40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Goretzka nuk rinovon me Schalken

Schalke 04 vazhdon të këmbëngulë për t’i rinovuar kontratën talentit Leon Goretzka, por duket se mesfushori nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Bundesligë. 22-vjeçari është i tërhequr nga ofertat e disa prej klubeve më të mëdha europiane, kur përfshihen Juventusi, Barcelona, Arsenali, Manchester United dhe Liverpooli. Kontrata e tij me Schalken përfundon verën e adhshme, çka do të thotë se do të largohet me parametër zero. Drejtuesit e klubit gjerman po insistojnë për t’i zgjatur kontratën ose do të jenë të detyruar ta shesin në janar, për të përfituar nga kartoni i tij.

 

Courtois: Na mungon Matiç

Jemi vetëm 3 ditë larg superpërballjes së Premier League-s, mes Chelsea-t dhe Manchester United-it dhe atmosfera ka filluar të ndizet. Si fillim ishin mediat angleze që paralajmëruan shkarkimin e Contes, nëse londinezët mposhten nga skuadra e Jose Mourinhos, ndërsa tani është vetë portieri belg i bluve.
Thibaut Courtois doli kundër vendimit të klubit, për të lejuar largimin e Nemanja Matiçit në verë, drejt “Djajve të kuq”. Portieri i bluve të Londrës theksoi se, skuadra e ndjen mungesën e serbit në fushë, ndërsa ky i fundit po bën paraqitje të shkëlqyera te United-i.
“Na mungon Matiç. Ai ishte njeriu që mbante ekuilibrat e skuadrës në fushë dhe tani që kemi dy mesfushorë të dëmtuar, ia ndiejmë edhe më shumë mundesën. Për më tepër, ai po paraqitet mjaft mirë te Manchesteri dhe po ndihmon skuadrën e tij për të fituar”, tha portieri belg i Chelsea-t.

Zbarkim holandez nga Kryeprokurori e deri tek kreu i Xhandarmërisë për të “Sëmurin e Europës”

Një vizitë e rrallë do të ndodhë në Shqipëri në fillim të muajit nëntor. Nga Kryeprokurori holandez e deri tek kreu i Xhandarmërisë të këtij vendi do të mbërrijnë në Shqipëri për të njohur realitetin e një vendi të kthyer në epiqendrën e krimit të organizuar në Europë. Pjesë e këtij delegacioni do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Holandës si dhe Drejtori i Aviacionit.

Gjykata e Katanias thellon hetimet, e pamëshirshme me Habilajt, e lë në burg

Pasi ka dëgjuar për 48 orë pretentimet e 6 prej të arrestuarve në kuadër të dosjes “Habilaj”, Gjykata e Rivlerësimit e Katanias vendosi këtë të enjte mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, duke i lënë në burg.

Vendimi është depozituar rreth mesditës në sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga tre gjyqtarët Iarato, Benanti dhe Catena. Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë do qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit penal ndaj tyre, shkruan “tch”.

Provat e paraqitura nga Prokuroria e Katanias, lidhur me përfshirjen e këtij grupi në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë qenë bindëse për gjyqtarët, të cilët e refuzuan rekursin e paraqitur prej tyre, duke konfirmuar arrestin në burg.

Të martën, Moisi Habilaj dhe 5 nga bashkëpunëtorët e tij, të arrestuar tashmë, u paraqiten përpara gjykatës, ku nuk hezituan të mohonin akuzat dhe të kërkonin lirimin e tyre. Kërkesë kjo e konfirmuar nga avokati i Moisi Habilajt për Top Channel, sipas të cilit, akuza është sipërfaqësore.

Tashmë të arrestuarit do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria e Katanias do të nisë përgatitjen e dosjes për dërgimin për gjykim të 12 pjesëtarëve të këtij grupi të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë ndjekur e përgjuar për katër vite, ndërsa janë kapur 3.5 tonë hashash që ata trafikuan drejt Italisë.

Arrestimi i Habilajve në Siçili shkaktoi tërmet politik në Shqipëri. Prokuroria shqiptare kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Tahiri, por mori leje vetëm për kontroll personal dhe banese.

Shqipëria në listën e vendeve që nuk e kontrollon dot korrupsionin dhe nuk i zbaton ligjet

Media ekonomike italiane ‘IlSole 24Ore’ ka përpunuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore për indeksin e qeverisjes, duke u përqendruar në treguesin e korrupsionit dhe zbatimit të ligjeve, dy tregues që lidhen ngushtësisht me njëri-tjetrin, ku dhe rezulton që Shqipëria çalon dukshëm.

Indekset e Bankës llogariten duke marrë një vlerë maksimale prej 2.5% dhe minimale prej -2.5%. Në Shqipëri, treguesi më negativ është ai i korrupsionit, që merr -0.398 pikë, duke bërë që vendi ynë të hyjë në listën e shteteve që nuk e kontrollojnë dot këtë fenomen, së bashku me vende si Tajlanda, Brazili, Indonezia.

