Pa prerë tentakulat e krimit dhe larguar Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë proces të ndershëm zgjedhor. Ky është prioriteti i Partisë Demokratike dhe çdo qytetari të ndershëm sot, tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD Dega 7. Pasi të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, tha zoti Basha, ne duhet të zgjedhim sistemin zgjedhor që fuqizon rolin e votuesit.
“Sot kemi një sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. E nisëm me idenë që rajonal-proporcionali do të eliminonte dallkaukët, pse jo edhe kriminelët, por falë Edi Ramës ky u kthye në djepin e krimit në politikë. Duke përdorur atributet që ka kryetari i partisë, listat e Partisë Socialiste u bënë si listat e galerave të Italisë, Belgjikës, ku shkoi i mori kriminelët dhe i solli. Ne do të shqyrtojmë të gjitha mënyrat dhe format për t’i dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit. Ndonëse fokusi ynë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, procesi dhe pastaj modeli. Pa i prerë tentakulat e krimit nuk ka dhe nuk mund të ketë proces të ndershëm zgjedhor. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të insistojmë në atë që është konkluzion i disa proceseve zgjedhore dhe i disa proceseve të tjera në raport me luftën kundër krimit dhe drogës, dhe të kërkojmë largimin me çdo kusht të Edi Ramës. Dhe të garantojmë përmes një qeverisje pa Edi Ramën kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në qoftë se procesi garantohet dhe ne duhet ta garantojmë patjetër procesin, atëherë ne duhet të jemi gati të prezantojmë skemat elektorale bashkëkohore që garantojnë që qytetari fuqizohet në vendimmarrje”.
Ndërkohë që s’ka mbajtur asnjë premtim, papunësia është rritur, varfëria është shtuar, shërbimet ndaj qytetarëve janë përkeqësuar, Edi Rama vazhdon të mbahet nga krimi që e veshi në pushtet.
Droga është e vetmja ofertë politike, i vetmi instrument që Edi Rama ka për të mbajtur pushtetin, tha zoti Basha.
“Kriminelët u futën në politikë si pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë pushtetin. Pas kalimit të ligjit të dekriminalizimit dhe të betejës politike që ne patëm për kalimin e këtij ligji, Edi Rama me ndërgjegje ndaloi zbatimin e këtij ligji duke mbajtur figura të komprementuara, të njohura ndërkombëtarisht si Elvis Rroshi apo si Artur Bushi në krye të bashkive, e me dhjetëra e me qindra të tjerë të kalibrave të ndryshëm kudo në strukturat shtetërore. Këta i hapën rrugë kultivimit të drogës. Droga është një produkt i drejtpërdrejtë i simbiozës krim-pushtet. Droga është projekt politik dhe në fakt e vetmja ofertë politike, i vetmi instrument që Edi Rama ka për të mbajtur pushtetin. Ajo që ne konstatojmë dhe prekim është përkeqësimi që ka shënuar në çdo fushë të jetës. Ajo që konstatojmë dhe prekim është një qeverisje që ka shkelur çdo nen në kontratën me qytetarët. Shikoni ekonominë në gjendjen më të zezë si rezultat i taksave që janë rritur për biznesin e vogël, për biznesin e mesëm, për biznesin e madh. Shikoni shëndetësinë, e cila sot nuk është në gjendje të ofrojë shërbim as për 80% të pacientëve që merrnin shërbim para dy vjetësh, sipas statistikave të bëra zyrtare sot dhe cilësia e shërbimit i ngjan asaj të para 10 apo 15 vjetësh. Pse? Sepse paratë e destinuara për shëndetësinë, në vend që të shkojnë për ilaçe, në vend që të shkojnë për aparatura, në vend që të shkojnë për të paguar mjekë dhe për të patur mjaftueshëm mjekë në shërbim në spitalet publike vidhen dhe futen në xhepat e dy-tri oligarkëve që kanë marrë koncesione dhe vidhen si me rubinetë muaj për muaj, një milion, dy milionë, tre milionë euro taksa paguesve shqiptarë për shërbime që nuk kryejnë apo që nuk kanë asnjë vlerë për ta”.
Largim me çdo kusht i Ramës para zgjedhjeve
Kaosi me universitetet, maturantët mbesin rrugëve
Ivana ERVISHI
Fillimi i vitit të ri akademik të enjten (20 tetor) pa mijëra studentë që iu kthyen auditorëve të universiteteve në Shqipëri, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur ende pezull në pritje të përfundimit të skemës së shumë kundërshtuar të pranimeve.
Në një tubim para Korpusit të Universitetit të Tiranës, lëvizja studentore “Për Universitetin” shpalosi banerin “Studim, Revoltë #rezistenca vazhdon”.
Lëvizja e quajti këtë “vitin akademik më të çuditshëm dhe më problematik në historinë e Shqipërisë” dhe deklaroi se, rezistenca kundër reformës aktuale të arsimit të lartë do të vazhdojë.
