37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Zgjaten sërish procedurat e azilkërkuesve

Në fillim të vitit Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, (BAMF) punoi me ritëm të lartë, por tani ndryshime në personel po sjellin vonesa të reja në trajtimin e kërkesave. Siç njofton gazeta “Nürnberger Nachrichten” Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF ka arritur të trajtojë në muaj deri në 50.000 kërkesa të azilit në fillim të vitit. Kjo shifër tani ka rënë në 15.000-18.000 raste. Deri në fund të vitit, kjo instancë duhet të trajtojë edhe 44.000 kërkesa për azil, por nga shtatori kësaj shifre i shtohen 52.000 kërkesa të mbetura nga e shkuara si edhe 48.000 kërkesa të reja për azil. Fillimisht ishte menduar që kërkesat e majit të vitit 2016 të kishin marrë fund së trajtuari këtë vit.
Ngadalësimi në procesin e trajtimit të kërkesave për azil lidhet me uljen e numrit të vendeve të punës aktualisht në BAMF. Probleme shfaqen edhe në ofrimin e kurseve të integrimit. Në shtator arritën të gjenin një vend në kurset e integrimit, 28.000 vetë, që përbën vetëm gjysmën e kërkesave aktuale për kurse integrimi. Mesatarisht azilantët duhet të presin gjashtë muaj për të gjetur një vend në kursin e integrimit.

Strategjia e re e Madridit

U zyrtarizua arratia në Belgjikë e kreut të rrëzuar të qeverisë katalane, Carles Puigdemont. Shumë politikanë katalanë janë larguar nga detyra. Shumica e popullit spanjoll vlerëson strategjinë e përmbajtur të Rajoyt.
Megjithë thirrjet e demonstruesve të dielën (29.10) për “futjen në burg të Puigdemont” në një demonstratë kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë, kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy është treguar i përmbajtur. Ai po zgjedh rrugën e drejtësisë. Ajo duhet të vulosë imazhin e Puigdemont, që për Mariano Rajoy është një mashtrues.
Santiago Casal nga lëvizja e majtë “Recortes Cero” thotë se Rajoy nuk po zgjedh rrugën e dhunës kundër atyre që rebelohen “në vend të kësaj, ai po përpiqet përmes veprimit të shtetit ligjor para zgjedhjeve rajonale parlamentare më 21 dhjetor, të bëjë për vete ata që ngurrojnë. Po luhet me kartën e fundit, nuk ka më alternativë tjetër për zbatimin e nenit 155”.
Madje edhe kundërshtarët politikë të Mariano Rajoyt e shohin fajin për këto javë dramatike vetëm tek Puigdemont. Shumë simpatizues të pavarësisë i kanë kthyer tani kurrizin Carles Puigdemont.

Puigdemont në Belgjikë
Shumica e popullit spanjoll po e vlerëson strategjinë e përmbajtur të Rajoyt në Katalonjë si një strategji të mençur. Qëllimi është të mos krijohet në asnjë mënyrë përshtypja në opinionin botëror, se shteti spanjoll po shtyp katalanët, ose siç ishte shprehur Puigdemont disa herë-po i trajton në mënyrë totalitare. Për të gjitha hapat që duhen ndërmarrë në institucionet katalane po përdoret “Guardia Civil”.
Të hënën u bë e ditur, se Prokuroria e Madridit akuzon ish-përfaqësuesit e qeverisë katalane dhe përgjegjësve në Parlamentin katalan për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të posteve. Këtij lajmi iu shtua se, Puigdemont bashkë me gjashtë anëtarë të qeverisë së shfuqizuar, ka kaluar fillimisht me automjet në Francë, pastaj me avion në Belgjikë, ku mund të bëjë kërkesë për azil politik.
“Ajo që kërkon Rajoy është që rebelët të mbyten në supën që gatuan vetë”, shprehet profesori i Ekonomisë, Javier Morillas në Universitetin Katolik të Madridit, San Pablo Ceu. Askush nuk duhet bërë hero, Rajoy nuk do ndonjë tragjedi.

