Energjia elektrike u ndërpre mbrëmë edhe gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, ndërsa gjysma e kryeqytetit ndodhet pa drita. Në minutën e 63 të derbit kryeqytetas është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa tifozët kanë ndezur dritat e telefonit për të krijuar idenë e dritave të emergjencës. Nuk ka shpresë për derbin, por as për qytetarët e Tiranës që vazhdojnë të jenë në errësirë dhe në mungesë të energjisë elektrike. Ndërkohë qytetarët e Tiranës i janë kthyer qirinjve në këtë natë të ftohtë dhe shumë dyqane kanë ndezur gjeneratorët. Kjo është Tirana 2016, një pamje që i ngjan atyre të viteve 2000 kur kishte vetëm 4 orë drita.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka pranuar se ka një defekt në rrjetin energjetik, duke bërë që disa zona në Tiranë të jenë pa energji elektrike. OSHEE thekson se ndërprerja e energjisë u bë pas një defekti në nënstacionin qendër. Ndërkohë, trajneri i Tiranës Mirel Josa ka deklaruar se, duhet të merren masa për të mos patur ndërprerje të energjisë elektrike. “Duhet të merren masa për gjenerator. Kjo nuk është pjesë që më takon mua. Është ndeshje derbi, që nuk mund të parashikosh shumë gjëra”, tha Josa. Josa tha se, ndihet i çuditur nga kjo situatë. Me humor, trajneri i Tiranës tha me shaka se ne trajnerët paskemi lindur për të vuajtur.
Pas disa minutash shkëputje të energjisë elektrike në derbin Tirana-Partizani, drejtuesit e klubit si dhe Federata e Futbollit kanë vendosur që minutat e mbetura të ndeshjes të zhvillohen ditën e nesërme në orën 14:00 të drekës, po në stadiumin “Selman Stërmasi”. Megjithëse energjia është rikthyer, rreth 36 minutat e mbetura të lojës do të zhvillohen nën dritën e diellit. Hyrja do të jetë e lirë për këdo që do ta ndjekë derbin.
Ndërkohë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium, Klubi i Korabit ka marrë një vendim që ndeshjet në vijim të kampionatit mos t’i luajë në stadiumin “Selman Stërmasi” siç ka bërë deri tani. Drejtuesit e Korabit kanë nënshkruar një kontratë të re që ndeshje deri në fund të kampionatit do t’i luajnë në stadiumin e Kukësit “Zeqir Ymeri”.
Pavarësisht mosnjoftimit nga ana e drejtuesve të stadiumit, për ndeshjen e sotme, OSHEE mori përsipër dhe u angazhua për suport të dhënies së sigurisë së dyfishtë për furnizimin me energji elektrike, por punonjësit tanë nuk janë lejuar! Aktualisht kanë marrë energji elektrike zonat: Selvija, ish-Blloku, qendra ku janë ministritë, rruga e “Durrësit”, Blloku i Ambasadave. Vijojnë të mbeten pa energji një pjesë e “Vasil Shantos”, “Myslym Shyri”, etj”, citohet në njoftimin e OSHEE-së.
Binomi i hajdutëve Rama-Çela lë Tiranën në errësirë, anullohet derbi
Basha: Protesta me të gjitha format
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha dje, gjatë një interviste në “TV Klan” se, protestat duke filluar nga muaji janar do të intensifikohen akoma më shumë. Basha tha se po synohet të mblidhen rreth kauzës për rrëzimin e qeverisë të gjitha grupet e qytetarëve, pasi kauza për shpëtimin e Shqipërisë, nuk është vetëm e Partisë Demokratike, por e të gjithë shqiptarëve. I pyetur nëse ka një plan protestash duke filluar nga janari i këtij viti Basha tha: “Rruga për të ndryshuar Shqipërinë është bashkimi i gjithë qytetarëve të ndershëm rreth një kauze dhe kauza nuk është vetëm e një partie politike, por e një Shqipërie për të gjithë. Si do ta ndërtojmë? Kjo kërkon një platformë të detajuar, një vizion se ku do të shkojmë dhe çfarë do të bëjmë. Protestat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen”.
Basha theksoi se është pro hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Sipas tij, Partia Demokratike ka lindur si një parti pro Europës dhe ka lindur me sloganin ta bëjmë “Shqipërinë si Europa”, ka dhënë kontributin e saj si në qeverisje dhe si tani në opozitë dhe qëndrimi i PD-së, si dhe “qëndrimi im personal, nëse do të ishte në dorën time, do të ishte firmosja për hapjen e negociatave. Më tej, ai theksoi se hapja e negociatave nuk është në dorën e tij, po është në dorën e vendeve të anëtarëve të BE-së. “Nuk ka pasur asnjë entuziazëm. Shqetësim dhe turpërim. Pas gjithë këtyre viteve përpjekje, me zig-zaget e tyre, jemi kthyer në një pikë ekzistenciale të futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. Diskutimi i vërtetë sot është, do apo nuk do, PD-ja për hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara”. Sipas tij pengesa nuk është vetëm Vetting-u, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni. “Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim”, tha kryetari i PD-së Basha, që ka theksuar edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel, se përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme. “Opozita nuk ka pushtetin për të krijuar një realitet që e beson Merkel”. Basha ka thënë se nëse do të ishte në dorën e tij do të kishte firmosur hapjen e negociatave që sot. “Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme me drogën, krimin dhe korrupsionin a mendoni se opozita do të ishte në gjendje të bllokonte negociatat për anëtarësimin në BE?”, ka thënë Basha duke shtuar se kjo histori është një alibi e krijuar nga Rama. Sipas tij Partia Demokratike ka një parim të hershëm “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Sipas tij burimet që kanë komunikuar me qeverinë, kanë njoftuar edhe opozitën një ditë para ardhjes së Gunther Krichbaum në Shqipëri. “Zotit Bushati i është komunikuar zyrtarisht se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë. Shfrimi i Ramës ndaj Krichbaum tregon një gjë. Ai ka shpresuar deri ditën e fundit për ndryshimin e qëndrimit”, ka arsyetuar Basha fjalimet e Kryeministrit. Basha ka theksuar se nuk është PD-ja kundër hapjes së negociatave, por vendet anëtare të BE-së, po ashtu si shumica e shqiptarëve, e shohin me shqetësim një Shqipëri të mbytur nga droga, një politikë të deportuar nga krimi, korrupsion në nivele të larta dhe të gjitha këto, drejtpërdrejt, kanë shkatërruar standardin europian në jetën e çdo shqiptari. Ndër të tjera, ai, bëri me dije se në këto kushte BE, pavarësisht prej dëshirës tonë që të përdorë hapjen e negociatave si presion shtesë ndaj qeverisë, duket se po shkon drejt një vendimi negativ me aq sa kemi dëgjuar.
