25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Nostalgji për socializmin

Ramiz GJINI

Eh, çfarë begatie kemi pas në socializëm! Lëre, lëre…
Më mbushen sytë me lot kur e kujtoj… Aq shumë më ka marrë malli për atë kohë, sa. Katundin tonë, Kastriotin, e pat mbytur bollëku. Se, që ta dini ju, edhe bollëku të mbyt, të merr frymën kur të mbulon…
Kishim stalle lopësh, stallë delesh si dhe stallë pulash, por qumështin, mishin, leshin, vezët e të gjitha, i dorëzonim në shtet. Ne qemë të pasur e të lumtur, sepse tek e fundit, stallat ishin pronë e jona dhe ne krenoheshim gjithshka kishim e nuk kishim….
Po mollët?! Ah! mollët e Kastriotit; edhe në ëndërr më shfaqen. Aq shumë mollë ka pas në Kastriot, sa nuk i transportonin dot maunet, ndaj dhe kalbeshin. I kapte bora në parcela, por ne i mbulonim me kashtë, që të rrinin ngrohtë se na dhimbseshin. Dhe linin aty një roje si punë katili, që po t’i afroheshe të gjuante me gurë e ndaheshe nanas me të.
Ku shkonin ato maune të ngarkuara me mollë Kastrioti?!
Ca eksportoheshin jashtë, ca drejt e te Blloku ku jetonin, hanin e dhjesnin shokët e Byrosë Politike. Por edhe ne hanim, që ç’ke me të, pse jo…
Mbaj mend, që në dyqanin tonë shiteshin thela molle. Thela, të mëdha, mesatare dhe të vogla; pra, diçka si hazërllup, që populli i Kastriotit të mos lodhej duke i prerë me thikë.
Kjo ndodhte, sidomos, një ditë para festës së vitit të ri. U hiqnin kalbësinën dhe ia shisnin popullit të Kastriotit me 6 lekë kilogramin.
Dhe… O zot, kur e kujtoj! çfarë rregulli ka pasë!
Kur vjelëset e mollëve linin punën, brigadjeri u kontrollonte torbat e bukës se mos kishin fshehur aty ndonjë kokërr mollë. Dhe ashtu duhej, përderisa ato gra, qenë llupëse të mëdhaja, nuk ngopeshin kurrë edhe pse kishte plot. Pastaj, përse të vidhnin derisa paguheshin shumë mirë?
Me pagën e një dite, punëtorët e fermës mund të blinin, jo shaka, por dy bukë gruri; njërën për vehte, tjetrën për komshiun kooperativist.
Ky komshiu kooperativist, kur realizonte normën me kazëm e lopatë, e kishte pagën tridhjetë lekë të vjetra në ditë. Sepse edhe puna, asokohe ka qenë bio. Bëhej vetëm me kazëm e lopatë, nuk ka qenë e manipuluar me teknologji.
Ju ndoshta keni harruar, por një bukë misri kushtonte vetëm tridhjetë lekë. Dhe, merreni me mend: ato tridhjetë lekë, fshatari nuk i merrte për një muaj si në vendet kapitaliste, por i merrte vetëm për një ditë. Dhe t’i merrje kaq lekë vetëm në një ditë, nuk ishte pak, apo jo?
Aq e shijshme ishte at’here buka e grurit, sa katundari ynë e shtynte bukën e misrit me bukë gruri. Por ne, si ne…! Ndonëse mes bollekut, prap nuk na rrinte bytha rehat, sepse vidhnim, vidhnim sa i luanim fenë, të gjithë pa përjashtim.
Nuk vidhnim për të vënë kapital, ej… Vidhnim, thjeshtë se na hahej… Çudi, si na hahej kaq shumë asokohe, xhanëm?! Dhe kjo vjedhje, ishte si të vjedhësh për sport, për hiçgjë, vetëm sa për t’u turpëruar.