“Mijëra studentë janë akoma, duke pritur të regjistrohen në universitetet publike. Mijëra kuota të këtyre të fundit janë akoma bosh… Kaosi u ngjiz me udhëzimin nr. 13 të MAS në korrik 2016”, deklaroi Lëvizja për Universitetin.
“Nga njëra anë u futën universitetet private në listën e preferencave të maturantëve dhe nga ana tjetër u ndërtua një skemë e koklavitur aplikimi dhe regjistrimi, efekti imediat i të cilës ishte paniku i maturantëve se do të mbesnin pa shkollë”, shtuan aktivistët.
Lëvizja për Universitetin e akuzoi qeverinë se ka krijuar panik te maturantët për t’i shtyrë ata drejt universiteteve private, ndërsa dënuan mungesën e transprancës nga institucionet publike dhe private të arsimit të lartë për të regjistruarit dhe kuotat e mbetura bosh.
Klaudina Kuçi, 18 vjeçe ndihet e lehtësuar që peripercitë e regjistrimit në universitet morën fund për të në post-raundin e parë të regjistrimeve.
“Skema e pranimit në çastin e parë na bëri të humbim shpresat (se do të pranoheshim në universitet) dhe na krijoi ndjesinë se ishim të pavlerë, ndërsa lodhja e 12 viteve u duk se humbi për një ditë”, tha ajo për BIRN.
“U regjistrova të hënën në universitet dhe sot u ndesha me radhë në sekretari, paqartësi për oraret dhe sallat, si dhe shumë pasiguri për mënyrën se si do të rregullohen punët në vijim”, shtoi Kuçi për BIRN.
Ministria e Arsimit e shtyu afatin e aplikimeve dhe regjistrimeve për fazat e tjera të pranimeve deri më 27 tetor, kohë kur mendohet se do të plotësohen kuotat e mbetura bosh – veprim të cilin Lëvizja Për Universitetin e konsideroi si pranim të dështimit të skemës.
“Sistemi sa vjen e po degradon. Tarifat rriten vit për vit dhe po bëhen të papërballueshme për studentët, duke detyruar disa të ndërpresin studimet që të punojnë”, tha për BIRN Jonis Metaj, aktivist i Lëvizjes dhe student i masterit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
“Studenti shihet si klient pa të drejtë vendimmarrjeje, ndërsa diploma e ka humbur vlerën. Ne kërkojmë një sistem që i mundëson studentit të përqendrohet të mësimet në vend të shqetësimit se ku do t’i gjejë paratë për t’u arsimuar”, përfundoi ai.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, mbrojti skemën e ndryshuar të regjistrimeve si “më pranë meritës se vitet e mëparshme”, por pranoi se procesi nuk është perfekt.
“Skema e re e pranimeve në universitet është e duhura. Ju garantoj që në përmbylljen e procesit do të kemi të gjithë raportimet mbi treguesit e përmirësuar dhe dëshmitë që pas ndjekjes me rigorozitet të hapave, gjithçka do të jetë në rregull dhe ata me rezultate më të larta do të regjistrohen në universitet”, deklaroi Nikolla.
Sipas ministres deri tani janë regjistruar 19,165 studentë – 15,022 prej të cilëve në institucione publike.
Lëvizja për Universitetin e quajti këtë proces si kalvar torturues për studentët dhe u bëri thirrje atyre të bashkohen me përpjekjen e saj për ndërtimin e një universiteti publik të ri.
“Një universiteti ku dyert do të jenë të hapura sipas meritës, arsimimi nuk do të kushtojë para, por vetëm përpjekje studentore, studentët dhe pedagogët do të jenë rithemeluesit e universitetit dhe dija të ketë karakter kritik e universal… duke i shërbyer zhvillimit dhe emancipimit të të gjithë shoqërisë”, deklaroi Lëvizja.
MAS e ndryshoi procesin e pranimeve në universitet në çastin e fundit, duke ndryshuar kështu peshën e lëndëve në fakultetet përkatëse dhe duke krijuar sistemin me faza që favorizoi vetëm maturantët ekselentë.
Ndryshimet u pritën me protesta nga qindra maturantë të shqetësuar, që kërkuan rikthimin e sistemit të vjetër ku një maturant shpallej fitues në vetëm një degë.