Droga dhe Vettingu
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është ndalur edhe në lajmin e dhënë nga gjiganti mediatik, “BBC” që raportoi se Shqipëria është një nga vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në Europë. Basha tha se ky është një problem shumë i madh për shoqërinë shqiptare, madje kjo gjë, sipas tij duhet të na bashkojë të gjithëve dhe jo të na ndajë. Ai tha se është ky momenti që ne duhet të bashkohemi, pasi kjo gjë do ta përpijë të gjithë Shqipërinë dhe madje edhe po e përpin. Kreu i PD-së, Basha, duke vazhduar me fjalën e tij në “Opinion” është ndërprerë nga analisti Mentor Nazarko. Ky i fundit, i ka bërë me dije kreut të PD-së se, PD është kundër Vetting-ut. Më tej, Basha tha se më 22 korrik, PD votoi pro Vetting-ut. Ndërsa, Nazarko i ka kujtuar kreut demokrat se amerikanët erdhën nga Amerika për ta bindur që të votonin ligjin e Vetting-ut. Kryetari i PD-së, u përgjigj se nuk është Partia Demokratike që pengon Vetting-un, pasi ata e kanë votuar ligjin e Vetting-ut. Basha tha se ne e kemi votuar Vetting-un në Kushtetutë, por Edi Rama nuk e do ligjin e Vetting-ut. “Duke votuar Vetting-un me konsensus anonim, ne i kemi hapur rrugë që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të hiqen nga sistemi. Çfarë ka bërë ky? Ky ka thënë dakord, por me ligj kompetencën që Kushtetuta ja ka dhënë komisionerëve të Vetting-ut, ky ja transferon drejtorëve të vet. Drejtorit të Arben Ahmetajt. Ne këtë e konsiderojmë antikushtetuese. Jemi të bindur se është antikushtetues”. “Vendet e Bashkimit Evropian ashtu si shumica e qytetarëve të ndershëm shohin me shqetësim një Shqipëri të mbytur nga droga, një politikë të depërtuar nga krimi, korrupsion të nivele të larta, dhe kjo nuk është vetëm dukuri, këto shkatërrojnë premisën për standardin evropian në jetën e çdo shqiptari”, ka thënë ai, duke treguar kështu se janë edhe vendet e tjera të BE që përbëjnë pengesë për hapjen e negociatave. Kryetar i Partisë Demokratike ka thënë edhe një herë se opozita është pro ligjit të Vettingut. Sipas tij ata kërkojnë që politikanët të përballen me drejtësinë. “Jemi shumë krenarë që kontribuam për një drejtësi që nuk është e kontrolluar nga Kryeministri”, ka thënë Basha për këmbënguljen e tij për amendamentet kushtetuese. Ai ka theksuar zotimin e Ramës për shtatë ligjet që do t’i bënte në konsensus me opozitën, por sipas tij ai e ka shkelur. Basha ka bërë një krahasim mes shkollimit të tij dhe disa prej deputetëve në Parlament. “Është absurde kjo që thoni! Lulzim Basha një jurist i diplomuar në Holandë kundër reformës e një tufë kriminelësh me katërvjeçare pro saj?!”, ka përfunduar ai duke krahasuar edhe disa deputetë të tjerë të PD me ata të qeverisë. Në lidhje me dekriminalizmin Basha tha se Edi Rama nuk ka vullnet për të zbatur ligjin, përveç se vullnetit politik të munguar. “Çfarë e pengon Edi Ramën, që e ka kompentencë ligjore ta shkarkojë me vendim të Këshillit të Ministrave Elvis Rroshin? Nuk e pengon asgjë ta shkarkojë, kur është konstatuar se ai është i dënuar në Itali për përdhunim në grup të një minoreneje, kur është dëbuar në Zvicër për trafik droge dhe ka gënjyer për të dyja në formularin e dekriminalizimit”.
Zgjedhjet në PD dhe koalicionet
Për Lulzim Bashën ditët e sotme shpërblehet e keqja dhe ndëshkohet e mira. Ai ka pranuar se është Partia Demokratike ka një pjesë të fajit në këtë sistem që është krijuar. Ai ka treguar edhe një herë për propozimin e tij të ri lidhur me kufizimin e mandatit të kryetarit të partisë nga katër vjet në dy, në mënyrë që kushdo ka kundërshtime dhe mendime të ndryshme ta sfidojë atë dhe të garojnë si të barabartë. “Partia Demokratike është e hapur. Kushdo që do të garojë nesër për poste të ndryshme nuk do të ketë asnjë pengesë. Kështu funksionon në Perëndim”, ka treguar ai për vizionin e tij për Partinë Demokratike. Basha është ndalur edhe tek kufizimi i mandatit të kryetarit të partisë. Ai ka theksuar se kryetari i PD-së do të ketë mundësi të zgjidhet vetëm për dy mandate. Sipas tij, një kryetar mund të drejtojë partinë vetëm për 8 vjet. Kreu i PD-së, Basha është pyetur nëse partia opozitare më e madhe në vend do të hyjë në zgjedhje. Kryetari Basha deklaroi se PD-ja është e angazhuar për garantimin e zgjedhjeve të lira në vend dhe të ndershme. Ai tha se kjo është një betejë, të cilën ne e kemi nisur në të gjitha frontet, institucional, publik, diplomatik dhe do të vazhdojmë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Partia Demokratike do të përballet me një koalicion të gjerë, me harkun më të gjerë opozitar, me këtë të keqe që vendi përballet sot”. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike ka mohuar kategorikisht një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Basha theksoi se PD është e hapur për koalicion me çdo parti politike që i bashkohet kauzës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ka mohuar koalicion parazgjedhor me LSI nëse Ilir Meta i propozon demokratëve rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës. “Çdo parti politike që bashkohet me kauzën e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, bashkëpunim me këdo. Koalicion parazgjedhor me LSI jo. Ilir Meta dhe LSI duhet të mbajnë peshën e tyre të keqqeverisjes”, tha Lulzim Basha. Basha është ndalur edhe tek deklarata e disa kohëve më parë, ku ka deklaruar një aleancë politike me LSI-në me qëllim për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai theksoi se kjo nuk duhet ngatërruar, sipas tij, është tjetër gjë koalicioni politik dhe krejt tjetër një marrëveshje politike për të hyrë në garë të barabartë dhe mbi të gjitha për të garantuar mostjetërsimin e votave të qytetarëve. “Partia Demokratike nuk do të jetë në koalicion me LSI-në”, e ka prerë shkurt Basha. Kreu i PD-së Basha tha se koalicionet do t’i bëjmë sipas programeve dhe vlerave të këtyre subjekteve politike, përgjatë këtyre tri viteve qeverisje, e përjashtojnë absolutisht një koalicion me LSI-në. I pyetur për rikandidimin e Presidentit Nishani për një mandat tjetër për këtë post, ai ka thënë se PD do të mbështesë këto personalitet që gëzon respektin e shqiptarëve. I pyetur nëse do të mund të bashkëpunonte me LSI për rizgjedhjen e Nishanit, Basha ka thënë se votat e PD natyrisht nuk janë të mjaftueshme dhe për këtë do të mund të bashkëpunojmë me këto. “Do të bashkëpunojmë me çdo parti, por vetëm me kushtin që Rama, Meta apo kushdo tjetër të mos e përdorin këtë për pazaret e tyre të brendshme, dhe jo për t’i dhënë qytetarëve presidentin e duhur”. Lidhur me pyetjen nëse Nishani nuk arrin të rizgjidhet President, Basha ka treguar se kushdo ndan vlerat dhe vizionet e asaj partie i ka dyert të hapura.
Vettingu me Drejtorë shkallmoi Kushtetutën
– Z. Basha kishte ndonjë entuziazëm nga opozita shqiptare, pas deklaratave të një deputeti gjerman, i cili ishte i ashpër në këtë drejtim?
Nuk ka pasur asnjë entuziazëm. Shqetësim dhe turpërim. Pas gjithë këtyre viteve përpjekje, me ecjet para me ndalesa, me zig-zaget e tyre, jemi kthyer në një pikë ekzistenciale të futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. Diskutimi i vërtetë sot është, do apo nuk do, PD-ja për hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara, të hapë negociatat dhe të ecë përpara”.
