Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e një polici që shërben në Rinas. Persona të panjohur për policinë kanë vendosur një sasi eksplozivi në katin e dytë të saj, rreth orës 2:25 minuta të mëngjesit. Shpërthimi i fortë që u dëgjua në të gjithë Fushë–Prezën shkaktoi vetëm dëme materiale në shtëpinë e efektivit të policisë, Arben Kajmaku.
Policia nisi hetimet për rastin, por ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet apo autorët e mundshëm. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka ngritur dyshimin se lënda shpërthyese, duhej të ketë qenë rreth 100 gramë. Sipas rrëfimit të të afërmve, ajo dyshohet se mund të jetë hedhur nga jashtë rrethimit të banesës. Vetë Kajmaku ka pohuar se nuk ka konflikte apo probleme private, apo që lidhen me detyrën e tij.
Policia bëri të ditur se, rreth orës 02:25, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, në Fushë-Prezë, është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka patur vetëm dëme të lehta materiale.
Agjenti i krimeve të Komisariatit të Policisë Kufitare të Rinasit, i cili tha se ai dhe familja e tij ndjehen të shokuar për ngjarjen. 42-vjeçari tha se, ai nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk e di nëse sulmi i ka ardhur për shkak të detyrës. E paqartë mbetet mënyra që autorët kanë vendosur sasinë e vogël të lëndës eksplozive, duke qenë se banesa është e rrethuar. Ata mund ta kenë hedhur nga jashtë sasinë e tritolit, ndërsa, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë ngatërruar banesë. Hetimet janë fokusuar në pistën e sulmit për shkak të detyrës si agjent krimesh në Komisariatin e Rinasit.
Shpërthimet me tritol janë kthyer në të gjithë vendin. Para një jave, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fushë-Krujës, duke krijuar frikë dhe panik tek banorët. Eksplozivi ka shpërthyer në qendër të qytetit, ku si pasojë u dëmtuan pesë mjete që ndodheshin të parkuara pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Në të njëjtën ditë u hodh në erë me eksploziv makina e nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi. Makina që u hodh në erë me tritol ishte e bashkëshortes së nëndrejtorit, por ajo përdorej nga ai. Burime nga grupi hetimor thanë se, hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë përqendruar në dy drejtime, konflikte të krijuara nga pozicioni i tij i punës, apo për probleme personale të vetë Aleksit.
Shpërthim tritoli në banesën e oficerit të policisë në Rinas
Dy vetëvrasje brenda pak orësh në Fllakë të Durrësit
Fshati Fllakë i Durrësit është tronditur, pasi në një hark kohor të shkurtër janë regjistruar dy vetëvrasje. Rasti i parë ndodhi mëngjesin e djeshëm, pasi rreth orës 10:40, në Spitalin Rajonal Durrës ka mbërritur e pajetë shtetasja F.C. 46 vjeçe, banuese në Fllakë. Mësohet se ajo ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj.
Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Rasti i dytë u regjistrua rreth orës 12:00, ku një 26-vjeçar, banues po në këtë fshat është vetëhelmuar, duke pirë fostoksinë. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu vuante nga depresioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Shqipëria në vendin e 4-të në Europë për numrin e të vdekurve në aksidente
Cilat janë vendet me numrin më të lartë të aksidenteve në Evropë, sa është mesatarja e vdekjeve në aksidente për 100 mijë banorë.
Sipas një studimi të publikuar Radio “Europa e Lirë”, në bashkëpunim me OECD (The organization for Economic Co- operation and Development) dhe të dhënat nga ministritë përkatëse të shteteve pjesëmarrëse, Kazakistani ka numrin më të lartë të viktimave nga aksidentet rrugore për sa i përket vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropës, ndërsa Norvegjia ka numrin më të ulët.
Këto të dhëna janë marrë për 100 mijë banorë, ndërsa raporti i përket viteve 2013, 2014 dhe 2015.
Për sa i përket Shqipërisë, të dhënat janë të vitit 2013 dhe vendi ynë zë vendin e 4 në Evropë për numrin e lartë të aksidenteve, me një mesatare 20.4 për 100 mijë banorë.
“X5” përplas për vdekje këmbësorin në Krujë
Një aksident me pasojë vdekjen e një burri ka ndodhur në Krujë. Burime nga policia thanë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm rreth orës 02:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, Lulëzim Kane 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip BMW X5 me targa AA 090 GU, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin me inicialet Q. P., 54 vjeç, banues në Dibër.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë dhjetëra automjete kanë qëndruar për disa minuta të bllokuar, duke e patur të pamundur të lëvizin. Shkak për këtë situatë është bërë një aksident automobilistik i ndodhur rreth orës 17:45 në këtë aks rrugor.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë bëhet e ditur se, po punohet edhe për zhbllokimin e trafikut dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve në aksin Fushë-Krujë-Tiranë.
