25.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Mafia me Ramën kërkon kapjen e Shërbimit Sekret për të mbyllur aferat kriminale

Mësohet se Helidon Bendo është prezantuar si Nëndrejtor i Shërbimit Informativ 15 muaj më parë. Prezantimi në atë kohë është bërë nga këshilltari i kryeministrit, Sandër Lleshi, në ambientet e SHISH-it.
Bendo zëvendësoi në atë detyrë Ylli Alushin, shkarkimi i të cilit u propozua nga Rama më 22 prill 2016. Po ashtu, dekreti i shkarkimit të Alushit u bë nga Presidenti po në atë ditë.
Dekreti shkoi në SHISH më 26 prill. Prej asaj kohe Bendo ka qenë njeriu i Ramës në SHISH. Sot, Rama ka propozuar Bendon si Kryetar të SHISH dhe nuk dihet se cili është vendimi i Presidentit pasi për miratimin e kreut të SHISH duhet patjetër konfirmimi i Presidentit.
Largimi i Visho Ajazit vjen në një kohë mjaft të tensionuar kur qeveria dhe ministrat janë përfshirë në skandale dhe në lidhje me mafian. Dyshohet se kjo lëvizje ka ardhur pas presioneve të forta të Ramës për të vënë Shërbimin Informativ në shërbim të mafias.

Avokati i “Djallit”!

Tashmë një trajner i papunë, Carlo Ancelotti mund të bëjë rolin e opinionistit. Tekniku italian, për të cilin qarkullojnë zëra se mund të marrë drejtimin e një skuadre kineze apo të Chlesea-t në Premier League në fund të sezonit, analizon situatën e Milanit, duke theksuar që “kuqezinjve” u duhet më shumë kohë pas një fushate intensive blerjesh.

“Në futboll asgjë nuk vjen si me magji, duhet durim për të gjetur lojtarët e përshtatshëm për projektin që ke nisur. Merkatoja e Milanit është etiketuar e jashtëzakonshme, por nuk mjaftojnë 6 muaj për t’i bërë një skuadër. Vendi i katërt është shumë i rëndësishëm për Milanin, sepse i jep mundësi të luajë në Champions dhe të investojë”, u shpreh Ançeloti.

Për shkarkimim nga detyra si trajner i Bayernit, Ancelotti u shpreh: “Ndoshta drejtuesit nuk besonin më te puna ime. Por tashmë kjo ka pak rëndësi. Duhet të shoh përpara dhe të shijoj këtë periudhë, duke e ndjekur futbollin si spektator, sigurisht me interesin për të gjetur një një tjetër mundësi për të ardhmen. Do të doja të drejtoja një skuadër me një projekt fillestar, për të punuar me qetësi. Sigurisht që në punën tonë, kur pëson humbje, presioni rritet automatikisht. Nuk kam nxitim, me qetësi po pres projektin e ardhshëm”, tha ai.

Për përdorimin e sistemit VAR, Ancelotti tha se duhej shfrytëzuar më parë dhe se vetëm një i cmendur mund të thotë se nuk nevojitet.

E padëgjuar, Zagani u dënua në fshehtësi me vendim partie, ish-oficeri ironi e kryeprokurorit

Pas publikimit të vendimit se është arrestuar, nga kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dritan Zaganit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai shkruan se është hera e parë që ai dëgjon se është dënuar nga Gjykata me vendim të formës së prerë. Zagani shkruan se as ai dhe as avokati i tij nuk kanë qenë vënë në dijeni për këtë dënim.

“Sot mesova fale kembnguljes se rilindjes se une jam denuar me 3 vjet burg per largim nga vendi i vuajtjes se denimit qe ka qene banesa ime dhe e familjes time, dhe surpriza nuk ishte kjo se e prisja dicka te tille heret a vone qe te ballafaqohem si fakt ne gjyqe,por ishte se une deri ne ket moment po ashtu as avokati im nuk ka qene informuar mbi faktin,lere pastaj qe na paska dhe nje vendim te formes se prere, pra me pak fjale “drejtesia” paska folur per mua dhe fale rilindjes e mesoj dhe une kete gje.Une nuk besoj se ka njeri te gjalle me njohjet me minimale per ligjshmerine qe te mos kuptoje kete handikap ligjore qe vetem ne vendin tone te dashur e gjene me bollek,” shkruan ai.

