29.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Biseda e gjenive mes Ajshtajnit dhe Tagorës

Tagora: Sot po bisedoja me Dr. Mendel në lidhje me zbulimet e reja në matematikë sipas të cilave në botën e madhësive pambarimisht të vogla sjellja e atomeve i bindet rastësisë; me sa duket drama e ekzistencës nuk është aspak e paracaktuar në karakter.

Einstein: Faktet që e bëjnë shkencën të tentojë ndaj kësaj pikëpamje nuk do të thotë t’i lëmë lamtumirën parimit të shkakësisë.

Tagora: Ndoshta jo, megjithatë duket sikur ideja e shkakësisë nuk është në grimcat elementare, por që disa forca të tjera ndërtojnë me këto grimca një gjithësi të organizuar.

Einstein: Duhet përpjekje të kuptohet rregulli në një plan më të lartë. Rregulli është atje ku elementët e mëdha kombinohen dhe drejtojnë ekzistencën, por në grimcat shumë të vogla ky rregull nuk është i perceptueshëm.

Tagora: Kështu pra dualiteti është në thelb të ekzistencës, dmth është kontradikta e impulsit të lirë dhe vullnetit drejtues që realizon një skemë të rregullt të sendeve.

Einstein: Fizika moderne nuk do t’i quante që janë kontradiktore. Retë kur shihen nga larg duken si një objekt i vetëm, por kur i vrojton nga afër ato shfaqen si një grumbull i çrregullt pikash uji.

Tagora: Unë i gjej kësaj një paralele në psikologjinë njerëzore. Pasionet dhe dëshirat tona janë të çrregullta, por karakteri ynë i nënshtron këto elemente në një të tërë të harmonishme. A ka diçka të ngjashme me këtë në botën fizike? A nuk janë grimcat e vogla rebele, dinamike me një impuls individual? Dhe a ka një parim në botën fizike që i nënshtron ato duke i vendosur nën një organizim të rregullt?

Einstein: Edhe vetë grimcat elementare nuk janë pa një rregull statistikor; grimcat e radiumit do të ruajnë një rregull specifik të tyre, tani dhe përgjithmonë në të ardhmen, ashtu siç ka qenë vazhdimisht deri më sot. Ka pra një rregull statistikor për grimcat elementare.

Tagora: Përndryshe drama e ekzistencës do të ishte mjaft e paqëllimtë. Është harmonia e vazhdueshme e rastësisë dhe përcaktueshmërisë, e cila e bën atë përjetësisht të re dhe jetësore.
Einstein: Unë besoj se çfarëdo që të bëhet me ne ose ne bëjmë, ka shkakësinë e vet; është gjë e mirë sidoqoftë që ne nuk e perceptojmë dot.

Tagora: Ka një elasticitet gjithashtu në veprimet njerëzore, një farë lirie në rende të ulta që është për të shprehur personalitetin tonë. Është diçka e ngjashme me sistemin muzikor në Indi, i cili nuk është aq i ngurtë sa ç’është në muzikën perëndimore. Kompozitorët tanë japin një linjë të përcaktuar muzikore, një sistem melodik dhe arranxhim ritmik dhe ekzekutuesi i saj brenda disa kufijve mund të improvizojë mbi të. Ai duhet të ndjekë me besnikëri pjesën muzikore, por dhe të japë shprehje spontane të ndjeshmërisë së vet muzikore sipas disa rregullave të paracaktuara. Ne admirojmë kompozitorin për talentin e tij në krijimin e bazës dhe superstrukturës së melodisë, por ndërkaq presim nga interpretuesi, të shprehë aftësitë e tij, duke krijuar variacione me zbukurime melodike. Në krijimin, ne ndjekim ligjin themelor të ekzistencës, por nëse lejojmë edhe një shmangie nga ai, atëherë kemi një liri të mjaftueshme brenda kufijve të personalitetit tonë për shprehjen më të plotë të vetvetes.

Einstein: Kjo është e mundur vetëm kur ka një traditë muzikore të fuqishme që mund të orientojë njerëzit. Në Europë muzika ka shkuar tepër larg nga arti dhe ndjeshmëria popullore, është bërë si një farë arti i fshehtë me konvencionet dhe traditat e veta.

