10.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025

VIDEO/ Situatë kaotike në derbi! Provokimet e Kurtuasë “tërbojnë” tifozët e Atletikos, arbitri ndërpret ndeshjen

Situatë kaotike në derbin e Madridit! Kjo sfidë është ndërprerë dhe lojtarën janë futur në dhomat e zhveshjes. Shkak është bërë një provokim nga portieri i Real Madrid, Tibo Kurtua, kundrejt tifozëve të Atletiko Madrid. Këta të fundit hodhën çakmak në drejtim të tij, ndërsa belgu ja u hodhi mbrapsht dhe i provokoi me gjeste dhe duke buzëqeshur.

Në këto momente, situata po eskalonte me tifozët e “Los Colchoneros” që tentuan të futen në fushë. Ndërkohë arbitri vendosi të dërgonte të gjithë në dhomat e zhveshjes, me Koke dhe Diego Simeone që po tentojnë të qetësojnë tifozët e tyre.

https://twitter.com/ReyesDeUniverso/status/1840489724936696239?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1840489724936696239%7Ctwgr%5Ec12d92e9596d88ef7653a2aabcef1d0ee6b09a65%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-situate-kaotike-ne-derbi-provokimet-e-kurtuase-terbojne-tifozet-e-atletikos-arbitri-nderpret-ndeshjen%2F

Të shijshme dhe tejet ushqyese, 6 frutat e vjeshtës që patjetër duhet t’i keni në tryezë

Ardhja e vjeshtës sjell me vete diçka magjike: rroba të ngrohta, gjethe që bien nga pemët dhe sigurisht, frutat e mrekullueshme të vjeshtës.

Vera mund të jetë e mbushur me shalqinj të freskët dhe pjeshkë me lëng, por vjeshta ka “yjet” e veta që janë jo vetëm të shijshme, por edhe tejet ushqyese. Le t’i hedhim një sy frutave më të pëlqyera të kësaj stine.

Mollët
Fruti më i mirë i vjeshtës! Pavarësisht nëse i hani të gjalla ose i bëni kek të ngrohtë me mollë, mollët janë plot shije dhe vitamina. Ato janë të larta në fibra dhe vitaminë C dhe kanë kaq shumë varietete. Molla e freskët dhe e ëmbël kombinohet në mënyrë perfekte me mjaltë apo edhe kanellë, për pak më shumë aromë vjeshte.

Dardha
Dardhat nuk janë thjesht të ëmbla, ato janë lumturi vjeshte! Të lëngshme dhe me teksturë prej kadifeje, janë ideale për ushqime, por edhe për t’i futur në sallata apo ëmbëlsira. Bëjnë shoqëri perfekte me djathërat, nëse dëshironi të bëni një kombinim mbresëlënës dhe të shijshëm.

Shegët
Shega është fruti simbol i begatisë dhe fatit të mirë dhe kur vjen vjeshta. Sporet e tij të kuqërremta janë një thesar i pastër, plot me antioksidantë, vitamina dhe një shije unike, freskuese. Provojini në sallata, kos ose hani të thjeshta dhe do të kuptoni pse ky frut është kaq i veçantë.

Ftua
Ftonjtë janë “perlë e fshehur” e vjeshtës. Edhe pse nuk janë aq të njohura sa mollët dhe dardhat, kur i gatuani, zbulojnë të gjithë ëmbëlsinë e tyre. Bëni reçel ose piqini në furrë me pak mjaltë dhe kanellë, kuzhina juaj do të ketë erë vjeshte!

Rrushi
Mund ta mendojmë rrushin si një frut veror, por rrushi i fundit i vitit mblidhet në vjeshtë dhe ka një ëmbëlsi të veçantë. Pavarësisht nëse i hani ato të thjeshta, ose i vendosni në ëmbëlsira apo sallata, ato janë plot me vitamina dhe antioksidantë. Dhe, sigurisht, të mos harrojmë verën, produktin përfundimtar të rrushit!

