22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Tjetër taksë 60 euro me detyrim për banesat, pagesë për borxhet e haremit të Ramës

Qeveria shpenzon çdo vit miliona euro për kompensime e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Për t’i dhënë fund këtij fenomeni Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë hartuar një projekligj për sigurimin e detyrueshëm të banesave për Tërmetet dhe Përmbytjet.

Është siguruar nga “klan plus” një kopje e këtij drafti konfidencial, i cili parashikon që sigurimi i detyrueshëm i banesave do të bëjë të mundur mbulimin e kostos në raste përmbytjesh dhe tërmetesh.

Bëhet fjalë për banesat e hipotekuara ose banesat që kanë një certifikatë pronësie. Draft ligji thotë qartë se kompensimi i dëmit mund të refuzohet nga kompanitë e sigurimeve për objekte që nuk kanë respektuar kushtet teknike të ndërtimit ose janë modifikuar ose dobësuar nga ndërhyrjet në strukturë.

Po ashtu, Kompanitë e Sigurimeve mund të refuzojnë zhdëmtimin edhe për ato që nuk është ofruar informacion i saktë.

Qytetarët, sipas ligjit, do të paguajnë një tarifë të përvitshme dhe kjo do të vendoset në bazë të zonës së banimit dhe riskut që mbart.

I gjithë ky proces nga lidhja e kontratës me qytetarët e deri tek mbulimi i humbjeve financiare, mendohet paraprakisht të menaxhohet nga Qendra Shqiptare e Sigurimit nga Katastrofat që do krijohet Tiranë.

Një entitet juridik publik jo-fitimprurës, i cili vetë-financohet nga primet e sigurimit, me menaxhimin e pavarur, e krijuar ekskluzivisht për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të detyrueshëm të banesave.

Qendra e sigurimeve nga Katastrofat sipas draftit është menduar të qeveriset nga një bord prej 5 anëtarë jo ekzekutivë.

Anëtarët e Bordit miratohen nga AMF dhe një përfaqësues duhet të jetë nga Ministria e Financave, i cili do të veprojë si kryetar i Bordit Drejtues. Një përfaqësues nga Drejtoria e Emergjencave Civile, një nga Shoqata e Sigurimeve dhe një përfaqësues nga Banka e Shqipëri.

Kjo qendër do të krijojë një bazë të dhënash elektronike dhe policat e sigurimit do të shiten online, nga kompanitë e sigurimit të regjistruara në këtë Qendër. Vërtetimi nëse një qytetar e ka kryer apo jo sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat do të kontrollohet në procedurat e aktit të pronësisë, abonimet e ujit dhe energjisë elektrike dhe procedurat e kredisë për strehim.

Sipas nenit 30, Sigurimi i Detyrueshëm do të jetë edhe kusht për hipotekimin e pronës. Drafti nuk parashikon shifra. Por aktualisht sigurimi i një vile me vlerë 100 mijë euro kushton 90 ose 100 euro, ndërsa për të siguruar një apartament me të njëjtën vlerë kushton 50 – 60 euro në vit.

Rrëzimi i Qeverisë, Basha reagon për deklaratën e ambasadorit amerikan

Kryetari i PD, Basha ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Lu duke I dhënë të drejtë atij dhe duke I kujtuar se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti qeveria shpenzoi për bileta avionic dhe luksin e zyrave 16 milionë dollar. “Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: “Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju”.
Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.
Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.
Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, thotë Basha.

Berisha: Rama refuzon marrëveshjen e re me FMN-në për kanabisin!

Ish-Kryeministri Berisha shprehet se, Rama refuzon marrëveshjen e re me FMN-në sepse po zëvendëson kreditë e kësaj marreveshje për ekonominë me paratë e drogës. Në një postim në Facebook Berisha shkruian: Noriega zëvendëson FMN me Kanabisin!
“Të dashur miq, Noriega nuk po firmos marrëveshje të re me FMN, ndonëse borxhi i Shqipërisë me çekun 1 miliard është sot 85% e GDP. Ai refuzon marrëveshjen e re me FMN sepse po zëvendëson kreditë e kësaj marreveshje për ekonominë, me paratë e drogës. Ky është një lajm jo i mirë për vendin! Paratë e drogës janë krim dhe vetëm krim”, shkruan Berisha.

