8.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane: Çfarë e lidh Alex Sorosin me narkoshtetin e Edi Ramës?

Nga John R. Schindler

Takimi shumë i publikuar i së martës midis Alex Soros dhe guvernatorit Tim Walz (kandidat për zv/president) meriton vëmendje. Filantropisti 38-vjeçar i majtë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në politikën amerikane dhe më gjerë. Kjo falë pasurisë së tij prej 25 miliardë dollarësh, të cilën babai i tij i famshëm, George Soros, ia dorëzoi atij për ta menaxhuar.

Të quash Alex Soros si zotin e errët të parave të errëta të krahut të majtë nuk është ekzagjerim. Ai është i përfshirë në elitën demokrate, duke pasur parasysh se e ka vizituar dhjetra herë Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Alex Soros ishte ndër emrat e parë që mbështeti Kamala Harris, teksa bëri një foto me Walz në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago muajin e kaluar, ku oligarku i krahut të majtë e shpalli veten si “Walzpilled!” Megjithatë, takimi i së martës në New York City, kur Walz u shfaq i nënshtruar ndaj bamirësit të tij, tërhoqi vëmendjen.

Nga ana tjetër, edhe pse pothuajse askush në media nuk është munduar të vërë re, Alex Soros ka lidhje të huaja mjaft shqetësuese, që meritojnë vëmendje.

Për arsye që janë të vështira për t’u deshifruar, Alex Soros tregon një shkallë të lartë interesi për Shqipërinë, një vend i varfër ballkanik me më pak se 3 milionë banorë që renditet në ekonominë globale të krimit (PBB-ja e Shqipërisë është më pak se gjysma e çdo shteti në SHBA, ndërsa në bazë për frymë renditet midis Armenisë dhe Barbados). Thënë kështu, Alex Soros kalon shumë kohë në Shqipëri, duke u shoqëruar me kryeministrin Edi Rama.

Që nga viti 2012, Rama e ka drejtuar Shqipërinë si feudin e tij personal. Duke drejtuar Partinë e tij Socialiste, e ka kthyer vendin në një gropë autoritare korrupsioni, siç e pranojnë me zell edhe organet e të drejtave të njeriut që nuk janë kritike të së Majtës. Në kohën e Ramës, armiqtë e socialistëve janë sulmuar dhe arrestuar. Nëse doni të mësoni se si të përdorni ligjin për të goditur rivalët politikë nën maskën e “luftimit të korrupsionit”, Shqipëria e Ramës është udhërrëfyesi juaj.

Ajo që është edhe më e keqja është se nën qeverisjen e Ramës, vendi i tij i vogël është bërë qendra e Evropës për tregtinë e paligjshme të drogës. Siç u shpreh kohët e fundit një revistë kryesore gjermane, që vështirë se është e djathtë, Rama “e ka transformuar Shqipërinë në një narko-shtet autokratik”.

Administrata Biden zotëron një tolerancë të çuditshme për narkoshtetin e Ramës në Evropë, duke këmbëngulur se Shqipëria Socialiste po e lufton krimin, kur e kundërta është e vërteta. Madje edhe kur Rama u përfshi në korrupsionin e turpshëm të ish-agjentit special të FBI-së Charles McGonigal, një nga skandalet më të këqija në historinë e byrosë, administrata ‘Biden-Harris’ nuk bëri asgjë.

Vlen të pyesësh nëse miqësia e Alex Soros me Ramën ka të bëjë me këtë butësi të pashpjegueshme në Uashington, DC? Të thuash se miliarderi është i ‘dashuruar’ me liderin socialist, është e Butë. Alex Soros shfaqet në Tiranë, duke postuar rregullisht foto të momenteve të tij me Ramën. Ai e quan publikisht Ramën “vëllai im në Tiranë” dhe “vëllai im nga një nënë tjetër”.

Duket e rëndësishme të dihet pse Alex Soros e konsideron Tiranën shtëpinë e tij të dytë. Lidhja e tij e thellë me Ramën është e vështirë të shpjegohet.

Nëse presidenca e Harris-Walz planifikon të lejojë Alex Soros të diktojë politikën në Shtëpinë e Bardhë, republikanët duhet të pyesin shumë shpejt pse filantropisti i majtë e konsideron Shqipërinë e Ramës, përkufizimin e një kleptokracie autoritare socialiste, një model kaq të mirë për t’u imituar.

Sepse nëse kjo është ajo që demokratët kanë rezervuar për Amerikën, votuesit kanë të drejtë ta dinë. /Përshtatur nga “Washington Examiner”

*John R. Schindler shërbeu në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimi.

Kur nuk funksionon ligji, i zgjedhuri me votë kthehet në diktator!

Nga Spartak Ngjela

Jeta e gjallë ka qenë lutë për pushtim, për sundim dhe luftë për ekzistencë.

Ujku nuk merret fare dhe nuk do t’ia dijë se çfarë mendon delja për të. Por te delja mbështetet jeta e tij.

Gjenerali nuk do t’ia dijë se çfarë mendojnë qytetarët e qytetit që ai ka pushtuar me luftë dhe e sundon atë qytet me ushtrinë e tij, se pushtimi është jeta e suksesit të gjeneralit dhe e pushtetit të tij politik.