Tre shqiptarë kapen me 4 kg heroinë në Zyrih
Policia e Zyrihut e mbështetur nga pjesëtarë të Policisë së Glarus kanë arrestuar disa persona për trafikim të drogës, ndërsa i janë gjetur edhe shuma parash. “Zueriost.ch” shkruan se gjatë një aksioni në Pfaffikon në automjetin ku udhëtonin dy persona u gjetën 20 gramë heroinë. Ndërsa tre personave të tjerë të arrestuar iu gjetën rreth katër kilogramë heroinë, si dhe mijëra franga.
Gjatë dëshmisë së tyre në polici, personat e prangosur pohuan se ata merreshin me trafik droge. Dy prej shqiptarëve, të moshave 18-47 vjeç qëndronin ilegalisht në Zvicër.
Duhet të flasim për Alekun
Dejan ANASTASIJEVIÇ
Ka diçka shumë shqetësuese në mënyrën se si Aleku ynë gënjen: ai nuk i zbukuron gjysmë të vërtetat për të fshehur gabimet e tij apo të shmangë çështjen. Në vend të kësaj, ai shpall haptazi gjëra që janë aq dukshëm gabim saqë edhe një 5-vjeçar do t’i dallonte. Kryeministri i palodhur i Serbisë po krijon një botë oruelliane në të cilën dy plus dy bëjnë pesë – dhe askush nuk e kundërshton – apo e vëren.
Ai e bëri sërish të dielën mbrëma. Aleksandër Vuçiç, kryeministri ynë, i njohur gjithashtu si Aleku për disa nga miqtë. Ai doli live në një prej studiove të tij të preferuara televizive dhe foli përçart për plot dy orë duke përdorur fjalë si “budallenj”, “idiotë” dhe “përbindësha” për të përshkruar kundërshtarët e tij, duke bërë premtime të pamundura dhe duke nxjerrë një gënjeshtër pas tjetrës.
Ai tha, për shembull se kurrë nuk e kishte mbështetur Hillary Clinton për presidente të SHBA, megjithëse e bëri publikisht dhe i regjistruar më pak se një muaj më parë dhe madje shkoi në një event financimi të Clinton në Nju Jork ku u filmua duke u përqafuar me bashkëshortin e kandidates, Billin. Moderatori servil i programit, i cili gjithashtu është pronar i stacionit, jo vetëm dështoi të bënte një pyetje të vetme konfrontuese, por në fakt ia bëri qejfin.
Dhe Alek vazhdon ta bëjë këtë vazhdimisht. Kur nuk është në studio, ai i drejtohet serbëve në Parlament ose mban një konferencë për shtyp ose në inaugurimin e një rruge, tuneli apo diçkaje tjetër. Shumica e kryeministrave e bëjnë këtë me raste, por ai e bën shtatë ditë në javë, ndonjëherë disa herë në ditë dhe ne jemi aq të shastisur nga prania e tij e vazhdueshme saqë thuajse nuk ekziston gjë tjetër në hapësirën publike serbe. Gjithçka rrotullohet rreth tij, tij, tij.
Vetëm disa javë më parë, ai theksoi se asnjë sipërmarrje biznesi në Serbi nuk do të punonte nëse nuk do të ishte për përfshirjen e tij. Në çdo vend tjetër përveç Koresë së Veriut, kjo do të shkaktonte një zemëratë; këtu pak vetë e vunë re.
Nëse narcizmi i tepruar do të ishte i vetmi problem, do ta pranoja. Çfarë më shqetëson mua është dëshira e tij e vazhdueshme për të shtrembëruar realitetin dhe për të krijuar një realitet paralel, diçka që ai e ka perfeksionuar në formë arti. Le të marrim si shembull fjalën e tij në Parlament javën e shkuar, dedikuar 100 ditëve të para të kabinetit të tij në të cilën tha: “Serbia sot është e qëndrueshme, e fortë ekonomikisht, e sigurt dhe e mbrojtur”.
S’ka asnjë gabim këtu, apo jo? Epo, thuajse gjithçka është e gabuar: së pari, kabineti i tij është më shumë se sa 100 ditësh, sepse qeveria “e re”, e krijuar në fund të gushtit përpara zgjedhjeve të parakohshme, është pothuajse qeveria e vjetër e zgjedhur më 2014; vetëm disa ministra (nga 19) janë zëvendësuar.
Ekonomikisht e qëndrueshme? Treguesit thonë se Serbia ka zhvillim të ulët, papunësi të lartë dhe më pak të ardhura për frymë sesa shumica e fqinjëve. E sigurt dhe e mbrojtur? Po ato dy arkat me armë të zbuluara pranë shtëpisë së kryeministrit apo një tjetër e zbuluar pranë apartamentit të vëllait të tij më herë këtë muaj, që u dyshua se do të shpërbenin për të vrarë Vuçiçin apo vëllain e tij apo të dy?
Pas dy jave që foli rreth një “komploti monstruoz” të organizuar nga fuqi të huaja misterioze, historia papritur u zhduk nga lajmet. Edhe sot, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar apo identifikuar. Nga ta dimë se jemi të sigurt dhe si mund të jetë vendi i qëndrueshëm nëse një konspiracion i ri kund kryeministrit apo një grup armiqsh të rinj zbulohet çdo javë dhe pastaj harrohet papritur dhe zëvendësohet nga një tjetër? Sërish, këtë mezi e vuri re ndokush.
Më lejoni të jem i qartë: pas më shumë se 25 vitesh si gazetar profesionist, nuk pres që politikanët të thonë gjithnjë të vërtetën apo shumicën e kohës.
Megjithatë, ka diçka shumë shqetësuese në mënyrën se si Aleku ynë gënjen: ai nuk e zbukuron gjysmë të vërtetat për të fshehur gabimet e tij apo të shmangë çështjen. Në vend të kësaj, ai shpall haptazi gjëra që janë aq dukshëm gabim saqë edhe një 5-vjeçar do t’i dallonte.
Kur Aleku gënjen, ai e di që ne e dimë se ai po gënjen dhe i shijon kjo, sepse media jonë e bindur dhe politikanët pa shtyllë kurrizore nuk guxojnë ta sfidojnë atë. Kur ai flet, është gjithnjë një lojë pushteti, kurrë një debat apo bisedë. Është turpëruese sepse ai jo vetëm që i del kundër të vërtetës, por edhe logjikës.
Disa mund ta quanin këtë një mënyrë oruelliane të drejtimit të vendit (kujtoni “1984”: Lufta është paqe, injoranca është pushtet dhe liria është skllavëri). Unë vërej një tipar shekspirian dhe nuk mund të rresht së menduari për dramën e tij më të hershme “Zbutja e Kryeneçes”.
Në skenën e fundit, Petruçio sjell Katerinën, dikur kryeneçe dhe tashmë krejtësisht e thyer, te miqtë e tij dhe provon nënshtrimin e saj. Ai i thotë në fillim asaj se hëna po shndrit; ajo bie dakord: pastaj ai i thotë asaj se është dielli: ajo bie sërish dakord. Në fund ajo thotë:
“Por diell nuk është, kur ti thua që nuk është,
Dhe hëna ndryshon ashtu si mendja jote:
Ashtu si ta quash ti, ashtu është,
Dhe po kështu do të jetë për Katerinën”.
Dhe kështu është për Serbinë, me Alekun në krye. Në dramë, miqtë e Petruçios impresionohen me punën që ai ka bërë te Katerina dhe po kështu miqtë e Alekut kur vijnë për vizitë (kryeministrit hungarez Viktor Orban, kampion i joliberalizmit, erdhi këtë fundjavë dhe përgëzoi përpjekjet e Vuçiç). Por unë shoh gjithnjë e më shumë njerëz rreth meje që po heqin dorë dhe po pranojnë vendin e tyre në universin paralel dhe pyes veten se sa kohë mund të rezistoj.
Duhet t’i kthehemi realitetit përpara se punët të marrin një kthesë për keq. Kini parasysh se, ndryshe nga Kryeneçja, shumica e veprave të Shekspirit nuk mbarojnë me fund të lumtur.
Koncesionet nuk janë falas
Një nga aksiomat kryesore të ekonomisë thotë se “nuk ka drekë falas” – pra, nuk mund të përfitosh nga diçka pa paguar gjithashtu një kosto. Megjithatë, Kryeministri Edi Rama duket i vendosur ta sfidojë këtë aksiomë. Për të disatën herë ai ka deklaruar mbështetjen e tij jo vetëm për partneritetet publike private (PPP, ose njohur shpesh me termin koncesion) ekzistuese, por premtoi se ato do të vazhdojnë të rriten në numër, duke mbuluar gjithnjë e më shumë shërbime. E gjitha kjo ndodh nën premtimin e përsëritur disa herë se PPP-të nuk janë një barrë për borxhin publik. Ky argument i Kryeministrit Rama është totalisht i pavërtetë!
PPP-të janë plotësisht një barrë mbi pasurinë e publikut, por thjesht mbështeten në rregulla pak më kreative të kontabilitetit në mënyrë që të mos shfaqen menjëherë si shpenzimet publike.
Shembuj: Stadiumi i ri kombëtar dhe koncesionet e shëndetësisë
Për të ilustruar këtë pikë më qartë, le të marrim si shembull një skemë shumë të dyshimtë PPP-je që po përdoret aktualisht nga autoritetet publike: ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar. Megjithëse detajet e kontratës nuk janë bërë ende publike, Kryeministri Rama ka deklaruar disa herë se duke lejuar investitorët privatë të ndërtojnë në njërin kënd të stadiumit një kullë shërbimesh dhe banimi, mbi një tokë publike, do të mbulohen dhe kostot e ndërtimit të stadiumit. Kësisoj, qeveria nuk do të detyrohet të marrë borxh për të ndërtuar stadiumin dhe borxhi publik nuk do të rritet.
Por duke lejuar ndërtimin e kësaj kulle nga investitorët privatë, qeveria shmang jo vetëm shpenzimet aktuale, por edhe të ardhurat në të ardhmen. Pra, çdo lloj aseti apo pasurie që privatët përfitojnë nga skemat e PPP-ve përfshijnë të ardhura dhe asete që mund të kishin qenë në pronësi të publikut në një të ardhme të afërt.
Atëherë, pse duhet qeveria të heqë dorë nga këto të ardhura në të ardhmen?
Një prej argumenteve më të përdorur për të justifikuar PPP-të është se qeveria është e kufizuar për momentin. Pra, qeveria dëshiron të bëjë investime publike të mëtejshme, por kjo nuk është e mundur për shkak të kostove dhe borxhit publik të lartë.
Sërish, ky argument nuk qëndron.
Aktualisht qeveria mund të marrë borxh me normën më të ulët të interesit historikisht (kjo edhe për shkak se investitorët privatë janë ende të frikësuar për të investuar)! Nëse ka një moment të denjë për të investuar në projekte publike fitimprurëse, është pikërisht ky! Përderisa investitorët privatë janë të gatshëm dhe po përfshihen në to, projektet duket se janë vërtet rentabël dhe me të ardhura të sigurta!
A vlen kjo dhe për skema të tjera PPP-je që nuk përfshijnë ndërtimin e aseteve rentabël në të ardhmen? Absolutisht që po, thjesht logjika ndryshon sadopak. Për ta ilustruar këtë, le të marrim si shembull koncesionin e kontrollit shëndetësor falas të popullsisë për moshën 40–65 vjeç, i njohur si check up, për të cilën Ministria e Shëndetësisë është kritikuar shpesh. Këto skema përfshijnë shpenzime publike të garantuara në të ardhmen: qeveria do të paguajë një shumë të caktuar çdo vit (miliona euro) në mënyrë që kompania private të vazhdojë ta ofrojë shërbimin. Këto pagesa ndaj privatit janë në fakt shpenzime të garantuara për vitet e ardhshme, por për shkak se nuk konsumohen menjëherë nuk shfaqen në statistikat e borxhit publik aktual.
Kjo është dhe një ndër pikat që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka theksuar shpeshherë, kur është shprehur se qeveria është angazhuar në shpenzime që do të përbëjnë kërcënim për financat publike në të ardhmen e afërt.
Atëherë, përse duhet të mundohet kaq shumë qeveria për të krijuar këto skema? A nuk do të ishte më transparente që qeveria të ndërmerrte këto investime në mënyrën e zakonshme, duke marrë borxh e duke krijuar investime publike?
Siç e pamë në rastin e fundit, këto skema mund të jenë një mënyrë e mirë për të fshehur borxhin publik.
E nëse ky është një shpenzim publik fitimprurës, pse duhet të jemi të shqetësuar, veçanërisht në një kohë kur tregu është i gatshëm t’i ofrojë kredi qeverisë me norma shumë të ulëta?
Përgjigjja, siç e tregoi rasti i stadiumit kombëtar, është se përmes këtyre skemave qeveria heq dorë nga të ardhura publike në të ardhmen duke i transferuar këto në duart e privatëve. Duke u angazhuar në PPP, qeveria në thelb përfundon në privatizime të fshehta duke u mbështetur në skema të fshehta dhe jo transparente.
PPP-të nuk janë më eficente; ato thjesht krijojnë monopole
Dikush, me të drejtë, mund të pyesë: a nuk përdoren skemat e PPP-ve edhe nga shtetet më demokratike dhe transparente? Patjetër që po, por argumenti që ekonomistët klasikë ofronin nuk ishte kurrë i bazuar mbi mënjanimin e kostove publike.
Ndryshe nga Kryeministri Rama, ekonomistët ishin gjithmonë të vetëdijshëm se këto projekte përfshijnë kosto dhe se këto skema nuk ishin një “drekë falas” thjesht sepse ata nuk shfaqen menjëherë si pjesë e borxhit publik.
Argumentit që ekonomistët ndiqnin për të mbrojtur PPP-të ishte eficenca – sektori privat supozohet të jetë më i aftë për të përballuar lloje të caktuara shërbimesh e transaksionesh, veçanërisht në një mjedis konkurrues. Por a është ky rasti i Shqipërisë? Sigurisht që jo!
Në vend të nxitjes së një mjedisi konkurrues, PPP-të tona kanë krijuar më shumë monopole në sektorë të veçantë të ekonomisë. Ato kanë krijuar fitime të larta për disa individë, por kosto të lartë për pjesën tjetër të shoqërisë. Skemat tona të PPP-ve nuk janë përdorur për të nxitur konkurrencën dhe inovacionin në sektorin e veçantë, por thjesht i kanë eliminuar ato.
Herën tjetër që dëgjoni dikë të thotë se PPP-të janë “një drekë falas”, mos i besoni! Ne si pjesë e publikut, do të përballemi me një kosto për këtë “drekë” në të ardhmen. Në vend të krijimit të një sektori privat dinamik, partneritetet publike private po përdoren për mbylljen e saj.
“EXIT.al”
Skandali, koncesion prej 65 milionë eurosh për laboratorët
Me një mungesë të theksuar transparence dhe pa asnjë konsultim me publik, qeveria ka projektuar në buxhetin e vitit 2017, koncesionin për “Ofrimin e shërbimeve laboratorike spitalore”. Mbi 65 milionë euro nga fondet publike pritet të jepen për 10 vitet e ardhshme, ndërsa kontraktuesi do të ketë në dispozicion 18 laboratorët shtetërorë që përfshijnë ambientet, pajisjet dhe reagentet.
Në projekt-buxhetin e vitit 2017 shihet qartë se, Ministria e Shëndetësisë i ka shkaktuar një gropë të madhe financiare vendit tonë nga koncesionet e dhëna në 4 vite qeverisje. I fundit në zërin e Shëndetësisë është koncesioni për laboratorët e shërbimit spitalor, ku bëjnë pjesë laboratorët biokimikë, klinikë dhe mikrobiologjikë të të gjitha spitaleve të vendit, me një fond limit 886.300.000 lekë në vit.
Kërkesa për mbështetje financiare për këtë koncesion ose siç e quan ndryshe qeveria Partneritet Publik Privat (PPP) është bërë nga ana Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit, ndërsa ka marrë edhe miratimin e Ministrisë së Financave, duke e futur në paketën e projekt-buxhetit të 2017.
Në fund të mandatit të saj qeverisës të 2017, Rama dhe Beqaj pritet të shpërblejnë një nga klientët e tyre, duke grabitur miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve. Arsyetimi i qeverisë, si edhe në rastet e tjera, është se qeveria nuk ka mundësi të investojë në këta laboratorë, prandaj ajo kërkon që “të përmirësojë shërbimet laboratorike nëpërmjet pjesëmarrjes së sektorit privat”.
Vendimi për dhënien me konçesion të laboratorëve është marrë pa bërë asnjë studim fizibiliteti apo vlerësime dhe analiza të tjera. Por për të justifikuar vendimin dhe për t’i dhënë atij një dozë kredibiliteti, qeveria ka pajtuar, në shkurt 2015, përkundrejt pagesës prej 74 mijë dollarë, ekspertizën e IFC-së për asistencë teknike në hartimin e projektit konçesionar dhe përgatitjen e tenderit.
Por burime për Boldnews.al konfirmojnë se vetë specialistët e IFC-së kanë kundërshtuar idenë e Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien me koncesion të laboratorëve shtetëror. Në fshehtësi të plotë dhe pa asnjë njoftim është ndërtuar sërish një komision i dytë me bekimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Pikërisht ky komision ka dhënë miratimin për privatizimin e laboratorëve, ku me shumë gjasa rrezikojnë edhe vendet e punës së qindra mjekëve.
Nuk kanë munguar edhe zërat kundër në Parlament kundër këtij koncesioni, ku deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, denoncoi i pari këtë aferë të re të qeverisë. “Po përgatitet të jepen me koncesion laboratorët, aty ku bëhen analizat për këta të sëmurët nga ndotja. Fatura, 8 milionë euro në vit, planifikuar në buxhetin e vitit 2017. A mund të jepen laboratorët teknikë shtetërorë një privati?”– theksoi Blushi. Edhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, është shprehur se ky koncesion nuk ka ardhur në Kuvend për diskutime, ndërsa ngre dyshime se kjo mund jetë afera e radhës për të favorizuar biznesmenët që financojnë kryeministrin Rama.
Koncesioni i laboratorëve ngre një pikëpyetje të madhe mbi një tjetër konçesion të dyshimtë dhe me gjasa klientelist të qeverisë. Në kontratën e konçesionit të shërbimit të kontrollit të përgjithshëm të popullsisë ose i njohur si Check-up, ishte parashikuar që konçesionari duhet të ndërtonte 20 laboratorë biologjikë dhe kimikë. Por deri tani, Check-up i Vilma Nushit ka ndërtuar vetëm tre laboratorë të tillë, madje në vende të papërshtatshme, dhe ka nënkontraktuar laboratorë ekzistues në shkelje të plotë të kushteve të kontratës.
Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë indiferente ndaj këtij fakti dhe nuk ka marrë asnjë masë shtytëse apo dënuese ndaj konçesionarit për të siguruar ndërtimin e 17 laboratorëve të tjerë. Ndërkohë, qeveria beson që një tjetër privat të investojë. Ndoshta të dy konçesionet mund të bashkohen tek i njëjti koncesionar.
Koncesion i dështuar
Koncesioni i laboratorëve që kërkon të zbatojë qeveria është provuar në disa vende të botës dhe rezultatet e saj kanë qenë negative në shumicën e rasteve.
Në Lesotho, (vend Afrikan në kufi me Botsvaninë) është dhënë ky koncesion për 18 vjet dhe ka kushtuar gjysmën e buxhetit të shëndetësisë. Unioni i Profesionistëve të Shëndetit të Kanadasë shprehet kundër privatizimit të laboratorëve, pasi nga eksperienca e disa spitaleve kanadeze në vitet 1995-1996, kanë dështuar totalisht. (Në Spitalin e Torontos, në Spitalin Suunybrook). Sipas ekspertëve kanadez, ky koncesion dëmton cilësinë e shërbimit në urgjenca dhe ul sigurinë e pacientit.
Përveç kësaj, një laborator privat nuk i përgjigjet dot kërkesave të një strukture publike siç është Spitali “Nënë Tereza” dhe aq më pak emergjencave kombëtare. Nëse falimenton kompania koncesionare që do të privatizojë laboratorët, atëherë qytetarët mund të përballen me një kaos për diagnostikimin e sëmundjeve si kancer, leuçemi e shumë të tjera.
Ndërkohë disa nga organizmat kryesore ndërkombëtare dhe një sërë qeverish perëndimore, përfshi Komisionin Europian, janë shprehur kundër dhënies me konçesion të sistemit të laboratorëve publikë, pasi kjo gjë ka dëshmuar, sepse mbart rreziqe të mëdha për pacientët dhe shëndetin e popullsisë.
290 milionë euro koncesione në Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqaj mban rekordin e koncesioneve në këtë mandat 4-vjeçar të qeverisë së majtë. Në Prokurorinë e Përgjithshme gjendet dosja voluminoze me akuzat e ngritura ndaj Beqajt për koncesionin e Check-up, koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe koncesionin e dializës.
Nëse i shtojmë edhe koncesionin e laboratorëve, ekonomia shqiptare rëndohet edhe më tej. Gjithsej janë 290 milionë euro koncesione në shëndetësi që mbajnë firmën e Ilir Beqajt.
– 65 milionë euro Koncesioni i Laboratorit
– 90 milionë euro Koncesioni i Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale
– 70 milionë euro Koncesioni i Dializës
– 65 milionë euro Koncesioni i Check-up
Mbi 29 milionë euro është fatura që paguan shteti shqiptar çdo vit për këto koncesione, të cilat mund të ishin kryer nga spitalet shtetërore. Duke e krahasuar me buxhetin në tërësi, rreth 5.9% e GDP-së shkon për Shëndetësinë, ku nga këto 2.6% i paguan shteti dhe 3.3% i paguajnë shqiptarët nga xhepi. Kjo është Rilindja që i bëri Shëndetësisë Ilir Beqaj, shpenzime marramendëse për të kënaqur klientët e qeverisë…
Ndryshimi, Sheshi Skëndërbej me qendër tregtare
Edi Rama u kujdes personalisht më 8 gusht të bënte lajmërimin, se poshtë Sheshit “Skënderbej” do kishte dhe parking, e cila e shtonte vlerën e projektit dhe me 2 milionë euro të tjera, që së bashku me 5.2 milionë euro të mëparshme shkojnë në 7.2 milionë. Askush nuk pyeti pse, dhe se përse duhej që kryeministri të kujdesej personalisht për të prezantuar një projekt që ishte prezantuar më parë. Askush nuk u kujtua të pyeste nëse ky propozim i kryeministrit binte ndesh me ligjet për urbanistikën, pasi në projektin fillestar ishte parashikuar vetëm rikualifikim i sheshit kryesor (dhe ky i panevojshëm). Por duket se kemi të bëjmë me një tjetër megaskandal. Rrëmbimin e vetë sheshit “Skënderbej” për të ngritur një qendër tregtare me parkim, m’u poshtë sheshit kryesor të Shqipërisë. Një megaskandal që duket se do çojë miliona euro me shitjen apo dhënien me qera të pronës publike, të ndërtuar me para publike.
Devijimi projektit
Projekti i hartuar për sheshin kaloi nëpër një seri aferash të dyshimta. Studioja belge 51N4E, e cila ishte e njëjta që ka projektuar dhe shtëpinë e Kryeministrit, kishte si përfaqësues të saj në Shqipëri, Anri Sala, ortakun në lyerjen e fasadave të kryeministrit, por edhe thjeshtrën e Edi Ramës, vajzën e Lindës, Rea Xhillari. E megjithatë, Edi Rama duket se as projektin e firmës së mikut të tij nuk e ka respektuar, ose është pjesa e fshehur e problemit. Në përmbledhjen që ka bërë vetë studioja, në asnjë rresht nuk flitet për parkim nëntokësor, prej gati 95 metrash katrorë, qendër për shitjen e zarzavateve siç ka shpjeguar kryeministri, qendër tregtare e të tjera si këto. Në projektin e hartuar, flitet për shtrime me gurë dekorativë që do merren në zona të ndryshme të vendit, për rikonstruksionin e shkallëve të pallatit e të tjera si këto, por në asnjë rast nuk flitet për ndërtim të një parkingu nëntokësor. Devijimi nga projekti i paraqitur dhe i miratuar fillimisht, në KRT dhe më pas dhe në KRRTRSH është shkelje e hapur e ligjit për Urbanistikën.
7.2 milionë euro nga taksat
Por çfarë e ka detyruar Ramën, që të ndërhyjë kaq hapur në njëçështje të tillë. Natyrisht, interesat nuk janë vetëm tek parkingu, por edhe tek qendra tregtare që do ngrihet në qendër të Tiranës. Duket se jemi përpara një tjetër megaskandali të dhënies me qera apo shitjes së objekteve për biznes, në qendër të Tiranës. Janë 9500 metra katrorë ndërtim dhe miliona euro të ardhura.Ky pra ka qenë qëllimi fillestar i rikualifikimit të Sheshit “Skënderbej”, një nga punët e para që ka bërë Erjon Velija, sapo mori Bashkinë e kryeqytetit. Vetëkryeministri u kujdes që ta paraqiste një sukses, por në fakt kemi të bëjmëme as më shumë dhe as më pak me një vjedhje që na ndodh m’u përpara syve. Prej muajsh qytetarët e Tiranës, duhet të durojnë pluhurin, trafikun dhe kaosin në qendër të Tiranës, por duhet të paguajnë dhe për ndërtimin e qendrave tregtare të Edi Ramës. Eshtë e njëjta skemë vjedhjeje si me stadiumin “Qemal Stafa”, ku në krah të stadiumit u vendos që të ngrihej një kullë, por në rast se atje ai u kujdes që ajo t’i shkojë miqve të tij, në këtë rast ai është vetë pronari që po e ndërton perandorinë e tij në mes të Tiranës me paratë tona.
Parashikohet ndërtimi i katër kullave
Rasti që paraqitëm më lart është vetëm fillimi i makutërisë qeveritare.Edi Rama, tregoi se se ka për gjë të devijojëçdo lloj projekti kur vjen puna për të fituar ai ose enturazhi itij politik dhe ekonomik.Në planin belg për Tiranën parashikohet dhe ngritja e disa kullave në qendër të Tiranës. Jo më kot u shpenzuan miliona për të devijuar krahun e lëvizjes tek rruga e “Dibrës” dhe për të hequr që andej nënstacionin elektrik, ku me shumë gjasëështë parashikuar të ngrihet një tjetër shëmti për kryeqytetin. Jo më kot Edi Rama, pas ngjitjes në Bashki të Erjon Veliajt ndër punët e para të tij që bëri ishte anulimi i planit urbanistik për kryeqytetin, dhe rikthimi i planit të vjetër, i cili parashikon ndërtimin e katër kullave në rrugët lidhëse të sheshit. Ndërtimi i qendrës tregtare, poshtë tij ishte vetëm fillimi.
51N4E fiton dhe tenderin e supervizimit për parkingun
Studio ligjore 51N4Eështë ajo që ka fituar dhe tenderitn e supervizimit për, ose të mbikëqyrjes së punimeve të ndërtimit të parkimit nëntokësor me qendër tregtare nëSheshin “Skënderbej”.Sipas dokumentit të prokurimit, kjo studio kapasur dhe ofertën më të lartë në lidhje me këtëçështje. Nga fondi limit prej 2.142.433 lekë firma në fjalë ka ofruar 2 milionë lekë, ose vetëm 100 mijë lekë më pak, ndërkohë që ka pasur oferta të tjera që kanë ofruar deri në 800 mijë lekë më pak, por janë skualifikuar. Pra e njëjta firmë që duhet të ngrinte zërin për devijimin e projektit, është bërë mbikëqyrësja e kësaj afere me pronën publike. Firma 51N4E po hetohet në Belgjikënë lidhje me një tender të zhvilluar për studimin e fizibilitetit për realizimin e projekteve në Shqipëri, ka nxjerrë në sipërfaqje lidhjet e arkitektëve që janë nën hetim nga autoritetet belge me Edi Ramën. Jo vetëm kaq, por pas këtyre fijeve lidhen edhe familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit shqiptar. Peter Sëinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, këshilltar i Qeverisë Flamane dhe themelues i studios 51N4E po hetohet për shkak se një tender, sipas nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës, ia ka dhënë një miku të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i kryeministrit shqiptar. Sëinnen konsiderohet si njeri me lidhje të forta me qeverinë shqiptare për shkak të njohjeve me Ramën.Ai nuk është i lidhur me kryetarin e qeverisë së Tiranës vetëm përmes projekteve publike, kur Rama drejtonte bashkinë e kryeqytetit, por edhe me projekte private të tij të kohëve të fundit.51N4E është projektuese e vilës së Edi Ramës në fshatin Surrel, rrëzë malit të Dajtit.Veç projekteve të fituara në Bashkinë e Tiranës, në regjistrat e 51N4E zbulohet edhe një lidhje familjaremes Peter Sëinnen dhe Ramës.Një prej bashkëpunëtorëve të kësaj studioje arkitekturore rezulton të jetë Rea Xhillari, vajza e Linda Bashës, bashkëshortes së kryeministrit shqiptar.Emri i saj është në listën e mëposhtme që pasqyron skuadrën e 51N4E.Veç familjares së kryeministrit, 51N4E është e lidhur edhe me një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.Anri Sala, një prej miqve më të afërt të Ramës (bashkëpunëtor në lyerjen e fasadave të kryeqytetit) ka bashkëpunuar me 51N4E në projektin për rehabilitimin e Sheshit “Skënderbej”, sipas projektit belg që Rama synonte të implementonte në Tiranë, kur ishte kryetar i Bashkisë. 51N4E është jo rastësisht edhe projektuesja e kullës shumëkatëshe (TID) të ndërtuar në rrugën “Abdi Toptani” nga një prej miqve të ngushtë të Ramës. Peter Sëinnen u shkarkua nga detyra dhe po hetohet në Belgjikë, pasi favorizoi në tenderin për studimin e fizibilitetit të projekteve në Shqipëri studion “Centrum voor Stadsontëikkeling CVBA”, që drejtohet nga Patrick Janssens.Lapsi.al zbulon se lidhjet mes tyre të çojnë sërish në Shqipëri. Janssens, kryetar i Partisë Socialiste Flamane në Belgjikë dhe kryetar i Bashkisë së Atnëerpit, kohë gjatë së cilës mendohet se është njohur me Ramën, ka qenë pjesë e jurisë së konkursit për projektin e “Lungomares” – shëtitores së Vlorës. Sëinnen dhe Janssens kishin vendosur të bashkëpunonin më në fund hapur për projektet e Atelier Albania, një organizëm në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i drejtuar nga arkitekti Joni Baboçi.Atelier Albania është një “njësi laboratorike” në brendësi të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit të drejtuar nga Adelina Greca.Zonja Greca ka qenë funksionare në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe shefe e Departamentit të Planifikimit në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ajo drejtohej nga Edi Rama.