12.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Pazari Rama-Berisha si thikë pabesie mbi Ervin Salianjin!

Nga Ermal Peçi

Në fakt çdo ditë që kalon, çdo orë, çdo minutë dhe çdo sekond e vetëpastron ujin e turbulltë të bashkëpunimit Berisha-Rama. Në fakt ata të cilët ne i mendonim armiq të medhenj qenkan edhe bashkëpunëtorët më të afërt për të eleminuar kundërshtarët e jashtëm edhe të brendshëm në politikën shqiptare. Emri i radhës ishte Ervin Salianji. Në fakt Salianji pavarësisht se ke simpati ose jo, pavarësisht çfarë mendon për të politikisht, askush nuk e mohon fibrën e tij politike. Një djalë i ri i cili ishte rritur brenda Partisë Demokratike dhe kishte zhvilluar betejat e tij me ulje dhe ngritjet e veta por që e kishte krijuar rrjetin e tij për të qenë edhe i pavarur politikisht brenda PD-së.
Çështja Babale është një çështje e cila ngriti shtetin në këmbë jo vetëm se bëhej fjalë për vëllain e Fatmir Xhafës por në fakt denoncimi ishte aq i fortë sa e mbaj mend në ato ditë edhe PD u rrethua nga civilë të shumtë që monitoronin çdo lëvizje. Tashmë Salianji ka rrugën ligjore të drejtë në çdo instancë për të vazhduar e fituar pafajsinë por edhe me rrugën e tij politike.
Në fakt po e komentoja live me gazetarin Xhoi Malësia në emisionin e tij Breaking vendimin për Salianjin por më pas pashë deklaratën e tij dhe shikoj që përsëri në lojë është kunata e Belinda Ballukut. Njëra prej gjyqtareve e cila ka marrë vendimin për të dënuar Salianjin dhe po ashtu e njëjta e cila i dha vulën në Apel, Sali Berishës. Në fakt këtu del në pah edhe marrëveshja Rama-Berisha i cili kur dëshiron e ringjall politikisht Berishën duke i dhënë vulën në Apel dhe kur do bashkëpunon për të goditur zërat kundër tij.
Por pse i interesonte Berishës, koka e Salianjit ndërkohë që e kishte zgjedhur drejtues qarku në Elbasan?! E thjeshtë fare, për të pastruar partinë, në një anë merr vulën në një anë lëshon Salianjin dhe përsëri fiton politikisht me betejat e tij mediatike se është kundërshtari më i egër i Ramës. Këtu Rama gjithmonë gjenë benzinë për narrativën pezhorative të Berishës ndaj tij duke ditur se ata kurrë nuk fitojnë përballë tij, kjo për sa kohë që fytyrat e opozitës janë Berisha dhe Meta. Në fakt me ujin i cili po kristalizohet duket se i radhës do të jetë Gazment Bardhi, njeriu që nga pazari Rama-Berisha do t’i pritet koka sepse Berisha është ujku i plagosur i cili ka dalë për gjah. E në këtë ambient të egër ai do të do të shqyejë këdo i cili i cenon pushtetin politik brenda PD-së dhe cenon edhe trashëgimtarin e zgjedhur prej tij. Prandaj Salianji sot u vra politikisht duke u dënuar për të mos marrë pjesë në politikë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2034. E gjitha, pasi Salianji është një njeri politik që kishte ambiciet e veta, kishte shprehur qëndrimet e tij e kundër Berishës por gjithashtu kishte rrjetin e kontakteve brenda opozitës. E kjo e shqetësonte Berishën i cili tashmë duke e ditur që rotacionin nuk e sjell dot vetë, i duhet plani si të pastrojë partinë për ta lënë fushën e pastër për trashëgimtarin që ai ka zgjedhur.

“Mos harroni paralajmërimin do hani bar”/ Enriketa Papa: Kambanat ranë më 9 shtator 2021, por pakkush i dëgjoi!

Nga Enriketa Papa

Aq mjerane eshte gjendja ne opoziten demokrate, teksa nje pjese denoncon gjykateset peng te Rames qe denuan nje deputet te PD, ndersa pjesa tjeter, ju kujton se, jane po ato qe i kthyen vulen atyre qe duartrokiten plot hare vendimin e 11 Qershorit dhe permendin “Karma …”
Te gjithe bejne sikur harrojne paralajmerimin e hidhur, “do hani bar”, nese nuk hiqni dore nga rruga pa krye me liderin historik “non grata” ne dhe .
Kush do dale te protestoje shesheve kundra padrejtesive?
Kush do kryej mosbindje civile?
Kush do ngrihet kundra diktatures?
Pse mbi 300 mije shqiptare zgjodhen te mos dalin ne votime? Pse mijera te tjere, zgjodhen te braktisnin vendlindjen?
Kush i beson demokrateve qe morren hushtat dhe sopatat, per te pushtuar nje “kulle” te blinduar, teksa brenda ishin ngujuar po demokrate, te vendosur te mos leshonin “kullen e barit”.
Sa keqardhje, sa trishtim, tek shesh copeza grupe demokratesh, gati per flijime te tjera, besnike, ne idhujtarine e tyre per “udheheqesat”… por jo per parimet dhe shtetin e se drejtes.
Kembanat kane rene qe me 9 shtator 2021, por pakush i ka degjuar! Po hame bar!

Një mbrëmje poezieje shqiptare në Milano

Nga Eugjen Merlika

Më datën 19 shtator, në orën 18.00 në Shtëpinë Muze Tadini, në rrugën N. Jommelli 24, Milano, u zhvillua një mbrëmje kulturore, me rastin e promovimit të vëllimit me poezi “Rrugë që rrjedhin nga duart e mija”. Autori i vëllimit është poeti i mirënjohur Visar Zhiti, shkrimtari më përfaqësues i letërsisë shqiptare sot në botë.

