14.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Humori i zi i mjekëve onkologe, në vend të jetës flasin për vdekjen

Vijon zbardhja e përgjimeve të Prokurorisë, të komunikimeve mes mjekëve obkologë në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gazetari Osman Stafa, ka dosjen e Prokurorisë së Tiranës dhe prej ditësh publikon pjesë nga kjo dosje, prej të cilave edhe mesazhet e bluzave të bardha me njëri tjetrin. Duken komunikime , që bëjnë në punën e tyre të përditshme, teksa flasin për diagnoza të rënda sugjerojnë njeri tjetrit që në mungesë të kurës për pacientët ti sugjerojnë vend afër banesës së fundit. Ky mund të duket “humor i zi” për një pjesë të mirë por në fakt është edhe kriza morale dhe shoqërore që ka kapluar këtë vend. Ky mjek “harrojne” betimin e Hipokratit dhe bëjnë betimin e hipokritit.
Mjekët me njëri-tjetrin sugjerojnë që të ndiqet në spitalin e Fierit. Arsyeja? Sepse ka “varrezat me afër”. Por nuk mbaron me kaq!
Ata flasin edhe për mungesën e ilaçeve dhe sërish duke qeshur me njëri-tjetrin shkruajnë se nga 10 pacientë, 9 do i çojnë në varreza dhe vetëm njëri do të marrë medikamentin. Përgjigjet e kolegëve për këtë humor të zi janë “me lot” dhe plot me të qeshura, çka tregon shumë për mënyrën sesi i trajtojnë pacientët.

Bisedat mes mjekëve:
[27.2.23, 4:02:22 PM] AP(mjek onkolog): Nuk e di si e mendoni. Pacientja nga lushnja dr Arjana. Per te disaten here ben reaksion ( bronkospazem) me ulje te saturimit ne fund te oksaliplatinit. Fillon mjekimin ne 14.30 min… nuk do zeme ndonjehere mend ne.. apo te na marre historia..
[27.2.23, 4:03:05 PM] A.P(mjek onkolog): Docetaxel qe fillojne premedikimin ne 14.45.. etj etj
[27.2.23, 4:05:29 PM] AD(mjek onkolog): Pacientja 1 dite para kt eshte trajtuar me kortizonike pluse difenilhydramine ok. Jane bere dhe shenimet ne korteke sa per fillimin e kt nuk menaxhaj une hotelerine e pac receta eshte bere sh shpejte
[27.2.23, 4:06:58 PM] AP(mjek onkolog): Pavaresisht. Eshte nga lushnja. Duhet te filloje me pare. Edhe kortizoniku 8 ore para ka sens jo 24 ore para. Spo ju drejtohem ju
[27.2.23, 4:07:33 PM] AD(mjek onkolog): Dhe para fillimit te ktIj
[27.2.23, 4:07:36 PM] EC(mjek onkolog): Grupi i platineve jep reaksione edhe vdekje kur jane te perseritura . Nese vendoset te vazhdoje duhet te behet qe ne mengjes kur jemi te gjithe
[27.2.23, 4:07:47 PM] AP(mjek onkolog): Nje rast reaksioni duhet pare me precendence per sistemim.
[27.2.23, 4:08:01 PM] SS(mjek onkolog): Se si rregull nuk duhet ta bej fare
[27.2.23, 4:24:29 PM] AP(mjek onkolog): Edhe kjo. Reaksioni ne fier do jete me i lehte pasi eksperienca eshte e gjate
[27.2.23, 4:25:52 PM] EC(mjek onkolog): Fix
[27.2.23, 4:31:23 PM] SS(mjek onkolog): Aty ka varrezat me afer
[27.2.23, 4:36:37 PM] AR(kryeinfermier): Pacientje ka mare mjekimin dhe eshte shendosh e mire, sa per oraret dhe nr e pacienteve se ndryshojme dot,ka raste qe mund te nisin dhe me vone se ne 14:45 per shkak te ngarkeses por qe jsne raste shume te rralla, prandaj eshte turni 2 i stafit infermieror edhe deri ne oren 20:00 nese nuk mbarojne,ka dhe mjek roje! Kshu qe nuk perjashtohen kto lloje fenomenesh me 19 poltrona.
[20.1.23, 6:26:36 PM] SS(mjek onkolog): Bajrami, avokat nga Kukesi, kishte 12 femije dhe jetonte me qera ne Tirane. Qiradhenesi i kerkon te liroje banesen sepse do tja jepte nje tjetri me qira me larte. Bajrami fillon te kerkoje shtepi por me 12 femije si jepte njeri sepse kishin frike mos i shkaterronin shtepine. Po keshtu Bajrami smund te genjente per numrin e femijeve. Nje dite, pasi gjeti nje shtepi qe i plotesonte kushtet, dergon gruan dhe 11 femijet te rrine ne varreza per dy ore. Me pas, merr femijen e fundit dhe shkon e takon qiradhenesin. Ai e pyet. Sa femije ke? Kete qe kam ne krah, thote Bajrami, ndersa nena e tij e 11 te tjeret jane ne varreza. Bajrami e mori shtepine. Morali per jursitet: nuk eshte e nevojshme te genjesh por te zgjedhesh fjalet e duhura.
[20.1.23, 7:38:08 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Bukur Raqi. Cfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline.?
[20.1.23, 7:39:35 PM] LD(infermiere): Ti coni 9 ne varreza dhe njeri i fundit ta mari.hahaha
[20.1.23, 7:40:41 PM] AP(mjek onkolog): *QESH
[20.1.23, 7:40:47 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Joo. Të gjithë shokët e tu qe e kane marre, janë në varreza tashmë
[20.1.23, 7:41:51 PM] SS(mjek onkolog): U gjet zgjidhja
[20.1.23, 8:15:31 PM] RB(mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina zgjidhja me e zgjuar. Me lot.

