19.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Shpërthim në minierën e Bulqizës, 10 të plagosur, 3 të bllokuar në galeri

Të paktën 10 punonjës u plagosën dje në mesditë pas një shpërthimi që ndodhi në brendësi të galerisë, në nivelin16, në minierën e Bulqizës, në Veri të Shqipërisë. Të plagosurit janë shtetas kinezë, të cilët punojnë në sektorë të ndryshëm të minierës së Bulqizës. Burime vendore thonë se, tre prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin lokal të Bulqizës. Ndërkohë, dyshohet se në galeri gjenden të bllokuar edhe tre punonjës të tjerë, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.
Shkak i këtij aksidenti të rëndë mendohet se është bërë shpërthimi i papritur i gazit metan në brendësi të nivelit 16.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, është njoftuar se strukturat e repartit të inspektim-shpëtimit në miniera janë nisur drejt Bulqizës, në ndihmë të minatorëve si dhe për të verifikuar gjendjen e sigurisë në këtë minierë.
Lidhur me ngjarjen e Bulqizës, ku pati një shpërthim në minierë mësohet se 3 minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Kompania ka dhënë edhe detajet për ngjarjen, duke sqaruar se “rreth orës 13:30, në minierën e kromit ka ndodhur një shpërthim gazi metan”.
Shpërthimi ka ndodhur në nivelin 21 të minierës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, 1000 m në thellësi të saj. Aktualisht në këtë seksion punon kompania kineze ‘Xian Engineering’ e kontraktuar nga AlbChrome. Kompania AlbCrome tha se nga shpërthimi u plagosën 3 minatorë, por që fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka asnjë dëm material dhe as në njerëz.
Vitet e fundit, në një numër minierash në Veri të Shqipërisë, kanë ndodhur aksidente me pasojë humbjen e jetës së minatorëve. Në më të shumtën e rasteve, aksidentet kanë ndodhur për shkak të kushteve të papërshatshme të punës në këto miniera, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin gjysmës së parë të shekullit të kaluar dhe periudhës së regjimit komunist.

Tritol në makinë, shpëton shoferi dhe pasagjeri

Një pako e dyshimtë është gjetur në një makinë ditën e djeshme në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Gjormës. Këtë e kanë konstatuar vetë personat që udhëtonin me automjetin tip “Benz 190”, me targë AA 339 LZ, nga Tirana në drejtim të Pukës. Në momentin kur u është dashur të kontrollojnë bagazhin e makinës, dy personat kanë parë pakon e dyshimtë, dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe nga hetimet paraprake dyshohet se në pako është vendosur lëndë shpërthyese. Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse. Teksa ekspertët u larguan për një moment nga makina për të marrë pajisje të tjera, lënda plasëse, e llojit tritol, ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar.
Njëri nga dy personat që udhëtonin me automjetin tip “Benz” thotë se shkak për ndalimin e tyre u bë llamba e vajit. “Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në garazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar dhe njoftuam policinë’, thotë ai.
I riu rrëfen momentin para shpërthimit
“Ditëgjati nuk bëhet kurrë ditëshkurtër”. Kjo shprehje i përshtatet më së miri ngjarjes së ndodhur pasditen edjesh në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Gjormës, ku dy persona që udhëtonin me makinën e tyre nga Tirana në drejtim të Pukës, i kanë shpëtuar për mrekulli një shpërthimi.
Ka qenë pikërisht sinjali që u ka dhënë llamba e vajit, momenti fatsjellës për ta. Duke mos injoruar sinjalin e dhënë nga llamba, ata ndaluan makinën për të hedhur vajin. Por teksa po vendosnin në bagazhin e mjetit bidonin me pjesën e mbetur të vajit, kanë parë aty një pako të dyshimtë.
Këtë e ka rrëfyer, Klodiani, njëri nga dy personat që po udhëtonin drejt Pukës me makinën ku ishte vendosur lënda shpërthyese. “Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në bagazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar dhe njoftuam policinë”, thotë ai.
Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse.
“Ekspertët xhenier janë përpjekur që ta lëviznin pakon nga bagazhi i makinës dhe ta vendosnin në tokë që të kryenin demontimin e saj, por ishte shumë e vështirë, pothuajse e pamundur si lëvizje. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse aty ku ishte i vendosur dhe për pasojë është dëmtuar pjesa e pasme e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Maskat grabisin një karburant në Tiranë

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Tiranë. Burime nga policia thonë se, persona të paidentifikuar me armë në dorë kanë grabitur një karburant në zonën e Ibës. Dy persona të armatosur rreth orës 01:38, kanë arritur të marrin një shumë parash nga një karburant në Ibë. Autorët mësohet se kanë marrë rreth 25.000 lekë të reja, disa paketa dhe telefonat e punonjësve. Sipas policisë, ata janë larguar me një automjet. Aktualisht, grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

A po e trajton tutori Roshi, Ramën si prostitutën e vet?

