Goli i 14-të sezonal i Hamdi Salihit ngjiti Wiener Neustadt në krye të ligës së dytë austriake, me skuadrën kryeqytetase që falë bomberit shkodran hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt ngjitjes në Bundesligën austriake për sezonin e ardhshëm. Salihi rezultoi përcaktues edhe në transfertën ndaj Wattens teksa në minutën e 83-të përfitoi nga një top i mbetur në limitet e zonës duke realizuar golin e fitores 0-1 për Wiener Neustadt, që me këtë sukses la pas Riedin në renditje dhe tashmë kryeson e vetme në kuotën e 33 pikëve. Salihi po kalon një rini të dytë në Austri teksa në 16 javë kampionat ka realizuar 14 gola dhe kryeson bindshëm listën e golashënuesve.
Katalonjë, “Rajoy nuk do të plotësojë dëshirat e askujt”
Qeveria rajonale në Barcelonë u shkarkua. Si do të vejë më tej puna? Günther Maihold i Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin i rekomandon qeverisë së Madridit që të veprojë e rezervuar.
DW: Ngjarjet në Katalonjë po zhvillohen me shpejtësi. A po dobësohet kampi i separatistëve nga masat e imponuara – apo përkundrazi po forcohet?
Günther Maihold: Kjo do të varet shumë nga mënyra si do t’i vërë në jetë qeveria spanjolle këto masa. Nëse vendos të ndërhyjë në mënyrë të ashpër, e cila do t’u japë separatistëve mundësinë që të ndërmarrin herë pas here aksione kundër kësaj ndërhyrjeje dhe të krijojnë martirë, atëherë do të kemi një kohë të vështirë. Po të vendosë të ndjekë një strategji inteligjente dhe urdhëron pak masa imponuese dhe në vend të kësaj të veprojë me një drejtim të punëve që nga Madridi, pa prani në vend, atëherë mund të kemi ujëra të qeta për zbatimin e nenit 155 deri në zgjedhjet në 21 dhjetor.
-Çfarë i rekomandoni Madridit?
Caktimi i një date relativisht të afërt për zgjedhjet është një vendim pozitiv, sepse në këtë mënyrë kartat do të përzihen nga e para brenda kampit separatist. Nga ana tjetër, për të gjithë do të bëhet i dukshëm një produkt i zbatimit të nenit 155, sepse është e qartë që do të ketë një parlament të ri. Pastaj do të zhvillohen negociata të reja se mbi ç’baza do të jenë marrëdhëniet midis Barcelonës dhe Madridit. Një zbatim i rezervuar i masave gjithsesi është ajo që mund të këshillohet.
-Që para së premtes së shkuar ishte e qartë se një shpallje pavarësie nuk do të kishte shanse realiste. A nuk eci në rrugë pa krye lëvizja separatiste, megjithëse e kuptonte këtë?
Ata donin që t’i binin me çdo kusht kësaj “shtylle politike”. Ata shpërndanë një shpallje pavarësie në botë dhe thanë: “Kjo është pika prej së cilës do të zhvillojmë ne negociata”. Kështu mund të kuptohej ajo që bënë ata. Askush nuk beson se në këtë mënyrë do të vihet në lëvizje një proces kushtetues, edhe nëse disa përpiqen ta paraqesin si të tillë. Një gjë është e qartë tani: pika tjetër e referencës janë zgjedhjet. Besoj se faza akute, ku shkallëzohet gjithçka ka kaluar.
-A ka vullnet Mariano Rahoy që t’i afrojë qëndrimet me katalanët – edhe në çështje të financave? A duhet ta bëjë këtë?
Ai nuk do t’i bëjë askujt lëshime, sepse po punon krejtësisht për një fitore të mbështetësve të Spanjës në 21 dhjetor. Pastaj në Barcelonë, një parlament i ri do ta tërhiqte deklaratën e pavarësisë ose do ta shndërronte në një marrëveshje negociuese. Për të negociatat do të bëhen vetëm atëherë, kur të jetë konstituar një parlament i ri, legjitim.
-Po çfarë do të ndodhë sikur në zgjedhje të fitojnë separatistët?
Ashtu si në rastin e parë, edhe në këtë rast kërkohen negociata. Do të duhet të flitet për përhapjen e lëvizjes së pavarësisë. Do të kishim të bënim me çështje të kushteve të autonomisë, në rast nevoje edhe me kushtet e mundësitë e sovranitetit.
-A është i kohës shteti spanjoll i autonomive? Apo Spanja ka nevojë për strukturë federale?
