbysë një sezon që ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me Manchester City, që dominon si në Premier League ashtu dhe në Champions League.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Mynih është i lumtur në Manchester, duke e kthyer këtë skuadër në një makinë golash dhe që po dominon në kampionat. Por dështimi i sezonit të kaluar, ku City nuk fitoi asnjë trofe, duket se ka stepur Guardiola që të rinivojë kontratën. Manchester City është shkëputur 5 pikë nga ndjekësit dhe sot mund të sigurojë matematikisht kualifikimin në turin tjetër të Champions League, nëse merr 1 pikë në ndeshjen ndaj Napolit. Kjo paraqitje e mirë ka bërë që drejtuesit e klubit të nisin që tani negociatat me trajnerin 46-vjeçar, për t’i shtyrë kontratën. Por Guardiola pret fundin e sezonit dhe rezultatet konkrete para se të firmosë, teksa po sheh se më në fund investimet e bëra po japin frytet e duhura.

Juan Jesus euforik: Mund të mposhtim këdo

Pasi mposhtën Chelsea-n 3-0, në kampin e Romës kanë fituar vetëbesim dhe ndjejnë se janë në rrugën e duhur për të marrë trofe këtë sezon. Kështu, pas De Rossit, që vlerësoi edhe punën e bërë nga Di Francesco, ka qenë një tjetër futbollist i verdhekuqve, që ka komentuar me nota euforike paraqitjet e mira të Romës. Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Juan Jesus, që luan sezonin e dytë te Roma, pasi erdhi nga Interi verën e 2016-ës.
“Kemi fituar shumë siguri dhe mendoj se jemi të aftë të përballemi me këdo. Të dominosh ndaj Chelsea-t në dy takime, nuk është aspak e lehtë, por ne ia dolëm dhe kjo na jep shumë vetëbesim. Në krahasim me vitin e kaluar, ka ndryshuar vetëm mentaliteti me të cilin i përballojmë ndeshjet dhe kundërshtarët. Tani nuk luajmë më si inferiorë, por kërkojmë kontrollin e lojës, pa frikë”, tha mbrojtësi brazilian.
Juan Jesue vlerësoi edhe punën e mirë të brazilianit tjetër, portierit Alisson. Ky i fundit ka rezultuar deçiziv me pritjet e tij, në disa takime, veçanërisht në ato të Serisë A, ku Roma ia ka dalë të fitojë shpesh herë me rezultat minimal.
“Alisson punon shumë në stërvitje. Edhe vitin e kaluar, stërvitej pa u ndjerë dhe ishte gjithmonë i gatshëm, por këtë vit iu dha mundësia dhe po e shfrytëzon mjaft mirë. Është një prej pikave tona më të forta, sepse shpesh është bërë vendimtar me pritjet e tij”, tha Jesus për patriotin e tij.

Roma kërkon një mbrojtës

Nëse Roma arrin të kalojë fazën e grupeve të Championsit, në arkat e klubit verdhekuq do të shkonin edhe 15 milionë euro, shumë që stimulon drejtuesit të ndërhyjnë në merkato, për të plotësuar organikën me elementë mjaft cilësorë në reparte të veçanta. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka shënjestruar mbrojtësin uruguajan, Jose Jimenez, i ditëlindjes 1995 dhe në skadencë kontrate me Atleticon e Madridit. Roma është interesuar edhe gjatë sezonit të kaluar për këtë futbollist falë lidhjeve spanjolle të Monchit, i cili ka patur një kontakt me drejtuesit e “Los Colchoneros” me rastin e përballjes së parë mes Romës dhe Atleticos në “Olimpico”. Ndoshta biseda për këtë futbollist do të vijojë më 22 nëntor, kur Roma të kërkojë pikën e kualifikimit në “Wanda Metropolitano”.

Dy patentat për jahtin 100 tonësh të Tahirit, do përdoreshin për ngarkesat e drogës?

Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione që shtojnë dyshimet rreth tij.
“Lapsi.al” publikon sot foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri.

Burime thonë se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen.

Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton e publikuar janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten)’.
Ato ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A është në dijeni ish-Ministri i Brendshëm se këto patenta i kishte Orest Sota? Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.

Skandal, kapet me 800 mijë euro dhe dy leje drejtimi me emrin e Tahirit dhe lihet i lirë

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot një arrestim të mbajtur të fshehtë nga policia e Elbasanit.
Bëhet fjalë për një të ri, të identifikuar si Orest Sota, i cili duket se nuk i është ndaluar postbllokut të policisë.

Por pas arrestimit atij i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, në emër të Saimir Tahirit.

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha në Facebook:

Burime të sigurta informojnë se:

“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”

Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.

Pse Minniti u takua me Bashën?