“Pastrim” i institucioneve deri në zgjedhjet e reja
Tim Wirth, avokat gjerman në Mallorca shprehet se, “qeveria e shfuqizuar katalane i ka injoruar kaq shpesh ligjet, saqë mund të flitet për atë që Katalonja nuk ndodhej më në një gjendje demokratike, por në atë totalitare”. Normalizimi i gjendjes mund të arrihet, nëse qeveria e Madridit vepron, por me kujdes.
Deri tani strategjia e Mariano Rajoyt ka pasur sukses. Nuk ka pasur trazira në rrugë, çdo gjë është e qetë. Shumë simpatizantë të kulturës katalane dhe autonomisë për shkak të shkeljeve ligjore të qeverisë së Puigdemont kanë kaluar në anën e Rajoyt, thotë Tim Wirth.
Edhe Joanen Cunyat nga lëvizja “Recortes Cero”, kundërshtarë të Mariano Rajoyt, shprehet, se “ne e kemi kritikuar Rajoyn në të shkuarën shumë herë, por ai nuk ka faj për situatën e krijuar në Katalonjë”. Aktualisht separatistët janë në pakicë në Katalonjë. Deri në zgjedhjet e 21 dhjetorit nuk mbetet shumë kohë për rivendosjen e demokracisë dhe pastrimin e institucioneve nga propaganda e separatistëve. “Shtatë javë deri në zgjedhjet e parakohshme për pastrimin e institucioneve janë një kohë e shkurtër për garantimin e zgjedhjeve të lira e normale”, thuhet nga qeveria spanjolle. Madridi pret fitoren e forcave prospanjolle në zgjedhjet e 21 dhjetorit.

Gjermani, ekspertёt presin rritje ekonomike

Qё nё gjysmёn e parё tё vitit ekonomia gjermane ndodhej nё kurs rritjeje. Edhe pёr gjashtёmujorin e dytё ekspertёt janё optimistё. Ndёrmarrjet i kanё plot porosi dhe tregtia botёrore po pёrjeton njё comeback surprizues.
Qё nё gjysmёn e parё tё vitit ekonomia gjermane ndodhej nё kurs rritjeje. Edhe pёr gjysmёn e dytё tё vitit, ekspertёt janё optimistё. Ndёrmarrjet i kanё tё plotёsuara regjistrat e porosive. E nё radhё tё parё, tregtia botёrore po pёrjeton njё comeback surprizues.
Fantazma frikёsuese e proteksionizmit po pёrhapet nёpёr sipёrmarrje dhe tek investuesit qёkurse Donald Trump ёshtё nё detyrё. Po ashtu edhe pёrfytyrimi i njё replikimi ushtarak mes SHBA-sё dhe Koresё sё Veriut. Megjithatё duket se kёto shqetёsime nuk e kanё cenuar aspak rritjen e konjunkturёs nё Gjermani. Edhe ethet e Brexit-it duket se kaluan pa lёnё gjurmё nё ekonomi sivjet. Tё gjitha shenjat pёr kёtё vit dhe vitin e ardhshёm flasin pёr njё rritje tё qendrueshme ekonomike, vënё nё dukje ekonomistёt gjermanë tё bankave tё mёdha nё njё sondazh tё Agjencisё Gjermane sё Lajmeve, DPA.
Tё premten e kaluar (27.10) indeksi Ifo i pritjes nga biznesi pёr muajin tetor arriti vlerёn mё tё lartё qё nga shkurti i vitit 2011. “Njё faktor i rёndёsishёm pёr kёtё zhvillim ёshtё hopi nё Eurozonё”, thotё presidenti i Ifo-s, Clemens Fuest. Faktikisht edhe FMN-ja i ka rritur parashikimet sivjet pёr ekonominё nё Francё, Itali dhe Spanjё. Edhe Komisioni i BE-sё njoftoi tё hёnёn (30.10), se klima nё Eurozonё ёshtё aq e mirё, sa asnjëherё tjetёr qё nga viti 2000. Organizata Botёrore e Tregtisё, sipas gazetёs “Handelsblatt” sivjet ka shёnuar shtimin mё tё ulёt tё barrierave tё reja tregtare qё nga viti 2008.

