34.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025

Azgan Haklaj në aktivitetin përkujtimor të UÇPMB-së: Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Nga Azgan Haklaj

Sot në këtë ditë të shenjtë të lulëkuqeve të lirisë jam tëpër i emocionuar dhe i nderuar që kam privilegjin të përshendes e të përcjell tek ju një mesazh shumë vllaznisht e tepër shqiptarisht në kujtim të martirëve të Kombit Shqiptar.
Sot përveçse nje ditë veneracioni e përkujtimi me pietet për ne të gjithë e për ç’do shqiptar duhet të jetë një ditë reflektimi për sfidat e mëdha që kemi përpara si komb e me tepër se askush për vëllezërit tonë të Kosovës Lindore (Luginës se Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës)
Me kenaqësi lashë përfundimin e garës politike elektorale për tu bashkuar me ju fizikisht pasi shpirtërisht kem qenë, jam e do jem bashkë me ju sa të jetë jeta.
E them këtë sepse konferencat, protikollet, elaboratet e pushtuesve në shekuj na ndanë tokën, por nuk na ndanë dot shpirtin, gjakun, historinë.
Për të drejtën tonë hyjnore e njerëzore u derdhën lumenj gjaku dhe u flijuan shumë jetë njerëzore.
Si politikan e artist njëkohësisht President i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar ajo që më ka dominuar është bahkimi shpirtëror i kombit tonë sepse vetëm kështu të bashkuar do i përballojmë kohës e do integrohemi në Europën e qyteteruar.
Flitet shumë për integrime europiane por pyetja shtrohet?
A ka integrim europian me shqiptarë të ndarë?
Natyrisht se jo!
Shqiptarëve të kësaj ane që jetojne në trojet e veta stërgjyshore për shumë arsye duhet t’ju gjendemi gjithmonë e më pranë.
Sidomos shteti ynë Shqipëria dhe ai i Dardanisë (Kosovës) tashmë të lirë e sovrane këtë kujdes nuk duhet ta ketë vetëm në retorikë por në të gjithë veprimtarinë praktike e diplomatike e politike.
Përmbi gjithçka ky kujdes nuk është mëshirë e humanizëm por obligim madhor i sanksionuar në kushtetutën e vendit.
Ka mijëra mënyra diplomatike,ekonomike thellësisht të drejta e demokratike e ky fokusim të jetë parësor.
Të dashur vëllezër e motra të një gjuhe të një gjaku e një historie.
Gjaku i deshmorëve u derdh për liri, drejtësi, demokraci e jo për agresione ndaj askujt në asnjë epokë të historisë së këtyre trojeve.
Lavdi deshmorëve të Kombit.
Lavdi veprës së ndritur të deshmorëve të UÇPMB-së!
Deshmorët na lanë amanet bashkimin, të drejtën hyjnore e njerëzore.
Ne nuk duhet të reshtin asnjëherë për realizimin e amanetit të deshmorëve që luftuan për kauzën kombëtare dhe thyersëve të kufijëve vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve.
Miq të nderuar po citoj disa vargje të thyersit të kufirit, mes Gjakovës dhe Malësisë së saj (vendlindjes time dhe Tahir Sinanit) të pagëzuar me emrin sllav Tropojë të cilin po luftojmë për t’a hequr.
E kam fjalën për poetin, dramaturgun, të antarit të akademisë europiane të arteve Agim Ramadani komandant (Katana) që apostrofojnë edhe veprën e të gjithë deshmorëve të lirisë të UÇPMB-së.
“Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kërkojnë, pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Jo nuk jam tretur!
Komandant Lleshi deklaronte:
Plumbat janë për trimat:
Liri o vdekje!
Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Lavdi deshmorëve të Kombit!
Të nderuar pjesëmarrës!
Jeta e këtyre djemve ishte mjaft e shkurtër por u mjaftoj për t’a shkruar emrin e tyre me shkronja të arta në Panteonin e Kombit.
Amanetin e tyre nuk e tret dheu.
Të nderuar pjesëmarrës si sot para 14 viteve këtu në këtë sallë pata deklaruar se Kosova Lindore dhe Çamëria janë dy degë të thyera por jo të thara të lisit kombëtar shqiptar, e menjëhere pati protestuar Rusia dhe krejt bota sllave.
Sot po perifrazoj disa vargje të këngës lapidare të Ilir Shaqirit kushtuar Njazi Azemit (Komandant Mjekrës)
“Jam Njazi Azemi mjekra e Skënderbeut
Gjakun bashkë e kemi, kemi një atdhe
Moj Presheva trime e ti Çamëri
Ju su lëmë jetime sa të ketë shqiptari!
Pa dashur ta zgjas fjalën time të sinqertë sa vetë shpirti i këtyre anëve apeloj dhe nuk do rresht kurrë e në ç’do rast, ne politikë e në art për të drejtat tuaja humane, qytetare e europiane.
Ato do të jenë lejtmotivi im, refren i shpirtit tim e zemrës time.
Për këta na lipset mejtim i vëmendshëm e i sinkronizuar dalë nga subkoshienca jonë e ndërgjegja kombëtare.
Nje dijetar i madh që prej lashtësisë përcjell postulatin e duhur për këtë ditë të perifrazuar në pak fjalë:
“Le të sherbejë kjo ditë për të rindezur së bashku dritën e vetëdijes që i bën gjërat më të vlefshme dhe të jashtëzakonshme”.
Lavdi përjetë të jetëve deshmorëve të UÇMB-së!
Lavdi deshmorëve të UÇK-së!
Lavdi deshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,!
Zoti i bekoftë shqiptarët në të gjitha trojet etnike