Gështenjat
OK, gështenjat nuk janë tamam një frut, por nuk mund t’i lëmë jashtë listës! Pjekja e gështenjave në zjarr është një nga përvojat më tipike të vjeshtës. Plot fibra dhe të pasura me vitamina B, gështenjat janë të shëndetshme dhe absolutisht të shijshme.

Fushata brutale e regjimit komunist ndaj mbështetësve të Amerikës në Shqipëri (1944-1949): Arrestime, tortura dhe ekzekutime si pjesë e luftës ndaj influencës perëndimore

Në Shqipërinë komuniste të viteve 1944-1949, regjimi diktatorial nën udhëheqjen e Enver Hoxhës perceptonte çdo formë bashkëpunimi me anglo-amerikanët si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pushtetit të tij. Si rezultat, shteti komunist ndërmori një fushatë të ashpër kundër individëve me lidhje me Perëndimin, veçanërisht ata që kishin studiuar në Shkollën Teknike Amerikane të drejtuar nga Harry Fultz në Tiranë. Pas largimit të misioneve amerikane në 1946, këta individë u bënë objekt i goditjeve sistematike që përfshinin arrestime, tortura dhe ekzekutime.

Raporti i Major Zymer Jerinës, dërguar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, dhe një shënim me dorëshkrim i Mehmet Shehut drejtuar Tuk Jakovës lidhur me familjen e Abaz Kupit, janë shembuj të përndjekjes së egër ndaj filo-amerikanëve. Në raport përshkruhen arrestimet, vrasjet dhe torturat e Pavllo Margaritit, Ing. Lutfi Strazimirit dhe Abdyl Banit, të akuzuar si spiunë të amerikanëve. Torturat e përmendura në raport janë një dëshmi e brutalitetit të regjimit dhe e vendosmërisë së tij për të eliminuar çdo opozitë të mundshme në Shqipëri.

Kjo periudhë shënon një hakmarrje të ashpër ndaj atyre që regjimi i konsideronte si spiunë, duke reflektuar paranojën dhe frikën ndaj çdo influence perëndimore. Atmosfera e terrorit ndikoi në jetët e shumë shqiptarëve, duke e bërë çdo lidhje me Perëndimin të rrezikshme dhe të dënueshme. Kjo situatë rezultoi në një klimë frike, ku shumë individë të pafajshëm u gjetën të përfshirë në një rrjet të gjerë represioni dhe dhune.

VIDEO/ Berishës i del nga subkoshienca, Kuvendi Popullor i kohës së Enverit!

Një lapsus i Sali Berishës është vënë re në një prej konferencave të fundit.

Berisha i referohet institucioneve shtetërore me emërtimet e dikurshme komuniste, dhe kjo gjë nuk u ka shpëtuar ndjekësve të tij.

Një shembull i freskët ndodhi gjatë njërit prej fjalimeve të tij të fundit, kur Berisha i është referuar Kuvendit si “Kuvendi Popullor,” emri zyrtar i përdorur përgjatë regjimit komunist.

Për ata që e kanë ndjekur nga afër karrierën e tij politike, këto momente duket se përbëjnë një kthim të pavullnetshëm në një kohë për Berishën./alfapress

Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama

“Nëse Rama nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë”. Kështu e përcakton sjelljen e kryeministrit me mediat ndërkombërare redaktori politik i Frankfurter Allgemeine Zeiting, Michael Martens. Në një reagim ku mbeshtet redaktorin politik të Der Spiegel, që botoi një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi ai thekson vesin e Ramës për të ndërhyrë në media.

Në artikullin e tij gazetari gjerman, Mathieu von Rohr tregonte se Edi Rama pati marrë në telefon gazetarët për tu bëjë presion që të ndryshonin artikullin që “hidhte baltë mbi Shqipërinë”, shkelje që e ka praktikuar edhe më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Në një postim të djeshëm në rrjetin social X gazetari gjerman, von Rohr, ka ripërsëritur edhe njëherë kërcënimet e Ramës duke ripostuar në rrjët edhe linkun e shkrimit.