Vëllimi “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, “Strade che scorrono dalle mie mani”, është përkthyer në italisht nga profesor Elio Miracco dhe i paraqitur në një konkurs ndërkombëtar poezie që mbahet në Camaiore, një qytet i lashtë mesjetar në breg të detit Ligur, një komunë prej 31776 banorësh , në provincën e Lukës në Toskanë, e njohur për bregdetin e bukur të saj, për kishat e saj mesjetare, muzeumet e traditën e qilimave. Në këtë konkurs vëllimi i Zhitit ka fituar Çmimin e Parë ndërmjet dhjetra vëllimesh të tjerë. Madje njëra nga antaret e Zhurisë së Konkursit, Cinzia Demi, kishte ardhur vetë për t’a paraqitur librin në Milano. Mbiemri i saj më tërhoqi vërejtjen e madje në bisedë e sipër para se të fillonte mbrëmja e pyeta nëse kishte ndonjë zanafillë shqiptare, sepse ishte një mbiemër i tillë. Zonja, duke qeshur u përgjigj se nuk kishte dijeni, por nuk e përjashtonte kategorikisht.

Në drejtimin e promovimit t’asaj mbrëmjeje ajo shoqërohej nga e zonja e shtëpisë, gazetarja arbëreshe Melina Scalisse, që fliste me vështirësi shqipen por ishte krenare për origjinën e saj. Ajo kishte në kujdes, mbas vitesh pune në gazetën “Il giorno” “Dita”, Shtëpinë Muze Hapësira Tadini, një personalitet i njohur i kulturës së qytetit të Milanos, një poet e piktor modernist, që e kishte lënë shtëpinë e tij si një muzeum për qytetin e tij. Ndërmjet të tjerëve kishte njohur edhe piktorin shqiptar Ibrahim Kodra mbas luftës së Dytë botërore. Duke shfletuar një album pikturash hasëm edhe në një të tillë të bashkatdhetarit tonë të nderuar e Visari e pyeti drejtoreshën e Museut nëse e dinte se ajo pikturë i përkiste një shqiptari. Gazetarja u përgjigj se do të interesohej për këtë gjë.

Këto biseda bëheshin pa filluar ende mbrëmja e promovimit, e cila në orën e caktuar e gjeti sallën plot me të ftuar italianë, kryesisht, por edhe shqiptarë. Në fillim shkrimtari Zhiti i u përgjigj disa pyetjeve të organizatorëve që përbëheshin nga profesori Mauro Ferrari e gazetaret Melina Scalisshe, Cinzia Demi e Cristina Daglio. Ai u përgjigj shkurt e me dhimbje, duke treguar disa nga çastet më të vështira të jetës së tij, siç ishin ata të arrestimit, të dënimit e të qëndrimit në kampet e punës së detyruar, që ishin dhe ata që përcaktonin burimin e frymëzimit për një pjesë të mirë të poezive të vëllimit. Një përimtim të thukët të përmbajtjes së vëllimit e bëri në mënyrë bindëse profesor Ferrari, që dukej se ishte mjaft i prekur nga drama jetësore e poetit shqiptar. Ai analizoi disa poezi, duke u ndalur më shumë, jo vetëm në përmbajtjet, por edhe në disa terma të hasura më shpesh si atdheu, liria, dashuria etj. Duke përmbyllur analizën e tij i u drejtua poetit: “Ndërmjet të gjithë koncepteve të trajtuar në poezitë e juaja, cili do t’ishte ai më domethënësi, më qëndrori, më përfaqësuesi i poezisë suaj? Poeti u përgjigj mbas një çasti përsiatjeje: dashuria. Salla shpërtheu në një duartrokitje të gjatë e të fuqishme. Mendoj se ishtebçasti kulmorn i mbrëmjes, thelbi dhe kuintesenca e saj. Me atë pohim poeti shpalli vlerën universale të veprës së tij, që është e barazvlerëshme me vetë jetëgjatësinë e mesazheve që i përcillen lexuesve shqiptarë, italianë, evropianë e botërorë.

Duke patur në dorë vëllimin lexohej në kapakun e parë kjo shprehje: “Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta e vepra e të cilit janë pasqyra më e mirë e historisë së Vendit të tij.” Poshtë këtij vlerësimi ishte në kllapa:( Robert Elsie, albanolog kanadezo-gjerman). Në tridhjetë vitet e fundit janë të shumtë vlerësimet e poetit e shkrimtarit madhor shqiptar nga përfaqësues të ndryshëm të kulturës e letërsisë shqiptare e të huaj të Vëndeve  ku vepret janë përkthyer e botuar, por mendoj se kjo shprehje e studjuesit kanadez është një nga pikat kulmore ku Visar Zhiti njëjtësohet me atdheun, një koncept që gjindet shpesh në vargjet e tij, në format e të shkruarit për të shkuarën, të sotmen e për të ardhmen e tij. E shkuara në poezinë lirike të autorit  është në ballë të mesazhit të tij, edhe se fatkeqësisht përfaqëson një kohë të lidhur me kujtime të hidhura, me një jetë që ndërpritet barbarisht nga sistemi politik në lulen e moshës, i cili e trajtoi si armik të tijin, sepse kishte shkruajtur poezi që quheshin  “armiqësore”, që e bëri të vuajë, të ndjehet i huaj në vendin e tij. Poeti ka shprtin e gjërë e, në bujarinë e tij karakteristike, edhe n’ata kushte, nuk e njëjtëson regjimin me atdheun sepse simbioza e dy koncepteve është e paqenë, sepse njëri është i përjetshëm e tjetri i përkohshëm, sepse “Atdheu im me qiellin e qethur si një i burgosur” (“E shtuna e parë e arrestit”).