Takimi me kryetarin e opozitës Basha është zhvillur në rezidencën e ambasadorit italian. Takimi ndonëse ka qenë privat dhe ka zgjatur për 30 minuta ka patur dy elementë të veçantë përtej privatësisë. Elementi i parë ka qenë fotoja e bërë publike mes Minnitit dhe Bashës dhe elementi i dytë ka qenë deklarata e Bashës për mediat pas takimit me ministrin e Brendshëm italian. Natyrisht që këto dy elementë janë mjaft të rëndësishëm. Italia ka dashur të bëjë të qartë për këdo në Shqipëri, por edhe jashtë saj se Basha shikohet sot si partner i besueshëm i partnerëve ndërkombëtarë. Deklarata dhe qëndrimet e tij nuk janë tanimë vetëm dhe thjesht qëndrimet e kryetarit të PD, forcës kryesore të opozitës, por në të njëjtën kohë mund të shikohen edhe si zëri i partnerëve të rëndësishëm të Shqipërisë në luftën kundër mafias.

Dështon fabrikimi i akuzave të Ramës ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje kërkesën e PS për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Argon Kapllanaj. Kërkesa është dërguar në KQZ pas fabrikimeve që Rama bëri ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës për të larguar vëmendjen nga skandali i trafikut të drogës nga Habilajt dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Dy komisionerët e PS, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, kërkuan dorëheqjen e mandatit pasi, sipas tyre Kapllanaj rezultonte i dënuar në Itali për vjedhje. Përfaqësuesit e PD dhe LSI u shprehën gjatë mbledhjes së KQZ se, për këtë çështje ishte diskutuar dhe vendosur në 2016 që mandati nuk duhet t’i hiqej. Në fakt për këtë vendim ishte shprehur edhe Prokuroria, e cila ka deklaruar se kjo vepër nuk e privon kryebashkiakun Kapllanaj për të ushtruar detyrën.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso, u shpreh se, PS me këtë veprim kërkon të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt dhe nga Saimir Tahiri. “PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Saimir Tahiri ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera, kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011, kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004, ai e ka deklaruar vetë”, u shpreh Ivi Kaso.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas debateve që vazhduan për rreth 2 orë e gjysëm, rrëzoi katër me tre kërkesën për heqjen e mandatit të kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Vendimi erdhi pas një diskutimi të gjatë e të nxitur procedurialisht.

Jahti 600 mijë euro i Saimir Tahirit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një rrjetin Facebook një denoncim të qytetarit dixhital, i cili thotë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka vetëm gomone, por prej një viti trafikantët i kanë blerë edhe një jaht, që e mirëmbante Policia e Durrësit.
Postimi i plotë i Berishës:

Sajmir Tahiri kishte dhe jaht te blere nga trafikantet! E mirembante narko-policia e Durresit!

I bej thirrje prokurorise te hetoje per kete akuze te bazuar te qytetarit dixhital. sb

“Doktor Berisha, ajo qe thua per gomonen e Saimir Tahirit s’esht asgjo. Sajmja ka mbi nje vit qe ka ble jaht ultra qe pa frik ka kushtu 500-600 mije euro. Ia kan ble ushtaret e vet qe ka te Kufiri ne Durres dhe te tjere qe jan edhe ushtaret e Gjushit. Kane shti paret dhe ja kan ble ne Mal te Zi thuhet. Jahti megjithse nuk e kishte ne emer te tije rrinte te Kalata Zero e portit ne Durres, aty ku rrijne vetem skafet e policise dhe anijet e Mimit. Eshte ai jahti qe denoncoi Lul Basha me foto. Kamerat e sigurise te portit me siguri e kane filmu Sajmen dhe te shoqen se vinin personalisht me inspektu punimet e mirmajtjes se jahtit. Nuk ka rob ne port qe nuk e di ket pune. Nuk ka shonc njeri tjeter me majt as nje gomone aty te Kalata Zero jo mo jaht vec Sajmes. Ia runte policia e vet. Me ate Sajmiri ka pas dal edhe vet jasht vendit thojne,por kushurijt e perdornin regullisht per transport droge. Sa e nxorri Basha foton e jahtit, e hoqen menjeher me trajl, noten per gjith noten. Me siguri esht filmu e gjitha nga kamerat, po qe se si kan fshi. Ku esht kjo prokuroria mer Doktor? Njerzve te shkret i bi bretku gjith diten, del ky Saje Qorri dhe bohet me jaht. Te lutem shum mos ma nxirr emrin se me keta esht bela e te fluturojn nga puna.”

Reagimi i Bashës pas takimit me Minnitin: Goditje të “paprekshmëve”

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimit me ministrin e Brendshëm italian Marco Minniti tha se mori garancinë se shteti italian do të vazhdojë të ndihmojë në luftën kundër krimit.

Basha: Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar dhe do ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rendë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave së bandave të krimit të organizuar.

Në veçanti vlerësoj mesazhin e ministrit Minniti për të goditur organizatat e mëdha të trafikut të drogës dhe goditjen e të paprekshmëve. Ky është një mesazh domethënës që tregon se Italia ka një përkushtim serioz politik për të ndihmuar Shqipërinë në një pikë kyçe të rrugëtimit në integrimin europian.