Menjherë ka reaguar edhe gazetari tjetër i mirënjohur gjerman, Michael Martens, i gazetës së referencës Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili ka mbështetur qëndrimin e kolegut të tij gjerman dhe ka shtuar se ky është një stil i njohur i Edi Ramës, ku kërcënon gazetarë të mos kritikojnë qeverinë e tij dhe mos zbulujonë lidhje e saj me krimin e mafien.

Postimi i gazetarit të DER SPIEGEL:

Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi

“Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”

Reagimi i gazetarit tjetër, Michael Martens:

Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t’i mbytë nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë.

Po si arriti Rama deri këtu?

Edi Rama është munduar me fanatizëm dhe kosto të lartë që ta prezervojë iluzionin e liderit modern e vizionar tek ndërkombëtarët. Aq i madh ka qenë ky mundim sa sot ai nuk arrin ta kuptojë e pranojë se një ditë gjithçka mund t’i shkërrmoqet. Dhe kjo po ndosh së paku mediatikisht.

Historia e turpshme me korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, që e legenosi në Neë York Times e ëashington Post, shkrimet e mediave gjermane e franceze që flasin për një regjim të korruptuar që bën gjithçka për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe pastaj investigimi i RAI3, po nxjerrin zbuluar se Edi Rama përdor copa Shqipërie e para shqiptarësh për të ndërtuar një imazh të rremë në perëndim.

“Shqipëria e Edi Ramës, në rënie të lirë drejt oligarkisë dhe autokracisë”, ishte titulli i një shkrimi të së mirënjohurës franceze “Courrier des Balkans”. Për të ardhur tek analiza e një tjetër media prestigjoze po franceze, “Mediapart”, që vinte gishtin pikërisht në plagën që provokon sot paranojën e Edi Ramës. “Si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i perëndimorëve”. Dhe nëse ky artikull shihet sot në dritën e asaj që raportoi Der Spiegel, kuptohet lehtë tendenca për ndërhyrje e kryeministrit shqiptar. Tani kuptohet qartë pse raportime si ato të RAI 3, apo mediave gjermane i dhembin kaq shumë Edi Ramës. Jo për përsëritjen e faktetlve që këtu tek ne thuhen e zbulohen thuajse çdo ditë, por nga paranoja se një ditë i gjithë investimi i tij për “liderin global” mund të përfundojë në karikaturën e pavlerë të autokratit banal. Procesi i demontimit të udhëheqësit që e telefonojnë të mëdhenjtë e kësaj bote për t’i marrë mendim, ka nisur dhe, pafuqia për ta ndalur atë, ka sjellë çoroditjen e Edi Ramës dhe tentativat e tij për të ndaluar mediat perendimore të thonë të vërtetat e tyre.

Imazhizmi sipas meje

Nga Erl Kodra

Ezra Pound e quante imazhizmin “kompleksitet intelektual dhe emocional në një çast kohor”. Pound kishte parasysh se poezia duhet të zhvishet nga retorika e tepërt, duke u përqëndruar në një imazh të vetëm, të pastër dhe të qartë, që synon përvojën e drejtëpërdrejtë emocionale dhe që kap thelbin intelektual të një situate ose objekti.

Të shtjellosh përvojën e imazhit në të vërtetë mendja njerëzore futet në sfida sa filozofike, aq edhe imagjinatative. Projeksioni që i jep truri njerëzor përvojave të përceptimit të peizazhit që e rrethon – qysh në çastin që sheh dritën e diellit me sy – shërben edhe si baza solide për të ngritur gjithë dijen njerëzore. Nga ky këndështrim, imazhet që shohim në botën që na rrethon përkthehen në dije dhe përvojë mbi të cilat është ngritur gjithë jeta njerëzore.