Kryeministri Edi Rama, Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Kryetari bashkise se Kavajes, Elvis Roshi, gjate ceremonise se mberritjes se makinerive dhe tubave te pare ne Shqiperi, te projektit te gazsjellesit TAP, prane Spitalles ne Durres./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, Mayor of Durres Vangjush Dako and Mayor of Kavaja, Elvis Roshi, delivers a speech during the ceremony of arrival of first pipes of Trans-Adriatic Pipeline in Spitalle, near Durres, Albania, 18 April 2016. Trans-Adriatic Pipeline, TAP project, will cross Albanian territory before running undersea to Italy.

Armand MAHO

Megjithëse ka një vendim gjykatë, dhe një vendim qeverie për shkarkimin e tij, Enver Roshi i Kavajës, vazhdon të shkojë në zyrë dhe të ndikojë në vendimmarrjen për fondet dhe punët e këtij qyteti. Njeriu me shumë emra, raporton shuplaka.com nuk është mjaftuar me kaq, por nuk heziton as të bëjë fushatë elektorale në favor të Arben Ahmetajt, i cili me sa duket do të mbulojë këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është bërë e ditur dhe nga një takim me strukturat e PS-së, ku Arben Ahmetaj, është prezantuar pikërisht nga Elvis Roshi dhe Gentian Daja të dy të akuzuar për trafik dhe me dënime të mëparshme. “Unë jam i deleguari për Kavajën dhe Rrogozhinën. Kavaja për mua nën mandatin e Kryetarit të Bashkisë zotit Roshi është një surpizë, qoftë për PS-në qoftë për qeverinë”, tha Ahmetaj. Ahmetaj vazhdon ta konsiderojë Elvis Roshin Kryetar Bashkie, megjithëse këtij të fundit i është hequr mandate nga KQZ dhe ka një vendim qeverie për shkarkimin e tij. Por faktin se Roshi vazhdon të drejtojë Bashkinë e Kavajës, konfirmohet. Edhe pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama me urdhër të Prokurorisë për të lënë pozicionin pas kapjes nga ligji i dekriminalizimit, Elvis Roshi shkon përditë në zyrën e tij. Roshi nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pozicioni i tij si kryebashkiak i Kavajës. Burime të sigurta të “Shuplaka”-s në Bashkinë e Kavajës thonë se, Elvis Roshi nuk e ka lënë asnjë ditë detyrën, madje vazhdon të shkojë përditë i pashqetësuar në zyrën e tij. Ai vazhdon të ushtrojë pozicionin e kryebashkiakut, madje duke vazhduar edhe mbështetjen për aktivitetet. Së fundmi, Rroshi është duke mbështetur edhe një festival për fëmijë. Ky fakt skandaloz thellon problematikën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka ndodhur kështu me deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të cilët njësoj si Roshi duhet të linin mandatet. Ata u zëvendësuan menjëherë nga deputetët Flamur Çelaj dhe Edmond Zeno. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tashmë me Elvis Roshin, por së fundmi ai është duke mbështetur edhe kandidatin për deputet të socialistëve për Kavajën, ministrin  e Financave, Arben Ahmetaj. A është Edi Rama në dijeni të këtij fakti? A e dinë socialistët që qëndrojnë afër tij? A e dinë qytetarët e Kavajës?!”, shkruan portali.