Statusi i tij ne FB

Surprizat nuk paskan fund ne keto ditet e fund-Tetorit…mbas shume shpifjeve qe degjova filluar nga lideri global deri te lehesi politik Taotao,me ne fund mesoj se qenka gjetur zgjidhja qe une te dal i denuar nga gjykata me nje vendim te formes se prere.

Sot mesova fale kembnguljes se rilindjes se une jam denuar me 3 vjet burg per largim nga vendi i vuajtjes se denimit qe ka qene banesa ime dhe e familjes time, dhe surpriza nuk ishte kjo se e prisja dicka te tille heret a vone qe te ballafaqohem si fakt ne gjyqe,por ishte se une deri ne ket moment po ashtu as avokati im nuk ka qene informuar mbi faktin,lere pastaj qe na paska dhe nje vendim te formes se prere, pra me pak fjale “drejtesia” paska folur per mua dhe fale rilindjes e mesoj dhe une kete gje. Une nuk besoj se ka njeri te gjalle me njohjet me minimale per ligjshmerine qe te mos kuptoje kete handikap ligjore qe vetem ne vendin tone te dashur e gjene me bollek.

Surpriza tjeter dhe me e bukura eshte se ne te njejten kohe qe une kam avokatin tim qe po me ndjek ceshtjet e mia ligjore,ku theksoj as nuk e ka idene e ketij vendimi surprize,perseri gjykata me paska caktuar nje avokat kryesisht qe kuptohet nuk e ka pasur te mundur te me veje ne dijeni mbi kete fakt,,,,sa per te qeshur dhe aq per te qare ,,,drejtesi ne kohen e rilindjes se liderit global. Pra shteti im nuk e ka te mundur te me njoftoje konform ligjeve ne fuqi si shtetas i republikes as kur une e kam njoftuar publikisht se kush eshte avokati im ligjore,apo edhe largimin tim jashte vendit per te mbrojtur jeten e familjes dhe timen bashke nga keta trafikant me pushtet, dhe me e bukura se deri tek Prokurori i pergjithshem i kam vene ne dijeni te faktit se une momentalisht jam detyruar te largohem megjith familje per te siguruar jeten e familjes dhe nuk ndodhem ne banesen time,por sic duket as te njoftosh Prokurorin e pergjithshem spaska ndonje vlere ligjore.

Gjithsesi une sapo u njoftova me kete vendim menjehere jam kontaktuar me studion ligjore Aga&Goxhaj Laë Firm,dhe qe neser ne mengjes do filloi aksioni legal per venien e drejtesise dhe zbatimin e ligjeve te shtetit. Gjithsesi falenderoj rilindjen dhe falangat e saje qe me njoftuan mbi te fshehtat e verteta.

Opozita braktis Komisionin e Sigurisë, Parlamenti po bie

Deputetët e opozitës kanë braktisur Komisionin e Sigurisë së Parlamentit. “Shqipëria nuk mund të qeveriset nga kriminelët” deklaroi nënkryetari i këtij komisioni, Flamur Noka pas braktisjes së punimeve . Noka tha se opozita do të përcaktojë aksionin politik që do të ndjekë në raport me një qeveri të njehsuar me mafian dhe krimin e organizuar.

Çështja “Tahiri”/ Doris Pack: Pse nuk reagon ambasadorja e BE në Shqipëri?

Ish-eurodeputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack ka reaguar sërish për mbrotjen që Rama po i bën Saimir Tahirit. Në një postim në ‘Twitter’, Pack pyet se, pse nuk reagon ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. “Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack.

Biseda mes Ramës dhe Tahirit që u përgjua nga partnerët, provë krimi, përse debatuan

Rama dhe Tahiri kanë rënë pre e përgjimeve të partnerëve për ndarjen e zonave të influencës në grupet kriminale. Deklarata është bërë nga gazetari investigativ, Basir Çollaku, i cili ka dhënë edhe disa detaje të tjera në lidhje me këtë skandal të përmasve ndërkombëtare, i cili pritet të zbardhet gjatë ditëve dhe javëve të arshëshme.  Nuk jepen shumë detaje në lidhje me këtë skandal, por saktësohet se koha e bisedave skandaloze për ndarjen e influencave mes grupeve të krimit të organizuar ka ndodhur disa muaj më parë; “Në ato biseda fliten gjëra të rënda për lidhjet me rkimin. Biseda është bërë me tone të larta dhe kërcënuese pasi ka qenë koha kur kërkohej me ngulm nga ndërkombëtarët largimi i Tahirit nga qeveria dhe ky i fundit nuk ka pranuar tek Rama që të largohet”, është shprehur Çollaku.