– PD duhet të bëjë detyrën e saj, të kalojë ligjin e Vetting-ut, të fillojë Vetting-u i gjyqtarëve, është kushti i parë dhe i vetëm kryesor për të filluar negociata…
“Kjo nuk është e vërtetë, shqiptarët, por dhe bota mbanë e di fare mirë se pengesa e vërtetë ka të bëjë me problemet dhe kërkesat reale. Padyshim zbatimi i Reformës në Drejtësi është i rëndësishëm. Dhe në qoftë se ka diçka pozitive që ka ndodhur këto 4-5 muaj dhe që është treguar si diçka pozitive dhe partnerët tanë dhe Komisioni Evropian, është fakti që palët politike kaluan me konsensus unanim Reformën në Drejtësi në korrik, nuk ka ndodhur në këto 26 vite. Që nga ky moment nuk ka pasur zhvillime pozitive, por ka patur negative. Ka pasur zhvillime negative në veçanti sa i përket drogës, krimit, moszbatimit të Ligjit të Dekriminalizimi dhe probleme me ligjet që duhet të binin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim, ku zoti Rama në kundërshtim me angazhimin që kishte marrë para opozitës, para ambasadorëve të Amerikës dhe Bashkimit Evropian me shkrim të konfirmuar nga ata, vendosi të përjashtojë opozitën nga procesi i hartimit të ligjit të Vetting-ut dhe hartoi një ligj për procesin e identifikimit dhe largimit të gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë, të cilin Partia Demokratike dhe Lulzim Basha e mbështetën dhe e votuan më 22 korrik. Tashmë nuk do ta bëjë siç e votuam më 22 korrik përmes institucione të pavarura të Vetting-ut, por do ta drejtojë ai me drejtorët e tij”.
– Ju jeni pro integrimit, Rama gjithashtu. Përse nuk uleni me Ramën dhe të gjeni një platformë të përbashkët që mund të lehtësojë rrugën integruese të Shqipërisë? Znj. Bregu tha sot se procesi i integrimit është mbi partitë. Përse nuk e bëni ju këtë?
“Padyshim që është mbi partitë dhe nuk ka nevojë të biem dakord ne, sepse detyrat na i kanë shkruajtur. Na i kanë përsëritur. Ja përsëritën dhe zotit Rama. Këtu në Tiranë ia përsëriti i dërguari i grupit CDU-CSU, zoti Gunther Krichbaum dhe në Berlin ia përsëriti Kancelarja Merkel në konferencën e shkurtër për shtyp para takimit, e dëgjoi zoti Rama, e dëgjuan shqiptarët. Dhe tha fare qartë që përveç 5 kritereve, rol të veçantë ka dhe lufta kundër krimit, korrupsionin, garantimi i zgjedhjeve të lirë. Ajo që ndodhi pas kësaj është që zoti Rama, në radhë të parë retushoi, hoqi pjesë e zgjedhjeve nga citimi që i bëri znj. Merkel. Kjo erdhi pas një sulmi të paprecedentë që i bëri z. Krichbaum duke e konsideruar deri avokat apo lobist të Partisë Demokratike apo dhe mikun tim personal, duke mos e parë për atë që është. Njeriu më i rëndësishëm në partinë e Merkelit për çështjet e politikës së jashtme, për çështjet e politikës evropiane”.
– A do të hyjë Partia Demokratike në zgjedhje?
“Partia Demokratike është e angazhuar për garantimi e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është një betejë që ne e kemi nisur në të gjitha frontet institucionale, publike, diplomatike dhe do ta vazhdojmë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Patjetër që Partia Demokratike do të përballet me një koalicion, me një aleancë më të gjerë me këtë qeveri të dështuar, pa përfshirë LSI. PD nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim”.
– A ka realisht Partia Demokratike një plan protestash për t’u kthyer në janar?
“Padyshim që protesta është pjesë e përditshme e aksionit tonë opozitar. Ka pasur sot, para disa ditësh në Shkodër, në Fier. Protestat janë siç kanë qenë dhe gjithmonë pjesë e aksionit opozitar dhe do të vazhdojnë të jenë, si për raste të veçanta që kanë të bëjnë për padrejtësitë ndaj qytetarëve. Protesta me të gjitha format”.
– Ku bërë më shumë lajm protestat e Arlind Qorrit? Ku është produkti i protestave tuaja?
“Produkti i protestave është mbledhja e një numri të madh qytetarësh. Rruga për të ndryshuar Shqipërinë është bashkimi i gjithë qytetarëve të ndershëm rreth një kauze dhe kauza nuk është vetëm e një partie politike, por e një Shqipërie për të gjithë. Si do ta ndërtojmë? Kjo kërkon një platformë të detajuar, një vizion se ku do të shkojmë dhe çfarë dot të bëjmë. Protestat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen”.
Enton DACI
Vallëzim me Putinin? Më parë do shkosh prapa diellit
Edhe delirimi e ka një kufi
Bledi KASMI
Kreu i qeverisë deklaroi mbrëmë se është i gatshëm që të takohet me Presidentin Putin, por shtoi se kjo nuk varet më prej tij, por nga Presidenti rus. Deklarata e Ramës bëhet vetëm tre ditë pas kthimit nga takimi me Kancelaren Merkel, ku ai paralajmëroi se nëse refuzohet hapja e negociatave të anëtarësimit atëhere vendi do të rrëzikohet nga “Faktori 3” duke lënë të kuptohet Rusinë.
Rama nuk ka pritur që vendi të rrezikohet nga Rusia, por ai i është vetëofruar Putinit si një prostitutë politike. Deklarata e tij se rusët nuk janë antishqiptarë këtë e dinë më mirë shqiptarët e Kosovës. Deklarata tjetër për vallëzimin dyshe me Putinin, këtë mund ta bëjë si një konkubinë, por jo si Kryeministër i Shqipërisë.
Deklarata e mbrëmshme është shprehje e një të dëshpëruari, i cili ka vendosur të luajë me zjarrin pasi ka konstatuar fundin e një cikli të pistë mafioz në drejtimin e vendit. A do të vallëzojë Rama me Putinin? Natyrisht që ai mund ta bëjë këtë, por më parë do të shkojë pak pas diellit.
Marrëdhëniet biletarele mes vendeve janë gjithnjë brenda kornizave diplomatike dhe interesave të një vendi, por kur ata konceptohen si hakmarrje ndaj Perëndimit atëhere kjo nuk është me një tagër që i përket vetëm Ramës, por të gjithë shoqërisë shqiptare.
Këtu Rama duhet të bëjë llogaritë mirë me aleancën në të cilën bën pjesë Shqipëria si dhe me orientimin e fortë të saj pro perëndimor dhe një vend që ka si partner kryesor Shtetet e Bashkuara.
Rama mund të jetë mërzitur shumë me zgjedhjen e Presidentit Trump në Shtetet e Bashkuara. Mund të jetë mërzitur shumë se Merkel e përzuri nga negociatat, duke i vendosur kusht zgjedhjet e vitit të ardhshëm si dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Mund të jetë mërzitur shumë, se Brukseli nuk do të hapë negociatat në Dhjetor me atë në krye të qeverisë, por ajo që nuk do të mund të lejohet është që dështimi i skizofrenit në krye të organizatës kriminale të konsiderohet si një dështim i vendit.
Delirimi i liderit global të Surrelit ka kaluar kufijtë dhe ka shkelur vijat e kuqe. Se çfarë mund të ndodhë me të tani as ai vetë nuk e di.
