Drejtori i TVSH, Thoma Gellçi ka pezulluar nga puna gazetaren Pejana Elezi sepse festoi pas fitores së Skënderbeut ndaj Partizanit!”. Pas këtij skandali ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha. Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se, Thoma Gellçi pezulloi nga puna në RTSH gazetaren vetëm se u zemërua Noriega (Rama) dhe vëllai i tij, Olsi.
“Ndodh dhe kjo në narkoshtetin e Noriegës? Gëllçi i drogës pezullon gazetaren Elezi, sepse po kërcente me shoqërinë e vet pas fitores së Skënderbeut ndaj Partizanit!”, shkruan Berisha në Facebook.
Të dashur miq, ish xhelati i fjalës së lirë në diktaturën hoxhiste, narkodrejtori i RTVSH, Gëllçi me lidhje të shumëllojta me Olsin dhe vëllain e tij Noriegën, ka pezulluar nga puna me urdhër nga lart gazetaren e TVSH, Pejana Elezi, sepse ajo është parë e filmuar në një lokal, duke dansuar me shoqe të veta pas fitores së ekipit të Skënderbeut ndaj ekipit të Partizanit dhe kjo gjë ka zemëruar shumë Noriegën dhe vëllaçko Olsin.
Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend të lirë, por ndodh në narkoshtetin e Noriegës.
I bëj thirrje gazetarëve të RTSH, por dhe të gjitha mediave të solidarizohen me kolegen e tyre dhe të dënojnë aktin hakmarrës primitiv të narkodrejtorit Gëllçi, Noriegës dhe Olsit të tij!”, shkruan Berisham duke publikuar edhe lajmin e mediave.
Gazetarja e sportit në “RTSH”, Pejana Elezi, ka reaguar lidhur me pezullimin e saj nga puna për videon e shpërndarë ku ajo së bashku me dy kolege shfaqeshin duke kërcyer me disa lojtarë të Skënderbeut pas fitores kundër Partizanit.
Sa i përket videos që qarkullon në portale, po ju them se ne nuk kishim asnjë lidhje me festën e Skënderbeut pas fitores me Partizanin. Kam qenë aty me miqtë e mi dhe kolegë, por nuk kam asnjë lidhje me Skënderbeun.
Rastisi që në të njëjtin ambient të ishin edhe pjesëtarë të klubit të Skënderbeut, por kjo nuk do të thotë aspak se kemi qenë së bashku me ta. Gjithnjë e kam bërë detyrën time me profesionalizëm dhe nuk lejoj askënd që të më cenojë në këtë pikë”, deklaroi Elezi për “Panorama Sport”.
Festoi pas fitores së Skënderbeut ndaj Partizanit, Gëllçi pushon gazetaren
Prokuroria sekuestron 285 mijë metra tokë në bregdetin “Rana e Hedhun”
Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar një sipërfaqe totale prej 285 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, në Shëngjin, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar. Sipërfaqja e sekuestruar është e ndarë në 5 parcela dhe aktualisht gjendet në pronësi të disa persona të ndryshëm. Prokuroria e Lezhës nisi hetimin, në bazë të kallëzimit të një shtetasi, i cili posedon dokumenta zyrtarë për pronësinë mbi këtë tokë, por që në fakt rezulton se është regjistruar në emër të personave të tjerë.
Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme zëri kadastral nga zonë pyjore, në zonë në pemëtore e tokë arë. Dhe, më pas, këto prona janë tjetërsuar në bazë të dokumentave të falsifikuar.
Konkretisht, shtetasi Gj.C., është njohur si trashëgimtar i një sipërfaqeje në zonën e “Ranës së Hedhun”, me vendim Gjykate të vitit 2006. Në shtator të vitit 2017, kallëzuesi konstaton se toka, për të cilën ai është njohur si trashëgimtar i ligjshëm, është regjistruar në emër të personave të tjerë dhe për këtë arsye i drejtohet Prokurorisë së Lezhës me kallëzim penal.
Në bazë të akteve proceduriale të deritanishme, Prokuroria ka konstatuar problematika të theksuara në mënyrën e regjistrimit të këtyre pronave në emër të shtetasve të ndryshëm.