Rama, turpi që duhet të largohet
Nisja e vitit akademik u shoqërua me debate dhe akuza të ashpra mes deputetëve të PD dhe Kryeministrit Edi Rama. Opozita akuzoi qeverinë se ka lënë kuotat bosh në universitetet publike, duke detyruar qëllimisht gjimnazistët të regjistrohen në universitetet private, skemë kjo sipas tyre thellësisht korruptive dhe e mirorganizuar. Në përgjigje të akuzave, Kryeministri tha se skema funksionoi, duke akuzuar opozitën se shkaktoi panik. “Fituan një shkollë sipas standardit tënd, por nuk fituan të drejtën e studimit ku dëshironin dhe ku e meritonin, kjo është beteja dhe lufta jonë”, tha deputeti demokrat, Luçiano Boçi. Nga ana e saj, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli replikoi me Ramën, duke e akuzuar si Kryeministrin e turpit që duhet të largohet. “Unë turpërohem, sepse je Kryeministri i vendit tim”, tha Topalli. “Jo Kryeministër ke ngel ti mor burr, ke kaq ditë që ke ngelur në klasë. Si paska data të tjera, është dita e parë dhe vitet e para janë bosh auditorët”, tha Boçi. Rama ka replikuar me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli për kuotat e mbetura bosh në universitete. Topalli akuzoi Ramën se po favorizon privatët për të shkuar atje studentët dhe për këtë e të tjera do të ishte e gatshme ta rrëzonte nga karrigia, por ky i fundit e quajti “aktore të mirë”, që shkonte rrotë më rrotë me Tinka Kurtin, teksa i përmendi rastin e fotos së një vajze që mbante në dorë seancën e kaluar, e cila nuk kishte fituar shkollën. “Vulgarizim, vjen në Parlament për të hequr vëmendjen nga problemet e vendit. Nëse do të ishte për mua do të sillja njerëzit para Kryeministrisë për të të rrëzuar, je vulgar e sadist. Universiteti në Francë, Vjenë e Milano ka javë e muaj që ka nisur. Sot vendet bosh në universitetet tona nuk janë zënë, pasi i ke mbajtur studentët në ankth, panik e frikë për të mos shkuar në degën që duan ata kanë shkuar në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranik”, tha Topalli. “Unë dola me foton e asaj vajze. Ajo vajzë ishte përfaqësimi i një brezi me të cilët ke abuzuar emocionalisht. Ti për të favorizuar universitetet private. Ajo që po të them është se sot një vit ti nuk do të jesh këtu. Kaq mbaji shënim”, vijoi ajo. Nga ana tjetër, Topalli ka folur në seancën e djeshme plenare mbi buxhetin faktik të 2015-ës, duke renditur disa nga ato që Topalli i quan dështime të qeverisë Rama. “Vitin e kaluar ikën nga Shqipëria 67 mijë shqiptarë, 200 mijë aplikuan për lotarinë amerikane. 80% të rinj dhe të reja, mbi 23 mijë familje që kërkuan azil më 2015. Sa i takon raportimeve ndërkombëtare mund të përmend Doing Biznes ku Shqipëria radhitet minus 40 vende për klimën e biznesit. Këtu e kemi të qartë si u masakrua një biznesmen. Ka një rënie të prodhimit industrial, bujqësor, rënie e kreditimit, të fitimit të kompanive, eksportesh. Vitin e kaluar për shkak të politikave të çmendura, rritja e çmimit të energjisë ka shkuar në 23%, niveli i investimeve është 4.3% i PPB, minimali i 25 viteve. Ndërkohë që në qeverisjen e mëparshme ishte 9.9%. Mosrealizimi i investimeve publike ndërkohë që borxhi publik ka arrit nga 63% më 2013 në 73%. Jo rritje rrogash, pensionesh, është zvogëluar fondi për politikat sociale”, tha Topalli duke e cilësuar po ashtu si alarmante situatën e kanabisit në vend. Po ashtu, deputetja demokrate i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të shkarkojë nga detyra kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi.
Kartelit Bushi të drogës po i ngushtohet laku
Ndërsa hetimet po vijojnë intensivisht për 1.3 tonelatat e drogës të kapuar në magazinën e Dervenit në Thumanë të gjitha rrugët të çojnë tek ngushtimi i lakut të kryebashkiakut trafikant të Krujës, Artur Bushi, i cili qëndron pas asaj perandorie droge që ka ngritur në të gjithë zonën.
Do të jenë hetimet ato që do të thonë fjalën e fundit, por në këtë operacion, ndryshe nga operacionet e tjera është mundur të arrestohen drejtuesit që koordinonin punën në magazinën e drogës. Aq më shumë që hetimi sipas Prokurorisë është shtrirë në një hark të gjatë kohor ku pritet të ketë surpriza të tjera gjatë ditëve të ardhshme.
Prokuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuarve gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 tonë kanabis në Krujë, ditën e mërkurë. Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës.
Ata ishin në përgjim prej korrikut nga Prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre.
Gjokeajt, sipas Prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës.
Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve, të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj. Pjesa tjetër e të ndaluarve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30-50 mijë lekë të vjetra në ditë.
Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.
ABC News me anë të një skeme grafike tregon vendndodhjen e magazinës, shumë pranë rrugës nacionale dhe jo larg zyrës së kryetarit të Bashkisë së Krujës, i akuzuar nga opozita si drejtues i këtij rrjeti. Gjithashtu skema tregon edhe largësinë e kësaj magazine me Policinë e Fushë¬-Krujës dhe vendit të uljes së avionit në Ishëm.
Sasia e drogës prej 1300 kg hashash e sekuestruar pasditen e së martës në Derven të Krujës ndodhej në këtë magazinë të përshtatur për procesin e tharjes së kanabisit. ABC News ka ndërtuar me grafik, vendndodhjen e saj, që siç duket është vetëm 100 metra nga rruga kombëtare Fushë-¬Krujë–Thumanë. Edhe pse brenda saj punonin çdo ditë mbi 30 gra, ajo nuk kishte rënë në sy të policisë lokale. Opozita, publikisht ka akuzuar si drejtues të këtij rrjeti dhe pronar të kësaj sasie droge kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Zyra e të cilit ndodhet vetëm 8 km larg vendit ku është gjetur sasia e drogës. Por edhe posta e policisë që ndodhet në Fushë¬-Krujë ndodhet në një distancë shumë të afërt, vetëm 3.5 km larg saj dhe përsëri asnjë informacion nga policia për këtë kapanon të tharjes së hashashit.
Dyshimet janë se edhe avioni i rrëzuar në Ishëm të Durrësit si pasojë e dëmtimit të rrotës, mund të ketë ardhur për të transportuar drogën që është kultivuar në zonën e Krujës, ku nuk përjashtohet edhe rasti i Dervenit. Sipas kësaj grafike, largësia nga vendi ku u gjet sasia prej 1.3 ton drog me pistën e përshtatur për uljen e avionëve të vegjël në Ishëm ndodhet vetëm 14 km larg. Pavarësisht këtyre të dhënave, ligji ngarkon me përgjegjësi penale të gjithë ata kryepleq apo drejtus të njësive administrative, të cilët nuk denoncojnë kultivimin e hashashit në zonat e tyre.
Ndërkohë vetë policia në disa raste selektive, ka pezulluar drejtues policie për shkak të lejimit të ngritjes së parcelave të hashashit në zonat e tyre, por që në rastin e Fushë-¬Krujës nuk kemi një veprim të tillë nga policia. Për këtë sasi droge, me urdhër të Prokurorisë, tashmë janë arrestuar 11 persona, të dyshuar si organizatorë, financues, kultivues, transportues, punëtorë dhe roje të kësaj magazine të përjashtuar për tharjen dhe krasitjen e hashashit. Sekuestrimi i 1.3 ton drogë në Krujë, zbardhen rolet e 11 të arrestuarve. Prokuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuarve gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 ton kanabis në Krujë, ditën e mërkurë.
Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës. Ata ishin në përgjim prej korrikut nga Prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre. Gjokeajt, sipas Prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës. Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve, të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj. Minoreni me inicialet E.N mësohet se do të lirohet. Ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30-¬50 mijë lekë të vjetra në ditë. Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.
Magazina me kontratë me OSHEE
Magazina e drogës vijonte aktivitetin me “letra” të rregullta. Brenda magazinës punohej për tharjen e drogës me ventilatorë, të cilët natyrisht që vihen në punë përmes energjisë elektrike. Kjo ngre një sërë pyetjesh. A faturohej magazina e drogës në faturat e OSHEE si objekt biznesi? Nëse nuk kemi fatura të OSHEE, atëherë kemi të bëjmë me një tjetër rast flagrant të vjedhjes së energjisë elektrike. I mbetet OSHEE të sqarojë pozicionin e saj në raport me këtë magazinë droge. Ajo e ushtronte aktivitetin vetëm 100 metra larg rrugës nacionale, vetëm tre kilometra larg nga Komisariati i Policisë dhe çuditërisht në vendin ku ndodhej pranë edhe zyra elektorale e Bushit gjatë fushatës elektorale.
Protesta dhe largim me çdo kusht i Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëron protesta dhe përballje deri në largimin e Ramës nga pushteti si mënyra e vetme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në një intervistë për “Top Channel”, Basha deklaron se e vetmja zgjidhje është të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe një Kryeministër që i garanton ato dhe jo me një Kryeministër që është provuar që është shkaktari numër 1 i prishjes dhe kapjes së vullnetit popullor përmes krimit dhe drogës. “Ne kemi tashmë një koalicion të gjerë qytetar me faktorë politikë shoqërinë civile dhe i takon këtij koalicioni që të ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha mjetet demokratike për të plotësuar këtë aspiratë që është e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike; zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër. Me të gjitha mjetet demokratike paqësore, sigurisht protestat, përballjen, refuzimin nga një koalicion i madh qytetar me në krye opozitën, me në krye Partinë Demokratike”, shprehet Basha.
– Zoti Basha, a ka Partia Demokratike një qëndrim përfundimtar se çfarë sistemi elektoral mbështet?
Partia Demokratike, unë personalisht, mbështesim çdo sistem elektoral që do të afrojë votuesin, zgjedhësin dhe qytetarin shqiptar me të zgjedhurin, me deputetin, por çdo diskutim sot për sistemin është një alibi, një veprim i kotë përsa kohë që shqiptarët nuk kanë të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj prioriteti i Partisë Demokratike, prioriteti i koalicionit tonë, siç e kemi bërë të qartë në çdo mbledhje të koalicionit opozitar është që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
– Si sigurohen këto?
Konkluzioni është i qartë! Edi Rama e ka treguar tashmë tre herë, në zgjedhjet e Korçës, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe në zgjedhjet e Dibrës se, ai është shkatërrues i procesit politik, se ai ka frikë garën e ndershme elektorale dhe e ka zëvendësuar këtë pa garë, ku në një anë ka opozitën, ka kandidatë, programe dhe nga ana tjetër ka një aleancë të çimentuar tashmë me krimin dhe drogën. Në këto kushte, problemi për zgjedhje të lira dhe ndershme është vetë Edi Rama. Zgjidhja është që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe një Kryeministër që i garanton ato dhe jo me një Kryeministër që është provuar që është shkaktari numër 1 i prishjes dhe kapjes së vullnetit popullor përmes krimit dhe drogës.
– Por ju nuk e keni këtë forcë në Parlament për ta rrëzuar Edi Ramën, do ta gjeni forcën tek protestat qytetare?
Ne kemi tashmë një koalicion të gjerë qytetar me faktorë politikë shoqërinë civile dhe i takon këtij koalicioni që të ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha mjetet demokratike për të plotësuar këtë aspiratë që është e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike; zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër.
– Përfshirë protestat?
Me të gjitha mjetet demokratike paqësore, sigurisht protestat, përballjen, refuzimin nga një koalicion i madh qytetar me në krye opozitën, me në krye Partinë Demokratike.
Marrë nga “Top Channel”
10 mijë kuota në Universitete të bllokuara nga klientelizmi
Dje universitet hapën dyert, por nuk kanë studentë për të mbushur auditoret, por 40 për qind e auditoreve pritet të mbeten të zbrazura edhe për shumë ditë të tjera, pasi mbi 10 mijë maturantë nuk kanë arritur të regjistrohen. Bazuar në shifrat zyrtare, 40% e studentëve të vitit të parë nuk kanë mundur të regjistrohen, pasi janë ndëshkuar nga formula e re.
Sipas të dhënave që janë të publikuara në Rrjetin Akademik Shqiptar, organizatës që ka krijuar sistemin online të aplikimit, në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende 10 mijë kuota të paplotësuara. Më konkretisht bëhet fjalë për 9848 vende të mbetura bosh, nga rreth 25 mijë të miratuara në total. Dhe kjo jo se nuk ka kërkesa, pasi mijëra 18-vjeçarë presin me ankth spostimin e vijës së kuqe të fituesve, por amullia e krijuar është rezultat i formulës së re që po aplikohet këtë vit.
Për herë të parë pas viteve 1990-të, referuar edhe statistikave mund të themi se studentët kanë “braktisur” edhe degët elitare, ku konkurrenca ndër vite ka qenë shumë e ashpër.
Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), pranë Universitetit të Tiranës, një nga degët më të preferuara jo vetëm tek ne, por në mbarë botën, janë regjistruar deri më tani vetëm 38 studentë dhe ka edhe 163 vende të lira. Paradoksalisht, në degën Gjuhë Ruse, po në Universitetin e Tiranës, nga 65 kuota kanë mbetur të paplotësuara vetëm 9.
Përballë së njëjtës situatë ndodhet edhe Fakulteti Ekonomik, njëri ndër fakultetet më të mira në vend dhe mjaft i lakmuar nga të rinjtë. Pas një muaj regjistrimesh, dekanati i këtij fakulteti është detyruar të kujtojë studentët, se në këtë fakultetet ka ende 500 vende të lira, nga 900 që ka në total.
Të njëjtin “fat” duket se kanë pasur degët aq shumë të preferuara të politeknikut. Në degën Inxhinieri Mjedisi, janë regjistruar vetëm 4 studentë nga 50 që është numri i kuotave të përcaktuara, ndërsa tek Inxhinieria e Ndërtimit janë regjistruar deri më tani vetëm 16 studentë, duke lënë ende të lira plot 84 kuota.
Në Degën e Farmacisë, të Universitetit të Tiranës, janë regjistruar vetëm 26 studentë, ndërkohë që janë të paplotësuara edhe 61 vende.
Situata është më alarmante në universitet e rretheve, ku shumë degë rrezikojnë të mbyllen. Vetëm në Universitetin e Sporteve kuotat janë plotësuar 100%.
Por pavarësisht kësaj situate dramatike, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ka konsideruar të suksesshme formulën e përzgjedhur. “Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët”, është shprehur ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku së bashku me rektorin e Tiranës, Mynyr Koni, u ka uruar 120 mijë të rinjve ditën e parë të vitit akademik.