Pika vendimtare është që lëvizja katalanase është kundër një rendi federativ. Katalonja ka një identitet historik dhe prandaj duhet të trajtohet gjithmonë më ndryshe se identitete të tjera rajonale. Prandaj modeli gjerman i kalimit nga një shtet centralist në një shtet federal nuk mund të zbatohet kaq lehtë në Spanjë. Por megjithatë do të kishte kuptim që statutet e autonomive të ndryshoheshin në atë masë, sa të arrihet në një statut të parashikueshëm. Aktualisht, gjithmonë shumë gjëra varen nga vullneti përkatës i mirë i kryeministrit spanjoll.
Tetë të vdekur në një “akt terrori” në New York
Sipas autoriteteve autori i sulmit është Sayfullo Saipov nga Uzbekistani. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, de Blasio, e cilësoi sulmin si “një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.
Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, kur një makinë u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist. “Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.
Sipas autoriteteve autori i sulmit është 29-vjeçari, Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.
Pasi shtypi kalimtarët dhe u përplas me një autobuz shkolle, drejtuesi i makinës doli duke vringëlluar me sa duket një armë, por që ishte armë lodër.
Sipas dy zyrtarëve të rendit autori i sulmit thirri “Allahu Akbar” me të dalë nga makina.
Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit, pasi e qëlloi duke e plagosur.
Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.
Autoritetet thanë se 6 veta humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve. Të paktën 11 veta janë dërguar në spital me plagë të rënda.
Një numër i madh makinash të policisë janë në vendin e ngjarjes.
Departamenti i Policisë së New Yorkut u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se Presidenti Donald Trump, është informuar për incidentin.
Presidenti Trump shkroi më pas në rrjetin social Twitter se “duket si një sulm tjetër nga një person shumë i sëmurë dhe me çrregullime”.
Thaçi: Mos kërkoni ekspertiza, ratifikojeni Demarkacionin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka inkurajuar qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që pa vonesa ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacion e kufirit me Malin e Zi, sipas versionit të nënshkruar në vitin 2015.
“Unë qëndroj fuqishëm pas atij nënshkrimi (të marrëveshjes) dhe vlerësoj se ka qenë i drejtë. Ka opinione të ndryshme, por faktet nuk ndryshojnë”, theksoi Thaçi.
“Kemi vlerësimet e Komisionit Shtetëror të Kosovës, ekspertëve ndërkombëtarë, vlerësimeve të NATO-s, SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe nuk e dimë se me kë tjetër të konsultohemi”, tha Thaçi, duke i ftuar qeverinë dhe Kuvendin të procedojnë tutje me ratifikim pa vonesa.
“Kushdo që kërkon ekspertizë akademike, duke tejkaluar ekspertizat e NATO-s, Uashingtonit e Brukselit, besoj se këto janë të dëmshme. Nëse duam liberalizimin e vizave, duhet të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015”, theksoi Presidenti Thaçi.
Komentet e Thaçit vijnë në kohën kur qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, po provojnë që ta rishikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit të vitit 2015, duke e cilësuar atë të dëmshme për Kosovën.
Këto komente, ai i ka bërë gjatë një debati në Prishtinë të organizuar në lidhje me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
Parandalohet “një atentat i rëndë terrorist” në Gjermani
19-vjeçari Yamen A. u arrestua të martën në mëngjes në Schwerin për shkak të dyshimit për përgatitje të një akti të rëndë të dhunshëm, që rrezikon shtetin.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane ai mori në korrik 2017 vendimin që të ndezë një lëndë shpërthyese në Gjermani, për të vrarë dhe plagosur sa më shumë njerëz.
Sipas të dhënave, personi i dyshuar është informuar në rrjete sociale për udhëzime për përgatitjen e bombave dhe kishte kontakt me një person, që e quan veten ushtar të Kalifatit, pra të “Shtetit Islamik”. Por nuk është e qartë se për cilin person bëhet fjalë dhe cili ka qenë roli i këtij personi në përgatitjen e aktit. Po bëhen verifikime, nëse personi i dyshuar ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste.
Rrezikimi i Gjermanisë vazhdon të jetë i lartë
Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere deklaroi se me arrestimin u pengua një “atentat i rëndë terrorist në Gjermani”. De Maiziere tha se në bazë të të gjitha të dhënave të mbledhura “ndërhyrja u bë në kohën e duhur: aq vonë sa duhet, për të mbledhur dëshmi dhe njëkohësisht herët për ta frenuar në mënyrë të besueshme rrezikun”.
