21.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Hajduti i OSHEE pushime në resortin e luksit në Ibiza

E ndërsa Shqipëria vijon të vuajë ndërprerjen sistematike të energjisë elektrike dhe OSHEE nuk garanton dot furnizimin me energji duke blerë masivisht përmes abuzimesh miliona euro energji, administratori i saj, Ardjan Çela shfaqet duke u relaksuar si “sheik” në një nga resortet super luksoze e të shtrenjta të Europës. I majmur nga fondet e vjedhura, Ardjan Çela rezulton të jetë sot një nga njerëzit më të pasuruar nga pushteti. Ai është fotografuar në një nga resortet më të shtrenjta në Ibiza duke pushuar. Një foto e publikuar dje nga ish-Kryeministri Berisha tregon se si Çela është duke pushuar në një nga resortet luksoze të Ibizës, një vend ky i njohur për çmimet super të larta. “Bosi i vjedhjeve në OSHEE, Ardjan Çela, pasi zhyt Shqipërinë në sezonin turistik në errësirë, për vete ka zgjedhur të qetësohet në Ibiza në një resort shumë të shtrenjtë!”, shkruan Berisha në denoncimin e tij. Ardjan Çela cilësohet si kampioni i abuzimeve me tenderat qindra miliona euro të OSHEE. Prej vitit 2014, kur ky institucion u mor nën drejtimin e Çelës, OSHEE rezulton të jetë një nga institucionet që zhvillon më tepër tendera në vend me shifra tepër të larta dhe me shkelje të rënda gjithashtu. I akuzuar dhe i hetuar për abuzime me tenderat që kur ishte në krye të komisionit të tenderave në Bashkinë e Durrësit, Ardjan Çela i qetë vijoi traditën e tij të abuzimit me tenderat edhe në tre vitet e drejtimit të OSHEE. Si fillim, administratori i Përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela është kujdesur që pagën e tij ta ketë edhe më të lartë se të presidentit të Republikës, rreth 3 milionë lekë në muaj (të vjetra). Krahas kësaj, akuzat ndaj tij për abuzime me tendera miliona eurosh jo vetëm për blerje energjie, por më së shumti për tendera luksi nuk kanë fund. Tendera skandaloze duke nisur nga ato prej 890 milionë lekëve për sigurimin e jetës së punonjësve apo tender 1.2 miliardë lekë për mobilimin luksoz të zyrave e madje për ndërtimin edhe të një kuzhine në zyrën e tij, 727 milionë për trajtimin e punonjësve nga stresi etj., janë vetëm maja e badërtisë së vjedhjeve galopante që kanë ndodhur në OSHEE gjatë këtyre viteve nën drejtimin e Çelës. OSHEE është institucioni më “spektakolar”, në fakt duhet thënë më i korruptuar, për zhvillimin e tenderave në Shqipëri. Miliarda lekë “investime”, të cilat kanë një të përbashkët 99.99% e tenderave të zhvilluara janë me 99.99% të vlerës. Këto tendera shkojnë në disa duar të “sigurta”, kuptohet Ardjan Çela gjen dhe mbrojtjen ligjore, kjo duke u kapur pas procedurave, por vështirë se mund t’i shpëtojë një kontrolli dhe investigimi të fortë dhe të rreptë nga Prokuroria. Nuk është e rastësishme që tenderat shkojnë në disa lidhje të forta politike, vëllezër dhe të afërm deputetësh dhe personash me influencë në PS. Shumë prej tenderave janë me ofertues të vetëm dhe me 99.99% të vlerës të tyre. Kanë konflikt interesi disa prej tyre. Të tjerë shkojnë në subjekte me vlerën maksimale të ofruar duke shmangur ofertat më të ulëta. Drejtori i OSHEE shpesh në qarqet mediatike dhe politike akuzohet si simbol i korrupsionit të Rilindjes, kjo jo vetëm nga tenderat me 99.99% të vlerës. Ka të dhëna dhe aludime ende të pafaktuara, kjo për faktin se është mjaft e vështirë të zbardhen, që në OSHEE merret paradhënie 30% për tenderat që zhvillohen dhe së bashku me Çelën janë përfshirë edhe drejtues të tjerë të institucionit.