Berisha për Elbasanin: Shteti fik kamerat duke thënë: “Na falni pak se tani kemi orën e vrasjeve”!

Ish-kryeministri Sali Berisha ku publikuar videon e plotë të ngjarjes në Elbasan, ku policia u përplas me djalin e një biznesmeni në këtë qytet. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur krim shtetëror fikjen e kamerave në disa vrasje të ndodhur këtë Elbasan.
Postimi i Berishës:
Krimi i organizuar ne Elbasan, si ne mbare Shqiperine eshte krim shteteror i organizuar!
Ne kater ngjarjet e pergjakshme qe kane tronditur qytetin, kamerat e sigurise te pushtetit pra te policise se shtetit dhe bashkise se qytetit, jane fikur me urdher per te mos filmuar aktet kriminale. Kjo do te thote se vete shteti fik kamerat duke thene: “Na falni pak se tani kemi oren e vrasjeve”!
Se dyti, mashtrimet dhe trillimet e shtetit per ngjarjen e fundit te vrasesit Suel Çela dhe bandes se tij, deshmojne qarte se fuqine e shtetit e kane narkobanditet, ndaj dhe policia duke ditur kete qendron gatitur para tyre edhe kur sulmohet zevendes drejtori i tyre.
Se treti, mungesa e plote e hetimit te krimeve deshmon se krimi eshte shteteror ndaj dhe nuk guxon njeri te hetoj ate.
Se fundi, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Edi Rama gjithe paraditen nuk tha nje fjale te vetme per Elbasanin, u detyrua te thote vetem dy tre fjali te pergjithshme.
Me poshte keni nje video te plote te inaktivitetit absolut te policise naten e ngjarjes, i cili sipas disa te dhenave ka qene i urdheruar nga Tirana! sb

SHBA flet për rrëzimin e Qeverisë “Rama”

Ambasadori amerikan, Lu ka paralajmëruar një rrëzim të qeverisë Rama nga rinia në rast se ai nuk do t’i përgjigjet kërkesave të tyre. Thirrja e hapur është bërë gjatë një takimi që ambasadori amerikan ka pasur me të rinjtë në Rrëshen. Lu është shprehur se në demokraci pushteti ësht i tyre dhe në rast se qeveria nuk i përgjigjet atëhere rinia e rrëzon qeverinë. Ambasadori ka folur edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Lu ka deklaruar se Shqipëria do ti bashkohet BE dekadën e ardhshme.

“Ju jeni në demokraci. Nëse kërkoni, qeveria duhet të përgjigjet, ose ju mund ta rrëzoni. Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë opozitën, kërkan libra falas për nxënësit. Ky është një vend i vogël. Nuk është vend i pasur. Por është arsyeshme që qytetarët të kërkojnë nga qeveria t’u sigurojë para për të blerë libra për nxënësit e saj. Dhe kur qeveria thotë se nuk mundet ta përballojë, ju duhet t’i pyesini se si po paguajnë për godinat e bukura qeveritare, automjetet e tyre luksoze dhe udhëtimet jashtë vendit. Si demokraci, përgjegjësia dhe fuqia janë me ju”, është shprehur ambasadori Lu.

Rama “shet” si të vetat projektet e qeverisë “Berisha”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nxjerr blof kreun e qeverisë, Edi Rama, në lidhje me projektet e shitura në opinionin publik si arritje të qeverisë së tij. Berisha ka publikuar një foto për të argumentuar para shqiptarëve sesi Rama sërish po mashtron. Reagimi i Berishës erdhi pas mesazhit që kryeministri Rama publikoi dje herët në mëngjes në Facebook-un e tij me videon: “Me këto pamje fantastike të liqenit të Banjës dhe të rrugës së re Banjë-Gramsh, ju uroj një ditë të mbarë”. “Sot Rama mburret me ‘mashtrimin e Berishës’. Më 13 maj të vitit 2013, unë inaugurova fillimin e punimeve në Kaskadën e Devollit. Rama në atë kohë iu deklaroi qytetarëve në Gramsh se, ‘kjo ishte gënjeshtra e radhës e Berishës’. Ndërsa sot ai poston video dhe përshëndet shqiptarët me këtë ‘gënjeshtër’ të bërë realitet”, shkruan Berisha. Ndonëse qeveria aktuale ka hyrë në mandatin e saj të dytë, ekonomia shqiptare vazhdon të varet nga projektet e qeverisë së Sali Berishës. Instituti i Statistikave deklaroi se ekonomia shqiptare u zgjerua me 4.06 për qind në tremujorin e dytë të vitit, por sërish rritja e prodhimit erdhi kryesisht nga gazsjellësi Transadriatik, një projekt i kontraktuar nga qeveria e mëparshme e demokratëve. “Aktiviteti i ndërtimit pati rritje me 22,68%, influencuar kryesisht nga investimet private të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike si rrugë, stadiume etj.”, deklaroi INSTAT. Ky është një rast i paprecedentë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe më gjerë, kur një qeveri në mandatin e dytë të saj vazhdon t’u gëzohet nismave ekonomike të qeverisë paraardhëse, ndërkohë që nuk ka asnjë investim madhor të kontraktuar gjatë qeverisjes së saj tashmë 5-vjeçare.