De Maiziere tha se, kërcënimi terrorist prej ekstremistëve islamikë në Gjermani dhe në Evropë mbetet “i pandryshuar në nivel të lartë”. Gjermania u godit nga një sërë atentatesh në 2016, duke përfshirë edhe një në dhjetor, kur një tunizian sulmoi me një kamion të vjedhur një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku vrau 12 vetë.
Në korrikun e kaluar, një refugjat sirian 27-vjeçar shpërtheu një mjet jashtë një festivali muzike në Ansbach në Jug të Gjermanisë, duke vrarë veten dhe duke plagosur 15 të tjerë.
Prokuroria në Kosovë thotë se nuk ka prova për ministrin Rikalo
Prokuroria e posaçme e Kosovës tha se, hetimet e deritashme nuk kanë siguruar prova lidhur me pohimet për përfshirjen e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, në krime lufte.
Në në njoftim të Prokurorisë thuhet se, pas raportimeve lidhur me pohimet e disa qytetarëve nga lagjja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, ajo ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme.
“Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte. Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja Prokuroria mund të hapë një hetim të ri”, thuhet në një komunkatë të Prokurorisë.
Pak ditë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës në muajin shtator, disa qytetarë të një lagjeje të Prishtinës, u thanë mediave se Nenad Rikalo, ka keqtrajtuar e torturuar qytetarët shqiptarë dhe gjatë luftës ishte pjesë e forcave të armatosura serbe.
Çështja nxiti debate edhe në Parlamentin e Kosovës, ku opozita kërkoi shkarkimin e tij.
Vet ministri Rikalo kishte mohuar çdo përfshirje në krime lufte. Derisa mori postin e ministrit në qeverinë e Kosovës, ai kishte shërbyer për rreth katër vjet si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai është pjesë e subjektit politik Lista Serbe, e cila ka 9 deputetë në Parlamentin e Kosovës dhe drejton tri ministri në qeverinë e saj.
Lista Serbe u themelua në vitin 2013 dhe është subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Një nga themeluesit e kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviç, qe shkarkuar nga posti i ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës në vitin 2015 për shkak të reagimeve që nxiti me një deklaratë me të cilën mohonte krimet e luftës në Kosovë.
Senatorët kritikojnë rrjetet, Facebook, Twitter dhe Google
Senatorët e Shteteve të Bashkuara e kanë kritikuar ashpër rrjetin, Facebook, dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, se kanë dështuar t’i parandalojnë keqpërdorimet e dyshuara të rrjeteve të tyre nga operativistët rusë, gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit të kaluar.
“Përse Facebookut i janë dashur 11 muaj për të lëvizur dhe për të na ndihmuar për ta kuptuar gjërësinë e këtij problemi”, ka pyetur senatori demokrat, Chris Coons, në dëgjimin e mbrëmshëm në Komitetin e Drejtësisë së Senatit me ekzekutivët nga kompanitë, Facebook, Twitter dhe Google.
Zoti Coons i është referuar zbulimit të Facebookut para dëgjimit, se afro gjysma e votuesve amerikanë ndoshta kanë mundur t’i shohin shpalljet përçarëse politike të sponsorizuara nga rusët dhe postimet në rrjetet e tyre gjatë muajve para zgjedhjeve.
“Ata po i përdorin rrjetet tona sociale, miqësinë tonë, familjet dhe po anojnë kundër nesh”, tha senatori demokrat, Sheldon Whitehouse.
Këshilltari i përgjithshëm i rrjetit, Facebook, Colin Stretch, i ka pranuar këto kritika, duke theksuar se kompania është dashur t’i vërej këto abuzime dhe të ndërmerrte më tepër masa për parandalimin e tyre.
Basha: Rama ndan pushtetin me kupolën mafioze
Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.
Gazetari Artan Hoxha dekonspiroi dëshmitarin e drogës që u vra nga trafikantët?
Një dëshmitar i trafikut të drogës është vrarë pak kohë më parë. Por historia se si ai është vrarë lidhet direkt me gazetarin Artan Hoxha. Ky shfaq veten në plantacionet e drogës. Takohet me dëshmitarë që në mirëbesim e dërgonin në plantacionet e drogës dhe më pas ka ndodhur vrasja e dëshmitarit.
Kjo është historia tragjike e Landit të Mirasit, ish-trafikantit, qe ka denoncuar tek gazetari Artan Hoxha, rrjetin e trafikut.
Ai njihej ndryshe edhe si Jani Kollçinaku, i njohur nga policia si shitës droge, pasi është dënuar më parë me 6 vite burg. Kollçinaku, 37-vjeçar nga fshati Miras i Devollit, u gjet i pajetë mëngjesin e 19 dhjetorit 2015 në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.
