27.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

700 mijë USD për të mos hetuar Hillaryn

Presidenti Donald Trump hodhi përsëri kritika të mërkurën kundër prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend.
Në komentet e bëra në Twitter, zoti Trump pyeste se përse prokurori i Përgjithshëm nuk e zëvendësoi shefin në detyrë të FBI-së, Andrew McCabe, të cilin presidenti e quan mik të zotit James Comey, ish-shefit të FBI-së të shkarkuar prej tij në muajin maj.
Në atë kohë zoti Comey drejtonte hetimet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, ndërhyrje e cila synonte të ndihmonte në humbjen e rivales së zotit Trump, Hillary Clinton.
Presidenti Trump shkruante në Twitter se ishte zoti McCabe që vitin e kaluar kreu hetimin që e pastroi zonjën Clinton nga shkeljet në përdorimin prej saj të një serveri privat kur ajo ishte sekretare Shteti nga viti 2009 më 2013.
Zoti Trump shkruante se McCabe “mori një shumë të madhe parash (700 mijë dollarë)” nga Hillary Clinton dhe përfaqësuesit e saj.
Financimi për të cilin bën fjalë zoti Trump, lidhet me fondet që një aleat i zonjës Clinton, guvernatori i Virxhinias, Terry McAuliffe, i kaloi zonjës Jill McCabe në fushatën e saj të pasuksesshme për një vend në Senatin e Virxhinias.
Sipas mediave amerikane, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë i kanë kërkuar zotit Trump t’u japë fund sulmeve pothuajse të përditshme kundër zotit Sessions, figurës së parë politike në vend që shprehu mbështetje për zotin Trump vitin e kaluar, kur ai filloi garën e gjatë, por përfundimisht të suksesshme për Shtëpinë e Bardhë.

Kritikat e Presidentit dhe reagimet

Jeff Sessions, si një senator republikan konservator me ndikim, ishte një mbështetës i hershëm dhe i fuqishëm i fushatës presidenciale të Donald Trumpit.
Por ditët e fundit Presidenti e ka sulmuar zotin Sessions për tërheqjen e tij nga hetimet për Rusinë, duke e quajtur atë “të dobët”.
“Është e qartë se Presidenti Trump po përpiqet ta detyrojë prokurorin e tij të Përgjithshëm të largohet nga detyra”, thotë senatori Chuck Schumer.
Disa ligjvënës republikanë po flasin në mbështetje të kolegut të tyre.
“Jeff ka qenë shumë besnik ndaj Presidentit dhe mendoj se ai meriton të njëjtën besnikëri”, thotë senatori Orrin Hatch.
Sessions – ashtu si të gjithë të emëruarit e kabinetit – është një zyrtar që varet nga Presidenti:
“Është në dorën e Presidentit të vendosë për anëtarët e kabinetit dhe për çdo pasojë që vjen nga kjo”.
Presidenti Trump mohoi të martën se po e lë zotin Sessions në një situatë të vështirë, por nuk bëri ndonjë lëvizje për ta shpëtuar prokurorin e Përgjithshëm:
“Jam shumë i zhgënjyer nga prokurori i Përgjithshëm. Të shohim çfarë do të ndodhë. Koha do ta tregojë”.
Presidenti mund të paguajë një çmim të lartë politik mes konservatorëve duke braktisur një besnik si Sessions:
“Shumë prej tyre mendojnë, për sa kohë do të mund të vazhdojnë të balancojnë marrëdhënien e tyre me Presidentin dhe nevojën për të përmbushur politikat që duan të arrijnë duke patur parasysh se Shtëpia e Bardhë dhe të dyja dhomat e Kongresit kontrollohen nga republikanët”.
Duke formuluar presidencën e tij, Donald Trump, miratoi shumë politika të zotit Sessions si ato për imigracionin, duke i përdorur ato për të fituar mbështetjen e bazës së zhgënjyer konservatore, gjë që e ndihmoi zotin Sessions të merrte këtë post.

