21.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Trump, javën e ardhshme në Porto Riko

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të vizitojë më 3 tetor Porto Rikon.
“Porto Riko ka nevojë për shumë para. Do të shkoj atje të martën, kjo duket të jetë dita më e përshtatshme që nuk ndërpret punën dhe përpjekjet e punonjësve të emergjencës për të ndihmuar njerëzit”, u tha Presidenti Trump ligjvënësve, ndërsa i njoftoi për vizitën që vjen rreth dy javë pasi uragani Maria shkatërroi territorin e ishullit.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të rrisë fondet për Porto Rikon për të ndihmuar në heqjen e gërmadhave të shkaktuara nga uragani, si dhe forcuar masat mbrojtëse në rast emergjencash, përfshirë ndihmën e drejtpërdrejtë federale për 180 ditë.
Menjëherë më pas guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rossello shkroi në Twitter se informoi presidentin për situatën në terren dhe se e kishte falënderuar atë për përgjigjen e shpejtë ndaj situatës së krijuar atje.

A do të jetë Katalonja një “Brexit” spanjoll?

Më 1 tetor rajoni i Katalonjës voton në referendum për shkëputjen nga Spanja. Rezistenca kundër pavarësisë së rajonit vjen jo vetëm nga qeveria qendrore në Madrid, por edhe nga vetë katalonjasit dhe pushteti lokal.
Nё Esparreguera krenohen me kishёn, ritualin e shfaqjeve fetare dhe bashkekzistencёn sociale. Por kisha ёshtё tani e rrezikuar, qёkurse qeveria e Katalonjёs ka vendosur pёr referendumin pёr pavarёsinё e rajonit nga Spanja. Nё epiqendër tё konfliktit ёshtё Eduard Rivas. Si kryetar bashkie ai ka vendosur qё tё mos verё nё dispozicion mjedise publike pёr votimin. “Si kryetar bashkie unё duhet tё kujdesem pёr konsensusin social dhe mund tё mbёshtes vetёm atё çfarё nuk e pёrçan shoqёrinё. Pёrderisa kjo iniciativё nxit pikёrisht pёrçarjen, unё nuk mund ta mbёshtes referendumin. Ai rrezikon postin e kryetarit tё bashkisё dhe tё punёsuarit nё shtet”, thotë ai.
Ndaj votimi tani do tё zhvillohet nё “Teatrin e Kishёs”, sepse pёrkrahёsit e tij duan patjetёr tё mbahet referendumi. Nё kёshillin bashkiak ka pasur konflikte tё mёdha pёr shkak tё vendimit tё kryetarit tё bashkisё. Veçanёrisht kritike ёshtё partia radikal-demokratike CUP, Candidatura D’Unitat Popular, forca mё e madhe politike. Raquel Montoya është në këshillin bashkiak për CUP të Esparregueras: “Fjala ёshtё pёr tё drejtёn e vetёvendosjes, qё sёrish duhet shprehur nё njё referendum dhe popullsia mund tё vendosë e lirё, nёse e do ose jo pavarёsinё”.
Por krejt ndryshe mendon grupi politik “Ciudadanos” duke qenё nё linjёn e qeverisё nё Madrid. Josep Maria González, në këshillin bashkiak argumenton: Ështё ilegale, sepse shkel Kushtetutёn spanjolle e me kёtё edhe ligjet nё fuqi, pra ky vendim ёshtё ilegal.

