29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Tre armët e Kim Jong-Un, për “sulmin” ndaj SHBA

Edhe pse lufta e Koresë përfundoi me një armëpushim në vitin 1953, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht janë ende në luftë, shkruan scout.com. Tensionet mes këtyre dy vende çdo ditë janë duke u rritur, kurse retorika e ashpër nuk po ndryshon as në relacionin Phenian-Washington. Që kur Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, raportet mes këtyre dy vendeve janë përkeqësuar dhe e gjithë bota është duke u frikësuar se mund të vijë deri te një luftë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
Por, edhe nëse vjen deri te kjo luftë, pasojat do të ishin të mëdha pasi Koreja e Veriut pretendon se posedon armë të fuqishme me të cilat do të mund t’i përgjigjej sulmeve të Shteteve të Bashkuara. Përveç armëve kimike, artilerisë së fuqishme dhe forcat speciale, këto janë tri armët vdekjeprurëse të Koresë Veriore, me të cilat shpreson të sulmojë Shtetet e Bashkuara. Ushtria e Koresë së Veriut është e aftë të kryej edhe sulme kibernetike – që janë të rëndësishme si mjete asimetrike për të kompensuar shumë dobësi konvencionale. Edhe pse pak kush beson se mund ta bëjnë një gjë të tillë, Pheniani pretendon se një gjë të tille e ka bërë disa herë gjatë viteve të kaluara.
Agjencia më e madhe inteligjencës së Koresë së Veriut, e ka një celulë të veçantë e njohur si “Njësia 180” (Unit 180), e cila sipas të gjitha gjasave është përgjegjëse për disa prej sulmeve më të suksesshme kibernetike, shkruan “Reuters”, duke cituar disa persona që kanë ikur në Korenë e Jugut, zyrtarë dhe ekspertë të sigurisë së internetit. Koreja e Veriut ka zhvilluar sistemin e raketave balistike, të cilat i ka prodhuar me ndihmën e Rusisë dhe Kinës. Disa vlerësim tregojnë se Koreja e Veriut posedon mbi 600 raketa “Scud” me rreze të shkurtër veprimi, mbi 200 raketa “Nodong” dhe rreth 50 “Musudan” dhe “Teapodong”. Këto armë do të mund t’i përdorte për armë bërthamore konvencionale e kimike rreth gadishullit Korean, por edhe më gjerë. Koreja e Veriut, gjithashtu pretendon se ka prodhuar me sukses një version të reduktuar të kokave bërthamore që mund të montohen në raketat e saj.

 

Ekuban shënon dhe mahnit tifozët e Leeds

Ndeshja e parë dhe goli i parë në Angli. Debutim ëndrrash për Caleb Ekuban, i larguar gjatë verës nga Partizani, për të mbrojtur ngjyrat e Leeds United në Championship. Sulmuesi nga Gana luajti ndeshjen e parë në stadiumin “Elland Road”, në sfidën e Kupës së Anglisë, ku Leeds fitoi 4-1 përballë Port Vale. Ekuban luajti si titullar, ndërsa në të 83-ën realizoi golin e fundit të skuadrës së tij, i shërbyer në mënyrë të shkëlqyer nga shqiptari i Maqedonisë, Alioski.
Kualiteti i shfaqur nga ish-sulmuesi i kuq, që me paraqitjet e edicionit të kaluar rezultoi si një prej lojtarëve të huaj më të mirë që kanë luajtur në futbollin shqiptar, mahniti stafin teknik, tifozët dhe mediat britanike.
Tashmë të gjithë besojnë se me Ekuban, Leedsi ka një skuadër më të fortë se vitin e kaluar, ndërsa sulmuesi me një të kaluar edhe te Chievo në Serinë A vlerësohet si një alternativë mjaft e mirë për sulmin.