Diktatori nuk do t’ia dijë se çfarë mendojnë qytetarët e tij të shumtë për të, ai kërkon vetëm frikën e tyre dhe sundimin e tij mbi ta; frikë shoqërore për të fituar sundimin e tij ndaj tyre; sepse gjithë të tjerat, për të, vijnë pas kësaj.

Intriganti nuk do t’ia dijë se çfarë pasojash shoqërore do të sjellë intriga e tij, ai kërkon vetëm ta realizojë edhe pse ajo krijon një shkatërrim të madh, sepse shkatërrimi është qëllimi i tij pushtues, por edhe hakmarrës.

Fitimtari i një lufte që nuk e respekton të humburin me arsyen humane të fitimtarit, shpejt kthehet edhe vetë në humbës.

A nuk e shihni që gjithçka ka qenë luftë për pushtet? Pse sot, a nuk është ende kështu? Kështu është edhe sot, por qytetërimi i zhvilluar ka zbutur Evropën, se pushtetin ajo ka dy shekuj që po e krijon me vota. Por, fitimtari i marrjes së pushtetit me votat e shoqërisë së tij, në shumicën e rasteve, mjetet i ka zbutur, por jo qëllimin dhe arsyen e pushtetit, që në thellësi ende është sundim. Por, në këtë kohë, demokracia e solli që sundimi të vijojë si sundim nëpërmjet ligjit.

Por, a është arritur kjo deri në fund?

Në qytetërimin Perëndimor kjo është arritur, edhe në vendet e demokracive të zhvilluara jashtë Evropës Perëndimore, edhe në Amerikë; por, bota e tretë shihet se e ka ende të vështirë. Sepse, në këto vende, shpesh, fitimtari i zgjedhur me votë të qytetarëve të vendit të tij, është kthyer në diktator.

Por, koha jonë kështu do të vijojë të ecë: ligj, demokraci dhe pushtet politik të ardhur mes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Si lum ai popull që e ka arritur!

SHBA sanksionet të reja ndaj Rusisë, kompania e kriptomonedhave në shënjestër të Departamentit të Thesarit amerikan

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj rusit, Sergey Ivanov dhe firmës së kriptomonedhës Cryptex, e cila është e bazuar në Shën Vincent dhe Grenadine, por që operon në Rusi, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA.

Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare të Departamentit të Thesarit dyshon për shkëmbimin rus të kriptomonedhave PM2BTC, për pastrim parash.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtar mbeten të palëkundur në angazhimin tonë për të parandaluar që lehtësuesit e krimit kibernetik si PM2BTC dhe Cryptex të veprojnë pa u ndëshkuar,” tha Bradley Smith, ushtrues detyre i Nënsekretarit për Reagimin e Krimit Kibernetik të Ministrisë së Financave.

Departamenti i Shtetit të enjten (26/9) njoftoi shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e Ivanov dhe Timur Shakhmametov për përfshirje në krimin e organizuar transnacional.

Për më tepër, Departamenti i Shtetit po ofron një shpërblim deri në 1 milion dollarë për iata qw japin informacione që çojnë në identifikimin e drejtuesve të PM2BTC dhe blerjet e vjedhura me kartë krediti të PinPays dhe Joker’s Stash.

Sheznji nis stërvitjen në Spanjë, por i tregon Levandovskit kushtin që ka për Barcelonën

Vojçieç Sheznji është gati të kthehet përsëri në futbollin aktiv, vetëm pak javë pasi deklaroi se po tërhiqej përfundimisht nga fushat e blerta. Portieri polak, pasi mbylli kontratën me Juventusin nuk gjeti një alternativë cilësore për të vazhduar karrierën dhe kësisoj vendosi të varte dorashkat në gozhdë.

Por ai është i gatshëm ti veshë përsëri, pasi në horizont është mundësia për të luajtur me Barcelonën gjatë këtij sezoni. Dëmtimi i Ter Shtegen ka bërë që katalanasit të nisin kërkimin për një portier të ri dhe polaku është një prej alternativave më të mira.

Vetë portieri ka nisur stërvitjen menjëherë në Spanjë, duke menduar që të kthehet në formë dhe këtë gjë ia ka shprehur edhe mikut të tij, Robert Levandovskit, Por mediat spanjolle kanë mësuar për një telefonatë mes dy futbollistëve polakë ku portieri i ka bërë të qartë kushtin e vetëm që ka për të veshur fanellën e Barcelonës.

“Nga ajo që kam mësuar, ka një telefonatë mes Levandovskit dhe Sheznjit, në të cilën portieri i thotë që është në gjendje të mirë dhe nëse do të vijë, do ta bëjë vetëm që të jetë titullar ose përndryshe nuk do të shkojë. I ka thënë që nuk do të shkojë te Barcelona dhe pastaj të qëndrojë në pankinë”, tregoi për “Cadena SER” ish-futbollisti Hofre Mateu i cili njohe për lidhjet që ka në klubin katalanas.

Zemërimi dhe shëndeti i zemrës, një lidhje e rëndësishme!

Zemërimi është një emocion që shpesh sjell pasojat më të rënda për shëndetin e organizmit dhe shpirtit.