Edhe pse e dinim, që të vjedhësh nuk ishte një gjë e mirë, ne prap vidhnim… Nuk di pse e bënim…
Kur na kapnin, na gjobisnin, na vendosnin fletërrufe si dhe na diskretitonin si hajdutë para popullit tonë kryehajdut.
Kurse kuadrot… Ata shkriheshin me popullin, shkriheshin dhe ngrinin prapë. Shumica kishin pak bark si shenjë dallimi. Ata i kishin gratë antare partie, që gjithmonë ishin shumë dakort me parafolsin.
Parafolsi në Kastriot, ka qenë sekretari i partisë, shoku Rushit. Edhe sot i kemi parafolsit si athere, por sot, të paktën u a futim ndonjë të sharë aq drejtëpërsëdrejti sa i bëjmë të shkrihen gazit.
Tani, kur e kujtojmë atë kohë, na kap nostalgjia, një nostalgji për heroizmin tonë, për ngadhnjimin; për punën me vrull revolucionar e jetesën roje te grumbulli i misrit në arë.
“Pa, pa, pa…”, ia bëj unë nganjëherë me vehten time kur më kap nostalgjia, ” sa i bukur pat qenë ai xhumleku i sfungjerit, që ia mora kushëririt tim uha, që të shkoja e të konkuroja në Tiranë për tu futur në Akademinë e Arteve! Ashtu xhumleku nuk ka tani, sepse nuk ka as karrocierë tregtie. Vetëm ata mund të ta gjënin një xhumlëk të tillë kaq të bukur me vija.
Eh, çfarë të shtymjë kam bërë unë kur preva biletën e autobuzit për Tiranë! Jam krenar kur e kujtoj, sepse ia theva hundët një xhajë duke e shtyrë me kokë e me bërryla për t’u futur te sporteli. Ai xhaja, që ngordhalaq, nuk e preu dot biletën atë ditë, unë po! Lërë, lëre, sa i fortë kam qenë asokohe…
Eh, çfarë malli më ka pushtua për socializminr! Çfarë nostalgjie më ka zënë! Ka qenë tjetër kohe atëhere. Dhe ne, të tjerë njerëz, gjithashtu! Ishim të gjithë të rinj pavarsisht viteve që mbanin njerëzit në kurriz: njeriu i ri socialist.
Në mbyllje, dëshiroj t’iu rrëfej një episod, që përbën, si të thuash, sekret popullor, pra, nuk dua ta marrin vesh pushtetarët e asaj kohe, që ruanin në syrtare sekretet shtetërore. Nejse…
Kur mbarova studimet në Akademinë e Arteve, vajta të bëja ca lekë në Greqi. Shkuarja atje, nuk qe me avion, as me makinë, por që me këmbë, biles as me këmbë, por me stërvitje taktike, diku të përulur siç ecin kaçakët, e diku duke rrëshqitur barkas si zvarranikët, sepse bashkëudhetarit tim iu fiksua se do ta gjuanin ushtarët me snajper.
Më në fund ia dolëm të hynim në tokën helene, pa na gjuajtë me snajper.
Filluam punë. Vilnim ullinj në Zakinthos dhe paguheshim mirë.
Për çdo ditë, kur hanim, bosi na sillte dy litra vere, një pagure me vaj ulliri si dhe mish ose peshk me shumicë.
“Pini verë sa të doni” thoshte ai, “vetëm mos e teproni se do bini nga ulliri”. Mirëpo kishim një hallexhi më vehte që na u mërzit aq shumë sa pa u bërë java, deshi të ikte për Shqipëri. U mërzit pikërisht për shkak të ushqimit.
E quanin Emin. Gjithë jetën nuk qe ngopur as me bukë ky Emini.
“Çfar ke Emin, që je i mërzitur”, e pyeta.