Personat, në emër të të cilëve është regjistruar prona, nuk janë banorë të zonës së Mali të Rencit “Rana e Hedhun”, por janë banorë të një njësie tjetër të Qarkut Lezhë. E, megjithatë, ata kanë regjistruar këto prona me vërtetime të aktit të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të Ligjit nr.7501/1991 “Për Tokën”.
Në bazë të Ligjit nr. 7501, përfitonin tokë vetëm banorët e zonave ku gjendeshin tokat dhe zërat kadastralë pyje dhe ranore ishin të përjashtuar nga procesi i ndarjes së tokave. Pra, Prokuroria e Lezhës konstatoi fillimisht se, parcelat janë regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë, si edhe, për më tepër, sipërfaqja e ndarë në bazë të ligjit “Për Tokën”, ka qenë e përjashtuar nga ky proces, pasi ishte zonë pyjore dhe ranore.
Mungojnë librat, nxënësit në Çermë nuk pajisen me tekste
11 shtatori ishte dita e parë e shkollës dhe tashmë të gjithë nxënësit duhet të ishin pajisur me libra. Nuk ka ndodhur kështu në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Çermë, ku rreth 600 nxënës kanë mungesa të theksuara në tekste shkollore. Çdo klasë ka mungesa deri në katër pesë libra, të cilët duhet të ishin marrë që pa nisur sezoni arsimor. Nxënësit shprehen se shitësi i librit ka qenë vetëm një herë për të dhënë tekste dhe kur nxënësit shkojnë në Lushnjë për të marrë libra në magazinën e shpërndarësit ky i fundit u thotë se nuk ka tekste. “Për librat na thonë që duhet të shkoni t’i merrni në Lushnjë dhe kur shkojmë atje, na thonë kanë mbaruar, ose duhet t’i gjeni të vjetra ose fotokopjoini”, shprehen nxënësit. Nxënësit thonë se shpërndarësja e librit ka shkuar, por nuk i kishte të gjithë librat. “Po erdhi kur ishte duke filluar shkolla dhe u shpërndanë librat e klasës së nëntë dhe pastaj s’kishte më. Na mungojnë disa libra nuk ka më”, thonë ata.
Nga ana e tij, drejtori i shkollës jashtë kamerave tha se e njeh problematikën që shkakton mungesa e librave, por kjo vjen si pasojë e shpërndarësit të librit, i cili nuk ka sjellë tekstet që mungojnë. Monopoli i një shpërndarësi të vetëm në rrethin e Lushnjës ndër vite ka sjellë mungesa në libra. Shkolla e Çermës nuk është e vetmja që vuan këtë gjendje, por aty mungesat janë masive edhe dy javë pas nisjes së shkollës.
Vdes foshnja në spital, babait i bie të fikët, policia e arreston
Një foshnjë ka ndërruar jetë në Pediatrinë e QSUT-së në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se foshnja që ndërroi jetë ishte 4 muajshe. Por lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa babai, shtetasi me inicialet V.Z. 36 vjeç, në kushte të vështirë psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të Reanimacionit.
Sipas të dhënave zyrtare që jep policia, V.Z., te urgjenca e Pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar. Megjithatë, sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo dramë, policia ka menduar t’ia shtojë hallet, duke nisur procedimin penal ndaj 36-vjeçarit.
Në njoftimi zyrtar, thuhet se ndaj V.Z. ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi teksa është rrëzuar, ai ka dëmtuar monitorin kardiak të Reanimacionit. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Kapen me drogë në makinë dy shqiptarë në Itali
Dy shqiptarë janë kapur me drogë në makinë në Itali. Teksa po bënin një shërbim normal patrullimi të territorit, patrulla e Skuadrës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Modena të Italisë, është ndeshur me një makinë që ka shtuar shpejtësinë sapo ka parë policinë. Por arratisja e mjetit tip “Toyota Yaris” nuk ka zgjatur shumë, pasi policët i kanë bllokuar pak metra më tutje gjatë rrugës “San Giuliano”.