Nga vendet e rajonit, më mirë se ne janë Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, ndonëse të gjitha renditen në zonën negative. Pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë është Kosova dhe pak më keq renditet Bosnjë-Hercegovina, shteti që ka problem të shumat për shkak të ndarjes etnike.

Shteti që nuk arrin të kontrollojë më shumë korrupsionin në botë është Somalia, që e ka këtë tregues -1.68, ndërsa vendi më pak i korruptuar është Zelanda e Re, i ndjekur nga shtetet nordike, përkatësisht Finlanda, Suedia, Norvegjia, Suedia.

Në indeksin total të qeverisjes, publikuar pak kohë më parë nga Banka Botërore, i cili mat gjashtë elemente (kontrolli i korrupsionit, efikasiteti i qeverisjes, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës, cilësia e ligjeve, zbatimi i ligjeve, liria e shprehjes), Shqipëria renditet në vend të 100, duke lënë pas Kosovën, Maqedoninë, Bosnjën, ndërsa pak më mirë është Serbia. Treguesi tjetër ku Shqipëria ka marrë pikë negative është ai i zbatimit të ligjeve, ku merr një pikëzim negativ prej -0.347, që është më i keqi në rajon, së bashku me Kosovën. Në këtë tregues paraqitet më pozitiv edhe Bosnja, që është shteti më problematik në Ballkan.

Në një tregues që zbatimi i mirë i ligjeve lidhet ngushtësisht me nivelin e ulët të korrupsionit, shtetet që kanë zbatimin më të mirë të ligjeve në botë janë ato që kanë dhe korrupsionin më të ulët, pra sërish kryesojnë në këtë indeks shtetet nordike, ku e para është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia dhe Finlanda.

Monitor

Berisha pyet Ramën: Çfarë donte vëllai yt 5 herë në makinën e kokainës të Xibrakës

Ish-Kryeministri Berisha i është drejtuar direkt kreut të qeverisë duke e pyetur për lidhjet e vëllait të tij Olsi Rama me grupin e kokainës të laboratorit të Xibrakës, i cili është hetuar nga prokurorët gjermanë. “Jep llogari këtu se çfarë donte vëllai yt pesë herë i dokumentuar duke lëvizur me makinën e kokainës të grupit të trafikantëve të Xibrakës”, i është drejtuar Berisha-Ramës.
Rama në disa seanca radhazi heziton t’i përgjigjet pyetjes së Berishës për lidhjet e vëllait të tij me grupin e kokainës. Në të gjitha rastet Rama ka heshtur, por në asnjë rast ai nuk ka mohuar lidhjet e vëllait të tij me grupin e trafikantëve të kokainës.

Basha-Ramës: Je gati të dalësh lakuriq vetëm të heqësh vëmendjen nga Tahiri

Kryetari i PD, Basha iu drejtua Ramës si një njeriu që sot ëhstë ulur në prehrin e krimit dhe që për të hequr vëmendjen nga kapja e tij prej krimit; “Sot nuk ëhstë krimi I ulur në prehrin tënd, por je ulur tin ë prehrin e krimit”, u shpreh Basha. Kreu i PD deklaroi se Rama i gjendur në vështirësi nga skandali i ish-ministrit Tahiri është i gatshëm që të dalë edhe lakuriq vetëm që të largojë vëmendjen e opinionit publik nga kapja e tij dhe ministrit në përgjimet e Antimafias italiane.

Basha-Ramës: Klloun! Je bërë streha e fundit e maskarenjve me pseudopatriotizmin

Kryetari i PD, Basha ka replikuar ashpër me kreun e qeverisë duke i’u drejtuar atij me fjalën “klloun”. Basha tha se Rama është sinonim i shprehjes së është sot “streha e fundit e maskarenjve me pseudopatriotizmin”. “Nëse do të ishe patriot ti nuk do të kisje detyruar 260 mijë shqiptarë të lënë shtëpitë e tyre dhe të marrin arratinë”, tha Basha. Rama ka hezituar ti përgjigjet denoncimit të Bashës për lidhjet e tij me krimin dhe ka kaluar tek prishja e disa shtëpive në Himarë.

Droga e Europës, talibanët në Afganistan me heroninën, dhe Rama me mariuanën

Kryetari i PD, Basha deklaroi në Parlament se Shqipëria sot ëhstë furnizuesja kryesore e Europës me drogën e mariuanës duke u shndërruar kështu në vendin e dytë në botë që furnizon Europën me drogë. “Janë dy vende që furnizojnë sot Europën me drogë. Talibanët me heroinën nga Afganistani dhe Rama me mariuanën”, tha Basha.