Rama i trembet hetimeve, sulmi ndaj Zaganit duke u dridhur e kruajtur

Ndërsa Çani veshi një pardesy të bardhë, syze të errëta dhe një kapele dhe nisi të bënte pyetjet si të Prokurorit, kreu i qeverisë mori një qëndrim serioz, humbi qetësinë dhe nisi të kruhej. Duart që i ngrinte lart nga tavolina për të shpjeguar se çfarë kishte biseduar me Tahirin dridheshin, gjë që dëshmonte se ishte në një panik jo të vogël. “Mos thuaj se je Prokuror”, i tha Çanit. Fjala hetim dhe Prokuror e bënte nervoz përgjatë gjithë kohës, ndërsa pyetjet shtoheshin po aq edhe të kruajturat e kokës me dorën e djathtë.
Sikleti i lexohej në fytyrë dhe nervoziteti i lexohej edhe kur regjisori i emisionit fliste me Çanin, përgjigjen shpejtonte ta jepte njeriu që mbrëmë u shfaq si avokat i Habilajve. “Fut pra reklamat”, ishin fjalët e tij ndërsa regjisori priste përgjigje nga gazetari që drejton emisionin.
Një pyetje që i drejtohej Ramës ishte nëse kishte frikë nga përgjimet. Me ton serioz dhe mjaft i tensionuar përgjigja ishte se përgjimet e funksionarëve të lartë përbëjnë krim në çdo vend të botës. I vënë në pozita mbrojtjeje Rama la të kuptohej se ai e di se është i përgjuar nga shërbimet partenere sikurse i tha Çani, por kërkon të mbrohet nga biseda në të cilët është kapur në flagrancë me krimin edhe pse bashkëbiseduesi tjetër ka qenë ish-ministri i tij i Brendshëm, Tahiri me të cilin ka pasur momente krize të fortë për ndarjen e zonave të influencës së krimit.
Rama doli mbrëmë në krah të Habilajve, duke sulmuar oficerin e Policisë, Dritan Zagani sërish dhe duke dalë hapur në mbrojtje të krimit dhe jo të ligjit. Edhe pse Çani i tha se Zagani ishte i pari që denoncoi skandalin me makinën “Audi” AA 003 GB dhe denoncoi përfshirjen e tyre në trafikun e drogës. Rama e sulmoi oficerin e Policisë, Zagani duke kujtuar se ai ishte i dënuar nga Drejtësia dhe i shpallur në kërkim, ndonëse nuk ka asnjë dënim nga Gjykata për Zaganin.
“Kryeministri Edi Rama gënjen live. Dritan Zagani nuk është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda. Çështja është ende në gjykim në Gjykatën e Fierit dhe akuza nuk është ajo që tha z. KM. Oficeri italian do të dëshmojë në fund të vitit, siç ka vendosur Gjykata e Romës. Shpifja tjetër e Ramës për akuzë bashkëpunimi me trafikantët. Prokuroria nuk ka hetuar akuzat e Zaganit. Ka qenë një relatim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të verifikuar pretendimet e shefit të Antidrogës. Dhe kjo në mënyrë të çuditshme nga Prokuroria e Fierit ndonëse pretendimet për trafik droge duhet të hetohen nga Krimet e Rënda.
Rama ka pasur një bisedë edhe me Tahirin për makinën “Audi” AA 0003 GB; “ja paske dhënë ushqim për qentë”, tha Rama ti jetë drejtuar Tahirit pa treguar përgjigjen që ka marrë nga Tahiri

