24.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Skandali me diplomat false/ Karabina: Skemë mashtrimi, Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësi

Ditën e djeshme me një vendim të Këshillit të Ministrave është mbyllur veprimtaria e Kolegjit Universitar “Wisdom”, pas publikimit të skandalit të shitjes së diplomave false.

Lidhur me këtë e ftuar në ‘MCN Live’ pedagogia Mirela Karabina teksa e ka konsideruar në skemë mashtrimi u shpreh se përgjegjëse për të gjithë këtë është Ministria e Arsimit dhe Qeveria.

Ajo tha se mashtrimi është kthyer në normalitet në vendin tonë dhe se mbylljen e universiteteve e kemi vuajtur prej vitesh. Sipas saj, hetimet duhet të shtrihen edhe në nivele më të larta.

“Është skemë mashtrimi. Fatkeqësisht ajo që ka ndodhur këtu dhe ne vazhdojmë ta themi është ngritur forma e mashtrimit, është bërë gjë normale këtu. Kur flasim për arsimin duhet të ketë një vëmendje të madhe por në gjendjen që jemi sot ne do vazhdojmë ta vuajmë dhe në të ardhmen. Ka ndodhur një skandal duhet të ishte ngritur në këmbë ministria e arsimit dhe qeveria.

Ai është një universitete që ka pasur bashkëpunim dhe mos të harrojmë që janë fëmijët shqiptarë dhe familjet shqiptare që kanë kursyer për të studiuar aty dhe asnjë nuk mban përgjegjësi për atë skandal të ndodhur dhe në rrethanat që kemi tani gjykojmë se kemi një përfshirje sepse s’mund të mbyllet universiteti 1 javë para fillimit të vitit akademik.

Para disa ditësh ministrja doli por jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por mashtroi, ne e kemi vuajtur prej vitesh mbylljen e universiteteve, kjo tregon se aty ka marrëdhënie e ministrisë së arsimit me këtë universitet, aty lidhja me ministrinë e arsimit ka qenë gjithë kohës. Ajo që secili duhet të mbajë përgjegjësi, ministria arsimit, qeveria është përgjegjëse, se s’do ja vëmë fajin Italisë, prandaj hetimet duhet të shtrihen edhe në nivele më të larta.

Nëse do ishte serioze dhe ministria do donte ta zgjidhet do ishin marrë masat dhe do ishin bërë paralajmërimet. Janë breza të tërë studentësh që fillojnë të dyshojnë te vërtetësia e diplomës së tyre. Kjo që ndodhi është shumë e rëndë, por unë shqetësohem për nxënësit, studentët, familjet shqiptare, shoqëria sepse ata e vuajnë. Kjo që ndodhi dëshmon se krizën në të cilën ne jemi futur. S’mund të flasim dot për arritje kur kemi një qeverisje prej 12 vitesh që nuk e ka pasur dëshirën dhe vullnetin por ka përdorur propagandën.”

Atentati ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i GJKKO merr vendimin për autorin e dyshuar (EMRI)

Apeli i GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg për Julian Meçajn, i akuzuar për atentatin ndaj ndaj Ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut te tij Pellumb Muharremi.

 

Mësohet se Julian Meçaj kishte kërkuar që ndaj tij të caktohej një masë më e butë nga gjykata.

Po ashtu, Meçaj akuzohet nga SPAK se me kërkese të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan te kryenin atentate te tjera ndaj Arjan Ndojes, Pellumb Muharremit por edhe personave te tjerë.

Meçaj u deportua ne gusht te këtij viti nga Dubai bashke me Plaurent Dervishajn.

Juklian Mecaj

Atentati ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoj

Atentati ndodhi rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin shoferi Andi Maloku, ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, ata mornë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë Andi Maloku humbi jetën në atentat, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i mbijetuan plagëve.

Prokuroria e Posaçme informon se autorët e identifikuarqë kanë marrë pjesë në atentat janë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja e Endrit Sinani, dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat e vjedhura që do të përdornin për të ndjekur viktimat. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e shënjestrave edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.

“Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime”, raporton SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Gjithashtu ka zbardhur edhe ngjarje të tjera kriminale ku janë përfshirë grupi kriminal.