 

Vila luksoze e Veliajt në plazhin e Qerretit

Kushtet aspak normale dhe mësimi me turne në shkollat e kryeqytetit për kreun e Bashkisë së Tiranës do të zgjidhen brenda muajit me super investimin e bërë nga ‘bujaria’ e arkës së Bashkisë.
Bëhet fjalë për bujën e madhe me të cilën është prezantuar rikonstruksioni i ‘oazit’ të vetëm për balerinët e rinj të vendit, Shkollën e Baletit.
Prej dy ditësh në rrjetet sociale, portale, edicione informative, por sigurisht edhe tek ERTV, është promovuar videoja e rradhës lidhur me Super Investimin e Lali Erit, që nuk është asgjë tjetër veçse përmbushje e detyrueshme kundrejt taksapaguesve dhe banorëve të kryeqytetit, e detyrës së tij si qytetar i parë i Tiranës.
Por, prezantimi i ‘ndjerë’ i investimit, përmes ligjëratës me terma teknikë dhe plot dhembshuri për shkollën e re ngjasonte me entuziasmin e çiftit të ri që flet për shtëpinë e re. Sistem chilleri, parket arlekin, komoditet, hapësira, shumë përkushtim dhe një supër investim janë fjalët kyçe të kreut të Bashkisë që me shumë gjasa i ka të freskëta edhe nga investimet personale. Ndërsa, shumë prej shqiptarëve nuk kanë ende një mundësi për të bërë pushime, jo shumë larg Tiranës, në Qerret, Erion Veliaj i gëzohet një super vile, e cila padyshim është një super investim i rradhës.
Edhe pse pamjet flasin qartë, gjithë eksperienca e marrë nga detyra e re në rikonstruksione, instalime, shtrime pllakash e sheshesh dhe investime me vizion që janë bërë për qytetin, do të pasqyrohet detyrimisht edhe tek luksi i vilës së plazhit. Por, nëse investimet për shkollat dhe kopshtet bëhen nga shteti dhe bashkia, për vilën e Lali Erit kush ka investuar? Të jetë blerë vallë me kursimet e fundit të mamit apo derisa të gjendet alibia perfekte, hë për hë s’do pushojmë fare nga Kavaja?

“Boom.al”

Sa vila ka Erion Veliaj?

Ndërsa portali “Boom.al” ka publikuar foton e një vile të re të Veliaj në Qerret më herët mediat kanë publikuar një tjetër vilë superlukzose të porositur nga bashkëshortja e tij në periferi të Tiranës. Media sociale kanë botuan dokumentat origjinale të projektit dhe të ndërtesës të vilës luksoze dy katëshe në mermer dhe materiale të tjera të cilësisë së lartë prej 600 mijë eurosh të Erion Veliajt.
Dokumentat, kontrata me firmën e ndërtimit Prime Capital dëshmojnë se vetëm ndërtimi kushton 200 mijë euro, këtu nuk përfshihet arrendimi i brendshëm fabuloz shumë më i kushtueshëm se sa ndërtimi. Të gjitha dokumentat janë firmosur nga bashkëshortja e Erion Velisë, Ajola Xoxa, me të cilën Erioni u martua duke bërë me paratë e ministrisë së tij dasmën me dy raunde në Kështjellën e Gjirokastrës dhe në Pezë!
Pyetja që shtrohet është sa vila ka Erion Veliaj dhe ku i ka gjetur këto para për të ndërtuar brenda këtyre katër viteve këto vila? Veliaj tha se dasma e tij në Kalanë e Gjirokastrës dhe më pas në Pezë u bë me kursimet e mamasë. Po qindramilionët e dy vilave mos vallë edhe ato janë ndërtuar me kursimet e mamasë? Çfarë pune kaq fitimprurëse paska bërë mamaja e Erionit?
E vërteta është ndryshe nga ajo që pretendohet. Jeta e luksit të kryebashiakut hajdut të Tiranës ecën në gjurmët e shefit të madh në qeveri përmes vjedhjes së abuzimeve miliona euroshë nga tenderat dhe lekët e ndërtimit. I babëzitur në vjedhje e ka shndërruar Tiranën në një masakër betoni ku ndërtuesit duhet të japin si ryshfet nga një kat tek lali plehu në të kundërt nuk mund të marrin lejen e ndërtimit. Ndërkohë tenderat janë skandalozë në Bashki dhe fitohen në mënyrë të paracaktuar dhe me fonde afër vlerës limit ose me prokurim të drejtpërdrejtë. Janë këto vjedhje dhe abuzimeve skandaloze me paratë e taksapaguesve të Tiranës që i mundësojnë Veliajt jetën e luksit me disa vila dhe shpenzime marramendëse si ato të dasmës. Se si pastrohen paratë e korrupsionit të Veliajt dhe takëmit të Ramës, kjo është e qartë dhe në ndihmë u vijnë edhe bankat si ajo e bashkëshortes së kreut të qeverisë, të cilët janë të regjistruara në parajsat fiskale pikërisht për të humbur gjurmët e këtij korrupsioni galopant.