Sipas mediave italiane, dy personat që ndodheshin brenda në makinë, u zbritën nga policia dhe u identifikuan si A. K., 21 vjeç i padënuar më parë dhe F. K., 32 vjeç me precedent penalë. Ka qenë pikërisht sjellja e tyre që ka bërë që policët të kenë dyshime dhe të kontrollojnë imtësisht makinën, duke zbuluar të fshehur nën sedile dy vende të fshehta ku ishin 600 gramë marijuanë si dhe një dozë kokainë.
Ndërkohë, policia italiane ka deklaruar se droga u sekuestrua, ndërsa dy shqiptarët që ishin me dokumente të rregullta janë dërguar në qeli në pritje të vlerësimit të arrestit. Sipas policisë, droga ishte e destinuar për shpërndarësit lokalë, hallkat e fundit të zinxhirit që më pas do e shpërndanin tek klientët.
Arrestohet në Maqedoni kryebashkiaku i Pustecit
Mediat në Maqedoni njoftojnë për arrestimin e kryebashkiakut të Pustecit, Edmond Themelko, një ditë pasi Gjykata e Shkupit dha vendimin me 30 ditë burg. Prej së hënës, për të ishte lëshuar një fletë-arresti ndërkombëtar. Themelko është kryetari i Bashkisë së Pustecit në Shqipëri, por ai jeton në Maqedoni, prej nga udhëtonte çdo ditë për të ushtruar detyrën në zonën me shumicë minoritetin maqedonas.
Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike për manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni dhe është pjesë e dosjes “Titaniku”. Ai u arrestua në shkurtin e vitit 2016 për këtë çështje dhe më pas u la i lirë. Hetimet për çështjen në fjalë kanë nxjerrë se rreth 400 shtetas nga Pusteci kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2013 në Maqedoni me dokumenta të falsifikuara. Prokuroria Speciale Publike ka përfshirë në këtë hetim edhe ish-kryeministrin Gruevski, ish-ministren e Brendshme, Jankullovska dhe ish-zyrtarë të lartë të qeverisë në Shkup.
Erdogan, gati për ndërhyrje ushtarake në Kurdistan
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij po shqyrton të gjitha opsionet duke filluar nga ndërhyrja ushtarake deri te sanksionet ekonomike kundër rajonit kurd të Irakut.
Ai i bëri komentet pas një referendumi të kurdëve të Irakut, rezultatet zyrtare të të cilit priten sot.
Duke folur në Ankara, zoti Erdogan tha megjithatë se ai shpreson që udhëheqja kurde e Irakut të braktisë synimet e krijimit të një shteti të veçantë dhe se nuk do ta detyrojë Turqinë të ndërmarrë sanksione.
Ai shtoi se rajoni kurd irakian pa dalje në det nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte pa mbështetjen e Turqisë.
Presidenti turk tha se asnjë vend tjetër përveç Izraelit nuk e mbështet referendumin e kurdëve të Irakut për pavarësi dhe shtoi se përpjekjet e kurdëve për të formuar një shtet të pavarur janë të destinuara të dështojnë.
Një votë “PO” në referendum nuk do të çonte në një deklaratë pavarësie, por zyrtarët kurdë shpresojnë se kjo do të shërbente si një hap i parë drejt negociatave për shkëputjen.
Skandali në Elbasan! Armë të rënda në tunelin e tregut
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj deklaroi mbrëmë gjatë një emisioni në News24 se, në tregun ushqimor të Elbasanit, ku ndodhi sulmi, ka tunele ku banda ka fshehur armatime të rënda, dhe kjo dihet nga policia. Demiraj shkoi edhe më tej, duke i krahasuar tunelet që janë bërë në vendqëndrimin e bandës, me ato që përdoren në luftën e Afganistanit.
Demiraj tha se, policët hezituan për t’iu përgjigjur bandës që i sulmoi në Elbasan, pasi kishin frikë për jetën e tyre. Demiraj u shpreh Sipas Dritan Demirajt, vonesa e policisë për t’u futur brenda në vendqëndrimin e bandës i ka dhënë kohë të largojnë armët dhe të pastrojnë gjurmët. Mendohet se policët qëndruan jashtë tregut ushqimor për gati tre orë.