Ai jo vetëm që dëmton marrëdhëniet dhe sjell zgjedhje të gabuara, por ndikon rëndë edhe në shëndetin kardiovaskular. Hormonet e stresit, si adrenalina dhe kortizoli, lëshohen në trup gjatë episodeve të zemërimit, duke shkaktuar simptoma si skuqja e lëkurës, rritja e tensionit të gjakut dhe ndjesi të forta në kraharor.

Ekspertët tregojnë se rreziku i atakut në zemër është pesëfish më i lartë në dy orët pas një episodi zemërimi. Po ashtu, rreziku i goditjes nga ishemia rritet katër herë pas këtyre episodeve. Kjo tregon se edhe zemërimi i shprehur, por edhe ai i mbajtur brenda, kontribuon në sëmundjet koronare.

Një qasje e shëndetshme ndaj këtij emocion është identifikimi i arsyeve që e shkaktojnë atë. Shprehja konstruktive e zemërimit, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, është një mënyrë efektive për të shmangur problemet me zemrën. Po ashtu, emocione të tjera negative si stresi, ankthi, frika dhe depresioni kanë një ndikim të fortë në shëndetin kardiovaskular, duke rritur inflamacionin dhe rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut.

Një studim i fundit ka treguar se humor, qetësimi dhe meditimi ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Kështu, shëndeti i zemrës nuk varet vetëm nga stili i jetesës, por edhe nga emocionaliteti i individëve. Pra, kultivimi i emocioneve pozitive, si dhe mbështetje sociale, janë thelbësore për mirëqenien e zemrës./TAR

Këshilltarja Marku në Lezhë denoncon: Kompania I.N.C.A ndot mjedisin, shqetësim për banorët

Antarja e Këshillit bashkiak Lezhë Alfrida Marku, njëkohshëm kryetare e degës së PD – euroatlantike, përmes një komunikimi publik ka denoncuar ndotjen mjedisore e shkaktuar nga aktiviteti i subjektit I.N.C.A dhe mosmarrjen e masave

KOMUNIKIMI

️Ndotja mjedisore e shkaktuar nga aktiviteti i subjektit I.N.C.A prej kohësh është kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e qytetit të Lezhës. Ndotja e vazhdueshme e lumit Drin si rezultat i proceseve të trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, aromat që çlirohen në mjedis, janë të padurueshme, të pa tolerueshme, që cënojnë jetesën e banorëve dhe po bëhen shkak të kthehen në burim të sëmundjeve.

Me shkresë zyrtare i jam drejtuar Kryesisë së Këshillit të Bashkisë dhe Kryetarit të Bashkisë Lezhë, duke përsëritur kërkesën për të përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së radhës të Këshillit të Bashkisë, të pikës: “Raportimin nga përfaqësues të subjektit I.N.C.A, Agjensia Rajonale e Mjedisit Shkodër-Lezhë-Kukës, AKU Lezhë, Bashkia Lezhë mbi gjendjen mjedisore të krijuar nga aktiviteti i ushtruar nga subjekti I.N.C.A dhe mosveprimimi i Institucioneve përgjegjëse, si dhe gjetja e menjëhershme e zgjidhjes së këtij problemi emergjent.”

❗️Pavarësisht shqetësimit dhe ankesave të drejta dhe të vazhdueshme të banorëve; pavarësisht reagimeve në Këshillin e Bashkisë Lezhë, subjekti dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar dhe nuk kanë marrë asnjë masë.

Asnjë masë nga subjekti I.N.C.A !
Heshtje dhe mosveprim nga Agjensia Rajonale e Mjedisit!
Heshtje dhe mosveprim nga AKU Lezhë!
Heshtje dhe mosveprim nga Bashkia Lezhë!
Heshtje dhe mosveprim në kohë edhe nga përfaqësuesit politik !

Në emër të banorëve, si edhe me përgjegjësinë e përfaqësuesit në Këshillin e Bashkisë, i bëj thirrje subjektit qe të marrë masat e domosdoshme urgjente. Një sistem i mirefilltë dekantor si dhe një sistem bashkëkohor aspirimi janë detyrimisht, një orë e më parë, të domosdoshëm‼️

Subjekti ka patur mundësitë dhe detyrimin, sikurse u ka premtuar banorëve pas protestave të organizuara në vitin 2020, të marrë dhe zbatojë masat e duhura.
Fondet e akorduara nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2020 në kuadër të Programit IPARD , në vlerën 1.5 milion euro, e ngarkojnë subjektin mijëra herë me përgjegjësi për të vepruar kundrejt lezhjanëve.

I bëj thirrje Agjencisë Rajonale te Mjedisit, AKU Drejtoria Rajonale Lezhë dhe Bashkisë Lezhë si dhe autoriteteve të tjera përgjegjëse, që në përputhje me kompetencat e tyre, të ndërhyjnë duke marrë masat që subjekti të plotësojë në mënyrë të detyrueshme kushtet për të operuar në treg sipas standarteve, pezullimin e aktivitetit deri në plotësim të kushteve.

Mirëqenia dhe shëndeti i banorëve të Lezhës duhet të jenë prioritet mbi prioritetet ‼️

Mbetem me shpresë e besim të marrjes së masave nga subjekti dhe Institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike.