Të gjitha investimet nga Berisha

Nga krahu i kërkesës pjesa kryesore e rritjes ekonomike po vjen nga investimet, kryesisht ato të huaja. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në harkun kohor të një viti, nga tremujori i dytë 2016 deri në fund të tremujorit të parë 2017, Shqipëria ka tërhequr në total 994.3 milionë euro investime të huaja. Por 70% e kësaj shifre, ose 691.3 milionë i përkasin gazsjellësit TAP dhe Kaskadës së Devollit, dy projekte të kontraktuara nga qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike. Qeveria aktuale e ka trumbetuar si një nga sukseset e saj më të mëdha rritjen e investimeve të huaja direkte. Por në fakt ky është sukses i qeverisë paraardhëse, ndërsa investimet e kontraktuara nga qeveria aktuale janë thuajse inekzistente. Sipas shifrave, nëse nuk do të ishte TAP dhe Kaskada e Devollit, investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare do të ishin vetëm 300 milionë euro në vit, një nivel i barabartë me atë të 15 viteve më parë.

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës aksidentoi kalimtarin dhe u largua

Aksidenti në Memaliaj, ku mbeti i plagosur 59-vjeçari Axhem Mërtiri është kryer nga drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Panganika. Për këtë ngjarje të rëndë reagoi dje edhe Partia Demokratike. Në një njoftim për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj bën të ditur se, “Panganika është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen”. Sipas Alibeajt, drejtori i policisë e rregulloi makinën në servis pas aksidentit, duke tentuar të mbyllë çështjen.
“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Drejtori i Policisë, Lorenc Paganika ka aksidentuar një kalimtar në Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen. Fatmirësisht qytetari i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën. Makina e tij pësoi dëmtime nga aksidenti, por drejtori nxitoi që ta rregullojë dhe ka lejuar ekspertimin nga grupi hetimor vetëm pasi makina ka dalë nga servisi, duke tentuar të mbyllë çështjen”, deklaroi Alibeaj.
Alibeaj tha më tej se, kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedent të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit. “Kjo është e vërteta. Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe nuk garanton dot sigurinë e qytetarëve. Ky është realiteti i qeverisë së Edi Ramës, me krimin që zotëron vendin, me drogën që blen zgjedhjet, me kryepolicë që nuk duan t’ia dinë për ligjin”, përfundoi Alibeaj.

Publikimi i videos

Televizioni “OraNews” publikoi dje videon e aksidentit të ndodhur pak ditë më parë pranë fshatit Krahës, ku është përfshirë edhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Paganika. Në pamje duket makina “BMW X1” me ngjyrë të bardhë me targa AA 572 BF.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Krahës, në dalje të Gjirokastrës, ku ka mbetur i lënduar 59- vjeçari Axhem Mërtiri. Nga hetimet rezulton se i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit ku është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe ka thënë “nuk di kush më ka goditur”. Çështja është regjistruar në Prokurorinë e Gjirokastrës për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit. Sipas hetimeve rezulton se makina e ka goditur kalimtarin me pjesën e pasqyrës së djathtë.

Çfarë fokusuan kamerat

Goditja ka ndodhur në këndin më të largët në pamjen që ka kamera dhe për arsye dhe të natës nuk duket qartë. Por kamera ka filmuar momentin kur drejtuesi i automjetit frenon dhe disa çaste më vonë pasi ikën nga vendi i ngjarjes rikthehet dhe në këto momente dëshmitarët thonë se drejtuesi i mjetit i ka pyetur çfarë ka ndodhur.

Sekuestrohen pamjet filmike

Nga ekspertimi dhe kqyrja që i është bërë makinës së Drejtorit të Policisë Gjirokastër ekspertët kanë shënuar se pasqyra e djathtë e BMW X1 e Paganikës nuk ka dëmtime apo ndërhyrje në pasqyrë. Në vendngjarje është gjetur ndërkohë edhe kasa e pasqyrës së djathtë të makinës që ka shkaktuar aksidentin. Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë kamerat e Drejtorisë së Policisë për të parë kur ka hyrë dhe ka dalë Drejtori Paganika në 24 orët e fundit, para dhe deri kur ka ndodhur aksidenti.

Kryetari i Bashkisë së Hasit në trafikun e qenieve njerëzore

Kryetari i Bashkisë së Hasit është i përfshirë familjarisht në trafikun e qenieve njerëzore. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Hasi, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Sipas denoncuesit, kreu i bashkisë së Hasit, Adem Lala sëbashku me vëllezërit e tij merren me trafikimin e qenieve njerëzore nga Shqipëria në Britaninë e Madhe. “Kryetari siçilist i Bashkisë së Hasit i përfshirë familjarisht në trafikun e qenieve njerëzore! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Zoti Berisha përshendetje, në fillim ju lutem për konfidencialitet të plotë të këtij mesazhi, sepse ushtroj një funksion publik. Një ndër problemet kryesore me të cilat po përballet Shqipëria janë edhe kërkesat e larta për azil në vendet e BE, dhe ikja nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe të qindra shqiptarëve, fakt ky i denoncuar nga mediat me prestigjioze disa herë. Por po të shkruaj këtë mesazh për të denoncuar një rast i cili deri më sot ka kaluar në heshtje të plotë edhe pse në dijeni të këtij janë çdo institucion ligjzbatues në zonën e Hasit.
Bëhet fjalë për vëllezërit e kryetarit të bashkisë Has, Adem Lala. Vëllezërit e tij, prej vitesh merren me trafikimin e qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, fakt ky që dihet nga çdo hasjan dhe është lehtësisht i vërtetueshëm. Por nuk përfundon me kaq. Paratë që marrin dy vëllezërit e kryetarit të Bashkise (12-14 mijë paund për një person) kalojnë pikërisht nga kryetari i bashkisë dhe nipi i tij, shofer personal i kryetarit (nuk po e përmendim nepotizmin në këtë rast, sepse ka dhjetëra raste të tjera në këtë bashki të tilla). Pra po ndodh në Has, bashkia më e varfër në vend, Kryetari Lala, detyron hasjanët, të cilët nga varfëria detyrohen t’i drejtohen vëllezërve të kryetarit për të gjetur shpëtim dhe për të ikur nga vendi, këto para qarkullojnë në këtë institucion lirshëm dhe pa kurrfarë kontrolli, kalojnë në llogaritë e kryetarit, nipit dhe vëllezërve të tij. Nuk po e bëj këtë denoncim për të treguar sa keq qeveris kryetari i bashkisë, por për të treguar se ai është kriminel, dhe për t’i bërë thirrje institucioneve të vihen menjëherë në lëvizje”, shkruan qytetari.

Konflikti me armë në Laprakë, 4 të plagosur

Katër persona u plagosën me armë mbrëmjen e djeshme pas një sherri në një lokal në zonën e Laprakës, në kryeqytet. Raportohet se pronari i lokalit, Arben Seferi, është një prej personave të shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë qëlluar mbi katër të rinjtë. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Alarmi te Policia është dhënë rreth orës 18:40 dhe në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas Policisë së Tiranës, nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit: E.L., 31 vjeç, B.M., 31 vjeç, B.K., 33 vjeç, dhe A.B., 46 vjeç.
Ata janë transportuar në spitain e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia njofton se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Një sherr i momentet dyshohet se ka degraduar më pas në të shtëna me armë zjarri dhe se mes të palëve nuk ka pasur konflikte të mëparshme.