24.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Raporti i Antimafies italiane

Redin HAFIZI

Sipas një raporti të Antimafies italiane, ngarkesat e çmuara të kanabisit shqiptar, të hashashit maroken, kokainës Sud Amerikane dhe heroinës që vjen nga vendet e Orientit futen në zonën e Mesdheut dhe ndalojnë në brigjet e Adriatikut. Që këtu drogërat të stivosura nga mafia shqiptare nëpër magazina në brigjet kroate, malazeze dhe ato shqiptare, rinisen sërish, ngarkuar në një shumëllojshmëri mjetesh derisa arrin në destinacion. Më të preferuarat janë mjetet lundruese, por së fundmi mafia shqiptare ka përdorur edhe kompanitë e kamionëve, mjete të lehta  fluturuese, deri edhe website të hapur posaçërisht për tregtinë e drogës.
Rasti i Klement Balilit, i cili nga mediat greke u quajt “Escobari i Ballkanit” është rasti i një kapoklani të mafies rajonale që përdori kamionët për të realizuar transport ndërkombëtar të lëndëve narkotike deri në Europën Veriore. Droga fshihej në kamionë që mbartnin ngarkesa për në vende të BE-së. Në fillim kjo metodë rezultoi e suksesshme, por nga informacione të mbledhura nga DEA menjëherë mbërritën oficerët amerikanë që në bashkëpunim me policinë greke ranë në gjurmët e rrjetit. Menjëherë u lajmërua Prokuroria shqiptare, e cila në muajin maj nxorri urdhër arrestin për Klement Balilin, i cili u lajmërua dhe mbrohet nga politika. Madje është politika që me këto veprime tradicionalisht të kryera e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Të tillë qëndrim qeveria shqiptare mbajti edhe në përdorimin e mjeteve fluturuese, por tradicionalisht për skafistët e vdekjes. Çdo metodë e re ka sukses në fillim, pasi vëmendja kryesore dhe sasia më e madhe e lëndëve narkotike lëviz me mjete lundruese drejt brigjeve pulieze. Edhe këtu është mafia shqiptare që e kontrollon.
Sapo korrierët nisen preferojnë që të arrijnë sa më parë brigjet pulieze, që është bregu më i afërt nga ana gjeografike, e më pas shpërndahet në çdo cep të Italisë. Agjencia e Antidrogës Amerikane, DEA e thotë qartë, se shqiptarët janë të specializuar deri në atë pikë sa mos t’i friksohen distancave për të dorëzuar ngarkesën në destinacion. Operacionet e policisë italiane kanë pranuar se kanë zbuluar se droga udhëton me gomone madje edhe me kanu, në ngarkesa të vogla që kryejnë rrugën Shqipëri deri në Itali.
Megjithatë klanet shqiptare po përdorin edhe metoda të tjera, më të përparuara, për transportin e drogës. Ata përdorin zona të braktisura për të ulur në Pulia mjete fluturues shumë të lehtë të modifikuar posaçërisht brenda për të ngarkuar sasinë më të madhe të mundshme të drogës. Këta avionë ngrihen nga Shqipëria e bëjnë një ndalesë në Salento, ku menjëherë pasi mbushen me karburant, shpërndahen në çdo cep të Italisë, deri në Piemonte e Lombardi. Kjo është zbuluar në një nga më të fundit operacione të policisë italiane.
Mafia shqiptare, e specializuar edhe në tregtinë kibernetike të drogës e në transportin në rrugët Ballkanike, e ka shndërruar Shqipërinë në një ndër prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës që “derdhet” përmes të njëjtave mënyra veçanërisht në tregun italian. Edhe prodhimi i marijuanës ashtu si edhe tregtia e hashashit maroken, kokainës Sud Amerikane dhe heroinës nga vendet e Orientit, nëse nuk do të mbështetej nga politika shqiptare nuk do të ekzistonte. Është denoncuar shpeshherë si nga mediat shqiptare dhe aktorë të institucioneve ndërkombëtare se prodhimi i marijuanës në Shqipëri mbrohet personalisht nga ministri Tahiri dhe shefi i tij, lideri suprem, Edi Rama. Në kohën kur lideri suprem ka bllokuar çdo lloj biznesi të ligjshëm tregtia e drogës po lulëzon përmes dhunës dhe agresivitetit të shtetit. Kjo është kriminale, pasi një metodë e tillë ka lënë në varfëri ekstreme shumicën e popullsisë që nuk ja pranon ndërgjegja të merren me të tilla punë, por thjesht presin që kjo juntë mafioze të largohet njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria.

Dollia e Ramës për Shpëtim Gjikën pasi i shpëtoi burgut

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk la pa përmendur faktin që Kryeministri Rama ngriti një dolli për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Në një postim të tij në Facebook, ish-kryeministri shkruan me ironi “Gëzuar Shpëtim! Se pasi të rruajta bishtin të kam xhan”.
Sipas Berishës, Rama tani do ta mbajë mirë me Shpëtim Gjikën se ka frikë se mos ky i fundit bashkohet me Agron Dukën ose Ben Blushin.
Postimi i plotë i Berishës
Rama ngre dolli për Shpëtim Gjikën:
Gëzuar Shpëtim! Se pasi të rruajta bishtin të kam xhan!
Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pasi e arrestoi në kundërshtim me çdo ligj dhe akuza falso Shpëtim Gjikën, por që nuk e kalbi dot në burg siç ishte betuar, dje, në një pritje në Vlorë gajasi të pranishmit me hipokrizinë e tij servile kur tha:
‘Një dolli dhe për Shpëtim Gjikën, mikun tim problematik që nga mendja e heq, por nga zemra s’e heq dot. Gëzuar Shpëtim dhe të paçim. Shëndet dhe të tëra të mirat që të do zemra’. Me fjalë të tjera ‘aman Shpëtim mos ik me Dukën apo Blushin se ata të arrestuan?!’”.

8 arsye për të mbështetur emërimin e Tillersonit

“Forbes”
Vazhdojnë të qarkullojnë thashetheme se presidenti i zgjedhur, Donald Trump do të emërojë Rex Tillersonin, kreun ekzekutiv të ExxonMobil, si sekretar të Shtetit amerikan. Ndryshe nga diplomatët e mëparshëm, Tillerson nuk ka eksperiencë qeverisëse. Ekzekutivi i Exxonit nuk është politikan, nuk ka një karrierë si punonjës publik dhe as një të përgjithshme akademike. Por ka disa arsye përse eksperienca e tij unike mund ta ndihmojë të jetë çuditërisht një sekretar Shteti i shkëlqyer.

Negocimi: Ai është një negociator i shkëlqyer dhe me përvojë. Historikisht, sekretari i Shtetit nuk ka nevojë të drejtojë negociatat në tavolinë, siç ka bërë sekretari Kerry për sa i përket negociatave për marrëveshjen bërthamore me Iranin, por është përgjegjës për to. Tillerson ka eksperiencën e nevojshme të drejtimit të negociatave mbi gjithçka, që nga shfrytëzimi i pronës tek problemet e punonjësve apo marrëveshjet e transportit. Nën lidershipin e tij, Exxon ka negociuar me qeveri të huaja dhe atë amerikane dhe me shumë konglomerate ndërkombëtare.

Menaxhimi: Si kreu i një kompanie globale 370 miliardë dollarëshe me veprimtari në 50 shtete, Tillerson ka eksperiencë të menaxhimit të operacioneve të mëdha. Qëllimi dhe gama e operacioneve të Exxonit është e jashtëzakonshme përfshirë: nxjerrjen e naftës, ndërtimin, logjistikën, kërkimi i teknologjisë së lartë, zhvillimi, marketingu, shitjet, burimet njerëzore etj. Sekretari i Shtetit drejton një institucion me një buxhet prej 65,9 miliardë dollarë në vit dhe operon pothuajse në çdo vend të botës duke përfshirë operacione si: shërbimet e vizave, shërbimi për amerikanët jashtë shtetit, siguria kombëtare, promovimi i tregtisë, siguria diplomatike dhe natyrisht diplomacia e nivelit të lartë. Krahasuar me një politikan, akademik apo diplomat, Tillerson duket qartë se ka më shumë eksperiencë menaxhuese.

Lidershipi botëror: Tillerson ka eksperiencë diplomatike – me përfaqësinë e Exxonit në vend të Shteteve të Bashkuara. Si i njeh liderët botërorë dhe i kupton motivacionet e tyre. Tillersonit i është dashur të akomodojë shqetësimet e liderëve botërorë dhe t’i inçentivizojë ata që të bashkëpunojnë me të. Kjo pasqyron edhe nevojat e Shteteve të Bashkuara: një diplomat i lartë, i cili adreson motivacionet e liderëve botërorë dhe i bind ata të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara, jo kundër tyre.

Sektori privat dhe etika e punës: Tillersoni u bashkua me Exxonin në vitin 1975 dhe është promovuar për arritjet e tij. Ai nuk kënaqet duke udhëtuar nëpër botë duke bërë fotografi simbolike. Exxoni ka qenë një nga kompanitë private globale më fitimprurëse për shkak të arritjeve të Tillersonit. Ai mund të sjellë një etje për sukses në Departamentin e Shtetit duke përfaqësuar Shtetet e Bashkuara nëpër botë.

Konflikti i interesit: Një nga shqetësimet më të mëdha për Tillersonin në Departamentin e Shtetit është që lidhjet e tij me Exxonin nuk mund të shkëputen lehtë pasi zotëron pjesë të kompanisë. Ka dy probleme me këtë argument: Së pari, Shtetet e Bashkuara kanë lejuar rregullisht që anëtarët e sektorit privat të marrin role të mëdha në departamentet federale. Për shembull, sekretari i Thesarit të Shtetit vjen shumë shpesh në Wall Street. Së dyti, është lidhja me sektorin privat që bëhet pengesë për emërime të ndryshme, Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë mundësi të shfrytëzojnë benefitet e eksperiencës dhe talenti që sjell sektori privat.

Lidhjet me liderët e huaj: Disa argumentojnë se Tillerson, si përfaqësues i Exxonit, ka ndërtuar një marrëdhënie me Rusinë duke u nderuar edhe me çmimin e miqësisë dhe duke kundërshtuar sanksionet. Shumë ekspertë e shikojnë me negativitet këtë lidhje, por duhen marrë në konsideratë edhe lidhjet e guvernatorit të Ajoas, Terry Brandstand me presidentin kinez, Xi Jinping, për shembull, si një komponent i rëndësishëm për emërimin e tij si ambasador në Kinë.

Energjia dhe mjedisi: Ambientalistët ankohen për faktin që ekzekutivi i një kompanie energjetike të marrë rolin kryesor në qeveri, por Tillersoni mund të mburret me dekadat e punës së Exxonit për energjinë alternative. Në fakt, eksperienca e tij në industrinë e energjisë është një avantazh i dukshëm. Për shembull, ai e di si përdoret energjia për t’i bërë presion Kinës të adoptojë praktikat e tregtisë së lirë.