Tahiri, 2 orë e gjysëm në Prokurori

Prokurorët e çështjes thirrën dje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ta marrë në pyetje. Pas gati 2 orë e gjysmë dëshmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ish-ministri Tahiri refuzoi të jepte përgjigje konkrete mbi pyetjet që dy prokurorët e çështjes, i kanë parashtruar apo provat që mund t’i ketë paraqitur. Në prononcimin para mediave, Tahiri tha se do t’i shkojë deri në fund të drejtës dhe të vërtetës së tij dhe theksoi se mbetet tërësisht i hapur për çdo hetim.
“U paraqita për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gatishmërinë sot dhe kurdoherë për t’i shkuar të vërtetës deri në fund me çdo mjet timin, dhe disponibilitetin personal për t’iu përgjigjur çdo kërkese të Prokurorisë. Do ju kërkoja që atë që bëra me prokurorët brenda mos ta bëja edhe këtu, se do ishte punë e dyfishtë. Unë jam tërësisht i disponueshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje, i hapur për çdo hetim, do t’i shkoj deri në fund të drejtës dhe të vërtetës sime”, u shpreh Tahiri.
Ai theksoi se, kjo çështje nuk duhet të kthehet në debat politik, por duhet t’i lihet drejtësisë. “Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush, apo akoma më keq ta kthejnë në një histori debati politik. Mendoj se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet. Unë këtë betejë e kam me drejtësinë”, tha Tahiri.
Ndërkohë, burimet bënë të ditur se ish-ministri Tahiri, ka mohuar të gjitha akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tahiri ka deklaruar se nuk i njeh Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Mësohet se para prokurorëve ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, përveç shitjes së makinës tip “Audi” në vitin 2013.
Ish-ministri i Brendshëm u mor në pyetje nga prokurorët Artan Prençi dhe Vladimir Mara, pjesë e grupit të prokurorëve që merren me këtë çështje, ndërsa numri gjithsej i prokurorëve të angazhuar për çështjen është 5. Gjatë dëshmisë së tij, prezent ishin dhe dy avokatët e tij Artan Hajdari dhe Maks Haxhia. Kërkesa për marrjen në pyetje të Tahirit është firmosur ditën e enjte nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Dëshmia e Tahirit në Prokurori vjen një ditë pas kontrollit të oficerëve të Policisë Gjyqësore në banesën e tij te Kodra e Diellit. Katër oficerë të Policisë Gjyqësore u paraqitën tek shtëpia e ish-ministrit Tahiri për të kontrolluar rreth dy orë banesën, pas urdhërit të Prokurorisë.
Rama i dha kohë të mjaftueshme Tahirit për të zhdukur të gjitha provat që e inkriminojnë atë me bandën e Habilajve. Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, ky i fundit me ndihmën e trafikantëve zhduku provat që e inkriminojnë. Ish-ministri Tahiri akuzohet për trafik droge dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë.

R.POLISI

Më 31 tetor seanca e parë gjyqësore e bandës së Habilajve në Katania

Anëtarët e bandës së trafikut të drogës të drejtuar nga vëllezërit Habilaj pritet të dalin para Gjykatës së Katanias pas 4 ditësh. Seanca e parë gjyqësore ndaj të arrestuarve në Itali është fiksuar në datën 31 tetor. Avokatët e 8 të arrestuarve kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias për t’i arrestuar klientët e tyre.
Dëshmia e të arrestuarve pritet me interes në Shqipëri, pasi në bisedat e përgjuara mes tyre ata kanë përmendur disa herë ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën akuzë dhe po hetohet në Shqipëri për trafik droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.
Katër nga të arrestuarit janë shqiptarë:
Moisi Habilaj, lindur më 18.01.1978, banues në Vlorë (kreu i bandës).
Fatmir Minaj, lindur më 15.04.1962, banues në komunë Modica të Raguzës, Itali.
Maridian Sulaj, lindur më 27.01.1988, banues në komunën Modica të Raguzës, Itali.
Nezar Seiti, lindur më 30.03.1977, banues në Vlorë (i arrestuar në Shqipëri).
Katër të arrestuar të tjerë janë italianë:
Angelo Busacca, banues në Raguza (i penduar)
Vincenzo Spampinato, banues në Palagonia, Katania
Gianluca Passavanti, banues në Katania
Antonino Riela, banues në Katania
Policia italiane dhe ajo shqiptare janë në kërkim të tre anëtarëve të tjerë të bandës.
Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11.10.1980
Armando Sulaj, vëllai i Maridian Sulaj, lindur më 12.05.1984
Tigrens Mezuraj lindur më 29.07.1994
Ky grup akuzohet se ka dërguar në Itali tonelata me kanabis. Ai është mbajtur nën përgjim nga Antimafia e Katanias prej vitit 2013. Në bisedat e përgjuara mes Habilajt dhe anëtarëve të tjerë të bandës përmendet disa herë edhe Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm i Shqipërisë në atë kohë.
Në një rast, anëtarët e bandës flasin për 30 mijë euro që duhet t’i dërgojnë atij. Në një tjetër bisedë flasin për 5 milionë euro që bën në muaj Tahiri, apo për 20 milionë euro që nuk i mjaftojnë për fushatë. Habilajt janë përgjuar edhe duke folur për disa dhurata të shtrenjta, byzylykë apo varëse të shtrenjta 10 deri në 15 mijë euro për nënën dhe bashkëshorten e Tahirit.