Por nisja e vitit të ri akademik me 40% më pak të studentëve të parashikuar që do të ndjekin vitin e parë. ka shkaktuar debate të forta edhe gjatë seancës së sotme parlamentare. Deputët e opozitës kanë akuzuar kryeministrin Rama. se i detyroi maturantët më të mirë që të zgjidhnin nën presion ose një jo të mirë, ose tek privati. Por kryeministri Rama i ka siguruar se të gjitha këto akuza do të bien në fund të procesit. “Mos u shtoni më kot ankthin maturantëve. Kuotat do të jenë të gjitha në dispozicion deri në fund të procesit. Dhe ju siguroj që, vetëm në fund të këtij procesi do të kuptoni se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie është garantuar për shkak të filtrave të dy raundeve të aplikuara deri më tani”, ka qenë kjo deklarata e Ramës nga foltorja e Parlamentit.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, pas datës 20 tetor, listat e fituesve do të spostohen sërish dhe regjistrimet do të bëhen me faza 48-orëshe derisa të plotësohen të gjitha kuotat. Ky proces parashikohet të mbyllet deri me datë 27 tetor. Por, nëse kuotat nuk u plotësuan në dy muaj regjistrime, sa shance ka që ata të plotësohen vetëm përgjatë një jave?
Për Ndriçim Mehmetin, një nga kritikët më të ashpër të formulës së re të pranimeve në universitet, ky është dështimi më i madh i historisë së universiteteve.
“Para disa ditësh, kryeministri Rama deklaroi se “arsimi po përjeton kthesën më të madhe në 25 vite”, si dhe “ndryshime epokale”, po vërtetohen në praktikë. Me 9 mijë kuota më pak, më mbarë se kaq, Ministria e Arsimit nuk e ka nisur asnjëherë një vit akademik, jo në këto 25 vitet e fundit, por që kur është krijuar Universiteti i parë në Shqipëri. Mendoj që KM Rama ka të drejtë që po përjetojmë ndryshimin më të madhe epokal, atë të shkatërrimit të arsimit”, thotë Mehmeti që ka qenë drejtor i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit gjatë viteve 2006-2013.
Vendet bosh në universitetet Publike
Universiteti i Tiranës 2479
Universiteti i Durrësit 785
Universiteti i Mjekësisë 343
Universiteti Politeknik 1017
Universiteti Bujqësor 575
Universiteti i Elbasanit 1223
Universiteti i Shkodrës 900
Universiteti i Gjirokastrës 644
Universiteti i Korçës 596
Universiteti i Vlorës 920
Totali i kuotave bosh 9848
Kolapsi i qeverisë me shpalljen e fituesve
Këtë vit akademik pati një kolaps me shpalljen e fituesve për në universitet për shkak të aplikimit të një sistemi të ri. Edhe pse ministrja e Arsimit dhe Kryeministri Rama premtuan që nuk do të mbeteshin maturantë pa shkollë, sepse kishte kuota të shtuara, sërish në fazën e dytë rezultoi që nxënës me mesatare mbi 9 nuk kanë fituar asnjë program studimi. Procesi i Maturës Shtetërore këtë vit ka pësuar disa ndryshime që kanë të bëjnë jo vetëm me procesin e përzgjedhjes së fituesve, por edhe me aplikimin në sistemin online. Kjo do të thotë që, nëse vitin e kaluar tek formulari A1 aplikohej vetëm për universitetet publike tashmë në këtë aplikim përfshihen edhe universitetet private. Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë, në kuadër të autonomisë kriteret do t’i vendosin universitetet. Këto të fundit nuk kanë një formulë të njëjtë për pranimet, pasi një universitet mund t’i japë mesatares 50% dikush tjetër 30% etj. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit thuhej që në datën 29 korrik niste procesi i hedhjes së notave mesatare në sistem. Nga data 29 e deri në ditën e aplikimit, sipas kalendarit për qark a qytet, për të gjithë maturantët do të hidhej nota mesatare në sistem. Nëse vitin e kaluar, kishte shumë rëndësi përzgjedhja për 10 preferencat, por sidomos renditja e tyre, sivjet nuk kishte përzgjedhje sipas preferencave të para. Këtë vit, në rast se një maturant e gjen emrin mbi vijën e kuqe, në disa degë njëherësh, ai e merr vendimin vetë për njërën prej tyre. Pra, nuk ka rëndësi renditja e degëve. Ndërkohë, raundi i dytë rinis nga e para. Kur një maturant e sheh që nuk ka fituar në asnjë degë, bën renditjen e re për të fituar universitetin. Nota mesatare për pranim në institucionet e Arsimit të Lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm: Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Kjo lloj formule solli një amulli totale në radhët e maturantëve që prisnin të vijonin ëndrrën e tyre për të ndjekur studimet e larta.
Esmeralda KETA
Sekuestrohet mbi 1 ton drogë në Greqi, vinte nga Shqipëria
Më shumë se 1 ton marijuanë ka sekuestruar policia greke gjatë një operacioni anti-drogë ditën e djeshme në qytezën Afidnes, në rrethinat e Athinës. Mediat greke shkruajnë se 6 persona përfunduan në pranga, disa prej tyre shqiptarë. Marijuana e sekuestruar mësohet se vinte nga Shqipëria dhe do të transportohej në Europën Veriore.
Aksioni i forcave greke kishte nisur prej disa ditësh, duke vënë në survejim një kamion të dyshimtë. Pasditen e djeshme, agjentët ndoqën kamionin, i cili hyri në një magazinë në periferi të kryeqytetit grek.
Menjëherë nisi operacioni që mundësoi arrestimin në flagrancë të trafikantëve. Mes tyre mësohet se është edhe një baron grek, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Autoritetet greke njoftojnë se do të dalin të premten me një komunikatë për shtyp, për detaje të mëtejshme. Sipas hetimeve paraprake, kanabis trafikohej nga Shqipëria në Greqi, e më pas drejt vendeve të tjera evropiane. Sipas burimeve zyrtare të cituara nga mediat greke në këtë magazinë kryheshin të gjitha proceset e përpunimit dhe paketimit të marijuanës. Po sipas mediave vendase, policia nisi hetimet pas dyshimeve për transferta të mëdha parash tek personat që e kishin në pronësi këtë magazinë.
Deri tani janë arrestuar 6 anëtarë të kësaj organizate, grekë dhe shqiptarë që jetojnë në Greqi. Agjentët grekë të antidrogës bllokuan edhe një kamion të ngarkuar me kanabis, që do ta transportonte në vendet e Europës. Nuk janë bërë publik emrat e të arrestuarve dhe nuk ka informacione të tjera të bandës kriminale. Sekuestrimi i kësaj sasie masive droge në Greqi, vjen 2 ditë pas një tjetër operacioni antidrogë, ku në qytetin e Janinës u kapën 132 kg marijuanë dhe u arrestuan 2 të rinj shqiptarë.
Një muaj më parë e njëjta sasi droge u sekuestrua nga autoritetet greke gjatë një operacioni të finalizuar në brigjet e Mesologjit, ku autoritetet raportuan se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion Patrën në Greqi.
Ndërsa në Itali GDF sekuestroi 330 kg marijuanë në bordin e një furgoni që udhëtonte nga qyteti i Leçes në qytetin e Romës dhe ka arrestuar një shtetas italian. Policia bën të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako të mëdha e të lidhura me ngjitës, një mënyrë kjo tipike e përdorur nga trafikantët shqiptarë për të mbrojtur lëndën narkotike nga uji përgjatë udhëtimit përmes Adriatikut.
Ndërkohë, policia greke ka zbuluar se bllokimi i 64 kg kanabis pak javë më parë i përkiste një shqiptari. Autoritetet greke bënë të ditur se kanë arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, i cili është poseduesi i një sasie lënde narkotike të sekuestruar në zonën e Selanikut më 27 shtator. Shqiptari braktisi makinën pas ndjekjes policore rreth 1 muaj më parë dhe pas kontrollit në automjetin e tij, policia greke gjeti 64 kilogram hashash. Droga ishte e ndarë në 62 pako dhe ishte fshehur në sediljet e pasme dhe në bagazhin e makinës. 34-vjeçari ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim, ndërsa sot u ndalua nga policia, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti.
Dëme të mëdha nga përmbytjet në Lezhë, banorët: Duam ndihmë
Mungesa e reshjeve ka ndihmuar në tërheqjen e ujit nga zonat e përmbytura në Lezhë. Shumë sipërfaqe bujqësore nuk janë më në ujë, kurse në rrugët e qytetit të Lezhës nuk ka probleme. Por në zonat rurale dëmet janë të mëdha në toka dhe kultura bujqësore të dëmtuara, bagëti të ngordhura dhe dëme në banesa. Në disa fshatra banorët kërkojnë zhbllokimin e kanaleve kulluese.
Dhjetëra shtëpi në Njësinë Administrative të Zejmenit janë ende të rrethuara nga uji, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura. E vetmja mënyrë për të lëvizur banorët është zbathur ose me mjete të rënda, pasi niveli i ujit në rrugë dhe oborret e shtëpive i kalon të 30 cm.
Banorët thonë se është hera e tretë që përmbyten brenda tre javëve, ndërsa vërshimi i ujit u ka shkaktuar shumë dëme. “40 cm uji në shtëpi. Çdo gjë ka përfunduar, do me thënë me të gjitha çfarë kam pasur. Jemi munduar t’i shpëtojmë të gjitha pajisjet, frigoriferin, lavatriçen. Për një javë jemi përmbytur tre herë. Po të ishin hapur në kohën e duhur kanalet, këtu nuk do ishte përmbytur se unë u bëra 20 vjet që jam këtu. Nuk ka bërë vaki, vinte uji 20 cm, por jo kështu”, shprehet një banore.
“Dëme në bagëti e në pula e bereqet. Na mbyti uji. Mbjellim, s’korrim, as bëhet hurdhra, as bëhet qepa. Misrin, kovat me miell, bidonat i ka marrë të gjithë uji. Vetëm tani jemi përmbytur tre herë”, thotë një banor.
Në zonat e përmbytura ishte dhe kryetari i Partisë Demokratike të Lezhës, Paulin Marku, që u njoh nga banorët me situatën e krijuar. “I bëj thirrje të gjitha institucioneve qëndrore e lokale që të marrin seriozisht këtë lloj shqetësimi. Kryeministri Rama para dy ditëve ishte në Troshan, kishte një takim me fermerët. Unë nuk do ta komentoj politikisht, pasi jemi në një situatë tepër delikate për familjarët në rrethin e Lezhës, por për fermerët, ai duhet të mbajë një qëndrim, sepse sot kanalet kryesore janë pa kullim”, u shpreh Marku.
Ende nuk ka një shifër të saktë të banesave të përmbytura dhe dëmeve nga vërshimi i ujit, por sipas banorëve asnjë përfaqësues i Shtabit të Emergjencave nuk është parë në zonë.
Gërryhet argjinatura, rrezikohen 40 familje në Vaun e Dejës
Reshjet që kanë shoqëruar territorin e Qarkut të Shkodrës gjatë 48 orëve të fundit kanë krijuar probleme në territorin e Bashkisë Vau Dejës. Përroi Glina në lagjen “Kapedan”, si shkak i prurjeve të mëdha rrezikon mbi 40 familje në këtë zonë.
Nënkryetari i Bashkisë Vau Dejës, Admir Hasamegaj, apelon për një ndërhyrje emergjente për riparimin e argjinaturës mbrojtëse të përroit.“Është bërë dëmtimi i argjinaturës së këtij përroit këtu, i cili rrezikon përmbytjen e mbi 40 banesave në këtë lagje. Ne, kohët e fundit kemi bërë një ndërhyrje këtu ku kemi bërë thellimin e këtij shtrati dhe rreshjet e mëdha tregojnë që ajo nuk është e mjaftueshme. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme që të bëjë një ndërhyrje emergjente këtu në këtë përrua, u nevojitet betonimi i këtyre dy argjinaturave për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve”, shprehet Hasanaj.
Përveç rrezikut që i kanoset shtëpive, ka pasur edhe probleme me shëmbje të rrugës në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Situata thonë zyrtarët vendorë, nuk është aspak normale, ndërkohë që pritet përkeqesimi për shkak të reshjeve që parashikohet të jenë prezente deri në fund të javës.
Zjarr në banesë, familja shqiptare në Itali hidhet nga pallati, 7 të plagosur
Një familje shqiptare me 7 anëtarë ka mundur që t’i shpëtojë vdekjes, duke u hedhur nga pallati, pasi kishte rënë një zjarr. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë edhe pse janë plagosur të 7 anëtarët e familjes. Bëhet fjalë për dy prindërit, 4 fëmijët dhe një xhaxha i tyre. Të gjithë janë shtruar në spitalin e Riminit, qytet ku edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mësohet se ata janë hedhur nga kati i 2 i pallatit ku banonin.
Zjarri mësohet se kishte rënë në një apartament në katin e parë të pallatit ku jetonin dhe tymi ka mbushur menjëherë shkallët. Nëna 31 vjeçe dhe një fëmijë 7 vjeç janë dërguar me urgjencë në spital me kodin e kuq. Ndërsa burri 40 vjeç dhe dy vajza 8 dhe 4 vjeçe, si dhe një foshnje 3 muajshe janë në spital, por jo në gjendje të rëndë. Ndërkaq xhaxhai i tyre 30 vjeç ka marrë dëmtime të lehta.
Fqinjët në tentativë për t’i ndihmuar kishin vendosur në tokë disa dyshekë me qëllim që t’i ndihmonin ata që të bënin rënien më të butë. Apartamenti në katin e parë është shpallur i pabanueshëm.
Basha: Nisja më e trishtë e universitetit në 26 vite
Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi dje në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik, ndërsa e cilësoi atë si më të trishtin e këtyre 26 viteve, ku mijëra maturantëve për shkak të sistemit të ri Rama-Nikolla iu hoq e drejta për të ndjekur studimet që preferonin. “Nuk ka pasur në këto 26 vite nisje më të trishtë të universitetit se sa sot. I lanë bosh gjysmën e auditorëve, për shkak të politikës armiqësore me maturantët. Gjysma e këtyre 18-vjeçarëve ëndërrimtarë e idealistë, janë rrugëve, ende pa përgjigje, në pritje të tepricave që do lerë reforma e Edi Ramës. Po para kësaj, ata e të gjithë maturantët e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin në dorën e meritës e aftësive, mundit e djersës, por nën masën arbitrare, skandaloze të Edi Ramës, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojës.
Dekani i Ekonomikut në UT, thotë se maturantët më të mirë kanë bërë zgjedhje nën presion, ose tek privati, ose në degë jo me emër, nga dëshpërimi për të mos humbur krejtësisht 3 vitet e maturës. Dramë e madhe. Ska si quhet ndryshe kjo e Edi Ramës që vazhdon ta pompojë si sukses”, shprehet kreu i PD, Basha.