Rroftë Kombi Shqiptar!
Rroftë Kosova Lindore!

Ju faleminderit!

Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Veliajt! SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në bashki

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi kishte krijuar lidhje edhe në bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e tenderave publik.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një komunikim të bërë në vitin 2020, mes shtetasve Evis Berberi, Valter Begaj dhe Erindi Bejko, ky i fundit Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, në kohën e komunikimit.

Në këto biseda, shtetasi Evis Berberi e quan ortak të tij shtetasin Valter Begaj.

Në datën 02.03.2020, në orën 11:35, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “Erind Bejko ka marrë studimin e godinave private, domethënë si instituti por për kompani private

Në orën 11:39, shtetasi Evis Berberi i dërgon mesazh shtetasit Erindi Bejko: “Po shyqyr bre të vi të takoj ortaku im për një punë? Se jam në Londër dhe kthehem të shtunën”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj: “I shkruajta! I thashë ta takosh ti. Pres përgjigje”.

Në orën 19:00, shtetasi Erindi Bejko i kthen përgjigje shtetasit Evis Berberi: “Ti më çmende me këta ortakët e tu”.

Në orën 19:00, Evis Berberi: “Një kam”!

Në orën 19:00, Erindi Bejko: “Shkruhemi nesër edhe e takojmë”.

Në orën 19:00, Evis Berberi: “Ok ti jap nr tënd?”.

Në orën 19:07, Erindi Bejko: “Yes”.

Në orën 19:08 shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Valter Begaj, numrin e shtetasit Erindi Bejko, si dhe i shkruan: “Merre nesër dhe takoje më tha”.

Në orën 21:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Erindi Bejko, numrin celular te shtetasit Valter Begaj dhe i shkruan: “Ky është ortaku”.

I pyetur për këto komunikime shtetasi Erindi Bejko ka deklaruar se shtetasi Evis Berberi i ka kërkuar të takojë shtetasin Valter Begaj, të cilin shtetasi Evis Berberi ia ka prezantuar si ortakun e tij.

Ai deklaron se shtetasin Valter Begaj e ka takuar dhe kanë diskutuar në lidhje me dokumentet që duhet të paraqiteshin për të marrë pjesë në këtë procesin e ekspertizës që kërkonte Bashkia Tiranë për pallatet dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ai deklaron se doli një akt normativ që normonte procesin e përzgjedhjes se shoqërive nga ana e Bashkisë Tiranë, si dhe masën e shpërblimit te tyre.

Kujton që për përzgjedhjen e këtyre shoqërive u mor sektori i prokurimeve në Bashkinë e Tiranës.

“Berisha, kalavar humbjesh”/ Mërtiri: PD e tij nuk është më një parti, por ka një individ që drejton një turmë

Analisti Ergys Mërtiri ka bërë një pasqyrë të situatës së Partisë Demokratike dhe rezultatit në zgjedhjet e 11majit të paraqitura deri më tani.

Në studion e “ABC News”, Mërtiri tha se me Berishën në krye, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet. Sipas tij, edhe ata që kanë qenë më pranë Berishës kanë qenë të vetëdijshëm për situatën në të cilën e kanë çuar partinë, por askush nuk ka pasur kurajën që ta pranojë dhe t’ja bëjë të ditur, kreut të PD që duhet të heqë dorë.

“Nuk patën kurajë t’i thotë Berishës, mjaft. Sepse me Berishën nuk mund të fitohet më. Ajo nuk është më një parti. Por një individ që drejton një turmë. Ajo parti ka probleme të tjera të mëdha. Berisha shkel statutin që i bën vetë…Ka bërë ligjin që kush humb zgjedhjet ikën dhe tashmë thotë se ishim në kushte të tjera dhe sot jemi në kushte të tjera. Të gjithë e dinin që nuk fitohet me Berishën. Këta i kanë tradhtuar demokratët më shumë se askush tjetër…”, tha ndër të tjera ai.