Kukeli tek Sioni i Tramezzanit

Burim Kukeli është zyrtarisht një futbollist i FC Sion. Lajmi që qarkullonte prej ditësh është zyrtarizuar nga vetë klubi zviceran, që në faqen e tij online ka bërë të ditur finalizimin e marrëveshjes me 33-vjeçarin, që ishte kërkuar me ngulm nga ish-zv.trajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzani. Futbollisti ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sionin duke i dhënë fund një aventure pesë vjeçare me Zyrihun. Në faqen e klubit zviceran theksohet se ka qenë vetë Tramezzani që ka kërkuar mbylljen e marrëveshjes pasi e shikon atë si një element shumë të vlefshëm në mesfushë dhe i beson së tepërmi përvojës së 33-vjeçarit. Kukeli ishte një prej lojtarëve më të besuar të De Biasit në kombëtare e rrjedhimisht dhe një zgjedhje e preferuar nga Tramezzani. Në CV e paraqitur nga klubi zviceran theksohet prania e tij në Euro 2016 dhe 23 ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë. Në karrierën e tij Kukeli ka luajtur te Lucernë prej vitit 2008 deri më 2012, ku u transferua te Zyrih, klub me të cilin mundi të fitojë Kupën e Zvicrës duke luajtur dhe në fazën e grupeve të Europa League sezonin e kaluar.

Situatë delikate

Është një nga mesfushorët më grintozë në Zvicër. Ka qenë titullar i padiskutueshëm te kampionët në fuqi të Bazelit për disa sezone dhe sigurisht që përbën temë diskutimi edhe për vetë analistët dhe legjendat e futbollist zviceran.
Taulant Xhaka është shndërruar në çështje edhe në Zvicër. Mesfushori i kombëtares, jo vetëm me faktin që nuk takoi Panuçin, por po diskutohet më së shumti edhe për situatën e tij te Bazeli, kampionët në fuqi.
Të ftuar në studio, ish-futbollistë të kombëtares zvicerane dhe të Bazelit në të shkuarën kanë deklaruar se situata që po krijon trajneri i ri, duke e lënë Xhakën në stol, nuk sjell asgjë pozitive për ekipin. Sipas Paskal Zuberbwhler, ish-portierit të kombëtares helvete, shqiptari është një nga lojtarët më grintozë dhe me ndjeshmërinë më të lartë.
“Xhaka e ka merituar vendin në formacion me atë që ka dhënë për Bazelin gjatë viteve të fundit. Është një kafshatë e fortë për të që të mund të pranojë këtë situatë. Lojtari në këtë rast duhet të kishte tjetër trajtim nga trajneri.
Xhaka ka qenë një prej futbollistëve që e kemi parë të bëjë disa ‘punë’ në mesfushë, si dhe të bëjë edhe rolin e mbrojtësit të djathtë. Sipas meje, është një çështje delikate që po krijohet te Bazeli duke e lënë në stol që nuk do t’i shërbejë askujt”, është shprehur Zuberbwhler.
Sipas analistit, shqiptari është një tip futbollisti grintoz që e ka treguar në disa situata se sa shumë dëshirë ka që të jetë në fushë. “E patë çfarë ndodhi me kombëtaren shqiptare, por unë nuk mendoj se ai do të ikë nga Bazeli nga kjo situatë. Xhaka është energjik dhe një djalosh që ‘i zien gjaku’. Trajneri duhet ta zgjidhë menjëherë këtë çështje përpara se të nisë të krijojë probleme”, ka deklaruar ish-portieri i kombëtares helvete në revistën televizive “Kick-Off”.

 