Senati voton draftin që rrëzon “Obamacare”

The Capitol is quiet after lawmakers departed the for the Independence Day recess, in Washington, Friday, June 30, 2017. The Republican leadership in the Senate decided this week to delay a vote on their long-awaited health care bill in following opposition in the GOP ranks.(AP Photo/J. Scott Applewhite)

Senati amerikan i kontrolluar nga republikanët pritet të votojë mbi një projektligj që do të shfuqizonte ligjin për kujdesin shëndetësor të ish-Presidentit Barack Obama.
Të martën, Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë një projektligj që synonte ndryshimin e ligjit të deritanishëm, të njohur si Akti për Kujdesin e Përballueshëm Shëndetësor, i cili ka siguruar mbulimin e miliona amerikanëve.
Legjislacioni i ri do të shfuqizonte ligjin e ish-Presidentit Obama, por pa garantuar zëvendësimin e tij me një tjetër.
Disa republikanë janë të shqetësuar se shfuqizimi i ligjit të deritanishëm pa e zëvendësuar atë do të bënte që shumë amerikanë të humbisnin sigurimet shëndetësore, prandaj kjo qasje duket se nuk ka mbështetje të mjaftueshme në Senat.
Senati shpreson të zhvillojë këtë javë një votim përfundimtar mbi një projektligj për kujdesin shëndetësor. Udhëheqësit republikanë të Senatit po shqyrtojnë gjithashtu një të ashtuquajtur “variant të zbutur” që do të shfuqizonte disa dispozita kryesore të ligjit aktual siç janë ndëshkimet financiare për njerëzit që refuzojnë të blejnë sigurim shëndetësor apo për bizneset që nuk ofrojnë sigurime për punëtorët.
Edhe nëse ligjvënësit miratojnë një projektligj, problemet e kujdesit shëndetësor të vendit nuk do të zgjidhen në të ardhmen e afërt, tha të mërkurën në “CNN” drejtori i ri i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci.
“Nëse presim një zgjidhje të menjëhershme ose një ilaç çudibërës, këtë nuk e ofron askush këtu në Uashington”, tha zoti Scaramucci.
Të martën, ligjvënësit hodhën poshtë një variant të hartuar nga udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell. Varianti në fjalë parashikonte dhënien fund të masave për zgjerimin e programit Medicaid, që siguron sigurimin shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

Turqia blen sistemin raketor rus S-400

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia ka rënë dakord të blejë sistemin rus të raketave S-400, pavarësisht nga shqetësimet e NATO-s. Blerja vjen ndërkohë që Ankaraja përpiqet ta afrojë Moskën, pas rrëzimit nga Turqia të një bombarduesi rus në vitin 2015.
“Tani kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar”, u tha zoti Erdogan deputetëve të tij. “Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e raketave S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët”, tha Presidenti turk.
Zoti Erdogan u përpoq ndërkohë të zbutë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, “Përse do të shkaktojë kjo tensione? Një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për sigurinë e vet”, tha ai.
Ankaraja ka mosmarrëveshje me aleatët e saj perëndimorë lidhur me mbështetjen që ata u japin grupeve siriane kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamik, grupe që shihen si terroriste nga Turqia. Një çështje tjetër janë kritikat perëndimore në rritje ndaj Turqisë mbi të drejtat e njeriut.
Partnerët e Ankarasë në NATO kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e Aleancës, së bashku me frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të komprometuar sistemet e NATO-s.
Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë.
Zaur Gasimov, analist i në Fondacionin Max Webber që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demonstruar sovranitetin e saj dhe një sinjal për SHBA, BE dhe Gjermaninë. “Duke blerë sistemin S-400, Ankaraja tregon se është e gatshme të afrohet më shumë me Moskën”, thotë analisti.
Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, përfaqëson çmimin më të ulët në treg. Shitja mbështetet me angazhimin e Rusisë për të transferuar edhe teknologjinë, që gjithashtu është një përparësi e qeverisë turke.
Por, pas blerjes së raketave, qëndrojnë ndoshta arsye të tjera, jo thjesht nevojat për mbrojtje. Ankaraja po përpiqet të bindë Moskën për t’i dhënë fund të gjitha sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Turqisë pas rrëzimit të avionit rus.
Disa nga këto sanksione janë reduktuar pas një sërë takimesh midis Presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

A do të dorëhiqet prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions?