(ë: ë ë ë : , , ‭ ‬ ‭ç, . ‭ ‬‭ ‬ . ‭ ‬ . . ).

“SPAK të hetojë trafikun e mbetjeve toksike”/ Vetting zbulon transportin e dyshimtë me firmat e Kosovës! Sokolaj del edhe në Prishtinë: Firma përpunon lëndë nukleare?!

EMISIONI VETTING

Trafiku i mbetjeve toksike Kosovë-Shqipëri

Denoncimi nga organizata ndërkombëtare mjedisore “Basel Action Netëork” ekspozoi inekzistencën e institucioneve shtetërore, të cilat duhet të kishin zbuluar trafikun e mbetjeve.

Dokumentet e publikuara nga BAN me qendër në Bazel zbuluan se prej muajsh në Kinë, në Portin e Nanshas, janë bllokuar 115 kontejnerë nga dogana kineze Fangcheng, që kanë ardhur nga Porti i Durrësit. Sipas dokumenteve të përkthyera në anglisht nga BAN BAZEL rezulton se kemi deklarime të ndryshme nga ajo që është deklaruar në Portin e Durrësit pasi kemi të bëjmë me mbetje të ngurta.

Në dokumente deklarohet koncentrat zinku, kurse nga analizat e kryera në laboratorët kinezë ka mbetje të ngurta.

Për herë të parë, zbulohet se duke ndjekur gjurmën e kontejnerëve sipas sistemit të gjurmimit MAERSK, ngarkesat në anije janë vendosur në Portin e Pireut duke nxjerrë zbuluar se kontejnerët janë shkarkuar në Greqi për t’u ngarkuar përsëri me destinacion final Kinën.

“Vetting” u përpoq të kontaktonte me zyrën e shtypit të Maersk, me Pavl Rasmussen për çështjen e kontejnerëve në Kinë që sipas BAN Basel kanë dalë me mbetje të ngurta, por kësaj radhe përfaqësuesi i MAERSK nuk pati asnjë koment.

E vendosur nën presion, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se rasti i përmendur nga BAN Basel, i dyshuar për transport mbetjesh të rrezikshme lidhet me kompaninë zvicerane “Achro-Ag”.

Eksperti Abdulla Diku u shpreh se: “Si mund të thuhet, nuk dihet sa mbetje kanë dalë nga Porti i Durrësit, një objekt i sigurisë së lartë, një objekt i rëndësisë së veçantë, ku një qytetari të thjeshtë i kontrollohet çanta e shpinës”.

Të dhënat zyrtare nga regjistri zviceran i biznesit tregojnë se si përfaqësues të kësaj kompania janë, Jeton Islami dhe Sefik Ibraimi.

Capture

Prej vitit 2018 kjo kompani kryen veprimtarinë minerale, në kërkime gjeologjike dhe shfrytëzimin e kromit në zonën e masivit të Lubotenit në Kosovë nëpërmjet dy degëve të saj “Achro – shpk” dhe Achro-gl shpk”.

“Achro-shpk” ka si aksioner “Achro ag” zvicerane me 80% dhe Visar Suhodolli me 20%  dhe drejtor Arjan Djeladini. Ndërkohë “Achro-Gl” shpk ka si drejtor Kujtim Hamidin dhe është plotësisht në pronësi të kompanisë zvicerane.

“Vetting” kontaktoi drejtorin Kujtim Hamidin për të marrë një koment përsa i përket deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Shqipëri.

“ Vetting” kontaktoi me telefon Kujtim Hamidi menaxher ACHRO-GL shpk deklaroi se :

“Gazetari: Doganat shqiptare kanë bërë një deklarata para disa javësh përsa i përket kompanisë “Achro-ag” zvicerane për eksportin e një produkti që ka ardhur nga Kosova tranzit në Shqipëri.

Kujtim Hamidi: Po!

Gazetari: Sipas deklaratës nga doganat, kjo çështje i është referuar Prokurorisë dhe kjo transfertë prej 115 kontejnerësh, e cila ka shkuar në Kinë është bllokuar sepse aktualisht nuk rezulton me koncentrat zinku, por me mbetje. Nuk jeni më pjesë e kompanisë?

Kujtim Hamidi: Jo…

Gazetari: Sepse këtu dilni drejtor dhe agjent i regjistruar, juve ju kanë lënë si menaxher për degën Kosovë.

Kujtim Hamidi: Aty del që një kompani tjetër, GL ndoshta është…

Gazetari:  Po, po jeni, por GL-ja është në pronësi të Achro-ag, e kuptoni? Kompani mbas kompanie sepse kjo është puna ime.

Kujtim Hamidi: Po, po, mirë po nuk ka të bëjë kurrgjë GL me atë dërgesë për shkak se GL operon këtu në qytetin e Gjilanit.

Gazetari: Me zotin Arjan (Djeladini, menaxher te Achro-Ag) mund të na vini në kontakt?

Kujtim Hamidi: Mundeni të bisedoni me ata sepse ata janë pjesë e kompanisë.”