Shpjegimi nuk ёshtё i thjeshtё
Askush nuk mund ta shpjegojё si duhet rritjen e tregtisё botёrore, i tha gazetёs “Handelsblatt” Holger Bingmann, president i Shoqatёs Federale tё Tregtisё me Shumicё, Tregtisё sё Jashtme dhe asaj me Pakicё. Njё arsye mund tё jetё, qё parashikimet mё tё kёqija, si taksat e importit tё SHBA-sё, deri mё tani nuk janё aplikuar, ёshtё njё nga shpjegimet.
Nё sfondin e kёtyre rrethanave kryeekonomistёt gjermanё tё bankave janё optimist dhe i kanё korrigjuar parashikimet e tyre tё rritjes ekonomike pёr vitin nё vazhdim. “Ne mund ta pёrfytyrojmё fare mirё, qё viti i ardhshёm do tё jetё edhe mё mirё nga sa e kemi parashikuar. Ndaj mendojmё, qё ta korrigjojmё pozitivisht kuotёn e parashikuar tё rritjes me rreth 1,8 pёr qind deri mё tani”, tha ekonomisti i Bankёs Qendrore Gjermane, Michael Holstein.

Efekti nё tregun e punёs
Ekspertёt kanё besim edhe sa u pёrket zhvillimeve tё mёtejshme nё tregun e punёs. Pёr vitin 2017, parashikohet njё mesatare e numrit tё tё papunёve me rreth 2,54 milionё – qё do tё thotё rreth 150.000 mё pak tё papunё se nё vitin 2016.
Aktualisht “tetori i artё” nё tregun e punёs po e justifikon kёtё epitet. Sipas pёrllogaritjeve tё ekonomistёve numri i tё papunёve nё kёtё muaj ka rёnё me rreth 65 000, duke shёnuar 2,374 milionё tё papunё, qё janё rreth 165 000 mё pak krahasuar me njё vit mё parё. “Falё ripёrtёritjes nё Europё, nё vjeshtё punёsimi nё tregun gjerman sivjet ёshtё i fuqishёm”, thekson ekonomisti i Bankёs Kredituese pёr Zhvillimin, KfW, Jörg Zeuner. Krahasuar me numrin e tё punёsuarve, sipas tij aktualisht nё tregun e punёs pёr vitin 2017 ka 670.000 tё punёsuar mё shumё se njё vit mё parё.

Putin në Iran, diskuton për konfliktin në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Iranin të mërkurën, ku me homologun e Republikës Islamike, Hassan Rohani, dhe me udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, do të diskutojë për konfliktin në Siri dhe bashkëpunimin energjetik, bëri të ditur Kremlini.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha në një konferencë për media se, “çështjet që lidhen me Sirinë do të jenë në agjendën e bisedimeve dypalëshe Rusi-Iran”.
Rusia dhe Irani mbështesin qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile të këtij vendi, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia mbështesin grupe të ndryshme rebele.
Putin po ashtu do të ketë bisedime trepalëshe me Rohanin dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, në Teheran, tha Peskov.
Ky do të jetë takimi i dytë në këtë format. I pari i tillë është iniciuar nga Aliyevi vitin e kaluar.

Ushtria e Irakut merr nga kurdët kontrollin e kufirit me Turqinë

Forcat qeveritare irakiane kanë marrë kontrollin e kalimit kryesor kufitar me Turqinë në rajonin e Kurdistanit të Irakut, tha kryeministri turk, Binali Yildirim.
Kalimi kufitar Ibrahim Al Khalil “i është dorëzuar qeverisë qendrore të Irakut”, tha Yildirim.
Sipas tij, të gjitha kontrollet kufitare do të kryhen tani nga zyrtarët irakianë dhe turq.
Rajoni kurd i Irakut është izoluar gjithnjë e më shumë pas mbajtjes së referendumit për pavarësi, muajin e kaluar.
Referendumi është kundërshtuar nga Iraku, Irani, Turqia dhe aleatët perëndimorë të kurdëve.
Një deklaratë e ushtrisë irakiane tha se, Bagdadi po përgatitet të marrë edhe kontrollin e kufirit midis rajonit kurd dhe Sirisë.