Pritet të shikohet se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, por duket se Rama është në një pozitë mjaft të vështirë. Ai mund të rrezikojë direkt burgun. Tensionimi i marrëdhënieve mes Ramës dhe Tahirit duket të ketë ndodhur prej disa muajsh. Ngjarjet e fundit po dëshmojnë gjithnjë dhe më shumë se ai është peng i këtyre lidhjeve kriminale.

Përgjimet nuk janë më thjesht dhe vetëm dyshime, por janë prova që janë në duart e partnerëve ndërkombëtarë të cilët kanë vendosur që të çmontojnë krimin e organizuar me lidhje qeveritare në Shqipëri.

Edhe Kryetari i PD, Basha ka paralajmëruar se ka prova të forta edhe për anëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës për lidhjet me krimin dhe se dittë e ardhshme do të jenë mjaft intensive në zbardhjen e së vërtetës.

Tensioni në qeveri është në nivelet më të larta për shkak se grupet kriminale po kërkojnë të shpëtojnë nga Drejtësia dhe tani kanë nisur të shantazhojnë njëra-tjetrën jo vetëm me dosjet që kanë në duart e tyre, por ehde duke kërcënuar njëri-tjetrin me jetë.

Rama kishte raport për 20 pista avionësh të drogës

Kryeministri të vendit i vijnë herë pas here raporte nga Shërbimi Informativ Shtetëror për trafikun e drogës” u shpreh Klodiana Lala, gazetare e kronikës në Neës24, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke shtuar se Rama është i mirëinformuar për çdo veprimtari kriminale.

“Çdo ditë në zyrën e kryeministrit, vijnë komunikime nga Ministria e Brendëshme, dhe nga SHISH. Kjo e fundit, ka bërë raporte për qytetet si: Vlorën, Tepelenën, Gjirokastër dhe këto raporte i kanë vajtur, Nishanit (kur ishte president), Ramës, Policisë së Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Rezulton që numri i referimeve nga policia është një numër shumë i vogël që i janë çuar prokurorisë, ndërkohë që SHISH vetëm brenda javës ka dërguar 20 raporte, ka pasur raport për 20 pista avionësh. Ka pasur emra konkrrte nga SHISH për emra që ishin pronar parcelash, por edhe emra policësh. E gjithë kupola e Policisë së Shtetit ka heshutr nga kjo situatë. Ofiecerët e policisë merrnin 30 deri në 40 perqind, nga kanabisi”, u shpreh Klodiana Lala.

Gazetarja e Neës24, u pyet edhe për grupet krininale të Vlorës: “Vlora ka numrin më të lartë të grupeve kriminale. Mosi Habilaj flet në përgjime, edhe për fikjen e radarëve . Por ka në hetim edhe tre grupe të tjera. Në ditët në vijim, Prokurorët e Krimeve të Rënda, do të shkojnë në Ministrinë e Brendshme, për të marrë të dhëna për radarët” shtoi më tej gazetarja e Neës24.

Cila do të jetë video e re e përgjimeve?

Një tjetër video pritet të “turbullojë” më tej skenën politike shqiptare. Burime të sigurta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se hetuesit kanë në dosjet e tyre një regjistrim të bërë në një lokal gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit në qytetin e Vlorës.

Burimet thanë se janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që shfaqen në një takim me persona me precedentë penalë (dyshohet se janë të grupit Habilaj). Takimi është bërë në një lokal në rrugën “Zaho Koka” pas një tubimi elektoral.

AA003GB është bërë AA900 NF sërish Habilaj… dhe sërish udhëtime jashtë vendit…

Basir ÇOLLAKU

Makina e ish ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve nderron targe por perdorues jo, ata jane serish Artan dhe Moisi Habilaj. Jane pikerisht vellezerit Habilaj te cilet kane bere pagesat kur kane paguar siguracionin e mjetit. Policen e sigurimit qe ka ne fuqi mjeti e ka prere me 4 korrik. Nderkohe ne qershor te ketij viti perdoruesit e Audit AA900NF (AA003GB) kane prere ne Korçe nje police sigurimi karton jeshil me shume gjase per udhetim jashte vendit dhe me afer prerjes se pokices eshte per ne Greqi per periudhen 1 deri me 15 qershor.