Por Visar Suhodolli rezulton bashkëpronarë me 50% të aksioneve me kosovarin Faik Krasniqin në kompaninë me qendër në Elbasan “Albrecovery”, e cila deri në vitin 2021 ka qenë aktive dhe ka si objekt veprimtarie nxjerrjen, përpunimin, tregtimin e mineraleve dhe metaleve, si dhe përpunimin e materialeve inerte etj.

“Vetting” u përpoq të kontaktonte në linjë telefonike Visar Suhodollin dhe përfaqësues të kompanisë “Achro” shpk në Kosovë dhe “Albrecovery” në Shqipëri, por deri në publikimin e këtij materiali ishin të paarritshëm.

Por në Kosovë, Gjovana Sokolaj ka edhe një tjetër kompani “GG SA 2019” shpk, të cilën e ka në bashkëpronësi me Adriatik Hoxhën.  Nga të dhënat zyrtare në regjistrin kombëtar të biznesit në Kosovë, kjo kompani është themeluar në vitin 2019 dhe si drejtoreshë ka znj. Sokolaj. Ashtu si kompania në Shqipëri, edhe kjo kompani me qendër në Prishtinë ka si objekt grumbullimin, transferimin dhe asgjesimin e mbetjeve të rrezikshme.

Nga hulumtimi i të dhënave, bie në sy fakti që pronarët e kompanisë kanë vendosur si opsion te veprimtaria e kompanisë edhe përpunimin e lëndës djegëse nukleare. Kosova nuk është e përfshirë në vendet që përdorin si burim energjie lëndët nukleare.

Për të kuptuar më shumë “Vetting” kontaktoi zyrën e Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

Në linjë telefonike për “Vetting”, Naser Balaj konfirmoi se nuk ka dhe nuk ka patur ndonjëherë asnjë kompani me këtë licencë. I pyetur nëse ky subjekt kishte transportuar mbetje radioaktive, si mbetjet e gjeneruara nga pajisjet shëndetësore, Balaj e mohoi në mënyrë kategorike.

“Vetting” kontaktoi në linjë telefonike zyrtarin e Doganës Kosovë, Adriatik Stavilecin për të marrë një koment për deklaratën e Doganave në Shqipëri.

Sipas Adriatik Silaveci: “E kemi sqaruar. Ju jemi përgjigjur mediave në Shqipëri. Nëse doni mund t’ju sqarojmë edhe njëherë.”

Pyetjes nëse kompania ““GG SA 2019” shpk dhe “Achro-ag” kishin eksportuar mbetje të rrezikshme dhe të parrezikshme nga Kosova në Portin e Durrësit ngelën pa përgjigje.

Më herët, Doganat e Kosovës kanë dalë në deklaratë për mediat pas deklaratës së Drejtorisë së Doganave në Shqipëri.

“Eksporte të ngjashme bëhen vazhdimisht nga industria e Republikës së Kosovës dhe nuk ka pasur ndonjëherë pretendime për klasifikim të këtyre produkteve si mbetje të rrezikshme”, deklaron Dogana Kosovë duke iu referuar koncentratit të Zinkut.

Dogana e Kosovës shton se ka hapur një hetim mbi këtë çështje dhe do të shqyrtojë të gjitha rastet që lidhen me këto dërgesa dhe do të informojë publikun.

Roli i Italisë

Historia e mbetjeve që po kthehen nga Singapori ka një episod të rëndësishëm pasi nga Porti i Durrësit janë nisur për në Portin e Triestes, ku janë shkarkuar për t’u ringarkuar në anije më të mëdha.

Gazetari Gjergji Thanasi deklaroi se: “Jemi para një skandali ndërkombëtar, pra, kemi të përfshirë Italinë, se këto kanë shkuar në Trieste, janë shkarkuar se anijet që çohen kontejnerët janë relativisht të vogla dhe quhen FIDERS”.

Tashmë mbetjet me 102 kontejnerë po rikthehen me dy anijet e MSC-së, MSC Maria Saveria dhe MSC Irene dhe pritet se çfarë do të ndodhi me ngarkesat.

Sipas gazetarit Gjergj Thanasi, kjo çështje nuk do mbyllet me kaq sepse është ndërkombëtarizuar dhe ka shtete të tjera që përfshihen. Sipas tij: “Është çështje qeveritare që prek sigurinë kombëtare të Italisë”.

Në fakt, në këtë çështje janë të përfshirë një numër i lartë institucionesh shqiptare, hetimi i të cilave mund të kërkojë kapacitetet për burime njerëzore dhe teknologjike që i zotërojnë vetëm institucione si Prokuroria e Posaçme.

Sipas kryetarit të partisë “Mundësia”: “Mendoj që ngjarje kaq e rëndë duhet absolutisht të hetohet nga SPAK-u, nuk ka asnjë dyshim mbi këtë gjë.”

Për “Vetting”, Prokurorja e Durrësit, Suela Beluli deklaroi se në 16 gusht 2024 kanë filluar hetimet për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, si edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Mister ngelet fakti se sa titullar të institucioneve shtetërore janë nën hetim për shpërdorim detyre, e cila përbën një sfidë për vet Prokurorinë e Durrësit.

Opozita e Berishës tani “grushtbashkuar” kundër Drejtësisë, kush do i përfaqësojë 70% të shqiptarëve?