Qytetarёt mes arsyes dhe emocioneve
“Sigurisht do tё votoj. Nё radhё tё parё pёr mua bёhet fjalё pёr demokracinё dhe lirinё e mendimit”.
“Unё nuk jam dakord, kjo e pёrçan shoqёrinё”.
“Mё mirё ne mbetemi bashkё”.
Nё tё gjitha lagjet e qytetit pёrkrahёsit e pavarёsisё bёjnё thirrje pёr versionin e tyre politik. Pavarёsia ёshtё pёr ne njё mjet i pashmangshёm pёr njё republikё katalonjase, qё do tё shёrbejё pёr krijimin e njё shoqёrie tё re. Ky kёndvёshtrim gjen gjithnjё e mё shumё pёrkrahёs nё Esparreguera. Kryebashkiaku Eduard Rivas: “Natyrisht kjo mё prek mua si kryetar bashkie dhe si fqinj…Tragjike, sepse kjo nuk sjell as unitet dhe as konsensus social. Katonjasit janё tё pёrçarё thellё”.
Eduard Rivas kёrkon mirёkuptimin, por ai ёshtё njё europian i bindur e nuk do njё Brexit katalonjas. “Pavarёsia nuk na ndihmon as pёr arritjen e qёllimeve tona si vend dhe as nё nivelin e komunёs. Pёrkundrazi, ne duhet tё bёhemi mё europianё dhe tё organizohemi mё shumё nё nivel kontinental”.
Debat mbizotёron edhe nё emisionet e radios lokale. Qё pas vendimit tё kryetarit tё bashkisё, kёtu ёshtё ndezur atmosfera. Zёdhёnёsja e partisё sё tij, Maria Mas deklaron pёr “DW”: “Rrjetet sociale janё mbushur me fyerje dhe shprehje tё mungesёs sё respektit. Unё besoj, se kjo ka tё bёjё edhe me deklarimet e qeverisё lokale kundrejt kryetarёve tё bashkive, qё nuk duan tё marrin pjesё nё referendum. Kjo ёshtё shqetёsuese”.
Mё pas konflikti pёrshkallёzohet. Nё kryeqytetin e Katalonjёs policia spanjolle arreston njё pёrfaqёsues tё qeverisё lokale. Mesa duket me kёtё Madridi kёrkon ta pengojё me forcё referendumin. Indinjatё e madhe – vetёm pak kanё mirëkuptim pёr kёtё. Josep Maria González nënvizon: “Qeveria rajonale duhet tё mbajё pёrgjegjёsi pёr pasojat e veprimeve tё saj. Njё nga kёto pasoja ёshtё pikёrisht arrestimi i bёrё tani”.
Ndonёse edhe vetë ёshtё kundёr referendumit, kryetari i bashkisё e konsideron si kundёrproduktiv aksionin e policisё. Për kryebashkiakun Eduard Rivas: “Nga sot ёshtё bёrё edhe mё e largёt mundёsia pёr njё dialog pёr zgjidhjen e problemit”. Demonstrimi i pushtetit nё Madrid i bashkon kundёrshtarёt dhe pёrkrahёsit e referendumit – edhe nё Esparreguera. Kёtu ata tani janё sёrish tё sigurtё, se ai do tё zhvillohet, nё njёfarё mёnyre.

Çfarë do të bëjë Merkel me të djathtën ekstreme?

Partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” ka premtuar se do të përdorë programin e saj në Parlament që të “rimarrë vendin dhe popullin e saj”, siç dhe janë shprehur udhëheqës të saj. Kjo parti fitoi rreth 14 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, çka u jep atyre 94 vende në Parlament, pjesëmarrja e parë dhe më e rëndësishme e së djathtës ekstreme në Parlamentin gjerman, që nga Lufta e Dytë Botërore. Kristian-Demokratët e kancelares Merkel fituan numrin më të madh të votave, por pjesëmarrja e tyre në Parlament është më e ulëta në 70 vite. Pas rizgjedhjes, zonja Merkel ka nisur procesin e vështirë të negociatave me partitë e tjera në përpjekjen për të formuar qeverinë e re. Sipas korrespondentit të “Zërit të Amerikës” në Berlin Henry Ridgwell, procesi mund të kërkojë disa muaj kohë për t’u përmbyllur.
Shumë besonin se trazirat e shekullit të 20-të e kishin imunizuar Gjermaninë nga një kthim i një partie të ekstremit të djathtë, por rezultati i së dielës provoi të kundërtën.
Ndërsa partia “Alternativa për Gjermaninë” feston rezultatin, kundërshtarët e tyre organizojnë protesta në rrugë.
Ata druhen se axhenda e kësaj partie kundër emigrantëve ngjan me ngritjen e nazistëve në pushtet.
“Është hera e parë që nga koha e luftës që një parti raciste e neonaziste është në Parlament. Kjo për ne është vërtet shqetësuese dhe u kujton të gjithëve vitin 1933”.
Mes atyre që u shprehën të frikësuar për shkak të rezultatit ishin edhe grupet e hebrejve.
Bashkëkryetari i partisë “Alternativa për Gjermaninë” ka deklaruar më parë se gjermanët duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por dje në një konferencë shtypi ai mohoi që partia, të cilën përfaqëson të jetë raciste.
“Fjala ‘rimarr’ është menduar dhe përdorur simbolikisht. Ne po themi që nuk duam ta humbasin Gjermaninë për shkak të zaptimit nga njerëz apo kultura të huaja”, thotë Alexander Gauland bashkëkryetari i “Alternativa për Gjermaninë”.
Sipas analistëve Angela Merkel u ndëshkua gjatë procesit zgjedhor për shkak të vendimit të saj për të lejuar rreth një milion emigrantë në Gjermani në kulmin e krizës në vitin 2015.
“Shumë njerëz që votuan për ‘Alternativën për Gjermaninë’ nuk votuan për këtë parti sepse ndajnë një qëndrim me platformën e saj. Në mënyrë të qartë, ishte një votë proteste”, thotë Tanja A. Borzel pedagoge në universitetin “Berlin Free”.
Suksesi i së djathtës ekstreme e sfumoi fitoren e kancelares Angela Merkel që i dha asaj mandatin e katërt në pushtet.
“Lidhur me ata që votuan ‘Alternativën për Gjermaninë’, qëllimi ynë është t’i rifitojmë, përmes një politike të mirë dhe zgjidhjes së problemeve”.
Problemi i saj i parë është formimi i një qeverie. Social-Demokratët që dolën të dytët në zgjedhje e kanë përjashtuar bashkëpunimin kështu që opsioni më i mirë për kancelaren Merkel ka të ngjarë të jetë një koalicion me Liberalët dhe të Gjelbrit. Por që kjo të ndodhë do të kërkojë kohë.
“Do të jetë shumë e vështirë gjetja e një kompromisi për çështje si migrimi dhe refugjatët, por edhe ndryshimet klimatike. Pra, sipas të gjitha gjasave negociatat do të jenë të gjata”, thotë Tanja A. Borzel pedagoge në universitetin “Berlin Free”.
Ndërkohë partia “Alternativa për Gjermaninë” tha se do të përdorë platformën e saj të re në Parlament që “të përndjekë” Kancelaren Merkel dhe të rimarrë vendin, siç dhe janë shprehur udhëheqësit e saj.

Kurdët shpallin fitoren në referendumin për pavarësi

Udhëheqësi kurd i Irakut, Masoud Barzani shpalli të martën fitoren në referendumin për pavarësinë dhe bëri thirrje për një “dialog” me autoritetet irakiane, të cilët e kanë hedhur poshtë votimin si jokushtetues.
“Në vend të ngacmimeve, le të kemi dialog për një të ardhme më të mirë”, tha ai, duke shtuar se, “negociatat janë rruga e drejtë për të zgjidhur problemet, jo kërcënimet apo gjuha e forcës”.
Të hënën, kurdët e Irakut votuan mbi një referendum për pavarësinë që u kundërshtua nga qeveria në Bagdad, si dhe nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Interpoli miraton kërkesën palestineze për pranim