Tagora: Duhet të jesh absolutisht i bindur ndaj kësaj muzike kaq të ndërlikuar. Në Indi masa e lirisë së këngëtarit është në personalitetin e vet krijues. Ai mund ta interpretojë këngën e kompozitorit në mënyrën e vet nëse ka fuqinë krijuese të afirmojë vetveten në interpretimin e ligjit të përgjithshëm të melodisë që i është besuar.

Einstein: Kërkohet një nivel shumë i lartë artistik për të realizuar plotësisht idenë e madhe të muzikës origjinale, kështu që mund të bëhen edhe variacione mbi të. Tek ne variacionet shpesh janë të paravendosura.
Tagora: Nëse në sjelljen tonë ndjekim ligjin e virtytit, atëherë do të kemi një liri reale për shprehjen e vetvetes. Vërtetë është parimi i sjelljes, por karakteri që e bën atë të vërtetë dhe individual është në krijimin tonë. Në muzikën tonë ka një dualitet të lirisë dhe rregullit të paracaktuar.

Einstein: Po fjalët e këngës a janë gjithashtu të lira? Dua të them a është i lirë këngëtari të shtojë fjalë të tijat në tekstin e këngës që këndon?

Tagora: Po. Në Bengal kemi një lloj kënge që e quajmë kirtan, e cila i jep liri këngëtarit të ndërfusë komente ndërmjetëse, fraza që nuk janë në këngën origjinale. Kjo shkakton entuziazëm të madh, sepse dëgjuesit janë vazhdimisht të emocionuar nga sentimente spontane të mrekullueshme, nga këngëtari.

Einstein: A është metrika tepër strikte?

Tagora: Po, krejtësisht. Nuk mund të kalohen kufijtë e vjershërimit; këngëtari në gjithë variacionet e veta duhet të mbajë ritmin dhe kohën, të cilat janë të fiksuara. Në muzikën europiane, ju keni një liri të krahasueshme për kohën, por jo për melodinë.

Einstein: Mund të ekzekutohet muzika indiane pa fjalë? Mund të kuptohet një këngë pa fjalë?

Tagora: Po, ne kemi këngë me fjalë të pakuptimta, tinguj që thjesht ndihmojnë në mbajtjen e notave. Në Indinë Veriore, muzika është një art i pavarur, jo një interpretim i fjalëve dhe mendimeve si në Bengal. Muzika është shumë e përpunuar dhe sugjestive dhe është një botë e tërë në vetë melodinë.

Einstein: Nuk është polifonike?

Tagora: Instrumentat përdoren, por jo për harmoninë, vetëm për të mbajtur kohën dhe për të shtuar volumin e thellësinë. A ka vuajtur melodia në muzikën tuaj nga imponimi i harmonisë?

Einstein: Ndodh nganjëherë që vuan vërtetë tepër. Nganjëherë harmonia gëlltit edhe vetë melodinë.
Tagora: Melodia dhe harmonia janë si linjat dhe ngjyrat në pikturë. Një vizatim mund të jetë i mrekullueshëm, ndërkohe që duke i shtuar edhe ngjyrat mund të bëhet i vagët dhe humbet forcën. Por ngjyra në kombinim me linjat krijon piktura të mëdha, sa kohë që nuk zhvlerëson apo shkatërron vlerën e vizatimit.

Einstein: Është një krahasim i bukur; vizatimi është gjithashtu shumë më i vjetër se ngjyra. Duket se melodia juaj është shumë më e pasur në strukturë se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tillë.

Tagora: Është e vështirë të analizosh efektin e muzikës të Lindjes dhe të Perëndimit në mendjet tona. Unë jam shumë i prekur nga muzika perëndimore; ndjej që është e lartë, e gjerë në strukturë dhe e madhe në kompozicion. Muzika jonë më prek më thellë, prej vokacionit të vet lirik themelor. Muzika europiane është epike në karakter, ka një sfond të gjerë dhe është gotike në strukturë.

Einstein: Është një pyetje që ne europianet nuk i përgjigjemi dot qartë, ne jemi shumë të përdorur nga muzika e jonë. Ne duam të dimë nëse muzika jonë është një ndjenjë konvencionale apo fondamentale, nëse është natyrale të ndjesh konsonancën dhe disonancën apo një konvencion që ne e pranojmë.