NGA NERITAN VLADI

Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi një vendim të Gjykatës së Faktit për Ervin Salianji duke e dënuar me 1 vit burg dhe moskandidim në dy mandate.

Është ky fakti, i pëlqen apo jo deputetit, grupit Parlamentar të Sali Berishës apo kujtdo tjetër dhe vendimet e drejtësisë janë të zbatueshme, të ankimueshme dhe aspak të diskutueshme.

Përtej vendimit të trupit Gjykues, sot ky vendim te jep një lexim politik, nxjerr në pah hipokrizinë e madhe të Rithemeluesve të Sali Berishës që hodhën dhe vazhdojnë të hedhin lot krokodili për dënimin e Ervin Salianjit.

Para nisjes së seancës gjyqësore një turrë deputetësh të opozitës së Sali Berishës ishin “krah” (sepse dihen marrëdhëniet konfliktuale në këtë formacion ushtarak). Ervin Salianjit, gjasme në mbështetje të tij, teksa aty mungonin ca figura kyçe të këtij grupimi e lexuesi mundet të hap fotot dhe ta konfirmojë.

Salianji ende pa u dhënë vendimi fliste për një vendim të paracaktuar nga mazhoranca dhe sipas tij i ndikuar nga njerëzit e Ballukut në drejtësi.

Për transparencë i themi z.Deputet sa kohë nuk i është hequr mandati, që nëse është kështu i bie që edhe vulën e PD Berishës ia paska dhënë Balluku për faktin sepse e njëjta gjyqtare që i dha vulën Saliut me porosi të Ramës duke përdorur si “postiere” Ballukun, dënoi edhe Salianjin.

Zoti Salianji mund të ketë të drejtë, mund ta ketë dhe informacion për çfarë ka ndodhur duke qenë pranë dhe një prej kamikazëve rithemelues, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një pazar i pastër i Sali Berishës me Edi Ramën: Më jep vulën, të lëshojë Salianjin!.

Sali Berisha tashmë pasi mundi t’i vë në rresht edhe ata deputetë të “pabindur”, ka nisur spastrimin e tyre përmes mjeteve të ndryshme.

Në muajt në vijim ish-kryeministrit i duhen vetëm kamikazë dhe nga ata që janë gati të sakrifikohen për ta.

Konkretisht Gazment Bardhit në Fier i turri Luan Baçin dhe mbështetësit e tij, të njëjtën gjë i bëri Agron Gjekmarkajt në Lezhë e sot i mbylli karrierën Ervin Salianjit duke e çuar dhe në burg, e sigurisht do ta bëj dhe me të tjerë, e kush do t’i mbetet do ta skarcojë në primaret e tij.

E gjitha kjo ndodh që Sali Berisha, i izoluar nga SPAK në banesë t’i hap rrugën vajzës së tij Argita Malltezit për tu ofruar dhe drejtuar repartin ushtarak të tij, por për të ardhur kjo ditë duhen spastrimet siç po ndodhin.

Në atë kamp opozitar të gjithë i dinë marrëdhëniet e Salianjit me këta që deri më tani kanë derdhur lot krokodili dhe përbetohen se do të luftojnë fort kundër këtij vendimi që ta çlirojnë vendin nga diktatura.

Hipokrizia vazhdon, mirë që në pazarin Rama-Berisha në turrën e druve ishte dhe Ervin Salianji, por po vazhdohet ende të përdoret prej tyre si një dru që tu shërbejë për ngrohje për të thirrur protesta ndaj një vendimi të drejtësisë sipas tyre të kontrolluar nga Rama.

Për çudi sërish ndërsa opozita e Sali Berishës është grushtbashkuar ndaj vendimeve të drejtësisë, Edi Rama i relaksuar shfaq të kundërtën.

Kryeministri në reagimin e tij ka luksin të vërë gishtin ndaj opozitarëve të Saliut për t’u thënë shqiptarëve: Ja cili është reagimi i tyre kur iu vihet damka e hajdutit nga drejtësia, ndërsa mazhoranca nuk diskuton dhe komenton vendimet e gjykatave!

E ndërsa Rama e shet veten si një person dhe politikan i hapur ndaj hetimeve të drejtësisë dhe mosndikimit të tyre, opozita e Berishës tani është “grushtbashkuar” kundër drejtësisë në të gjitha shkallët nga prokuroritë tek gjykatat pyetja që lind është: Kush do i përfaqësojë 70% të shqiptarëve?

Janë të gjitha mundësitë dhe gjasat që këtë oqean shqiptarësh kundër mamuthëve të tranzicionit dhe korrupsionit që kanë kapur Shqipërinë prej fyti, ta zgjojnë Demokratët Euroatlantik dhe gjithë forcat e tjera, që janë në kohezion për mbrojtjen e Drejtësisë së re dhe çlirimin e votës.