Habilaj sa mbërrinte në Raguza e linte “Audin” e Tahirit në garazh

Në dosjen e Prokurorisë së Katanias, në një episod të veçantë thuhet se, Moisi Habilaj sapo mbërrinte në Raguza me makinën “Audi” AA 003 GB, e parkonte në parkingun e Anxhelo Buzaka, një tjetër trafikant i arrestuar. Habilaj linte makinën në garazh dhe lëvizte në Raguza me një makinë të dorës së dytë. Makina “Audi” e Tahirit përdorej nga Habilajt për të transportuar droga të forta në Itali dhe shërbente si imunitet.
Nga përgjimet e dokumentuara në hetimet e Prokurorisë së Katanias, rezulton se pjesëtarë të bandës kriminale, kishin një konsideratë të veçantë për liderin Moisi Habilaj. Kjo zbulohet në bisedat që bëjnë mes tyre anëtarët e grupit, të marra nga përgjimet ambientale.
Më dalë 06.01.2014, rreth orës 00:13, Maridjan Sulaj dhe Mariglen Alimuçaj, i njohur si Geni, ndodhen në territorin shqiptar, në bordin e makinës BMW 320 me targë BZ 140 RJ.
“… Geni vijon duke thënë se ka shumë besim te Moisiu, sepse është një njeri i fjalës, dhe për të do të shkonte deri në hënë, nëse do t’ia kërkonte, ndërsa për sa i përket Lolos, absolutisht jo, edhe pse megjithatë e ndihmon se është vëllai i Moisiut…”, thuhet në dosjen e depozituar në Gjykatën e Katanaias.
Hetimet sqarojnë se atë natë të dy kishin konsumuar drogë, duke e “thithur me hundë”, madje dyshja tregohet e kujdesshme që Moisiu të mos e marrë vesh këtë. Madje, Alimuçaj dhe Sulaj konsumojnë sërish drogë fill pas bisedës së sipërpërmendur. Në një tjetër përgjim ambiental në tetor 2013 në territorin italian, Maridjan Sulaj shprehet se është me fat që ka takuar Moisi Habilajn.

Familja shqiptare arrestohet në Itali për shpërndarje droge

Një familje e tërë shqiptarësh është arrestuar nga karabinierët në Itali. Sipas mediave italiane, familja në fjalë ishte nën hetimin e policisë që prej dimrit të kaluar. Shqiptarët ishin zyrtarisht të punësuar si kamerierë, por në fakt ata shpërndanin kokainë. Mësohet se shqiptarët ishin pikë referimi për përdoruesit e drogës në Gragnone dhe Arezzo. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur nga policia.
Akuzat kanë rënduar edhe mbi gratë e familjes, respektivisht, nëna dhe vajza e një prej të arrestuarve. Sipas policisë, ato ishin të përfshira në biznesin e familjes. Gratë kanë marrë jo vetëm të drejtat e burrave të arrestuar, por e rëndojnë veten edhe me kërcënime dhe kanosje për dhënie shuma parash.
Policia ka dokumentuar dëshmi se si shqiptarja ka pasur një episod dhune me një tjetër person, duke e kanosur të sillte shumën prej 10,000 euro në këmbim të makinës, që i mbajti peng, duke e justifikuar këtë se i duhej për shpenzimet ligjore të bashkëshortit në burg. Ndërkohë, që një tjetër kanosje i adresohet një tjetër familjeje, këtë radhë për 2 mijë euro.
Të dy dëshmitarët u bënë bashkë me akuza kundër shqiptarëve. Hetuesit tashmë kanë ngarkuar gratë shqiptare me akuza nga “grabitje” dhe “shpërndarje droge”, pas verifikimeve që u bënë rezultoi se gratë morën pjesë në mënyrë aktive në shitjen e substancës në mungesë të burrave të familjes. Të dy gratë u transferuan në burgun e Solliciano në Firence në pritje të marrjes në pyetje.