Tagora: S’di se si, por piano më ngatërron. Violina më pëlqen shumë më tepër.

Einstein: Do të ishte interesante të studioheshin efektet e muzikës europiane te një indian që nuk e ka dëgjuar kurrë atë që kur ka qenë i ri.

Tagora: Unë njëherë i kërkova një muzikanti anglez, të më analizonte disa pjesë të muzikës klasike dhe të më shpjegonte se çfarë elementësh e bëjnë të bukur një pjesë muzikore.

Einstein: Vështirësia është se muzikën vërtetë të bukur, lindore apo perëndimore qoftë, nuk mund ta analizosh dot.

Tagora: Po edhe ajo çka e prekë thellë dëgjuesin është diçka shumë personale për çdo individ.

Einstein: E njëjta pasiguri mbetet rreth çdo gjëje themelore në përvojën tonë, në reagimin tonë ndaj artit, kudo qoftë në Europë apo Azi. Madje edhe kjo lule e kuqe që shoh në tavolinën tuaj, mund të mos jetë e njëjtë për ty dhe për mua.

Tagora: E megjithatë është i pranishëm gjithmonë një proces pajtimi midis tyre, shija individuale që tenton të përputhet me standardin e përgjithshëm.

Viti 1930, Berlin

Chelsea

Chelsea është gati të përballet edhe një herë me Manchester United në tregun e futbollistëve me synimin për të marrë Serge Aurier nga Paris Saint-Germain. Antonio Conte nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të forcuar kampionët e Anglisë me tre apo katër futbollistë të tjerë dhe prioritet kanë mbrojtësit anësorë, duke qenë se Marcos Alonso dhe Victor Moses nuk do të luajnë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Burnley. Bakayoko, Alvaro Morata dhe Antonio Rudiger kanë qenë blerjet e Chelsea gjatë merkatos së verës. Tani, trajneri Conte ka nevojë për anësorë…Kyle Walker, Danilo dhe Benjamin Mendy ishin mes futbollistëve të kërkuar nga Conte, por që të tre kanë firmosur për Manchester City, teksa shpresa e vetme e londinezëve ka ngelur Alex Sandro i Juventus. Aurier është mbrojtësi i djathtë që do t’i bënte punë trajnerit italian, teksa PSG ka filluar të mendojë për shitjen e disa lojtarëve, pasi bleu Neymar për 222 milionë euro. Aurier kushton rreth 30 milionë euro.

Gundogan kthehet pas 8 muajsh, lumturohet Guardiola!

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, është shumë pranë rikthimit në 100% të formës dhe trajneri Pep Guardiola do ta grumbullojë gjermanin për herë të parë në miqësoren kundër Girona, javën e ardhshme. Gundogan luajti 16 ndeshje me City në sezonin e kaluar, të cilin e mbylli që në dhjetor si pasojë e një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit. “Gundogan mund të luajë në mesfushë, si i avancar apo tërhequr. Personalisht e shoh si blerje dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi Guardiola. Manchester City është në Spanjë ku të mërkurën do të ndeshet me Girona, ndërsa të shtunën do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit kundër Brighton. “Unë mendoj se ai është shumë pranë rikthimit në 100% të formës, tha Guardiola. Kam menduar t’i jap disa minuta kundër Girona. Nuk e di mirë, sepse më duhet të flas me mjekët, sepse tetë muaj mungesë janë shumë. Nuk duam të marrim asnjë rrezik, sepse po flasim për një futbollist cilësor, që i përshtatet shumë mënyrës së lojës tonë”.

