Kombëtarja U-19 i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e shkëlqyer që po bën në turneun “Lacio Cup”, duke u kualifikuar për në finalen e këtij turneu. Kuqezinjtë e Bogdanit kanë arritur ditën e djeshme fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur në gjysmëfinale ekipin e Sampdorias me rezultatin 2-1. Golat për Shqipërinë u shënuan nga Pjetri në minutën e 8 dhe Blakcorri në minutën e 28 të pjesës së dytë. Në finale kombëtarja U-19 do të ndeshet me përfaqësuesen e Italisë B. Kjo sfidë është përcaktuar të luhet ditën e dielë, 28 maj, në orën 10:30.
Sadiku: Jam i habitur nga përmirësimi i skuadrës
Sulmuesi shqiptar i Luganos, Armando Sadiku, ka folur për mediat para ndeshjes së radhës në kampionatin zviceran kundër Lozanës, duke pranuar se ka mbetur i habitur nga ajo çfarë po bën skuadra. Lugano ishte në fund të tabelës në fillim të 2017-s, ndërkohë që të dielën do të zbresë në fushë për të mbrojtur vendin e 4-t.
“E dija që me Tramexanin mund të bënim mirë, por disa lojtarë nuk i njoh më duke parë sa shumë janë përmirësuar. Jam i kënaqur sepse i kam përmbushur pritshmëritë. Emri im mbetet ende i lidhur me një përshtypje pozitive. Trajneri gjithashtu ka mbetur i njëjti, punëtor i madh, i cili flet gjithashtu edhe me tifozët”, u shpreh Sadiku.
Në ndeshjen ndaj Lozanës për Luganon do të mungojë sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Ezgjan Alioski dhe Sadiku e pranon se mungesa e tij do të ndihet në lojë.
“Për mua, ai është shumë i rëndësishëm. Kjo duket në fushë. Do të më mungojë të dielën, por do të përpiqemi t’ia dalim mbanë. Nuk është e nevojshme t’i japim një rëndësi të jashtëzakonshme kësaj ndeshjeje. Grupi i lojtarëve nuk ka presion, është në humorin e duhur. Jemi shumë pranë fundit dhe mungojnë vetëm hapat e fundit”, përfundoi sulmuesi i kombëtares shqiptare.
Ultimatumi për Donnarummën
Milani i jep ultimatum Donnarummës për rinovimin e kontratës. Klubi kuqezi i irrituar nga sjellja e futbollistit e veçanërisht me menaxherin e tij Mino Raiola, ka vendosur ta çojë në tribunë për një vit 18-vjeçarin nëse nuk pranon të hedhë të zezën mbi të bardhë deri në fund të qershorit. Milani i ka ofruar talentit të futbollit italian 3.5 milionë euro në sezon kundrejt 250 mijë euro që përfiton aktualisht.
Raiola prej kohësh po luan me dy porta, pasi për Donnarummën janë interesuar klube të mëdha europiane, i pari në listë Manchester City i Pep Guardiolës. E vështirë të thuash nëse kjo lëvizje e Milanit është e duhura, por gjithsesi mbetet një mënyrë për të respektuar hierarkinë dhe vendosur interesat e klubit para gjithçkaje, por edhe Donnarummën para përgjegjësive të tij.
Situata ka precipituar deri në atë pikë sa të diskutohet edhe lënia në tribunë për një vit si masë ndëshkimore për sjelljen e Donnarummës dhe menaxherit të tij. Por kujt do t’i interesonte ky veprim? Askujt. Është e qartë se sapo të mbyllet sezoni, palët do të ulen për të biseduar me qetësi, pa i treguar forcën njëri-tjetrit. Që futbolli italian të mos humbasë një talent kaq të madh në sezonin para Botërorit “Rusi 2018”.
PS mashtrime si në 2013, 220 mijë vende pune dhe shëndetësi falas
Partia Socialiste ka tentuar dje t’i hedhë dhe një herë hi syve shqiptarëve me një prezantim të programit politik, i cili s’është gjë tjetër vetëm se një kopjim pikë për pikë i programit të dështuar dhe mashtrues të vitit 2013. E kanë quajtur “manifesti i PS” dhe përngjan shumë me manifestin e Partisë Komuniste, jo në ideologji, por në mashtrim. Partia Socialiste dhe Rilindja, merr dhe një herë guximin t’i gënjejë shqiptarët duke bërë ca krahasime të çudtishme, tek të cilat dështimet e saj në katër vjet tenton t’i quajë suksese. Këtë herë ska premtuar hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por diçka më pak 22 mijë të tilla, duke pretenduar se në këto tre vjet ka hapur 180 mijë të tilla. E habitshme është, se mashtrime të tilla vijnë në një moment, kur jo vetëm opozita, por edhe aleati i saj në qeverisje e kanë akuzuar për humbjen e vendeve të punës për mijëra shqiptarë. Ishte deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi një ditë më parë, e cila nga një studio televizise do shprehej se, “ne në qeverisje nuk i hapëm 300 mijë vende pune, por i mbyllëm 300 mijë vende pune”.
Niveli i varfërisë
Por le t’i marrim me radhë dhe të shohim se deri ku shkojnë mashtrimet me të cilat PS po tenton të hyjë sërish në këtë fushatë zgjedhjesh. Sipas manifestit socialist, sot të ardhurat e disponueshme për banor janë 580 mijë lekë në vit. Pak a shumë rreth 3800 euro për person, ose e thënë më ndryshe një familjë me katër anëtarë konsumon rreth 15 200 euro në vit ose diçka më shumë se 2 milionë lekë të reja. Nuk e dimë se ku i gjen këto statistika Edi Rama, në një kohë që dihet se që nga viti 2013 varfëria është rritur, siç është rritur dhe numri i atyre që jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhe ku janë këto rroga nga 700 euro për çdo prind siç pretendon Rama dhe Rilindja e tij. Ndoshta Rama në këto përllogaritje përpjeston në mënyrë të barabartë paratë e oligarkëve të tij, por kjo kurrsesi nuk mund të jetë tregues i rritjes së nivelit të jetesës për shqiptarët. Më tej në të njëjtin dokument shprehet se ka nxjerrë nga varfëria 60 mijë shqiptarë dhe ka shpëtuar nga mjerimi 30 mijë të tjerë, ndërkohë që raportet ndërkombëtare dhe ato vendase flasin për thellimin e kësaj plage sociale në shifra alarmante. Në vitin 2016, raportet përmendnin se 30 për qind e shqiptarëve jetonin nën kufirin jetik të varfërisë me 1.9 dollarë në ditë, ndërsa rreth 400 mijë të tjerë jetonin me rreth 400 lekë në ditë.
Shëndetësi falas
Në vitin 2013 ndër premtimet më të bujshme të Edi Ramës, ishte ai për shërbimin shëndetësor falas. Në fakt, duhet të jesh i paturp, kur me skandalet që kanë ndodhur në shëndetësi të kesh guximin të ripërsërisësh dhe një herë të njëjtën gjë, tek prezantimi i punës së tij, në këto katër vjet që ikën Rama quan sukses në këtë sektor koncesionet në shëndetësi, të dhëna për klientët e tij nga qehajai Beqja me bekimin e vetë Kryeministrit. Por gjithsesi kompleksi i asaj çka ka premtuar dhe nuk ka mbajtur duket dhe teksa shfaq vetëm me një fjali, “qëllimin” për një shëndetësi falas deri në vitin 2021. “Mbulimi shëndetësor universal mbetet qëllimi dhe angazhimi ynë. Brenda vitit 2021, shqiptarët do të kenë shërbimet shëndetësore falas”. Ky është paragrafi që sqaron, objektivin e Ramës dhe të tijve për shëndetësinë falas. Më poshtë nuk ka asnjë sqarim se si do të arrihet drejt këtij objektivi. Se sa sqarues është arritja e këtij objektivi, flet jo vetëm paragrafi më lart, por dhe puna e katër vjetëve e Ramës, ku sektori i shëndetësisë ka qenë dhe më i dështuari.
Rama e pranon se nuk ka shtruar asnjë kilometër rrugë të re
Kur flitet për rrugët, Rama e pranon vetë se nuk ka shtruar asnjë metër të tillë, por vetëm ka rikonstruktuar. Madje nuk guxon as ta përmendë me kilometra, por preferon të përdorë metrat linearë. Për shembull, Rama pranon se ka rikonstruktuar 300 mijë metra lienarë rrugë, e shprehur në kilometra që është njësia matëse për rrugët i bie që të ketë rikonstruktuar vetëm 300 kilometra. Në fakt po ta krahasojmë me vitin 2013, që përkon me mbylljen e mandatit të PD-së, kjo shifër ishte rreth 5 mijë kiloemtra rrugë të reja, që është një shifër ku e ku më larg se kjo që na servir Rama. Një pikë tjetër me të cilën Rama krenohet është dhe ajo që preferon ta quajë “Rilindja Urbane”, ku pretendon se ka shtruar 200 mijë metra linearë trotuare. Në fakt, Rama harron se të shtojë se për këto trotuare janë harxhuar jo pak, por plot 230 milionë euro, as sa do mjaftonte për të përfunduar një autostradë të ngjashme me atë të Tiranë-Elbasan, duke futur edhe ndërtimin e pesë kilometrave tunel brenda. Ose në rast se ato para do të përdoreshin për të ndërtuar banesa për të pastrehët, do të thotë që brenda një mandati, Rilindja do kish zgjidhur përfundimisht problemin e strehimit në këtë vend.
PS krenohet me falimentimet në masë të biznesit të vogël
Një tjetër mashtrim është ai i shtimit të bizneseve të vogla. PS pretendon se ka shtuar numrin e bizneseve të vogla me 50 mijë më shumë, ndërsa realiteti flet ndryshe. Vetëm në 6 muajt e fundit të vitit 2016, bënë kërkesë për falimentim më shumë se 3 mijë biznese në kryeqytet, ndërsa në katër vjet si pasojë e rritjes së barrës mbi to, mësohet të kenë falimentuar jo pak, por më shumë se 35 mijë biznese. Nuk dihet ende se ku i gjen Rama shifrat që i quan premtime të mbajtura, por fakti është se dhe në momentet që flasim në zyrat e tatimeve janë me qindra kërkesat e bizneseve të vogla, të cilat bëjnë kërkesë për mbyllje aktiviteti. Këtu nuk po flasim për luftën e paprecedentë që Rama dhe të ngjashëm si ai kanë ndërrmarë ndaj atyre njerëzve shitës ambulantë që mezi mbajnë frymën gjallë, duke shitur cepave të rrugëve me frikën se do u sekuestrohet malli. Rama u hoqi taksën për xhiron deri në 5 milionë lekë biznesit të vogël, që në fakt ka qenë aplikuar dhe më parë, por u shtoi taksat e pabërballueshmje të Bashkisë, që janë dhjetëfishi i asaj që duhej të paguanin. Po t’i shtosh dhe rritjen e energjisë, atëherë biznesi i vogël del me humbje në rastin më të keq, ose të punojë për taksidarët e Ramës në rastin më të mirë.
Ulëm energjinë, ishte 7 lekë kilovati e bëmë 9.5
Por “Rilindja” flet dhe për ulje të çmimit të energjisë kur shprehet se e ka ulur. Në fakt, kjo është nga demagogjitë jo vetëm më të pabesueshme, por edhe të neveritshme, po të kemi parasysh tragjeditë që solli ajo. Në fakt, Rama hoqi fashën mbrojtëse të energjisë prej 7.5 lekë deri në 300 kilovat orë dhe unifikoi çmimin me 9.5 lekë për kilovat orë. Të gjithë jemi dëshmitarë për faturat e fryra që u vijnë qytetarëve dhe të palëvizura dhe në muajt, kur konsumi bie. Faturat e muajit prill për shembull, të këtij viti nuk kanë ndryshuar shumë me faturat e muajit shkurt. Një familje që harxhonte 12 mijë lekë në shkurt fatura u ka ardhur rreth 10 mijë lekë të reja për muajin pranveror të prillit. Por meqë flasim për premtime të mbajtura, siç preferon t’i quajë manifesti, Rama kish premtuar dhe ulje të TVSH të energjisë në masën 6 për qind për familjet në nevojë. Në ditët e fundit të mandatit të tij s’kemi dëgjuar ndonjë familje që të ketë përfituar nga ky premtim i Ramës, pasi faturat do ishin shumë herë më të lehtësuara se sa pretendon manifesti dhe “Rilindja” tek premtimet e mbajtura.
Anash
Premtimi i PS: Borxhin publik do
e çojmë në nivelin që na e la Berisha
Premtim tjetër është ai për uljen e borxhit publik nga 71 për qind që është aktualisht, në 60 për katër vitet e ardhshme. Në fakt dhe ky është një sharlatanizëm, dhe mashtrim i Ramës. Kur erdhi në shtatorin e vitit 2013 në krye të qeverisë, borxhi publik nuk ishte më shumë se 63 për qind. Në katër vitet e qeverisjes, nuk është bërë asnjë investim, dhe siç e pranon dhe vetë dhe në projektet e mëdha nuk ka investuar, si fjala vjen shtrime rrugësh ose gjëra të këtij lloji që kanë kosto të lartë për buxhetin e shtetit. Por përveç kësaj, qeveria Rama e rriti borxhin dhe me 1 miliard dollarë të tjerë, nga ku 500 milionë kanë shkuar vetëm si koncesione për Vilma Nushin. Ulja e borxhit me 11% në fakt është në kufijtë e të pamundurës, pasi duket qartë se qeveria aktuale nuk ka për të ndryshuar modelin e filozofisë së saj. Në rast se do e kish mbajtur borxhin aq sa e gjeti, ndoshta mund të ishte sadopak i besueshëm, por me sa kemi parë Rama nuk e ka as aftësinë dhe as vullnetin për ta bërë.
Por në premtimet e tij, Rama ka harruar pensionistët. Në paragrafin që flet për këtë kategori, në asnjë rresht nuk flitet për rritje pensionesh në katër vitet e ardhshme, por vetëm për ndonjë shpërblim në fund të vitit (në katër vjetët e shkuara pensionet u rritën me 1.5 për qind dhe vetëm një herë u dha një shpërblim për fundvitin në 2016-ën). Për këtë kategorim Rama dhe PS flasin në ajër, duke lënë qartësisht të kuptohet se s’kanë asnjë strategji për rritjen e tyre. Në fakt nga kjo kategori një pjesë e mirë e tyre janë votues tradicional të majtë, me të cilët Rama u tall për katër vjet dhe me sa shihet ka ndërmend të tallet hapur dhe për katërvjeçarin e ardhshëm. Përpara 2013, pensionet rriteshin nga 8 deri në 12 për qind çdo vit. Në çdo tremujor, qeveria Berisha merrte vendim për t’i rritur deri në katër për qind, deri në fund të mandatit të tij, kur shumë pensione u dyfishuan për shkak të ndjekjes së kësaj praktike. Rama të vetmen rritje që bëri ishte ajo e vitit të shkuar, kur pensionet minimale u rritën me vetëm 200 lekë në muaj.
Kriza e dyqaneve të vogla të veshjeve
Shpresa H., e cila prej gjashtë vitesh ushtron aktivitetin e tregtimit me pakicë të veshjeve në zonën e ish-Bllokut, tregon se puna po bie sa vjen dhe më tepër. “Trishtohem sa herë mbyllet një dyqan në rrugën ku punoj dhe unë, pasi falimentimi i njërit prej nesh ka efekt zinxhir”, tha ajo. Dikur njerëzit blinin pa menduar shumë, sot hezitojnë edhe për të blerë diçka të vogël. Besoj se e gjithë kjo ka ardhur nga kriza dhe nga konkurrenca e madhe që na bëjnë qendrat tregtare, shtuar edhe krizën politike që i step njerëzit në shpenzime. Nëse vetëm dy klientë të mitë shkojnë në qendër tregtare, unë e ndiej efektin në të ardhurat e dyqanit. Kur e hapa në fillim dyqanin, e mendova si një zgjidhje të mirë për t’u vetëpunësuar, kërkoja që në fund të muajit të nxirrja një rrogë për veten. Tani, prej muajsh, mezi mbyllim shpenzimet e dyqanit. Rënien e aktivitetit tregtar na e pohoi dhe Ana B., shitëse prej 3 vitesh në një prej dyqaneve zinxhir, që tregton në QTU, në rrugën “Myslym Shyri” dhe në ish-Bllok. Ajo tha se “dikur xhiroja mujore e dyqanit luhatej nga 1,5–2 milionë lekë në muaj, ndërsa sot me vështirësi bëjmë 600-700 mijë lekë. Në përgjithësi, punojmë me klientelë, nuk para vijnë njerëz të rinj”. Për sa i përket dyqanit në qendër tregtare, xhiro është diçka më e lartë, por edhe në atë dyqan ka pasur rënie të aktivitetit. Në përgjithësi, qendrat tregtare, si qendra shumëfunksionale tërheqin më shumë njerëz, pasi kanë të përqendruar në një vend shumëllojshmëri aktivitetesh, shton ajo.
Konkurrenca, jo vetëm nga qendrat
Modeli i ekonomisë shqiptare është fokusuar te tregtia, shitblerja dhe jo te prodhimi, prandaj ka një mbiofertë në treg, thotë një tjetër tregtar, që ushtron aktivitetin prej 20 vitesh. Ne jemi shoqëri konsumi. Të shumtë janë ata që provojnë të hapin një biznes me qëllim vetëpunësimin, mirëpo fuqia blerëse aq është. Sektori i shitjeve me pakicë kohët e fundit është përballur me vështirësi dhe kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Në Amerikë, zinxhirët e dyqaneve të tregtimit me pakicë po shkojnë drejt falimentimit me një ritëm rekord, ndërkohë që po përballen me zgjerimin e shpejtë të tregtisë online. Edhe në Shqipëri, disa prej aktiviteteve kanë filluar të riorganizohen. Një pjesë e dyqaneve të kontaktuara nga “Monitor” tregojnë se një pjesë të punës e kryejnë online. Tashmë rrjetet sociale iu japin mundësi bizneseve që të kenë faqet e tyre të sponsorizuara dhe në këtë mënyrë, të arrijnë më shpejt te klienti. Po shkojmë drejt zvogëlimit të sipërfaqeve fizike të dyqaneve dhe zgjerimit të hapësirave në rrjet, megjithatë edhe këtu konkurrenca është tepër e lartë. Sipas sondazhit të “Monitor” të kryer në fillim të vitit, rreth 70% të bizneseve që mbylleshin ishin për shkak të krizës, rënies së konsumit dhe rimodelimit të ekonomisë. Shqipëria dominohet nga sipërmarrje të vogla, që kanë qenë zemra e ekonomisë, por që tani po vuajnë pasojat e rimodelimit të saj, si kalimi drejt subjekteve të mëdha (qendrave tregtare e supermarketeve), që po çojnë drejt mbylljes shumë prej tyre. Sipas Anketës së Ndërmarrjeve të INSTAT për vitin 2015, në Shqipëri ka 93 mijë ndërmarrje të vogla aktive apo gati 90% e totalit. Ato zënë një peshë të rëndësishme në punësim, me rreth 33% të totalit, ndërsa në shitjet neto, kontributi i tyre është shumë më i ulët në 14.3%. Për shkak të peshës së lartë në punësim, mbyllja e subjekteve mikro, që po vjen më së shumti për shkaqe strukturore, pritet të kthehet në një problem të madh në të ardhmen, për shkak të mungesës së investimeve të mëdha, që do të amortizonin pasojat në papunësi të kësaj kategorie të mikrondërmarrjeve.
Të rinjtë që tentojnë
Denisa Dimo, e sapodiplomuar për ekonomi, prej dy muajsh ka hapur një dyqan me shpresën që në fund të muajit të fitojë më shumë se sa një rrogë mujore. “Deri tani, si një biznes i ri, arrij të mbyll shpenzimet e dyqanit. Shpresoj që të më ecë”.
Më parë, në ambientin ku Denisa tregton, ushtronte aktivitetin një tjetër dyqan veshjesh, pjesë e një zinxhiri prej tre dyqanesh (qendër tregtare, “Myslym Shyri” dhe ish-Bllok), i cili falimentoi. Vita Gjinaj, tregtare, thotë se mori në konsideratë të shpërngulej në një nga qendrat tregtare, por ishte stepur për shkak të qirasë së lartë. Me atë çmim qiraje dhe me marzhin e fitimit që kam, në fund të muajit do të dilja me humbje. Të marrësh një dyqan me qira në një rrugë të kryeqytetit sot kushton shumë më mirë se 10 vjet më parë. Ndryshe është për qendrat tregtare, ku pagesat mujore janë rritur vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Colliers International, në vitin 2006, qiratë në rrugët kryesore të Tiranës arrinin deri në nivelin më të lartë prej 72 euro për metër katrorë. Sot ato arrijnë maksimumi deri në 40 euro për metër katrorë, duke shënuar një rënie prej 44%.
E kundërta ka ndodhur me qendrat tregtare. Ndërsa në vitin 2010, qiraja maksimale në qendra arrinte në 30 euro për metër katrorë, aktualisht ajo ka arritur në 50 euro për metër katrorë, me një rritje prej 67%. Teksa qendrat tregtare po i tërheqin klientët edhe përmes formave të ndryshme të argëtimit, dyqanet në rrugët kryesore po ndiejnë konkurrencën, çka ka ndikuar në uljen e qirave. Sipas të dhënave nga Colliers, qiraja mesatare e qendrave tregtare në Tiranë, aktualisht luhatet në rreth €20/m²/muaj. Ndërsa qiratë në vendet e preferuara kanë qenë stabël në rreth €50/m²/muaj dhe tregu ka qenë i orientuar nga ofertuesit, veçanërisht për hapësirat parësore të tregtimit me pakicë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për qendrat tregtare që kanë marka të mira dhe që mund t’i ofrojnë tregtuesit me pakicë një numër të lartë konsumatorësh. Qiratë e rrugëve kryesore kanë shënuar një rritje të diferencës mes nivelit më të lartë dhe atij më të ulët, ku më e ulëta është regjistruar në 7 euro/m²/muaj dhe më e larta në 40. Kjo shpjegohet me vjetërsinë e ndërtesës dhe kushtet në rrugët kryesore, referon Colliers. Tregu i rrugëve kryesore është ende shumë i pamaturuar dhe i paqëndrueshëm, çka do të thotë që mund të gjesh një dyqan të nivelit të ulët dhe të nivelit të lartë ngjitur me njëri-tjetrin në rrugët kryesore të Tiranës.
Ku punësohen shqiptarët
Tregtia me pakicë është biznesi me të cilin mbajnë familjet pjesa më e madhe e shqiptarëve. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, për vitin 2015, ky sektor ka numrin më të madh të të punësuarve në vend, me rreth 63 mijë, një rritje e ndjeshme në raport me vitin e mëparshëm, por që është kryesisht efekt i formalizimit. Nga këta, rreth 43 mijë apo 70% janë të vetëpunësuar, raporti më i lartë i të vetëpunësuarve nga të gjithë sektorët.
Por, vitet e fundit, ky sektor nuk po arrin të gjenerojë më fitime të larta, për shkak të shtimit të konkurrencës nga qendrat tregtare dhe supermarketet dhe rënies së fuqisë blerëse. Presioni për t’u formalizuar, nga ana tjetër, po i nxjerr zbuluar shumë prej këtyre bizneseve të vogla, që po gjenden në dilemën nëse do të arrijnë të mbijetojnë në këtë mjedis të vështirë dhe shumë kanë filluar të mbyllen. Një sondazh i një numri më parë i realizuar nga “Monitor” gjeti se pjesa më e madhe e këtyre subjekteve janë në mbijetesë dhe në mungesë totale likuiditeti, saqë janë mbyllur edhe për shkak të marrjes së një gjobe minimale prej 30 apo 50 mijë lekësh.
Shërbimi ushqimor (kryesisht restorante e bar-kafe) janë sektori tjetër që shumë familje kanë gjetur për të mbijetuar, por që dhe ai po vuan krizën e konsumit, por dhe ai është i tejngopur. Një kërkim i mëparshëm i “Monitor” gjeti se shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, numri i bar-kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë. Shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale.
Kategoria “Shërbime të tjera” ka pasur ecurinë më të mirë më 2015-n, për hapjen e vendeve të reja të punës, i nxitur nga zgjerimi i aktiviteteve të call center.
Ndërtimi është sektori i katërt më i madh punësues në vend. Pas një maturimi më 2012-2015, duket se ai i është kthyer rigjallërimit, i nxitur nga projekti TAP dhe orientimi drejt ndërtimeve në turizëm.
Ledina Loga
Tre kandidatë për kryeministër, tri opsione për qeverisje
Partive politike u ka mjaftuar shpallja e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që brenda natës, të zotohen se do t’i zgjidhin, të paktën deklarativisht, problemet e shumta të grumbulluara në Kosovë. Për dy vjet, subjektet politike nuk arritën të gjejnë formulën e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke i lënë qytetarët e Kosovës të izoluar pa liberalizim të vizave, ndërkaq një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, u prezantuan shumë opsione për tejkalimin e kësaj problematike. Po ashtu, edhe në këto zgjedhje partitë politike shkelën ato që i quajtën më parë “vija të kuqe”, duke i bërë ato që dikur u cilësuan si koalicione të panatyrshme, plotësisht të natyrshme. Aktualisht, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Nisma, pastaj koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe subjektin e ri Alternativa, si dhe subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, po zgjojnë interesimin e opinionit dhe medieve. Të tri blloqet politike kanë prezantuar edhe kandidatët e tyre për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. I cilësuar si krahu i luftës, edhe pse i unifikuar në një koalicion pas 17 viteve, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma ka nxjerrë si kandidat të përbashkët për postin e kryeministrit të ardhshëm, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit, thotë se qeveria nën drejtimin e tij do të merrte një pozicion tjetër karshi dialogut me Serbinë. Sipas Haradinajt, ka ardhur koha që Kosova të jetë shtet, pa fusnotë. “Nuk është vetëm nacionaliste ose kombëtare, por po dëshirojmë ta përmbyllim dhe të gjithë ta kuptojnë se Kosova është Kosovë më vete. Pra, që Kosova vendos për Trepçën, Kosova vendos për Brezovicën, për ushtrinë, për qymyrin, për çka do që është e Kosovës ne vendosim. Nëse vazhdojmë ta ruajmë ose ta lëmë veten edhe me fusnotë edhe të pavarur, s’mundemi më”. “Ne duhet të veprojmë në këtë drejtim. Janë disa absurde që dëshirojmë t’i zgjidhim edhe në raport me partnerët tanë, në këtë rast është BE-ja, pra duhet të ketë një qasje më strikte në marrëdhëniet mes palëve dhe të mos favorizohet shumë Beogradi”, thotë Haradinaj. Ndërkaq, në raport me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj beson se marrëveshja mund të përmbyllet pa u detyruar që Kosova të humbë territor, duke aluduar në marrëveshjen aktuale, e cila ka mbetur pezull dhe e pa ratifikuar nga Kuvendi. “Porosia e territorit është se nuk mund të jap tokë. E kuptoj që janë ndarë sfida para nesh që kërkojnë zgjidhje, por besoj që do ta gjejmë zgjidhjen për demarkacionin pa dhënë tokë, duke mbetur kufiri në Çakorr edhe në Kullë”, deklaron Haradinaj. Edhe koalicioni i LDK-së, së Isa Mustafës, me AKR-në e Behxhet Pacollit dhe Alternativën që drejtohet nga dy figura të njohura politike, Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila, ka dalë me kandidatin e përbashkët për kryeministër. Ai është Abdullah Hoti nga LDK-ja, aktualisht ministër i Financave në qeverinë në largim të Kosovës. Hoti pretendon se pas zgjedhjeve do të udhëheqë qeverinë e koalicionit të qendrës së djathtë.
Lista fituese e Republikës së Re
Opozita ka paraqitur listën fituese të zgjedhjeve të 25 Qershorit të Republikës së Re. Kush
janë emrat kryesorë në të 12 qarqet e vendit? Nga sot nis beteja qytet më qytet duke nisur
me mitingun e madh të orës 19.00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit
Qarku Tiranë
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia
Durrësi
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Ceno
Shkelqim Fortuzi
Shkodra
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Coba
Elbasan
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
Taulant Zeneli
Arben Elezi
Fitim Zekthi
Nada Krypa
Blendi Himci
Vlorë
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema
Fier
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi
Korça
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Andrea Mano
Ligoraq Karamelo
Fatmir Guda
Berat
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi
Lezha
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci
Kukësi
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti
Dibër
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata
Gjirokastër
Tritan Shehu
Roland Bejko
Kosta Barka
Besnik Aliaj
Arrihet marrëveshja, opozita e bashkuar nën siglën e PD-së!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka arritur dje marrëveshjen me krerët e partive më të mëdha në kampin e djathtë. Pas disa takimesh të gjata është rënë dakord që pas Nard Ndokës dhe Dashamir Shehit (marrëveshja me të cilët u arrit një ditë më parë) edhe Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule të futen në listat e PD-së.
Marrëveshja
Sipas marrëveshjes aleatët e PD-së do të kenë dhe një apo dy deputetë sipas rastit, në listat më qëllim të qartë politik. Maksimizimi i votës mes partive aleate siguron mosrrjedhjen e të paktën 100 mijë votave, që në rastin më të mirë për aleatët mund të siguronin vetëm një deputet, dhe në rastin më të keq do të shkonin dëm, pasi sistemi është i tillë që në rast se nuk kalon një prag të caktuar, atëherë rrezikon të mbetesh pa asnjë mandat deputeti, megjithëse mund të marrësh dyfishin e votave në një rast tjetër po të ishe në koalicion. Por, marrëveshja e PD-së është akoma më mirë dhe se koalicioni, për arsye se të gjitha votat unifikohen rreth siglës së PD-së, duke unifikuar votat, dhe pa bërë shpërndarje të tyre. Pra, në fletën e votimit nga krahu i djathtë do të jetë vetëm Partia Demokratike dhe Partia Republikane për t’u votuar. Kjo e dyta do të jetë formale, dhe si strategje elektorale për të siguruar numëruesin, pasi në rast se ajo vendos të mos regjistrohet nën siglën e saj, numëruesi ose anëtari i KZAZ dhe QV i kalon për çdo rast PDIU, e cila garon më vetë, por në koalicion qeveritar me Partinë Socialiste.
Por në rast se në krahun e djathtë do të votohet vetëm për një sigël partie, nuk është e njëjta situatë në krahun kundërshtar. Të gjitha partitë e regjistruara, 15 kanë kryesisht elektorat të majtë. Një rrjedhje votash masive që mund t’i shkaktojnë disfatë të thellë të majtës. Eshtë thuajse e njëjta situatë me vitin 2005, kur Partia Demokratike nuk i la aleatët e saj të dilnin më vete, dhe nxorri kandidatë të përbashkët në sistemin mazhoritar, duke korrur një fitore spektakolare. Gjithsesi, është 25 qershori, ai që do të vendosë për çdo gjë, por gjasat që të ripërsëritet një situatë si ajo e vitit 2005 janë të mëdha.