Dy vendime pro qeverisë të së njëjtës trupë gjykuese

Nga Ervis Iljazaj

Dënimi ndaj deputetit Ervin Salianji me një vit burg është një vendim që mban erë. Nga vetë fakti që është dënuar vetëm me një vit. Zakonisht në drejtësinë penale, rrallë ka dënime me një vit burg. Kur një person dënohet me kaq pak heqje lirie do të thotë që vepra penale, edhe nëse është e vërtetë në këtë rast, është kaq e vogël sa që fare mirë mund të konvertohet me dënime alternative dhe jo me heqje lirie. Aq më tëpër kur bëhet fjalë për një denoncim në kuadër të betejës politike, dhe aq më tepër nga një deputet në emër të një forcë politike opozitare. Nëse merret ky si precedent ka rrezik që shumica e denoncimeve politike të kthehen në ‘’në kallëzime të rreme’’.

Në këtë kuptim duket si një hakmarrje politike e personit që kishte kosto politike nga ai denoncim. Personi që sot është kryetari i komisionit parlamentar të anti-reformës në drejtësi. Duhet thënë që ky është një vendim i dhënë nga e njëjta gjykatë që i dha logon dhe vulën Sali Berishës. Dy nga tre gjyqtarët që dënuan deputetin Ervin Salianji ishin në përbërje të trupës gjykuese që i dhanë logon dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Tani, kur kjo gjykatë merr vendim pro Sali Berishës është oaz drejtësie, shpëtimtare e demokracisë dhe pluralizmit politik. Kur dënon Ervin Salianjin është në interes të qeverisë dhe sulm politik.
Partia Demokratike ndodhet në një inkoherencë të plotë më drejtësinë tashmë prej shumë kohësh. E vërteta është që të gjitha gjykatat e tjera përveç SPAK dhe GJKKO janë të përdorura politikisht.

Besimi i qytetarëve është vetëm te SPAK dhe GJKKO, të gjitha të tjerat janë të përdorshme. Për një arsye shumë të thjeshtë. SPAK dhe GJKKO janë nën monitorim dhe mbrojte të fortë nga ndërkombëtarët dhe Shtetet e Bashkuara.
Dhe po, vendimet e Gjykatës së Apelit kanë ndikimin politik. Vendime që shkojnë të dyja në interes të qeverisë. Si dënimi i Ervin Salianjit, si dhënia e logos Sali Berishës i interesojnë qeverisë.
Ervin Salianji është dënuar vetëm se ka bërë një betejë publike dhe politike kundër personit që ndoshta ka ndikim më të madh në sistemin e drejtësisë. E për këtë arsye ndoshta e ka pësuar. Personi që njihet si drejtuesi i Reformës në Drejtësi dhe tani ka marrë flamur e anti-reformës në drejtësi me anë të një komisioni parlamentar që kërkon të pengojë aktivtetin e SPAK-ut.

Ndërsa dhënien e vulës të Partisë Demokratike Sali Berishës e ka dhënë po ashtu me ndikim të qeverisë. E gjitha kjo histori duhet të qartësojë edhe njëherë raportin e Partisë Demokratike me drejtësinë. Sepse gjykimi i drejtësisë nuk mund të bëhet në varësi të interest politik. Kur është pro meje është oaz drejtësie dhe kur është kundër meje është e kapur. Në të dyja këto raste gjyka është e ndikuar nga qeveria , edhe kur dënoi sot Ervin Salianjin, edhe kur i dha logon Sali Berishës.
Ndërsa mbrojta në bllok që i bënë sot kolegët e tij Ervin Salianjit ishte totalisht hipokrite. Shumë nga ata, jam i sigurtë që janë të gëzuar që hoqën qafe një person i cili me aktivitetin e tij publik dhe politik i kishtëe mënjanuar në hirarkinë brenda Partisë Demokratike.

Shkollat në Himarë në vitin 1935

Nga Kastriot Dervishi

Më 12.3.1935 në Gjykatën e Hagës shteti shqiptar humbi gjyqin dhe u detyrua të hapë shkolla private. Vinte ky vendim pas mbylljes së tyre në vitin 1933, vendim i cili ishte ankimuar nga Greqia. Ky vendim shkaktoi një përshtjellim të gjendjes në Himarë, deri në përplasje të shërbimeve sekrete. Më 24.1.1936, të dërguarit e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zef Kadarja (sekretar i përgjithshëm) e Thoma Papapano, pasi kryen një hetim 10-ditor paraqitën raportin e tyre për gjendjen në Himarë. Më poshtë publikimi i pjesës së parë (i korrektuar nga ana gjuhësore):