Drama vetiake, sado e rëndë dhe e dhimshme është një grimcë e dramës së përgjithëshme, në të cilën asnjë nuk është i përjashtuar:

“Në bankën e t’akuzuarve

S’u ula vetëm unë, po edhe ti

Gjykatës isha edhe unë

A e di

Ne njëri tjetrin dënuam

Shqipëri!”  (“Bashkë”)

Në një çast të theksuar dhimbjeje e pezmatimi poeti shkruan një vjershë me pesë vargje:

“Njihuni me skeletin tim

Jam unë – pa ëndërrat e mija

Pastaj më jepni ç’të doni,

Përsëri skelet do të mbetem” (“Skeleti”)

Por ai “skelet” gjen forcën në vetvete të jetojë, të shkruajë poezi të cilat i arkivon në kujtesën e tij jo të zakontë e të shokëve të vuajtjeve, sepse nuk mund t’i hedhë në letra prej frikës së kontrolleve të policisë që mund t’i shkaktojnë një ridënim, një masë e shpikur vetëm nga komunistët shqiptarë, e të cilin e kanë provuar shumë njerëz të dënuar. Ai “skelet” përsiat në mëndjen e tij e i kushton një poemë kompozitorit të madh gjerman Wagner, për të cilën padrejtësia shqiptare do t’a padisë penalisht se “është i frymëzuar nga një “kompozitor borgjez, individualist dhe pesimist”. Në poezitë e tij poeti shpirtmadh nuk zë në gojë ata kolegë të tij që përgatisin akt – padinë e tij në zyrat e Sigurimit të Shtetit, duke “ndërpretuar” vargjet e tij:

“Tani qaj unë për ty Wagner!

Arti qan”  (“Mbi piano”)

Ai skelet pa ëndërra arrin në sublimitet, në madhështi, në shkruarjen e një poezie që titullohet “Perëndesha e mbrojtjes  Copëra mermeri”, kushtuar njeriut më të dashur që njeriu mund të ketë në jetën e tij, Nënës. Është një monument mermeri i Karrarës, një përmendore e pavdekëshme letrare e njëkohësisht një simfoni bethoveniane që ngjitet deri tek Krijuesi, një fletë antologjie që mund të qëndrojë krahas firmave më të njohura të poezisë botërore. Tema e atdheut përsëritet më shumë në poezitë, duke vërtetuar brumin e poetit të lidhur me rrënjët e tij, aq sa të habisë profesorin italian që e gjen disi “të tepruar”, jashtë kohës. Çështje mendësish e konceptesh….

Po aq i fuqishëm si koncept mbetet edhe dashuria në poezitë e Visar Zhitit. Ajo është dhurata e Krijuesit për njerëzit, që siguron vazhdimin e jetës nëpërmjet riprodhimit, që shoqërohet me ndjenjat më të mrekullueshme, që fillojnë me tërheqjen fizike dhë ëndërrat e rinisë e mbarojnë me kënaqësitë e rritjes së bijve e nipave e mbesave, duke shënuar kështu vetë historinë e njerëzimit:

“Asnjë grua nuk do të bëhej nënë

Po të mos zhvishej së paku një herë lakuriq”  (“Lakuriqësia”)

Në zymtësinë e jetës në kampet e punës së detyruar një djalë i ri bashkëvuajtës i tregon historinë e tij tragjike të arratisjes së një çifti të dashuruar, në të cilën vajza vritet nga rojet e kufirit. Ishte një skenë rrënqethëse kur vajza e plagosur për vdekje i thotë djalit me gjysmë zëri: “Ik, ik ti shpëto….të pëshpëriti dashuria. “ Poeti i kushton asaj tragjedije të dashurisë një poezi të titulluar “Arratisja”. Ai veprim që quhej nga Kodi penal i Shqipërisë komuniste si “tradhëti ndaj atdheut”, gjen në pendën e autorit frymëzimin më fisnik e mirëkuptimin më të plotë.

“Çdo dru dëshironte inicialet

e emrave tuaj t’i gdhendte

mbi lëvozhgën e kujtesës”

Për poetin ajo tragjedi e dashurisë meriton edhe pavdekësinë në kujtesën e vetë natyrës, madje edhe në Parajsën e Krijuesit. Ai e mbyll poezinë me dy pyetje, që gjejnë përgjigje në vargun e fundit:

“Ku, ku dergjet dashuria e vdekur? Ku

As qyqja s’e di?

Në të gjithë tokën e atdheut dergjet”  í”Arratisje”)

Por dashuria mbetet gjithmonë oazi në të cilin prehet shpirti i tij i plagosur nga privimi i lirisë. Në fantazinë e tij, një poezie me titullin “Dashuria” i jep këtë përfundim:

“Vetë po nisem nëpër natë dhe vetëm

Do të kërkoj, do të kërkoj, do të kërkoj

si dora që endet nëpër dhomë, në errësirë

për të gjetur qiririn e shuar.”

Ndjeshmëria e poetit trazohet nga një figurë vajze që kalon çdo ditë para telave me gjëmba e shkon në punën e saj të përditëshme si mësuese, si infermiere, si prostitutë apo si…. çdo tjetër hamëndje e djemve të burgosur, së cilës ikushton një poezi të zjarrtë të titulluar “Mirënjohje”. Do të kisha dashur t’a sillnja në këtë shkrim të gjithën, por po mjaftohem me pak vargje:

“Ç’je ti, agullimë e bardhë,

apo vetë ëndërra?

Mos je fati që na mungon?

Të shohim, të shohim, të shohim

Por s’të ndjekim dot

veçse me sy….

Kur të kthehesh

nëse s’do të kthehesh

në gjumin e secilit do të hysh

Si në një mullar bari të shkatërruar

nga shtrëngatat.

Falma….. të burgosur….

Prangat rëndojnë më shumë se gurët e varreve.”