Enton DACI

Beqja nuk ndalet 4.1 miliardë lekë tendera për shërbime qeveritare

Kur vjen puna për tendera dhe zhvatje fondesh, Ilir Beqja nuk zhgënjen. Ai është në krye të listës sa herë që përmenden koncesione, përfitime tenderash apo lajme të tjera të lidhur ngushtë me sasi të mëdha parash. Ai sërish rezulton të jetë duke shijuar fonde marramendëse përmes kompanisë së tij Intech+, që megjithë denoncimet publike dhe akuzat që rëndojnë për përfitimet abuzive të kësaj kompanie, ajo vijon ende të jetë ndër më të lakuarat për fondet që merr nga institucionet publike.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në portalin e të dhënave Open Data për të parë se si Ilir Beqja vijon të jetë kampion në zhvatjen e tenderave publikë. Kompania e tij Intech+ numëron dhjetëra tendera të fituara me një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh në vetëm një vit, viti 2016 deri në gusht të 2017, ku fondet në 90% të rastit janë dhënë nga Agjencia Kombëtare e Informacionit. Në zërat e specifikuar për tenderat e fituara nga kompania e Beqjes spikasin ato të shërbimeve qeveritare.

Midis shumë institucionesh publike vihet re se shumat më të mëdha i ka përfituar dhe vijon t’i përfitojë edhe sot nga AKSHI për portalin qeveritar “e albania”. Janë rreth 414,851,847.00 lekë ose 4.1 miliardë të fituara për rreth një viti. Në total kompania Intech+, brenda një kohe të shkurtër ka përfituar nga tenderimet publike një shumë rreth 15 milionë dollarë, duke i shtuar shumës së këtij viti edhe 11 milionë dollarë që kompania e tij përfitoi gjatë periudhës 2013-2015.

Sigurisht që suksesi i papritur i kësaj kompanie lidhet me emrin e ministrit të famshëm gjithashtu për tenderimet dhe konçesionet në ministrinë e tij, vetë zotin Ilir Beqaj. Ish-ministri i Shëndetësisë ka qenë aksioner kryesor i kompanisë Intech+, por në momentin e zgjedhjes deputet, për të qenë formalisht në rregull me ligjin, Ilir Beqaj i ka shitur aksionet e tij tek një person tjetër. Likuidimi është bërë me një kontratë të veçantë, që nuk është e publikuar në dokumentacionin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Shumëkush e mban mend që Intech+ ia dogji mandatin deputetit Ilir Beqaj në vitin 2011, pasi Gjykata Kushtetuese e quajti shkelje të ligjit faktin që kompania e deputetit socialist kishte përfituar fonde publike nga Bashkia e Durrësit. Për të mos e djegur edhe mandatin e dytë, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet dhe ai u emërua ministër i Shëndetësisë, më 9 shtator 2013, Ilir Beqaj i shiti pra aksionet e tij, 51 për qind, në shumën e afërsisht 120 mijë eurove. Me këtë akt, kompania Intech+ i kishte duart e lira të përfitonte nga tenderat publikë dhe ministri ishte formalisht në rregull.