Vrasja e tij ka ndodhur disa javë pasi kishte shoqëruar në plantacionet e trafikut të drogës gazetarin Artan Hoxha. Sipas ekspertëve, dyshohet se vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. Kollçinaku, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit”, u gjet nga disa banorë të zones, të cilët njoftuan policinë, ku evidentoheshin lehtë plagët në kokë.
“Eshtë prerë në besë nga Artan Hoxha, duke u dekonspiruar publikisht prej tij, me zë e me figurë. Pas kësaj ai është vrarë”, thotë burimi. Gazetari Hoxha vërtetë ka dhënë fakte interesante për trafikun e drogës, por gjithmonë ato fakte kanë qenë një lojë e ish-ministrit të drogës, Saimir Tahiri, të cilit Hoxha i shërben me zell deri edhe duke çuar në vrasje dëshmitarët që e besojnë nga ajo që ai shfaq në televizion me leje të padronëve, por jo nga ajo që është në të vërtetë një spiun në shërbim të krerëve të trafikut.
Çfarë është atdheu për ju? Përgjigjet që të trishtojnë të nxënësve sot në Shqipëri
Namir LAPARDHAJA
“Çfarë është atdheu për ju?” – pyeta sot nxënësit e mi.
Përgjigjet e tyre:
Silvana: Atdheu eshte djepi i lindjes, shtepia e arritjes dhe varri i te vdekurit.
Ersjona: N.q.s do te kisha pasur fatin te lindja dhe te jetoja ne nje vend tjeter brenda apo jashte kufijve evropiane, atehere mund te thoja se atdheu eshte gjithçka, por, meqe kam pasur fatin e keq te lindja ne Shqiperi, atehere po them se atdheu per mua eshte nje cope toke ku jam detyruar te jetoj dhe te punoj fort per t’u larguar sa me shpejt prej tij.
Thanas: Atdheu eshte shtepia jone, identiteti yne. Ai na jep emrin shqiptar. Pavaresisht te mirave dhe te keqiave, atdheun ta duam dhe te kontribuojme sado pak me punen tone. Çdo gje e mire eshte kontribut ndaj vendit ku jetojme.
Pa emer: Atdheu per mua eshte t’i hipesh kamjoneve per ne Angli ose maleve per ne Greqi. (P:S – Me pak fjale, vertet eshte atdheu vendi ku kemi lindur, por nuk eshte vendi ku do jetoja)
Pa emer: Atdheu eshte vendi ku kemi lindur dhe do te vdesim.
Inesa: Atdheu eshte ajo drita ne erresiren e nates.
Renato: Atdheu eshte per mua vendi i cili fatkeqesisht na e ka dhuruar Zoti por jemi te detyruar dhe me nje fare menyre kemi nje deshire te brendshme per te kur luan kombetarja (Nuk jam ironik!)
Ilva: Per mua atdheu eshte vendi ne te cilin veshtiresi te ndryshme na detyrojne te jetojme.
Kristel: Atdheu eshte dashuria per vendin ku kam lindur dhe jetoj. Identiteti dhe deshira per te kontribuar per te duke e permiresuar sado pak.
Megi: Atdheu eshte toka ku ne kemi lindur, ku flasim te njejten gjuhe dhe vendi ku nuk duam te jetojme.
Anxhelina: Atdheu im per mua eshte vendi qe nuk dua te nderroj me asnje tjeter. Pasi nuk ke per te gjetur asnje si vendi yt.
Pa emer: Vendi me i mallkuar per ne.
Pa emer: Atdheu eshte vendi ku ne lindim, jetojme dhe vdesim.
Pa emer: Atdheu eshte origjina jone.
Florinda: Atdheu eshte vendi ku kemi lindur pa zgjedhjen tone, por qe perpiqemmi te rritemi e te zhvillohemi me deshiren tone. Atdheu eshte shtepi ku gjej ngrohtrsine e personave te mi te dashur.
Era: Atdheu eshte vendlindja ime. Ai qe na perfaqeson ne si individ ne çdo aspekt.
Lorena: Atdheu eshte fatkeqesia jone qe jetojme ketu.
Eoklida: Atdheu per mua eshte gjithçka qe une jam.
Lulezime: Atdheu per mua eshte vendi ku kam lindur e jetoj, eshte origjina e jetes sime.
Andrea: Atdheu eshte gjeja me e shtrenjte qe une kam.
Vasil: Atdheu yne eshte vendi ku askush nuk do te donte te jetonte. Thjesht mjerim.
Olgert: Atdheu eshte nje cope toke ku te gjithe perreth flasin gjuhen qe flet ti.