Dy standarde

E megjithëse të gjithë e dinë, se njeriu që nuk dihet se çfarë emri ka (një ndër ata që ka zgjedhur është dhe Bashkim Halluni), në bazë të ligjit të dekriminalizimit është shpallur i papërshtatshëm për bashkinë e këtij qyteti vazhdon të bëjë ligjin atje me lejen e kryeministrit Rama. Vërtet që vendimin e KQZ, ai e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, por deri në vendimin e saj, ai sërish në bazë të ligjit nuk ka të drejtë të shkojë në zyrën e kryetarit. Si rast për këtë është shkarkimi nga detyra i Shukri Xhelilit, i cili megjithëse kishte ankimuar në Gjykatë vendimin për shkarkimin e tij, vazhdonte të qëndronte në qelitë e burgut. Por me sa duket nuk zbatohet i njëjti standard për Enverin e Kavajës, i cili me sa dihet është shumë i çmuar për Edi Ramën. Enveri i Kavajës, është njeriu që ai sheh si garant të manipulimit të votave në këtë bashki, dhe abuzimeve në bregdet. Edi Rama ka projekte të mëdha për këtë bashki, ku me ndarjen e re territoriale i janë vënë nën administrim sipërfaqe të mëdha të tokave në bregdet, siç është rasti i Karpenit, ku po përgatitet një megaaferë me vjedhjen e tokave atje. Nuk është i rastit fakti, që Enveri një njeri i gjetur fajtor për përdhunim, del qafë më qafë me një tjetër simbol të vjedhjes në qeverinë Rama siç është Ahmetaj, i cili ka lënë qytetin e tij të Gjirokastrës, ku s’do mund të merrte vota në këto zgjedhje as sa Spartak Ngjela, për të kërkuar ndihmën e trafikantëve dhe abuzuesve me pushtetin në Kavajë. Një alarm që të jep një ide të qartë në lidhje me respektin që ka Edi Rama për institucionet e këtij shteti, dhe për zgjedhjet e lira në këtë vend.

Shkarkimi dhe heqja e mandatit

Historia Roshit nuk është shumë ndryshe nga ajo e personave me të shkuar kriminale në Shqipëri. I pajisur me pesë gjashtë emra, Enver, Ervin, Bashkim, Elvis, ai ka thyer jo pak herë ligjin, madje një prej akuzave të tij është  përdhunim në grup. Në majin e vitit të shkuar, në media qarkulloi një dokument i Policisë italiane, ku mësohej se Roshi ishte i akuzuar dhe dënuar për përdhunim në grup. Menjëherë pas kësaj Roshi do të jepte dorëhqejen, për të shkuar në Itali dhe për t’u kthyer që andej, duke anuluar dorëheqjen e parë, me një fjalim mbi parimet e të drejtës dhe duke kërkuar realizimin e Reformës në Drejtësi. Por pas kësaj, Prokuroria do të niste një hetim në nëntorin e vitit të shkuar, dhe më pas do i kërkonte KQZ heqjen e mandatit të Elvis Roshit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale dhe mashtrimit që kish bërë në formularin për “pastërtinë e figurës”. KQZ në një mbledhje të saj të datës 29 dhjetor vendosi heqjen e mandatit të tij dhe po atë natë, Rama për të treguar se e respekton shumë ligjin vendosi shkarkimin e tij. Por megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj, Roshi vazhdon të qëndrojë në krye të Bashkisë së Kavajës, vazhdon të japë tendera dhe të ndikojë në fondet e kësaj bashkie.  “Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdojë ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës”, do ishte reagimi i Ramës.

Kavaja si bazë e pastrimit të parave të drogës dhe mafias

Po përse Edi Rama investohet për ta mbajtur Kavajën me çdo kusht nën pushtetin e personave të inkriminuar?! Në fakt dhe kjo e ka një shpjegim. Kavaja është parë prej tij si vendi ideal për të pastruar paratë që vijnë nga droga dhe korrupsioni. Elvis Roshin e ka si të thuash “qehajain” e tij, për të gjitha punët e pista që ai kryen në Kavajë. Në blerjen e resorteve turistike, ku ai është parë të drejtojë punimet, apo dhe në Portin e Karpenit, ku dyshohet se nën petkun e ndërtimit të një porti atje do pastrohen paratë me anë të vjedhjes së sipërfaqes prej 1700 hektarësh, jo vetëm të bandave shqiptare, por edhe të mafias ndërkombëtare. Nuk është e rastit, që për pastrimin e një kanali që kalon fare afër Karpenit, qeveria akordon një fond prej 3 milionë dollarësh që tenderohet me motivacione qesharake si fjala vjen, për vlerat historike të betejës mes Çezarit me Pompein, që e kish lënë për ta studiuar Enveri i Kavajës. Në raport me pjesën tjetër të bregdetit, kjo pjesë mund të quhet ende e virgjër, pasi për shkak të mungesës së infrastrukturës, nuk  ka pasur bum ndërtimesh si në pjesën tjetër të vendit. Një pjesë e tokave kanë mbetur ende në pronësinë e shtetit, ndërsa pjesa tjetër synohet t’u blihet vendasve për çmime qesharake, duke e justifikuar vjedhjen si pjesë e planeve të zhvillimit. Dhe më mirë se kërcënimet e bandave kjo s’mund të bëhet. Prandaj i duhet Roshit në krye të Kavajës dhe duke e ditur se kjo s’mund të zgjasë shumë, Rama dërgon një tjetër qehaja për të kryer punët e papërfunduara siç është Arben Ahmetaj.