E ndërsa vetë Beqaj akuzohej thuajse çdo ditë për tenderime e konçesione skandaloze në ministrinë e tij, kompania Intech+ lulëzonte në biznesin e saj me administratën e re të partisë së Ilir Beqajt. Me ose pa ndikimin e kryeministrit Rama, kompania ku kishte qenë pronar ish-ministri i Shëndetësisë, e cila ka si objekt të aktivitetit të saj shërbime të ndryshme të sistemeve kompjuterike, gjatë vitit 2014 është shpallur fituese e 10 tenderave në shumën e afro 2 milionë dollarëve nga institucione si Bashkia Durrës, Albcontrol, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Ministria e Financave, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Gjatë vitit 2015, Inthech+ ka fituar deri tani plot 18 tendera në shumën e rreth 7 milionë dollarëve, ku institucioneve shtetërore të mësipërme u shtohen edhe OSSHE, Agjencia Kombëtare e Ushqimit, etj. Në total, për katër vite kompania që ishte në emër të ish-ministrit Beqaj, ka marrë rreth 15 milionë dollarë nga tenderat e fituar, në shumën prej të cilave është fituese e vetme, të tjerat në bashkëpunim me kompani të ndryshme.

Hetimet: Pyjet digjen për të mbuluar korrupsionin

Shumica e zjarreve që po shkrumbojnë pyjet në të gjithë vendin janë të qëllimshme dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me barinj të papërgjegjshëm, por për të fshehur korrupsionin e strukturave shtetërore. Sipas dëshmive dhe hetimeve që tashmë janë në duart e organit të akuzës, nuk bëhet fjalë thjesht për ripërtëritje të kullotave, por edhe për mbulim të aferave korruptive.
Pra, nëse shihen me kujdes arsyet e kësaj vepre kriminale në kurriz të pasurive kombëtare, të gjitha kanë lidhje me institucionet shtetërore dhe ato të pushtetit lokal. Bëhet fjalë për shmangie taksash, grante të dhëna nga ministritë përkatëse etj. Gjithashtu dihet se korrupsioni në biznesin e lëndës drusore dhe shfrytëzimit të pyjeve është mjaft i përhapur. Vënia e zjarrit në pyje është një mënyrë efikase, për të mbuluar aferat me zyrtarët e korruptuar në ministritë përkatëse dhe në pushtetin lokal.
Policia e Shtetit njoftoi dje se ka dërguar në Prokurori një raport të hollësishëm në lidhje me hetimet për zjarrvëniet në zona të ndryshme të vendit. Sipas unifopolicisë, janë identifikuar 35 persona si përgjegjës për 34 vatra zjarri, prej të cilëve nëntë akuzohen, se i kanë ndezur zjarret me qëllim.
Në raportin policor që i referohet periudhën, 1 korrik -14 gusht 2017, për situatën e zjarreve në vend, jepet edhe informacion për motivet e zjarrëvënies me qëllim. Sipas këtij raporti ato janë; Për ripërtëritjen e kullotave; Zjarret vihen nga personat, të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave; hapje tokash të reja; përdorimin i granteve për shëndetësim pyjor etj.
Ndërkohë, zjarret vijojnë të shkrumbojnë pyjet. Sipas Emergjencave Civile vetëm ditën e djeshme janë shfaqur 5 vatra të reja. Vatrat e zjarrit ngelen ende rrezik për vendin tonë, ndonëse temperaturat kanë pësuar ulje. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 5 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.
Janë ende aktive vatrat e zjarrit në territorin e Bashkisë Finiq dhe Delvinë. Situata ka qenë problematike në fshatrat Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, si dhe në pyllin e Pilloit të fshatit Vergo, Bashkia Delvinë.
Vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Sinaballaj të Bashkisë Rrogozhinë. Zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura edhe nga një helikopter po punojnë për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit.
Kanë vazhduar të jenë të ndezura disa vatra zjarri në Jorgucat të Bashkisë Dropull dhe në fshatrat Kardhiq dhe Dhoksat të Bashkisë Gjirokastër. Zjarrfikësit dhe forca ushtarake kanë punuar duke shuar plotësisht zjarret në Dhoksat, ndërsa vijon operacioni për shuarjen e vatrave të fshehura në fshatin Jorgucat dhe Kardhiq.
Është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha në fshatin Panarit, Bashkia Korçë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të mbështetura nga forca ushtarake, por kërkohet ndërhyrje nga ajri, për shkak të vështirësive të terrenit.