Shefi i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara është në një pozitë të rrezikuar. I kritikuar ditët e fundit nga Presidenti Donald Trump – i cili e emëroi atë si prokuror të Përgjithshëm – Jeff Sessions e gjen veten nën presion për të dhënë dorëheqjen.
Jeff Sessions, si një senator republikan konservator me ndikim, ishte një mbështetës i hershëm dhe i fuqishëm i fushatës presidenciale të Donald Trumpit.
Por ditët e fundit Presidenti e ka sulmuar zotin Sessions për tërheqjen e tij nga hetimet për Rusinë, duke e quajtur atë “të dobët”.
“Është e qartë se Presidenti Trump po përpiqet ta detyrojë prokurorin e tij të Përgjithshëm të largohet nga detyra”, thotë senatori Chuck Schumer.
Disa ligjvënës republikanë po flasin në mbështetje të kolegut të tyre. “Jeff ka qenë shumë besnik ndaj Presidentit dhe mendoj se ai meriton të njëjtën besnikëri”, thotë senatori Orrin Hatch. Sessions – ashtu si të gjithë të emëruarit e kabinetit – është një zyrtar që varet nga Presidenti:
“Është në dorën e Presidentit të vendosë për anëtarët e kabinetit dhe për çdo pasojë që vjen nga kjo”.
Presidenti Trump mohoi të martën se po e lë zotin Sessions në një situatë të vështirë, por nuk bëri ndonjë lëvizje për ta shpëtuar prokurorin e Përgjithshëm:
“Jam shumë i zhgënjyer nga prokurori i Përgjithshëm. Të shohim çfarë do të ndodhë. Koha do ta tregojë”. Presidenti mund të paguajë një çmim të lartë politik mes konservatorëve duke braktisur një besnik si Sessions: “Shumë prej tyre mendojnë, për sa kohë do të mund të vazhdojnë të balancojnë marrëdhënien e tyre me Presidentin dhe nevojën për të përmbushur politikat që duan të arrijnë duke patur parasysh se Shtëpia e Bardhë dhe të dyja dhomat e Kongresit kontrollohen nga republikanët”.
Duke formuluar presidencën e tij, Donald Trump, miratoi shumë politika të zotit Sessions si ato për imigracionin, duke i përdorur ato për të fituar mbështetjen e bazës së zhgënjyer konservatore, gjë që e ndihmoi zotin Sessions të merrte këtë post.

Jepuni fund gjepurave me Rusinë

US President Donald Trump speaks during a press conference on February 16, 2017, at the White House in Washington, DC. Trump announced Alexander Acosta as his new nominee to head the US Department of Labor, after his first choice, Andrew Puzder, withdrew from consideration on February 15. / AFP / Nicholas Kamm (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images)

Tomi Lahren

Presidenti Trump kohët e fundit e ka quajtur Uashingtonin më tepër kanal ujërash të zeza se sa moçal. Nisur nga era e qelbur, që shtohet çdo ditë, e njëanshmërisë dhe partizanizmit të dukshëm që rrethon hetimin për Rusinë, ai ka të drejtë.
Dikush mund të mendonte se pas më tepër se gjashtë muajve me këto gjepura për Rusinë do t’i kishin dhënë fund. Por kjo është ajo çka Partia Demokratike bën në vend të politikës.
Kori demokrat i lëvdatave për këshilltarin special Robert Mueller ka arritur delirin. Përfaqësuesi i Kalifornisë, Adam Schiff, kryedemokrati në Komisionin e Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, e bekoi Mueller me një mandat të gjerë pa precedent, duke shkruar në Twitter se është “detyrë e tij” të hetojë “mbi çdo çështje që ngrihet”. Lideri demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha se pushimi i Muellerit do të ishte një “kataklizmë”.
Qurravitjet liberale për administratën e Trumpit janë të pritshme, por hipokrizia mbi hetimin “e pavarur” për Rusinë është qesharake. Në pak muaj, personi që dikur u fajësua për disfatën e Hillary Clinton, James Comey, është shndërruar në një shërbëtor publik guximtar që nisi këtë hetim të rëndësishëm.
Hiqini disa shtresa hetimit të Muellerit dhe do të shihni që është krejt partizan. Vetëm në Uashington ky hetim shitet si “i pavarur”.
Disa anëtarë të ekipit të Muellerit tregojnë njëanshmëri të dukshme. Jeannie Rhee ka dhuruar donacione për Clinton; ajo përfaqësoi Clinton Foundation më 2015 në një çështje shantazhi dhe vetë Hillary Clinton në procesin që kërkon akses në e-mail-in e saj. Andrew Weissmann ka dhuruar gjashtë herë për grupet e lidhur me Obamën. James Quarles ka dhuruar donacione për më tepër se një duzinë Komitete të Aksionit Politik Demokrat që nga vitet ’80.
Jared Kushner dhe Donald Trump Jr., kanë shfaqur integritet e transparencë. Të dy kanë vënë vullnetarisht në dispozicion të publikut më tepër informacion nga sa u është kërkuar. Demokratët, liberalët e Hollywoodit dhe media informative majtiste kërkojnë të gjejnë komplote për të justifikuar idhtësinë e tyre zgjedhore. Ndërkaq, Presidenti Trump dhe administrata e tij po punojnë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.
Është gjynah që amerikanët hapin kanalet e lajmeve për të dëgjuar të njëjtën histori të lodhur me Rusinë me orë, ditë e muaj të tërë, aq sa të bën për të vjellë. Këto nuk janë lajme, kjo është gjueti shtrigash.