Statistikat/ 100 golat e Halandit, asnjë nuk shënon si ai

Erling Haaland është bërë lojtari i 19-të që shënon 100 gola për Mançester Sitin, ndërsa i janë dashur 1etëm 105 ndeshje për të arritur pikën historike. Sulmuesi norvegjez arriti shifra të trefishta me golin e tij të minutës së nëntë kundër Arsenalit në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë.

 

Ai tani ka shënuar 10 herë në vetëm gjashtë paraqitje në fillimin e sezonit të tij të tretë në “Etihad”. Ky është treguesi më i fundit i rekordit fantastik për golashënuesin më të mirë të gjeneratës së tij, pasi fitoi “Këpucën e Artë” të Premier Ligës në dy sezonet e tij të para në Angli. Ai shënoi 52 gola në sezonin e tij të parë në “Etihad Stadium”, më shumë se çdo lojtar i Premier Ligës që ka arritur ndonjëherë në një sezon të vetëm dhe më së shumti ndonjëherë nga një lojtar i Sitit në historinë e tyre të gjatë. Kjo përfshin një rekord, duke thyer 36 golat e një sezoni në Premier Ligë, krahas 12 golave në Champions League, teksa “Qytetarët” ngritën trofeun e famshëm për herë të parë. Vitin e kaluar ai e mbylli sezonin me 38 gola në të gjitha ndeshjet, sezoni i dytë më i frytshëm në historinë e klubit, që barazon rekordin e Tomi Xhonsonit në 1928/29. Ai ka qenë një protagonist absolut në 7 trofetë e fundit të fituar nga Siti që prej ardhjes së tij. 24-vjeçari e ka nisur këtë sezon në formë fantastike, duke shënuar 10 gola në pesë daljet e para në Premier Ligë. Në total, ai tani ka 73 gola në Premier Ligë, 18 në Champions, tetë në “FA Cup” dhe një në “Carabao Cup” që kur iu bashkua Sitit.

Ai aktualisht po shënon më shumë se një gol për ndeshje në Premier Ligë, pasi ka luajtur 71 herë në këtë kompeticion. Kjo normë i tejkalon të gjitha rekordet historike të divizionit kur bëhet fjalë për golat, duke përfshirë Alan Shirerin, Herri Kejnin, Uejn Runin, Endrju Kolin dhe Serxho Agueron. Nga 100 golat e tij, 73 janë shënuar me këmbën e majtë, 14 me këmbën e djathtë dhe 12 me kokë. Uolvesi është skuadra ë ka vuajtur më së shumti golat e Halandit, me lojtarin që ka shënuar tetë herë kundër ekipit të “Ujqërve”. Megjithatë, askush nuk ka qenë i sigurt përballë tij, me Halandin që e ka gjetur rrjetën kundër çdo skuadre me të cilën është përballur në Premier Ligë.

Në total, ai ka shënuar 11 tripleta që kur iu bashkua Sitit në vitin 2022, me tetë që vijnë në Premier Ligë, dy në “FA Cup” dhe një në Ligën e Kampionëve. Vetëm Serxho Aguero (12), Alan Shirer (11) dhe Robi Fauler (nëntë) kanë shënuar më shumë tregolësha në epokën e Premier Ligës sesa Haland, me numrin 9 të Guardiolës që i janë dashur vetëm 70 ndeshje në Premier Ligë për të shënuar tetë. Haland i bashkohet Kevin De Bryjnes si lojtar i skuadrës aktuale të Pep Guardiolës që ka shënuar 100 herë ose më shumë për Sitin, me belgun që ka arritur këtë shifër historike në prill dhe aktualisht është në kuotën e 102 golave.

De Bryjne ka krijuar një lidhje të ngushtë me Haland, duke e asistuar sulmuesin 20 herë në total në partneritetin më të frytshëm në Angli që nga vera e vitit 2022. Aguero është golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit, me 260 gola në 390 ndeshje gjatë 10 sezoneve të tij në “Etihad”. Erik Bruk me 177 gola në 493 ndeshje midis 1927 dhe 1940, Tomi Xhonson me 166 gola në 355 ndeshje midis 1920 dhe 1930 dhe Kolin Bell me 153 gola në 501 paraqitje nga 1966 deri në 1979 janë lojtarët e radhës.

“Në teatër rroga ishte 280 mijë lekë! Vajzat s’jetonin dot më këtu”- Aktori tregon si mori vendimin për t’u zhvendosur në Amerikë: Punova si pastrues dhe shofer kamioni për 16 vite

Aktori i njohur, Arben Dervishi ka rrëfyer vendimin për t’u zhvendosur përfundimisht në Amerikë, pasi u rikthye disa herë në vendin tonë.

 

Ai ka treguar se rroga në teatër ishte e ulët dhe se vajzat e tij s’mund të jetopnin në Shqipëri pasi kishin ëndërri të studionin atje. Në emisionin “Rudina”, ai u shpreh se edhe jeta në SHBA nuk ka qenë e lehtë pasi ka punuar si pastrues dhe shofer kamioni për 16 vite.

Arben Dervishi tha se ishte një stres i tmerrshëm për të pasi nuk dinte gjuhën dhe rrugët, ndërsa shtoi se mori vendimin për të hapur një kafenë në Miçigan me kërkesë të vajzës së tij të madhe.

Arben Dervishi: Jam larguar në 2003, ishte një çmenduri atëherë. Amerika ka një magji, një mister, ti thua ta shikoj njëherë, shkon, e kupton që nuk është ajo që ke menduar ti, por ka një fuqi të tmerrshme që ty të mban. Unë jam kthyer sërish mbrapa, por jam rikthyer sërish atje. Këtë herë shkova sepse dy vajzat e mia e kishin jetuar Amerikën dhe nuk mundej më të largoheshim, ato kishin ëndërr të studionin. Ato nuk jetonin dot më këtu sepse ato që u ofron Amerika.

Këtu ndjeja mungesën e frigoriferit, nuk ishte më plot, merrja dy çanta të vogla. Se kur punonin në teatër aq ishte rroga 280, dhe aq kanë vajtur 430.

Kjo më bëri të largohesha. Unë largohem nga Korça pasi bëj një recital me Zamirën si shfaqje përmbledhëse, “Sa ka  parë Korça si këto”, dhe ishin 23 shfaqje të dhëna rresht në Korçë me një sallë me 500 se ishte shumë e  madhe dhe ti shkon e përplasesh atje që do të bësh punë të ndryshme.

Kam bërë pastrime, pastrim lokalesh, ndërtesash, pastaj kur u ktheva herën e dytë unë fillova të punoja shofer mauneje sepse nuk mundje ta mbaje veten me rroga kaq të vogla ndërsa shoferi i maunes ishte një rrogë shumë e mirë.

Rrugë shumë të gjata, me një gjuhë copë-copë, pësoje stres, si do të më presin, çfarë do të më thonë kur të shkoj atje, si do ta gjej rrugën, ku do të shkoj unë i ziu, si do të më shkojë kjo makina, ishte një stres i tmerrshëm. Madje kur kam ardhur te “Puthja”, te një komedi që më ka thirrur Korça, po të them që nuk mbaja mend tekst, e kisha të tmerrshme ngaqë kisha përjetuar rrugën e gjatë, më hidhërohej goja kur udhëtoja, isha shumë i stresuar, një profesion që ti s’e ke pasur, rrugë që s’i njeh, njerëz që të presin që ti s’di gjuhën.

Ishte e tmerrshme. E vazhdova pastaj se u lehtësua dhe ajo punë, e vazhdova 16 vjet si shofer kamioni. Punova shumë. Në dimrat  e tmerrshëm të Miçiganit që bora, rrugët e gjata, koha e gjatë e punës, do të ngriheshe çdo ditë në 4 të mëngjesit.

Pastaj erdhi koha kur fëmijët, u rritën vajzat dhe ajo e madhja më tha babai nuk dalin lekët me kaq dhunë që do ti nxjerrësh ti babai, me vuajtje kaq të madhe, ka edhe një mënyrë tjetër që mund të nxjerrim lekë. Bëmë një kafe tonën.

“Lufta me Rusinë është afër fundit”- Zelensky: Putini ka frikë nga operacioni në Kursk! Reagon Kremlini: Nuk ka rrugë tjetër, alternativa jonë është…

Lufta me Rusinë është “më afër fundit” sesa mendojnë shumica, tha Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky  gjatë një interviste me ABC News, duke u bërë thirrje edhe një herë aleatëve që të forcojnë më tej ushtrinë ukrainase.

 

“Plani për fitore është të forcojmë Ukrainën. Prandaj, kërkojmë nga miqtë tanë, aleatët tanë që të na forcojnë ushtarakisht. Kjo është shumë e rëndësishme ”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Unë mendoj se jemi më afër paqes sesa mendojmë. Jemi më afër fundit të luftës.’

Përveç kësaj, Zelensky deklaroi se Putini ka frikë nga operacioni në Kursk, i cili po zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Është e vërtetë. Ai ka shumë frikë”, vuri në dukje presidenti ukrainas, duke shtuar se “edhe njerëzit e tij e panë paaftësinë e tij për të mbrojtur tokat e tyre”

Zelensky tha gjithashtu se vetëm nëse forcon pozicionin e tij edhe më shumë, Ukraina mund të “shtyjë Putinin për t’i dhënë fund luftës”.

Reagimi i Kremlinit

Përfaqësuesi për shtyp i presidentit rus, Dmitry Peskov , duke komentuar fjalët e Zelenskit për përfundimin e konflikteve në Ukrainë, tha se çdo luftë përfundon në një mënyrë apo tjetër, duke përfunduar në paqe, por se Rusia nuk ka alternativë ndaj arritjes së objektivave të saj.

“Ju e dini se çdo luftë përfundon në paqe në një mënyrë ose në një tjetër. Por për ne, arritja e qëllimeve tona të deklaruara është absolutisht e vetmja alternativë ”, tha Peskov, duke iu përgjigjur gazetarëve.

Ish-kryebashkiaku i Himarës mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë sigurie

Gjykata e Larte rrezon kerkesen e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro per nje mase me te bute sigurie se ajo e arrestit me burg.

 

Goro akuzohet per shperdorim detyre ne dy raste dhe aktualisht ndaj tij jane caktuar dy masa sigurie.

Zbuloni 4 arsyet e rëndësishme përse duhet t’i konsumoni rregullisht lajthitë

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut.

 

Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje.

Zonat më prodhimtare të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec.

Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina.

Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta.

Ku ka lajthi ka shëndet të mirë.

Lajthitë Për Imunitetin
Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues.

Antioksidantët përmbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit.

Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë.

Lajthitë Për Zemrën
Antioksidantët ulin nivelet e inflamacionit në trup dhe mbi të gjitha ato të kolesterolit të keq.

Kësisoj, lajthitë kanë aftësinë të normalizojnë tensionin e gjakut dhe të mirëmbajnë shëndetin e zemrës.

Kundër Tumoreve
Studimet thonë se konsumi i lajthive është i dobishëm kundër kancerit të zorrës së trashë.

Megjithatë, prania e larmishme e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve i bën lajthitë ndër arrorët më mbrojtës të organizmit kundër sëmundjeve të tjera kancerogjene.

Lajthitë Për Uljen e Sheqerit Në Gjak
Disa studime thonë se lajthitë në veçanti dhe arrorët në përgjithësi mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Kjo i atribuohet pranisë së acidit oleik që gjendet me shumicë tek lajthitë

Në këtë mënyrë, lajthitë janë të rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe konsumi i lajthive duhet të jetë i kujdesshëm.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Prokuroria kërkoi kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, Italia kthen mbrapsht letërporosinë! Ja arsyeja

Italia ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës për kryerjen e ekspertizën mjekoligjore për përcaktimin e shkaktut të vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

 

Letërporosia është kthyer mbrasht nga shteti fqinj për mungesë dokumentacioni, pasi organi i akuzës mësohet se ka dërguar vetëm letrat dhe jo mostrat e plota, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Prokuroria e Tiranës dërgoi letërporosinë në Itali disa muaj më parë për të kryer një ekspertizë mjekoligjore atje për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu. Familjarët e vogëlushit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Sipas, ekspertizës mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit ishte anestezia gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu mësohet se prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa bluzat e tjera të bardha nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos.

Mësohet se kur Briani ishte i shtruar në QSUT kanë asistuar të paktën 6 mjekë. Po ashtu, prokuroria ka sekuestruar kartelën te QSUT dhe nuk ka lënë asnjë kopje për familjarët.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Përgjigja e kthyer është “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”.

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare të mjekut Roland Xhaxho

Kancelari Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit.

 

Qeveria ka marrë “disa vendime” në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të cilat “janë shumë të qarta për mua”, tha Scholz të hënën mbrëma në Nju Jork, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.

“Kjo nuk është në përputhje me qëndrimin tim personal… Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mirë për këtë”, shtoi Scholz, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zelensky u është lutur vazhdimisht partnerëve perëndimorë ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për t’i goditur shënjestrat thellë brenda tokës ruse, përfshirë fushat ajrore dhe depot e naftës të përdorura nga ushtria.

Arma me rreze më të gjatë veprimi që Gjermania ia ka dhuruar deri tani Kievit është raketahedhësi MARS II, i cili mund ta godasë shënjestrën 84 kilometra larg.

Berlini i ka dhënë leje Kievit ta përdorë këtë raketahedhës vetëm në hapësirë të kufizuar brenda tokës ruse, në afërsi të qytetit kufitar ukrainas, Harkiv.

Scholz nuk ka pranuar ta furnizojë Kievin me armë precize me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht vendimeve të aleatëve të Gjermanisë në NATO.

Gjermania nuk dëshiron t’i japë Ukrainës raketa lundruese Taurus, e cila mund të godasë rreth 500 kilometra larg, duke argumentuar se “kjo do ta rriste dukshëm rrezikun për përshkallëzimin e luftës”.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca e kanë furnizuar Kievin me raketa lundruese të cilat mund ta godasin shënjestrën deri në 300 kilometra larg. Ato janë duke shqyrtuar vendimin se a ta lejojnë apo jo Kievin t’i përdorë këto raketa për sulme ndaj shënjestrave thellë brenda Rusisë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se përdorimi i armëve të tilla nga Kievi do ta zhyste NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë./REL

Baba Mondi, Baba Edi dhe Baba Saliu!

Nga Sidi Hasanaj

Është tema e re e aktualitetit duke eklipsuar dhe vëmëndjen e dosjes “Partizani” nga SPAK, ideja e shprehur nga Edi Rama në mbledhjen e OKB-së për të krijuar brenda territorit të Shqipërisë një “shtet të ri” sovran, shtetin e komunitetit Bektashi të kryegjyshit Baba Mondi.

Te Edi Rama ka një dikotomi, një dualitet karakteristikash që edhe pse janë të kundërta, bashkëjetojnë harmonishëm me njëra-tjetrën:

Te Edi Rama jeton dikotomia e çmendurisë dhe djallzisë, ose siç populli jonë e përshkruan me termin “shejtan-budalla”.

Padyshim që në pamje të parë është një propozim që tregon vepse çmendurinë që udhëheq Ramën.

Shtetet nuk krijohen me urdhëra për të plotësuar imagjinatat e marra të njerëzve me pushtet… dhe me çmenduri.
Shtetet mikro, si analogjia që Rama kërkoi të blnte me Vatikanin, nuk krijohen as si simbolikë e harmonisë fetare!

Vatikani u krijua natyrshëm si shtet në kalimin e shekujve:

Në vitet 313-324, perandori Konstantin i parë, ndërtoi Bazilikën e Parë në Perandorinë Romake të Krishtërimit! Pra, Bazilika e Shën Pjetrit u ndërtua si objekti i parë i grumbullimit për besimtarët në historinë e Perandorisë Romake.

Bazilika u ndërtua (aty ku ndodhet edhe sot, në qëndër të Vatikanit) dhe u kthye në një qëndër shpirtërore për piligrinët Krishterë.
Me kalimin e shekujve kjo qëndër e Krishtërimit u bë si pikë reference për praktikantët Krishterë, atje u përhap konvertimi i Europianëve në fenë e Krishterë.

Por në vitin 846 pas një sulmi të piratëve ndaj Romës, Papa Leo i katërti urdhëroi të ndërtohej një murë mbrojtës. Pra natyrshëm lindi nevoja që pushtuesve të Perandorisë Romake tju evidentohej një territor që nuk kishte lidhje as me Romën Politike, as me ushtrinë, por ishte një “ishull shpirtëror i Krishtërimit”.

Me kalimin e shekujve, pra nga 313 deri më 1929, ky territor i ngritur mbi një kodër të quajtur “kodrat Vatikane” u zhvillua shumë paralelisht me përhapjen e Krishtërimit, u krijuan ndërtesa të tjera që shërbenin për praktikantët e Krishtërimit, dhe rrethohej e veçohej nga Italia pikërishtë për të qenë territor neutral, për të qenë një “oborr i madh i Kishës qëndrore Katolike” e cila nuk kishte përkatësi kombëtare, por ishte Kisha e çdo besimtari të Krishterë në Botë!

Në 1929, Musolini e formalizoi këtë enklavë, duke i dhënë sovranitetin brenda Italisë. Mqs ndodhej në kodrat e Vatikanit, u quajt “Qytet shteti i Vatikanit”.
E sa herë hynin pushtues ose agresorë në Itali, siç ishte në 1943 kur trupat naziste Gjermane pushtuan Romën… ruajtën sovranitetin dhe nuk e prekën Vatikanin.

Pra, Vafikani u finalizua si shtet pas rreth 1600vitesh funksion si kryeqëndër e praktikantëve të Krishterë, dhe u formalizua si enklavë jashtë Italisë me një qëllim:

Të mos sulmohej nga lufrtimet mes shteteteve, të ruhej nga agresorët.

Tani çfarë lidhje historia 1600vjeçare e Krishtërimit në Vatikan me idenë e prodhuar në menjen e mbrapshtë të Edi Ramës?!

Çfarë lidhje ka Vatikani dhe nevoja për tu distancuar nga sulmet ushtarake ndër 1600 vite drejt Italisë, me shtetin Bektashi të Edi Ramës?!

Asgjë.

Por Edi Rama nuk është (vetëm) i çmendur, pra siç thamë “vetëm i çmendur”… çmenduria e tij egziston në balancë me poshtërsinë, dhe sa herë njëra ka nevojë për të arritur një qëllim… tjetra e ndihmon:

Sa herë poshtërsia e qëllimeve të tij kërkon një objektiv, çmenduria e tij e ndihmon, ose vice versa.

Çfarë sigurojnë mikro shtetet si Vatikani?

Së pari pasaporta të veçanta, taksa të ulëta, imunitet penal (ta paktën për pak kohë) dhe autonomi territoriale.

Kush në Shqipëri kërkon çdo ditë e më shumë këto instrumenta?
Të pushtetshmit!

•Politikanët e korruptuar që duan një bankë konfidenciale ku të depozitojnë paratë e pista e më pas ti tranferojnë në ishuj Offshore, pa kaluar në filtrin e SPAK dhe BKH për gjurmimin e transfertave dhe burimit të pasurisë.
* Oligarkët që ju duhet të regjistrohen në QKB-në e shtetit të Baba Ramës dhe fitimet e tyre ti nënshtrohen tjetër regjimi fiskal taksash… pse të paguajnë 15-23% taksë fitimi në Shqipëri kur mund të paguajnë 1% taksë në shtetin e Baba Ramës?!

* Krimi i Organizuar, eksponentët e të cilit pasi mund të jenë në Kërkim nga SPAK, mund të kenë një pasaportë të shtetit të Baba Ramës dhe të fitojnë pak kohë me imunitet sa për tu larguar nga Tirana drejt Dubait…deri sa të kryehen “procedurat e ekstradimit nga Shkozeti drejt Tiranës”

Po autonominë territoriale?? Këtu loja bëhet shuumë e rrezikshme!

Nëse kjo poshtërsi e paketuar me çmendurinë e Edi Ramës, pranohet nga vendet e NATO-s, krijohet precedenti që … dhe bie fjala Kisha Serbe në Kosovë ta kërkojë!

Atë që Serbia nuk e morri dot me luftë në dekada, nuk po e merr dot me betejë diplomatike tani, ta marrë falë Edi Ramës:
Të kërkojë dhe ajo një territor autonom të sajin brenda Kosovës, të njëjtin territor në veri të Mitrovicës ku po bëhet betejë prej muajsh!

E përse mos ta kërkojë Kisha Ortodokse Serbe, nëse e arrnë Teqeja Bektashie Shqiptare e Baba Mondit?!

Pra ky është Edi Rama, një miks mes të poshtërit dhe të çmendurit. Gjithnjë në kërkim të formulave për të mbrojtur milionat e tij dhe oborrit të tij politiko-kriminalo-oligarkik dhe gjithnjë në krah të “vëllait të tij politik” siç e ka thënë vetë ai, Aleksandër Vuçiç.

Pra Edi Rama është një “Baba”, mbase një baba shpirtëror të një sekti me emrin Rilindje, dhe kërkon përmes një Baba Mondi, të maskoj qasjen e tij proktetore e atërore ndaj oligarkëve, kriminelëve dhe politikanëve të PS.

Por Edi Rama duhet që çmenduria e tij, mos të ketë përballë llogjikën, arsyetimin dhe racionalitetin… Ramës i duhet që poshtërsua e tij mos të ketë përballë pastërtinë dhe sinqeritetin e idealeve… por të ketë përballë një çmenduri dhe poshtërsi edhe më të madhe. Vetëm kështu ajo funksionon.

Dhe Baba Rama mjeshtërisht e hodhi çmendurinë e tij, fiks kur praktikantët e një “babai” tjetër shpirtëror po bënin ritet e tyre të çmendurisë:
“Baba Berishës” dhe piligrimlve të tij të marrë!

Çmenduria e këtyre, barazon dhe mbase tejkalon edhe patronazhistët dhe “ushtrinë e cila ka si karburant sufllaqet” të Rilindjes.

Në studiot televizive ka nisur prej ditësh një histeri kolektive se kush sulmon më shumë SPAK-un, dhe shpall të pafajshëm Berishën. Një çmenduri e madhe kolektive e ndjekësve të Baba Berishës.

Ndërkohë që gjyqi duhet bërë në gjykatë e jo në TV, ndërkohë që faktohen nga dosja hetimore se janë ndryshuar 2 ligje ( si ai nr. 9583 dhe 9963) nga Berisha për të lejuar privatizimin e terreneve sportive dhe objekteve të Forcave të Armatosura, pasi janë hartuar 5 VKM për privatizimin e klubit Partizani nga kryeministri Baba Berisha për 5muaj dhe nga 213 prona të ushtrisë, vetëm 1 është kthyher te pronari dhëndër i Baba Berishës… ushtria e patronazhistëve jo mavi por “të rrugicës së shpresës” thojnë në media:
“ Berisha, vajza e tij dhe familja e tij kanë koeficent inteligjence më të madhe se ne o popull, dhe e meritojnë atë pasuri. SPAK nuk ka fakte për fajësinë e Berishës por ka zili pasurinë e tij”… një tmerr i vërtetë, një justifikim që ka xhelozuar pamasë dhe patronazhistët e Baba Ramës… të cilët të gjendur në disavantazh adhurimi ndaj babës së tyre politik, ju përgjigjen:

“Baba Rama është 10hapa pars nesh në mençuri, dhe po sakrifikohet për hallet tona”.

Një garë që dhe vetë shoku Enver do e kishte zili, por që Shoku Edi dhe Sali po e kthejnë në fakt.

Pra, dy baballarëve Baba Edit dhe Baba Berishës, dy KryeGjyshërve të Shqipërisë, padiskutim që ju duhet një territor sovran nga kthetrat e Drejtësisë, për të mbrojtur sadopak pasurinë dhe korrupsionin e tij.
Ndërkohë komuniteti Bektashi, përmes figurave më të ndritura të kombit dhe Rilindjes Shqipëtare (jo asaj të patronazhistëve) si Vëllezërit Frashëri etj e ka thënë verdiktin e tij:
“Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”

ESE/ Nga Natasha Lako: Poezia e Zogajt është një bekim

Nga Natasha Lako *

Po vij me vrap nga Pogradeci për të arritur promovimin dhe u çudita që gjeta këtë trafik. Harrova që Tirana ka trafik. Kështu lexohet edhe poezia, ajo kap trafikun e vet. Të hysh në poezinë e sotme moderne është një nga gjërat më të bukura, më të befasishme. Poezia e Preçit me këtë modernitet ka ardhur që dje, ka  vijueshmëri. Ky libër këtë tregon. Poeti gjithnjë është poet dhe vijueshmëria është ndër gjërat më të bukura.

Shumë flitet për poezinë, sidomos ne që po mësohemi me Facebook. Ku derdhet  poezi e pafundme dhe gjëja e parë që bëjmë është lavdërimi i njëri-tjetrit. Jemi të tërë të mrekullueshëm në ato që shkruajmë! Kjo vjen nga instikti i një sfide. Poezia është sfidë. Është sfidë karshi realitetit dhe gjërave të zakonshme, gjërave të përditshme, gjërave rutinë, ngadonjëherë e të mërzitshme. Pikërisht këtu lind poezia si sfidë. Kur themi sfidë, për Preçin si poet kjo ka filluar që në atë periudhë të rutinës më të tmerrshme, të mërzitjes më të tmerrshme. Prej aty ka nisur te gjeje fijet e lirisë.

Preçi-krijues hap shtigje të pafundme. Nuk është thjesht kronikan se ashtu ishte Herodoti, por hap ato shtigje të lirisë dhe ne zbulojmë gjëra që nuk i shikon e përditshmja, qoftë edhe sikur të jetë ajo heroike.

Poezia është kjo sfidë e madhe që ndonjëherë i tremb njerëzit, ashtu siç i tremb edhe liria. Prandaj kjo kriza që thuhet se poezia nuk lexohet nuk ka lidhje me poezinë. Ka lidhje me marrëdhënien e njeriut me lirinë, sepse nuk është e kollajtë të fitosh lirinë e vetes, brenda vetes.

Një vëllim e botim i tillë nga UET Press është në radhë të parë një vizion për të mbrojtur në këtë jetë kulturore shqiptare të shumanshme, këtë rrugë të lirisë së brendshme. Për mua poezia është e shprehja e të vërtetave të padukshme dhe të thella. Nuk ka gjë më të madhe se poezia në të vërtetat e thella. Qoftë në konfliktet e sotme ekziston një realitet, një e vërtetë tjetër, shumë më e thellë, të cilën, më bukur nga të tërë, e shfaq poezia.

Nuk dua të them këtu që sfida e poezisë është që të luftojë pragmatizmin, nuk është këtu sfida. Edhe pragmatizmi ka të vërtetat e veta. Por kur na mbyt pragmatizmi dhe kalojmë në komercialitet, atëherë sfida e poezisë është shumë e rëndësishme. Duke folur për thellësinë e Preçit, në këtë thellësi të të vërtetave të mëdha, mbaj mend vargje nga një poezi e tij kushtuar Teodor Kekos:

Atje, matanë në fronin e luleve

Ti ishe mërzitur shumë për mua, 

Të gjithë të vdekurit po ta qanin hallin.

Sa bukur e ka thënë me këtë shprehje të gjuhës shqipe. Ky është një realitet, sikur je në ëndërr, sikur bën poezi. Ata njerëz kanë vdekur por për të gjallët jetojnë. Është një e vërtetë poetike. Unë dua ta falenderoj botuesin, universitetin, ata që kanë punuar me botimin. Dua të ndalem pak për gjuhën. Kur kemi një poet si Preç Zogaj, mendoj këtë gjë të parën, biles me zili ndonjëherë dhe them: Si ka mundësi ta zotërosh gjer në këtë thellësi, në thellësinë e të vërtetës e cila bashkohet me thellësinë e gjuhës?

Zotërimi gjuhësor është eksplorues dhe të çon në infrastrukturën e re mendore të sotme. Ky zotërim gjuhësor nuk vjen brenda një dite. Nuk mund të ishte Preçi para 50 vjetëve ky që është sot. Për  vëllimin e tij “Një e treta dashuri”, kur e kam lexuar, kam thënë: Këto poezi janë si ato trëndafilat që çelin vetvetiu. Kur çel trëndafili vetvetiu, çel edhe gjuha vetvetiu.

Është aq zotërues i brendshëm i ndjenjës dhe gjuhës, në një unitet, saqë është një poezi spontane që çel vetvetiu, sikur nuk është Preçi që e shkruan por është gjuha që e shkruan. Unë mendoj se poezia e madhe është ajo ku shkruan gjuha. Ti je vetëm një mekanizëm, nuk je zotërues, as dirigjent nuk je. Ajo vjen vetvetiu.

Poezia e Preçit e shfaq jetën si një bekim. Ti e bekon jetën, gjen gjërat e bukura të saj. Mallkime ne poezi që e bëjnë jetën skëterrë kemi shumë sot. Poezia jote  është aq e bukur, me të gjitha dhimbjet, problemet, me të gjitha plagët. Poezia jote është një bekim dhe kjo e bën të veçantë dhe një nga poezitë më humane. Unë shoh humanizëm të thellë. Atje ku jeta është një bekim është edhe humanizmi shumë i madh.

(* Nga fjala në promovimin e vëllimit me poezi të zgjedhura “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”)

ESE/ Nga Natasha Lako: Poezia e Zogajt është një bekim