DEGËT që kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar në 5 vite, Shqipëria rrezikon të mbetet pa gazetarë, mësues dhe artistë

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Sipas një vëzhgimi të Monitor, nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke reflektuar një ndryshim radikal në ambiciet e brezit të ri.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, arsimi ka rënë nga mbi 9 mijë diplomime në vit në 2019, në vetëm 6,840 këtë vit, një alarm i heshtur për mungesën e ardhshme të mësuesve. Po ashtu, artet dhe shkencat humane janë përgjysmuar, duke sinjalizuar një krizë të ardhshme në sektorët kulturorë dhe kreativë.

Në anën tjetër, shëndeti dhe mirëqenia kanë shënuar rritje të ndjeshme, mbi 4,200 diplomime në pesë vjet, ndërsa inxhinieria dhe ndërtimi vijojnë të ngjiten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar orientimin drejt profesioneve më të sigurta dhe të paguara mirë.

Ekspertët argumentojnë se tendenca sugjeron një realitet të ri universitar në Shqipëri, ku studentët po lënë pas pasionin për të ndjekur pragmatizmin, një reflektim i drejtpërdrejtë i sfidave ekonomike dhe emigrimit. Ekspertët thonë se kur mësuesit e rinj mungojnë, kur gazetaria nuk është më një ëndërr dhe kur arti mbetet pa studentë, pasojat nuk do të ndihen vetëm në statistikat e vitit tjetër, por në cilësinë e shoqërisë që po ndërtojmë.

“Pushkatoni, ta marrin vesh ç’është diktatura proletare”, çfarë deklaroi Enveri për ngjarjet në Hungari më 1956! Revolucioni që u shtyp nga tanket ruse

NGA SKIFTER KËLLIÇI

Revolucioni hungarez u shtyp nga tanket ruse, (nëntor 1956). U shtyp përpjekja e Hungarisë për të thyer vargonjtë e zgjedhës komuniste. Pra edhe të tutelës sovjetike.

Mos ndoshta ashtu siç dëshironte Enver Hoxha? Aspak! Hungaria kërkonte të shkëputej nga Bashkimi Sovjetik, pra edhe nga Traktati i Varshavës, jo sepse Hrushovi nuk po mbronte parimet e marksizëm-leninizmit, por, përkundrazi, sepse ajo kërkonte të shkonte shumë më larg se Hrushovi edhe se Jugosllavia, pra, jo të kishte të lidhje me vendet perëndimore, por të hidhej drejt e në perëndim, të shkëputej kështu nga një herë e përgjithmonë nga kampi socialist. Këtë natyrisht nuk mund ta lejonte kurrë Hrushovi. Ja përse dërgoi atje tanket. Kështu revolucioni hungarez u shtyp me dhunë dhe gjak. Kështu Hungaria mbeti përsëri në kampin socialist, çuditërisht nën vështrimin… indiferent të SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore.

Është për të ardhur keq që Ramiz Alia ngjarjet tragjike në Hungari i kalon aq përciptas në librin e tij, ose mban ndaj tij të njëjtin qëndrim që ka mbajtur Enver Hoxha asokohe, duke i cilësuar ato ”kundërrevolucion”, kur ai ishte plotësisht revolucion popullor që kërkonte të rrëzonte diktaturën komuniste. Të paktën sot, pas më shumë se gjysmëshekulli nga këto ngjarje shumë tragjike që sollën mijëra viktima qytetarësh të thjeshtë, të cilët u ngritën kundër tiranisë së kuqe, ai duhej të dënonte shprehjet e Enver Hoxhës në bisedë me një delegacion të ardhur nga Hungaria, kur atje kishin nisur revoltat popullore: ”Ç’bëni kështu, pse rrini duarkryq përpara këtij kundërrevolucioni që po ngrihet? Pse bëni sehir dhe nuk merrni masa të mbyllni klubin “Petëf”, të arrestoni krerët turbullues, të nxirrni klasën punëtore të armatosur në bulevarde….Pushkatoni disa nga krerët kundërrevolucionare, që të marrin vesh se ç’është diktatura e proletariatit…”. (“Hrushovianët, 1980, faqe 185).

Po të kishin qenë gjallë, edhe Hitleri edhe Stalini do t’ia kishin pasur zili Enver Hoxhës, këtij pasardhësi të denjë të tyre, që shprehej kështu me krenari dhe megallomani kaq të përbindshme.

“Po krijohej bindja, – shkruan më poshtë Ramiz Alia në librin e tij , – se Hrushovi me qëndrimet e veta, nuk ishte “leninist” konsekuent, siç thoshte dhe vetë vazhdimisht. Ai po pajtohej me revizionistët titistë dhe po mburrte “vetadministrimin” si metodë socialiste të organizimit të shoqërisë. Ai në emër të bashkekzistencës paqësore me fuqitë perëndimore, po braktiste luftën nacional- $çlirimtare të popujve të shtypur etj.”, (faqe 201).

Sa qesharake tingëllojnë këto fjalë pas këtyre ngjarjeve të kaq dekadave të shkuara!…

Sipas Enver Hoxhës Bashkimi Sovjetik nuk duhej të “tradhtonte parimet marksiste…staliniste”, duhej të bënte Luftën e Tretë Botërore me Perëndimin, duhej të shkatërrohej, të humbte përsëri 22 milionë banorë e ndoshta edhe më shumë… Pikërisht kjo duhej mënjanuar, prandaj duhej të vihej në jetë bashkekzistenca e vendeve me sisteme të ndryshme politike, prandaj duhej riparë, pra revizionuar edhe teoria leniniste mbi luftërat, revolucionet, prandaj duhej jetuar në një botë pa luftëra, pa armë të shfarosjes në masë, sepse që nga koha e Marksit kishin ndodhur shumë ndryshime…Rruzulli tokësor kërcënohej të zhdukej nga bomba atomike dhe me hidrogjen, raketat… të cilat në shekullin e 19-të nuk i kishte parashikuar as fantazia e Zhyl Vernit…

Megjithatë, – vazhdon Ramiz Alia, – nuk u shmang keqësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Hrushovi dhe udhëheqësit e tjerë sovjetikë në dukje bënin sikur i dëgjonin me qetësi “vërejtjet shoqërore” të udhëheqjes shqiptare, por shpejt, si papandehur, ndodhi një ndryshim i theksuar në qëndrimin e palës sovjetike ndaj vendit tonë, sidomos në fushën e marrëdhënieve ekonomike. Organizmat shtetërorë të Moskës filluan të nxirrnin gjithfarë pengesash për dërgimin e mallrave ose pajisjeve industriale për të cilat ishin nënshkruar marrëveshje dhe ishin bërë kontrata të rregullta….Ishte e qartë se kishim të bënim me një presion të hapur, për ta detyruar Shqipërinë të ecte me ”hapin e Moskës”. (“Jeta ime”, faqe, 201-202)

ENVERI MBRON STALININ, KUR HRUSHOVI E SULMON…

Vazhdojmë më tutje me librin e Ramiz Alisë: ”Ju kërkoni të na ktheni te Stalini, prandaj ne nuk kemi ç’të bisedojmë më tej”.

Kështu sipas Ramiz Alisë i ka thënë Hrushovi Enver Hoxhës, gjatë bisedimeve të zhvilluara në Kremlin në prill të vitit 1957, – shkruan Ramiz Alia, (faqe 207). Ja, ky është thelbi i kontradiktave që thelluan mosmarrëveshjet midis dy vendeve. Dhe këtu Hrushovi dhe udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Sovjetik kishin të drejtë. Ata kishin punuar prej vitesh me Stalinin, kishin njohur këtë diktator gjakësor, ndaj askush prej tyre nuk e mbronte atë dhe politikën e tij, veçanërisht politikën e jashtme, që ishte politikë e izolimit, ose më saktë, e vetizolimit të Bashkimit Sovjetik nga arena ndërkombëtare, për shumë e shumë arsye, një pjesë e cilave u shpjegua më lart dhe do t’i shpjegoj më poshtë. Nuk është rasti të mbrohet as Hrushovin dhe as Bashkimin Sovjetik, që si koka e kampit socialist kërkonte t’i kishte të gjitha vendet e tjera socialiste, sidomos në Evropë, satelitë të bindur të tij. I tillë ishte edhe fati i Shqipërisë, si$ u është shpjeguar më sipër, pas Konferencës së Jaltës, (shkurt 1945), mbeti në sferën komuniste, së pari nën tutelën jugosllave dhe pastaj sovjetike të Stalinit dhe më pas të Hrushovit. Por ky i fundit, nga sa pamë më lart, e demaskoi Stalinin, dënoi krimet e tij të përbindshme ndaj popujve të BS. Kështu ndodhi edhe në vendet e tjera komuniste të Evropës. Enver Hoxha, ndërkohë, u detyrua të bënte edhe ai disa kritika ndaj Stalinit. Por sa për të shkuar radhën. Që Enver Hoxha ishte stalinist, madje i tërbuar, këtë, siç dihet, e dëshmoi edhe Konferenca e Tiranës që përmenda pak më sipër, e zhvilluar nën ndikimin e Kongresit të 20- të të PK të B.S. Mbi 200 komunistë u përjashtuan nga partia, u dënuan dhe u internuan. Veç të tjerash, se kërkuan të dënohej kulti i Stalinit, që nënkuptonte kultin e Enverit. (Këto fakte të mynxyrshme Ramiz Alia i kalon në heshtje në librin e tij).

Është e habitshme se si Hrushovi pas kësaj ngjarjeje tronditëse nuk mbajti qëndrim. Të paktën deri tani nga arkivat sovjetike nuk kanë dalë dokumente që të vërtetojnë një dukuri të tillë. Si$ duket, sovjetikët këtë e quajtën çështje të brendshme të PPSH-së. Dhe përsëri gabuan, ndonëse disa muaj më parë Titoja i kishte paralajmëruar se edhe me Enver Hoxhën duhet t’i lanin hesapet. E kishin të vështirë? Po edhe jo. Por, gjithsesi, ato që ndodhën në Konferencën e Tiranës, kishin treguar se ç’urrejtje ndrydhej te komunistët dhe si pasojë edhe te populli ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Ashtu si në Hungari, Poloni, Çekosllovaki…

…POR EDHE ENVER HOXHA SULMON HRUSHOVIN!

Por të kthehemi te takimi midis delegacioneve tona në prill të vitit 1957 në Kremlin. “Duhet pasur parasysh, – shkruan Ramiz Alia,- se në vitin 1957 në Shqipëri ende ishte në fuqi sistemim i triskëtimit, pra i furnizimit të popullsisë në mënyrë të kufizuar me tollona si për ushqimet ashtu edhe për disa mallra industriale. Një situate e tillë nuk mund të vazhdonte më tej .Për kapërcimin e saj ndihma sovjetike ishte vendimtare!”(faqe 205).

Më këtë rast, duhet vënë në dukje se ishte turp për një vend të madh dhe aleat i ngushtë yni, si Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera socialiste, të linin që një vend kaq i vogël dhe kaq i vuajtur si Shqipëria të ndodhej në këtë gjendje të mjerueshme ekonomike.

Pas shkëputjes nga Jugosllavia, Stalini, që, siç e pamë, me përçmimin dhe indiferencën më të madhe ndaj Shqipërisë, e kishte lënë atë në ”kujdestarinë” e kushërinjve sllavë të jugut, dhe pastaj Hrushovi, nuk e kishin aspak të vështirë që ta ndihmonin shumë me tepër Shqipërinë, madje ta bënin atë një vend që të ishte shembull për Jugosllavinë revizioniste dhe Greqinë monarkofashiste…Por sovjetikët treguan se ndiqnin politikën e carëve të Rusisë, që kishin përbuzje për popujt e vegjël, aq më tepër jo sllavë.

Mirëpo, për çudi të çudive, pasi i parashtroi udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, “mikut më të shtrenjtë dhe më të madh të Shqipërisë” dhe të tërë popujve të botës, këtë gjendje të përvajshme të shqiptarëve pas 12 vjetësh nën regjimin e tij gjakësor, stalinisti Enver Hoxha me një kryeneçësi të habitshme bëri një ekspoze me të cilën “…nuk pajtohej me vijën që ndiqte Hrushovi dhe me vlerësimet e tij për imperializmin që gjoja ”ka ndryshuar natyrën e vet agresive etj.”, (“Jeta ime”, faqe 205)

Pastaj Ramiz Alia vazhdon: ”Udhëheqësit sovjetikë e dëgjuan ekspozenë e Hoxhës, duke i pëshpëritur herë pas here diçka në vesh njeri-tjetrit dhe duke shprehur shenja nervozizmi…Dhe me të vërtetë, sapo E.Hoxha mbaroi fjalën e tij, ndërhyri Hrushovi. Ai nuk e përmbante veten. (“Jeta ime” faqe 205)

E natyrshme. Enver Hoxha, siç e pamë më sipër, kur gjendja ekonomike ishte aq e vështirë, nga një anë kërkonte ndihmë se popullit i kishte ardhur “thika në asht”, ose, ashtu siç shprehej ushtaraku Ismail Ahmeti para tij në Konferencën e Tiranës pikërisht një vit më parë, në prill 1956, se populli “po hante zorrët bagëtive”, se nuk kishte ç’të hante tjetër, kur udhëheqësit mbyteshin në privilegje e të mira materiale, dhe tani pikërisht atij që po i vinte në ndihmë në një çast shumë të vështirë, i bënte vërejtje se po ndiqte rrugë të gabuar në politikën e jashtme.

Sigurisht, ishte e drejta e një partie të vogël të shfaqte opinionet e saj, që mund të mos përputheshin, dhe në të vërtetë, nuk përputheshin me opinionet e udhëheqësve, qoftë edhe të shtetit më të fuqishëm të kampit socialist. Por, për mendimin tim, në atë takim nuk ishte rasti i duhur.

Si e përshkruan gjithnjë me krenari këtë takim duke “hyjnizuar” Enver Hoxhën, Ramiz Alia shpjegon më poshtë se pas debateve që u zhvilluan dhe “pas këshillave”, për të provuar se ishte “i çiltër” në ato që thoshte dhe se mosmarrëveshjet me partinë tonë ishin një “incident”, që nuk ndikon në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike, Hrushovi përshëndeti sukseset e arritura në vendin tonë, bile vuri në dukje: “Është detyrë e Bashkimit Sovjetik dhe edhe vendeve të tjera të demokracisë popullore që ta ndihmojnë Shqipërinë që kjo të zhvillohet më hapa të shpejtë. Aty për aty tha se triskëtimi duhet të marrë fund në Shqipëri, prandaj pala sovjetike do të japë ndihmat e nevojshme. Po kështu, për të lehtësuar gjendjen ekonomike të vendit, na njoftoi se udhëheqja sovjetike ka vendosur t’i falë Shqipërisë rreth 420 milionë rubla të vjetra, (afro 40 milionë dollarë me kursin e asaj kohe), që përbënin sasinë e kredive që Bashkimi Sovjetik i kishte akorduar deri në atë kohë vendit tonë”. (faqe 208)

(Ja pra se si Shqipëria, që siç theksonte Enver Hoxha e pas tij edhe kryeministri Mehmet Shehu më 18 qershor të vitit 1956 në mbledhjen e Byrosë Politike, për të cilën bëmë fjalë më lart, ishte në gjendje të vështirë, sepse kishte 900 milionë rubla borxhe, dilte nga kjo gjendje falë ndihmave të Bashkimit Sovjetik, ndaj të cilit ai i shprehte me hipokrizi mirënjohje botërisht në këtë miting).

Pastaj Ramiz Alia thekson se Hrushovi “…vazhdoi me “këshilla”, sipas të cilave vija sovjetike duhej të zbatohej se ndryshe…” nuk do të keni përkrahjen pa rezerva të Bashkimit Sovjetik”, (po aty)

ENVER HOXHA PASI KTHEHET NGA MOSKA…

Më kujtohet fare mirë ajo ditë prilli e vitit 1957, kur, me t’u kthyer në atdhe, Enver Hoxha organizoi një miting madhështor në sheshin ku ndodhet ngrehina qendrore e Universitetit të Tiranës, në të cilin morën pjesë mijëra qytetarë dhe studentë midis të cilëve edhe unë.

Enver Hoxha foli plot entuziazëm dhe falënderoi Bashkimin Sovjetik dhe qeverinë sovjetike me Hrushovin në krye për këtë ndihmë të paçmueshme që ata po i jepnin Shqipërisë. Dhe shprehte një të vërtetë. Atëherë unë dhe shokë të mi, nuk e donim Bashkimin Sovjetik, por përpjekjet e Hrushovit për të krijuar raporte të reja me Perëndimin, që ne e njihnim vetëm nëpërmjet emisioneve të Zërit të Amerikës, BBC-së, ose programeve të RAI-t, na dukeshin të drejta.

Por Perëndimin ne, studentët shqiptarë, që kishim mësuar rusisht dhe, natyrisht, ata intelektualë që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik, filluam ta njihnim më mirë nga shtypi sovjetik që vinte rregullisht dy herë në javë me avion nga Moska. Ajo që mua dhe shokëve të mi na bënte përshtypje atëherë, ishte se në gazetat sovjetike kishte shumë lajme dhe artikuj mbi zhvillimet politike në SHBA dhe në botë, mbi shkëmbimet e delegacioneve midis vendeve të Lindjes dhe Perëndimit, sidomos në fushën kulturore, artistike dhe sportive, veçanërisht midis B. Sovjetik dhe SHBA-së, që neve studentëve dhe intelektualëve na interesonin shumë. Me interes lexonim reportazhe të gazetarëve sovjetike nga vizitat e tyre në Amerikë, pavarësisht se kishte edhe vështrime kritike ndaj sistemit kapitalist amerikan. Por rëndësi kishte fakti se ne po njihnim kështu se cila ishte Amerika dhe vendet perëndimore, që na ishin dukur më parë gogol nga ato që shkruante shtypi shqiptar i asaj kohe. Pale pastaj kur nga fillimi i viteve ’60-të nisëm të ndiqnim edhe programet televizive italiane…

Të gjitha këto, për mendimin tonë, ishin pasojë e vendimeve të Kongresit të 20-të të PK të BS. Atëherë më kujtohet se u bë edhe një reformë në ushtri, nga e cila mijëra ushtarakë dolën në lirim duke lehtësuar kështu buxhetin ushtarak që rëndonte mbi ekonominë. Meqë Hrushovi në këtë kongres kishte ngritur edhe problemin e zbutjes së luftës së klasave dhe rehabilitimit të mijëra kuadrove dhe qytetarëve të thjeshtë që ishin dënuar nga represionet staliniste, edhe në Shqipëri të rinj që kishin “biografi të keqe”, patën mundësi të ndiqnin shkollat e larta dhe të pastaj të emëroheshin në punë.(Por kjo nuk zgjati shumë se edhe ushtarakët e liruar u kthyen në detyrat që kishin pasur, edhe lufta e klasave u ndez nga Enver Hoxha edhe më e ashpër.)

Gjithashtu, punimet e Kongresit të 20-të edhe në plan ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe tezat mbi bashkekzistencën paqësore midis dy sistemeve, socialist dhe kapitalist, studioheshin në lëndët e historisë e PK të BS dhe të materializmit historik .

Shkurt, siç do të vë në dukje dhe më pas, na dukej se edhe në vendin tonë po fillonte një periudhë tjetër. Dhe as që na shkonte ndërmend se pas këtij “sihariqi” që solli Enver Hoxha, pas jehonës që i bëhej Bashkimit Sovjetik, sidomos pas lëshimit të satelitit të parë në kozmos, disa muaj në vonë, në tetor të vitit 1957, fshihej një gjendje e tensionuar, shkaktuar nga marksiststalinisti Enver Hoxha në marrëdhëniet midis dy partive, sidomos për problemin e “bashkekzistencës paqësore” dhe luftës nacional-çlirimtare të popujve të shtypur”, që si pasojë e kësaj bashkekzistence po braktisej, si dhe për probleme të tjera ideologjike, për të cilat do të shkruaj më pas duke u bazuar në kujtimet e Ramiz Alisë.

Aq më tepër, siç shkruan Ramiz Alia, pas takimit të mësipërm me Hrushovin dhe udhëheqës të tjerë sovjetikë, Enver Hoxha, duke dalë nga Kremlini, kishte thënë: “Sidoqoftë, pala jonë nuk do të bëhet shkaktare e acarimit të mëtejshëm. Interesat e vendit nuk e kërkojnë një gjë të tillë ”, (“Jeta ime”, faqe 208). Më poshtë Ramiz Alia thekson bashkëpunimi midis vendeve tona pati rënie dhe ngritje sipas klimës politike që solli herë mosmarrëveshje, por edhe mbështetje që sovjetikët i jepnin Titos dhe vazhdon:

“Duhet thënë se përvoja e keqe dhe zhgënjimet që kemi pasur me fqinjët tanë të veriut na kishin bërë shumë alergjikë ndaj kujtdo që, në një mënyrë a një tjetër, merrte anën e jugosllavëve .Tek ata që simpatizonin Titon, shpesh shihnim një kundërshtar potencial të vendit tonë.” (po aty)./Gazeta Panorama 

Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet për armëpushim me Ukrainën në Turqi, tërhiqet dhe Trump

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është përfshirë në delegacionin zyrtar që do të udhëtojë të enjten drejt Turqisë për bisedime armëpushimi me Ukrainën, ndonëse ai vetë kishte propozuar më herët një takim “pa parakushte”.

Sipas një urdhri të nënshkruar nga Kremlini të mërkurën, delegacioni rus do të përbëhet nga ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky, zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Galuzin dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Alexander Fomin.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili më herët kishte deklaruar se do të merrte pjesë vetëm nëse Putin do të ishte i pranishëm, është rrugës për në Ankara, sipas një burimi të lartë të qeverisë së tij.

“Nuk do të ndërmarr asnjë hap derisa të shoh kush vjen nga Rusia,” deklaroi Zelenskyy në një mesazh drejtuar kombit. “Deri tani, sinjalet në media nuk janë bindëse. Putin vazhdon të godasë Ukrainën. Sot, më qartë se kurrë më parë, bota e sheh se pengesa e vetme për paqen është mungesa e vullnetit të qartë nga ana e Rusisë.”

Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump nuk do të marrë pjesë në bisedimet, konfirmoi një zyrtar amerikan. Trump kishte lënë të kuptohet se mund të shkonte në Turqi, nëse edhe Putin do të ishte i pranishëm.

Bisedimet në Stamboll vijnë pas një propozimi nga një “koalicion i vendeve të gatshme”, përfshirë Britaninë, për një armëpushim 30-ditor që duhet të niste të hënën, i shoqëruar me paralajmërime për sanksione të reja ndaj Moskës nëse kjo e fundit nuk bashkëpunon.

“Jamal, lojtari që më ka hapur më shumë punë”, rrëfimi i sinqertë i Bastonit

“Jam shumë i lumtur që kam kontribuar në ndryshimin e rolit të mbrojtësit modern”. E thotë Alesandro Bastoni. Në një bisedë me “Ball.Ldn” mbrojtësi rikthehet të flasë edhe për gjysmëfinalen epike të fituar ndaj Barcelonës.

“E dimë që nuk do të ishte e lehtë. Por, bashkë si skuadër treguam se me çfarë brumi është gatuar Interi. Jamal më ka vënë më shumë në provë se çdo lojtar tjetër që kam sfiduar në karrierë”, tha Bastoni. Më tej, ai foli edhe për sekretin për të mbërritur në majë.

“Talenti nuk mungon. Duhet që të punosh edhe me detajet e vogla. Puna e madhe më bën me krenari. Nuk ka një gjë specifike, por vetëm dedikim”, ka thënë mes të tjerash Bastoni.

Cili krah dhemb para një ataku në zemër? Njihni këtë simptomë që mund t’ju shpëtojë jetën

Një reagim i shpejtë dhe njohja e simptomave të hershme të një ataku kardiak mund të shpëtojë një jetë, paralajmërojnë kardiologët.

Një nga shenjat më të rëndësishme që dërgon trupi është dhimbja në krah, më shpesh në të majtë, por as dhimbja në krahun e djathtë nuk duhet injoruar.

Domethënë, dhimbja që ndodh në dorën e majtë është një nga simptomat klasike të një ataku në zemër, sepse rrugët nervore të zemrës dhe dorës janë të ndërlidhura.

Megjithatë, mjekët theksojnë se tek disa pacientë, veçanërisht gratë, dhimbja mund të përhapet në krahun e djathtë, shpatulla apo edhe në shpinë.

Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave të tjera që mund të tregojnë një atak në zemër.

Përveç dhimbjes së krahut, simptomat që nuk duhen injoruar kurrë përfshijnë:

Të përziera ose të vjella të papritura

Djersë e ftohtë
Vështirësi në frymëmarrje
Marramendje e shpeshtë
Presion, ngushtësi ose djegie në gjoks
Dhimbje që përhapet në qafë, nofull ose pjesën e sipërme të barkut
Lodhje e pashpjegueshme, veçanërisht tek gratë
Një nga simptomat më të rralla që mund të tregojë gjithashtu një problem me zemrën është një krizë kolle pa praninë e një ftohjeje ose infeksioni.

Ekspertët paralajmërojnë se në situata të tilla, koha është thelbësore. Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma tek vetja ose tek një person tjetër, telefononi mjekun.

Parandalimi dhe kontrollet e rregullta mjekësore luajnë gjithashtu një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Një stil jetese i shëndetshëm, ushqyerja e duhur, aktiviteti fizik dhe shmangia e stresit janë aleatët më të mirë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

Gaba: Opozita e Berishës e ka kërkuar këtë kod zgjedhor sepse kishte frikë nga vota e qytetarëve

Analisti, Gentian Gaba i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se opozita e ka kërkuar vetë këtë kod zgjedhor sepse kishte frikë nga vota e qytetarëve.

Gaba: Kemi bërë një fushatë që qenë shumë e vështirë por shumë e bukur.

Ka qenë një fushatë ndryshe nga ato të mëparshmet me të cilat ishim mësuar sepse hapësira mediatike Ora dhe një TV tjetër kanë qenë të vetmit që na kanë pasqyruar.

Ka qenë një fushatë shumë e vështirë për ne sepse media tradicionale na ka bojkotuar.

Ka qenë një fushatë kryesisht në rrjetet sociale edhe në terren megjithatë kemi qenë shumë të vërtetë.

I kemi thënë gjërat ashtu siç i mendojmë.

Kemi bërë një fushatë me një program shumë të mirë.

Opozita e ka kërkuar këtë kod zgjedhor sepse kishte frikë  nga vota e qytetarëve.

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfleti”-t, foli edhe sa i takon ndërhyrjes së SPAK për të goditur fenomenin e blerjes së votës.

Lesi deklaroi se SPAK ka mbajtur shënim disa emra dhe theksoi se së shpejti një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”.

Sipas tij, kjo do të bëhet nga SPAK për të dhen një mesazh se krimet zgjedhore nuk do të lejohen zgjedhjet e ardhshme.

-Në zgjedhje hyri në lojë SPAK-u si u duk?

Lesi:Unë mendoj që SPAK ka mbledhur fakte, ka nxjerrë disa indice, disa arrestim në Kukës, në Fier në Shkodër kontrolle, por do të vazhdojë përsëri.

Unë e di me informacionet e mia të pranueshme të kufizuar, që do të ketë pak spektakël në ditët në vazhdim. Sepse kanë mbledh dosje incizime. Nga të gjitha kampet besoj që do të ketë ngjarje

Lesi: Mos më kërko më tepore se ky është informacion konfidencial. Di që SPAK do të bëjë shembull një X që të mos guxojë njeri më në zgjedhjet e tjera që të shpërndajë para.

Di që behët që nëse pasnesër të kthehet frika dhe të bëhet ligj.