Italia e Greqia kapin 2 ton drogë të Tahirit

2 ton drogë e nisur nga Shqipëria është sekuestruar mëngjesin e djeshëm nga autoritetet italiane dhe greke. Ngarkesa e lëndës narkotike po transportohej me skaf, kur u zbulua nga rojet kufitare greke dhe ato italiane. Sipas mediave të vendeve fqinje, operacioni i madh antidrogë është zhvilluar nga policia italiane dhe greke në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Mediat greke bënë të ditur se, forcat e policisë greke dhe italiane kanë ndjekur për disa orë në det skafin e ngarkuar me drogë. Sikurse bëjnë me dije mediat greke, 3 personat që ndodheshin në skaf hodhën në det pakot me kanabis sativa për të lehtësuar peshën në mënyrë që të mund t’i shpëtonin kapjes nga autoritetet.
Një helikopter po patrullonte nga ajri ndjekjen në det, që më pas vazhdoi në ujërat territoriale shqiptare. Skafistët u drejtuan drejt bregdetit shkëmbor shqiptar, ku dhe mundën t’i shpëtonin rojeve bregdetare italiane dhe greke.
Autoritetet greke dhe ato italiane mblodhën 122 pako të mbushura me kanabis sativa, që ishin hedhur në det. Nga peshimi rezultoi se bëhet fjalë për një ngarkesë prej 2 ton drogë. Sa i përket autorëve, ata mundën të arratiseshin dhe janë fshehur në Shqipëri. Identiteti i tyre është i panjohur. Droga do të transportohej në Itali, por pasi u zbuluan nga Guarda di Finanza, manovruan për t’u shmangur dhe iu afruan bregdetit grek.

5 ton drogë drejt Italisë pas emërimit të Qibinit

Trafiku i drogës drejt Italisë dhe Greqisë është rritur frikshëm pas emërimit të Besmir Qibinit, drejtor i Kufirit në Policinë e Vlorës. Sipas statistikave, në një javë që njeriu i Tahirit u vu në krye të Policisë Kufitare të Vlorës drejt Italisë dhe Greqisë janë futur plot 5 tonë drogë nga brigjet shqiptare.
Një skaf me 800 kg drogë që vinte nga Shqipëria u diktua të dielën e kaluar në gjirin e San Cataldo-s. Operacioni, sipas tyre, është finalizuar nga reparti operativ aeronaval i Guardia di Finanza në Bari dhe Taranto, që po kryen funksionet e qendrës së koordinimit lokal të misionit Frontex.
Skafi u kap 20 milje larg bregut. Ai kishte një gjatësi prej 8 metrash dhe një motor të fuqishëm (225 kuaj fuqi). Nëse do të kishte përfunduar në treg, sasia e drogës do t’i kishte siguruar 7 milionë euro organizatës kriminale.
Pas sekuestrimit të 800 kg kanabis, të hënën e kaluar Guardia Di Finanza sekuestroi përsëri 500 kg drogë në ujërat e detit Adriatik, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy transportuesit nga Vlora. Sipas mediave italiane, operacioni nga deti dhe ajri u zhvillua në brigjet e Sao-s, në Leçe, ndërsa ngarkesa me lëndë narkotike ishte nisur nga brigjet e Vlorës.
Mediat italiane shkruajnë se të dy trafikantët në bord u përpoqën të iknin, duke hedhur jashtë varkës, (7 metër e gjatë dhe me motor të fuqishëm), drogën, por ata u arrestuan. Kontrabandistët, identiteti i të cilëve nuk dihet, të moshave 30 dhe 48 vjeç, të dy nga Vlora, akuzohen për posedim dhe trafikim ndërkombëtar të drogës. Marijuana e nxjerrë nga deti ishte paketuar në 28 pako me madhësi të ndryshme, me një peshë totale prej 506 kg.
Po ashtu, bëhet e ditur se nëse droga do të kishte dalë në treg për shitje, ajo kapte vlerën e 5 milionë eurove. Ky është operacioni i dytë i zhvilluar nga Guardia Di Finanza në të njëjtën zonë brenda 48 orëve.
Mediat italiane shkruajnë se, tonelata me drogë vijnë papushim nga Shqipëria në Itali përmes Adriatikut. Vetëm në Pulja, Guardia di Finanza ka sekuestruar 5 ton hashash në këto ditë të para të vitit 2017, ndërsa në vitin 2016 numërohen 20 ton.