Afera e IMSI Catcher, Gjykata kundër Prokurorisë për Çakon

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të gjetura në pajisjet e marra në zyrën e Haki Çakos, Artion Dukës dhe ekspertit të IT-s në polici Ention Xheliljat. Në vendimin e datës 24 korrik 2017, gjyqtari Astrit Faqolli e quan të pabazuar në ligj dhe në prova kërkesën e Prokurorisë.
Bëhet fjalë për pajisje kompjuterike, të cilat u sekuestruan në zyrat e Çakos, Dukës dhe Xheliljat, të cilat u sekuestruan në kuadër të hetimeve për “IMSI CATCHER”. Një pajisje e cila sipas hetimeve të Njësisë Task-Forcë (të deklaruara 1 vit më parë) ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizonte interceptime telefonike. Ndërkohë pala italiane deklaronte se, pajisja kishte për qëllim trajnimin e policisë.
“Nga organi i Prokurorisë nuk është parashtruar dhe nuk është argumentuar se me sekuestrimin e këtyre të dhënave kompjuterike, kush është qëllimi i hetimit, çfarë do të provojë sekuestrimi i këtyre të dhëna në këtë vepër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Më tej, gjyqtari argumenton se, “Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor procedim penal nr. 3146 të vitit 2016 e ka filluar ndaj shtetasve Haki Çako, Artion Duka dhe Ention Xheliljat për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, parashikuar nga 248 e 301 të Kodit Penal.
Asnjëra nga këto vepra penale nuk është nga ato vepra të parashikuara në nenin 208/ a të Kodit të Procedurës Penale “në fushën e teknologjisë së informacionit” në mënyrë që të shtrihet hetimi edhe në sekuestrimin e këtyre të dhënave kompjuterike.
Vetë ky nen e ka përcaktuar në mënyrë taksave se sekuestrimi i të dhënave kompjuterike vendoset nga Gjykata vetëm në ato raste, kur ka një regjistrim të procedimit penal në fushën e teknologjisë së informacionit”.
Në qershor të vitit 2016 me vendim të Gjykatës së Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako u pezullua nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë dy drejtorë të tjerë nga sektori i Forcave Operacionale u pezulluan për pengimin e zbardhjes së të vërtetës.