Ndoshta një sugjerim mund ta marrë në konsideratë tani; të shkojë dhe të kërkojë azil në Rusi, sepse Shqipëria ka një tjetër rrugë për të bërë. Dhe ky vend nuk do të jetë peng i pazareve të tij me oligarkët. Nuk do të jetë peng i organizatës kriminale që përfaqëson, i drogës dhe trafikantëve të prostitutave.
Ky vend do të kthehet në normalitet me çdo kusht dhe me çdo mjet. Mund të jetë humbur shumë kohë deri tani, por rrethanat politike brenda dhe jashtë vendit imponojnë ndryshime radikale dhe të shpejta. Mbrëmë partnerët perëndimorë të Shqipërisë e kuptuan se nuk ka një rrezik rus për Shqipërinë dhe se i vetmi rrezik është i Sëmuri mendorë që kemi në krye të qeverisë.
Banorët e përmbytur në ditën e 6 të grevës së urisë: Shteti na ka harruar
Familjet e përmbytura në zonën e Bregut të Lumit kanë hyrë në ditën e 6-të të grevës së urisë. 22 persona të rritur bashkë me fëmijët e tyre të vegjël kanë më shumë se tre javë që jetojnë në të ftohtin e palestrës së shkollës “Gramoz Palushi” në Babrru. Të ngujuarit thanë se do të përshkallëzojnë nga nesër grevën e urisë deri në akte vetëflijimi nëse qeveria nuk merr masa urgjente për t’i strehuar në banesa.
Nga jashtë palestra ruhet 24 orë nga dy punonjës policie ndërsa zinxhiri i trashë me dry në portën hyrëse nuk hapet veçse kur vijnë gazetarët ose ekspert nga Avokati i Popullit. Një strehim nga shteti dhe kredi me interes të ulët afatgjatë, ishin dy nga kërkesat që familjet bënë në drejtim të shtetit. Prej të ftohtit të ditëve të fundit 4 persona kanë përfunduar në urgjencën e QSUT.
Këto familje, pas përmbytjeve të javëve të fundit, u futën nga Bashkia e Tiranës në një palestër, përkohësisht, por më pas ato u lanë aty dhe asnjë zyrtar vendor nuk erdhi t’i takonte dhe t’i jepte zgjidhje për shtëpitë që u bënë të pabanueshme.
Përgjigja e vetme, por jo ajo që prisnin grevistët është një letër e ardhur nga Kryeministria, e cila ia delegon përgjegjësinë për strehimin e familjeve të përmbytura, ministrive të linjës dhe Bashkisë Kamëz. Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të grevës së tyre deri në akte vetëflijuese, duke i lënë afat qeverisë mesditën e ditës së premte.
Lidhur me përmbytjet që u shkaktuan, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, tha një javë më parë se, “kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së financimeve të projekteve të Bashkisë nga qeveria. Bashkia Kamëz i ka dërguar qeverisë në mënyrë të përsëritur dhjetëra kërkesa për financimin e projekteve të kanalizimeve të ujërave të ndotura (KUN) në Bathore, Frutikulturë, Valias, Laknas, në Paskuqan 1, Paskuqan 2, në Babrru. Por zero financime ka pasur deri tani nga ana e qeverisë, çfarë ka bërë që të ndodhin edhe këto përmbytje”.
Stema e “Republikës së kanabisit” në makinat e ministrave
Të rinjtë e drejtuar nga sekretari i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji me organizator, Rajkard Dervishaliaj i vendosën dje damkën e kanabisit, stemën që simbolizon më së miri këtë mazhorancë qeverisëse. Stampimi është bërë dje para Kuvendit ndaj makinave të deputetëve socialistë dhe ministrave.
“Kjo qeveri na ka bërë me turp, duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyteti i drogës, ne sot do të shënjojmë çdo makinë deputeti dhe çdo deputet me stemën e republikës së themeluar nga Rama, Republikën e kanabisit”, paralajmëroi Dervishaliaj. Sipas tij, ky aksion pason goditjen me vezë të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe kanabisit “të mbjellës” para Kryeministrisë.
Brukseli e pezullon turpin e Bashkimit Europian në Shqipëri
Shefi i EURALIUS në Tiranë zoti Rainer Deville, është larguar me urgjencë nga Shqipëria rreth një javë më parë. Ai është thirrur nga shefat e tij gjermanë në Bruksel.
Një burim i rezervuar diplomatik tha për Hashtag.al se të dhënat paraprake flasin për një shkarkim të zotit Deville nga detyra që mban. Në këtë moment ne jemi informuar në rrugë informale për pezullimin e tij, por gjasat janë që zoti Deville të jetë shkarkuar nga detyra”, tha burimi.
Zoti Deville e mbaronte zyrtarisht mandatin e tij si Shef i misionit EURALIUS në gusht të vitit 2017. Misioni EURALIUS është një entitet i Bashkimit Evropian, i cili ndihmon Shqipërinë në jurisprudencë, për reformat ligjore dhe kushtetuese.
Rainer Deville dhe misioni që ai drejtonte ka pasur rol të dorës së parë në procesin e Reformës në Drejtësi.
Zoti Deville u bë objekt debatesh, kur u citua në media, duke thënë se Reforma në Drejtësi do të sillte si rezultat largimin e 400 prokurorëve dhe 400 gjyqtarëve. I gjendur ngushtë nga buja e deklaratës së tij, më vonë ai tha se fjalët e tij ishin keqkuptuar.
Zoti Deville cilësohej nën zë nga opozita si një burokrat i BE-së që ka mbështetur synimet e kryeministrit Rama për Reformën në Drejtësi.
Këtë javë, Gjykata Kushtetuese dërgoi për të dytën herë në Venecia një version të përkthyer me korrektime të ligjit për Vetingun.
Versioni i parë i ligjit për Vetingun, u gjet me gabime në përkthim, versioni i parë ishte marrë nga publikimet zyrtare të misionit EURALIUS.
Pezullimi i gjermanit Deville vjen në të njëjtën kohë, kur kreu i grupit parlamentar gjerman të CDU-së shigjetoi ashpër qeverinë Rama.
Mashtruesi i Euralius pezullohet nga BE, si gënjeu me përkthimin
Euralius turpëron Shqipërinë përpara Europës. Tashmë është provuar zyrtarisht se, misioni që asiston vendin tonë në Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë është autori i përkthimit të gabuar të Ligjit të Vettingu-t që i është dërguar Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese. Kryetari i Gjykatës, Bashkim Dedja, e ka konfirmuar këtë fakt, ashtu si edhe ekzistencën e pasaktësive në variantin anglisht të ligjit. Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese, e vënë në dijeni nga opozita që pretendon se varianti në anglisht rrëzon të gjithë thelbin e ligjit, u detyrua ta përkthente me ekspertë të tjerë Vettingun dhe t’ia dërgonte sërish Venecias një ditë më parë. Nuk dihet ende nëse gabimet në përkthim janë bërë me dashje, apo kjo është pasojë e paaftësisë së ekspertëve të Euralius. Por ekspertë të njohur të jurisprudencës dyshojnë se përkthimi i gabuar ka qenë i qëllimshëm. Kjo për faktin se, Euralius është hartues i ligjit të Vettingut dhe mbështetës i fortë i tij. Dhe sipas ekspertëve, me tjetërsimin e tekstit në anglisht, ky mision ka synuar që të marrë një përgjigje pozitive nga Komisioni i Venecias, duke e manipuluar këtë institucion me reputacion ndërkombëtar. Kjo tentativë është një akt i rëndë dhe i pa precedent në historinë e Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Euralius, i ftuar që të ndihmojë në reformimin e Sistemit të Drejtësisë, në vend që ta përmirësojë, e ka nxirë imazhin e Shqipërisë, duke e turpëruar si para Komisionit të Venecias ashtu edhe në sytë e Bashkimit Europian.