“Mirënjohje”

Treshja zotëruese e motiveve kryesore të vëllimit të Visar Zhitit “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”mund të përkufizohet me termat atdhe, dashuri e liri. Poeti ka një gamë më të gjërë argumentash që trajton në veprën e tij, por un shkurtimisht po merrem kryesisht me këtë treshe, duke respektuar edhe mendimin e folësve mbi veprën e tij. Një poet që ka hyrë në burg sepse ka shkruar poezi, pa tjetër që në qëndër të mendimeve e frymëzimeve të tij do të ketë lirinë. Shkrimtari i madh italian Umberto Eco shkruan kështu për poetin shqiptar:

“Shihni….. ndodhia e Visar Zhitit: i mjaftoi të shkruante poezi, të quajtura “të trishtueshme dhe hermetike”, pra armiqësore për regjimin ….. dhe fitoi me të drejtë dhjetë vite burg. Poezia i shtie frikë regjimeve autoritare e diktatoriale, edhe se flet vetëm për trëndafila, si në rastin e Zhitit”

Shkrimtari italian e rendit poetin shqiptar në rradhët e atyre njerëzve të nderuar që, në botën jo demokratike, në sajë të dhuntive e vullnetit për t’i shërbyer vlerave të vërteta të njerëzimit, janë të paracaktuar të luftojnë për idetë e tyre të humanizmit e demokracisë e shpesh të flijojnë një pjesë të jetës ose vetë jetën për triumfin e tyre. “Liri, gja aq e shtrenjtë sa e din vetëm ai  qi për te s’i dhimset jeta” shkruante para tetëqind vitesh poeti më i madh i Italisë, Dante Aligieri.

“Liri, të dua,

Ty të besoj,

Nëse ti je zëri,

Unë jam gojë

Kur ti bëhesh harku,

Unë jam shigjeta

Të ngulem dua

Tek e vërteta…..

Mos pastë arkivole

Për këngën time.”

Kjo është besojma e poetit shqiptar në poezinë “Kënga është e mundur”. Ai e shpall atë hapur pa frikë, pa ndrojtje duke qënë gjithmonë koherent me vehten si mësues, si i burgosur politik si deputet i republikës, si diplomat i saj, si atdhetar, si luftëtar pende, si njeri. Në këtë kompleks nuk mund të mungonte ideali kombëtar, të cilin ai e trajton në poezinë “Vajza me flaut” Kosovës, ku nxjerr në pah një realitet të dhimshëm për popullin e tij:

“Ku fillojnë kufijtë e Shqipërisë

Fillojnë shqiptarët e sakrificave”

Është një e vërtetë që frymëzon këta dy vargje monumentalë, një padi e tërthortë e fatalitetit dramatik të historisë së shqiptarëve, një plagë e hapur prej më shumë se një shekulli në kurmin e drobitur të Shqipërisë.

Kështu poetit të burgosur një tufë delesh që kulloste jashtë kampit të dënimit i kujton jetën normale që zhvillohet jashtë telave, duke i zgjuar zilinë, por edhe një mendim të huajtur nga mitet e lashtësisë:

“Po sikur të futeshim fshehurazi

poshtë barkut tuaj,

të kapeshim pas leshit tuaj të bardhë

si pas mrekullisë

që kur t’ju numëronte ciklopi

te porta e hekurt

të dilnim dhe ne, jashtë dhe larg, drejt lirisë?”  “Një kope delesh”

Shumë vite më vonë, nga një vizitë në  kopshtin zoologjik, poeti në përsiatjen e tij filozofike e mbyll poezinë e tij “S’më pëlqen kopshti zoologjik i Tiranës” me këta dy vargje:

“Me lirinë e gjallë të të gjithëve

Dhe unë jam më i lirë.”

Ishin këto disa nga përshtypjet e mija vetiake nga leximi i këtij libri poezish, i dhënë  tashti në gjuhën e tyre edhe lexuesve italianë. Për aq sa mund t’a vlerësoj edhe përkthyesi Elio Miracco meriton një përgëzim të veçantë, sepse i ka qëndruar shumë besnik mendimit të autorit. Sigurisht edhe vargjet e lira e kanë lehtësuar përkthimin, por pa dyshim ky botim në Vendin e poetëve është jo vetëm një sukses vetiak i poetit tonë por edhe i poezisë shqiptare të pas komunizmit. Ai ndihmon në dhënien e përfytyresës së vërtetë të Shqipërisë socialiste, i parë jo nga arkitektët e regjimit, por nga ana e atyre që e pësuan atë në shfaqjet e tij më mizore, në dhunën e diktaturës, që nuk njohu kufij e caqe poshtërsie njerëzore.

Por po kthehem prap tek mbrëmja milaneze e promovimit t’atij vëllimi. Mbas paraqitjes  së profesor Ferrarit e mori fjalën gazetarja arbëreshe Melisa Scalisse, e cila foli me mjaft  kompetencë, duket se e kishte lexuar me mjaft kujdes vëllimin duke shënuar ato që i kishin interesuar më shumë. Ajo foli me simpati për poetin duke vënë theksin mbi stilin dhe idetë e poezive, duke u ndalur në disa prej tyre. foli edhe për përvojën e hidhur të jetës së autorit. I bëri jehonë kujtimeve të saj të rinisë në fshatrat e Kalabrisë kur atje kishte shkuar për një sërë koncertesh e shfaqjesh Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve në vitet tetëdhjetë.  Tregoi për ndrojtjen e frikën që kishin artistët të bisedonin me vëndasit, sepse, simbas saj ata i quanin spiunë. N’atë rast ndërhyri Visari i cili e siguroi zonjën se frika e tyre rridhte nga fakti se ata i kishin spiunët me vete e jo nga mendimi se vëndasit ishin agjentë. Problemi ishte për arttistët se për biseda të lira me italianët duhej të jepnin llogari në policinë e fshehtë kur të ktheheshin në atdhe.