R.POLISI

Haradinaj do rikthehet në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa iu ka thënë se së shpejti do të jenë bashkë. Shumë protesta janë organizuar kundër arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas një urdhërarresti të Serbisë.
“Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë dhe e pandërprerë për asnjë moment për mua, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që është krejt e përputhshme me të drejtën e drejtësinë individuale e kolektive, për të gjithë popujt e lirë!
E kam parë tash e një muaj karvanin e popullit tim që nuk sosej kurrë, e që marshonte në Prishtinë e në Tiranë, në Shkup e në Gjakovë, në Prizren e Malishevë, në Istog e në Podujevë, në Obiliq e Rahovec, në Vushtrri e në Deçan, në Kamenicë e në Lipjan, Ferizaj…e kështu me radhë gjithandej e deri sot me protestën e madhe në Pejë!
Po ashtu mijëra bashkëkombas që kanë protestuar me aq qytetari, që nga Amerika, Australia e deri te shtetet evropiane, Francë, Angli, Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Itali… Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi të gjithë ne edhe këtë herë! Shpejt do të jemi bashkë, sepse kemi shumë punë për të bërë! Krenar me ju! Ramush Haradinaj”, shkruan Haradinaj në reagimin ën facebook.

Reagimi i Trump: Vendimi do hidhet poshtë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një mesazh të ashpër në Tëitter pasi një gjykatës në Seattle e ka bllokuar përkohësisht implementimin e urdhërit të tij ekzekutiv që ndalonte të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete me popullatë kryesisht myslimane, për të hyrë në SHBA.
Trump, më 4 shkurt, iu ka referuar gjykatësit, James Robart, si “i ashtuquajturi gjykatës” ndërsa vendimin e tij e ka quajtur si “qesharak”.
Vendimi do të hidhet poshtë, ka shkruar Trump.
Presidenti ka shkruar gjithashtu se “disa vende të Lindjes së Mesme pajtohen me ndalimin” e tij. “Ata e dijnë se nëse njerëz të caktuar lejohen brenda, atëherë kjo nënkupton vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai. Gjyaktësi federal, James Robart, që në atë pozitë ishte emëruar nga ish presidenti George Ë. Bush, ka vendosur mbrëmjen e 3 shkurtit se urdhëri ekzekutiv nuk mund të zbatohet.

Antidemokraci origjinale në Rumani

Peter Janku

Ata u mblodhën së bashku njësoj si hajdutët natën: pa njoftuar as kolegët e kabinetit në ditën me diell për qëllimet e tyre, kësisoj të martën në mbrëmje (31.01) ministri i Drejtësisë, Florin Iordache vendosi në rendin e ditë të një mbledhjeje të pazakontë të kabinetit në një orë të vonë dekretet me procedurë të përshpejtuar. E më pas ai me këmbëngulje dhe i pamëshirshëm argumentoi, atë që theksojnë pa u lodhur mbështetësit e qeverisë, që ata të lirohen prej “burgjeve të tejmbushura”. Brenda natës dekretet u publikuan në Fletoren Zyrtare, për të hyrë kështu menjëherë ligjërisht në fuqi.