Kapet në Bari me 3.5 kg drogë, në pranga shqiptari

Një sasi prej 3.5 kg lëndë narkotike nga Shqipëria, u sekuestrua nga Policia italiane në Bari. Lënda narkotike ishte mbështjellë me materiale plumbi për të shmangur skanerat në pikat e kalimit kufitar. Droga ishte fshehur në pjesën e parakolpit të mjetit. Në pranga ka përfunduar një shtetas nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave lokale në Bari, automjeti me drogën kishte mbërritur me traget nga Shqipëria dhe panelet e plumbit ishte bërë për të shmangur kontrollin e skanerëve në doganë. Shqiptari i arrestuar është dërguar në burgun e Barit. Mënyra e fshehjes së drogës ka habitur hetuesit, duke zbuluar kështu një metodë të re që shmang kontrollet. Hetimet për rastin janë në progres për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm.
Ndërkohë, një ditë më parë, autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike. Ramazan Malo, 52 vjeç, u ndalua gjatë një kontrolli normal nga Policia në Sardenjë. Atij iu bllokuan në makinën e tij 1.5 kg heroinë të ndara në 3 pako. Në një kontroll tjetër në shtëpinë e Malos autoritetet sekuestruan 1 kilogram kokainë. Sipas mediave, lënda narkotike e sekuestruar është e cilësie së pastër dhe nëse do të hidhej në treg do të siguronte të paktën 500.000 euro.