Besnikëria: Ky duhet të jetë fokusi kryesor i Senatit për procesin e emërimit të tij sepse përvoja e Tillersonit dhe aftësitë e tij janë tashmë të demonstruara. Pas 40 vitesh tek Exxoni, a mund të përshtatet ai me një pozicion të ri dhe përgjegjësi tërësisht të ndryshme? Këtë do ta vlerësojnë presidenti i zgjedhur Trump, këshilltarët e tij dhe Senati. Nuk ka asnjë shenjë në historinë e Tillersonit që të sugjerojë se mund të jetë jo besnik, në fakt ai drejton një kompani që prej dekadash mbështet ekonominë amerikane.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Rex Tillerson mund të jetë i duhuri

“The Economist”
“Një diplomat që është i aftë të nxjerrë edhe naftë”. Kështu e ka përshkruar Reince Priebus, shefi i ardhshëm i stafit të Donald Trupit, Rex Tillersonin, bosin e ExxonMobil, i cili është kandiduar këtë javë si sekretari i ardhshëm i Shtetit i Shteteve të Bashkuara. Në fakt, 64-vjeçari Tillerson është një nxjerrës nafte, ka kaluar 41 vite të jetës së tij duke përhapur në të gjithë botën një nga kompanitë më të mëdha dhe ndonjëherë e ka anashkaluar qeverinë amerikane sepse ka menduar se ExxonMobil ishte më e aftë t’i drejtonte vetë çështjet botërore.
Megjithatë, Tillerson ka gjithashtu reputacionin e njeriut të besueshëm me vlerat origjinale teksane që e kanë lejuar të qëndrojë në këmbë dhe të fitojë respektin e disa prej liderëve botërorë më të paparashikueshëm. Të bësh sekretar Shteti një person që nuk ka eksperiencë mund të jetë rrezik, por një person i pazakontë është më mirë se një person i paaftë.
Në varësi të asaj që është kuptuar nga seancat e konfirmimit të tij rreth këndvështrimit të tij për Rusinë kur nuk është duke i shërbyer aksionerëve të Exxonit dhe duke menduar se ai do të arrijë vërtet të ndërpresë lidhjet e tij financiare me kompaninë, Tillerson mund të jetë një prej dy anëtarëve të kabinetit të Trumpit që shihet si person ideal për të shërbyer në administratë.
Edhe pse është një lider i elitës korporative botërore, Tillerson ka rrënjë të thella tradicionale. I lindur në Wichita Falls të Teksasit, ai është rritur si skaut, ka frekuentuar Universitetin e Teksasit dhe kalëron kuajt me një kapele kaubojsi në kohën e lirë. Ai ka punuar në ExxonMobil që në vitin 1975, nuk ka jetuar kurrë gjatë jashtë Amerikës dhe flet me ngadalë.
Jack Randall, një mik i tij i universitetit, i cili është veteran i industrisë së naftës, kujton se Tillersoni ende e kalon kohën e lirë pas pune duke rregulluar vetë shtëpinë e tij buzë liqenit, edhe pse ka shumë e shumë punonjës që mund ta bëjnë për të. “Ai është një djalë i zakonshëm që ka jetuar për së gjalli ëndrrën amerikane”, thotë ai. “Është një teksan i vërtetë, një inxhinier dhe boi skaut. Pikërisht nga vendlindja burojnë edhe vlerat e tij”.
Megjithatë, si një naftëtar dhe kryeekzekutiv i ExxonMobil që nga viti 2006, ai ka drejtuar operacione në disa prej vendeve më pak miqësore të botës, që nga rajoni Sakhalin i Lindjes së Largët ruse i mbuluar gjithmonë me dëborë deri tek Çadi i mbytur nga varfëria. Kjo do të thotë se ai është marrë shumë herë me burra shteti të egër si Vladimir Putin dhe deri tek lideri i Venezuelës, Hugo Chavez, por pa i shkelur me këmbë principet e tij për rëndësinë e tregjeve dhe shenjtërinë e kontratave të naftës.
Në një libër mbi ExxonMobil, “Perandoria Private”, Steve Coll kujton marrëveshjet e hershme të Tillersonit me Putinin gjatë përpjekjeve për të mbajtur në fre partnerin e paparashikueshëm rus, Rosneft, në zhvillimet e zonës së Sakhalinit. Kur Putini ofroi të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të miratuar projektin, Tillerson refuzoi duke thënë se presidentit rus i mungonte autoriteti ligjor për të përmbushur standardet e kompanisë. Edhe pse Putini u tërbua, në fund ai pranoi kërkesat e Tillersonit.
Në vitin 2011, ExxonMobil dhe Rosnefti arritën një marrëveshje për të nxjerrë naftë në Detin Kara të Rusisë, që Putini tha se mund të çojë drejt një shume prej 500 miliardë dollarësh bashkëpunimi në Arktik. Në vitin 2013, Putini e nderoi Tillersonin me titullin “Miku i Rusisë”. Marrëveshja e Arktikut u ndërpre për shkak të sanksioneve amerikane kundër Rusisë, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, të cilat u kundërshtuan nga Tillerson. James Henderson, një ekspert i naftës ruse në Institutin e Oksfordit thotë se, Kremlini e respekton ExxonMobil në drejtimin e Tillersonit sepse ky i fundit ishte një person i besueshëm.
Lidhjet e Tillersonit me Putin nuk kanë gjasa të ndërlikojnë seancat e tij të konfirmimit, veçanërisht pasi hakerët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane për të ndihmuar Trumpit. Dekadat e tëra të eksperiencës në biznes në Rusi tregojnë se ai është më i prirur të kuptojë mënyrën se si funksionojnë gjërat atje krahasuar me disa paraardhës të tij në Departamentin e Shtetit. Më tej, mbështetësit e tij janë entuziastë për integritetin e Tillersonit. “Ka më shumë shanse që Nënë Tereza të akuzohej për vjedhje të parave të fondacionit, se sa Tillersoni të bëjë diçka me Putinin që nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara”, thotë Randall.
Ajo që nuk është ende e qartë është mënyra se si do të trajtojë çështjet me aleatët tradicionalë të Amerikës, si Europa, e cila i druhet ndërhyrjes së Putinit në Ukrainë, për shembull. Emërimi i tij mund të shtojë dyshimet se diplomacia amerikane do të përqendrohet në sigurimin e naftës dhe burimeve të tjera. OJF-të pretendojnë se ExxonMobil nuk është përpjekur aspak të promovojë të drejtat e njeriut në vendit ku operon dhe ka bërë diskutime të dyshimta në lidhje me ndryshimin e klimës.
Megjithatë edhe pse ka një mendësi tipike naftëtari, Tillerson mund të sjellë tipare të dobishme industriale në Departamentin e Shtetit dhe në presidencën e Trumpit. Gjetja dhe nxjerrja e naftës kërkojnë ekspertizë të elaboruar – si për gjeologjinë ashtu edhe për gjeopolitikën – për të bërë para në periudhën afatgjatë. E shkuara e tij inxhinierike tregon se është një vendimmarrës i matur dhe i zoti. Ai konsiderohet edhe “i duruar dhe joemocional” kur bëhet fjalë për të negociuar çështjet e ExxonMobil.
Këto tipare e bëjnë atë tepër të ndryshëm nga presidenti Trump, i cili beson më shumë në instinktin e tij. “Rexi nuk është një person që pret të shohë se nga fryn era dhe presidenti Trump do të kuptojë shumë shpejt se ai ka për t’ia thënë të gjitha gjërat që mendon”, thotë Randall. Në fakt edhe opinionet e tij janë të ndryshme nga ato të Trumpit. Edhe pse dikur e ka mohuar ndryshimin e klimës, Tillerson tashmë mendon se njerëzimi ka kontribuar në përkeqësimin e situatës. Këtë vit, ExxonMobil duartrokiti Marrëveshjen e Parisit për ndryshimin e klimës. Ndoshta ai do të ketë aftësitë taktike për të përçuar interesat amerikane nëpër botë dhe do të ketë integritetin e nevojshëm për të bindur shefin e tij për shumë çështje.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Armiku i përkryer

President Barack Obama pauses as he speaks to reporters about the fiscal cliff in the Brady Press Briefing Room at the White House in Washington, Friday, Dec. 21, 2012. (AP Photo/Charles Dharapak)

“Limes”

Botimi kohët e fundit i artikujve të shumtë të prirur nga analizimi i profilit psikologjik të Vladimir Putin – me bindjen se kjo gjë mund të shpjegojë politikat ruse – është rast i mirë për të paraqitur disa refleksione mbi moskuptimet kryesore që sot sundojnë në Perëndim ndaj Moskës, duke kërkuar që t’i kuptohen (objektivisht, pak) mendimet dhe t’i parashikohen (akoma më pak) lëvizjet e ardhshme. Kjo përpjekje rezulton shumë e dobishme në prizmin e daljes së njëkohshme të disa punimeve që denoncojnë – edhe ato me tone mjaft të prera, por pjesërisht të favorshëm për Kremlinin – rusofobinë galopante në mainstream perëndimor. Më poshtë do të rendisim karakteristikat socio–politike të Rusisë bashkëkohore, do të listojmë më pas një sekuencë të shpejtë të moskuptimeve lidhur me Moskën në Perëndim. Objektivi i këtij shkrimi është që të shmangen përkufizimet sempliciste, si ajo e Putini alfa dhe omega e universit rus, që të vlefshme për të komunikuar me shpejtësi me opinione publike të mëdha e të hutuara, përfundojnë për të akredituar pseudoteori mbi diversitetin e pakthyeshëm dhe agresivititetin iracional të Rusisë, duke penguar që t’i kuptohen dëshirat reale.

Nga rreziku i kuq në rrezikun rus
Moskuptimi kryesor ka të bëjë me gjykimin sesa Rusia e sotme është e transportueshme në periudhën sovjetike dhe sa në fakt është fryt i evolucionit politik të 25 viteve të fundit. Prej një serie rrethanash, si politike, ashtu edhe kulturore komoditeti, është zgjedhur leximi i vijueshmërisë me të kaluarën dhe i një mbivendosjeje automatike midis logjikave të periudhës sovjetike dhe atyre të sotme. Shkak parësor i këtij sheshimi është vështirësia perëndimore në gjetjen e ekspertizës së re lidhur me Moskën e formuar pavarësisht nga studimet lidhur me Bashkimin Sovjetik, pasojë e investimeve të pakta të bëra në Perëndim për sa u përket studimeve dhe kërkimeve mbi Rusinë e viteve nëntëdhjetë, kur ajo pësoi një rënie të papritur të rëndësisë gjeopolitike. Një gjeneratë e tërë e re studiuesish dhe analistësh ka humbur, aq sa sot u drejtohet ekspertëve të periudhës sovjetike apo narraturave gazetareske me horizont të përditshëm. Ata propozojnë kronika jo domosdoshmërisht të gabuara, por që kontribuojnë pak në kapjen e asaj që është e re në Moskë respektivisht të kaluarës. Paragjykimet që shoqërojnë këto bindje të bëjnë të mendosh: ex ante, se çdo krizë shikon të përfshirë edhe indirekt Moskën dhe se ajo është e dyshuara e parë që e ka shkaktuar atë; ex post, që një përfshirje ruse nuk ka sesi të mos e përkeqësojë kuadrin e gjërave më shumë sesa ta përmirësojë.
Për pasojë, motivet politike të mungesës së vullnetit për ta pranuar Rusinë e sotme jo në vijueshmëri me Bashkimin Sovjetik janë më pak rastësore, më të sofistikuara dhe i përgjigjen një zgjedhjeje strategjike kundërrymë: domethënë nevojën e sistemeve politike perëndimore për të individualizuar një armik të jashtëm për të kompaktësuar frontet e brendshme të hapura të tij. Nga kjo perspektivë, Moska duket se është armiku i përkryer, për faktin se:
a) tradicionale, pasi ka mbi shpatulla një histori të gjatë kundërvënieje me Perëndimin;
b) e institucionalizuar, pasi e mësuar dhe e prirur të ndeshet e më pas të negociojë sipas skemash të konsoliduara;
c) autarkike, pasi është e gatshme të mbajë rolin e opozitares për periudha të gjata;
d) lehtësisht e komunikueshme opinioneve publike perëndimore, pikërisht ndërkohë që këto kalojnë momentin e identitit më konfuz qysh nga mbarimi i konfliktit të dytë botëror, duke vënë në diskutim raportin e tyre me establishmentet politiko – institucionale respektive.
Me fjalë të tjera, Rusia është armiku komod, i famshmi “devil you know” i preferueshëm ndaj kërcënimeve të tjera, si Daesh dhe terrorizma të ndryshëm, shumë më shqetësues sepse të vështirë për t’u përmbledhur dhe përcaktuar. Me kanalet e vjetra të mainstream antisovjetik në shumë raste ende në këmbë, kalimi i komunikimit politik institucional europian dhe amerikan nga retorika e “rrezikut të kuq” në atë të “rrezikut rus” ka qenë i shpejtë. As zgjerimi në Lindje i Bashkimit Europian, i siguruar për më tepër me konsensusin dhe koordinimin e Kremlinit, ka kontribuar që të zbuten tonet europiane dhe amerikane kundër Rusisë. Disa vende themeluese të Bashkimit Europian kanë kaluar në një kohë të shkurtër nga bindja se anëtarët e rinj (Polonia dhe vendet balltike në radhë të parë) do të sillnin ekspertizë më të madhe lidhur me kontinentin rus falë afërsisë historike të tyre, tek vetëdija se në realitet kanë kontribuar në ekstremizimin e pozicioneve europiane. Të djegura dhe të obsesionuara edhe ato nga periudha sovjetike, këto vende kanë kërkuar përplasjen me Moskën, duke i provokuar reagimin e natyrshëm, duke ia shpalosur më pas si provë e rrezikshmërisë së saj para syve të habitura të anëtarëve të vjetër të Bashkimit Europian, duke ua ashpërsuar pozicionet rusofobe.
E vërejtur në këtë perspektivë nuk habit aspak fakti që, me Lindjen e Mesme në flakë, NATO në korrik të 2016 ka gjykuar më të rëndësishme të diskutohet mbi bazat për t’u hapur dhe ushtarët për t’u dislokuar në vendet balltike; as që Merkel, në mes të një krize emigrantësh të paprecedent, gjen më të rëndësishme që t’i ftojë bashkëqytetarët e saj që të mbledhin rezerva ushqimore në rast, ndër të tjerash, të një përplasjeje ushtarake me Rusinë. Dhe aq më pak habit fakti që në një sondazh të kryer më 2015, pjesa më e madhe e të anketuarve në Londër e konsideron Moskën rrezik më të madh për Mbretërinë e Bashkuar sesa foreign fighters e diplomuar në kolegjet angleze dhe më pas të bashkuar kauzës islamike në frontin sirian. Sikur ajo që mbetet e oligarkëve rusë në Londër nuk pret gjë tjetër vetëm të organizojë atentate me bomba në City. E mirëqenë që motivet legjitimuese të një retorike të tillë të “rrezikut rus”, përgjatë të njëjtave linja që qenë për “rrezikun e kuq”, janë pastërtisht politike, problemi themelor janë perceptimet e deformuara që pasojnë dhe që kushtëzojnë jo vetëm opinionet publike, por vetë (mikro)politikat e Perëndimit, duke e rritur më tej hendekun me Rusinë. Dy më të spikaturat i referohen respektivisht: në radhë të parë, mënyrës dhe instrumenteve me të cilat Rusia ndërvepron në nivel ndërkombëtar dhe imponon politikën e jashtme të saj; në radhë të dytë strukturës së pushtetit institucional mbi të cilën mbështetet për implementimin e politikave.

Smooth vs over-reaction
Në krizat kryesore të viteve të fundit (nga Siria, duke filluar qysh nga 2012, tek Turqia, tek sanksionet, tek skandali) ka befasuar mungesa e një reagimi impulsiv nga ana e Moskës; përkundrazi, Kremlini i ka matur mirë reagimet e tij, për më tepër, më të shumtën e rasteve, pa bërë skonto, mbi plane politike dhe negociuese. Emotiviteti dhe përdorimi i forcës ushtarake, për dekada të tëra shprehje e mitit të over-reacting dhe e retaliation të shpirtit hakmarrës sllav, kanë kaluar në radhë të dytë, instrumente të extrema ratio më shumë sesa zgjedhje të para reagimi (veprimi). Ky predispozim negociues i politikës së jashtme është veç të tjerash bartës objektivash me interes kombëtar të deklaruara me të madhe me një ndershmëri të panjohur në narrativat e politikave të jashtme perëndimore, të impenjuara që ta inkuadrojnë dhe ta komunikojnë çdo veprim të realpolitikës së tyre në koherencë me vlerat universale të krijuara vetë prej tyre dhe të rezultuara kafazë politikë të praruar. Perëndimi është dukur i surprizuar dhe ka rënë në kurthin e ngritjes së toneve, pothuajse në kërkimin nostalgjik të përplasjes me Ariun rus, si në kohërat e bukura, kur niet i thatë dhe i prerë nga ana e Moskës ishte një klishe për t’u treguar si një fjalë magjike këtej Perdes së Hekurt. Në mungesë argumentesh që krijojnë gjurmë në opinione publike (dhe votues) gjithnjë e më skeptikë dhe të zhgënyer, mainstream antirus ka synuar sërish tek frika ndaj rrezikut të kuq dhe konspiracioneve të errëta të Kremlinit, si në rastin e akuzës së drejtuar Moskës se po punon për shembjen e Bashkimit Europian – për saktësi, asgjë më e largët nga interesat kombëtare ruse – ose në atë se mbështet aktivisht Trump në garën presidenciale amerikane ose më tej akoma, në atë se ka pasur një rol aktiv në skandalin e e-mail-eve të Hillary Clinton.
Në të kundërt, kjo narrativë negative e Rusisë dhe e Presidentit të saj nuk ka pasur gjithmonë efektin e shpresuar të deligjitimimit. Nënvizimi vazhdimisht i vendimmarrjes autoritare të Vladimir Putinit ka prodhuar efektin e kundërt të gjenerimit edhe në masat perëndimore të mitit të kreut karizmatik të kundërvënë me dobësinë e lidershipit europian dhe amerikan, i mbështetur në tiket burokratike dhe takticizmat politike të brendshme të tij. Nëse Putini është ndoshta lideri i vetëm në qarkullim që gëzon respekt më shumë se zhgënjimin – në mos sarkazmën – e pjesës më të madhe të opinionit publik (jo vetëm), merita i takon edhe mbidozës së mainstream antirus perëndimor. E pakujdesshme, por edhe e bezdisur nga kjo tepri kritike ndaj së cilës ndjehet e ekspozuar gjithmonë dhe gjithsesi, Rusia e sotme nuk është përgjigjur me përdorimin e zakonshëm të armëve, tipike të një stereotipi klasik perëndimor që e paraqet gjithmonë Kremlinin që e ka shumë të lehtë vendosjen e gishtit në këmbëz. “Thank you” të pritur (në mos deri të shpresuar) nga teoricienët e Rusisë si vend gjithmonë i prirur ndaj sulmit (edhe pse obsesioni kryesor i saj është mbrojtja), politika e jashtme ka investuar në përdorimin e gjerë të mjeteve të kushtëzimit, zakonisht të përmbledhur në përkufizimin e soft power. Për ta bërë këtë, nga njëra anë ka përdorur instrumente dhe metoda klasike ndërhyrjeje si përdorimi gjeopolitik i energjisë apo drejtimit të ndihmave me stil catch all donor të drejtuara atyre vendeve apo subjekteve politike të konsideruara me interes strategjik. Nga ana tjetër, ajo i është përshtatur përdorimit të instrumenteve tradicionalisht perëndimore, duke u ndihmuar nëse është e nevojshme nga përvoja të ndryshuara nga kampi kundërshtar. Kjo është e dukshme nga përdorimi i kundërstacioneve në rilançimin e sektorit të mediave drejtuar botës së jashtme (ku “Russia Today” dhe “Sputnik” kanë zënë vendin e të dikurshmes “Voice of Russia” me një qasje të drejtuar krejtësisht nga opinionet publike perëndimore); deri në fushatat e marketingut dhe të promovimit turistik, të prirura që të transmetojnë jashtë vendit imazhin e një vendi të qeshur e optimist (Lojërat e Sochi e të cilit kanë qenë një lloj manifesti ideologjik). As kostot jo të pakta të gjithë këtij arsenali duket e zmbrapsin Moskën nga përdorimi i tyre, pavarësisht krizës ekonomike të detyruar konjukturës së sanksioneve, me çmimin e ulët të naftës dhe me vuajtjen e rublës.
Në ndryshim nga politika e jashtme amerikane, që e ka gjithmonë një sy të drejtuar ndaj kostove dhe një sistemi mbrojtjeje me pjesëmarrje predominuese subjektesh private, Rusia vazhdon akoma si dikur. Nga periudha sovjetike, kjo po, ka huazuar një kulturë shpenzimesh publike që ia kundërvë objektivin gjeopolitik kostove të nevojshme për ta arritur. Megjithëse i bindur se Kremlini është trashëgimtar mekanik i Bashkimit Sovjetik, Perëndimi paradoksalisht nuk e ka kapur plotësisht pikërisht këtë element të fundit vijueshmërie të politikave ruse. Është një gabim vlerësimi i paguar me dështimin e objektivave kryesore të sanksioneve: të modifikojë politikën e jashtme të Rusisë dhe t’i dekretojë një krizë më parë ekonomike e më pas politike, të prirur që të ndryshojë lidershipin e vendit.

Teoria e tri elitave: spiunë, juristë, diplomatë
Në anën e strukturës institucionale, paragjykimi më i fortë për t’u tejkaluar është pranimi se ai rus është një sistem politik “një cope”, sigurisht kompleks, por jo për këtë i pakuptueshëm. Dhe se semplicizmi i leximit të një “Cari të vetëm në krye” – më mirë nëse despot dhe hormonal – tregon të gjitha limitet e tij kur thirret për të shpjeguar vendimin e radhës të politikës së jashtme apo të brendshme të Kremlinit. Perëndimi ka vuajtur gjithmonë që të kuptojë dinamikat e vendimmarjes në Moskë dhe marrëdhëniet midis elitave ruse në pushtet. Vëmendja krejtësisht e spostuar mbi perandorin shpesh ka maskuar mangësinë e lajmeve të dorës së parë mbi perandorinë, duke bërë veç të tjerash të harrohet që në vendet e mëdha si Rusia fati i të dytit është gjithmonë më i rëndësishëm se i të parit. Provë e drejtpërdrejtë është leximi i tri 5-vjeçarëve të fundit të historisë politike të Rusisë, qysh kur më 31 dhjetor 1999 Vladimir Putin pasoi Boris Yeltsin si President i Federatës në përfundim të një alternimi shumë të shpejtë – i radhës, të kuptohemi, që Perëndimi nuk e ka kuptuar dhe nga kapet komplet në befasi. Po t’u përmbahesh idhtarëve të prizmit personalist të leximit, 17 vitet e fundit të Rusisë kanë qenë të dominuara tout court nga Car Putini, konfigurim i drejtpërdrejtë dhe i lehtëkuptueshëm, por që nuk ndihmon gjithsesi të kuptohen shumë prej politikave publike dhe të zgjedhjeve ndërkombëtare të Rusisë të maturuara këto kohët e fundit. Por në realitet ato që janë alternuar me rotacion në tri 5-vjeçarët e fundit në drejtim të Kremlinit kanë qenë 3 elita të funksionit publik, të ndara, por jo të kundërvëna midis tyre; secila e thirrur për të qenë front runner karshi emergjencës dhe prioriteteve të qeverisë së momentit.
E para e këtyre elitave që merr në dorë vendin erdhi nga shërbimet e inteligjencës, në 5 vitet e para e epokës Putin (natyrisht, periodizimi është indikativ), nga 2000 më 2005. Ky grup u thirr që të zërë radhën e parë dhe më të dukshme të pushtetit për ta vendosur vendin në siguri “allaruse”, domethënë në reagim të perceptimit të një shteti, në fundin e viteve nëntëdhjetë i dominuar nga ekonomistët liberistë të frymëzuar nga Gajdar, një hap larg nga kolapsi dhe shitja e vendit subjekteve të huaja për një kothere bukë. Në këtë aspekt ju drejtua – kjo po – një modus operandi që i kishte rrënjët në periudhën sovjetike, duke thirrur në vendet më para eksponentë të elitës së funksionit publik rus, domethënë inteligjencën. Është ku pasazhi më i njohur dhe më i dukshëm në Perëndim i historisë politike të vonshme ruse dhe fakti që Putini vinte nga radhët e shërbimeve ka kontribuar bile që të krijohet një fill narrativ negativ e rilidhur idealisht me stereotipet e periudhës sovjetike për “spiunët e ardhur nga i ftohti”. Ajo që Perëndimi ende nuk e ka kapur është sesi kjo fazë ka qenë e kufizuar në kohë; fakti që Putini ka qëndruar në krye të vendit, siç kërkohet ende të akreditohet, nuk do të thotë se Rusia është ende sot sic et simpliciter “e drejtuar nga KGB-ja”. Megjithëse duke vazhduar të luajë në sfond një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit, në 5-vjeçarin pasues (2005– 2010) inteligjenca ia ka lënë në fakt radhën e parë të qeverisë kategorisë emergjente të juristëve, e cila ka nisur të zërë pjesën më të madhe të pozicioneve më të dukshme. Atyre u takoi detyra që të përballojnë emergjencën e re: të (ri)krijojë një klasë të mesme të kënaqur dhe konservatore – deri në atë moment tejet joekzistente dhe e shtypur nga hendeku midis pasurisë dhe varfërisë së viteve nëntëdhjetë – dhe të kontribuojë kështu në rritjen e një konsensusi masiv ndaj lidershipit të vendit.
Në një vend si Rusia, e dominuar gjithmonë nga formalizmi burokratik, hipernormativizimi dhe që kishte parë ngjitjen e oligarkëve si fryt i derregullimit të egër – i sugjeruar nga ndihmat perëndimore për tregun e lirë – juristët e shtetit dukeshin subjektet më të mirë për të garantuar futjen e të drejtave (disa) dhe të rregullave (shumë) për të lehtësuar një rishpërndarje të së ardhurës në favor të shtresës së mesme. Më shumë se nëpërmjet reformave ekonomike dhe strukturore – që shtyheshin edhe një herë akoma – vendi siguroi stabilitet duke zhvilluar një shtet të drejtë me pjesëmarrje të kontrolluar (një model hibrid liberalizmi me pak demokraci) që reziston akoma sot. Por ai duket më shumë i afërt me Italinë giolittiane më shumë se me narrativën e rëndomtë perëndimore të “diktaturës së spiunëve” të sipërpërmendur. Në këtë fazë të dytë – domethënë shumë më parë se kompaktësimi patriotik që ka pasuar krizën ukrainase – ndodh forcimi real i lidershipit për sytë e popullsisë dhe manifestimi i një konsensusi real dhe mazhoritar në vend. Perëndimi nuk do të dojë t’i njohë këto ndryshime dhe për disa vite me radhë do të vazhdojë ta komentojë lidershipin rus si një grup spiunësh pretorianë të largët dhe të pandjeshëm ndaj kërkesave të popullit, manipulues i rezultateve elektorale dhe në pritje që të flakë tej nga një opozitë sheshesh në rritje dhe e pandalshme. Ashtu siç nuk do të dëshirojë të shkëputet nga stereotipi i Moskës si dark city i Perandorisë të së Keqes dhe do të shmangë t’u rrëfejë opinioneve publike përkatëse rilindjen urbane dhe kulturore mbresëlënëse të cilën do të përfitojë qyteti më i madh europian, zemra rrahëse e një vendi të madh, por i organizuar mbi baza politiko–administrative hipercentraliste. Ndërkohë, i arritur objektivi i kthimit në qendër të skenës sociale i “trevet (aparatçikut) Ivan”, i ringjallur nga poshtërimet e pësuara në periudhën e dominimit flagrant të oligarkëve (gjykimi publik i rezervuar Mikhail Kodorkhovskit është shembulli më i bujshëm), Kremlini lëviz drejt një objektivi të ri (gjeo)politik që do të karakterizojë 5-vjeçarin e tretë, domethënë periudhën që është hapur nga 2011 (idealisht, me fundin e presidencës Medvedev) dhe që zgjat akoma sot. Është faza dominuese e vendimit strategjik të Rusisë për të rimarrë në shkallë ndërkombëtare, me të drejtë apo pa të drejtë, rolin historik që është e bindur se meriton për t’u ribërë bashkëbisedues kryesor – në mos konkurrues – i Shteteve të Bashkuara në skakierën botërore. Prej 3 objektivave të qeverisë në 17 vitet e studiuara, ky i fundit përfshin drejtpërsëdrejti politikat e jashtme që kthehen dhe janë në qendër të axhendës politike pas 2 dekadash predominimi të dimensionit të brendshëm.
Për pasojë, elita e tretë që shfaqet në qendër të skenës është ajo e diplomatëve – tjetër trupë ekselence tradicionale në funksionin publik rus – të nënkuptuar si punonjës të së famshmes MID, por edhe si fryt i formimit të lartë stil Grande Ecole të dhënë nga universiteti ministror, e famshmja, e disiplinuara dhe e izoluara MGIMO, e kthyer në shkëlqimin e dikurshëm. Diplomatët e karrierës vazhdojnë që t’i punësojnë nivelet drejtuese të ministrisë, duke krijuar një sintezë efikase funksionale midis nivelit politik dhe administrativ. Në shtesë të kësaj, kur dërgohen në ambasadat kryesore referuese, ata mbajnë mandate në mënyrë të pazakontë më të gjata se ato tradicionale dhe interpelohen paraprakisht nga administrata e Presidentit, zemra e vërtetë politike dhe kushtetuese e politikëbërjes së Federatës. Për hir të së vërtetës, edhe këtu shumë pozicione kyç (nga diskreti, por i kudondodhuri Ushakov, këshilltari kryesor për politikën e jashtme, tek Vajno, kreu i vetë administratës, tek zëvendësi i tij Ostrovenko apo vetë zëdhënësi presidencial Peshkov) kanë parë të dalin të diplomuarit nga MGIMO-ja, nëse mos deri punonjës të MID-it të larguar. Dhe kjo si në planin multilateral (përpara se të bëhej ministër i Jashtëm, Lavrov ka qenë për një dekadë ambasador në Kombet e Bashkuara në New York), ashtu edhe në atë bilateral – në vendimet kryesore të politikës së jashtme të Kremlinit është rritur përfshirja e drejtpërdrejtë dhe e detajuar e ambasadave dhe e ambasadorëve rusë e kalibrit të Razov (për një dekadë në Pekin, tani në Romë), Çizhov (në Bruksel prej më shumë se 10 vjetësh), Jakovenko (në Londër nga 2011), Grinin (në Berlin nga 2010), Meshkov (për një dekadë në Romë, tani zëvendësministër i Jashtëm me delegim të veçantë në Çështjet Europian) e të tjerë.
Kthimi i diplomatëve në qendër të funksionit publik sigurisht që nuk shënon perëndimin e dy elitave të tjera (inteligjencës dhe juristëve) që vazhdojnë të diktojnë linjën e politikës së brendshme të vendit. Më shumë, influenca në rritje e tyre është funksionale me afirmimin dhe rafinimin e përdorimit teknik e instrumenteve të politikës së jashtme të kujtuar më sipër dhe që haptazi kundërshtojnë disa prej stereotipeve më të rrënjosura në kancelaritë perëndimore, duke i penguar ato që të kuptojnë, në mos objektivin final, kuptimin e lëvizjeve të ndërmjetme të Moskës. Ndërsa Kremlini prodhon politikë të jashtme dhe zhvillon kontakte bilaterale me aktorë të veçantë perëndimorë me ritme të paprecedent në tri dekadat e fundit – pavarësisht dhe ndoshta pikërisht prej mbylljes së Bashkimit Europian dhe NATO-s – mainstream perëndimor nuk arrin të ripërshtasë kategoritë e tij. Vazhdon që të na thotë pa ju dridhur qerpiku se nëse Gjermania e sotme nuk është më ajo e Rajhut të Tretë, Rusia në fakt mbetet integralistja e zakonshme sovjetike dhe nuk do të ndryshojë kurrë.

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Bota në kohërat e përqindjes së interesit zero

“Hannes Grassegger”

Të kesh 24 dritare të hapura në browser, 3 chat-e, kufjet në vesh, diçka për të ngrënë. Të shkruash një e-mail teksa botohen online fotot e pushimeve. Të kontrollosh Facebook në ecje. Të punosh në mënyrë konstante dhe gjithsesi të mos ndryshosh asgjë. Është kjo përqindja zero. Nga Liechtenstein në Tokio duke kaluar nëpër Bruksel. E kanë vendosur sovranët e parasë në kështjellat e tyre racionale, me shtetet e frikësuara të sulmuara të kapur pas fundeve. Bankat qendrore i kanë çuar përqindjet e interesit në zero dhe në disa raste kanë shkuar edhe pak poshtë zeros. Përqindja zero është një botë e re. Qysh kur ekziston kapitalizmi, paraja shtohet vetë. Përtej kapitalit, ekzistojnë interesat mbi kapitalin dhe interesat mbi interesat. Kapitali lëviz vetë. Interesi u jep forcë kreditorëve dhe bën të shkojnë përpara debitorët. Për këtë arsye përqindja zero i ekzalton kundërshtarët e kapitalizmit. Është diçka më e rëndë sesa disa rafte bosh në një supermarket të Venezuelës, vetëm se jashtë botës së financës askush nuk e ka kuptuar akoma. Përqindja e interesit është e ngulitur në gjithçka që është kapitalizëm, duke parë se cikli ekonomik bazohet mbi paranë. Sot çdo kompani e re, çdo produkt i ri duhet të garantojë një rendiment më të lartë të përqindjes së interesit. Përndryshe, në vend që të investojë, një kreditor mund ta depozitojë paranë e tij në bankë dhe të kufizohet me marrjen e interesave. Në qoftë se përqindja e interesit nuk ekziston më, atëherë më mirë të shkohet me pushime sesa në bankë. Toka rrotullohet me shpejtësinë e duhur nga përqindja e interesit. Sa më e lartë që të jetë, aq më shumë ia vlen barra qiranë të presësh nesër. Përqindjet e interesit masin vlerën e së ardhmes. Janë syri me të cilin kapitali shikon nga e ardhmja. Të shmangësh ngrënien e kokrrës së grurit sot dhe të ruash të kokrrat e nesërme: është ky fillimi i qytetërimit tonë. Antropologu David Graeber ka shpjeguar se në çfarë mënyre borxhet kanë krijuar qytetërimin tonë. Por pa përqindje interesi nuk do të ekzistonin borxhet, pasi paraja huazohet vetëm për t’i nxjerrë diçka në këmbim. Ndoshta ka qenë kjo që na ka frenuar për të bërë menjëherë gjithçka që na vinte në mendje, që na ka bërë të zhvillojmë ligje, shtete dhe marrëdhënie. Çfarëdolloj sistemi të mbizotëronte dhe çfarëdo pushteti të qeveriste, problem ka qenë gjithmonë administrimi i së ardhmes. Kështu ka lindur bota në të cilën jetojmë.
Por më 2007 e ardhmja është hedhur në erë. Vlera e të gjithë titujve financiarë që në atë kohë qenë shitur dhe blerë kudo – dokumente format pdf plot me përqindje që premtonin të ardhme më të mira, kontrata të gjata që thithnin kapital si sfungjer – është bërë e pallogaritshme. Atëherë përmbajtja e këtyre dokumenteve është bërë papritmas e errët. Gota gjysmë plot apo gjysmë bosh? Askush nuk e dinte më. Vlera reduktohej. Nga çdo anë që të shikohej, dyshimi bënte pluhur çdo të ardhme. Kështu ka ardhur kriza financiare, që është transformuar në një gjendje emergjence permanente. Në një moment të caktuar ministrat e Ekonomisë nuk kanë ditur më se çfarë të bëjnë dhe u janë drejtuar institucioneve të fundit që akoma mund të bënin diçka: bankave qendrore. Organizmat që prejnë paranë dhe përcaktojnë përqindjet e interesit: gardianët e ekonomisë së tregut. Bankat qendrore kanë analizuar situatën dhe kanë zgjedhur për përqindjen e interesit zero. Fillimisht në Shtetet e Bashkuara e më pas në Europë. Nëse sot një bankë depoziton para pranë Bankës Qendrore Europiane, në këmbim nuk merr asgjë. Në Japoni, Danimarkë, Suedi e Zvicër merr deri më pak se asgjë. Pjesa më e madhe e ekonomisë botërore, 60 për qind e PBB-së botërore, sot luhatet në hapësirën e përqindjes së interesit zero, përfshi midis -1 dhe 1 për qindëshit. Bankave nuk u nxjerr më asgjë që të posedojnë para. Për këtë arsye llogaria jonë në bankë na jep 0.1 për qind. Paraja që një baba heq mënjanë për djalin e tij duke i hequr bukën nga goja nuk i sjell asgjë në fund të vitit. Është kjo përqindja e interesit zero. E ardhmja nuk ka më vlerë. Përqindja e interesit zero mbretëron në Bashkimin Europian, në Zvicër, në Japoni dhe pak a shumë edhe në Shtetet e Bashkuara. Është një fenomen i lidhur me ato shoqëri që e kanë parë mirë dhe shumë gjatë me paranë e tyre dhe që tani u evokohet e ardhmja dhe e kaluara në të njëjtën kohë: postmoderne, postkomunizëm, postpunk, postkapitalizëm, postutopi. Gjithçka duket e mbaruar, e nesërmja është në pritje, por nuk vjen kurrë.

Epoka e smartfonit
Më 2007 ka nisur edhe aksesi i drejtpërdrejtë i njerëzve në rrjet, kur Steve Jobs ka inauguruar epokën e smartfonëve. Ka qenë fillimi i gjendjes së lidhjes së përhershme tonë. Qysh atëherë ngjarjet, pyetjet dhe përgjigjet janë gjithmonë përpara nesh. Jemi hiper të pranishëm. Mbretëron realiteti i YouTube, një konvergjencë e së ardhmes dhe e së kaluarës, e seriozes dhe e qesharakes. Rihanna kërcen teksa Hitleri shpall luftë. Këngët nashid celebrojnë xhihadin, ndërsa relatorët e konferencave TED lajmërojnë një të ardhme të ndritshme. Gjithçka është e disponueshme. Sinkronia definitive e asinkronit. Nuk kemi mjetet e informacionit referuese, por mjetet e arkivimit. Në kulturën e përqindjes së interesit zero, koha bllokohet. Zeroja është bërë një ideal për t’u ndjekur. Në Gjermani politika ka deklaruar schwarze Null (zeron nul, asnjë borxh të ri në bilancin shtetëror) një prej objektivave kryesore për të cilën mund të sakrifikohet gjithçka tjetër. Në Zvicër më shumë se një e treta e popullsisë ka mbështetur një iniciativë që duke filluar nga ky vend i vogël do ta çojë rritjen e popullsisë botërore në zero. Ekonomistët predikojnë rritjen zero. Është era e Google Now dhe e kohës reale: orët tona janë bërë matësit e vetë neve. Numërojnë çdo hap. Të dish se ekzistojmë është më e rëndësishme sesa të dish në çfarë momenti jemi. Zemra e Europës blen aplikacione për të perceptuar të tashmen, ushtrohet në vëmendje, do të arrijë mindfulness (vetëdijen), të jetojë në të tashmen. Më mirë sot sesa nesër, ditë pas dite, minutë pas minute. Periudha e shkurtër e operacioneve ekonomike transformohet në parim shpirtëror. Përqindja e interesit zero është përqindja e “gëzo të tashmen”. Si të ecësh mbi litar në park. Më të mirë të paguash abonimin e palestrës sesa fondin e pensionit. Jemi ultralokalë sepse jemi ultraglobalë. Nga këtu bumi i muzikës new age. Nga këtu, ndoshta, pasioni për Japoninë në mjediset kulturore europiane. Atje kultura e përqindjes së interesit zero ekziston prej dekadash. Ndërkohë, koleksionet e muzeumeve gëlojnë, blerjet e veprave të artit rriten në mënyrë konstante. Është formuar një lëvizje personash që blejnë vepra, e financuar nga elitat.

Kapitali është çmendur
Sinkronia e asinkronit është e dukshme kudo. Ushqime bio të importuara nga cepat më të largëta të planetit, Nike që kombinon atletet Huarache të viteve nëntëdhjetë me modelet aktuale. Është një realitet i përzier në të cilin punojnë edhe grupet e mëdha hi-tech: shtrirja virtuale dhe e personalizuar e ekzistueses. Secili hapësirën mendore të tij, plus gjithçka që nuk u shkakton shqetësime të tjerëve. Kjo botë është mbytëse, e rregulluar dhe politikisht korrekte. Hapat, ndjenjat dhe mendimet tona vërehen e regjistrohen dhe lind një kapital i ri të dhënash të padukshme që nuk futet në asnjë prej bilanceve të vjetra dhe krejt rastësisht, ushqen një strukturë të re që gllabëron botën materiale. Transparenca shërben për të vepruar në mënyrë të tillë që ky kapital i padukshëm të lulëzojë i pashqetësuar. Makina e madhe e modelit të ri ekonomik, e lidhur me një rrjet gjithnjë e më të gjerë, që eksperti i teknologjive Benjamin Bratton e quan black stack (mullar i zi), e përdor transparencën për të eliminuar faktorët bezdisës që has në rrugën e tij. Edhe pse kemi mësuar të bashkëjetojmë me përqindjen e interesit zero, nuk kuptojmë faktin që mjeti në të cilin jemi zhytur tashmë do edhe të shkëputet nga rritja. Rrjeti nuk është statik. Kundërshtari i shoqërisë së përqindjes të interesit zero është lëvizja e pastër dhe e thjeshtë. Edhe për këtë shoqëria e përqindjes së interesit zero duhet të heqë kufijtë. Rrjedhat ende të pashkruara të jetës së të ardhurve të rinj në brigjet europiane, paparashikueshmëria e tij, duken për këtë shoqëri kërcënimi i vërtetë. Midis njerëzve lundron frika nga ata të dhënat e të cilëve nuk janë të regjistruara. Europa ngre barriera për të garantuar rilevimin biometrik. Pikërisht ashtu si në Bruksel miratohen masa për të parandaluar disruption, përmbysjen totale, hopet evolutive aq të dëshiruara nga biznesmenët e Silicon Valley. Është një konflikt që ekziston edhe në brendësi të Shteteve të Bashkuara, ku kapitali i riskut lufton kundër kapitalit të vjetër. Ky i fundit fiton nga ruajtja e sistemit, ndërsa i kërkon që të përfitojë nga shkatërrimi i tij. Ky konflikt ka bërë që të shkrihet edhe ndarja tradicionale midis të djathtës dhe të majtës. Janë formuar aleanca krejtësisht të reja, siç mund të vërehet po të shikosh koalicionet e lindura në Gjermani apo mendimet e miliarderëve subversivë si Silvio Berlusconi dhe Donald Trump. Duket se për momentin gjithçka vërtitet rreth një përplasjeje midis progresistëve dhe konservatorëve, por përkufizimi i këtyre koncepteve ka ndryshuar.
Ata që i kundërvihen status kuosë, populistët emergjentë në pothuajse të gjithë vendet perëndimore, mund të konsiderohen progresistë sepse luftojnë kundër sëmundjeve të sistemit. Shfrytëzojnë forcën e ekspansionit të rrjetit dhe e konceptojnë në mënyrë territoriale. Antieuropeistët e djathtë hidhen në rrjet për të luftuar kundërshtarët e tyre që aspirojnë në kohezionin e Bashkimit Europian dhe kështu krijojnë grupin më koheziv të Parlamentit Europian. Grupi Shteti Islamik e shpall veten “shtet” dhe në ndryshim nga Al-Qaeda që mbështet argumente ideologjike të ngjashëm, por nuk vendoset në një vend të caktuar, kërkon që të pushtojë territore të mëdha. Kështu ideologët mesjetarë reaksionarë mund të promovohen si progresistë. Në kuptimin fizik janë të tillë. Kemi parë qartë sesa këto lëvizje kanë nevojë pikërisht për imobilitetin e shoqërisë me përqindje interesi zero: Shteti Islamik ka hedhur në erë mbetjet e Palmirës në Siri për t’u financuar më pas duke ua shitur copat koleksionistëve të artit. Zbulohet kështu se rreziku i vërtetë nuk është regresi, përqindja negative, pasi në njëfarë mënyre një regres mund të menaxhohet, ashtu siç mund të menaxhohet progresi. Rreziku qëndron pikërisht këtu. Syri profetik i kapitalit është verbuar. Dora e padukshme e tij nuk dihet më se çfarë kap, nuk ka më përqindje interesi që ta drejtojë. Kriza ka gjeneruar një krizë të re. Menaxherët e botës financiare ndjejnë detyrimin e mbajtjes në jetë të sistemit. Në një letër investitorëve të botuar kohët e fundit, sovrani i heshtur i Wall Street, Laurence Fink, president i Këshillit Administrativ të Blackrock, fondit më të madh të menaxhimit pasuror të botës, shkruan se sot kapitali gjendet në një mjedis armiqësor. Në një kontekst rënieje ekonomike, tërmeti teknologjik dhe paqëndrueshmërie gjeopolitike, ajo që e preokupon më shumë Fink janë zgjedhjet e bankave qendrore lidhur me përqindjet e interesit.
Kursimtarët, domethënë ata që shpresojnë ende tek e nesërmja, shkruan ai, po humbasin, ndërsa investitorët bëjnë zgjedhje gjithnjë e më të rrezikshme.
Bizneset i nënshtrohen në një masë gjithnjë e në rritje presionit të periudhës afatshkurtër në vend që të zhvillojnë projekte afatgjata. Kapitali është çmendur. Është në arrati dhe kërkon siguri në të gjithë botën. As ari nuk konsiderohet më i sigurtë. Kush ka para është gati t’i këmbejë paratë e tij me produkte investimi më të paqartë. Tregu i artit vazhdon të lulëzojë me vepra artistësh të panjohur të saposhfaqur në skenë, edhe pse askush nuk e di sesa vlejnë vërtet krijimet e tyre. Metrat e vlerësimit e kanë humbur vlerën e tyre: është kriza e autoritetit. Ka investitorë që i hedhin paratë e tyre tek konfeksionet e Lego-s apo tek uiski japonez. Për këtë arsye investitorët e Silicon Valley shkojnë në gjueti njëbrirëshash, startup-e që vlejnë miliarda edhe pse nuk kanë ende produkte për të shitur. Fenomeni godet deri bankat qendrore. Ka njerëz që blejnë monedha dixhitale korresponduese mezi me disa rreshta kod. Në të njëjtën kohë shpërbëhet materialiteti i së ardhmes. Kë do të zgjedhin njerëzit që janë privuar nga siguritë e tyre? Njerëzit për të cilët çdo lodhje ka qenë e kotë? Nuk do të dalim edhe aq me lehtësi, paralajmërojnë bankat. Si do të bënin të gjithë debitorët që po shpërdorojnë të ardhmen e tyre apo që janë strehuar tek imobiliaret – tek to nuk lëvizet – për të paguar këstet e tyre nëse papritmas do të rishfaqej një përqindje interesi? Në kartëmonedhat tona shikohen fusha, makina dhe njerëz.
Të gjitha gjëra që sigurohen në këmbim të parasë. Paraja simbolizon të gjithë këtë. Punë, kapital dhe kreativitet. Ajo që shikohet në kartëmonedhat është ajo që duhet të rritet me kartëmonedhat. Kështu, nëse paraja nuk mund të premtojë më asnjë të ardhme, atëherë as këto gjëra nuk mund ta bëjnë: është ky kërcënimi i përqindjes zero. Ndoshta ka qenë impulsi i kapitalit të çmendur që ia ka shtënë në mendje Shtetit Islamik që të hedhë në erë Palmirën për t’i shitur më pas copat. Bota e vjetër është katandisur në gërmadhë. Ndoshta i njëjti impuls do të na çojë shpejt në Mars, ku Elon Musk, themeluesi i SpaceX, projekton të krijojë një avampost të njerëzimit. Më 1490 një teknologji e re, e zhvilluar as 40 vite më parë, u përhap duke i dhënë fund një diçkaje shekullore. Shtypi me germa të lëvizshme i reduktoi ndjeshëm kostot e nevojshme për sigurimin e informacionit. Europa u unifikua dhe për një periudhë të shkurtër, pati edhe një vetëdije të sajën: Erazmusin e Roterdamit. Në të njëjtën kohë u zbuluan kudo territore të reja, kontinente të rinj, botë të reja. Njerëzimi rizbuloi vetëveten. Arriti rilindja. Lindi një imazh i ri i qenies njerëzore: humanizmi. Njerëzimi nisi të ëndërrojë. Më 1516 anglezi Thomas Moore shkroi “Utopinë”. Pak kohë më pas në qytezën Wittenberg një teolog i zemëruar nisi të shkruajë kodin bazë të shoqërisë së re. Librin që përcaktonte se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë e gabuar: Biblën. Do të ishte libri më i shitur i kohës së tij.
Qeniet njerëzore marrin vendime mbi bazën e informacioneve që kanë në dispozicion. Nëse baza e informacioneve të tyre ndryshon, atëherë dhe veprimet e tyre modifikohen. Falë shtypit, idetë e reja qenë në dispozicion të të gjithëve, kudo dhe Luteri e përmbysi rendin e botës. Përpara Luterit një sipërmarrje e vetme, Kisha katolike, kishte pasur monopolin ndaj rregullave të sjelljes njerëzore. Me Luterin, Kisha Katolike u gjend përballë një konkurrence të ashpër. Të dy premtonin aksesin në parajsë. Ajo që pasoi qe riorganizimi i shoqërisë europiane. Një përmbysje e jashtëzakonshme përfshiu botën perëndimore në 100 vitet e mëpasme derisa u transformua në luftë, jo një luftë totale, por një gjendje emergjence permanente, që shpërthente në mënyrë të përsëritur, në nivel lokal dhe global. Një seri konfliktesh paralele që u shumëfishuan aq sa të bëhen një e pandarë. Një luftë ushtrish të përbëra nga njerëz të mundur nga përmbysja. Njerëz që nuk kishin më asgjë se çfarë të humbisnin dhe lëviznin mbi kufirin e dy botëve, një akoma e pamundur për t’u kuptuar dhe tjetra tashmë e pamundur për t’u mbajtur. Në qoftë se shpresat janë të mëdha dhe e tashmja është e pakuptueshme, shpesh harrohet se midis të sotmes dhe parajsës ka një rrugë që duhet bërë. Por kjo rrugë është e ardhmja e afërt. E nesërmja e vërtetë.

“Onepage”

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Japonia në epokën e Trump

Dhjetori do të jetë muaji i pajtimit për kryeministri japonez, Shinzo Abe teksa takohet me liderët e dy vendeve me të cilët Japonia ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore: Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Mund të duket premtuese që Abe do të presë presidentin rus, Vladimir Putin dhe më pas do të pritet nga presidenti aktual, Barack Obama. Por këto evente mund të paralajmërojnë një kohë të pasigurtë ndoshta edhe destabilizuese për Japoninë dhe Azinë Lindore.
Më 26 dhjetor, Abe do të shtrëngojë dorën e Obamës në Pearl Harbor – disa javë pas përvjetorit amerikan të 75-të të sulmit japonez – për të kthyer vizitën e Obamës në Hiroshima majin e kaluar. Shfaqja reciproke e faljes mendohet të theksojë vlerat e përbashkëta të Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në ditët e sotme.
Por ky gjest do të zhvillohen vetëm dhjetë ditë pasi Abe të presë Putinin në prefekturën e Yamaguchit ku ai ka lindur dhe takimi i tyre do të jetë një tjetër lloj pajtimi. Rusia është një nga vendet e pakta me të cilin Japonia nuk ka firmosur kurrë një marrëveshje paqeje pas vitit 1945, pasi në ditët e fundit të luftës, Bashkimi Sovjetik pushtoi katër ishuj japonezë në veri të Hokkaidos, pika më veriore e vendit.
Katër ishujt qëndrojnë në pikën jugore të zinxhirit të ishujve Kuril që ndajnë Detin Okhotsk nga Oqeani Paqësor. Edhe pse nuk kanë vlerë të veçantë ekonomike përveç peshkimit modest, ato kanë një vlerë të madhe sentimentale për Japoninë – siç ndodh zakonisht me territoret e humbura. Për Rusinë, e cila nuk parapëlqen të japë territore, ishujt kanë vlerë strategjike dhe Kremlini ka vendosur kohët e fundit të ndërtojë një sistem mbrojtjeje raketore në dy prej tyre.
Ndërkohë që konflikti mbi ishujt nuk e ka lënë Japoninë dhe Rusinë të formalizojnë marrëveshjen e paqes, të dy vendet duket se duan të riafrohen disi. Vizita e Putinit do të jetë vizita e parë zyrtare e tij në Japoni pas një dekade dhe Abe ka në plan ta nderojë atë me një trajtim të personalizuar. Diskutimet e tyre do të zhvillohen kryesisht në mjedise të pazakonta, jo në zyra të mërzitshme.
Këto përpjekje shfaqin shqetësimet respektive të Japonisë dhe Rusinë në lidhje me Kinën. Ndërkohë që Rusia e ka afruar Kinën gjatë viteve të fundit, si fillim duke hyrë në një marrëveshje të madhe të gazit natyror dhe duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake, e ka bërë më shumë si formë kundërshtimi të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Në periudhën afatgjatë, Rusia nuk do të duket shumë e varur nga fqinja e saj jugore, ndërsa Japonia nga ana e saj i druhet dominimit në Azinë Lindore dhe është më e kënaqur duke qenë mikja e re aziatike e Rusisë.
Më parë do të kishte qenë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që Japonia të investonte të Lindjen e Largët të Rusisë për shkak se ka marrë pjesë në sanksionet perëndimore kundër Rusisë, por tani që Donald Trump është zgjedhur president i ri i Shteteve të Bashkuara, këto sanksione mund të lehtësohen ose eliminohen. Në fakt, kjo mund të shpjegojë përse Abe shkeli protokollin për t’u bërë lideri i parë i huaj që takon presidentin e zgjedhur Trump në New York më 17 nëntor.
Nëse Hillary Clinton do të kishte fituar zgjedhjet, Abe do të ishte i detyruar të ulte pritshmëritë e tij nga takimi me Putinin. Tani, Putini dhe Abe do të kenë më shumë hapësirë për të negociuar statusin e ishujve konfliktualë dhe të zhvillojnë një kornizë të bashkëpunimit të ardhshëm ekonomik, i cili me shumë gjasa do të përfshijë takime të vazhdueshme mes dy vendeve.
Por ky do të jetë vetëm një çmim ngushëllimi për Aben. Fitorja e Trumpit e ka dënuar me vdekje Marrëveshjen e Partneritetit Trans Paqësor, që Obama e kishte thyer në qendrën e strategjisë aziatike. Abe e mbështeste TPP-në dhe e konsideronte si mjet për të parandaluar përpjekjen e Kinës për t’u bërë mbizotëruese e tregtisë aziatike. Pa këtë marrëveshje, ka gjasa që Kina të rimarrë në dorë këtë rol.
Kjo do të ishte një humbje e madhe për Japoninë dhe vendi do të humbë akoma më shumë nëse Trumpi mban premtimet e fushatës për t’i detyruar vendet si Japonia dhe Koreja e Jugut të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Nëse Trump vazhdon ta provokojë Kinën duke komunikuar me Tajvanin, tensionet rajonale do të rriten. Kjo do t’i rrisë akoma më shumë nevojat e mbrojtjes së Japonisë, veçanërisht në lidhje me ishujt Senkaku në Detin e Kinës së Lindjes që Kina e pretendon si territorin e saj.
Kështu, Abe ndodhet përballë rrezikut, por shpreson edhe të ketë mundësi. Zgjedhja e Trumpit dhe rritja e tensioneve rajonale kanë krijuar pretekstin ideal për Aben që të ndjekë qëllimin e tij kryesor politik: rrëzimin e nenit 9 – klauzola pacifiste në Japoninë e pasluftës, e cila kufizon forcën vetëmbrojtëse të ushtrisë japoneze dhe i ka mbajtur shpenzimet buxhetore të vendit për sigurinë në 1 për qind të GDP-së.
Abe ka që tani mbështetjen e nevojshme parlamentare për ta rrëzuar këtë nen dhe mund të fitojë më shumë pas zgjedhjeve të vitit 2017. Por përtej mazhorancës me 2/3 të trupave parlamentare, reformat kushtetuese kërkojnë edhe shumicën e thjeshtë të referendumit kombëtar. Arritja e kësaj të fundit mund të jetë më e vështirë sepse vendi ka një kulturë të vjetër pacifizmi që pas sulmit me bombë bërthamore.
Duke shtrënguar dorën e Obamës në Hawaii, Abe do të nderojë kulturën pacifiste të vendit dhe do të sinjalizojë se pavarësisht reputacionit të tij si nacionalist, i njeh mirë rreziqet që paraqet lufta. Këto garanci paqësore, kundër rritjes së tensioneve në Azinë Lindore, mund të mos jenë të mjaftueshme për të bindur votuesit japonezë që të rrisin forcën sulmuese të vendit, 75 vjet pas fitores së madhe, por tepër tragjike në Pearl Harbor. Kjo do të jetë pikëpyetja më e madhe e politikës aziatike gjatë viteve të ardhshme të trazuar.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Të gjithë emrat e Presidentit Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka përzgjedhur pjesën dërrmuese të kabinetit dhe tanimë skuadra e re qeverisëse po merr formë të plotë. Në një artikull të “New York Times” zbardhet lista e plotë e emrave të përzgjedhur nga shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Lista e konfirmuar:

Sekretari i Shtetit
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump njoftoi se ka emëruar drejtorin ekzekutiv të firmës ExxonMobil, Rex Tillerson në postin e sekretarit të Shtetit. “Kam zgjedhur një nga njerëzit më të mëdhenj, një lider nga bota e biznesit, Rex Tillerson, president CEO i Exxon Mobil, për të qenë sekretar i Shtetit. Gjëja që pëlqen më shumë te Rex Tillerson është se ai ka përvojë të madhe në trajtimin me sukses të negociatave me të gjitha llojet e qeverive të huaja”, lajmëroi Trump nëpërmjet një postimi në llogarinë Twitter. Kandidatura për postin e sekretarit do të kalojë për votëbesim në Senatin amerikan.

Sekretari i Punëve të Brendshme
Trump ka zgjedhur Ryan Zinke, ish-komandant i Marinës SEAL, i cili ishte një mbështetës i hershëm i presidentit të zgjedhur dhe garoi për postin në fjalë duke ofruar një platformë të sigurisë kombëtare.

Sekretari i Energjisë
Trump ka caktuar ish-guvernatorin e Teksasit, Rick Perry, i cili në vitin 2011 ka propozuar heqjen e Departamentit të Energjisë, në një kohë që po kërkonte votëbesimin e republikanëve për të garuar si president.

Sekretar i Punës
Zgjedhja pritet të jetë Andrew F. Puzder, që është shefi ekzekutiv i “CKE Restaurants” dhe një donator i fushatës së Trump, i cili ka kritikuar politikat e administratës së Obamës.

Administratore e Bizneseve të vogla
Trump ia ka besuar këtë post ish-shefes ekzekutive të World Wrestling Entertainment, Linda McMahon. Kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj Vince, ishte një nga donatoret më të mëdha të Trumpit.

Administratori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit
Avokati nga Oklahoma, Scott Pruitt është personi i përzgjedhur për këtë post. Ai është familjar me industrinë e karburanteve natyrore.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare
Trump ka emëruar John F. Kelly në këtë detyrë. Ai është një ish-gjeneral i Marinës Detare i dalë në pension, djali i të cilit është vrarë gjatë luftimeve në Afganistan.

Sekretar i Mbrojtjes
Gjatë një takimi Trump njoftoi se kishte zgjedhur gjeneralin James N. Mattis, njeriu që udhëhoqi një divizion gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003. Ai ka qenë gjithashtu në krye të Komandës Qendrore të SHBA-ve nga viti 2010 deri në vitin 2013. Mattis njihet gjithashtu si një kritik i administratës së Barack Obamës.

Sekretar i Thesarit
Ky pozicion i është besuar Steven Mnuchin, i cili ka shërbyer si kryetar i financave gjatë fushatës presidenciale të Trump. Mnuchin ka qenë gjithashtu shef ekzekutiv i kompanisë “Goldman Sachs”, ka lidhje të thella me Hollywood-in, por nuk ka përvojë qeverisëse.

Sekretarja e Transportit
Trump ka zgjedhur Elaine L. Chao si sekretare të Transportit. Ajo ka shërbyer si sekretare e Punës në administratën e Bushit dhe njihet si një figurë qendrore e Partisë Republikane në Washtington.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore
Njeriu i duhur për këtë post është menduar të jetë Tom Price, me profesion kirurg, që ka shërbyer si kongresmen i Georgias në një mandat 6-vjeçar. Ai ka kundërshtuar fuqishëm ligjin e ashtuquajtur “Affordable Care”, pasi sipas tij ky ligj pengon doktorët dhe pacientët të marrin vendime mjekësore.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë
Ky post i është besuar Donald F. McGahn, i cili ka shërbyer si këshilltar i përgjithshëm në fushatën e Trumpit. McGahn është një avokat nga Washingtoni, i cili nxiti heqjen e ligjeve për kontrolle financiare të fushatës dhe zgjedhjeve dhe shërbeu për 5 vite në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.

Sekretari i Tregtisë
Trump ka zgjedhur Wilbur Ross, një investitor pasuria e paluajtshme e të cilit sipas revistës “Forbes” kap vlerën 2.9 miliardë euro. Ross ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të çlirohen nga “robëria” e “marrëveshjeve të këqija të tregtisë”.

Sekretarja e Arsimit
Në këtë post është caktuar Betsy Devos, ish-kryetarja e Partisë Republikane në Miçigan dhe një aktiviste e arsimit, e cila beson fort te “School Choice”, sistem që bazohet në dhënien e fondeve publike për studentët në zgjedhje që u përshtaten nevojave të tyre.

Ambasadorja e Kombeve të Bashkuara
Trump ia ka besuar detyrën një femre, Nikki R. Haley, vajza e një emigranti nga India që ka shërbyer si guvernatore në Karolinën e Jugut. Haley ka qenë fillimisht një kritike e politikave të kandidatit republikan Trump.

Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban
I përzgjedhuri është Ben Careson, një ish-neurokirurg dhe kandidat për president. Careson më parë kishte deklaruar se nuk dëshironte të ishte pjesë e një ekipi qeverisës.

Drejtori i CIA-s
Si drejtor i CIA-s është caktuar Mike Pompeo, përfaqësues i Kansasit dhe një ish-oficer ushtrie. Z. Pompeo është anëtar i Komitetit të Inteligjencës dhe ka qenë një kritik i mprehtë i kandidates demokrate Hillary Clinton, gjatë hetimit të Kongresit sa i takon sulmit të vitit 2012, në qendër të cilit ishte një kompleks diplomatik i SHBA-ve në Bengazi të Libisë.

Prokuror i Përgjithshëm
Senatori nga Alabama, Jeff Sessions do të jetë prokurori i ri i Përgjithshëm i SHBA-ve. Sessions është një përkrahës i fortë i masave strikte në raport me emigracionin, për shpenzime më të reduktuara, dhe masa të ashpra në luftën ndaj krimit. Emërimi i tij si gjyqtar federal në vitin 1986 u refuzua për shkak të komenteve me ngjyrime raciste.

Këshilltar i Sigurisë Kombëtare
Do të jetë Michael T. Flynn, një ish-gjeneral i dalë në pension që ka shërbyer gjithashtu si drejtor i Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes. Flynn ka folur hapur mbi pikëpamjet e tij rreth rrezikut të ekstremizmit islamik dhe ka qenë një përkrahës i zjarrtë i Trumpit gjatë fushatës.

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë
Trump njoftoi më 13 nëntor se për postin në fjalë kishte zgjedhur Reince Priebus, i cili ka mbajtur më parë detyrën e kreut të Komitetit Kombëtar Republikan.

Shef i Strategjive
Trump njoftoi më 13 nëntor emërimin e Stephen K. Bannon si shef të Strategjive. Ai ka qenë një shef ekzekutiv në një media të krahut të djathtë dhe kryetar i fushatës së presidentit të zgjedhur.

Të pakonfirmuar:
Drejtor i Inteligjencës Kombëtare
Alternativat:
David H. Petraeus, një ish-gjeneral i Përgjithshëm i ushtrisë dhe drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.
Michael S. Rogers, një admiral i Marinës dhe drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Zgjedhja e Rogers-it mund të jetë e komplikuar për shkak se administrata Obama po shqyrton mundësinë e shkarkimit të tij.
Frances Townsend, Këshilltar i Sigurisë së Atdheut gjatë administratës së George W. Bush.

Sekretari i Agrikulturës
Alternativat:
Sam Brownback, guvernator i Kansasit.
Chuck Conner, shef ekzekutiv i Këshillit Kombëtar të Kooperativave të Fermerëve.
Heidi Heitkamp, senatore demokrate nga Dakota e Veriut.
Sid Miller, komisioner për agrikulturën në Teksas.
Kristi Noem, përfaqësuese nga Dakota e Jugut.
Sonny Perdue, ish-guvernatore e Georgias.

Sekretari i Çështjeve të Veteranëve
Alternativat:
Scott Brown, ish-senator nga Massachusetts.
Michelle J. Howard, femra e parë admirale në historinë e Marinës.
Jeff Miller, ish-përfaqësues nga Florida, i cili ka qenë kryetar i Komitetit të Veteranëve.
Sarah Palin, ish-guvernatore nga Alaska, e nominuar për zëvendëspresidente.

Përfaqësues i tregtisë së SHBA-ve
Dan DiMicco, ish-shef ekzekutiv i korporatës “Nucor”, kompani e prodhimit të çelikut. Njihet si një kritik i praktikave tregtare kineze.

Drejtori i buxhetit

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump emëroi kongresmenin republikan Mick Mulvaney si drejtor buxheti të Shtëpisë së Bardhë, një sinjal se zoti Trump ka në plan të shkurtojë shpenzimet federale, megjithë premtimet për të shtuar shpenzimet për ushtrinë dhe për të rindërtuar infrastrukturën e vendit.
Mulvaney ka pikëpamje konservatore dhe ai njihet si një mbështetës i shkurtimeve federale në Kongres.
Përmes një deklarate që bëri të shtunën, zoti Trump tha se “Aktualisht borxhi ynë është 20 trilionë dollarë, por Mick është një person me aftësi drejtuese dhe shumë energjik dhe ai do të dijë t’i menaxhojë me përgjegjësi financat e vendit tonë”, tha zoti Trump.

Obama i kujton Reganin republikanëve

Presidenti amerikan, Barack Obama ka qortuar republikanët amerikanë për qëndrimet ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, pas fitores së presidentit të zgjedhur, Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Obama e ka cituar një sondazh ku thuhet se 37% e votuesve që identifikohen si republikanë mbajnë qëndrim pozitiv për liderin rus, ndonëse 47% e votuesve me të njëjtën bindje politike kanë qëndrim tradicionalisht të keq ndaj liderit rus.
“Ronald Reagani do të rrotullohej në varrin e tij”, ka thënë Obama në konferencën e fundvitit me gazetarë të mbajtur mbrëmë në Uashington.
Ish-presidenti amerikan, Reagan rregullisht e ka quajtur Bashkimin Sovjetik që udhëhiqej nga Moska, si “perandoria e të keqes”.
Presidenti i ardhshëm amerikan, Trump është tërhequr shumë nga qëndrimi i rregullt republikan duke thënë se ai ka dëshirë të ketë raporte të mira me Rusinë dhe të bashkëpunojë me Kremlinin për të mundur terroristët.
Disa republikanë në Kongresin amerikan vazhdojnë megjithatë të mbajnë qëndrim të ashpër kundrejt Rusisë.
Duke folur për çështjen e ndërhyrjes ruse në fushatën zgjedhore amerikane, Obama e ka mbrojtur fuqishëm reagimin e administratës së tij, përfshirë edhe refuzimin që para votimit të përshkruajë motivet e përfshirjes ruse apo të diskutojë tani se çfarë efekti mund të ketë pasur kjo përfshirje ruse.
Obama ka thënë se i është kundërvënë drejtpërdrejtë Putinit në një samit ndërkombëtar në muajin shtator rreth sulmeve kibernetike në fushatën zgjedhore amerikane, duke i thënë ish-shefit të KGB-së, tani president i Rusisë, “ndaloje” këtë.
Obama ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mund të hakmerren, duke thënë se “çfarëdo që na bëjnë, ne potencialisht mund t’iu bëjmë atyre”.
Presidenti amerikan nuk ka thënë se Putini e ka ditur për sulmet kibernetike ndaj SHBA-së, por ka nënvizuar se pak gjëra ndodhin në Rusi pa dijeninë e Vladimir Putinit.

Zhgënjimi i madh i Brexit

PIERRE VIMONT
Kur Theresa May foli për Konferencën e Partisë Konservatore në vitin 2016 për çështjen e votës së Britanisë së Madhe më 23 qershor për t’u larguar nga Bashkimi Europian, ajo bëri premtimin e “Britanisë globale” të çliruar nga kufizimet europiane dhe ruajtje të plotë të sovranitetit politik dhe ekonomik të vendit. Kryeministrja britanike theksoi në veçanti se, ky ndryshim do të mundësojë marrëveshje më fitimprurëse të tregtisë krahasuar me ato që Britania ka si anëtare e BE-së dhe se vendi do të mbrohej edhe nga prurja e refugjatëve, por duke ruajtur gjithmonë aksesin në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian.
Nëse dëgjon një fjalim të tillë, nuk mund të bëhesh skeptik. Për ata që kanë moshën e duhur për të mbajtur mend adoptimin e vështirë të Traktatit të Mastrihtit të Bashkimit Europian në vitin 1992, premtimet e May-t ishin reminishenca të premtimeve të hiperbolizuara që janë dëgjuar në atë kohë nga shtete anëtare, për faktin se integrimi europian përfaqësonte mënyrën më të mirë për t’u mbrojtur nga kërcënimet e globalizimit. Në atë kohë argumenti politik prevaloi, por realiteti mori hak trembëdhjetë vite më vonë, veçanërisht në Francë dhe Holandë, ku drafti i traktatit kushtetues të Bashkimit Europian u refuzua në mënyrë demonstrative nga referendumet përkatëse. Premtimet nuk ishin mbajtur dhe votuesit nuk e kishin harruar këtë. Ky model premtimesh të pambajtuara dhe zhgënjimi të vazhdueshëm të qytetarëve rrezikon të përsëritet teksa populli britanik fillon të zbulojë se vizioni që iu prezantua për jetesën pas Brexit, nuk është gjë tjetër veçse utopi. Për ta prishur rrethin vicioz, Bashkimi Europian dhe liderët kombëtarë duhet të shqiptojnë disa të vërteta të hidhura rreth arritjeve të Europës deri më sot. Ata duhet të angazhohen më shumë edhe në debatet kombëtare në secilin vend anëtar rreth së ardhmes së BE-së dhe t’i ofrojnë një narrativë të re popujve të tyre.

Pritshmëritë e hiperbolizuara
Një krahasim i Bashkimit Europian pas Traktatit të Mastrihtit dhe të Britanisë së Madhe pas votës së Brexit sjell dy pozicione të kundërta politike. Në vitet 1990, liderët pro europianë e mbivlerësuan kapacitetin e bashkimit për të mbrojtur modelin social europian kundër presioneve në rritje të botës së re të globalizuar. Sot, lidershipi i Britanisë ka nisur të bëjë sërish mbivlerësimin e saj të kapacitetit të Britanisë për një marrëveshje më të mirë tregtare pas divorcit me BE-në krahasuar me ato që Londra ka pasur deri tani.
Megjithatë, në të dy rastet qytetarët shkuan drejt së njëjtës zgjedhje politike, duke pranuar premtimet që nuk mund të përmbusheshin dhe që liderët politikë e dinin që nuk mund të mbaheshin. Nëse vëzhgojmë këtë tejpritshmëri të vazhdueshme të politikës europiane gjatë 25 viteve të fundit, kushdo mund të pyesë veten se përse ka ndodhur. Disa mund ta shohin këtë trend si ilustrimin e mënyrës se si politikanët janë të mësuar me artin e zhgënjimit të votuesve të tyre (ndoshta edhe veten), ndërsa të tjerë mund të fajësojnë mungesën e informimit publik se çfarë është në të vërtetë Bashkimi Europian dhe si funksionon ai.
Cilado qoftë arsyeja, rezultati i kësaj narrative të shtrembëruar është i qartë: gjeneron pakënaqësi të mëdha, madje edhe zemërim ndërmjet qytetarëve europianë kundrejt institucioneve europiane. Duhet theksuar fakti se njerëzit që kanë votuar kundër Traktatit të Mastrihtit në referendumin e vitit 1992 në Francë kanë të njëjtat karakteristika – të ardhura të mesme ose të ulëta, nivel të ulët edukimi – me votuesit që mbështetën Brexit. Me pak fjalë, BE-ja po përballet me të njëjtin realitet politik tani si atëherë: një mesazh pozitiv i ekzagjeruar për të ardhmen e Europës që takohet me skepticizëm të madh nga qytetarët që janë lënë jashtë sistemit.
Me kalimin e kohës nuk është parë asnjë ndryshim i qëndrimit të liderëve europianë dhe si rezultat euroskeptikët janë shtuar krahasuar me pro europianët. E njëjta recetë çon drejt të njëjtit rezultat, pasoja të ngjashme do të dalin në pah në anën e kundërt të politikës europiane dhe narrativa e Brexit për sovranitetin britanik mund të pësojë të njëjtin fat me hiperbolën e Mastrihtit.
Kjo paradigmë e premtimeve jorealiste formon një kërcënim të madh për historinë e Europës. Ka patur paragjykime të shumta për narrativën europiane dhe është kuptuar se rezultatet e pritshme janë të ekzagjeruara. Tashmë qytetari i mesëm europian nuk mund të ushqehet më me optimzëm të tejfryrë që të ruajë besimin kundrejt të ardhmes europiane. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur progres gjatë këtyre viteve, por tendenca drejt pritshmërive të fryra ka qenë një karakteristikë e vazhdueshme e trashëguar nga epoka e Mastrihtit.
Në fakt, që pas Traktatit të Mastrihtit, Bashkimi Europian nuk ka propozuar asnjë horizont të ri politik për qytetarët europianë për të mobilizuar përpjekjet dhe për të kapur imagjinatën popullore. Hiperbola u kthye në strategjinë kryesore për të kompensuar mungesën e ambicies europiane. Kjo ishte mënyra se si liderët europianë promovuan idenë në vitin 2000 se, Traktati i Lisbonës do ta bënte Europën ekonominë më të avancuar dhe të suksesshme të botës gjatë shekullit 21, euro do të kthehej në monedhën më konkurruese dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë do ta transformonin BE-në në një aktore permanente në arenën globale.
Qytetarët europianë nuk u gënjen. Ata e nuhatën realitetin që fshihej pas fjalëve, thjesht duke parë përçarjet e mëdha gjatë pushtimit të Irakut nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2003, shkatërrimin që solli kriza e eurozonës në vitin 2008 pas krizës financiare globale apo nga mungesa e plotë e rolit të Bashkimit Europian në luftën civile siriane që nisi në vitin 2011.

Edhe Bashkimi Europian do të vuajë pa Britaninë

Të njëjtat pasoja mund të ndjekin e narrativën e Brexit që po promovohet nga elita britanike. Thirrjet për rivendosjen e plotë të sovranitetit britanik mbi politikën dhe veprimet e saj ndjekin premtimin e të ardhmes më të ndriçuar për vendin – një e ardhme që duket e vështirë për t’u parashikuar në rast se shqyrton faktet.
Tregtia është shembulli më i dukshëm që vërteton se premtimet e tejkalojnë realitetin. Nëse Londra implementon opsionin e të ashtuquajturit Brexit i egër, nuk do të transferohen pushtete të reja në institucionet e BE në të ardhmen. Kjo do të thotë se asnjë prej skenarëve të parashikuar deri tani për marrëdhënien e re të Britanisë me BE – bashkimi doganor, anëtarësimi në Zonën Ekonomike Europiane, marrëveshje të posaçme të ngjashme me atë të Zvicrës – nuk mund të jetë i aplikueshëm. E vetmja zgjidhje që mbetet do të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë ose mundësi e Marrëveshjes së Asociimit për të vendosur bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Të dy këto opsione e vendosin Britaninë në një pozicion më pak të favorshëm për sa i përket tregtisë, krahasuar me pozicionin e saj aktual të aksesit të vendit në tregun e përbashkët.
Në të njëjtën mënyrë, një marrëveshje e tillë mund t’i bëjë negociatat e ardhshme të tregtisë së Britanisë me partnerët e vendeve të treta akoma më të vështira, pasi pozicioni negociues i Britanisë vetëm mund të dobësohet kur Londra të mbetet vetëm. Sot, vetëm Britania përfaqëson një fraksion të rrjedhës së plotë të tregtisë në Bashkimin Europian me partnerët e rajonit. Është e vështirë të besosh se vendet e treta do të kërkojnë të akomodojnë të gjitha interesa e një partneri të tregtisë që ka humbur mundësinë e influencimit të tregtisë më të madhe të koalicionit të BE-së.
Natyrisht, edhe Bashkimi Europian do të vuajë pa Britaninë. Perceptimi aktual i shumicës së partnerëve më strategjikë të Europës si Kina, India dhe Japonia, duket se mbart dyshime të shumta se drejt cilës rrugë po shkojnë 27 vendet e mbetura të BE-së. Sfidat e shumta që e kanë tronditur fort stabilitetin e Bashkimit Europian – kriza e eurozonës, keqmenaxhimi i prurjes së refugjatëve apo rritja e opozitës së shumë vendeve anëtare për marrëveshjet e tregtisë së lirë – e kanë goditur shumë pozicionin strategjik të bashkimit. Brexit vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Britania nga ana e saj, një mbështetëse e tregtisë së lirë, do të jetë më pak aktive në debatet e brendshme të BE-së për sa i përket këtyre marrëveshjeve që do të ndikojnë ekonominë e saj.
Më tej, tërheqja e Britanisë do ta dobësojë akoma më shumë ekonominë e dobët europaine. Për sa i përket politikës së jashtme, ndarja ndërmjet BE-së dhe Britanisë mund të jetë vetëm e dëmshme për pozicionin global të të dy palëve, cilado qoftë marrëveshja që do të bëjnë për të ruajtur partneritetin pragmatik. Ky vlerësim bëhet mëse i qartë në një kohë kur europianët, të ndodhur përballë epokës së re të administratës së presidentit Donald Trump, duhet të paraqiten të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur interesat e përbashkëta.

E njëjta narrativë?
Pra, nuk ka arsye përse europianët dhe britanikët duhet të ushqehen me narrativën e premtimeve jorealiste. Megjithatë, mbledhjet e fundit të Bashkimit Europian duket se kanë aplikuar pikërisht të njëjtën recetë të vjetër. Edhe pse shfaqen të ndërgjegjshëm se rajoni ndodhet në një kohë të vështirë pas vendimit të Brexit, fjalimet e BE-së kanë përsëri tendencën të shkojnë drejt pritshmërive të hiperbolizuara.
Sfida e emigracionit e ilustron më së miri situatën. Liderët thonë se e kanë devijuar rrugën e emigracionit përmes Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, kampet e tranzitit në Greqi po tejmbushen, brigjet italiane po mbyten nga një numër i madh emigrantësh dhe popullsitë e shumicës së shteteve anëtare janë gjithnjë e më pak të kënaqur me perspektivën e pritjes së emigrantëve në fqinjësinë e tyre. I njëjti arsyetim mund të përdoret edhe për sfidat e tjera aktuale si ato të sigurisë dhe ekonomisë që liderët i paraqesin me shpresa të mëdha, por me shumë pak rezultate të dukshme.
Megjithatë, duket se ka shenja të ndjekjes së një qasjeje të re, sikur leksionet e së shkuarës kanë filluar të mësohen. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker duket se po adopton një tjetër qëndrim, kur bëhet fjalë me përshkrimin e realitetit politik të Europës në ditët e sotme. Pasi mori pushtetin në nëntor të vitit 2014, ai theksoi qartë se nuk do të kishte zgjerim të mëtejshëm të BE-së gjatë mandatit të tij, i cili përfundon në vitin 2019.
Më vonë, gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian më 14 shtator 2016, ai theksoi se Bashkimi Europian nuk ishte “Shtetet e Bashkuara të Europës”. Në të njëjtin fjalim dhe me të njëjtin qëndrim realist, Juncker pranoi se në lidhje me çështjen e refugjatëve, nuk mund të imponohet asnjë zgjidhje mbi vendet anëtare pa pëlqimin e tyre. Duket se pasi kanë preferuar për një kohë të gjatë të ushqejnë qytetarët me premtime të ekzagjeruara që nuk mund të mbahen, liderët do të jenë më në fund të detyruar të përballen me realitetin dhe të fillojnë të artikulojnë qartë të tashmen dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.

Përktheu:
KLARITA BAJRAKTARI