Home Blog Page 7130

Dy raste të reja me Covid-19 në Shkodër, infektohet edhe një infermiere

0

Dy raste të reja janë zbuluar me Covid 19 në qytetin e Shkodrës, nga 29 testime që janë kryer gjithsej. Burime bëjnë me dije se dy rastet pozitive janë të vajzës së një rasti pozitiv që u konfirmua gjatë ditës së djeshme, në lagjen Kiras, dhe një infermiere në Prekal.

Kjo e fundit dyshohet se ka pasur kontakt me persona të prekur më herët me Covid 19. Të dy rastet pritet të konfirmohen në njoftimin e ministrisë, që bëhet zakonisht rreth mesditës.

Deri dje në vendin tonë ishin të prekur me Covid19 736 persona, nga të cilat 10 ishin raste të reja, ndërkohë që numri i jetëve të humbura ka shkuar në 30, me dy raste në 24 orët e fundit.

Një lajm i mirë është që në vendin tonë, numri i rasteve që janë shëruar, prej ditësh e ka kaluar atë të rasteve që janë ende aktive.

Donald Trump: E di të vërtetën për Kim Jong Un, në një të ardhme jo të largët…

0

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai kishte një “informacion shumë të mirë” në lidhje me statusin shëndetësor të Kim Jong Un, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, duke lënë të kuptohet se populli amerikan do të dëgjonte për këtë në “të ardhmen jo shumë të largët”.

Kim nuk është parë në publik që nga 11 Prilli, dhe mungesa i tij për t’u shfaqur më 15 Prill gjatë përkujtimit të gjyshit të tij të ndjérë, sundimtarit themelues totalitar të Koresë së Veriut, nxiti thashéthemet se Kim ishte potencialisht i sëmurë apo edhe i vdèkur.

“Kim Jong Un? Unë nuk mund t’ju them saktësisht. Po, unë kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas për këtë tani,” tha Trump të hënën në përgjigje të pyetjes së një reporteri në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë. “Unë thjesht i uroj mirë.” “Shpresoj që ai të jetë mirë,” shtoi presidenti. “Unë e di se si po bën ai, duke folur relativisht. Do të shohim. Ju ndoshta do të dëgjoni në një të ardhme jo shumë të largët”.

Trump ka mohuar me ngulm raportet e lajmeve për shëndetin e Kim, duke e etiketuar si raportim “të rremë” të CNN që udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të jetë i sémurë rèndë. “Unë kam një marrëdhënie të mirë me Kim Jong Un dhe shpresoj që ai të jetë në rregull,” u tha Trump gazetarëve javën e kaluar.

Ndërkohë, organizatat e mediave të Koresë së Veriut kanë heshtur në lidhje me thashéthemet e lëkundshme, duke publikuar deklarata të vjetra ose të padenjë nga Kim. Të hënën, media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se ai “dërgoi mirënjohjen e tij” për punëtorët që ndërtojnë një zonë turistike në zonën Wonsan. Dhe gjatë fundjavës, një zyrtar i Koresë së Jugut i tha Fox News se Seul besonte se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte “i gjallë dhe i mirë”.

Covid-19/ Ceka: Kufijtë duheshin mbyllur një javë më herët, Rama sjellje poshtëruese me…

0

Arkeologu dhe historiani, ishambasadori Neritan Ceka në një lidhje skype me Fax News, ka folur për masat e marra nga ana e qeverisë shqiptare, në kushtet e pandemisë. Sipas Cekës pati një vonesë në mbylljen e kufijve, veçanërisht nga Italia, e cila duhet të ishte kryer një javë më parë, ndërsa shton se në vendin tonë ekspertët dhe specialistët e shëndetësisë janë nënvlerësuar.

“Përveç pjesës së palestrës dhe daljes për shëtitje nga liqeni, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të madh për  mua personalisht. Ka qenë një gjë e papritur për të gjitha vendet, e gjithë bota është gjetur jo gati për këtë situatë, Shqipëria ka pasur një rast të ngjashëm në 97 kur shumë qytetarë u mbyllën nëpër shtëpia. Shqipëria u gjet e papërgatitur sa i takon personelit mjekësor, duhet të ishte hyrë që një javë më parë në izolim, por në përgjithësi gjithçka është menaxhuar mirë.