Për të kuptuar forcën e imazhit – që njëkohësisht shërben edhe si subjekt kryesor i kujtimeve tona – mund të marrim si shembull lindjen ose perëndimin e diellit. Shumëkush ruan në mendjen e tij në formë kujtimesh të gjalla çastin kur lindë ose perëndon dielli, si një ndër kujtimet më të bukura. Me siguri që këto kujtime në formë imazhesh janë të ngulitura aty që në fëmijëri, dhe imazhet janë të lidhura kryesisht me vendlindjen. Kjo përvojë emocionale do ta shoqërojë njeriun gjatë gjithë jetës; sa herë që ndodhet para një lindje ose perëndimi dielli. Dhe sa herë që përvoja përsëritet, ajo përvojë mund të jetë e ngjashme, por asnjëherë e njëjtë. Kjo vjen për shkak se imazhet janë gjithmonë në lëvizje dhe të ndryshueshme – të ngjashme – por kurrë të njëjta.

E bukura e imazheve është se ne mund t’i imagjinojmë ato, mund t’i projektojmë me mendjen tonë, bazuar në përvojat tona. Ne jemi të aftë të imagjinojmë një përëndim dielli pas qafës së malit në vendlindjen tonë, pavarësisht se mund të mos jemi aty fizikisht. Po ashtu, ne mund ta imagjinojmë veten rrugëve të New Yorkut ose Londrës, pavarësisht se mund të mos i kemi shkelur kurrë ato vende. Ndryshe, kjo veti quhet aftësi për të projektuar imagjinatën. Në fakt, kjo cilësi njerëzore ka qenë çelësi që ka bërë diferencën mes qenieve të gjalla në zotërimin e planetit.

Imazhet ekzistojnë dhe kanë ekzistuar gjithmonë, pavarësisht nëse ka patur sy dhe mendje që t’i perceptojnë ato, sepse aty ku ka materie, ka edhe imazh. Imagjononi pak – duke përdorur aftësinë për të projektuar imagjinatën – të shihni me sytë e mendjes peizazhin kur është krijuar ishulli britanik miliona vjet më parë. Imazhi që do të përceptoni mund të jetë shumë larg realitetit që ka patur ishulli, por cilësisht, diçka do të arrini të shikoni edhe kur mbyllni sytë – që mund të jenë gurë të zjarrtë ose llavë – ndërsa formohen kodrat, luginat dhe malet. Ju mund të mos jeni të sigurtë nëse ato që shihni kanë qenë të tilla, por nga ana tjetër, nuk keni dyshime se aty kanë ekzistuar imazhe të mahnitshme dhe të llahtarshme njëkohësisht.

Por le të shkojmë më përtej me projektimin e imagjinatës.

Imagjinoni sikur Zoti ka filmuar gjithçka ka ndodhur prej 13,5 miliardë vjetësh, që nga Shpërthimi i Madh. Do të jenë miliarda të pafundme imazhesh të Universit tonë në lëvizje, që kurrë nuk ndalon por vetëm transformohet. Aty do të jetë edhe historia e planetit Tokë, që kur ishte një lëmsh i zjarrtë. Dhe ne, qeniet njerëzore që do të kthehemi po aty prej nga erdhëm, në pjesë të këtyre imazheve kozmike.

Ky është imazhizmi sipas meje.

Doktor, pse voton si do diktatura?

Nga Gentian Gaba

Berisha paska thene “ose je me ne ose je me diktaturen”, nje dikotomi hileqare, si teknike polarizimi per ata qe e hane, por puna e tyre kjo.

Pyetja eshte per Berishen, po mire o Doktor, pse voton si do diktatura ti?

Pse ia dhe kodin zgjedhor ne dore diktatures? Shife ca diktature, 106 majtas e djathtas per te mbyllur ne kaçube “pellumbat” pa vota.

Eh o Ervin, sa gjera do behen ne emrin tend…

Autoritari Sali Berisha me sulmet ndaj gazetarëve tregoi se është mjeran dhe frikacak