Audi AA 003 GB, në Vlorë me targa të ndryshuara

“Audi” me targa AA 003 GB që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ua shiti vëllezërve Habilaj ndodhet në Vlorë me targa të ndryshuara. Bëhet e ditur se vëllezërit Habilaj ia kanë shitur një personi makinën e Tahirit në muajin qershor të këtij viti, pasi e përdorën për 4 vjet për trafik droge drejt Italisë dhe Greqisë. “Audi” është shitur për të humbur gjurmët dhe për të zhdukur provat e trafikimit të lëndëve narkotike.
Gazetari Basir Çollaku shprehet se, makinën tip “Audi” të cilën ish-ministri Tahiri ia shiti Habiljave ndodhet në qytetin e Vlorës me targë të ndryshuar. Makina është parë këto ditë në qarkullim në qytetin bregdetar. “Makina është shitur para disa muajsh në qytetin e Vlorës, targa e re sipas burimeve të mia është AA 900 N…”, shprehet Çollaku. Makina e shitur tek Habilajt kishte targën AA 003 GB. Gazetari thekson se, pronari i ri i mjetit nuk kompromentohet aspak nga lidhja e “Audit” me trafikun, pasi mund të jetë dhe një qytetar i zakonshëm.
Po ashtu, Çollaku thotë se Nazëraj nuk është oficeri i vetëm që ka dijeni në lidhje me Habilajt dhe Tahirin, dhe se ata nuk dëgjoheshin në radhët e drejtuesve. “Nazëraj qëndroi për gjashtë muaj në burgun e Peqinit, ndërsa hezitonte të fliste për shkak të presionit që kishte mbi familjen e tij. Ai u arrestua për shkak se kishte informacione për ndalimin e “Audi”-t, në të cilën ndodheshin vëllezërit Habilaj. Zagani ka pasur një kurajo për t’u përgëzuar, pasi ka qenë i pari që ka dëshmuar në lidhje mbi situatën e drogës”, shprehet ai.
Prokurorët kanë kërkuar automjetin tip “Audi” me targë AA 003 GB, por pa mundur ta gjejnë atë. Pasi u denoncua si automjeti i ish-ministrit të Brendshëm, që përdorej nga Habilajt, targa e mjetit “Audi” mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Nga një kërkim që ka bërë Prokuroria rezulton, se kjo targë nuk është më në qarkullim.
Po ashtu, hetuesit kanë kërkuar edhe automjetin, i cili ndër të tjera rezulton me hyrje-dalje drejt Italisë, aty ku kanë zhvilluar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës Habilajt, por edhe automjeti nuk është gjetur.
Mësohet se pas çregjistrimit të targës AA 003 GB, makina është ritarguar, por nuk dihet vendndodhja e saj. Prokuroria e kërkon automjetin, pasi konsiderohet si një nga provat e hetimit të nisur, por nuk ka gjetur as makinën dhe as targën tashmë të famshme në gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë kufijve.
Pavarësisht kësaj, hetuesit janë vënë në kërkim të automjetit, në banesat e Habilajve dhe në baza të ndryshme të miqve të tyre në Vlorë, Fier e Tiranë, por nuk kanë mundur dot ta gjejnë. Burimet thanë se, pas çregjistrimit të targës AA 003 GB, makina është ritarguar, por edhe me këtë targë të re të shpallur “në kërkim” në gjithë territorin e vendit, ajo nuk po gjendet dot.
Nëse arrihej që ky mjet të binte në duart e prokurorëve, do të mësohej nëse ishte ndërhyrë në pjesë të ndryshme të tij për të krijuar “xhepa”, ku zakonisht trafikantët fusin drogën. Ka dyshime se “Audi” i ish-ministrit të Brendshëm nuk përdorej në rrugët e shumta që ka bërë në Greqi dhe Itali për transport kanabisi, por për atë të drogave të shtrenjta, veçanërisht kokainës.
Ndërkohë, prokurorët e çështjes kanë hasur një rezistencë të jashtëzakonshme për të parë dhe sekuestruar dokumentacionin, që ka të bëjë me punën e Tahirit gjatë kohës që shërbente aty si ministër. Për më shumë se 10 orë hetuesit nuk janë lejuar, që të kryejnë detyrën.
Por një nga pjesët më decizive të këtij operacioni në të cilin morën pjesë edhe zyrtarë të lartë në detyrë të Ministrisë së Brendshme, të Drejtorisë së Transportit Rrugor, Doganave dhe pikave kufitare ishte zhdukja përfundimtare e “Audit”, të cilin Habilajt e përdornin jo vetëm si mjet trafikimi, por veçanërisht, si një pasaportë brenda territorin dhe nëpër të gjitha pikat e kalimit kufitar, me Greqinë dhe Italinë.

R.POLISI

Prokurorët në Itali njihen me prova të reja kundër Tahirit

 

Dy nga prokurorët që po hetojnë dosjen “Habilaj” dhe ish-ministrin Saimir Tahiri ndodhen në Itali për të siguruar më shumë prova për ish-ministrin e Brendshëm, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për trafik droge dhe korrupsion. Prokurorët shqiptarë janë takuar me përfaqësues të Antimafias italiane, të cilët kanë kryer përgjimet e grupit kriminal të Habilajve përgjatë 4 viteve të fundit. Prokurorët janë njohur me prova të reja nga videopërgjimet dhe filmimet ku ka rezultuar se në përgjimet e Habilajve janë të implikuar zyrtarë të lartë shqiptarë.
Ndërkohë, tre prokurorë të tjerë të dosjes “Habilaj”, të kryesuar nga prokurori Besim Hajdarmataj janë duke kryer veprime të tjera hetimore, si sekuestrimi i dokumenteve nga institucione të ndryshme, siç është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë dhe Policia e Vlorës.
Akuza më e rëndë ndaj Saimir Tahiri mbetet ajo për “trafikimin e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Hetimi ndaj tij nisi pas arrestimit në Itali të Moisi Habilajt, kreut të bandës kriminale, dhe publikimit të përgjimeve të kryera nga autoritetet e Katanias.