Pastaj zonja Demi, që vëllimin e kishte brejtur për t’i dhënë vlerësimin e duhur u bë nismëtare e leximit të nëntë poezive në shqip dhe në italisht. Në shqip ato lexoheshin nga bashkëshortja fisnike e jetës së shkrimtarit, Eda, ndërsa në italisht nga zonja Demi. Poezitë e lexuara në rradhë ishin këto: E shtuna e parë e arrestit; Rrjeshti i këpucëve të burgosura; Rileximi i Don Kishotit; Arratisje; Thesi i të burgosurit; Mirënjohje; Nesër; Shekulli i fëmijëve; Shpirti i im; Mendim rinor.

Të gjitha poezitë u shoqëruan me duartrokitje të vazhdueshme, shprehje e vlerësimit dhe mirëkuptimit të mesazhit të tyre. Folën pastaj edhe katër a pesë të pranishëm mjaft pozitivisht për poezitë  dhe autorin, ndërmjet të tjerëve italianë e shqiptarë edhe një shkrimtare bjelloruse që vuri në dukje me keqardhje se në kushtet në të cilat ka qënë poeti shqiptar janë rreth 1500 të burgosur politikë si pasojë e lulëzimit të diktaturës në vënd. Ajo kërkoi vëmëndje nga qytetarët e botës së lirë edhe për viktimat e dhunës bjelloruse.

Ato dy orë që vazhdoi mbrëmja e promovimit qenë një rast i bukur njohjesh, shkëmbim mendimesh e miqësimi e të gjithë falënderuan poetin shqiptar që u kishte krijuar atë rast me botimin e veprës së tij, por edhe organizatorë te këtij aktiviteti kulturor të rëndësishëm.

Nuk ka komentuar për të vetët/ PD e Berishës thotë se burgu për Salianjin është politik, Rama u ngre topin që ta gjuajnë!

Duket se kryeministri, Edi Rama, i cili edhe për ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e tij nuk komenton për vendimet e gjykatave, për rastin Salianji ka nxituar të ndërhyjë dhe të bëjë një shënim të gjatë, duke “i ngritur topin” opozitës së Berishës që e quan vendimin e gjykatës së Apeli politik dhe të urdhëruar pikërisht nga Rama. Ky reagim u jep “të drejtë” deputetëve dhe kryesisë që “gëzimin e Ramës për këtë dënim nga Drejtësia, ta përdorin si vëryetim që prapa vendimit të Apelit ka qenë kryeministri, ashtu edhe siç deklaruan menjëherë pas seancën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se gjykata për herë të parë ushtroi të drejtën e sanksionuar me ligj për atë që e quajti “kategorinë më të neveritshme të Shpifjes, Kallëzimit të Rremë”.

Rama shton se mazhoranca prej vitesh ka hequr dorë nga çdo gjyq për shpifje me gazetarët, teksa nuk do të bëjë të njëjtën gjë ndaj personave të veshur me kostum partiak./Alfapress.al

Pas katër vitesh, gjykata e Apelit vendos për rishqyrtim çështjen Zall – Gjoçaj

Pas katër vitesh përpjekje, dy kërkesash dhe një sërë protestash, dosja e banorëve të Zall – Gjoçaj u vendos për shqyrtim të përshpejtuar nga Gjykata Administrative e Apelit. Ky vendim erdhi menjëherë pas protestës të organizuar nga banorët me 19 shtator para dyerve të kësaj gjykate.

“Zëri banorëvë u dëgjua dhe zëri i banorëve dha efekt! Nuk po kërkojmë as lëmoshë, as ndihmë, vetëm zbatimin e ligjeve të shtetit shqiptar!”– tha për Citizens, pas këtij vendimi, aktivisti Dhimtër Koleci.

Datës e seancës gjyqsore për shqyrtimin e çështjes do të jetë më 24 tetor. Banorët kërkojnë pezullimin e punës së dy HEC – eve “Sekë” dhe “Zajs” në lumin Flim dhe Urakë. Përveç ndalimit të menjëhershëm të funksionimit, ata kërkojnë edhe dëmshpërblim për banorët e zonës për dëmin mjedisor që iu është shkaktuar deri tani.

“Kemi dorëzuar enjë relacion për dëmet që kanë sjellë në zonë. Nuk është problemi i një banori, apo një fshati, por e gjithë prej zona 80 km2, që përshkojnë këto dy lumenj, janë ndërprerë nga rrjedha e vet, kanë ngel pa pikën e ujit”- thekson Koleci.

Edhe pse vendimi i Gjykatës së Lartë ishte në favor të banorëve të Zall – Gjoçaj në nëntor të 2022, për heqjen e licencës së hidrocentralit “Zais”, ky vendim nuk gjeti kurrë zbatim në realitet. Por banorët nuk i kanë humbur shpresat te gjykatat.

“Ne kemi shpresa te gjykatat, megjithëse ka pasur ndërhyrje të oligarkëve, që kanë interesa të drejtpërdrejta me këta HEC – e dhe vendimet e gjykatave me vendim të Këshillit të Ministrave kanë dalë nga zbatimi. Për shembull çështjen e parë që ne e fituam në Gjykatën e Lartë, me VKM e nxorrën nga Parku Kombëtar pjesën ku ishte ndërtuar  HEC – i”- analizon Koleci.

Banorët nuk e fshehin vështirësinë që kanë hasur për të gjetur ekspert gjyqësor dhe mjedisor në mbështetje të kauzës së tyre.

“Sapo i them që është çështje HEC – esh, është një presion shumë i madh. Gjashtë muaj nuk e morën zyrat përmbarimore përsipër për të çuar në vend vendimin e gjykatës”- përfundon Koleci.

Banorët shprehen se nëse nuk do të jenë të suksesshme në vlerësim seancat gjyqësore që do zhvillohen aktualisht, ata do ti drejtohen gjykatave ndërkombëtare.

Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën në vitin 2018 duke formuar Parkun Kombëtar me sipërfaqen më të madhe në Shqipëri, “Lurë-Mali i Dejës”. Në po atë vit, firmës private iu dha leja për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ku njëri prej tyre do të ndërtohej në zemër të parkut Kombëtar.

Sipas ligjit nr. 81/2017 në zonat e shpallura “Park Kombëtar”, kategoria II nuk lejohet të ndërtohen linja të prodhimit të energjisë si hidrocentralet.

Në janar të vitit 2022, pas rishikimit të zonave të mbrojtura, territori ku është ngritur sot diga në Zall- Gjoçaj u hoq nga parku “Lurë – Mali i Dejës” dhe nuk është më pjesë e Parkut Kombëtar./citizens.al

Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë dhe shqiptarë me projektet e Jared Kushner

Komiteti i Financave në Senatin e Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se hetimi i tij mbi Affinity Partners ka zbuluar se zyrtarë të qeverive serbe dhe shqiptare iu afruan proaktivisht kompanisë me propozime për projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendet e tyre.

Kompania që merret me aksione dhe investime është e lidhur me Jared Kushner,  dhëndri dhe këshilltari i ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në një letër drejtuar Affinity, kryetari i Komitetit të Financave i Senatit, Senatori Ron Wyden tha se komiteti tani po kërkon të identifikojë zyrtarët dhe ndërmjetësit e përfshirë në këto komunikime.

Letra nga Komiteti i Financave u dërgua afërsisht në të njëjtën kohë kur djali i madh i Trumpit, Donald Trump Jr., ndodhej në Beograd për të takuar biznesmenë serbë, ndërkohë që fushata presidenciale e SHBA-së, në të cilën Trump është kandidat republikan, po hyn në fazat e saj përfundimtare.

Senatori Wyden, një demokrat nga Oregoni, nisi hetimin mbi Affinity Partners në qershor, pas raporteve për investimet e planifikuara në Serbi dhe Shqipëri. Në Serbi, kompania pritet të rikonstruktojë ish-Shtabin Ushtarak të Jugosllavisë në Beograd që u dëmtua rëndë gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999.

Në komunikimet e saj me Komitetin, Wyden tha se Affinity kishte konfirmuar se zhvillimi i planifikuar i sitit në Beograd do të përfshinte një “muze që përshkruhet si një monument për ‘viktimat e agresionit të NATO-s’”.

Wyden është shumë kritik ndaj këtij memoriali të propozuar: “Është krejtësisht e papërshtatshme që një qeveri e huaj të kërkojë që një firmë amerikane të marrë pjesë në këtë lloj revizionimi anti-amerikan të historisë, një akt që përpiqet të fshijë spastrimet etnike dhe gjenocidin dhe bën NATO-n të duket personazh negativ. Është tronditëse që një firmë e themeluar dhe në pronësi të familjes së një ish-presidenti dhe një kandidati që mund të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA, e pranon këtë” shkroi ai.

Kompania gjithashtu planifikon të investojë në projekte luksoze të pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar. Mediat kanë raportuar se ndër investitorët e tjerë të huaj, Affinity Partners ka marrë 2 miliardë dollarë financim nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite.

Në letrën e tij fillestare drejtuar kompanisë, Wyden kërkoi të dhëna dhe informacion mbi “dhjetëra milionë [dollarë] që Kushner po merr nga sauditët dhe burime të tjera të huaja çdo vit duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore mbi transparencën e fondeve private të investimeve për të fshehur këto marrëveshje nga publiku”.

Në një letër të mëvonshme, të publikuar këtë javë, Wyden kërkoi “një listë të detajuar të personelit të qeverisë shqiptare, ose individëve që kanë kontaktuar Affinity në emër të qeverisë shqiptare, të cilët e kanë kontaktuan së pari Affinity për të diskutuar investimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri”. Ai ka bërë një kërkesë të ngjashme për zyrtarët serbë.

Wyden gjithashtu kërkon kopje të të gjitha komunikimeve midis punonjësve të Affinity dhe anëtarëve të familjes Trump në lidhje me këto projekte, duke përfshirë gruan e Kushner, Ivanka Trump.

Affinity ka konfirmuar për Wyden se qeveritë serbe dhe shqiptare do të kenë kontroll të plotë mbi të gjitha aspektet e këtyre projekteve të mundshme, përfshirë fuqinë vendimmarrëse mbi lejet, taksat lokale dhe licencat për projektet.

Megjithatë, Wyden shkroi se kjo do të thotë që Serbia dhe Shqipëria do të kenë “kontroll potencialisht shantazhues mbi investimet e familjes së atij që mund të jetë presidenti i ardhshëm”. Sipas Wyden, një nivel i tillë i përfshirjes së qeverisë ngre pyetje në lidhje me natyrën e këtyre marrëdhënieve.

“Për të dy zhvillimet e propozuara të pasurive të paluajtshme, qeveritë serbe dhe shqiptare duket se zotërojnë tokën dhe kanë diskrecion të gjerë mbi mënyrën se si përdoret ajo. Këto kushte u lejojnë qeverive serbe dhe shqiptare të kërkojnë përfitime të pazakonta nga Affinity gjatë procesit,” deklaroi Wyden.

Pyetje mbi lidhjen saudite

Sipas letrës së Wyden, Affinity ka fituar 157 milionë dollarë në pagesa nga klientët e huaj, përfshirë 87 milionë nga qeveria e Arabisë Saudite.

Affinity i ka bërë me dije Komitetit se i faturon investitorit kryesor të tij, Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite, një interes vjetor prej 1.25 për qind mbi 2 miliardë dollarët në fonde të premtuara dhe se investitorët e tjerë po paguajnë më shumë se 2 për qind interesa mbi fondet e premtuara.