Nderkohe mjeti tashme AA900NF (AA003GB) sipas shkresave ka numer shasie WAUZZZ4E79N005250 duke deshmuar se ndryshon siperfaqja jo brendia..Ndoshta Prokuroria do te mundesoje verifikime me konkrete. Natyrisht nese nuk vazhdon te kerkoje targen e vjeter..(per ata qe sbesojne…)

 

Mafia, 1.3 miliardë euro fitime nga mbjellja e Shqipërisë me hashash në 2016

“Monitor”

Kapja e tonelatave me hashash në Shqipëri, ose në brigjet e fqinjëve, sidomos në Itali është bërë një lajm i përditshëm tashmë, që nuk po habit më askënd.

Por, sa janë të ardhurat që vijnë nga shitja e këtij produkti, që për vetë riskun e lartë që mbart, ka një vlerë të konsiderueshme shitjeje?
Si një aktivitet i fshehur dhe kriminal është vështirë të gjesh të dhëna se sa është paraja që ka hyrë në ekonomi nga kultivimi dhe shitja e hashashit për periudhën 2016-2017. “Monitor” është munduar të bëjë një vlerësim, nisur nga dy të dhëna indirekte, atë të rrënjëve të asgjësuara nga policia (për vitin 2016) dhe sasive të kapura nga policia përgjatë viteve 2016-2017, kur u tentua trafikimi i prodhimit masiv të 2016-s. Të dy vlerësimet të çojnë në një rezultat të ngjashëm se, vlera e drogës së kultivuar në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë eurot, e konvertuar si vlerë e mbetur në ekonominë vendase (shiko llogaritjet më poshtë).

Të ardhurat e vlerësuara nga droga llogariten në rreth 10 për qind të PBB se së 2016 (1.5 trilionë lekë). Kjo shumë është katër herë më e lartë sesa vlerësimi që ka bërë UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën dhe Krimin), për vitin 2014, ku fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit), apo rreth 300 milionë USD për vitin 2014.
Megjithatë, kjo shumë nuk ka hyrë menjëherë në ekonomi. Një pjesë e sasisë së mbjellë ka mbetur ende stok për shkak të mbiprodhimit, një pjesë mbahet e fshehur në dyshekë e kasaforta dhe një pjesë mund të jetë transferuar jashtë vendit.

Në Shqipëri, dy treguesit indirekte më të dukshëm për rritjen e sasisë së valutës në qarkullim nga ekonomia kriminale janë ecuria e kursit dhe vala e ndërtimeve. Pa arsye të dukshme, dhe në tendencë të kundërt me tregjet ndërkombëtare, euro është zhvlerësuar ndjeshëm këtë vit, duke u luhatur ende afër nivelit më të ulët të 9 viteve të fundit.

Lidhja më e dukshme ishte kur në datën 27 qershor, dy ditë pas zgjedhjeve euro u këmbye me 131.98 lekë, më e ulëta që nga gushti i vitit 2009, nga 134.87 lekë që këmbehej në 19 maj, kur filloi zyrtarisht fushata. Më pas euro është rritur dhe nuk ka arritur më në nivelet e pas zgjedhjeve. (LEXO EDHE http://ëëë.monitor.al/si-u-fundos-euro-per-zgjedhje-dhe-pse-po-rritet-tani/) Më herët Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se transaksionet ditore me kursin në Shqipëri janë rreth 20 milionë euro, pra nevojiten miliona euro për të dhënë një ndikim kaq të madh tek kursi në një afat të shkurtër kohor.

Treguesi i dytë është ai i ndërtimeve që janë rikthyer sërish me vrull në gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit në 6-mujorin e parë të 2017-s shënoi një rritje vjetore me 82%, duke arritur në 298. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar- gusht, teksa kredia e re për ndërtimin, ndonëse u rrit me 46% në 17 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e dhënë mbetet e njëjtë si në vitin 2012 kur ishin dhënë vetëm 37 leje! Kjo tregon se një pjesë e madhe e financimit ka ardhur nga jashtë kanaleve bankare. http://ëëë.monitor.al/vala-e-re-e-ndertimeve-nga-po-vijne-parate/

Më poshtë jepen vlerësimet për të ardhurat nga kultivimi i narkotikëve

Vlerësimi i parë, përmes sasisë së rrënjëve të asgjësuara:

Sipas të dhënave zyrtare gjatë aksioneve masive antikanabis gjatë vitit 2016 janë asgjësuar 1.5 milionë rrënjë.
Nisur nga sasitë e kapura pas aksionit të vjeshtës 2016 vlerësimet janë se është asgjësuar minimalisht më pak gjysma e prodhimit. Pra rreth 2 milionë rrënjë të prodhuara që janë hedhur në treg ose janë stok ende ne magazina.