Bilanc tragjik, 22 pushues të mbytur në këtë sezon turistik

Ky sezon turistik është kthyer në një rrezik vdekje për pushuesit në të gjitha plazhet e vendit. Sipas statistikave, gjatë këtyre dy muajve të sezonit turistik përfshi edhe të miturin që u mbyt dje në lumin Shkumbin, kanë humbur jetën 22 pushues në brigjet tona, një shifër tepër e lartë kjo po ta krahasosh me vendet e Europës. Janë jetë njerëzish që ikin çdo ditë në kushtet e turizmit që ofron kjo qeveri. Qeveria harxhon miliona lekë me broshurat e promovimit, ndërsa nuk investon asnjë lek dhe nuk merr asnjë masë për sigurinë e jetës së njerëzve.
Ish-kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, në Shqipëri, këtë sezon turistik u mbytën pushues 4 herë më shumë se në mbarë Europën! Mbytja e një pushuesi në Velipojë ditën e hënë, sipas Berishës është e treta në 5 ditët e fundit në brigjet e vendit. Berisha numëron 21 viktima në këtë sezon turistik në ujërat e brigjeve të bregdetit tonë, sikur të ishin brigjet e askujt”.
“Me viktimën e sotme numri i pushuesve që u mbytën vetëm në ujërat e brigjeve të bregdetit të vendit këtë sezon turistik, kalon me mbi katër herë numrin e pushuesve të mbytur në të gjitha brigjet e deteve të Europës. Kjo shifër e paregjistruar kurrë më parë në Shqipëri, dëshmon kështu se brigjet tona janë brigje të një vendi pa shtet, brigje në të cilat, pavarësisht nga taksat që paguajnë pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgjë dhe, kundër rrezikut që paraqet uji, nuk investohet qoftë dhe një qindarkë nga qeveria apo bashkitë për shpëtimin e njerëzve në rrezik mbytje”, shkruan Berisha.
Berisha u shpreh ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën këtë verë pa pasur asnjë lloj ndihmë të shpejtë shpëtimi. “Duke shprehur ngushëllimet familjes së viktimës së radhës dhe familjeve të të gjitha viktimave që u mbytën këtë verë pa patur asnjë lloj ndihme të shpejtë shpëtimi, dënoj si të papërgjegjshme dhe kriminale qëndrimet e qeverisë dhe vetë Noriegës për mungesën e plotë të ndihmës ndaj rrezikut të njohur që ekziston për jetën e pushuesve që lahen në ujërat e brigjeve tona!”, përfundon Berisha.
Dy pushues humbën jetën ditën e djeshme në plazhin e Divjakës dhe Velipojës. Një 12-vjeçare humbi jetën teksa u fut në det në plazhin e Divjakës, ku kishte shkuar bashkë me familjen për pushime. Burime nga policia bëjnë me dije se e mitura kishte hyrë në det bashkë me kushërirën 11-vjeçare, kur një dallgë i ka rrëmbyer të dyja.
12 vjeçarja, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë, ishte duke u larë në det bashkë me kushërirën e vet, shtetasen M.L, 11 vjeçe, por është marrë nga rryma. Ajo u nxorr e vdekur në breg, kurse kushërira arriti të shpëtonte. Bëhet e ditur se, vajzave i erdhi në ndihmë një djalë 15-vjeçar, duke rrezikuar jetën e tij. Ndonëse për t’i nxjerrë në breg, i erdhën në ndihmë edhe të tjerë pushues, 15-vjeçari arriti i pari tek to.
Pasi ka nxjerrë vajzat në breg, edhe djali 15-vjeçar është transportuar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte mjaft e mirë. Burime policore thonë se, djali kishte pirë shumë ujë gjatë momenteve që përpiqej të shpëtonte dy kushërirat.
Po ditën e djeshme, një tjetër pushues nga Kosova u mbyt në Velipojë. Policia bëri të ditur se është mbytur në det një 76-vjeçar nga Prishtina. Ndërsa katër ditë më parë, humbi jetën një pushues në Vlorë. Gjatë këtij sezoni turistik janë mbytur në det edhe dy turistë të huaj. Një vajzë 15 vjeçe nga Rusia humbi jetën në det në Ksamil, ndërsa një turist çek u mbyt në Golem të Kavajës.
R.POLISI

Merret peng për 4 mijë euro borxh një person në Velipojë

Një person është marrë peng mbrëmjen e të hënës në Velipojë për një borxh të pashlyer prej 4 mijë eurosh. Policia ka arrestuar paraditen e djeshme autorin, i cili është Dodë Gj. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar, pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës. Mësohet se ai nuk i është ndaluar postbllokut të policisë mbrëmjen e së hënës, por dje forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.
Autoritetet e zbuluan ngjarjen, pasi automjeti ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të policisë, në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e plazhit. Kjo është bërë shkak që policia të nisë hetimet nga ku rezultoi se bëhej fjalë për një pengmarrje, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh.
Mësohet se autoritetet kanë mundur të identikojnë si pengmarrësin, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra. Identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar, pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.