Nga Rigel Seliman

Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ka treguar një pamje të tijën autoritare duke sulmuar dhe kërcënuar gazetarët që raportojnë mbi hetimet për korrupsionin e tij, sidomos në lidhje me dosjen “Partizani”, ku asi së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi po hetohen nga Prokuroria Speciale (SPAK). Këto veprime janë një shprehje e frikës dhe një përpjekje për të mbuluar realitetin e tij të errët.
Së pari, sulmet ndaj gazetarëve tregojnë se si frika nga ndëshkimi dhe humbja e pushtetit mund ta çojnë një lider politik në skenarë ekstreme. Berisha, duke u përballur me akuza të rënda, zgjodhi të sulmojë ata që përpiqen të zbulojnë të vërtetat. Kjo sjellje është mjerane dhe tregon se ai ka më shumë frikë nga transparenca sesa nga akuzat që po përballet.
Së dyti, sulmet e tij ndaj mediave janë një shkelje e hapur e lirisë së shprehjes. Gazetarët luajnë një rol kritik në mbajtjen e pushtetarëve përgjegjës dhe në informimin e publikut. Kërcënimet ndaj tyre janë një tentativë për të frikësuar jo vetëm ata, por edhe çdo individ tjetër që mendon të flasë. Kjo sjell një klimë të pasigurisë dhe censurës, duke minuar demokracinë dhe transparencën.
Për më tepër, këto veprime janë një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga skandali në fjalë. Berisha kërkon të shndërrojë debatin në një betejë personale, duke e bërë veten viktimë të mediave, ndërkohë që e vërteta është se ai është agresori. Kjo strategji e njohur e politikanëve autoritarë për të zhvendosur përgjegjësinë është një taktikë e ulët që duhet denoncuar.
Në këtë kontekst, është e domosdoshme që shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e gazetarisë dhe institucionet ndërkombëtare të reagojnë me forcë. Gazetarët duhet të ndihen të mbrojtur dhe të motivuar për të vazhduar punën e tyre të rëndësishme, pa pasur frikë nga pasojat. Vetëm nëpërmjet mbështetjes së fortë mund të sigurojmë një ambient ku liria e shprehjes është e garantuar.

Në përfundim, sulmet e Berishës ndaj gazetarëve janë një shenjë e frikës dhe autoritarizmit të tij. Këto veprime kërkojnë një përgjigje të vendosur nga shoqëria për të mbrojtur lirinë e mediave dhe për të siguruar që zëri i së vërtetës të mbetet i pakundërshtueshëm. Në një demokraci të shëndetshme, askush nuk duhet të frikësohet për të raportuar realitetin.

Këshilli i Milanos kundër nismës për t’i dhënë aeroportit të Malpensas emrin e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi

Këshilli i Milanos ka apeluar kundër nismës për të riemërtuar aeroportin kryesor të qytetit me emrin e ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi.

 

Këshilli miratoi një rezolutë për ta çuar çështjen në gjykatën administrative të rajonit të Lombardisë pasi nisma për të riemërtuar Malpensan u përshpejtua nga Matteo Salvini, ministri i transportit në qeverinë e ekstremit të djathtë të Giorgia Melonit.

Salvini ka kërkuar që aeroporti të merrte emrin e Berlusconit që nga vdekja e manjatit të medias miliarder në qershor të vitit të kaluar dhe miratoi planin këtë verë pasi iu dha drita jeshile nga Enac, autoriteti i aviacionit civil të Italisë.

Zakonisht ka një pritje të detyrueshme 10-vjeçare pas vdekjes së një personi përpara se një vend publik të mund të emërtohet me emrin e tij.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, pretendoi se Salvini e kishte bërë këtë veprim pa përfshirë SEA, kompaninë që menaxhon aeroportin, ose këshillat lokale në afërsi të tij. Ai akuzoi gjithashtu Enakun se i është dorëzuar presionit të politikanëve të djathtë.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të qendrës së majtë në Lombardi, Pierfrancesco Majorino, tha se këshilli i Milanit kishte bërë një zgjedhje të rëndësishme dhe të paparashikuar.

Mijëra njerëz nënshkruan një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë planin dhe gjithashtu ka pasur protesta kundër tij. Në përgjigje të apelit, Salvini shkroi në X: “Edhe pas vdekjes së tij, urrejtja dhe inati ndaj Berlusconit nuk ndalet”.

Berlusconi lindi në Milano dhe vdiq në qytet vitin e kaluar në moshën 86-vjeçare. Forza Italia, partia që ai themeloi, është partnere në koalicionin qeverisës të Melonit.