Në gjunjë para krimit
]Bandat bëjnë ligjin në Elbasan, ndërsa shteti ka rënë në gjunjë para krimit. Qyteti ndodhet në duart e bandës që ka mbështetje nga kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini dhe kryeministri Rama, ndërsa policia nuk guxon t’u përmendë as emrat dy kokave të bandës. Edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako darkoi me peshqit e mëdhenj para një jave në Elbasan.
Shteti ka rënë në Elbasan që prej mbrëmjes së 18 shtatorit, ku makina e nëndrejtorit të Policisë u godit nga një makinë e blinduar, në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, i cili njihet dhe si mik i kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini dhe kryeministrit Rama. Autorët e sulmit ndaj Policisë ende janë të lirë, ndërsa qytetarët shprehen se në këtë skandal të madh janë përfshirë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre dhe drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda është tërhequr nga hetimi i goditjes së policisë nga banda Çela-Sanxhaktari.
Në Elbasan i gjithë qyteti është i tronditur.Dy qytetarë nga Elbasani i janë drejtuar ish-Kryeministrit Berisha ku shkruajnë se dy kokat e krimit në Elbasan janë dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe djali i biznesmenit Petrit Çela, ndërsa Policia e Shtetit ka frikë t’i arrestojë. Qytetarët i shkruajnë Berishës se, të gjitha operacionet e policisë për kapjen e autorëve janë false, pasi uniformat blu komandohen nga bandat.
“Rezultatet spektakolare në operacionin e Çakos së drogës në Elbasan! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital ku denoncojnë: Operacionet farse të Çakos së drogës kundër bandës së Norieges dhe don Lalës, që terrorizojnë natë e ditë qytetin e njerëzve fisnik të Elbasanit!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje i nderuar zoti Berisha. Marr shkas nga postimi që bëre. Eshtë mëse e vërtetë, por Policia s’ka nxjerrë ngjarjen ku Policia u godit dhe me plumba. Po ju drejtohem ju me një adresë tjetër se tek e imja kam shumë frikë. Dhe unë jam ofenduar nga Qazim Don Sejdini dhe s’kam mundur të bëj gjë se më është vënë pistoleta në kokë nga ushtarët e tij. Asnjë nuk është mbajtur në burg, të gjithë kanë dalë. As mediat e Elbasanit nuk e dhanë lajmin se kanë frikë. Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari, janë bërë si faraonët në Elbasan. Të godasin vetëm sepse i sheh, të kërcënojnë dhe s’e kanë problem të vrasin. Arrestimet në Elbasan u bënë sa për shou. Të gjithë e dinë se peshqit e mëdhej darkuan me Haki Çakon. Në Elbasan i gjithë qyteti është tronditur nga ky lajm. Dje, janë arrestuar shumë të rinj pa faj, kjo vetëm sa për sy e faqe e të thonë; “ja i arrestuam”. Po mos kishit qenë ju, lajmi s’do ishte bërë i ditur dhe ata do vazhdonin të bënin terror akoma. Jemi bërë si Napol. Ju lutem doktor, bëni diçka para se të merren jetë të pafajshme”, shkruan qytetari.
“Përshëndetje zoti Berisha. Jeni i vetmi zë në Shqipëri që i thoni gjërat e vërteta. Jam nga Elbasani dhe doja të thoja se operacioni i Policisë së Shtetit me në krye Haki Çakon është një operacion falco sa për t’i hedhur hi syve njerëzve. Nëqoftëse Policia do t’i arrestojë me gjithë mend ato të ngjasjes së datës 18 duhet të marrë në pytje Qazim Sejdinin, sepse ai është i vetmi njeri që di ku fshihen autorët, sepse njëri është dhëndrri i Qazimit, kurse tjetri është miku i Qazimit. Ata kanë përkrahje nga Qazimi dhe nga Edi Rama, sepse kur vijnë fushatat ato dalin dhe mbledhin vota me dhunë. Eshtë neveri kur sheh nëpër lajme që ky aksion i policisë po shitet si një sukses”, shkruan qytetari nga Elbasani.