Interpoli e ka miratuar kërkesën e Autoritetit Palestinez për pranim në këtë organizatë policore.
“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomone tash janë vende anëtare të Interpolit”, thuhet në një postim të djeshëm në rrjetin Twitter nga ana e Interpolit.
Kandidatura palestineze është miratuar në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Interpolit, që po mbahet në Pekin të Kinës.
Organizata për Çlirimin e Palestinës ka shkruar në rrjetin Twitter se më tepër se 75% të anëtarëve të Interpolit kanë votuar për miratim të kërkesës për pranim.
Kjo kërkesë ishte bërë në kuadër të përpjekjeve palestineze për pranim në institucionet ndërkombëtare për ta avancuar qëllimin për shtetësi.
Izraeli, që i kundërshton përpjekjet e këtilla palestineze dhe ka lobuar fuqishëm kundër tyre, nuk ka pasur koment të menjëhershëm për vendimin më të ri të Interpolit.
Vitin e kaluar, kundërshtimi Izraelit ka çuar në suspendimin e kërkesës palestineze për t’u bashkuar në Interpol.

Cavani drejt largimit

PARIS, FRANCE - SEPTEMBER 13: Edinson Cavani of PSG looks on while Arsenal players celebrate their goal during the UEFA Champions League group phase match between Paris Saint-Germain and Arsenal FC at Parc des Princes on September 13, 2016 in Paris, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

E ardhmja e Edinson Cavani larg Paris Saint Germain. Konflikti mes sulmuesit urguaian dhe Neymar, po kalon përmasat e një debati të zakonshëm. Tashmë çështja ka kaluar në aspektin personal. Cavani ka një kontratë me klubin parizien që skadon më 2020, por ndoshta bashkëpunimi mes palëve do të ndërpritet shumë më herët se afatet e parashikuara. 9 gola të realizuar në 8 takime nuk i mjaftojnë “El Matadorit” për qenë një element i vlerësuar nga drejtuesit e skuadrës, sepse ardhja e Neymar e ka eklipsuar totalisht sulmuesin.
Madje, drejtuesit e klubit parizien po mendojnë largimin e Cavanit dhe ndoshta një gjë e tillë mund të ndodhë që në merkaton e janarit. Është drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique, ai që ka marrë një vendim të tillë. Në fakt, ky vendim ka bërë të dalin në skenë dhe kandidatët e parë që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e El Matador. Në Spanjë është Reali i Madridit. Formimi i dyshes Cavani-Ronaldo do të kënaqte jo pak tifozët madrilen, por edhe vetë teknikun Zidane.
Në Angli, tre janë pretendentët, Chelsea, Everton dhe Man.United. Transferimi tek Bayerni i Mynihut është një tjetër opsion i mundshëm, gjithmonë nëse në janar nga radhët e bavarezëve do të largohet bomberi polak, Robert Leëandoëski. Napoli gjithashtu e dëshiron rikthimin e Cavanit, i cili gjatë kohës kur aktivizohej tek ekipi jugor arriti të realizonte 104 gola në 138 takime. Paga që përfiton momentalisht sulmuesi tek PSG është 12 milionë euro në sezon, por situata aspak e mirë që po kalon, e detyron 29-vjeçarin të pranojë reduktimin e shumës, vetëm për të nisur një aventurë të re larg Francës.
Paris Saint-Germain është gati të mposhtë Manchester City, në garën për të firmosur me Alexis Sanchez të Arsenal-it. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shikohet si favorite për të marrë kartonin e kilianit verën e ardhshme, megjithatë klubi parizien nuk mendon të dorëzohet. PSG mendon t’i ofrojë një pagë të frikshme Sanchez për ta bindur të transferohet në “Parc des Princes”.