Barcelona, pengesa e vetme mes Milan dhe Aubameyang

“Jam i lumtur që do të qëndroj këtu”. Gënjeshtër? Jo, por Pierre Aubameyang nuk e konsideron akoma të mbyllur merkaton. Dhe përtej këtyre deklaratave të dhëna para disa ditësh në Gjermani, sulmuesi gabonez vazhdon të refuzojë rinovimin me Borussia Dortmund. E ka bërë plot tri herë një gjë të tillë, pavarësisht se klubi i ka ofruar shifra të rëndësishme. Auba po merr kohë, sepse shpreson akoma te një telefonatë nga Milan që po merr në konsideratë disa zgjidhje për sulmin, me Pierre gjithmonë në mendjen e drejtorit sportiv Mirabelli.
Kështu, kontaktet vazhdojnë, edhe pse janë të vetëdijshme se bëhet fjalë për një operacion të rëndësishëm: të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij dhe një rrogë 8 milionë euro në vit për 5 sezone. Për këtë arsye Kaliniç mbetet në “pole position”. Por problemi i vërtetë, i dalë këto ditë, është qëllimi i Barcelona për të marrë Ousmane Dembele nga Dortmund. Në fakt, klubi gjerman nuk mund të lejojë që të humbasë dy yje njëkohësisht. Gjithsesi, Aubameyang vazhdon të shpresojë te Milan.

Milan, një tjetër emër për sulmin

Një grup emrash të njohur, të zakonshmit Nicola Kaliniç, Zlatan Ibrahimoviç, Eric-Pierre Aubameyang, Andrea Belotti dhe Diego Costa. Njëri prej tyre do të shkojë te AC Milan, në ditët e mbetura të merkatos së verës, por kohët e fundit po qarkullon një emër i ri, një opsion që menjëherë ka marrë shumë pikë: Ciro Immobile i Lazio.
Për momentin duke vetëm si një thashethem dhe nuk dihet nëse presidenti Lotito do të jetë i disponueshëm të fillojë bisedimet, por ajo që dihet është që Immobile pëlqehet nga Montela për karakteristikat që ka dhe në momentin që Aubameyang heziton, sulmuesi i Italisë dhe Lazio bëhet zgjedhja e parë. Lotito ka thënë gjithmonë se futbollistët e tij kanë një çmim.
Milan është gati të ofrojë 30 deri në 35 milionë euro, për një futbollist të cilin Lazio e rilindi dhe e riktheu në nivelet më të larta, pas aventurave të vështira te Sevilla dhe Dortmund. Për momentin nuk dihet asgjë më shumë, sepse kalimi i Immobile te Milan është vetëm një hipotezë e minutave të fundit. Më shumë do të mësohet pas Superkupës së Italisë, por një gjë është e sigurt, kuqezinjtë po punojnë për të bërë blerjen e 11-të dhe të fundit: një qendërsulmues.

Carragher: Coutinho ikën nga Liverpool për Barcelonën

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, beson se Philippe Coutinho do të largohet nga “Anfield” për Barcelonën. Shitja e Neymar ka hapur një vend të lirë në linjën sulmuese të katalanasve dhe raportet i kanë lidhur ato me një interes të madh për brazilianin ndërkombëtar. Ndërsa Liverpool është i vendosur të kundërshtojë çdo qasje, Carragher mendon se sulmuesi 25-vjeçar do të vazhdojë të kërkojë që ky veprim të ndodhë. “Unë nuk mendoj se ai do të shkojë, por ai do të dëshironte të shkonte. Kush nuk do të donte të shkonte në Barcelonë?, tha ai për “Sky Sports”. Unë jam i sigurt nëse kjo verë apo verën tjetër, Philippe Coutinho do të dojë ta veshë atë fanellë dhe të shkojë në Barcelonë. Nuk ka asgjë të keqe me të. Ky është futbolli”.
Ish-mbrojtësi i Anglisë po fliste në kontekstin e Virgil van Dijk, duke kërkuar që të largohej nga Southampton në një mënyrë shumë publike, duke kritikuar klubin për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me dështimin e tij për t’u trajnuar. “Mendoj se është gabim. Do të ishim shumë të zemëruar nëse do të ishte një lojtar në klubin tonë, nëse do të luaja me dikë, ku do të ishte kështu, shtoi ai. Por, nga ana tjetër, nëse jeni duke kërkuar të lëvizni, çfarë është ai, çka në lidhje me nivelet tuaja të fitnesit nëse e bëni këtë lëvizje?”.