Wyden pretendon se struktura e tarifave të Affinity është jashtëzakonisht e lartë, duke marrë parasysh tendencat e tregut dhe mungesën relative të përvojës së Kushner dhe të punonjësve të tjerë të lidhur me Trump në këtë industri.

Affinity thotë se fondet e saj nuk kanë gjeneruar asnjë kthim investimi deri më tani dhe se nuk kanë shpërndarë asnjë fitim për klientët.

Wyden pretendon se varësia e Affinity nga një grup i vogël investitorësh të lidhur me qeveri të huaja ngre gjithashtu shqetësime në lidhje me Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, FARA, që rregullon lobimin e huaj në SHBA.

Meqenëse 100 për qind e kapitalit të jashtëm të Affinity dhe burimeve të të ardhurave vijnë nga burime të huaja, kryesisht fondet sovrane, jam i shqetësuar që fondet private të investimeve të Affinity po shfrytëzohen nga ish-zyrtarë të qeverisë amerikane si një mënyrë për të marrë kompensim nga qeveritë e huaja pa i deklaruar këto pagesa sipas FARA-s,” shkroi Ëyden.

Madhësia e investimit saudit ka ngritur prej kohësh pikëpyetje. New York Times raportoi në prill 2022 pretendimet se investimi “duket si një shpërblimi i mundshëm për veprimet e Kushner në Shtëpinë e Bardhë – ose si një përpjekjeje për favore në të ardhmen nëse Trump kërkon dhe fiton një mandat tjetër presidencial në vitin 2024”.

Opozita e Serbisë e zbuloi për herë të parë informacionin që kompania amerikane do të investonte në Serbi në mars.

Projekti u kritikua në raporte për shkak të dyshimeve për korrupsion, por edhe për shkak të vlerës arkitektonike dhe kulturore të ish-Shtabit Ushtarak të Jugosllavisë të dëmtuar në Beograd. Ndërtesa u ndërtua në vitin 1965 dhe është projektuar nga arkitekti i njohur serb Nikola Dobrovic.

Ofendimet me bazë racore ndaj Vinicius, dënohet me 12 muaj burg tifozi

Real Madrid ka njoftuar në një komunikim zyrtar se Gjykata e Majorkës ka vendosur për dënimin e tifozit, që ofendoi në bazë racore Vinicius, më 5 shkurt 2023. 12 muaj burg duhet të kryejë aktori në fjalë, teksa i ndalohet dhe për 3 vite hyrja në stadium.

 

Kujtojmë se ndeshja luhej mes Majorkës dhe Real Madrid. Majorka fitoi 1 me 0, por vëmendja shkoi e gjitha te thirrjet raciste në veçanti ndaj Vinicius.

Ky është dënimi i tretë me burg, që merret në muajt e fundit për shkak të ofendimeve ndaj lojtarëve të Realit.

Mungojnë azilet dhe stafet, Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve! Si po zbehet në vendin tonë tradita e përkujdesit nga familjarët, faktorët që ndikojnë

Përkujdesi ndaj të moshuarve nga familjarët po zbehet si një traditë në vendin tonë, për shkak të emigrimit të lartë të të rinjve dhe uljes së numrit të lindjeve.

 

Të dhënat e Cens 2023 treguan se gjysma e familjeve kanë persona mbi 60 vjeç, të cilët janë një kontingjent i madh për kujdes në periudhën e afërt.

Nertila Podgorica, nga Departamenti i Shkencës së Infermierisë dhe Gerontologjisë në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Austri, kreu një studim “Vështirësitë dhe sfidat e përjetuara nga infermierët në institucionet e kujdesit të të moshuarve në Shqipëri”.

Studimi vuri në dukje se në Shqipëri funksionojnë 39 qendra rezidenciale për të moshuarit, nga të cilat 14 ofrojnë shërbime në Qarkun e Tiranës. Krahasuar, 25 të tjerat ofrojnë shërbime në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (2 qendra), Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier dhe Kukës (1 qendër).

Stafi i këtyre qendrave përbëhet kryesisht nga mjekë dhe infermierë. Në të njëjtën kohë, ka vetëm pak punonjës socialë dhe ndihmësinfermiere, edhe pse profesioni i punonjësit social dhe asistentit të infermierit është i parashikuar në strukturën e autorizuar.

Kjo ndodh sepse as kurrikula universitare dhe as institucionet e trajnimit në Shqipëri nuk ofrojnë trajnim adekuat për asistentët e infermierëve dhe punonjësit socialë në kujdesin për të moshuarit.

Infermierët konsiderohen si shtylla kurrizore e sistemit të kujdesit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor për popullatën. Njohuria, trajnimi, sjellja dhe kujdesi i infermierëve ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e kujdesit, pasi studimet tregojnë se perspektiva e ofruesve të kujdesit ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për individët e moshuar.

Studimi i bazuar në anketë gjeti se Shqipëri infermierët përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme në institucionet e kujdesit për të moshuarit.

Këto sfida lidhen me mjedisin fizik dhe pajisjet teknike të ambienteve, si dhe me nivelin arsimor të infermierëve.

Mungesa e trajnimit të stafit dhe e një mjedisi të përshtatshëm provohet nga faktet se ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për të moshuarit në ambientet e kujdesit për të moshuarit, vlerësoi studimi.

Gjatë punës në ambientet e azileve, infermierët kujdesen për personat me demencë dhe të moshuar të tjerë me gjendje të ndryshme shëndetësore, të cilët shprehin pasiguri në vendimmarrje në lidhje me terapinë apo vendime të tjera, veçanërisht në fund të jetës së tyre. Si rezultat i përballjes me dilema të ndryshme morale dhe pamundësisë për të mbrojtur të moshuarit, infermierët ndeshen me probleme të ndryshme emocionale.