Gjoja burgje të tejmbushura
Qeveria nuk i mori parasysh deklarimet e ekspertëve, që pas një verifikimi e kanë theksuar vazhdimisht, se burgjet në Rumani nuk janë të mbingarkuara ose të paktën më pak të ngarkuara krahasuar me ato holandeze e italiane. Iordache në një konferencë shtypi të organizuar me nxitim nuk lëshoi pe ndaj asnjë rezerve të shprehur mbi bazë argumentesh. Ai vazhdimisht theksoi, se vetëm qeveria dhe Parlamenti kanë “të drejtë, që të lëshojnë ligje e dekrete”.
Se çfarë synohet vërtet përmes dekreteve, kjo merret me mend nga nxitimi, si dhe mosrespektimi me arrogancë i të gjitha rregullave dhe normave demokratike dhe të shoqërisë civile: synohej, që të dalin me duar të pastra dhe të mund të qeverisin sërish ata që janë dënuar ndërkohë për mashtrim elektoral, si dhe për shkelje të tjera si kryetari i Partisë Social Demokrate, Liviu Dragnea, e duzina të tjerë anëtarët të partisë të akuzuar për korrupsion e abuzim.
E kjo pavarësisht manifestimeve masive kundër, pavarësisht refuzimit të dekreteve nga opozita dhe shoqëria civile, pavarësisht kërkesës së presidentit për pezullimin e tyre, pavarësisht mosaprovimit prej drejtësisë dhe drejtueses së Autoritetit të Antikorrupsionit, DNA, së cilës i tremben të gjithë politikanët.

Presidenti i indinjuar
Presidenti Klaus Johannis, i cili një herë ia doli që qeveria t’i heqë dekretet nga rendi i ditës, reagoi i indinjuar. Presidenti i kërcënuar disa herë me shkarkimin nga posti prej krerëve të Partisë populiste Social Demokrate dhe aleatëve të saj liberalë në koalicion, e kritikoi aksionin me nxitim në terrin e natës që u pasua me aksione proteste. Johannis e quajti një “ditë zie” dhe deklaroi, se “deri në ditën e tij të fundit në detyrë” do të luftojë për rivendosjen e shtetit ligjor në Rumani. Kritika të ashpra erdhën edhe nga organizma relevantë duke përfshirë edhe sindikatat, që tradicionalisht janë të afërta me qeverinë e majtë nacionaliste.
Ndërsa nga qendra e europianëve të preokupuar me Trump-in dhe populistët e djathtë në Europën Qendrore nuk pati asnjë reagim. Të nesërmen e vendimit përmes një mesazhi në Twitter u prononcua europarlamentarja ekologjiste Rebecca Harms duke iu adresuar presidentit të Komisionit të BE-së Tusk, se Rumania ka nevojë për ndihmën e BE-së. Diku nga mesdita (01.02) Jean-Claude Juncker dhe ambasada gjermane në Bukuresht shprehën shqetësimin e tyre. Megjithatë në sfondin e efikasitetit të mediave të propagandës ultranacionaliste dhe armiqësore ndaj demokracisë ndërhyrje të tilla kalojnë pa u vënë re.

Rumania nuk duhet lënë vetëm
A është i kërcënuar tani ekzistencialisht shteti ligjor në Rumani? Këtu në fillim të viteve nëntëdhjetë u aplikua një sistem postkomunist autoritar i “demokracisë origjinale”. Por edhe në vende të tjera nga Ankaraja deri në Budapest, nga Varshava deri në Uashington tashmë parimet e padiskutueshme po cenohen prej populizmit të shfrenuar. Apo ndoshta ka marrë fund shteti ligjor rumun? Nuk përjashtohet as njëra dhe as tjetra. Masat e rigjallërimit janë urgjentisht të nevojshme. Europa kurrsesi nuk duhet ta lerë vetëm Rumaninë. Ta ndjekësh me vëmendje dhe të veprosh me efikasitet, kjo do të ishte rruga e vetme e arsyeshme.