Kamerat e sigurisë së Tregut Ushqimor kanë filmuar të gjithë episodin e incidentit me Policinë në Elbasan, mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Ngjarja ndodhi pak minuta pas orës 20:00, ku postblloku policor është ngritur në derën kryesore të biznesit privat. Pasi kanë shoqëruar dy personat që ndodheshin në mjetin “Range Rover”, efektivët e policisë ndeshen me një “Audi”, që duke u futur në treg përplas mjetin tip “Golf” të zv/drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi, i cili bën një lëvizje mbrapsht, por nuk dihet nëse për të bllokuar mjetin, apo për t’i hapur rrugën që të kalonte.
Makina e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi u godit nga “Audi” i blinduar që drejtohej nga Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela, që rezulton pronar i makinës. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se edhe pse dera kryesore e tregut qëndron e hapur për më shumë se 20 sekonda, efektivët ngurojnë që të hyjnë brenda rrethimit të tregut për të vijuar ndjekjen. Duket se punonjësit e policisë kanë frikë të arrestojnë autorin që goditi makinën e nëndrejtorit.
Krimet e Rënda tërhiqen nga hetimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencë për ngjarjen e Elbasanit, ku një makinë e blinduar goditi makinën e Policisë. Nga pamjet filmike të publikuara në emisionin “Opinion”, Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë arritur në përfundimin se çështja është kompetencë e organit të akuzës në Elbasan.
Pas publikimit në emisionin “Opinion” në “TV Klan” të pamjeve ekskluzive të momentit të përplasjes së makinës së zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit nga një “Audi” e blinduar, Prokuroria ka bërë një këqyrje të hollësishme të tyre. Pamjet janë sekuestruar në “TV Klan” pas përfundimit të emisionit. Bazuar në to, Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka shpallur moskompetencë, duke e dërguar për hetim në organin e akuzës së Elbasanit.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë të shfaqura në “Opinion”, Prokuroria ka krijuar bindje se nuk ka pasur sulm të drejtpërdrejt të forcave blu, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij Qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një “Audi A8” e blinduar. Pavarësisht se vepra fillimisht u kualifikua si “vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë”, kjo gjë u rrëzua poshtë pas publikimit të pamjeve në emisionin “Opinion”.
E gjithë skena zhvillohet përpara Tregut Ushqimor në Elbasan, pronë e biznesmenit Petrit Çela. Për Prokurorinë, në momentin që nisen makinat e policisë për të çuar në komisariat Klement Xhaferrin, “Audi” vjen me forcë për të hyrë në Tregun Ushqimor. Siç shihet në pamje, ky automjet godet makinën e policisë. Nga ky incident efektivëve nuk ju është kërcënuar jeta, pohojnë burime nga organi i akuzës, pasi ata ndodheshin në distancë nga vendi i ngjarjes dhe një pjesë e tyre ishin brenda në furgonin e Forcave Speciale “Shqiponja”.
Por një ndër akuzat që mund të kualifikohet kjo vepër është, mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe largimi nga vendi i ngjarjes, kompetencë kjo që e hetojnë prokuroritë e rretheve dhe jo ajo e Krimeve të Rënda.
Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte lënë në masën e arrestit me burg, Ledio Zabelin dhe rojen e objektit, Valmir Dedja. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Renge Rover”, Klement Xhaferri, është në një masë sigurie arrest shtëpie.
Krimi në Elbasan dhe roli i Qazim Sejdinit
Policia e Elbasanit nuk guxon as të zerë në gojë emrat se kush e goditi makinën e zv/drejtorit të Policisë Elbasan apo kush janë krerët e grupeve kriminale të drogës në këtë qytet. Lapsi.al publikoi para pak ditësh reagimin e gazetarit të kronikës që e njeh me detaje problematikën e Elbasanit, Flamur Vezaj, i cili në një postim në Facebook shkruante se, vrasjet mes grupeve kriminale që kontrollojnë trafikun e drogës vazhdojnë të terrorizojnë këtë qytet. Nga ana tjetër, ai thekson se, policia është e pafuqishme të ndërhyjë, pasi i përfshirë në luftën mes bandave është edhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini. Kryebashkiaku Sejdini ruhet nga Forcat Speciale 24 orë në 24 për shkak të problemeve të dhëndrit të tij.