Burimet nga tregu shpjegojnë se, rendimenti minimal i bimës që ka periudhë kultivimi 6-mujore është 1 kilogram për një rrënjë me një çmim mesatar (përfshirë kostot e prodhimit, përpunimit, magazinimit, transportit) në pjesën shqiptare është mesatarisht 800-900 euro/kg), për shkak të zhvlerësimit të bimës nga superprodhimi. (Të dhënat e fundit nga përgjimet e Dosjes së Habilajve nga prokuroria italiane bënë të ditur se çmimi i shitjes së një kg hashashi në tregun italian ishte rreth 1500 euro, nga të cilat 60% ishte kosto deri sa mbërrin produkti në palën italiane, pra rreth 900 euro).

Kalkulimet, për 2 milionë rrënje, me një ardhur mesatare në anën shqiptare prej 800-900 euro/kg sugjerojnë se vlera e 2 milionë rrënjëve që i kanë shpëtuar asgjësimit është 1.2-1.35 miliardë euro.

Vlerësimi i dytë, sipas sasive të kapura

Një shifër e ngjashme vërtetohet indirekt edhe nga të dhënat e policisë.
Sipas të buletinit zyrtar të Ministrisë së Brendshme gjatë periudhës janar-tetor 2017, bashke me deklaratat prokurorisë së Leçes janë sekuestruar 100 tonë kanabis, nga të cilat 25 tonë në vendin fqinjë.

Duke llogaritur dhe sasinë e kapur në 2016-n janë në total rreth 130 ton.
Sasia e kapur është edhe më e lartë pasi në përllogaritje nuk janë përfshirë sasitë e kapura në Greqi, Gjermani dhe Maqedoni. Vlera e mbetur në ekonominë shqiptare e një kilogrami kanabis është rreth 800-900 euro pas rënies së çmimeve. Në total droga e sekuestruar këtij viti vlerësohet 900-100 milionë euro.

Praktika sugjeron se me një mesatare të përbotshme policia arrin të sekuestrojë një të dhjetën e sasisë, pra sasia e prodhuar arrin në 1300 ton. Ndaj vlera e drogës e kapur nga policia e dhjetëfishuar tregon një të ardhur të mbetur në ekonominë shqiptare me rreth 1 miliardë euro.

Një pjesë e kësaj vlerë tashmë ka hyrë në ekonomi, por sipas burimeve nga tregu stoqet janë të mëdha, pasi grupet e trafikut janë pritje të çmimeve më të larta. Në këto përllogaritje nuk janë përfshirë të ardhurat nga kokaina. Nga janari në gusht policia e shtetit në buletinet mujor të saj ka sekuestruar 17 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë, pa përfshirë kapjet e këtyre substancave narkotike ne vendet fqinjë me origjinë nga Shqipëria.

8 koncesionet e reja të Ramës me vlerë 157 miliardë lekë që do të paguajmë në 2018