Cristiano Ronaldo, rikthehet terapia “Champions”

Sot kthehet Champions-i për Real Madridin, me atë terapi të veçantë të Cristiano Ronaldos. “Luso”, i cili jeton kohën e tij më të keqe që nga bashkimi me klubin e njohur nga “Bernabeu”, tetë vjet më parë, përballet me kompeticionin, në të cilin e harron zhgënjimin e numrave të tij në La Liga. Si me magji, në Ligën e Kampioneve, portugezi rimëkëmbet dhe performon me shkëlqimin e një golashënuesi, më i miri në historinë e klubit “Chamartín”. Në këtë fillim të vështirë dhe të pazakontë të sezonit, në të cilin sapo ka shtuar një gol në 540 minuta, Cristiano Ronaldo rizbulon fuqinë e tij shpërthyese, kur muzika tingëllon Champions. Pesë gola në tri ndeshje japin besim të mirë në të. Dopietë kundër APOEL, dy gola në transfertë me Borussia Dortmund, për të lënë shenjë edhe në barazimin kundër Tottenhamit, në “Bernabeu”.
Në fakt, nuk ka balsam më të mirë për CR7 sesa një ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku ai është i vetmi lojtar në histori që ka tejkaluar shifrën e 100 golave. Pesë golat e tij në këtë sezon të garës më madhore europiane për klubet japin vazhdimësi ndaj përfundimit të tij “brutal”, në edicionin e mëparshëm. Ai filloi në nivelin e tij shumë të ulët, mezi realizoi dy gola në fazën e grupit, për ta përfunduar garën si një “avion i vërtetë” nga çerekfinalet. Pesë gola ndaj Bayern Munich në atë raund, tre të tjerë ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalet dhe dy gola më shumë kundër Juventusit, në finalen e madhe të Cardiffit.

PSG, tjetër sulm Barcelonës

Pasi i mori në verë brazilianin Neymar, Paris Saint Germain është gati të hidhet në sulm për të marrë një tjetër yll, që është prej kohësh objektiv i Barcelonës. Bëhet fjalë për brazilianin e Liverpool-it, Coutinho, i cili është shumë pranë transferimit te katalanasit, ndoshta që në merkaton e janarit, por situata e tij po merr një trajektore tjetër.
Me këmbënguljen e Neymar-it, sheiku i PSG-së është gati të bëjë edhe një sforcim tjetër, për të sjellë në kryeqytetin francez edhe Coutinhon. Lajmet më të fundit që vijnë nga Franca, flasin për një takim mes drejtorit sportiv të parisienëve dhe menaxherit të Coutinhos, ku është diskutuar mbi opsionet e realizimit të marrëveshjes.
Mediat angleze pretendojnë për një akord paraprak mes Liverpool-it dhe Barcelonës, por dëshira e Coutinhos mund të bëhet vendimtare. Ky i fundit do të mirëpriste bashkimin me Neymar-in në Paris, ashtu siç luajnë bashkë edhe te kombëtarja braziliane.