“Operacioni “xhiroja e fundit” në Elbasan! Sa keq më vjen për Gjergj Oshafin dhe shefin e tij Arben Dashin, që drejtojnë Policinë në këtë kohë në Elbasan. Për shkak se kriminelëve në atë qark, politika i ka dhënë pushtet! Shpesh kemi dëgjuar, kryesisht nga opozita se dhëndëri i kreut të Bashkisë është person me precedent të rrezikshëm kriminal!
Kjo thuhet edhe në dosjen e tij personale, që Policia e disponon! Për këtë fakt dhe shumë të tjera, edhe vjehrrit të tij (kreut të Bashkisë) politika me ndihmën e Policisë i ka vënë mbrojtje shtesë 24 orë me efektivë të Forcave Speciale të Policisë! Nëse nuk do ishte i lidhur me krimin apo i rrezikuar nga kriminelët pse duhet të ruhet një kryetar Bashkie, kush e ka kërcënuar?!
Këtë përgjigje nuk e kam marrë asnjëherë nga Policia apo edhe Prokuroria… nën zë të gjithë e pranojnë se, “kreu i Bashkisë së Elbasanit ruhet për shkak të problemeve të dhëndrit”…
Nuk është vetëm ky problemi në Elbasan, janë vrasjet që po vazhdojnë të terrorizojnë këtë qytet. Si masakra e pazbuluar ndaj familjes Çapja, atentatet e ndryshme mes qytetit dhe të gjitha pa autor se Policia nuk është në gjendje, kjo falë edhe ndërhyrjes së politikës, të provoi e zbuloi autorët!
Gjithashtu, dihet tashmë prej vitesh se Elbasani është bërë si qendër e grumbullimit dhe përpunimit të drogave të forta që hyjnë nga Maqedonia dhe Greqia e më pas që përfundojnë në vendet e BE-së. Kjo për faktin se disa “biznesmenë” të këtij qyteti (që njihen nga vendasit) kanë ngritur prej vitesh rrjetin e trafikut të drogave të forta në Itali e Holandë e që vazhdojnë të punojnë të pashqetësuar nga Policia (që i di emrat)!
Për ta mbyllur, i kthehem përsëri politikës, se është kjo e fundit, që ka lejuar përsëri që në Parlament të hyjnë deputetë të kësaj zone me të kaluar të errët kriminale dhe që i japin mbështetje të fortë krimit që të lulëzojë jo vetëm në qytetin e Elbasanit”, shkruan ai.
LSDM dhe VMRO joshin votuesit shqiptarë
Gara politike në Maqedoni ka filluar. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se kandidatët e partisë së tij kanë projekte të shumta për zhvillimin e komunave dhe se theksi kryesor gjatë fushatës do të jenë projektet e infrastrukturës, që sipas tij do të përmirësojnë jetën e qytetarëve nëpër komuna.
Ahmeti: Ndajmë një hapësirë të përbashkët
Ahmeti gjithashtu ka folur për partneritetin dhe marrëveshjen e arritur me LSDM-në. “Qëllimi është që ne të krijojmë klimë dhe të japim porosi për qytetarët se këta qytetarë ndajnë fatet dhe jetojnë nën qiell dhe hapësirë të përbashkët, andaj mendohej se duhet që edhe politikisht të afrohen mes vete, rreth një kandidati shqiptar, rreth një kandidati maqedonas. Në këtë drejtim ne kemi investuar dhe do të investojmë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Aleanca: Rinia – aseti më i fuqishëm
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherazi edhe kandidat për kryetar në Komunën e Strugës ka theksuar se rinia shqiptare është aseti i tij më i fuqishëm në zgjedhjet e 15 tetorit.
“Një gjë është e vërtetë, çdo gjë që e kemi bërë e kemi bërë në emrin e rinisë, në emër të perspektivës që duhet ta kenë gjeneratat e reja këtu në vendlindjen e tyre”, ka theksuar Sela në hapjen e fushatës
Besa: Vëmendje problemeve në terren
Nga Lëvizja Besa, partia më e madhe e opozitës shqiptare, thonë se programi i tyre kryesisht ka të bëjë me nevojat e shqiptarëve në nivelin lokal, që sipas tyre, janë në gjendje të rëndë nga qeverisja e keqe e drejtuesve të tyre nga BDI-ja e Ali Ahmetit. “Lëvizja Besa programin e saj për zgjedhjet lokale e ka projektuar në pesë shtylla; shtylla e parë është që të çlirohen komunat nga borxhet, korrupsioni, mafia urbane, pika tjetër ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, stimulimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha përmes tërheqjes edhe të investitorëve të jashtëm, si dhe pika tjetër që ka të bëjë me sportin dhe rekreacionin”, thotë Faton Fazliu, nga Lëvizja Besa.
PDSH: Interes që shqiptarët të fitojnë në zonat e tyre
PDSH që drejtohet nga Menduh Thaçi thotë se pala maqedonase përmes partnerëve shqiptarë në qeveri synon të ngushtojë hapësirat e banuara me shqiptarë. “Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që shqiptarët në këto zgjedhje së bashku me aleatët e tyre, të ngadhënjejnë në të gjitha territoret e tyre. Klani i maqedonasve punon me shumë angazhim që në këto zgjedhje në disa komuna, ku nuk janë shumicë të fitojnë kandidatët e tyre. Ata duan që ta shtrydhin territorin, ta zvogëlojnë territorin ku jetojnë shqiptarët, që territori i maqedonasve të rritet në 93 apo 94 për qind”, ka deklaruar Thaçi në konventën partiake.
LSDM dhe VMRO- synim votat e shqiptarëve
Dy partitë kryesore maqedonase LSDM dhe VMRO në këtë fushatë për zgjedhjet lokale si asnjëherë më parë synojnë votat edhe në vendbanimet shqiptare. Retorika e tyre është zbutur tejmase, ata flasin për shqiptarët dhe të drejtat e tyre elementare. Lidhja Social-Demokrate që drejton qeverinë, edhe në pushtetit lokal do të vazhdojë me retorikën e zgjedhjeve të fundit parlamentare duke u angazhuar për një shoqëri për të gjithë.
LSDM: Shoqëri për të gjithë
LSDM-ja pretendon që këtë koncept ta zhvillojë në partneritet me BDI-në e Ali Ahmetit, me të cilën është në koalicion qeveritar. “Këto zgjedhje janë zgjedhje të personaliteteve dhe me të drejtë qytetarët kërkojnë kuadro me kualitet të lartë, për të cilët do të votojmë. Ne duam që konceptin tonë për jetë në Maqedoni, apo një shoqëri për të gjithë, ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal. Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira, si me kandidat ashtu edhe me programe. Ne si partner qeveritar do ta mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Kjo parti ka nxjerrë edhe kandidatë shqiptarë në disa komuna, në të cilat shënoi rezultat të mirë në zgjedhjet e 11 qershorit.
VMRO-DMPNE: Oferta jonë kundër kaosit të LSDM-së
Kryetari i VMRO-DPMNE-s Nikolla Gruevski thotë se oferta e tyre, përkushtimi, përgjegjësia dhe dija do të jenë përgjigja më e mirë për kaosin dhe pasigurinë që e ka shkaktuar LSDM-ja.
“Maqedonia do të kthehet në rrugën e suksesit dhe zhvillimit dhe atë rrugë do ta udhëheqim ne së bashku me qytetarët. Këto zgjedhje janë një mëngjes i ri për të gjithë ne”, ka deklaruar Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së opozitare.
Fushata elektorale për zgjedhjet e 15 tetorit zgjat 20 ditë. Në garë për drejtimin e 80 komunave dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal marrin pjesë 19 parti politike dhe koalicione si dhe disa lista të kandidatëve të pavarur për këshilltar komunal.