Në javën e parë u bënë disa gabime, pasi një eufori se Shqipëria do të ishte e paprekur, gjë që ishte e gabuar, sa kohë që 1/6 e shqiptarëve ndodhen në Itali, që ishte vatra më e nxehtë. Në krye të sistemit shëndetësor janë vendosur njerëz militantë, kur në fakt dolën në pahë përgjegjësit e pavionëve, të cilët duhet të qendrojnë në krye. Dua të pyes këta ministrat tanë që kanë mbivlerësuar ekspertët e huaj, ku i keni ata sot? Është krijuar një ide sikur në vendin tonë mungojnë specialistët, gjë që nuk është e vërtetë, pasi kjo situatë nxori në pah se ne i kemi njerëzit e kualifikuar”, tha Ceka.

Ndërkohë që sa i takon shqiptarëve që kërkonin të ktheheshin në vendin tonë, Ceka tha se shteti duhet ti kishte pranuar të gjithë, dhe se karantina duhet të kishte qene pa pagesë. Sipas tij kjo tregoi se shteti shqipar i la ata rrugëve. Sa i takon rolit të opozitës, Ceka e vlerësoi atë si bashkëpunues dhe të kujdesshëm, ndërsa shtoi se ndryshimet në Kodin Penal që kaluan në Kuvend ishin të panevojshme.

“Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sjellin një pjesë të mirë të remitancave në shqipëri, janë këta persona që mbajnë motra dhe vëllezër në Shqipëri, dhe ditën kur patën nevojë për shtetin shqiptar, ata u lanë në mes të rrugës. Shteti duhet të ishte aty, kur ata kishin nevojë, ti merrte dhe ti fuste në karantinë pa pagesë. Sjellja e shtetit shqiptar ka qenë poshtëruese.

Roli i pozitës është vendosur vetëm në dorën e një njeriu, ndërkohë që është për tu vlerësuar sjellja që ka pasur opozita. Në Itali del dhe komunikon me publikun vetëm drejtori i mbrojtjes civile, kurse te ne njëherë del minitrja, njëherë tjetër del zëvendësja e saj, nuk ka një figurë qendrore dhe të besueshme. Opozitën e kam parë që të jetë serioze dhe objektive, një pjesë e mirë e propozimeve të saj, në fillim u refuzuan dhe më pas u pranuan, pa cituar autorë.

Unë mendoj se te ne nuk do të ketë një përsëritje të virusit, pasi shifrat dhe të gjithë treguesit janë pozitiv. Parlamenti duhet të ishte marrë me çështjet ekonomike, pasi ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të sjellin asnjë të arrestuar. Asnjë prokuror nuk do të donte që ti ndiqte çështje të tilla. Amnistia fiskale është shoë i radhës, ai që ka punuar në të zezë, nuk mund të mbledhë 1 milionë euro. Ai që mbledh portokalla nuk do të bjerë miliona euro, kemi pasur plot amnisti në ndërtim dhe atje janë hedhur lekët. Nuk duhet bërë pasi do të godiste ata që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Ceka.

Njeriu do liri, nuk do një kothere bukë në bodrum që ja heqin sa herë duan!

0

Nga Artan FUGA

Njeriu do liri, ushqimin e gjet vet, nuk do një kothere bukë në bodrum që pa liri ja heqin sa herë duan!

Kundërshtimi për një kothere bukë nuk është kauza ime!

Unë e kam bindje që ka një kontradiktë të madhe në këtë logjikë politike : Nga njera anë konsiderohet pushteti i sotëm si i oligarkëve, i njëshit, jodemokratik (dhe unë e ndaj këtë gjykim) dhe nga ana tjetër i bëhen propozime dhe sugjerime si të mendojë për qytetarët!

Ndjesë, por nuk e kuptoj dot! Nuk ma kap truri!