Vendimi për t’i dhënë Berlusconit një përkujtimore shtetërore shkaktoi gjithashtu një protestë në Itali, si dhe miratimi i qeverisë për një pullë postare që shënonte përvjetorin e parë të vdekjes së tij.

Detaje hetimi/ “Vëllezërit Hysa” sajuan kompani fiktive për tenderin Kardhiq-Delvinë

Ndërtimi i Lotit 7 të aksit rrugor “Kardhiq-Delvinë”, i tenderuar në vitin 2019, u konsiderua ndër më sfiduesit në të gjithë këtë investim publik. Në këtë pjesë përfshihej vepra më e rëndësishme, ndërtimi i tunelit të Skarficës, me gjatësi rreth 1.3 kilometra.

Por, tenderi zbuloi se problemi më i madh nuk ishte tuneli, por procedurat e prokurimit me vlerë rreth 23 milionë euro.

Pak muaj më parë, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dërgoi për gjykim ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, ish-zëvendësen e saj, Elona Gogo, si edhe disa punonjës të tjerë të insitucionit. Ato akuzohen për “shkeljes së barazisë në tendera”, pikërisht për procedurën e prokurimit për ndërtimin e Loti 7, “Kardhiq-Delvinë”.

Pamje nga ndërtimi i Tunelit të Skarficës, rruga Kardhiq-Delvinë

Hetimet e SPAK-ut provuan se Qato, Gogo e të tjerët kishin favorizuar dukshëm bashkimin e operatorëve “Ircop” S.p.a. & “Sulova Ndërtim Prodhim” &”Vega” & “A&E Engineering”.

Veprimet e mëtejshme proceduriale provuan se, jo vetëm titullarët e ARRSH-së kishin kryer veprime të kundërligjshme, por edhe kompanitë fituese ishin përfshirë në një skemë falsifikimi dokumentash dhe krijimin e situatave fiktive, me qëllim fitimin e tenderit 23 milionë euro.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se në qendër të kësaj skeme falsifikimi dyshohet se është kompania “Vëllezërit Hysa”.

Tabela hyrëse në vendndodhjen e shoqërisë “Vëllezërit Hysa”

Shoqëria me seli në Elbasan nuk rezultonte formalisht pjesëmarrëse në tender, por hetimet fillestare të SPAK-ut dhe, më tej, zhvillimi i tyre nga Prokuroria e Tiranës, krijuan dyshime të forta se shoqëria që kontrollohet nga Agron Hysa kishte lëvizur të gjithë fijet në prapaskenë.

“Sulova”, kompania bijë fiktive

Të dhënat hetimore dhe dëshmitë e marra gjatë hetimit tregojnë se shoqëria “Vëllezërit Hysa” kontrollonte në hije të paktën dy nga katër subjektet që kishin krijuar bashkimin e operatorëve, të cilët u shpallën fillimisht fitues të tenderit për ndërtimin e Lotit 7 të aksit “Kardhiq-Delvinë”.

Shoqëria “Sulova Ndërtim-Prodhim” është regjistruar në vitin 2014 në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ajo është pronësi formale të Elton Musta, ndërkohë që ky i fundit ishte i punësuar tek “Vëllezërit Hysa”.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se veprimet hetimore arritën ka provuar se shoqëria “Sulova Ndërtim” nuk është gjë tjetër vecse një krijesë e shoqërisë “Vëllezërit Hysa” e cila përdoret nga kjo e fundit për qëllime të pjesëmarrjes në procedura prokurimi jo në emrin e saj por në emër të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”.

Sipas prokurorisë, “ky fakt del i provuar edhe nga ndryshimet e bëra në muajin Tetor 2020 ku shtetasi Elton Musta ia shet shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim” shtetasve Xheni dhe Gentian Hysa, të cilët janë fëmijët e administratorëve të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”.