“33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë ilaçet”, Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë mundëson shërbim shëndetësor sipas nevojës dhe jo sipas xhepit

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët shqiptarë për të siguruar barnat dhe shërbimet shëndetësore. Në një postim në facebook, Basha shprehet se 33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë ilaçet që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve shëndetësore, ndërsa shumë barna që rimbursohen janë të cilësisë të dobët dhe nuk përfshijnë sëmundje me kosto të lartë të trajtimit.

Basha e cilësoi këtë situatë pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit dhe akuzoi qeverinë se nuk tregon interes për shëndetin e qytetarëve. Ai theksoi se shqiptarët detyrohen të paguajnë nga xhepi 60% të kostove shëndetësore, një përqindje më e lartë në rajon.

Në përgjigje të kësaj krize, Basha sjell në vëmendje programin e Demokratëve Euroatlantikë, i cili garanton shërbim shëndetësor bazuar në nevojat e qytetarëve. Sipas tij, me këtë program, çdo qytetar do të ketë akses të barabartë në spitale publike dhe private përmes kartës së shëndetit. Përmes nismës “mjekim sipas diagnozës”, do t’i jepet fund listës abuzive të rimbursimit të barnave dhe do të eliminohet abuzimi nga mafia e barnave.

Postimi i plotë i Bashës:

Një qeveri që punon vetëm për vete, nuk ka interes shëndetin e qytetarëve.

Sot shqiptarët e kane gjithnjë e me te veshtire te blejne ilaçet e nevojshme për tër kuruar semundjet e tyre e të pamundur të marrin sherbimin e nevojshëm shendetësore

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në rajon që përballen me vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore.

33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë barnat që nuk mbulohen nga sekma e sigurimeve. Ndërkohë barnat që mbulohen nga skema e sigurive, janë të një cilësie të dobet dhe nuk mbulojnë shumë sëmundje ku kosto e ilaceve është e lartë

Korrupsioni, keqmenaxhimi dhe prioritetet e gabuara kërcënojnë shëndetin e qytetarëve, që sot paguajnë 60% të shërbimeve shëndetësore nga xhepi.

Shqipëria meriton më shumë, prandaj programi i Demokratëve Euroatlantikë shërbim shëndetësor do të jetë sipas nevojës dhe jo sipas xhepit.
Me kartën e shëndetit për çdo qytetar, do të mundësohet akses dhe shërbim shëndetësor njësoj si në spitalet publike, ashtu dhe në ato private. Me programin “mjekim sipas diagnozës” do t’i jepet fund listës abuzive të rimbursimit dhe abuzimit të mafias së barnave me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.
Shqipëria meriton më shumë!

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Është peng i dosjeve të tij, prandaj përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës duke e quajtur këtë të fundit si peng të dosjeve të tij dhe që përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje.

Basha shprehet se Berisha i përdor demokratët si mburojë, kur i duhen për protestat para SPAK-ut dhe si dele kur i duhen numrat Edi Ramës në Parlament. Sipas tij, Demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë nga frika e Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Reagimi i plotë i Bashës:

Sali Berisha është peng i dosjeve të tij, prandaj përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje. Berisha i përdor demokratët si mburojë, kur i duhen për protestat para SPAK-ut dhe si dele kur i duhen numrat Edi Ramës në Parlament, siç bëri kur bashkoi votat me Ramën për të liruar të korruptuarit përmes amnistisë dhe për të mbyllur listat.
Demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë nga frika e Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Demokratët dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj ne do të përballemi me ta në zgjedhje duke iu ofruar qytetarëve një model tjetër, që e përdor politikën për t’i shërbyer njerëzve, jo interesave perosnale të hallexhinjëve të SPAK.
Shqipëria meriton më shumë!

”Shteti Bektashi”/ Agim Baçi: Rama i përket politikanëve populist e autokratë, nuk i pyeti fare Bektashinjtë

Gazetari dhe analisti i njohur, Agim Baçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama i përket politikanëve populist e autokratë që nuk i intereson fare të pyes të tjerët.

Baçi: Në rastin më të mirë është ide turistike.

Rama i përket atyre politikanëve populist, autokratë që thotë unë jam populli, unë jam e vërteta kështu që nuk i intereson fare me pyt Bektashinjtë.