Shqipëria nuk lëviz në renditjen e FIFA

Në renditjen e FIFA-s për muajin gusht, Shqipëria qëndron në vendnumëro me kuqezinjtë që vazhdojnë të mbajnë vendin e 63-të. Në fakt, ky muaj nuk pati ndryshime të mëdha dhe për shkak se kanë munguar ndeshjet miqësore si përsa i përket kombëtares, por dhe përfaqësueseve të tjera në përgjithësi. Dhe rivalët e Shqipërisë, Italia dhe Spanja kanë mbetur në vendnumëro sa i përket klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s për këtë muaj me të kaltërit që renditen në vendin e 12-të dhe “La Furia Roja” e 11-ta, ndërsa dhe Izraeli mbetet pas Shqipërisë në vendin e 70-të.
Kosova ka humbur ndërkohë pozicione duke zbritur dhe 3 vende dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 180-të, kjo për shkak se kombëtaret e zonës së Azisë, por dhe ato të Oqeanisë apo Amerikës Qendrore kanë patur impenjime dhe kjo ka ndikuar në lëvizjen e Kosovës në renditje. Në klasifikimin e përgjithshëm është rikthyer në krye Brazili, që ka rimarrë vendin e parë duke zbritur Gjermaninë në të dytën, ndërsa me një pozicion, është ngjitur Zvicra që renditet e katërta dhe Polonia që është ngjitur e pesta, ndërsa ka humbur dy vende Portugalia.
Kombëtarja shqiptare e basketbollit pësoi edhe humbjen e dytë në paraeliminatoret e Botërorit 2019. Kuqezinjtë u dorëzuan në fushën e Holandës me rezultatin 91-77, në një ndeshje ku luajtën si të barabartë vetëm në gjysmën e lojës. Ajo në Holandë ishte humbja e dytë e Shqipërisë në paraeliminatoret e Botërorit 2019 të basketbollit, pasi më parë kuqezinjtë ishin mposhtur në shtëpi nga Austria. Sfida e radhës do të luhet më 12 gusht, pikërisht përballë austriakëve.

Memushaj me destinacion Beneventon

Ledian Memushaj gjithmonë e më pranë Beneventos sipas mediave italiane. Ftohja e krijuar me Pescarën dhe trajnerin Zdenek Zeman ka bërë që mesfushori i kombëtares kuqezi të shndërrohet sërish në një emër të lakuar në merkato. Sipas mediave në vendin fqinj, vlonjati duket më pranë një qëndrimi në Serie A sesa transferimit në Zvicër te Sion, ku do të kishte si trajner Tramezzanin. Pavarësisht se me Tramezzanin, Memushaj ka marrëdhënie shumë të mira gjithsesi dëshira e tij është për të qëndruar në kampionatin italian dhe ofertat nuk i mungojnë. Skuadra më e interesuar për blerjen e tij është Benevento, që këtë vit u ngjit në Serinë A dhe që deri në këto momente ka siguruar dhe shërbimet e një tjetër futbollisti kuqezi, Berat Xhimshiti. Te Benevento, Memushaj jo vetëm do të qëndronte në elitën e futbollit italian, por gjithashtu do të kishte sërish një rol protagonisti, duke qenë se Benevento ka shumë nevojë për një lojtar me përvojë si ai në repartin e mesit të fushës.

Gremio kalon në çerekfinalen e Libertadores

Çdo ndeshje mes Brazilit dhe Argjentinës, qoftë dhe në nivel klubesh është gjithmonë e pasur me emocione dhe e tillë rezultoi dhe ndeshja e 1/8 të Kupës Libertadores mes Gremio dhe Godoy Cruz, me skuadrën braziliane që fitoi dhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1, duke përmbysur për më tepër rezultatin e duke kaluar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Godoy Cruz e nisi gjithçka sipas planit duke shënuar pas vetëm 14 minutash me Javier Correan që shënoi një gol fantastik me një goditje nga larg.
Gremio megjithatë arriti të barazojë rezultatin para pushimit teksa në minutën e 29-të Pedro Rocha arriti të shfrytëzojë mjaft mirë një aksion të të tijve pas një gabimi të portierit kundërshtar Leonardo Burian.
Rocha pati mundësinë të shënonte dhe golin e dytë, por goditi vetëm shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë u tregua më i saktë duke shënuar dhe golin e 2-1 pas një pasimi të Lucas Barriosit. Me këtë fitore Gremio kalon në çerekfinale ku mund të ketë tashmë një derbi brazilian me Botafogon.