Por EURALIUS nuk ka ndryshuar vetëm përmbajtjen e Ligjit të Vetting-ut në variantin në anglisht, por edhe atë të ndryshimeve kushtetuese të 21 korrikut. Televizioni “Klan” ka siguruar ndryshimet e dy varianteve, që u konstatuan nga Partia Demokratike. Në nenin B të Kushtetutës, në variantin shqip thuhet se; “Operacioni ndërkombëtar i monitorimit i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik”. Në variantin anglisht të EURALIUS i shtohet pjesa, “sipas atyre që parashikon ligji”. Por kjo shtesë, e shtuar në Kushtetutën në anglisht, të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, sipas opozitës, i jep kuptim tjetër nenit. Në nenin C, në variantin shqip thuhet se, Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnë vendimet e tyre, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku. Në versionin anglisht thuhet se informacionet e nevojshme të marra nga publiku mund të merren në konsideratë. Në ligjin e shumëdiskutuar të Vetting-ut, në nenin 8, në variantin shqip thuhet se; Lista për votim përmban kandidatë, të cilët plotësojnë kriteret formale, përveç atyre që nuk janë rekomanduar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Në variantin anglisht të EURALIUS, thuhet “përveç atyre që janë rekomanduar”. Pra është hequr fjala “Nuk”, çka i jep tërësisht tjetër kuptim këtij neni. Në nenin 33 në lidhje me hetimin e pasurisë thuhet se, ILDKPKI mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë, dokumente që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta… Në variantin anglisht, kjo fjali është hequr. Në nenin 33 në shqip thuhet se, kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta. Në anglisht thuhet sipas provave më të sakta, duke e relativizuar saktësinë e provës. Në nenin 49, procesi penal shndërrohet në proces rivlerësimi, përsa i përket deklaratës së dhënë nga dëshmitari apo eksperti. Në 14 nene të Ventting -ut dhe tre nene të Kushtetutës, sipas opozitës, ka ndryshime thelbësore që tjetërsojnë kuptimin dhe veprimin e ligjit. Për këtë arsye, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta ripërkthyer ligjin dhe për t’ia dërguar sërish Komisionit të Venecias.
TV “Klan”
Varfëria arrin 47.5%, borxhet ndaj bizneseve 178 miliardë lekë
Sali BERISHA
Kumbarë ministra!
Kryekumbar Edvin Rama!
Ndrikulla ministre!
Kanabiste e kanabistë!
Sot dëgjuat këtu një seancë unike në historinë e këtij Parlamenti, që rikthen në substancë, seancat e fillimviteve të kohërave të zeza të diktaturës, kur kryeministrat dilnin këtu dhe rendisnin sukseset imagjinare, serialin e mashtrimeve të planeve 5-vjeçare. Nuk mund të gjej etiketë dhe epitet për t’u vendosur shkallës ekstreme të papërgjegjshmërisë së dy parafolësve (Ramës e Ahmetajt) në këtë sallë. Por unë të dashur qytetarë do t’ju njoh ju me disa të vërteta, të cilat tregojnë shkallën ekstreme të pafytyrësisë së njerëzve të papërgjegjshëm që ju mashtrojnë ju nga mëngjesi në darkë.
Të dy parafolësit kanë deklaruar para jush, se në mandatin e lavdishëm të tyre, sipas tyre, se Banka Botërore konstaton se varfëria është reduktuar në Shqipëri me 46%. Varfëria në Shqipëri, deklaruan që të dy parafolësit, njëri në seancën e para një javë dhe tjetri sot, se është ulur me 46%, sipas tyre nga deklarata e Bankës Botërore.
A mund të më lejoni mua t’u tregoj se çfarë thotë ky raport i Bankës Botërore për varfërinë në Shqipëri, për të kuptuar shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë, pafytyrësisë dhe cinizmit që përdoret në këtë foltore?! BB në raportin e saj për vitin 2015 thotë se niveli i varfërisë në Shqipëri është 47.5%!
Z. Bushati, merre lexojua këtyre injorantëve e thuaju të mos mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt! Varfëria në Shqipëri është rritur 47.5% thotë BB! A ka gjë më cinike, më të pështirë, a ka gjë më të neveritshme, më të papërgjegjshme se të tallet me të varfrit dhe ekzistencën e njerëzve të tu?! Kjo ndodhte vetëm në diktaturë, vetëm atëherë kur njerëzit lumturoheshin nga varfëria! Kur udhëheqësit i thurnin lavdi vetes se varfëronin qytetarët. Po fundi fundit kush janë këta? Ky është nipi i Spiro Kolekës, xhelatit të intelektualëve shqiptarë, është i biri i Kristaq Ramës, xhelatit të Havzi Nelës etj., etj! Ndaj dhe këta për varfërinë as që çajnë menderen fare. Po dalin e thonë të kundërtën e asaj që thotë BB. Banka thotë se është 47% varfëria, kurse këta thonë se është ulur 46% varfëria. A ka gjë më të turpshme se kjo? Po ju jeni ajo që kam thënë; jeni organizatë kriminale! Ju silleni si organizatë kriminale!
Nastradini deklaroi këtu se po rrisim rrogat me 100 milionë USD. Pançoja i Nastradinit ka deklaruar me dhjetëra herë se janë 7 miliardë lekë! Pra, diferenca është rreth 40 milionë USD! Po e lëmë këtë, po e quajmë se kjo s’është gjë! Nastradini deklaron se në 8 vite, rrogat u rritën 125 milionë dollarë. Çdo infermier, çdo mjek, çdo mësuese, çdo polic, çdo pastruese, çdo pensionist në fshat, çdo qytetar i damkos këta sot si mashtrues ordinerë. Në një kohë kur, librat që këta s’dinë t’i lexojnë, se këtë nuk e lejon anglishtja të lexojë financat, atë tjetrin (Ramën) s’e lejojnë shkarravinat të kuptojë se çfarë flet, librat thonë se janë vendosur në fondin e rrogave dhe pensioneve 634 milionë dollarë, pa përfshirë këtu të paktën 200 milionë shpërblime fundviti të marra së bashku. Çdo vit për punonjësit e administratës jepeshin 100 mijë lekë, çdo vit për pensionistët jepeshin 25 deri në 50 mijë lekë. Pa i llogaritur këto pra, sepse këto jepeshin vetëm për të tamponuar rritjen e inflacionit dhe për të lënë reale rritjen e rrogës. Pra, pjesëtoi me 6 herë për të dëshmuar injorancën totale të turpshme të tyre.
Sot këtu Nastradini i shkarravinave që nuk di ç’është GDP-ja, nuk di ç’është përqindja e GDP-së u thotë shqiptarëve se këtë vit do të investojmë 3% të GDP-së në shëndetësi dhe pastaj sa ishte 3 për qindëshi? 50 milionë dollarë ishte. Kaq është për injorantin xhahil, elifmatrak 3%-shi i GDP. O padije, o injorancë emrin e ke Edi Rama.