Ajo u dallua në prononcimin e parë nga kreu i Bektashinjve që nuk e dintë këtë, por pastaj ra dakord.

Por nuk mund të fajësojmë këtu asnjë nga Bektashinjtë.

Këtu kemi të bëjmë me një ide të kryeministrit ku unë e besoj se ai e shikon Shqipërinë turistike.

Por kjo është një shaka pa kripë sepse ti nuk mund të bësh shaka të tilla se ti do të rrisësh turizmin.

Ajo që është e rrezikshme këtu, është një e paprecedentë është që ti kërkon të krijosh shtetin islamik modern.

Do të thotë që ti do ti ndash myslimanët në Shqipëri kategori e parë dhe kategori e dytë.

“Shërbimi Sekret dështoi”/ Hetimi i Senatit: Nuk u garantia siguria e ish-presidentit gjatë tubimit të 13 korrikut

Dështimet e shumta të Shërbimit Sekret përpara tubimit elektoral të ish-Presidentit Donald Trump më 13 korrik, kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj tij, ishin “të parashikueshme e të parandalueshme”, thuhet në një raport produkt i një hetim dypartiak të Senatit, publikuar të mërkurën.

Ashtu si edhe hetimi i brendshëm i vetë Shërbimit Sekret dhe një tjetër proces hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve, raporti paraprak i Komisionit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare, konstatoi dështime të shumta, në pothuajse çdo nivel, përpara atentatit në Butler të Pensilvanisë. Dështimet kanë të bëjnë ndër të tjera me aspekte si planifikimi, komunikimi, siguria dhe shpërndarja e burimeve.

“Pasojat e këtyre dështimeve ishin të tmerrshme”, tha senatori demokrat Gary Peters, kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Ligjvënësit zbuluan se nuk kishte një zinxhir të qartë komandimi ndërmjet Shërbimit Sekret dhe agjencive të tjera të sigurisë dhe asnjë plan për mbulimin e ndërtesës ku personi me armë zjarri u ngjit për të qëlluar. Zyrtarët përdornin kanale të shumta radioje të ndara, duke shkaktuar kështu humbjen e mesazheve që komunikoheshin. Gjithashtu një operator pa përvojë nuk arriti të vërë në funksionim dronin mbikëqyrës, për shkak të problemeve teknike.

Komunikimet ndërmjet zyrtarëve të sigurisë ishin një “lojë telefonike me shumë hapa”, tha senatori Peters.

Raporti zbuloi se Shërbimi Sekret ishte njoftuar për një individ në çatinë e ndërtesës afërsisht dy minuta përpara se i dyshuari Thomas Matthew Crooks të hapte zjarr, duke qëlluar tetë plumba në drejtim të ish-Presidentit Trump, më pak se 150 metra larg vendit ku ish-presidenti po fliste. Zoti Trump, kandidati republikan për president, u godit në vesh nga një plumb, ose një fragment plumbi, gjatë tentativës për vrasje të tij; ndërsa një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën, përpara se personi i armatosur të vritej nga një snajper i Shërbimit Sekret.

Sipas raportit, përafërsisht 22 sekonda përpara se i dyshuari Crooks të qëllonte, një oficer i policisë lokale dërgoi një alarm radiofonik se një person i armatosur ishte mbi ndërtesë. Por ky informacion nuk iu transmetua personelit kryesor të Shërbimit Sekret, të cilët u intervistuan nga ligjvënësit e Senatit.

Komisioni intervistoi gjithashtu një snajper të Shërbimit Sekret, i cili raportoi se kishte parë oficerë me armë në dorë duke vrapuar drejt ndërtesës ku ishte vendosur atentatori, por personi tha se nuk menduan të njoftonin askënd që të largohej ish-Presidenti Trump nga podiumi.

Raporti i Senatit vjen vetëm disa ditë pasi Shërbimi Sekret publikoi një dokument prej pesë faqesh që përmbledh përfundimet kryesore të një raporti paraprak të Shërbimit Sekret dhe përpara seancës dëgjimore që do të mbahet të enjten nga një grup pune dypartiak në Dhomën e Përfaqësuesve që hetoi ngjarjen. Grupi i punës i Dhomës së Përfaqësuesve po heton gjithashtu një atentat të dytë ndaj ish-Presidentit Trump në fillim të këtij muaji, kur u arrestua një person që kishte qëndruar i fshehur dhe i armatosur me një pushkë pranë fushës së golfit në klubin e zotit Trump në Florida.