Një grusht i fuqishëm koncesionesh pritet të jepen nga qeveria në nisje të vitit 2018. Janë plot 8 koncesione shifrat e tyre secila kapin qindra miliona euro. Këto konçesione kanë një destinacion të vetëm ashtu si edhe të mëparshmet që janë dhënë nga Rama në katër vitet që shkuan, të pasurojnë xhepat e tij dhe të klientëve të tij.
Qeveria ka deklaruar se do të shtrijë më tej politikën e partneritetit publik-privat. E në fakt në buxhetin e vitit 2018 janë parashikuar 8 kontrata të reja, nga të cilat 1 në sektorin e arsimit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 6 në sektorin e transporteve. Në total, për vitin 2018 parashikohet të lidhen kontrata PPP në vlerë rreth 156,7 miliardë lekë, raporton portal ekonomik Scan. Këto kontrata do të jenë të shtrira në vite, çka bën që vlera e tyre të jetë e lartë.
Referuar tabelës shoqëruese të projektbuxhetit 2018, gjatë vitit 2018 në sektorin e arsimit është parashikuar kontrata për ndërtimin e shkollave në arsimin parauniversitar në Bashkinë e Tiranës me vlerë 6,440,000,000 lekë. Në sektorin e shëndetësisë, është parashikuar lidhja e kontratës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Spitalit Rajonal të Fierit, me vlerë 9,598,120,000 lekë.
Në sektorin e transporteve është parashikuar lidhja e kontratave për Ndërtimin dhe Operimin e aksit Tiranë-Thumanë-Vorë me vlerë 34,307,000,000 lekë, për Ndërtimin dhe Operimin e Rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 8,652,000,000 lekë, për Ndërtimin dhe Operimin e Rrugës Kashar-Rrogozhinë me vlerë 41,580,000,000 lekë, për Ndërtimin dhe Operimin e Rrugës Milot-Balldren me vlerë 14,280,000,000 lekë, për Ndërtimin dhe Operimin e Rrugës Orikum-Himarë me vlerë 17,808,000,000 lekë dhe Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës së Arbrit me vlerë 24,052,000,000 lekë.
Lista e Kontratave Koncesionare/PPP aktive ekzistuese është rreth 504,8 miliardë lekë. Në total, lista e kontratave ekzistuese dhe e kontratave të parashikuara për vitin 2018 arrin vlerën rreth 661,6 miliardë lekë. Këshilli i Ministrave ka vendosur ndërkohë shfuqizimin e vendimit që pezullonte përkohësisht procedurat e prokurimit publik. Vendimi i datës 5 korrik 2017, kërkonte që të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre të mos hapnin më tendera apo koncesione publike deri në një njoftim të dytë.
Nga rregulli përjashtoheshin kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të vendimit, prokurimet për blerjet me vlerë të vogël. Ndërsa prokurimet me vlera të mëdha në raste të veçanta dhe për nevoja urgjente mund të nisnin procedurën vetëm me miratimin e Kryeministrit. Vendimi i atëhershëm u pa si një mjet për të kontrolluar shpenzimet dhe tenderimet abuzive në një moment tranzitor në krijimin e qeverisë së re, kur 7 portofole ministrore ishin nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe 4 nën drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Basha: Partnerët do të nxjerrin provat e mbështetjes së krimit nga Rama dhe qeveritarët

Kryetari i PD, Basha paralajmëroi në një koferencë për shtyp të dhënat të reja nga partnerët e Shqipërisë që implikojnë direkt Ramën dhe qeverinë në mbështetjen ndaj krimit. Basha hezitoi të bëjë publike të dhëna nga këto hetime, por tha se do të ishte mirë që më parë provat duhen të dalin nga partnerët.

Edhe më parë se të shpërthente skandali për Tahirin, Basha e paralajmëroi atë në Parlament, por pa e specifikuar me emër. Basha i kërkoi sot Prokurorisë që të hetojë oficerët që arrestuan ish-oficerin e policisë Dritan Zagani. “Kjo u bë që ti mbyllej goja”, tha Basha.

Kryetari i PD deklaroi se  Rama po shkon nga një studio televizive në studion tjetër si avokat i krimit të organizuar. Ai deklaroi se opozita do të jetë e gatshme ndaj zhvillime që priten në ditët e ardhshme.

Deklarata e plotë e Bashës

Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda.

Edi Rama dje gënjeu drejtpërdrejt para miliona shqiptarëve.

Tahiri e arrestoi Zaganin sepse ai nuk heshti por guxoi, ngriti zërin dhe hetoi lidhjet kriminale Tahiri-Habilaj. Sipas kodit mafioz të hakmarrjes kundër atij që flet, Edi Rama dhe Saimir Tahiri kërkuan ta bënin shembull Zaganin për t’i treguar çdo kujt se çfarë i pret nëse flasin.

Por akuzat qesharake të montuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, një drejtori e Ministrisë së Brendshme nën urdhrat e Tahirit, nuk dhanë asnjë rezultat megjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan.

Punonjësit e shërbimit të kontrollit të Ministrisë që arrestuan Zaganin duhet të hetohen dhe të merren të pandehur për montim akuzash dhe konspiracion në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çonte këta punonjës në prokurori.

Por Edi Rama nuk është më kryeministër. Tani ai është avokati mbrojtës i Tahirit dhe i Habiljave. Sic e shikoni ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit dhe me asgjë tjetër. Bredh studio më studio, podium më podium e në çdo vend duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit. Sepse kështu mbron veten e tij.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm dhe të pamposhtur deri dje. Sot ata janë në dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe sepse kanë humbur çdo kontroll.

Dhe ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës.

Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Dua të përshëndes me këtë rast deklaratën e djeshme të Grupit të Partisë Popullore Europiane, më të madhit dhe më të rëndësishmit në Europë ku drejtojnë shumicën e qeverive të kontinentit.

Tashmë qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë: mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë.