Në fund të ndeshjes ndaj Bajernit, ylli brazilian Nejmar përfitoi nga rasti që përveç të tjerave të flasë edhe rreth polemikave me sulmuesin Edison Kavani. Neymar akuzoi gazetarët se shpikin shumë gjëra dhe flasim për shumë situata që nuk i dinë. Ai tregon se gjithçka është zgjidhur dhe situata në skuadër është mjaft miqësore.
“Gazetarët shpikin shumë gjëra, flasin shumë për gjërat që nuk i dinë. Tani gjithçka është zgjidhur. Kush do t’i gjuajë penalltitë në të ardhme? Nuk kemi folur. Njerëzit flasin për gjërat që nuk janë të vërteta. Është gjithçka në rregull, por është gjë që do të mbetet brenda dhomave të zhveshjes. Mbape? Ndihem i privilegjuar që luaj përkrah tij. Është një djalosh i ri, por në fushë lëviz si të ishte 30 vjeç. Ai së shpejti do të fitojë Topin e Artë”, deklaroi ylli brazilian.
Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, i ka thurur elozhe Neymarit. Sipas presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, Neymar është lojtari më i mirë në botë. “Neymar? Gjithkush e njeh atë, ai është një lojtar i mirë, më i miri në botë”, ka deklaruar Al-Khelaifi pas fitores ndaj Bayern Munichut me rezultat 3:0. Neymar, i cili u ble nga Barcelona për 222 milionë euro, ishte autor i një goli në ndeshjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampioneve.
Skuadra franceze, PSG ka shënuar fitore të merituar ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0. Golat për PSG-në i shënuan Dani Alves, Edinson Cavani dhe Neymar. Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në Grupin B me 5 pikë, ndërsa Bayern dhe Celtic ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 3 pikë.
Ndërkohë, mediat shkruajnë se, drejtuesit e klubit parizien po mendojnë largimin e Cavanit dhe ndoshta një gjë e tillë mund të ndodhë që në merkaton e janarit. Është drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique, ai që ka marrë një vendim të tillë. Në fakt, ky vendim ka bërë të dalin në skenë dhe kandidatët e parë që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e El Matador. Në Spanjë është Reali i Madridit. Formimi i dyshes Cavani-Ronaldo do të kënaqte jo pak tifozët madrilen, por edhe vetë teknikun Zidane.
Në Angli, tre janë pretendentët, Chelsea, Everton dhe Man.United. Transferimi tek Bayerni i Mynihut është një tjetër opsion i mundshëm, gjithmonë nëse në janar nga radhët e bavarezëve do të largohet bomberi polak, Robert Lewandowski. Napoli gjithashtu e dëshiron rikthimin e Cavanit, i cili gjatë kohës kur aktivizohej tek ekipi jugor arriti të realizonte 104 gola në 138 takime. Paga që përfiton momentalisht sulmuesi tek PSG është 12 milionë euro në sezon, por situata aspak e mirë që po kalon, e detyron 29-vjeçarin të pranojë reduktimin e shumës, vetëm për të nisur një aventurë të re larg Francës.
Arlind RAMA
Kthehet qetësia te PSG
Vlerësime pozitive për shqiptarët në Champions

Futbollistët shqiptarë që kanë zbritur në fushën e lojës në ndeshjet e mesjavës në Ligën e Kampioneve kanë merituar nota pozitive për atë që kanë dhënë në fushë, pavarësisht faktit nëse skuadrat e tyre fituan apo u mundën në duelet përkatëse. Në vijim janë notat e portalit “TMW” për katër lojtarët e përfaqësueses shqiptare që luajtën në këto dy ditë: Valon Ahmedi, Elseid Hysaj, Ansi Agolli dhe Taulant Xhaka…
Valon Ahmedi (Sevilja-Maribor 3-0) – 6,5 – Luan një ndeshje shumë të mirë, kur Maribori sulmon, mbështetet gjithmonë te këmbët e tij. Me shumë personalitet numri 7 i skuadrës sllovene.
Elseid Hysaj (Napoli-Fejenord 3-1) – 6,5 – Ndeshje me rregull, duke i lënë shumë pak kundërshtarëve në krahun e tij. Bie në sy me disa dalje, duke arritur në mënyrë të rrezikshme në fundore.
Ansi Agolli (Karabak-Roma 1-2) – 6 – Kujdeset sidomos për fazën mbrojtëse, duke kontrolluar me sy Defrel. Në pjesën e dytë shtyn më shumë dhe arrin shpesh në fundore. I tiji, në minutën e 90, pasimi për thuajse barazimin e Ndlovu.
Taulant Xhaka (Bazel-Benfika 5-0) – 6 – Shumë punë në fazën e mbulimit të hapësirave. Mundohet të shfrytëzojë një goditje dënimi në kufijtë e zonës, por nuk gjen portën.
Juve, Alex Sandro e Chiellini drejt rinovimit
Kohë rinovimesh te Juventus. “Zonja e Vjetër” dëshiron të “blindojë” kampionët e saj duke nisur që nga Alex Sandro dhe Giorgio Chiellini. Lojtari brazilian gjithmonë është pëlqyer nga Chelsea, por shpresat e “Bluve të Londrës” duket se do të shuhen, pasi bardhezinjtë mendojnë t’i ofrojnë kontratë deri në vitin 2022, me një pagë prej 5 mln rurosh në sezon. Kaq pritet të jetë edhe kohëzgjatja e kontratës edhe me Chiellini.
Las Palmas, Pako Ayestaran trajneri i ri
Klubi spanjoll i Las Palmas konfirmuan si trajner të ri Pako Ayestaran. Lajmin e bëri të ditur vet skuadra në faqen zyrtare, duke bërë të ditur gjetjen e akordit me 54-vjeçarin për 1 sezon, i cili zëvendëson në këtë mënyrë të larguarin Manolo Marquez. Ayestaran nuk drejtonte asnjë klub që pas shkarkimit nga Valencia vitin e kaluar. Ndeshja e radhës do të jetë e vështirë për Las Palmas, që të dielën do të përballet me Barcelonën.
Strakosha mund të bëjë gjëra të mëdha
Në historinë e futbollit botëror, janë të paktë emrat e portierëve që kanë lënë gjurmë të tilla aq sa kujtohen nga të gjithë. Një prej tyre është edhe legjenda italiane Dino Zof, një nga më të mëdhenjtë në këtë rol që është shpallur kampion bote me “të kaltrit” në vitin 1982. Ndaj një lëvdatë e tij, për një portier të ri, është diçka që duhet vlerësuar jashtëzakonisht shumë.
Portieri i ri në fjalë është Thomas Strakosha, i cili pak ditë më parë bëri vitin që nga momenti i debutimit me Lacion në Serinë A. Zof, si njohës i mirë i këtij klubi, ku ka qenë për disa vite trajner, ka dhënë mendimin e tij rreth paraqitjeve të deritanishme të shqiptarit.
“Që ai duhet të përmirësohet më shumë, kjo nuk ka dyshim. Por po bën gjëra të rëndësishme, duke e parë edhe moshën e re që ka. Ai është një garanci dhe nëse do të vazhdojë kështu, do të bëjë gjëra të mëdha”, ishin fjalët e Zof për mediat italiane. A mund të ketë më mirë se kaq…
Edhe Arsenali në garë për Pulisic
Arsenal është skuadra më e fundit që ka shfaqur interes për të firmosur me Christian Pulisic të Borussia Dortmund, raporton tabloidi anglez “The Sun”. 19-vjeçari ka tërhequr edhe vëmendjen e Real Madrid, Liverpool dhe Tottenham, pas paraqitjeve me ekipin verdhezi. Megjithatë asnjë nga ekipet s’do ta ketë të lehtë, pasi Dortmund e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës amerikanin.
Benjamin Mendy mungon 9 muaj
Lajme të këqija nga infermieria e Manchester Cityt për Benjamin Mendy. I dëmtuar gjatë pjesës së parë në fitoren e thellë 5-0 ndaj Cristal Palace, mbrojtësi 23-vjeçar duhet të qëndrojë për 9 muaj jashtë fushave të blerta, pasi ka këputur ligamentin e gjurit. Në fakt menjëherë pas ndeshjes te Cityzens iu frikësuan një dëmtimi të rëndë të francezit, çka u konfirmua gjatë ekzaminimeve më të detajuara, por askush nuk e besonte se do të mungonte për një kohë kaq të gjatë.
Për Manchester City-n mungesa e Mendy është një problem i madh, sepse gjatë merkatos së verës nuk u ble asnjë futbollist për krahun e majtë të mbrojtjes. Në këtë rol formacioni i Pep Guardiolës ka mbetur i zbulur dhe duhet të mbështetet te aftësitë e Danilos apo të Fabian Delhp. Të paktën deri në muajin janar, kur dhe hapet merkatoja dimërore, Manchester City duhet të bëjë llogaritë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë pa një të majtë anësor, duke qenë i detyruar të përshtasë futbollistë të roleve të tjera.
Alegri: Pas 5 vitesh drejtoj Italinë
Kur futbolli të mos më argëtojë më atëherë do të largohem, deklaron kështu trajneri i Juventusit, Massimiliano Alegri, suksesi i të cilit, konfirmon vlerat dhe meritat e 50-vjeçarit. 3 herë radhazi kampion në Serinë A me bardhezinjtë si dhe dy finale radhazi të Champions League flasin qartë se Alegri është ndër teknikët më të mirë në botën e futbollit.
“Deri sa mësimdhënia në fushën e futbollit të më japë kënaqësi do të vazhdoj me këtë profesion. Më pas ndoshta 5 apo 6 vite më vonë mendoj se do të largohem. Më pëlqen tej mase të mësoj të rinjtë dhe kënaqësia më e madhe është atëherë kur shoh rezultatet, përmirësimin e futbollistëve”, u shpreh Alegri.
Trajner praktik por dhe me shumë thelb, Alegri shpjegon me fjalë konceptin e tij të futbollit, që i kërkon skuadrës ta konkretizojë në fushë. “Futbolli është një sport i thjeshtë, nuk ka sens ta komplikosh atë. Si rregull bazë duhet bërë e kundërta e asaj që bën kundërshtari në fushë”, tha trajneri i Juventusit.
Sa i takon të ardhmes së tij, emri i Alegrit si kandidat për stolin e Kombëtares italiane është ndër më të denjët e më të lakuarit. “Është një motiv i fortë për t’u ndjerë krenar, Kombëtarja më intereson dhe intrigon jashtë mase. Edhe Kombëtarja e të rinjve premton shumë”, tha Alegri.
Lidhur me sekretet e tij në përgatitjet e ndeshjeve Alegri shton se nuk është nga ata tranjnerë që mendojnë 24 orë apo më shumë vetëm për një ndeshje. “E them gjithnjë se ka trajnerë të lindur dhe trajnerë të ndërtuar gjatë rrugës. Unë mendoj që bëj pjesë tek kategoria e parë, te ata trajnerë që gjithçka ju vjen natyrshëm. Nuk më nevojitet të qëndroj gjithë ditën, duke parë video, kështu vetëm sa do të stresohesha pa kuptuar se çfarë duhet të bëj. Unë shoh aq sa më nevojitet dhe në një çerek ore e kam gjithçka të qartë se çfarë duhet të bëj. I delegoj shumë detyra edhe stafit teknik, por psikologjia është ajo që e bën lojtarin të performojë mirë në fushë dhe kjo është detyrë e trajnerit. Ai duhet të kuptojë momentet, në të cilat duhet të përkëdhelë apo karikojë një futbollist, ta stimulojë apo edhe ta grushtojë simbolikisht, për ta zgjuar kur nevojitet”. Kështu e mbylll fjalën e tij Massimiliano Alegri si një strateg i madh njëherazi edhe një psikolog.
Forcimi i populistëve në Gjermani dhe votat për AfD
Partia populiste e djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) pas zgjedhjeve të së dielës (24.09) hyn në Bundestag si forca e tretë politike, duke fituar si me katapultë katër vjet pas themelimit mbi 12% të votave. Partia fitoi pikë me tema populiste si refugjatët dhe siguria në vend, duke i joshur zgjedhësit. Votuesit e pavendosur, që donte t’i bënte për vete kandidati socialdemokrat për kancelar Martin Schulz, i kthyen kurrizin partisë me traditë, duke preferuar t’ia japin votën AfD-së.
Partitë e mëdha popullore si kristiandemokratët CDU dhe socialdemokratët SPD kanë pësuar erozion rekord elektorati. SPD-ja madje ka humbur shumë vota edhe në bastionet tradicionale të saj siç janë p.sh. qyteti i Esenit në rajonin e Ruhrit. Qё pas zgjedhjeve socialdemokrati Karlheinz Endruscheit sikur nuk e njeh mё qytetin e tij Esen. Dikur kёtu SPD fitonte me 60%. Tё dielёn e votimeve, ajo arriti tё marrё vetёm 28% tё votave. Shumё prej fqinjёve tё tij ia kishin thёnё, se kёsaj radhe do tё votojnё pёr partinё populiste tё djathtё AfD. Ja se si e shpjegon Karlheinz Endruschat këtë dukuri.
Qytetarët tërheqin vëmendjen për problemet e veta
Njerëzit, thotë ai me siguri kanë menduar, se “ne vijmё nga njё familje socialdemokrate, por ne kёtё herё do tё zgjedhim AFD-nё, sepse kemi ndjenjёn, qё duhet tё tёrheqim vёmendjen pёr problemet tona. Por ne socialdemokratët duhet t’i fitojmё pёrsёri kёta zgjedhёs. Mendoj, se nёse tani vetёm presim katёr vjet, nuk do t’i kthejmё pёrsёri tek ne kёta votues”. Politikani socialdemokrat do t’i rifitojё kёta votues – tё paktёn punёtorёt nё qytetin e vjetёr industrial tё Esenit.
Por edhe nё lokalin e tij tё preferuar Endruscheit takon simpatizantё tё AFD. Njëri ndër klientët thekson, se “edhe unё do tё kisha dashur mё mirё tё votoj pёr ta. Por a e dini çfarё? Unё e kam hedhur poshtё fletёn time tё votimit. Ajo u bё e pavlefshme e kaq. Policia? Ajo nuk guxon mё tё shkojё nё stacionin e trenit nё qytetin e vjetёr! Madje as me automjetin e policisё dhe nёn shoqёrim!”
Rritje e kriminalitetit, 11% papunёsi, 40% migrantё dhe njё qytet, qё nё fakt ёshtё i falimentuar dhe nuk ёshtё nё gjendje tё kujdeset pёr problemet e veta. Kёshtu shpjegohet forcimi i tё djathtёve nё bastionin e dikurshёm socialdemokrat Essen.
“Po zien vrullshëm”
E ёshtё pikёrisht ky rajon, rajoni i Ruhrit, qё shquhet pёr modelin e suksesshёm tё integrimit tё qindra mijёra punёtorёve tё dikurshёm migrantё, tё ashtuquajturit Gastarbeiter tё viteve ‘60-tё. Nё njё event kundёr racizmit nё qendёr tё qytetit gjermanёt dhe migrantёt ngrenё flamurin kundёr AfD-sё sё djathtё. Por shumё migrantё qё pas zgjedhjeve kanё nisur tё shqetёsohen. Një banore me origjinë turke në Essen thotë: “Nga ana e AfD-sё do tё pёrpiqen qё t’i pengojnё tё tilla aktivitete. E si rrjedhojё mund tё ketё tensione. Kёto tensione do tё kenё pasoja ndaj bashkёjetesёs ndёr qytetarёt”.
Ndërsa Harald Parussel ёshtё funksionar i AfD-sё nё Esen. Dikur ai ka qenё mёsues dhe anёtar i Partisё Socialdemokrate. Atje ai ndihej gjithnjё e mё pak i kuptuar. Aty nuk i lejohej tё shprehte dyshime ndaj politikёs sё refugjatёve. Ai thotё, se nuk ёshtё racist, madje ai prej vitesh u jep mёsim fёmijёve me prejardhje tё huaj. Ai ka mirёkuptim ndaj kёrkesёs sё disa shokёve tё partisё sё tij AfD, qё duhet t’i jepet fund komoleksit me tё kaluarёn nacionalsocialiste. “Ndonjёherё edhe unё kam ndjenjёn, se po kultivohet njё lloj krenarie e fajit. Sa herё qё gjermanёt shfaqin njё filiz tё njomё patriotizmi, u kujtojnё kryqin e thyer e u bien kokёs”.
Por nё lajme jepet njё ditё pas zgjedhjeve njoftimi, se nё radhёt e grupit parlamentar tё AfD kanё nisur pёrçarjet. Parussel ёshtё i shtangur. Ai vetë papritur nuk ёshtё mё i sigurtё, nёse partia e tij do tё ekzistojё edhe pas katёr vjetёsh. “Po zien vrullshёm! Shumё vrullshёm”.
Grindjet nё AfD nuk i interesojnё socialdemokratit Endruscheit. Ai do t’i fitojё sёrish njerёzit nё zonёn e tij nё veri tё Esenit pёr demokracinё. Si p.sh. duke bёrё diçka kundёr plehrave nё rrugё. Qytetari duhet tё rifitojё ndjenjёn, se politikanёt kujdesen pёr tё. Mё shumё se tё shpresoj pёr kohё mё tё mira nuk i mbetet socialdemokratit Karlheinz Endruscheit. E qartё ёshtё vetёm, se qё pas zgjedhjeve nё Essen shumё gjёra kanё ndryshuar e nuk janё mё si mё parё.
Rusia, si po i shfrytëzon pikat e dobëta të Perëndimit
Vendet perëndimore thonë se, Rusia nuk i fsheh përpjekjet për të ndërhyrë apo ndikuar tek çështjet e tyre dhe madje edhe tek zgjedhjet e tyre. Megjithatë, ato e pranojnë se tentativat për të frenuar këto veprime po hasin vështirësi.
Përkrahësit e lëvizjes anti-islamike PEGIDA u mblodhën së fundmi në tubime në rrugët e Dresdenit…pasi partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 12.6 për qind të votës në zgjedhje…një rritje që disa e kanë lidhur me një raund tjetër ndërhyrjeje ruse, një praktikë që tashmë është bërë e njohur.
“Ata ndërhyjnë tek forcat e majta, tek të djathtat dhe partitë ekstremiste fetare”, thotë Nils Svartz, një zyrtar suedez.
Në rastin e Gjermanisë, zyrtarët thonë se Rusia shfrytëzoi pasiguritë lidhur me fluksin e qindra-mijëra refugjatëve.
Zyrtarë suedezë si Nils Svartz thonë se po shohin shenja taktikash të ngjashme para zgjedhjeve të planifikiara për vitin e ardhshëm:
“Objektivi për këto veprime nuk është për të imponuar ndonjë ideologji të veçantë ndaj suedezëve. Është më shumë për të na përçarë, për të na bërë një shoqëri të pasigurt”.
Dhe pas përpjekjes ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e kaluar, ligjvënësit amerikanë druhen se përpjekjet ruse vetëm janë intensifikuar:
“Propaganda e tyre ka si synim dizinformimin, të bindë evropianët se nuk mund t’i besojnë askujt”, thotë senatori republikan Ron Johnson.
Vendet perëndimore thonë se kjo fushatë është realizuar kryesisht përmes mediave sociale, si Facebook, Twitter dhe Google.
Dhe nga televizione si kanali RT i Moskës, gjë që Rusia dhe RT vetë e mohojnë.
“Ne i nxisim shikuesit të ndezin televizorin, të shohin dhe të vendosin vetë”, thotë korrespondentja e RT-së, Laura Smith.
Por televizione si RT mund të jenë vetëm fillimi.
Një nga shqetësimet në rritje për zyrtarët amerikane dhe evropianë është se Rusia nuk po mjaftohet më vetëm me përhapjen e propagandës dhe dizinformimit. Dhe nga ana tjetër, Moska po përpiqet të gjejë metoda të tjera për të depërtuar në shoqërinë perëndimore:
“Njëra është aftësia e forcave të jashtme të fusin para në zgjedhje pa treguar se nga vijnë këto para. Paratë e papastra të politikës dhe korporatat fantazma janë një ftesë e hapur për rusët që të vazhdojnë ndërhyrjen në zgjedhje”.
Deri tani duket se këto taktika kanë funksionuar.
“Ata po ndikonin tek debatet publike, politike dhe programet e partive politike ose qëndrimet e drejtuesve të tyre”.
Siç u shpreh një studiues rus, vetëm gjysmë me shaka, tani çdo zgjedhje janë zgjedhje ruse, pa dyshim një perspektivë e zymtë.