Unë mendoj se kryesorja nuk është sjellja jonë qytetare si agjenci konsultance, por kërkesat politike për të drejtat e qytetarëve, për respektim të shtetit ligjor, për transparencë.

Lidhur me këtë prioritet unë nuk jam aspak dakord të mbetet te kërkesat shumë relative për testime, teshtima, të shtime!

Me kodin penal dhe ndryshimet në të ne nuk jemi veçse kafshë, pula, derra, që çdo çast dikush mund të na vendosi në arrest shtëpie, pa gjyq, pa avokat, pa publik sikurse mbyll bagëtinë në katua!

Dhe ne të këshillojmë se ç’duhet bërë me ndihmën ekonomike!!!
Ne jemi të mbaruar si njerëz, sepse një grusht misër do të na japin!
Asnjë skllavopronar nuk do që skllavi të vdesi!

Politikisht në kohë covid19 qendrimi im si qytetar përqendrohet te kërkesat e mirëfillta politike, juridike, institucionale, sepse janë ato që përbëjnë mekanizmin e rikthimit të qytetarit shëndoshë e mirë në qendër të sistemit politik!

Kllouni i Ramës anulon koncertin në Shkodër, organizatori: Po na persekutoni se kemi ardhur nga Mali i Zi, nuk ke…

0

Koordinatori dhe organizatori i spektakleve Agron Isufi, ka shpërthyer në akuza ndaj zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, njëkohësisht edhe i ngarkuar me detyrën si Prefekt i përkohshëm i Shkodrës, për anullimin e koncertit në lagjen Partizani Rus i Madh.

Sipas tij anullimi i koncertit në këtë lagje është bërë kur gjithçka ishte gati dhe ishin marrë të gjitha masat për të organizuar një koncert në lagje me rreth 10 mijë banorë ndërsa akuzon drejtpërsëdrejti Lamallarin.

Isufi shprehet se kjo lagje po persekutohet për faktin se aty jetojnë shumë qytetarë të ardhur nga Podgorica në vitin 1944, ndërsa në lagjet e tjera janë lejuar të zhvillohen koncertet. Ai ka përmendur edhe disa nga emrat e mëdhenj të artit dhe sportit që ka nxjerrë qyteti i Shkodrës, duke u shprehur se zv/ministri me kompetenca të zgjeruara nuk do ta kishte kurrë respektin e tyre.

Postimi i plotë i Agron Isufit

1…..Përse në qytetin e Shkodrës u anollua koncerti në lagjen Partizani Rus I Madh……

2….Ku mbështetja e policisë ishte maksimal me leje konform cdo rregulli,ku agjensia Jehona e Shkodrës me producent Xhelal Halili e liçensuar tesh 20 vite për organizime koncertesh.

3….pse ditën e fundit të koncertit, dha urdhër i ngarkuari Zv ministri i mbrenshëm Besfort Lamellari si prefekt i perkohshëm i Shkodrës për Kovid-19, të anollohet koncerti si në lagjen Rus edhe në lagjen Xhabie ku ishte dhënë një koncert 2 ditë para nga kengetarja Eli Malaj.

4….Kujt i ka interesuar që të mos bëhet në lagjen Partizani Rus I madh, me 10 mijë banorë.

5…..Çfarë të keqe ka pasur nga qytetarët e lagjes Rus i Madh Policia,shteti,komuniteti

6…..A mos ka qëllime të tjera inatqore, që kjo lagje të persekutohet në këtë menyrë, me personalitete të shquara në Art- Kulture-Sport.

7….Apo pse në këtë lagje Rus, jetojnë shumë Podgoriçanë të ardhur nga Mali I Zi ne vitin1944.

8….Pse në lagjen Parrucë, Sarreq,Xhabie u dha leja,dhe në lagjen Rus Maxhar zoti prefekt nuk dha e nuk jep leje.

9….Kush ka dëshire ta përsekutojë këtë lagje ,pa probleme kurrë as në sistemin e vjetër, as ne demokraci.

10….Pse shikohen lagjet e shkodrës,njera e nënës e tjetra e njërkes.