Perez blindon CR7 te Real Madrid

Nuk ka kaluar pa u vënë re prezenca e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez në Ishujt Eolie. Kreu i klubit madrilen, me pushime në Itali, me jahtin e tij “Pitina”, është njohur nga disa ishullorë dhe turistë, të cilët e kanë pyetur, nëse pas goditjes Neymar, të transferuar nga Barcelona te PSG, mund të largohej edhe Cristiano Ronaldo nga Real Madrid në drejtim të Premier League në Angli.
Sipas asaj që raporton “Ansa” përgjigjja e numrit një të klubit Los Blancos ishte e menjëhershme. “As sikur ta peshonin në flori… Vetëm futbollistët e mëdhenj çojnë drejt fitimeve të mëdha dhe ne jemi, sipas ‘The European Elite 2017 – Football clubs valuation di Kpmg’, në vendin e dytë të klasifikimit për klubet, për vlerën ekonomike, me një vlerë të klubit të llogaritur në rreth 3 miliardë euro”, raportohet të jetë shprehur Perez.

Valverde, evaziv për zëvendësimin e Neymar

Pas fitores së Barcelonës në trofeun “Joan Gamper”, trajneri Ernesto Valverde pranoi mundësinë e aktivitetit në merkato. Skuadra e Valverdes mundi të hënën Chapecoense 5-0 dhe pas lëvizjes rekord të Neymar te PSG, shtesat për të mbushur boshllëkun janë të mundshme. Trajneri i ri i punësuar donte t’i jepte fund diskutimit mbi transferimin e brazilianit, por ishte i paqartë në lidhje me një zëvendësues për të. “Ai ka qenë një lojtar i madh për Barcelonën, por nuk është më këtu dhe ne duhet të shohim përpara, tha Valverde. Unë nuk jam i interesuar të shikoj prapa. Duhet t’i shohim lojtarët që kemi dhe të zgjidhim problemet që mund të lindin për të fituar ndeshjet. Për momentin, unë kam disa lojtarë në ekip, që janë duke bërë mirë për mua, do të shohim nëse zhvillohet ndonjë gjë. E dimë se ky klub, ashtu si çdo klub tjetër, lëviz në përputhje me nevojat në merkato”.
Një prej atyre lojtarëve aktualisht në dispozicion është Gerard Deulofeu. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili u kthye nga Evertoni në këtë sezon, me anë të klauzolës së blerjes nga klubi, shënoi dhe siguroi dy asiste në 45 minutat e tij në fushë kundër Chapecoense. Valverde beson se Deulofeu, pavarësisht se nuk është plotësisht i përshtatshëm aktualisht, mund të jetë një anëtar i vlerësuar i skuadrës së tij. “Në Tarragona, ai luajti 20 minuta, ndërsa në Gamper luajti në pjesën e parë. Ai ka rrjedhën, shpejtësinë dhe qëndrimin që mund t’i përdorim, nënvizoi Valverde. Deulofeu u largua nga fusha në fillim, por nuk desha të luante më shumë se 45 minuta, sepse nuk ishte trajnuar shumë për shkak të lëndimeve”. Barcelona e hap sezonin e ri të dielën, kur të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Për çfarë është gati të luftojë Mourinho

Jose Mourinho pranon interesimin e tij për Gareth Bale, pikërisht në vigjilje të përballjes direkte që Manchester United zhvilloi të martën ndaj Real Madrid, në Shkup të Maqedonisë, për Superkupën e Europës. “Nëse luan nesër, atëherë e bën sepse dëshiron të qëndrojë te Real dhe Real kërkon ta mbajë. Nëse do të dëshironte të largohej nga Madrid, do ta prisja këtu dhe do të isha gati të luftoja për atë me trajnerët e tjerë që duan ta marrin”, deklaroi “Special One” në konferencë për shtyp.
“Futbollistët duhet të shijojnë këtë moment, nuk ndodh shpesh që të diskutosh dhe të luash në Superkupën e Europës. Do ta provojmë, do të luajmë kundër kampionëve të Europës dhe është normale që të ketë diferenca mes nesh dhe atyre. Matiç? Është në dispozicion, por natyrisht që nuk është gati si të tjerët”, vijoi Mourinho, i cili ka folur edhe në lidhje me temperaturat e larta me të cilat do të ndeshen futbollistët në fushë: “E dija që klima do të ishte e tillë dhe u përpoqa të mësoj skuadrën me temperatura të nxehta, por në Manchester binte shi çdo ditë… Ibrahimoviç? Mbase qëndron me ne…”.