Themeluesi i “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Muska, ua shet kompaninë fëmijëve të familjes Hysa, me kontratën e Tetorit 2020

Edhe në procedurën e prokurimit me objekt “Kardhiq – Delvinë”, shoqëria “Vëllezërit Hysa” nuk merr pjesë vetë, “por përdor shtojcën e saj sic ishte shoqëria “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe shtetasi Elton Musta”, thuhet ndër të tjera në aktet e hetimit

Por mekanizmin e asaj që, në aktet hetimore, konsiderohet si “mashtrim në këtë procedurë prokurimi” shoqëria “Vëllezërit Hysa” e zgjeron, duke u vënë në kontakt me shoqërinë “Ircop Itali”.

“Ircop”, mbulesë për “Vëllezërit Hysa”

Hetimi ka provuar se edhe kompania italiane IRCOP s.p.a nuk ishte gjë tjetër “veçse një mbulesë për të plotësuar kriteret e pjesëmarrjes në këtë procedurë prokurimi”.

Nga të dhënat e siguruara  prej prokurorisë, rezulton se “ka qenë vetë shtetasi Agron Hysa (pronari i “Vëllezërit Hysa”), ai që ka vajtur në Itali dhe i ka kërkuar shoqërisë “Ircop” që të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi”.

Po ashtu, ka qenë po shoqëria “Vëllezërit Hysa” që dërgoi të punësuarën e tyre J.M, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në Romë, që të marrë kontakt me përfaqësues të IRCOP – Italia.

Dokumenti për shpalljen e tenderit “Ndërtimi i Kardhiq-Delvinë”, Loti 7

Gjithashtu, prokurorët kanë siguruar informacionin e mjaftueshëm për të kuptuar se, në Shqipëri është po shoqëria “Vëllezërit Hysa” ajo që kujdeset për nënshkrimin e kontratave të qiramarrjes mes shoqërisë “Ircop Italia” dhe disa shoqërive të tjera me qëllim marrjen me qira nga kompania italiane të disa makinerive apo dhe inerte betoni.

Në dokumentat e tenderit u konstatua se “Vëllezërit Hysa janë kujdesur që Elton Musta të ishte përfaqësues i bashkimit të 4 operatorëve që do të merrnin pjesë në tenderin “Loti 7-Kardhiq-Delvinë”, megjithëse shoqëria e përfaqësuesit, pra “Sulova Ndërtim-Prodhim” kishte përqindjen më të vogël në grupim.

Shoqëria italiane, “Ircop s.p.a” rezulton se, formalisht, ka autorizuar një studio ligjore në Tiranë për të kryer veprimet e hapjes së degës së saj në Shqipëri, si edhe për të tjera veprime administrative të nevojshme për pjesëmarrjen në tenderin 23 milionë euro.

Por, prokuroria ka arritur të zbulojë se këto veprime administrative janë kryer nga shtetasja J.M., e cila ishte e punësuar dhe vepronte për llogari të “Vëllezërit Hysa”.

Në gjyq për “falsifikim dokumentash”

Tenderi “Ndërtimi i aksit Kardhiq-Delvinë”, Loti 7, kaloi në shumë peripeci institucionale, ankime e kundër-ankime, kallëzime e kundër-kallëzime dhe, në përfundim, u anulua vendimi i ARRSH-së për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Ircop” S.p.a. & “Sulova Ndërtim Prodhim” &”Vega” & “A&E Engineering”.

Ndërkohë, së fundmi, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim, nën akuzën e “falsifikimit të dokumentave”, shtetasit Elton Musta e Agron Hysa, si edhe personat juridikë “Sulova Ndërtim-Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa”, shpk.

Në në njoftim zyrtar të Prokurorisë së Tiranë, publikuar në 19 Shtator 2024, thuhet se “shtetasit Elton Musta dhe Agron Hysa dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, pasi ata kanë paraqitur në procedurën e prokurimit të dhëna të rreme në lidhje me pjesëmarrësit dhe përfituesit e vërtetë të kësaj procedure prokurimi”.

Në vijim, Prokuroria e Tiranës deklaroi gjithashu se, “edhe personat juridik “Sulova Ndërtim Prodhim”, me NUIS L43027201P dhe “Vëllezërit Hysa” shpk, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Tashmë çështja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari paraprak në Gjykatën e Tiranës./ Boldnews.al