Shqiptari i dehur shkakton aksidentin në Itali, 3 të vdekur

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi shkaktoi vdekjen e 3 personave gjatë një aksidenti me mjetin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrugën 16a, në periferi të Tranit në Puglia. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte mjetin tip “Fiat Stilo”, duke përplasur automjetin “Toyota Aygo”, ku udhëtonin dy gra dhe një burrë.
“Tgcom” shkruan se pas përplasjes së fortë, mjeti ku udhëtonin tri personat ka shpërthyer në flakë, duke i djegur të tre. Ndërkohë “Ansa” shkruan se personat janë gjetur të karbonizuar brenda mjetit. Sakaq, i riu shqiptar udhëtonte bashkë me shokun e tij shqiptar, i cili po ashtu mbeti i plagosur. Fill pas aksidentit tragjik, shqiptari u dërgua bashkë me shokun në spital, ndërsa ndodhet nën masë arresti.
Dje pas dite policia identifikoi shqiptarin që shkaktoi aksidentin tragjik me tre të vdekur pak kilometra larg Barit të Italisë. Ai është Alensio Serjani 22 vjeç. I riu ka lindur në rajonin e Puglias në Itali e ka lindur në Itali në rajonin e Puglias.
Ndërkohë mësohet se njëra prej viktimave është shtetase ukrainase. Dy viktimat e tjera një grua rreth 54 vjeç dhe një burri i moshës 57 vjeç janë banorë të komunës Bisceglia
Pas marrjes ne pyetje nga autoritetet italiane ka pranuar se ishte ai qe drejtonte automjetin Fiat Stilo i cili u perplas me automjetin tip Toyota Aygo ku udhëtonin tre viktimat.
Makina në të cilën udhëtonte i riu së bashku me një shqiptar tjetër u përplas me një makinë që kishte para, me të cilën po udhëtonin 3 viktimat. Nga përplasja makina e tyre ka dalë nga rruga e ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen tragjike të tre personave që udhëtonin në makinë, dy gra dhe një burrë.

Mbushën Anglinë me klandestinë shqiptarë, burg për 6 të arrestuarit

FERRARI PRESS AGENCY...Members of a Birmingham-based people-smuggling gang have been convicted of conspiring to breach UK immigration law for trying to sneak Albanians in to the country through the Channel Tunnel in the boot of their cars. Two members of the gang (Ilir Hani, of Kendal Tower, Malins Road, Birmingham and Vullnet Karaj, of Great Colemore Street, Birmingham) were found guilty on Monday (August 14) following a five day trial at Canterbury Crown Court. Four other members linked to the smuggling bids previously pleaded guilty to the crimes. All are due to be sentenced on September 18. See Ferrari copy. Picture: Home Office

Gjashtë anëtarë të një bande kontrabandistësh do të dënohen me burg pas përpjekjes për të futur në Britani dy shtetas shqiptarë, të cilët i kishin fshehur në bagazhet e makinave të tyre. Lee Anderson, 46, dhe Jason Coëley, 44, u arrestuan sëbashku me 3 persona të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë në kufi të Francës, në mars të vitit 2015.
Muaj më vonë, një makinë e drejtuar nga Gillian Barker, 47 vjeç, u ndaluan nga të njëjtat njësi patrullimi, ku dhe u gjetën dy shqiptarët të fshehur në bagazh. Një prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke tentuar të kalojë ilegalisht një person që vinte nga një vend jashtë Bashkimit Europian.
Dy shqiptarët e tjerët, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuan për të njëjtën vepër penale, pas një gjyqi pesë ditor. Ende nuk është bërë e ditur nga mediat britanike se çfarë dënimesh kanë marrë anglezët.