11….Po pse nuk kanë të drejtë kengëtarët e humoristat,që jetojnë në këtë lagje sot, të gezojnë familjet e tyre, komshitë ,shokët e miqtë e lagjes Rus, ku ka 12 pallate tek sheshi, si kengetarët Adnan Bala, Elsida Sinaj,Lulka Merkulaj,Zaim Merkulaj,Friden Ramja,Kujtim Rexhvelaj,humoristi mjeshtri i madh Besnik Çinari,apo bejtaxhia Dilaver Cufi dhe disa kengetarë të nderuar të shkodrës si Agim Molla,Bardh Spahja,Ben Goçaj Ketlin Pjalmi, dhe fonisti me famë Denis Hebovija

12…Po edhe një herë që ju erdhi rasti lagjes Rus i Madh të gëzojë pak orë ,nga streset e pandemisë, edhe ketë gëzim ja ndërpreve ne pabesi zoti Lamallari,ku leja ishte marrë nga policia e bashkia 1 javë para.

13….Ku tërë këngëtarët dhe humoristat e muzikantat nuk pranojnë financë për lagjen e tyre dhe situatën, financen e ka marrë persipër unë si koordinator, dhe agjensia Jehona e Shkodrës për reklamat e për montimin e skenës, ku ne nuk pranuam asnjë sponsor për lagjen time ku jam rritur për 20 vite.

14….Ku gadishmëria e Tv Star Plus ishte falas për këtë koncert në lagjen Rus Maxhar.

15…Po a e din prefekt i komanduar Lamallari se kjo lagje Rus i Madh ,se sa shumë sportista ka qitë, si futbollista ,basketbollista,volejbollista,atletë,mundesa, aktorë dramash, aktore humori,ku po ti përmendi,se cfarë ju ke bërë ketyre emrave të medhej ,ku ti ske për ti fituar respektin e tyre zoti Zv ministër i mbrenshëm Besfort Lamellari kurrë,si Hysen Zmijani ,Deto Zmijani,Luan Zmijani,Denis Zmijani,Farida Zmijani Ramadani, Selman Gruda,Xhabir Gruda,Aziz Gruda,Bujar Gruda,Shpetim Gruda…Adem Smajli,Suad Durraj, Muhamet Halili, Adem Halili, Bimo Fakja,Beqir Osmanagiqi,Medo Cuciçi,Shuajp Keraj,Sule Gjyrezi,Istref Kepa,Ilir Kepa, Qamo Halluni, Selman Cukali,Myzafer Mani,Fatmir Lugji,Qamil Medja,Agim Medja,Artan Medja,Fatmir Axhani, Ferid Borshi,Arvid Hoxha, Lulzim Bersheni,Kujtim Shaba,Agron Gjyrezi, Ardian Barbullushi, Astrit Mlloja,Arben Mlloja,Artur Mlloja,Astrit Isufi,Ardian Shiroka,Petrit Osmani, Gjulio Zefi,Dilaver Cufi,Ali Murrizi,Artan Durro,Ardit Qiellza,Halit Gerqerja, Qazim Elbasani,Zuk Çela,Metush Gerqari, e shume te tjera artista, kengetare e muzikanta si i madhi ndjere paste Gezim Kruja,Bes Çinari,Smajl Alia, Muhamet Çekini, Dana Xhaj,Elez Kadria, bejtaxhi Shaban e Hasije Rrjolli, Dilaver Cufi,Njazi Burgia, Mergim Muja, kengetarët Adnan Bala,Genc Muhja,Muhamet Qazimi,Edmir Malja, Keto Begoviçi, Lap Logu, muzikantat Adem Smajli, Alush Bytyqi Fatmir Mesi,Qemal Tusha,Myrto Dibra, Berhan Kraja e shume te tjerë, që s’me kujtohen.

16.Miq e shokë Rusjane kudo ku jeni nepër botë me qe jemi shumë të përsekutuar si lagje…. Ndoshta edhe nga Tirana, do e bëjme koncertin edhe më të madh sa të lirohet gjendja e Korona Virusit.