Në një deklaratë të mërkurën, zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi tha se agjencia kishte zbatuar tashmë disa nga sugjerimet e komisionit dhe u zotua të punojë në mënyrë transparente me Kongresin dhe organet e tjera mbikëqyrëse që hetojnë të shtënat e 13 korrikut. Ai tha se agjencia e kishte ngritur tashmë sigurinë e ish-Presidentit Trump në “nivelin më të lartë të mbrojtjes që mund të ofrojë Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara”.

“Po shqyrtojmë gjithashtu me ngulm zgjidhjet afatgjata për sfidat si rritja e komunikimit dhe ndërveprimi me partnerët tanë federalë, shtetërorë dhe lokalë për t’u siguruar që përpjekjet tona të koordinuara për mbrojtjen gjatë aktiviteteve të jenë të pandërprera”, tha ai.

Secili prej hetimeve ka gjetur detaje të reja që pasqyrojnë dështime masive për sigurinë e ish-presidentit dhe ligjvënësit thonë se ka ende shumë më tepër gjëra që duan të zbulojnë, ndërsa përpiqen të parandalojnë që kjo të ndodhë sërish.

“Ky ishte rezultat i dështimeve të shumta njerëzore të Shërbimit Sekret”, tha Senatori i Kentakit Rand Paul, republikani kryesor në komision.

Senatorët rekomanduan që Shërbimi Sekret të përcaktojë më mirë rolet dhe përgjegjësitë përpara çdo aktiviteti, përfshirë caktimin e një individi të vetëm përgjegjës për miratimin e të gjitha planeve të sigurisë. Hetuesit zbuluan se shumë nga personat përgjegjës mohuan se kishin përgjegjësi për dështimet e planifikimit ose të sigurisë dhe nuk e pranuan fajin.

Agjentët e ekipit pararojë të intervistuar nga komisioni thanë se “vendimet e planifikimit dhe sigurisë u morën bashkërisht, pa asnjë individ specifik përgjegjës për miratimin”, thuhet në raport.

Komunikimi me autoritetet lokale ishte gjithashtu i dobët. Strukturat ligjzbatuese vendore kishin ngritur shqetësimin dy ditë më herët në lidhje me masat e sigurisë tek ndërtesa ku qëndroi i dyshuari, duke u thënë agjentëve të Shërbimit Sekret gjatë një inspektimi të godinës, se nuk kishin burime njerëzore për ta siguruar godinën. Agjentët e Shërbimit Sekret më pas u dhanë hetuesve variante kontradiktore se kush ishte përgjegjës për sigurinë tek ai objekt, thuhet në raport.

Inspektimi i brendshëm i bërë javën e kaluar nga Shërbimi Sekret po ashtu detajoi mangësitë e shumta të komunikimit, përfshirë mungesën e udhëzimeve të qarta për zyrtarët ligjzbatues vendorë dhe dështimin për t’u dhënë zgjidhje problemeve për vijën e shikueshmërisë në terren gjatë tubimit, që e lanë ish-Presidentin Trump të ekspozuar ndaj zjarrit të snajperit. Inspektimi konstatoi edhe një nivel vetëbesimi të tepruar mes disa agjentëve.

“Ky ishte një dështim nga ana e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme që ne të mbajmë veten përgjegjës për dështimet e 13 korrikut dhe të përdorim mësimet e nxjerra për t’u siguruar që të mos kemi më një dështim tjetër si ky”, tha Ronald Rowe Jr., ushtruesi i detyrës së drejtorit të agjencisë, pas publikimit të raportit.

Krahas rekomandimit për përcaktimin më të mirë të përgjegjësisë për ngjarjet, senatorët rekomanduan që agjencia të ndreqë plotësisht mangësitë në operacionet e saj të komunikimit gjatë aktiviteteve publike dhe të përmirësojë shpërndarjen e të dhënave të zbulimit. Ata gjithashtu rekomanduan që Kongresi të vlerësojë nëse nevojiten më shumë burime.