Qeveria dorëzohet përballë zjarreve, situatë alarmante

E ndërsa Rama vijon pandalur shown mediatik me turin e takimeve nëpër qytete, pyjet e Shqipërisë prej gati një muaji i janë  nënshtruar pushtimit masiv të vatrave të zjarrit, duke u asgjësuar tërësisht. Përballë kësaj situate alarmante, ku pavarësish temperaturave pak më të ulëta të ditëve të fundit, qeveria jo vetëm që është inezkistente, por është dorëzuar tërësisht, duke lejuar zhdukjen totale të tyre. Janë të gjitha qarqet e vendit nga Veriu në Jug, të cilat po vuajnë përhapjen e shpejtë të vatrave të zjarrit, ku përveç ndërhyrjes së banorëve të zonave asnjë ndihmë nga Emergjencat Civile dhe strukturat përkatëse nuk është vënë në dispozicion.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Emergjencat Civile kanë publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën e zjarreve në të gjithë vendin. Sipas Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve janë shënuar 10 vatra zjarri. Për shuarjen e tyre janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 16 automjete, 76 forca vullnetare, 20 forca të Ushtrisë, si dhe helikopterë.
Qarku Berat: Në fshatin Kuç, Bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha të larta. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkua një sipërfaqe prej 4 ha pyll pishash të larta.
Qarku Fier: Në fshatin Jagodinë, Bashkia Roskovec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe masive me bar dhe jonxhë në pronësi të një shtetasi. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj i gjithë masivi i barit dhe jonxhës.
Qarku Gjirokastër: Në fshatin Pacomit, Bashkia Përmet, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe vreshtari. Zjarrfikësit të shoqëruar dhe nga vullnetarë, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.
Në fshatin Mashkullorë, Bashkia Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe u rrezikua një stan bagëtish. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.2 ha me shkurre.
Në fshatin Kodrisht, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit, bashkë me vullnetarët, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.3 ha me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Hundkuq, Bashkia Gjirokastër, ra zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe rrezikohej zona e banuar. Në vendngjarje shkuan personeli zjarrfikës, forca të ushtrisë dhe një helikopter, të cilët pas një pune të pandërprerë arritën të shuajnë vatrat e zjarrit. Nga zjarri i rënë u dogjën 18 ha kullotë, por u shpëtua zona e banuar.
Qarku Vlorë: Në fshatin Treblovë, Bashkia Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe ullinj. Në vendngjarje shkuan punonjësit e zjarrfikëses të mbështetur nga vullnetarë dhe një helikopter, të cilat kanë fikur zjarrin plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me 50 ha me shkurre dhe kullotë dhe rreth 100 rrënjë ullinj.
Qarku Tiranë: Në Golem, Bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë fikur flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 0.1 ha shkurre dhe ferra dhe disa metra kabëll elektrik të OSHEE.
Në fshatin Fortuzaj, Bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishte. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre, ferra dhe 20 rrënjë ullinj.
Në fshatin Zhabjak, Bashkia Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete, të mbështetur edhe nga vullnetarë, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 60 ha me shkurre dhe ferra.

Beteja kundër ISIS, çfarë mund të rrezikohet?