Triumfi i Neymar

Unai Emery, trajner i PSG-së ka evakuar çdo ide të keqtrajtimit të sulmuesit të tij brazilian. Trajneri i PSG-së ka qenë, megjithatë, në pyetje në lidhje me situatën e disa prej lojtarëve të tij, duke filluar me Neymar, i cili ankohej, sipas mediave braziliane, për gjatësinë e seancave video. “Në sesionet e punës me video, ai është shumë i vëmendshëm, siguroi trajneri. Të gjithë lojtarët e dinë se videoja është e rëndësishme”. Emery fshiu idenë e shqetësimit të Neymar, i cili shkoi për të vizituar ish-miqtë e tij te Barça, në fundjavë. “Neymar do të triumfojë këtu, vazhdon ai. Kur nënshkroi me PSG-në, e bëri këtë me dëshirën dhe motivimin për të punuar së bashku me ne. Ai ka aftësitë, talentin individual në një skuadër që ka shumë talent, motivim dhe ambicie për t’u rritur”.
Emery, gjithashtu, komentoi për situatën e Kylian Mbappé, shfaqjet e fundit të të cilit ishin zhgënjyese. “Kam bërë një analizë të përgjithshme të dhjetë lojërave që ka luajtur. Është një performancë e shkëlqyer. Ne nuk do të ndalemi, sepse një ndeshje nuk ka shkuar në mënyrën që kemi dashur. Në shumë lojëra, ai ka treguar një nivel të madh. Kylian është gati të luajë në çdo ndeshje. Fizikisht dhe mentalisht, ai është mirë. Kam folur me të, është një përvojë e re”, u shpreh Emery.
Luis Figo beson se PSG-ja kërkon të vihet re pas blerjes së verës së klubit (Neymar) nga Barcelona. Ish-ylli i Barcelonës, Real Madridit dhe Portugalisë foli për brazilianin, i cili u bashkua me gjigantët e Ligue 1 këtë verë për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh. “Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë, tha Figo për “Goal”. Ai sjell më shumë cilësi në skuadrën parisiene dhe kjo e bën PSG-në një ekip shumë më të fortë. Sa i përket dukshmërisë, ai tërheq shumë më tepër vëmendjen e njerëzve”.
Figo pranon se PSG-ja, në pronësi të sheikëve nga Katari, është e vështirë të konkurrohet në aspektin e muskujve financiarë, por për sa kohë që klubi nuk shkel ndonjë rregull të “fair-play financiar”, ka pak që mund të bëhet për të ndaluar shpenzimet. “PSG-ja ka një potencial të madh financiar. Është e vështirë për klubet e tjera, për të luftuar në këtë lloj të situatës, por nëse PSG-ja respekton normat dhe rregullat e FFP, nuk ka asgjë për të thënë”, ka nënvizuar Figo. UEFA, megjithatë, ka hapur një hetim mbi shpenzimet e PSG-së.

Milot Rashica, tashmë kushton 5 milionë euro

Skuadra, e cila do të kërkojë shërbimet e Milot Rashicës do të duhet të pagujë 5 milionë euro. Ky është vlerësimi financiar, i bërë së fundmi nga sajti i specializuar “transfermarkt”. Freskimi i të dhënave të fundit të vlerës së kartonit të Milot Rashicës është bërë më 26 tetor, duke e ngritur vlerën e kartonit të futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, nga 3.5 deri në 5 milionë euro.
21-vjeçari nga Vushtrria e Kosovës, luan aktualisht për ekipin e Vittese në kampionatin holandez. Ai ka shkëlqyer në disa ndeshje të luajtura duke u bërë protagonist i tyre. Rashica kaloi tek ekipi holandez dy sezone më parë dhe në total ka shënuar 15 gola, ndërsa ka dhënë 23 asiste.
Rashica është një nga talentet më të mirë të futbollit kosovar aktualisht. Ai la kombëtaren shqiptare për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.
Për futbollistin nga Vushtrria kanë shfaqur interes ekipe si Lazio, madje përflitet që në merkaton e janarit të bëhet edhe një transferim i mundshëm i sulmuesit të krahut të djathtë tek ekipi i kryeqytetit italian.
Futbollisti ka një kontratë me ekipin e Vitesse në Holandë që i skadon në vitin 2020, por talenti i tij mund ta detyrojë drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, të shpenzojë 5 milionë euro për shërbimet e Rashicës.

Witsel: Në Kinë, prej projektit të Cannavaros dhe parave

Axel Witsel u rikthehet arsyeve të transferimit të tij në Kinën e largët pothuajse një vit më parë. Mesfushori belg, i cili kishte oferta nga klubet më të mira europiane, e pranoi se zgjodhi kalimin te Tianjin për para, por jo vetëm kaq. 28-vjeçari u shpreh se projekti i klubit kinez e tërhiqte dhe se një tjetër arsye që firmosi ishte prania e Fabio Cannavaros në krye të skuadrës. Witsel zbuloi se, para se të transferohej, kishte biseduar disa herë me trajnerin italian, i cili e kishte siguruar për projektin dhe synimet e skuadrës së tij.