Demokratët dhe republikanët nuk kanë rënë ende dakord nëse do t’i japin Shërbimit Sekret më shumë fonde pas dështimeve të tij. Një projekt-buxhet, që mund të miratohet përpara fundit të muajit, përfshin një shtesë prej 231 milionë dollarësh për agjencinë, por shumë republikanë kanë thënë se së pari nevojitet një reformim i brendshëm.

“Ky është një problem menaxhimi, i qartë dhe i thjeshtë”, tha senatori republikan Ron Johnson./VOA

Nën radarët e Barcelonës, ish-portieri Shezni: Do ishte mungesë respekti nëse…

Alternativa më e përfolur për të zëvendësuar Ter Shtegen e dëmtuar te Barcelona është Shezni. Dhe pse konsiderohet ish-portier, pasi ka njoftuar më parë largimin nga futbolli, gjithçka mund të ndryshojë.

“Do të ishte mungesë respekti, nëse nuk e konsideroj si mundësi”, kjo është çfarë ka thënë polaku i pyetur për zërat së fundmi. Dhe një deklaratë e tillë padyshim që ndez shkëndija mes palëve.

Ditën e djeshme u raportua që Shezni do të pranonte rikthimin në futboll dhe pikërisht te Barcelona, vetëm nëse i garantohet vendi i titullarit. Po ashtu kërkohet që kontrata të firmoset e vlefshme vetëm deri në fundin e këtij sezoni.

Lëngu me panxhar, kivi dhe majdanoz, kombinimi për pastrimin tërësor të mëlçisë

Pastrimi i organizmit është i një rëndësie të veçantë për arsyen se toksinat pengojnë qarkullimin e gjakut, shpërndarjen e oksigjenit dhe mbi të gjitha punën e mëlçisë.

Për më tepër, eliminimi i toksinave është thelbësor për uljen e tensionit të lartë dhe parandalimin e atakut në zemër. Një nga kurat natyrale më të mira për pastrimin e mëlçisë është ajo me panxhar, kivi dhe majdanoz.

Si të përgatisni kurën natyrale me kivi dhe panxhar

Përbërësit

Gjysmë panxhari

1 kivi

1 tufë e vogël majdanoz

1 gotë me ujë

Përgatitja

Qërojeni kivin dhe prijeni në copa të vogla. Qërojeni panxharin dhe prijeni në copa dhe më pas hidhini në mikser bashkë me majdanozin e copëtuar. Lëreni mikserin të bëjë punën e vet për 1-2 minuta dhe lëngu është gati.

Vlerat shëndetësore të kivit dhe panxharit

Kivi, majdanozi dhe panxhari janë ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë dhe enëve të gjakut nga toksinat.

Panxhari i kuq vjen gjithashtu në ndihmë për të forcuar imunitetin. Ai përmirëson nivelin e shpërndarjes së oksigjenit në ccdo qelizë të trupit dhe rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Panxhari është gjithashtu i pasur me vitamina dhe është efikas në përmbushjen e nevojës së organizmit për hekur.

Sipas të dhënave, pirja e tre gotave më lëng kivi në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe për një imunitet të fortë.

Kivi është shumë i pasur me fibër dhe rrjedhimisht pengon rritjen e kolesterolit të keq. Kivi rekomandohet edhe për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Kivi është një frut ideal për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Ai ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak. Kivi është gjithashtu shumë i pasur me vitaminë C.

Ndërkohë enzimat e panxharit dhe të kivit së bashku e mbrojnë mëlçnë nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Shëndeti i enëve të gjakut është i lidhur ngushtë me mëlçinë.

Lëngu i panxharit dhe kivit pastron enët e gjakut dhe çliron mëlçinë nga toksinat.

Këtë lëng duhet ta përfshini sa më shumë në regjimin tuaj ushqimor. Llogarisni ta vazhdoni kurën për një periudhë 15 ditore duke e konsumuar lëngun esëll në mëngjes, një herë në ditë./AgroWeb.org

Dosja “Gërdeci” dhe korrupsioni brenda saj/ Koncesioni i dyshimtë dhe përfshirja e Berishës

Trasfertat bankare ndër vite të konstatuara mes biznesmenit Ismail Mulleti dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë duke u hetuar për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të dosjes së ndarë për çështjen Gërdeci.