Grupet e milicive rebele siriane dhe Turqia duket se po përgatiten të shtojnë operacionet e tyre ushtarake në veri të Alepos që synojnë kryesisht rimarrjen e qyteteve dhe fshatrave arabe, të pushtuara në vitin 2015 nga Njësitë kurde të Mbrojtës së Popullit ose YPG.
Luftimet janë një tregues i ri se Shtetet e Bashkuara, Turqia, Rusia dhe Irani po zhyten më thellë në një konflikt shumëdimensional në Siri.
Forcat kurde siriane janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në Sirinë Veriore. Intensifikimi i përplasjes arabo-kurde, do të ndërlikonte planet e forcave demokratike siriane të udhëhequra nga kurdët për të sulmuar Rakën, kryeqytetin e vetëshpallur të grupit terrorist të Shtetit Islamik.
Situata në Sirinë Veriore po bëhet gjithnjë e më komplekse, duke nxjerrë në pah mozaikun e mikrokonflikteve që përfshijnë grupe të ndryshme milicësh, ndërsa është rritur intensiteti i luftimeve mes rebelëve arabë të mbështetur nga Turqia me kurdët.
IS-is është përpjekur të fitojë terren në provincën e Idlib-it në perëndim të Alepos, gjë që i ka çuar edhe në përplasje me xhihadistët kundërshtarë të grupit të Al-Kaidës.
Lufta mes të gjitha grupeve të përfshira në konflik zhvillohet për territore.
Luftimet në Sirinë Veriore ndërmjet rebelëve të mbështetur nga Turqia, një vend anëtar i NATO-s dhe kurdëve rrezikon të minojë betejën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Qeveria e re maqedonase kërkon fqinjësi të mirë

Qeveria maqedonase po vlerëson se vetëm përmes ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe përmbushjes së kritereve evropiane do të mund të përshpejtohet procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në mbledhjen e fundit qeveria e Maqedonisë ka miratuar tekstin e Marrëveshjes për Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.
“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është në pajtim me interesat nacionale të Maqedonisë. Do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën bullgare. Marrëveshja hap perspektiva të mëdha për bashkëpunim edhe për zgjidhjen e jo për krijim të problemeve”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është pasqyrë e një gjenerate të politikanëve, të cilët ndërtojnë ura dhe zgjasin dorën.
Dokumenti do të ndihmojë për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm mes dy vendeve, shkëmbimi aktual tregtar mes dy vendeve arrin mes 500 dhe 600 milionë euro dhe në të ardhmen pritet të arrijë deri në një miliard euro. Kryeministri Zaev tha edhe se pret që opozita e Maqedonisë ta mbështesë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Është parashikuar që marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ta nënshkruajnë kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht në Shkup.

VMRO-DPMNE: Marrëveshja është në dëm të Maqedonisë
Paralajmërimi i nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë shkaktoi reagime të shumta në opinion. VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon nga qeveria transparencë për të gjitha çështjet me interes shtetëror, përfshirë këtu edhe nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkon seancë publike dhe urgjente lidhur me paralajmërimin për nënshkrim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Parlamenti, thotë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski duhet ta shqyrtojë marrëveshjen dhe të sjellë konkluzione se nëse duhet ose jo të nënshkruhet. Marrëveshja, sipas VMRO-DPMNE-së është e dëmshme për Maqedoninë.

Presidenti Ivanov kërkon elaborim të marrëveshjes
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i bën thirrje qeverisë që ta elaborojë tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë para nënshkrimit të saj.
“Mungesa e transparencës shkaktoi komente negative dhe shqetësim në opinion, i cili duhet të tejkalohet me publikimin e tekstit të marrëveshjes para marrëveshjes së saj. Çdo herë duhet të merren parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë dhe se çfarëdolloj marrëveshje ndërshtetërore nuk guxon të jetë në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Zidane nuk garanton qëndrimin e BBC