Sistemi VAR, luhet më pak dhe më me efektivitet

Përdorimi i sistemit VAR në disa nga kampionatet elitare në Europë siç janë Bundesliga dhe Seria A, nuk ka mundur t’i sheshojë të gjitha polemikat përsa u përket gabimeve të gjyqtarëve apo efekteve në kohëzgjatjen e ndeshjes. Togfjalëshi më të përdorur në këto javë të fundit është padyshim “koha efektive”. Mirëpo në bazë të një krahasimi të gjashtë javëve të para të Serisë A në këtë sezon me ato të sezonit 2016-2017, është arritur në konkluzionin se efekti i përdorimit të sistemit VAR është pozitiv përsa i përket kohëzgjatjes së ndeshjeve në total dhe lojës efektive.
Në sezonin aktual, një takim në Serinë A zgjat mesatarisht 95 minuta e një sekondë, ndërsa koha efektive për çdo ndeshje është 51 minuta e 10 sekonda, ose 53.5% e kohës totale. Ndryshimet me të dhënat e një sezoni më parë janë minimale, por gjithsesi me efekt pozitiv. Në gjashtë javët e para të Serisë A për 2016-2017 është luajtur mesatarisht 96 minuta e 5 sekonda, me kohë efektive 51 minuta e 2 sekonda, ose 52.4%.
Kjo do të thotë se, përdorimi i sistemit VAR, deri tani nuk ka patur një efekt real mbi sasine e minutave të luajtura për çdo ndeshje. Madje edhe pse ndryshimi është shumë i vogël, sot luhet më pak minuta në total, por më shumë lojë efektive. Të dhëna këto që hedhin poshtë kritiket e VAR-it.

Pendohet Ançeloti

4 vite pas largimit nga Paris Saint-Germain, Karlo Ançeloti e pranon se është penduar për mënyrën se si shkoi gjithçka, teksa zbulon se dhe marrëdhënia e tij me presidentin Nasser Al-Khelaifi ndryshoi. Trajneri italian pohon se pati disa probleme të volga, pasi ai dëshironte largimin, ndërsa klubi francez jo dhe për këtë arsye dhe raporti me Al-Khelaifi u ndërlikua. Megjithatë 58-vjeçari thekson se tashmë gjithçka është hedhur pas, pasi koha shëron çdo gjë.

Ja plani i Interit për të arritur te Ozil

Inter-i ka një plan për të marrë nga Arsenal-i Mesut Ozil. Zikaltërit prej kohësh kërkojnë sulmuesin e “Topçinjve”, kontrata e të cilit me klubin londinez përfundon në vitin 2018. Për të bindur Arsenal-in të lërë të lirë Ozil, ekipi milanez mendon të fusë në tratativa edhe Joao Mario-n, i cili pëlqehet shumë nga Arsene Wenger. Bisedimet mund të nisin që në merkaton e janarit.

Kriza te Milan sjell kurbanin e parë

Kriza tek Milani sjell kurbanin e parë. 200 milionë eurot e shpenzuara, normalisht kërkojnë arritjen e rezultateve pozitive dhe në fakt te kuqezinjtë ky detaj ka qenë në ulje dhe ngritje dhe për të sjelljë përmirësim për teknikun e Milanit, Vincenzo Montella është e nevojshmë të ndërhyhet, jo tek formacioni ose lojtarët, por tek përgatitësi atletik. Sipas numrit një të stolit të “Djallit” problemi qëndron pikërisht tek ky person. Është vetë tekniku që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Emanuele Marra, përmes një postimi në faqen e tij në Twiter, ku shkruan:
“Jam menduar gjatë për të ringritur skuadrën dhe do të nisë nga përgatitja atletike. Pas një analize të gjatë, kam bërë vlerësimet e mia të para dhe mes shumë gjërash ku është e nevojshme të përmirësohemi, kam evidentuar përgatitjen fizike, ku kam vendosur të ndërmarrë një plan të ri, për të cilin nuk gjeta dakordësinë me bashkëpunëtorin tim Emanule Marra. Nisur nga kjo vendosa të shkëpusë marrëdhënien time më të. Dua ta falendëroj për punën e zhvilluar me të ndër vite”.
Montella beson se zgjidhja është largimi i përgatitësit atletik, me shpresën se situata do të përmirësohet dhe rezultatet pozitive do të vijnë, por nëse situata nuk njeh përmrëisim, ndoshta kurbani i radhës do të jetë pikërisht tekniku aktual i kuqezinjve.