Rrugët e ndërtuara vetëm në Vlorë
Vijmë tani tek kompleksi. Po ngordh nga kompleksi i rrugëve. Sëmuret në çdo udhëtim që bën, e zë rruga nga problemet psikike. Sëmuret se e di që rrugët nuk i ka të tijat. Njeriu që e hanë rrugët është ky (Rama). Tha se kemi ndërtuar 900 km rrugë. Meqë tha këtë, unë do t’i lexoj atij këtu vetëm rrugët e qarkut ku është deputet:
– Rruga e Bregut – 84 milionë dollarë, 80 km
– Autostrada – Vlorë-Fier, 22 km, 42 milionë dollarë
– Superstrada Qaf Botë-Kranë, 40 km, 43 milionë dollarë
– Rrugët e Vunoit, Dhërmiut etj., e me radhë, 40 km, 21 mln dollarë
– Rruga Butrint-Kanali i Çukës, 20 km, 12.5 milionë dollarë
– Rruga Transballkanike, 3.5 km, 8.4 milionë dollarë
– Rruga Vlorë-Drashovicë-Ura e Peshkëpisë, 15 km
– Rruga e Xarës, 11 km
– Rruga Sevaster-Kotë, 15 km
– Në ndërtim e sipër kemi lënë rrugën Novoselë-Pish Poro, 12 km
Pa përfshirë këtu mbi 300 km rrugë të tjera në komuna e bashki vetëm të këtij qarku. Pra, unë lexova këtu vetëm rrugët e një qarku, por dëgjoni se çfarë thotë ky tjetër. Doli dhe tha se ka paguar 720 milionë lekë borxhe, nga 120 mln të çertifikuara nga kompania private e marrë për këtë punë. Pastaj s’i dilte prapë hesapi.
Dhe tha se në këto rrugë kanë lënë pa paguar 1 miliard e 400 milionë dollarë. O injorancë, o padije që emrin s’mund ta kesh ndryshe përveçse Edvin. Si nuk skuqesh nga këto gjëra të trasha që thua? Ti nuk kontrollon veten, kjo është mjerim. T’u thuash shqiptarëve se kanë lënë pa paguar një herë 300 pastaj 700, pastaj 1 mln e 400 mln do të thotë që je 1 mln e 400 mln herë i papërgjegjshëm.
17 mashtrimet e Ramës
Natyrisht një përpjekje e shpërfytyruar për ta mbuluar këtë buxhet me një seri mashtrimesh. Por unë dua të them se sot Edi Rama është këtu më lakuriq se kurrë në jetën e tij.
Njeriu që bërtiti se do të heqë taksat për 97% të shqiptarëve, iu shtoi taksat 100% të shqiptarëve, në kuptimin që, rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike, rriti me 24 lekë taksën e qarkullimit dhe rriti me 40 lekë paketën e cigares, të cilën fatkeqësisht e përdorin mbi 68% e shqiptarëve.
Njeriu që premtoi se do t’i heqë biznesit taksën, i dy-trefishoi biznesit taksën nëpërmjet qirasë së lokalit, nëpërmjet taksës së energjisë apo asaj të qarkullimit.
Njeriu që premtoi i dhembsur se do të hiqte TVSH-në për 5 produktet ushqimore bazë, mashtroi 5 herë të tjera sepse nuk lëvizi asnjë qindarkë nga TVSH e produkteve ushqimore.
Njeriu që premtoi se do të paguante deri në 5 rroga në fund të vitit, jo vetëm rrogën e 13-të, nuk iu dha qytetarëve as shpërblimin. Sot çdo shqiptar merr minimumi 12% më pak për shkak të inflacionit dhe inflacionit të shportës sesa në vitin 2013.
Njeriu që premtoi rimbursim korrekt të TVSH. Sot ai rimburson 20% më pak se sa çfarë rimbursonte qeveria e mëparshme në muajin e fundit të saj.
Njeriu që premtoi rritje të të ardhurave buxhetore, dyfishoi taksat dhe pesëfishoi abuzimin me taksat buxhetore.
Njeriu që premtoi heqjen e referencave në dogana, jo vetëm që nuk i hoqi, por i rriti ato dhe u grabit bizneseve 50 milionë dollarë më shumë me referencat ndërkohë që realizimi i planit këtë vit është 60 mln më pak në dogana.
Njeriu që premtoi uljen e çmimit të TVSH të energjisë me 6%, e rriti atë me 24% dhe detyron fukarenjtë të paguajnë njëlloj si kryeministri.
Njeriu që premtoi reformën në energji, sot ky mashtrues i ka humbje 31% kundrejt 30% që ishin në vitin 2010 dhe këtë e thotë ERE që është e juaja. Po ky reduktim pse është? Prishi sahatët dhe nga 15 mijë familje që paguanin aforfe, detyroi 200 mijë familje të paguajnë aforfe. Pra, 200 mijë familje paguajnë 3-fishin se sa paguante kryeministri në sarajet e tij të Surrelit.
Njeriu që u premtoi fermerëve 5-fishimin e granteve, bllokoi totalisht grantet për fermerët.
Njeriu që premtoi heqjen e taksave për imputet në naftën për fermerët, mashtroi për të gjitha.
Seriali i mashtrimeve ju djeg ju, po keni tre orë që recitoni me mashtrime. Unë do ju demaskoj ju këtu.
Njeriu që u premtoi të përndjekurve se brenda dy viteve do i dëmshpërblente totalisht, akoma s’i ka dhënë këstin e parë të gjithë kontigjentit.
Njeriu që premtoi dyfishimin e investimeve në infrastrukturë, nga 2.3 miliardë euro që ka investuar në tri vite nuk ka përfunduar dot asnjë kilometër rrugë sepse vjedh dhe vetëm vjedh.
Njeriu që premtoi reformë të thellë në energji, shkatërroi sistemin dhe e shndërroi në institucion terrori. Arrestoi 22 mijë shqiptarë për faturat e energjisë, ndërkohë që borxhet e biznesit janë tre herë më të mëdha se ç’ishin dikur.
Njeriu që premtoi barazi për biznesmenët, më 2013 ne lamë një detyrim të bizneseve ndaj shtetit 70 miliardë lekë, sot detyrimi bizneseve ndaj shtetit është 178 miliardë lekë.
Njeriu që premtoi 5% të prodhimit të brendshëm për arsimin, mashtroi 100%. Sot janë vetëm 2.8%.
Njeriu që premtoi se do të përmbushë zotimet, shkatërroi buxhetin dhe ka lëshuar 1/3-tën e investimeve.
Njeriu që premtoi mbylljen e universiteteve private, sot ato janë 20-30% më shumë por sot, me mekanizmin vrastar të të drejtave për universitetet publike, la 18 mijë të rinj pa hapur dyert e universiteteve. 38 mijë kanë qenë më 2013, këtë vit janë 22 mijë.
Njeriu që premtoi se do të luftojë borxhin, e ka rritur atë në 74% dhe janë 1 miliard dollarë koncesione dhe borxh i pashpallur, të cilat e çojnë borxhin e Shqipërisë në 85% të prodhimit të brendshëm, për të cilin ai s’ka idenë se çfarë është. Ndaj dhe ju dilni këtu, recitoni, fantazoni, trilloni, shpifni, por e vërteta është se s’keni përfunduar 1 km rrugë, s’keni ndërtuar dot 1 shkollë, 1 spital. E vërteta është se nga 70 miliardë lekë që kishte biznesi prapambetje shtetit, sot janë 178 mld. Kjo është qeverisja juaj, një qeverisje plotësisht e dështuar.