Rumania në revoltën më të madhe nga 1989

Ndërsa mijëra rumunë dolën nëpër rrugë në protesta për të pestën ditë radhazi, udhëheqësit e qeverisë së koalicionit të Rumanisë, lanë të kuptohej se mund të hiqnin dorë nga dekreti për të dekriminalizuar disa raste të abuzimeve me detyrën nga zyrtarët.
Komentet mesa duket kanë si synim të parandalojnë protesta të mëdha që janë paralajmëruar për sot në mbrëmje, që parashikohet të jenë më masivet në vend që kur ra komunizmi në vitin 1989.
Presioni ndaj qeverisë nga brenda dhe jashtë vendit për të shfuqizuar dekretin që dobëson luftën ndaj korrupsionit në vend, ka qenë i jashtëzakonshëm.
Më shumë se 250 mijë rumunë po protestojnë në çdo qytet të Rumanisë kundër qeverisë dhe nismave ligjore të saj, që nxisin dhe justifikojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Protestat, ndër më të mëdhat që nga rënia e komunizmit, nisën menjëherë në të gjithë vendin, sapo qeveria miratoi në mënyrë urgjente, një ligj që dënon korrupsionin vetëm në ato raste ku dëmi financiar i shkaktuar është më i lartë se 47 mijë dollarë.
Ndryshimet ligjore kanë disa javë që diskutohen në Parlamentin rumun, por qeveria e re, e formuar pas zgjedhjeve të dhjetorit, vendosi miratimin e tyre papritmas të martën në mbrëmje vonë.
Nga këto ndryshime do të përfitojë Liviu Dragnea, lideri i Partisë Social Demokrate (PSD), në pushtet aktualisht. Ai është dhe Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Rumanisë, dhoma më e ulët e Parlamentit rumun.
Liviu Dragnea është akuzuar për abuzim të pushtetit dhe korrupsion për një shumë prej rreth 26 mijë euro. Ai është dënuar me kusht në prill të vitit të kaluar me dy vjet dënim me kusht, por kjo nuk e largoi nga politika.
SHBA-të, Gjermania, Kanadaja, Finlanda, Holanda dhe Franca kanë deklaruar se qeveria e Rumanisë po minon “progresin në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit gjatë dhjetë viteve të fundit”.
Pavarësisht protestave që do të vazhdojnë dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, qeveria rumune refuzon të anulojë ligjin.
Të enjten, Kryeministri Sorin Grindeanu në një konferencë për shtyp së bashku me liderin e PSD-së Dragnea, deklaroi:
“Ne morëm një vendim dhe do të vazhdojmë me të. Partia më siguroi se kemi mbështetjen e tyre për të vazhduar  me planin tonë”.
Kjo është qeveria e tretë e formuar në Rumani brenda dy viteve të fundit.
Presidenti rumun Klaus Iohannis, roli i të cilit është kryesisht ceremonial, por që është një ndër figurat më të respektuara nga qytetarët, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë ligjin. Ai ishte një nga liderët që bëri thirrje dhe mbështeti protestat kur e quajti ditën e votimit të ligjit një “ditë zie për sundimin e ligjit”.

“Reuters”: Një emërim i ri konfirmon që Papa po ndërhyn tek “Kalorësit e Maltës”

Papa Françesku e ka emëruar një kryepeshkop si të deleguarin e tij të ri për “Kalorësit e Maltës” duke i dhënë atij “të gjithë fuqinë e nevojshme” për të ndihmuar urdhrin fetar që të reformojë Kushtetutën dhe të zgjedhë një lider të ri.
Në një letër që “Reuters” raporton se është publikuar të shtunën, Françesku e ka emëruar numrin dy të Sekretariatit të Shtetit, kryepeshkopin Angelo Becciu, si të deleguarin special.
Mandati i Becciu e konfirmon lidhjen e vështirë që Kardinali amerikan, Raymond Burke e ka pasur me Papën.
Burke deri më tash ka qenë ura e vetme lidhëse në mes të Papës dhe urdhrit antik aristokratik që për gjenerata të tëra për pjesëtarë ka pasur fisnikët e katolikëve të Evropës.
Burke ka qenë arsyeja kryesore për krizën brenda këtij urdhri gjatë tri muajve të fundit, duke rezultuar me dorëheqjen e mjeshtrit të madh, Mathew Festing, pasi ky i fundit u përfshi në një debat publik kundër Papës rreth një skandali me kondomë.
Me përkrahjen e Burke, Festing e kishte pezulluar kancelarin e lartë të urdhrit, Albert von Boeselager. Pasi e ka marrë vesh këtë vendim, Françesku i ka marrë nën kontroll “Kalorësit e Maltës”, duke ia kërkuar dorëheqjen Festingut dhe duke i rikthyer në detyrë Boeselagerit.
Ndërhyrja e Papës ka alarmuar pjesëtarët e urdhrit “Kalorësit e Maltës”, të cilët janë krenarë për statusin sovran të urdhrit të tyre.
Në letrën e të shtunës, Papa ka thënë se Becciu do të punojë për së afërmi me Boeselagerin, i cili teknikisht tash është në krye të urdhrit “Kalorësit e Maltës”.