Këto sfida intensifikohen kur banorët e moshuar shfaqin sjellje agresive në rritje, duke çuar në shqetësime psikologjike tek infermierët, ulje të orarit të punës, largim nga profesioni dhe, në fund të fundit, mungesë infermierësh.

Sipas Cens 2023 në të gjithë vendin u numëruan 755,950 njësi familjare, ku 49% e tyre dominohen nga persona në moshë pensioni.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se 195 mijë familje kishin persona të grup-moshës 60-69 vjeç, të cilët përbëjnë 26 për qind të totalit të njësive familjare dhe është grupi dominues.

122,249 familje kishin persona të moshës 70-79 vjeç dhe përbënin 16 për qind të totalit të familjeve.

53 mijë familje kishin persona mbi 80 vjeç dhe këto përbenin 7% të totalit të njësive familjare.

Sakaq, Shqipëria nuk është as në fillesat e ngritjes së infrastrukturës për të përballuar me dinjitet problemet e moshës së tretë./Monitor

“Duhet të ketë llogaridhënie dhe transparencë”- Ambasadori britanik, Nick Abbott: Të fuqizohen institucionet e pavarura

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nick Abbott është shprehur se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian.

 

Gjatë një aktiviteti me institucionet e pavarura, diplomati britanik theksoi rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës, ndërsa u shpreh se duhet të fuqizohen këto institucione.

“Së pari roli i parlamentit në qeveri. Ne besojmë shumë për rolin e këtij parlamenti në ushtrimin e saj që drejtojë mekanizmat, për të theksuar që këto mekanizma janë të rëndësishme. Gjithashtu të garantojnë që përfshirja e të gjitha institucioneve të pavarura në elementet thelbësore të kësaj. Pra ka nevojë për llogaridhënie dhe për transparencë.

Ne ju inkurajojmë juve për ta parë këtë si një mundësi për të ushtruar autoritetin tuaj, duke ju  inkurajoj juve për të ngritur zërin në reformat mbështetëse. E di që ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet dhe vetë institucioneve të pavarura në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje.

Ne sugjerojmë që institucionet e pavarura të shikojnë në përmirësimet e reformave dhe praktikave për të pasur një qartësi më të madhe dhe një ndikim të madh.

Sa i takon rekomandimeve të brendshme theksojmë nevojën që të ndiqni këto rekomandime për të përmirësuar qeverisjen dhe fuqizimin e institucioneve të pavarura”, tha ai.

Vrasje, atentate e grabitje me dhunë, SPAK kërkon zgjatje të afateve për grupin kriminal të Laert Haxhiut! Ja vendimi që dha GJKKO

Prokuroria e Posaçme kërkoi zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Laert Haxhiut, në mënyrë që të plotësonte mangësitë që ka dosja, kërkesë e cila u pranua pjesërisht nga GJKKO.

 

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet, raporton gazetari Ilgli Çelmeta.

Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romacckq, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.

Arrestimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, çoi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.

Ushtari i Laert Haxhiut, i cili u arrestua më 23 Shtator në një hotel pasi grabiti një exchange në Astir më 24 Qershor, zbuloi 6 vrasje të kryerja nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjës.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni të gjerë policor që u shtri në të gjithë vendin.

Vrasjet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut, sipas policisë:

U zbardhën në total 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 3 raste të vjedhjes me dhunë, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, 1rast i kanosjes së punonjësve të policisë, ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit, si edhe zbardhen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

“Bazuar në prova të siguruara ka lëshuar urdhëra ndalimi nga të cilat janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.

Për ngjarjet e ndodhura:

Në datën 17.10.2021, prokuroria e Elbasanit, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe mbajtje pa leje e prodhim të armëve shpërthyese e municioneve”.

Ka rezultuar se në datën 17.10.2021, rreth orës 10:00 në lagjen Çermë, Peqin, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, deklarimeve dhe kryqes së pamjeve filmike, përgjimet telefonike e ambientale, është identifikuar si autor i kësaj ngjarje shtetasi Artan Tafani, banues në Lushnjës.

Dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kryer disa ngjarje të rënda kriminale si vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë dhe sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje për periudhën 2021-2023 në disa qytete të vendit si Elbasan, Lushnje, Tepelenë, Korçë dhe Durrës,

si më poshtë

1. Vrasja me paramendim e shtetasit Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.

2. Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.

3. Vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

4. Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.

5. Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë, ndaj shtetasit Kujtim Meta, e ndodhur më datë 20.04.2022, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë).

Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer 5 raste, si më poshtë:

1. Në datë 05.04.2021, në banesën e shtetasit Arjan Aliço, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar :

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

2. Në datë 29.05.2021, në banesën e shtetasit Erion Çoku, në qytetin e Lushnjës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë.

3. Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

4. Më datë 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu, 3 vjedhja me dhunë, të kryera në bashkëpunim, konkretisht:

1. Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, ndodhur më datë 24.06.2023;

2. Në datë 27.01.2022, në Tiranë, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

3. Në datë 22.02.2023, në Durrës, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të shtetasit Marjus Zejneli, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

Në vijim, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, të kryer në bashkëpunim, konkretisht:
1. Në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

2. Më datë 06.07.2022, në Lushnjë, ndaj shtetasit Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.

3. Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj shtetasit Genci Hida, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu, 1 rast i kanosjes së punonjësve të Policisë, kryer më datë 06.04.2023, në Tiranë, ku duke dalë nga ashensori, janë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie, me autor të dyshuar:

Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

Për ngjarjet e sipërpërmendura janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të prokurorit, për shtetasit e mëposhtëm:

Për ngjarjet e sipërpërmendura janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të prokurorit, për shtetasit e mëposhtëm:

1. Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);

2. Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;

3. Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;

4. Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);

5. Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);

6. Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);

7. Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);

8. Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).
9. Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

10. Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;

11. Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.

12. Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.

Në vijim, u shpallën në kërkim shtetasit:

13. Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);
14. Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

15. Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida);

16. Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).

Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:

• Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;

• Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.