“Në hetimet që bëmë nëpër të gjitha katundet, Palasë, Dhërmi, Himarë, na rezultoi se shumica e popullit të këtyre tre katundeve kanë lidhë besë duke u betuar që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, derisa qeveria të mos u koncedojë të drejtën e çeljes së shkollave private në gjuhën greke e me mësues të paguar prej tyre. Në Himarë ka vetëm një nxënës që ndjek shkollën, se të 4 nxënësit e tjerë janë bij, vëllezër ose nipa mësuesish në shkolla femërore të këtij katundi ndjekin mësimet vetëm tri nxënëse, por dhe këto jorregullsisht. Në të dy katundet e tjerë ndjekin shkollën, një numër i vogël nxënësish në përpjesëtim me numrin e detyrueshëm për shkollë: në katundin Palasë afro 24 nxënës dhe në Dhërmi afro 70 nxënës. Sikurse shihet, qysh ditën që Bregu i Detit iu shtrua administratës së shtetit tonë, shkollat e këtyre kanë qenë shtetërore me mësues të paguar nga arka e shtetit duke u mësuar edhe gjuha greke vetëm si gjuhë. Mbasi në vjetët e fundit orët e mësimit të gjuhës greke pakësoheshin, i pari katundi Palasë në muajin dhjetor 1934, paska kërkuar shtimin e orëve të mësimit të gjuhës greke me anë lutjeve të drejtuar drejtorisë së shkollës Himarë. Në muajin gusht të vitit të kaluem, i janë paraqitur titullarit të nënprefekturës së Himarës 4-5 përfaqësues të çdo katundi Himarë, Dhërmi e Palasë, e i kanë kërkuar verbalisht të mësohej gjuha greke dy orë në ditë për çdo klasë. Zoti nënprefekt në vend që të merrte menjëherë masa, për t’ia prerë hovin iniciativës së tyre, paska kërkuar t’i paraqitesh kjo kërkesë me anë lutjeje të nënshkruar nga të gjithë banorët e këtyre tre katundeve. Atëherë këta mblodhën nënshkrimet e popullit që të mos i linin shteg që ndokush prej tyre të pengohesh për atë lloj plebishiti, bashkë me nënshkrimet, mundën e morën dhe betimin mbi ungjill se ata nuk do të hiqnin dorë nga kjo kërkesë derisa qeveria të mos u jepte të drejtën e çeljes së shkollave private. Vetëm në Palasë e në Dhërmi një pjesë e vogël e popullit qëndroi besnike për shkollat shtetërore dhe në Himarë vetëm dy a tre persona. Në Palasë e Dhërmi e sidomos për Himarë, nuk ka qenë populli vetë i shtyrë nga ndonjë ide për të pasur shkolla private, por kanë qenë vetëm disa, e ma shumë në Himarë, të cilët janë munduar e kanë krijuar këtë gjendje të shtyrë nga interesa materiale e morale të veta. Deri një vit ma parë në Himarë ata që sot kryesojnë këtë lëvizje për shkolla minoritare, ishin një pakicë e vogël, por për fat të keq, këta me mashtrimin që mundën t’u bëjnë autoriteteve kishtare, shtinë në dorë ma parë këshillin kishtar dhe si administrator të pasurive kishtare tërhoqën për vete shumicën e banorëve. Pasuria kishtare lot një rol shumë të madh pse shumë familje bujqish, rrojnë duke punuar në këto pasuri. Propaganda greke e zhvilluar në popullin injorant është bërë me mënyra të dobëta se i është thënë popullit që shkolla private do të jetë ajo që do ta shpëtojë nga turqizmi.
Megjithëse iniciatorët vetë të kësaj lëvizjeje nuk e mohojnë se janë prej race shqiptare e se gjuhën greke e kanë adaptuar nga rrethana të kohëve të vjetra, e me gjithë që nuk deklarohet të jenë minoritet race por vetëm gjuhe, të bindur edhe se ndoshta nuk do t’ia arrijnë këtij qëllimi të sotëm të tyre, është e pamundur të heqin dorë nga iniciativa e marrë. Mundëm me kuptuar nga goja e njërit nga iniciatorët se ndoshta janë gabuar dhe se kanë hyrë në një rrugë që s’del, porse revokimi i këtij hapi kishte me ekspozuar në opinionin e atyre me të cilët janë lidhë në besë e betim. Ndër të tjera venë për shkak edhe se me çeljen e shkollave private, do të mundin të përfitojnë nga të ardhurat e një pasurie të një bamirësi himarjot që ka vdekur në Egjipt, i cili në testament ka thënë shprehimisht se këto të holla i len për t’i përdor për shkolla greke të Himarës. Por gjithë ky pretendim i tyre i fundit asht vetëm një pretekst. Për arsye të të gjitha këtyre që ekspozuam sipër, ishte e pamundur çdo sabotazh nga ana e jonë e kësaj lëvizjeje. Duke qenë pra, se këto nuk janë minoritete race, por vetëm gjuhe, qeveria nuk duhet kurrsesi t’u cedojë një të drejtë minoritare, të drejtën e shkollave private. Mjede me qenë se lëvizja është antikombëtare dhe e shtyrë nga një propagandë e huaj, iniciatorët e saj t’i dërgohen gjyqit politik. Por mbasi, ndoshta qeveria do t’i evitojë masa të tilla, jemi të mendimit që të disponohen masat që vazhdojmë ma poshtë, të cilat patjetër, brenda nj kohe të shkurtër, do të bëhen shkak shkatërrimi të kësaj lëvizjeje tradhtare dhe iniciatorët e saj të urrehen nesër edhe nga ai popull i cili sot verbërisht asht i lidhë me ta.
Jemi takuar e kemi folur edhe me disa prej banorëve të katundeve të sipërme të cilët kanë qenë me mbahen anëtarë të nxehtë të shkollave shtetërore si dhe disa prej parisë së katundeve shqipfolës të kësaj krahine dhe të gjithë njëzëri na kanë shfaqë çuditjen dhe njëfarë zemërimi për tolerancën dhe përkëdheljen që i është bërë dhe i bahet anës kundërshtare”.