Ju bëmat dhe gjëmat e tij nuk ja u rrok dot mendja. Shihni statistikat se çfarë ju thonë. Pra, 108 mld rriti prapambetjet e pagesave ndaj biznesit, se 70 po ja u heq meqë ato i trashëguat, por po ju them sa e shtuat ju. Pra, nëse e shihni këtë buxhet ai është kurora e zezë e dështimit tuaj katërvjeçar. Por tronditëse është se ky buxhet nuk ka asnjë zë, asnjë artikull, asnjë shpenzim për proceset integruese europiane të Shqipërisë, kusht themelor ky në procesin e integrimit.
Rama në llumin e plehrave të historisë, mos kërcëno BE
Ish–Kryeministri Berisha paralajmëroi dje Ramën në Parlament që të heqë dorë nga kërcënimet e BE, duke deklaruar se Rama mund të përfundojë në llumin e plehrave të historisë, por jo Shqipëria tek Putin apo tek ISIS.
“Ke bërë një kërcënim të turpshëm. Hiq dorë nga kërcënimi i Europës se Shqipëria mund të bjerë në kthetrat e ISIS apo Putinit. Ti mund të përfundosh në llumin e plehrave të historisë, por Shqipëria nuk lëkundet kurrë nga rruga europiane e saj. U përpoq Enver Hoxha dhe shkoi atje ku e meritonte, do të shkosh dhe ti atje ku e meriton.
Mos e trash këtë bisedë sepse mund të marrësh siç mori tjetërkush kartonin e kuq, mos mendo se me kërcënime gjynjëzon Europën. Europa vërtet sot është e bazuar në filozofinë e Kantit, filozofinë e paqes, por sot ajo është më e fortë se kurrë. Ata që njohin Europën e dinë se më të fortë se ajo në rrafshin ekonomik, ushtarak nuk ka. Ka probleme të brendshme si union, por ajo në konjukturë dhe në aleancë s’ka qenë kurrë kaq e fuqishme. Prandaj lëri ato dëngla ti, na flet për faktorë të tretë, bën sajesa të një psikologjie të sëmurë”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri deklaroi në Parlament se Bashkimi Europian nuk do të hapë negociata me Ramën, ndërsa e konsideroi dramatik dështimin me negociata.
“Dramatik është dështimi i plotë për hapjen e negociatave me BE. Është ky dështim i tmerrshëm që lëndon në shpirt, lëndon në ëndërr e vizion, lëndon në shpresë e besim çdo qytetar shqiptar. Dhe unë ja u them se gjatë këtyre 3 viteve Shqipëria kishte çdo potencial për të përparuar, për të pas shënuar progres të ndjeshëm në kapitujt e parë të negociatave, kishte çdo shans dhe çdo mundësi, çdo predispozitë se kemi ngelur gazi i dheut, të fundit e fundit. Por këto shanse i shkelmoi me shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë Edi Rama”.
Pse nuk u hapën negociatat?
Ish-Kryeministri shpjegoi para Parlamentit arsyet se përse BE nuk do të hapë negociatat në dhjetor. “Shkaku më themelor ta dini ju është varrosja e konsensusit nga Edi Rama. Zonja që e priti ja tha në fytyrë para kombit gjerman dhe kombit shqiptar se, marrëdhëniet politike brenda vendit dhe fryma e konsensusit duhet të ishin garancia absolute për hapjen e negociatave. Po pse? Sepse këta njerëz që merren vesh për këto probleme, po t’i ndihmojmë këta performojnë, pra këta kanë një shpirt edhe të na dëgjojnë edhe të ecin. Shkaku themelor është ky. Lexoni pak raportin se çfarë thotë. Dëgjoni çfarë tha përfaqësuesja e Komisionit Europian në PE. Me fjalë të tjera tha atë që po them unë. Ata, tha, bënë një gjë shumë të madhe me votimin së bashku të neneve të Kushtetutës. Dhe kjo ishte arsyeja kryesore se përse Shqipërisë nuk iu tha se s’kemi punë me ty, por iu tha se do të shohim më vonë kur të hapen negociatat.
Arsyeja tjetër, arsyeja e dytë e madhe jua them unë, është krimi. Dhe dijeni mirë, se janë jo një, por disa ministri të Brendshme të vendeve anëtare të BE që kanë nxjerrë kartonin e kuq. Juve ju rroftë Sajmir Tahiri! Mbajeni, ta keni me shëndet! Por këtë që ju them unë ta dini mirë. Janë jo një, por disa vende anëtare të BE që nuk janë dakord para së gjithash dhe mbi të gjitha se janë të lemerisura nga krimi në Shqipëri.
Dijeni mirë se krimi përbën një shqetësim më kryesor, se ka të bëjë me sigurinë e tyre. Për njeriun e civilizuar siguria është e para. Natyrisht këta nuk ja u thonë juve këto o qytetarë. Përkundrazi, këta ju thonë ‘i hapëm negociatat’ thonë. Po a ka pafytyrësi më të madhe se kjo?! Në një kohë kur del se duhet një raport tjetër për të na dhënë dritën jeshile për të hapur negociatat. Pra, krimi është arsyeja dytë”.
Bushati kërkon negociatat si Serbia
Berisha ka bërë transparencën edhe të mënyrës se si Rama ka trokitur në kancelaritë e Europës për të kërkuar hapjen e negociatave. “Ky dërgoi Bushatin në të gjitha kancelaritë me kërkesën na jepni atë që i dhatë Serbisë, përgjigjja ishte kartoni i kuq. Sepse vërtet Serbisë ja dhanë me kërkesën, të cilën Rama punoi dy muaj rresht me të gjithë forcën dhe nuk ja dhanë. Po pse? Sepse Vuçiçit i besonin dhe këtij nuk i besonin. Kërcen nga halli dhe sevdaja, por e vërteta kjo është: atij ia dhanë dhe ty s’ta dhanë. Kishte dhe një tjetër mundësi dhe uroj të na e japin. Mundësia tjetër ishte ajo që bëre ti më 2012 kur bllokove tre ligjet. Kur ky bllokoi tre ligjet, Komisioni Europian deklaroi se nëse ligjet do të votoheshin deri më datën 20 nëntor, ata do të dorëzonin raportin me rekomandimin për dhënien e statusit. Nuk u bë. Komisioni tha se jemi të gatshëm që në mars, nëse i votoni të bëjmë një raport të dytë. Vodhi CEZ-in me Fylen e nuk u bë. Këtë po kërkon tani. Këtë ja u tha ministrja e Integrimit, znj. Gjosha. Ne po kërkojmë tha, që të bindim Komisionin që të bëjë një raport të dytë.
Me Edi Ramën, doni mashtrim keni mashtrime, integrim nuk ka në mënyrë absolute. Mund të gjesh një eskimez në shkretëtirë, por s’mund ta bindësh atë të heqë dorë nga vjedhjet e pasurisë publike, s’mund të bindësh Ramën të mos groposë konsensusin, s’mund të bindësh Ramën të heqë dorë nga krimi. Nuk ka integrim me Edi Ramën. Ka vetëm vendnumëro dhe mashtrim. Dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të ndalen në këtë moment kyç. Vërtet BE është në vështirësi serioze, por ato s’mund të na bëjnë ne të lëkundemi në rrugën dhe besimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer e jona dhe e fëmijëve tanë!”, tha Berisha.