Liverpool i thotë “jo” Barçës

Merkatoja e kësaj vere vijon të ketë si temë të nxehtë Barcelonën, e cila pas transferimit të Neymar është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij. Kështu në listën e kandidatëve u lakuan emra të ndryshëm për të cilët, katalanasit përpiluan oferta konkrete. E tillë ishte edhe ajo për Philippe Coutinho të Liverpoolit, por ashtu siç raportojnë të përditshmet më të mëdha sportive europiane, The Reds e kanë refuzuar në mënyrë kategorike ofertën prej 100 milionë eurosh të katalanasve për brazilianin. Në të vërtetë trajneri Jurgen Kloop i kishte paralajmëruar drejtuesit e Barcelonës që të ruanin energjitë duke mos u lodhur me tratativa për 25-vjeçarin, sepse ai nuk do të jetë zëvendësuesi i Neymar në “Camp Nou”.
Pas refuzimit të anglezëve Barcelona tani e kthen fokusin në një tjetër kandidaturë, tek Ousmane Dembele, sulmuesi 20-vjeçar i Borussias së Dortmundit, që siç raporton e përditshmja “Bild” pas bisedimeve që vetë lojtari ka patur me drejtuesit e Barcelonës, ka rënë dakord për transferimin në “Camp Nou”, për të mbushur kështu boshllëkun e krijuar nga braziliani Neymar. Gjithsesi, ende asgjë nuk është përcaktuar sepse tashmë në luftë për shërbimet e francezit Dembele, duket se kanë vendosur që të hyjnë edhe Los Blancos. Mbetet ende për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por vetë futbollisti sipas asaj që raporton dhe “Bild” nuk dëshiron të vijojë me karrierën e tij te verdhezinjtë dhe i ka kërkuar klubit shitjen tek Barcelona.

Nuk bëhet striptizëm me zjarret

Bledi KASMI

Kur vendi digjet dhe bukuroshet krihen;

Kur pilotët e një ushtrie të një vendi në NATO bien dëshmorë jo në mision për të mbrojtur sovranitetin territorial, por duke qenë pjesë e misioneve ndërkombëtare të narkotrafikantëve që shpërndajnë drogën nga Maroku në Spanjë;

Kur aeroportet ushtarake të një vendi të Aleancës së Atlantikut kthehen në pista fluturimesh ku ngrihen avionët me ngarkesa hashashi të baronëve të drogës;

Kur helikopterët e blerë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë rrëzohen jo në misione lufte të Aleancës as në operacione shpëtimi, por duke ngritur pllakat e vilës alpine të ministres në Vermosh;

Kur pilotët vriten sepse detyrohen që të ngarkojnë trefishin e kapacitetit jo me ushtarë, por me material ndërtimi për vilën e ministres;

Kur fondet e ministrisë dhe të qeverisë zvogëlohen duke shkelur detyrimin që kemi ndaj Aleancës së Atlantikut vetëm se këto fonde duhet të shkojnë për luksin e ministrave;

Kur kolonelë të ushtrisë të vlerësuar nga NATO dhe SHBA për rolin e tyre në misionet në Irak dhe Afganistan shkarkohen duke u zëvendësuar me hajdutë xhepash;

Atëherë është e kuptueshme se në këtë vend, në një ditë si kjo e sotmja, kur në të gjithë vendin ka qindra vatra zjarri që po shkretojnë mijëra hektarë pyje, qeveria nuk ka asnjë faj që është nisur me pushime. Faji është i denoncuesve të këtij realiteti. I të vetmes media të pakapur nga pushtat e oligarkisë që ministrja e tubit grek me një fjalor të huazuar nga shefi i saj, që trajtohet si palaço në samitet ndërkombëtare, e quajti dje “fundkazani mediatik”.

Helikopterët kanë rënë të ngarkuar me pllaka, ndërsa pilotët janë pakësuar duke humbur jetën në këto operacione ose në ato të shpërndarjes së drogës, për pasojë sot s’kemi as pilotë, as helikopterë që të luftojnë me zjarret.

Nuk ka as fonde dhe as mjete. Fondet e emergjencave civile janë qesharake. Vetëm 1.2 milionë euro, ndërkohë që vetëm për arredimin e zyrave në Kryeministri këtë vit u shpenzuan 30 milionë euro.

Me zjarret nuk bëhet striptizëm zonja ministre.

Sot do të duhet të kishim një flotë helikopterësh dhe pilotësh në dispozicion të këtyre ditëve, por nuk i kemi. Zvarritemi duke kërkuar nga fqinjët të cilët duke parë seriozitetin e kreut të qeverisë që noton në Dhërmi dhe ministres që pozon me bikini ndërsa vendi digjet, natyrisht që nuk kanë asnjë arsye që të na marrin seriozisht dhe të na dërgojnë helikopterët e tyre sepse tanët i përdorim në vend të betoniereve.