Mora vlerësimin për rolin e opozitës gjatë gjithë këtyre viteve si një opozitë e përkushtuar për një kaoz të rëndësishëm kombëtare sic është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kthimit të Shqipërisë në një republikë të narkotrafikut dhe natyrisht e sigurova se PD unë dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë që në Shqipëri mos ketë organizatë të krimit të organizuar që bëjnë ligjin që vendosin zgjedhjet, mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të veprojë njësoj për të gjithë qytetarët.

Deklarata e Visho Ajazit: Më detyruan të largohem!

Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi ka pranuar se largimi i tij nga detyra ishte një vendim i imponuar. Në një mbledhje me bashkëpunëtorë të ngushtë në Shërbimin Informativ Shtetëror, ish-kreu i SHISH i ka thënë vartësve të tij se, ka qenë i detyruar të largohet dhe se, ky nuk ishte vendim i tij. Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH, ku Visho Ajaza ka deklaruar se, e kanë detyruar që të largohet, kanë qenë të pranishëm disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit.
Kreu i SHISH është detyruar nga Rama që të japë dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve italiane të bandës së Habilajve për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, ku ishte i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. SHISH ishte institucioni i vetëm që ka dërguar informacione në Prokurori për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve. Raporti i parë me të dhëna, emra, lëvizje konkrete, dhe veprimtarinë që kryente ky grup, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në verën e vitit 2016.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, Prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj të dyshuarve, i cili u pasua nga një tjetër hetim në prill të vitit 2017, një muaj pas largimit nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Policia e gjendur nën presionin e mungesës së informacionit, nxitoi të deklaronte se referimin për këtë çështje, e kishte dërguar ajo në Prokurori. Por e vërteta është krejt ndryshe.
SHISH dërgon një tjetër raport për Habilajt, i cili i shkon paralelisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Vlorës. Kjo e fundit, të njëjtat informacione i përcjell në Prokurori si kallëzim penal ndaj të dyshuarve. Nisur nga këto të dhëna, bashkëpunëtorët e Ajazit shprehin bindjen se, shefi i tyre u bë “kurban” për Habilajt.
Pikërisht në kohën kur Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit për deputetin socialist Saimir Tahiri, Rama shtoi presionin ndaj kreut të SHISH derisa e detyroi të japë dorëheqjen. Menjëherë Rama mori dosjen e dorëheqjes së Visho Ajazit dhe ia çoi Presidentit Meta, duke i kërkuar zëvendësimin e tij të menjëhershëm.

Si është goditur SHISH

SHISH është goditur nga Rama sa herë që raportonte për zyrtarët e lartë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Shërbimi Informativ Shtetëror ishte i pari që dha alarmin për kanabizimin e vendit. SHISH kishte hartuar zyrtarisht një raport për implikimin e oficerëve të policisë në trafikun e narkotikëve. Një raport, i cili u bë bazë për nisjen e një çështjeje penale nga Prokuroria ndaj drejtuesve të policisë në qarqe.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani më 3 nëntor 2016, Visho Ajazi futjen e 7 milionë fara kanabisi në Shqipëri. Kreu i SHISH ka denoncuar emra konkretë në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare, ndërsa vetëm para tre javësh u publikuan përgjimet e italianëve të bandës së Habilajve, ku ishte përfshirë edhe Tahiri, ndaj të cilit ka nisur një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Operacioni në Vlorë për 4.5 tonelatat e drogës

Operacioni për sekuestrimin e 4.5 tonelatat e drogës të Habilajve në Babicë të Vlorës, një ditë pas publikimit të përgjimeve të bandës së Habilajve, u krye nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas informacioneve të dhëna nga SHISH dhe autoritetet e huaja. Prokuroria bëri të ditur se ka përjashtuar nga aksioni Policinë e Shtetit për shkak se i druhej dekonspirimit të operacionit. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se, për kapjen e drogës në Babicë është kryer një hetim prej rreth një viti me Shërbimin Informativ dhe partnerët ndërkombëtarë.
Për këtë aksion ishte zhvilluar një takim dy ditë më parë, mes kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla në zyrën e këtij të fundit. Frika nga dekonspirimi i magazinës së drogës në Babicë të Vlorës nga punonjës së policisë së atij qarku, bëri që takimi institucional të ishte dypalësh, duke përjashtuar drejtues të lartë të policisë.
Prokuroria bëri të ditur se lënda narkotike ishte kultivuar, përpunuar dhe magazinuar, duke u bërë gati për t’u trafikuar jashtë shtetit nga anëtarë të grupit kriminal të Habilajve. Burimet nga organi i akuzës bënë të ditur se, ka dyshime të forta dhe informacione të plota për përfshirje në këtë veprimtari trafiku narkotikësh të shumë drejtuesve të Policisë në Vlorë dhe më gjerë, për të cilët po bëhen verifikimet e nevojshme. “Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente (SHISH)”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

R.POLISI