Zgjedhjet, kusht i qartë i BE dhe Gjermanisë
Ish-Kryeministri Berisha shprehu dje mirënjohje për Kancelaren gjermane Merkel, e cila në prani të Ramës i kujtoi atij kushtin e zgjedhjeve për hapjen e negociatave.
“Përshëndes përzemërsisht Kancelaren Merkel, e cila u ndal tek zgjedhjet dhe kushtet e përcaktuara nga Komisioni si të domosdoshme. Theksoj këtu se asnjëherë dhe kurrë ndonjëherë s’i kam thënë, s’i them e s’do i them njeriu që mos hapë negociatat me Shqipërinë.
Me vendosmërinë më të madhe dhe asnjeri, as ka për të gjetur kurrë njeri që të thotë ‘më tha Sali Berisha …’. Por duhet të jesh budalla, të jesh i pamend të ngrihesh dhe të thuash se zgjedhjet s’janë kusht, po zgjedhjet janë kusht more, janë kusht për çdo vend. Fakti që ti reagon në këtë mënyrë, ti diskrediton veten tënde. Ne s’kemi zgjedhje të përsosura, po njeriu zotohet: hajde bëjmë zgjedhje të mira dhe hapim negociatat. Kurse ky vrapon i tmerruar, nuk u përmendën zgjedhjet thotë, kur ia përmendi zonja kryesore e Evropës.
Lidhur me debatin e hapur Bundestag-Kancelari, kjo është një fantazi e sëmurë e Edi Ramës. Një gjë të dinë shqiptarët. Gjykata Kushtetuese gjermane, me vendim të formës së prerë detyron qeverinë, detyron gruan më të fuqishme të botës sot dhe ajo është e Gjermanisë po në botë s’ka ndonjë tjetër në atë nivel fuqie, që para se të japë zotimin për probleme integrimi apo negociatash, të marrë mendimin, votimi është më vonë, por të marrë mendimin e Bundestagut.
Zotëria, në vend se të përpiqet që t’i sheshojë këto gjëra, del dhe sulmon si paranojak një nga figurat kyçe të Bundestagut për këtë çështje, i cili i shkoi në zyrë dhe ia tha të gjitha.
Dhe në vend se të ulej për të punuar bashkërisht, e quajti fletë rrufe dokumentin që ai i paraqiti, tha se ishte shkruajtur nga opozita, se ato ishin mendime personale, duke faktuar se nuk ka njohuritë më elementare se si funksionon ai shtet.
Ata që nuk e dinë le ta mësojnë. Bundestagu gjerman ka një peshë shumë të madhe. Dhe për të kuptuar këtë peshë ju them se nga viti 2012 deri sot, ka dërguar për këtë qëllim, hetimin e progresit të integrimit, ka dërguar 10 misione faktmbledhëse”, tha Berisha.
Problemi i njerëzve me probleme psikike në qeveri
Raporti i KE është i qartë si drita e diellit dhe atë raport ja kanë lexuar në zyrë si duhet shokut Edi Rama. Por unë dua të them se nëse raporti nxjerr prioritet më të parin Vettingun, të cilin e bllokoi zotëria, nuk mohon në asnjë rast asnjë nga prioritetet e caktuara. Dhe pikërisht se nuk i mohon, Kancelarja Merkel në konferencën e shtypit dha mesazhin se nuk po e lexon si duhet raportin, pesë prioritetet dhe zgjedhjet.
T’ju bëj një rrëfim. Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, për hir të së vërtetës edhe mua më kanë informuar diplomatët se ekziston një marrëveshje, të cilin ky e ka shkelur për votimin e 7 ligjeve në Parlament. Ia kanë thënë këtij, ja kanë thënë kryetarit të Parlamentit, ia kanë nxjerrë marrëveshjen, dokumentin, ma kanë thënë edhe mua, ua kanë qarkulluar të gjithë faktorëve të interesuar. Por Rama shkeli marrëveshjen se donte me çdo kusht ta kapte drejtësinë. Harron se shkaku më kryesor është varrosja e konsensusit nga ana e këtij. Të tjerat janë shumë të rëndësishme, por në prani të konsensusit, vetë konsensusi është garancia më e madhe për përmbushjen e tyre. Zotëria shkeli marrëveshjen dhe tani mendon …Dhe unë u bëj thirrje atyre që e disponojnë marrëveshjen t’ia tregojnë shqiptarëve se kanë detyrime për t’ja u thënë publikut këtë, për arsye se keni bërë shumë deklarata dhe kjo është transparencë. Dhe qytetarët shqiptarë të interesuar për reformën duhet ta dinë këtë. Rama ka shkelur marrëveshjen për votimin konsensual të ligjeve. Pse e shkeli? E shkeli me qëllimin e vetëm që të kapë drejtësinë, atë që s’e bëri dot me Kushtetutë, ta bëjë me ligje të tjera.
I pashë miqtë unë, po ishin 15, i falënderoj, mirëpo Brukseli është një kopsht me 27 çelësa dhe me nja 2-3 kryeçelësa. Për t’i hapur dyert, në Bruksel duhet të bindësh 27 çelësmbajtësit dhe nja 2-3 kryesorë, kryeçelësmbajtësit. Mjaftojnë 2 ose 3 për të të bllokuar. Tani ti, duke organizuar një mëngjes pune do të mbulosh dështimin tënd? Dështimi yt është ekzemplar. Në këto 25 vite nuk ka patur ndonjëherë ministër më dështak.
Përmende këtu marrëdhëniet. Po kur kanë qenë marrëdhëniet me Kosovën në këtë situatë që janë sot. Ju i çuat marrëdhëniet aty. Sepse Rama donte të dilte lider i gjithë shqiptarëve në një kohë kur është përçarës i të gjithë shqiptarëve. Përmende marrëdhëniet me Greqinë. Nëse ti bën çështje midis teje dhe Vangjel Dules marrëdhëniet me Greqinë, ti tregon se je një hiç në rrafshin politik, je një copë hiçi. Unë nuk merrem se ku qëndrojnë apo ku nuk qëndrojnë problemet, por një gjë është e sigurtë që ato as nuk i ka krijuar Vangjeli e as nuk i zgjidh dot me Vangjelin. Ato zgjidhen siç zgjidhen marrëveshjet midis vendeve demokratike që kërkojnë të bëjnë një fqinjësi të mirë. Se harrove ti kur i çoje Alexit mesazhe me Vuçiçin në krah. Po Greqia pavarësisht nga problemet është një partner 20-vjeçar që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit në NATO, në integrimin në BE, ka probleme po natyrisht ato probleme diskutohen dhe debatohen.
Pra, nuk i keni nga unë këto, por i keni katandisur vetë marrëdhëniet në këtë stad. Kur arritët të fusni pyka edhe në marrëdhëniet me Kosovën, ju qofshi. Por, dua t’i them Ramës se të gjitha këto janë shprehje të një karakteri pervers personal të tij. U them qytetarëve që në histori, ka ndodhur rëndom që të sëmurë me probleme psikike të hipin në postet më të larta. Nuk jemi ne të parët. Por problemi është këtu, se këta njerëz kanë një problem të madh. Këta nuk njohin keqardhje, nuk njohin mirënjohje, nuk njohin pendesë. Por këta gjithçka bëjnë ndaj dhe ky s’korrigjohet. Po pse ç’mendon ti se bën opozita këtu? Mendon se do të të lejojë ty të gënjesh nga mëngjesi deri në darkë se u hapën negociatat dhe pastaj t’u thuash jo po do të dalë dhe një raport tjetër. Sigurisht shqiptarët do të flasin, po me ty negociata nuk hapen.