Burime të sigurta i thanë ABC News, se të njëjtat hetime që janë përqendruar tek gjurmimi i parasë, kanë evidentuar edhe përfitime që biznesmeni Mulleti ka marrë nga lidhja e një koncesioni në shkurt të 2013-tës për markimin dhe gjurmimin e naftës kontrabandë në periudhën që qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

SPAK ka identifikuar një transaksion bankar nga llogaria e Mulletit në drejtim të Shkëlzen Berishës për të cilën ka dyshime se mund të jetë dhënë në formë korruptive për lidhjen e kontratës.

Hetimet e ndara nga SPAK për çështjen Gërdeci janë të regjistruara për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe atë të pastrimit të parave.

Në sajë të këtyre hetimeve gjatë pranverës së këtij viti, SPAK ka ushtruar disa kontrolle përfshi edhe ambiente kompanish duke sekuestruar disa telefona celularë dhe dokumente qe pritet ti vijnë ne ndihme hetuesve.

Hetimet për këtë dosje vijojnë në dy drejtime, së pari lidhur me procedurën e shitjes së municioneve nga ndërmarrja “Meico” ndaj shoqërive “Evdin” ltd. dhe “AEY” inc. në vitin 2007, vetëm 1 vit para se të ndodhte shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve dhe municionit në Gërdec që i mori jetën 28 personave dhe plagosi qindra të tjerë.

Prokuroria ka dyshime se për lidhje e kontratës së shitjes së municioneve ka patur ndikimi nëpërmjet korrupsionit tek zyrtarët e lartë të kohës.

Për këtë , janë duke u verifikuar transaksionet bankare te kryera nga disa zyrtarë dhe të afërmit e tyre, për të cilët ka pasur dyshime se mund të kenë ndikuar në lidhjen e kontratës.

Ndjekja e parasë, siç duket ka bërë që SPAK të shtrijë hetimet edhe të transaksione që lidhen me markimin e naftës.

Kontrata koncesionare me kompaninë që do të kryente markimin dhe gjurmimin e naftës kontrabandë është lidhur mes shtetit shqiptar dhe kompanisë GFI Albania që përfaqësohej nga Ismail Mulleti dhe një bashkë-ortak i tij, në kohën që qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

Prej 2 vitesh kompania nuk është më në pronësi të Mulletit por rezulton se është shitur tek një shtetase turke./ABC News

Qytetarët paguan 20 milionë euro më shumë taksa prone

Rritja e taksave të pronës ka filluar të japë efektet e para në xhepin e qytetarëve. Të dhënat zyrtare nga buxheti i shtetit tregojnë se bashkitë e vendit arkëtuan afro 55 milionë euro nga taksa e pronës, çka përbën shifrën më të lartë në dekadën e fundit.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023, taksa mbi ndërtesat ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore me afro 13 milionë euro më shumë, duke shënuar një rritje me 31.7 %.

Ndërsa në raport me planin 2024 për 8-mujorin, ka pasur një kapërcim me rreth 20 milionë euro, apo 55.5% më shumë se sa ishte parashikuar.

Nevoja për më shumë të ardhura dhe domosdoshmëria për të shlyer stokun e detyrimeve të prapambetura, por edhe afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme, i ka bërë që bashkitë t’i japin më shumë vëmendje vjeljes së taksës mbi ndërtesat ndonëse ende nuk ka nisur aplikimi i taksës sipas vlerës së tregut.

E thënë ndryshe, në 8 muaj, është realizuar 94.5% e gjithë planit vjetor të mbledhjes së kësaj takse, ku në total parashikohet të arkëtohen 5.7 miliardë lekë.

Ndikim në këtë perfomancë ka pasur rritja e çmimeve të referencës në bashkitë kryesore të vendit, por edhe rritja e sipërfaqeve ndërtimore. Peshën më të madhe në mbledhjen e kësaj takse e ka Bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë në zonat bregdetare dhe njësitë e tjera të mëdha.

Qeveria planifikon përgatitjen e kadastrës fiskale dhe zbatimin e taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026, si dhe zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për parcelat duke filluar nga viti 2028, duke përfshirë plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, finalizimin e Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale me ndërveprueshmërinë dhe integrimin me sistemet e tjera, duke adresuar kërkesat e personelit dhe ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore.

Scan tv