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema? Trajneri francez, Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë që njëri nga tre yjet e skuadrës të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.
“A do të luajnë bashkë Bale, Benzema e Cristiano edhe në sezonin e ri? Shpresojmë që BBC të qëndrojë së bashku edhe këtë sezon. Dua të qëndrojnë të gjithë ata që janë këtu, por deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë”, ka deklaruar Zidane pas humbjes nga City.
Më herët është spekuluar se Ronaldo mund të largohet gjatë kësaj vere. Kurse, është përfolur se edhe Bale ose Benzema mund të largohen nga Real Madridi, nëse këta të fundit e transferojnë Kylian Mbappe-në nga Monaco.
Gareth Bale mund të rikthehet në Premierligë gjatë kësaj vere. Sipas “The Independent”, Manchester United është gjithnjë e më i sigurt se mund ta transferojë Gareth Bale gjatë kësaj vere nga Real Madridi.
Pas raportimit të mediave se Real Madrid ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e Kylian Mbappe-së, për 160 milionë funte, ka shtyrë “Djajtë e Kuq” që të insistojnë për transferimin e Bales.
Loc Blancos mund ta shesë Balen gjatë kësaj vere pasi po i duhen para për ta blerë yllin e ri të Francës. Madje, Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Los Blancos të njërin prej sulmuesve kryesorë të skuadrës.
Mesfushori gjerman, Toni Kroos dje pësoi një lëndim në stërvitje, ku u detyrua të largohej nga stërvitja. Pas testeve të kryera, Kroos e ka konfirmuar se lëndimi nuk është serioz, por ka thënë se i duhen disa ditë pushim. “Asgjë serioze. M’i jepni disa ditë”, ka shkruar Kroos në Twitter. Për shkak të këtij lëndimi, Kroos nuk do të luajë në miqësoret kundër Barcelonës dhe yjeve të MLS, për të qenë gati për Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit më 8 gusht.

City shkatërron Realin

Humbje e rëndë e Realit të Madridit me Manchester City-n në Champions Cup. Kampionët e Spanjës pësuan katër gola në “Memorial Coliseum” të Los Angelesit, aty ku skuadra e Pep Guardiolës shpërtheu në pjesën e dytë, ndërsa finalizimi i Arnaiz Oscar në limitet e kohës së rregullt thjesht vlejti për statistikë. Pas një pjese të parë që përfundoi me rrjeta të paprekura Manchester City hapi serinë e golave në të 52-ën me Otamendin, ndërsa 7 minuta më vonë Sterling i shërbyer nga De Bruyne realizoi të dytin. Pas minutës së 60-të Zidane i zëvendësoi të gjithë futbollistët që e nisën titullarë me elementë të rinj, duke i dhënë mundësi City-t të shënonte edhe dy gola të tjerë me Stones dhe Diaz. Pak sekonda para se të mbyllej koha e rregullt, Los Blancos realizuan golin e nderit me Arnaiz Oscar.
Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka komentuar humbjen nga Manchester City, me rezultat 4:1.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e pranon se ekipi i Pep Guardiolas ishte superior ndaj tyre. “Unë nuk jam i kënaqur me humbjen. Ishte një rezultat i keq, por nuk ishte një lojë e keqe. Ne jemi të mërzitur, por ne jemi duke u përgatitur. Ata ishin superiorë në momente të rëndësishme dhe kjo është ajo që ka ndodhur”, ka deklaruar Zidane.
“Manchester City është një ekip që është forcuar dhe këtë e treguan. Ai është një ekip i mirë”, ka theksuar trajneri francez, i cili e humbi ndeshjen e parë në përballje me Pep Guardiolën.
Ndërkohë Barcelona, kundërshtarja e radhës e Realit në El Clasicon e 3 gushtit, triumfoi 1-0 me Manchester United në “Fedex Field” të Landoverit. Goli që u dha tri pikë blaugranave u shënua nga Neymar në minutën e 31, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit. Edhe një herë ylli brazilian rezultoi vendimtar për skuadrën e Ernesto Valverdes, në kulmin e zërave për transferimin e mundshëm të tij te PSG.
Skuadra franceze ndërkohë u mposht 3-2 nga Juventusi, falë një dygolëshi të Marchisios në fundin e sfidës. Pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal të kampionëve të Italisë, pas një kombinimi mes Dybalasë dhe Higuainit, me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë.
Parisi barazoi në të 53-ën me Guedes, por vetëm 9 minuta më vonë bardhezinjtë rikthyen avantazhin në 2-1 me golin e Marchisios. Pastore i çoi shifrat në 2-2 në të 80-ën, për të ardhur më pas te 11-metërshi i shndërruar në gol nga Marchisio pak para përfundimit të këtij takimi.